AEG NDP8691CT - Kapuçina kuzhine

NDP8691CT - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NDP8691CT AEG në format PDF.

📄 396 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG NDP8691CT - page 324
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NDP8691CT AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NDP8691CT - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NDP8691CT e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT NDP8691CT AEG

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG NDP8691CT - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin:

www.aeg.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....324
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....327
  3. INSTALIMI....328
  4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 328
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 329
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....332
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....333
  8. SHQETËSIME MJEDISORE....335

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të kësaj pajisjeje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe pajisjet celulare me aplikacionin e dedikuar.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
  • Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë

pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.

- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG NDP8691CT - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

AEG NDP8691CT - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( )uk është i printuar në pllakën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.

  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja e liruar dhe e pasaktë e energjisë elektrike mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidhni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas instalimit.

2.3 Përdorimi

AEG NDP8691CT - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për ndonjë qëllim tjetër.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e ndizni pajisjen me duar të lagura ose kur bie në kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos hidhni lëngje mbi pajisjen.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
    Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura

veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

AEG NDP8691CT - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

AEG NDP8691CT - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime të instalimit

AEG NDP8691CT - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

AEG NDP8691CT - Përmbedhje e panelit të kontrollit - 1

text_image 1 2 3 1 4 6 9 1 2

Funksioni Përshkrimi

1 Ndiz/fik Ndez dhe fik aspiratorin.

2 Shpejtësia e parë Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë.

3 Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

4 Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

5 Nxitja e shpejtësisë Motori kalon në nivelin e shpejtësisë maksimale. Pas 8 minutash, pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm të saj.

6 Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin e shpejtësisë maksimale. Pas 5 minutash, pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm të saj.

7 Breeze Motori punon me shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash pajisja fiket.

8 Hob2Hood® Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.

Funksioni Përshkrimi
9Njoftimi i filtrit Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
10WiFi Tregon statusin e lidhjes WiFi.
11Temperatura e dritës së ngjyrës Ndryshon temperaturën e ngjyrës së dritës.
12Llamba Ndez dhe fik dritat. Ndryshon intensitetin e dritës.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit metenxhere të mbuluara.
2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disazona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
3Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdhatë ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona osevatra gatimi.
AEG NDP8691CT - Përdorimi i aspiratorit - 1Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdhatë ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe.
Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivelzhurme shumë të ulët. Funksioni fiketautomatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëmpas gatimit.

AEG NDP8691CT - Përdorimi i aspiratorit - 2

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Tërhiqeni sirtarin e aspiratorit për të ndezur panelin e kontrollit.

Tani mund të aktivizoni funksionet.

  1. Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin korrespondues.

i

Nëse shpejtësia e ventilatorit nuk vendoset brenda një minute pas ndezjes së aspiratorit, paneli i kontrollit do të çaktivizohet. Për ta aktivizuar sërish, prekni simboli.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të fikur sërish pajisjen, prekni simbolin Ⓖ përsëri ose mbyllni sirtarin e aspiratorit.

i

Kur mbyllet sirtari, do të ruhet cilësimi i fundit i shpejtësisë së ventilatorit. Kur sirtari tërhiqet sërish, aspiratori do të funksionojë me shpejtësinë e fundit të zgjedhur të ventilatorit.

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit prekni simboli. Prekni simbolin sërish për të ndryshuar intensitetin e dritës sipas rendit të mëposhtëm: Maksimum, Mesatar, I ulët, I fikur.

Për të fikur dritat, prekni dhe mbani simboli për 3 sekonda. Mbyllja e sirtarit nuk ka asnjë ndikim mbi dritën e aspiratorit.

Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës

AEG NDP8691CT - Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës - 1

Aspiratori mban mend cilësimin e fundit të temperaturës së ngjyrës së dritës.

Ka dy mënyra për të vendosur temperaturën e ngjyrës së dritës:

  1. Prekni simbolin per të ndryshuar temperaturën e ngjyrës nga neutrale, nga e ngrohta në të ftohtë.
  2. Prekni dhe mbani simbolin per të lëvizur pa probleme midis temperaturave të ngjyrave të lehta. Lëshojeni sapo të arrini cilësimin e dëshiruar.

AuroraTech®

Ešhtë një funksion që rregullon automatikisht ngjyrën dhe intensitetin e ndriçimit bazuar në orën ditore, duke krijuar një ambient optimal. Përdorni aplikacionin për ta aktivizuar këtë funksion.

AEG NDP8691CT - AuroraTech® - 1

Pas aktivizimit nga aplikacioni, funksioni do të funksionojë sa herë që ndizet ndriçimi. Mund të rregulloni ende në mënyrë manuale cilësimet e ndriçimit duke përdorur dhe butonat. Megjithatë, funksioni AuroraTech® do të çaktivizohet.

5.2 Hob2Hood®

Eështë një funksion që lidh pllakën e gatimit me një aspirator. Si pllaka e gatimit, ashtu edhe aspiratori janë të pajisur me një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet bazuar në cilësimin e regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë të gatimit në pianurë. Ndryshe, mund ta kontrolloni manualisht ventilatorin duke përdorur pianurën. Ky funksion mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të pianurës.

AEG NDP8691CT - Hob2Hood® - 1

Nëse sirtari i aspiratorit është i mbyllur, Hob2Hood® do të aktivizojë vetëm dritën e aspiratorit. Ventilatori do të mbetet i fikur.

Nëse sirtari është i hapur, funksioni do të aktivizojë si dritën e kapakut ashtu edhe ventilatorin.

AEG NDP8691CT - Hob2Hood® - 2

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

5.3 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Simboli pulson rregullisht për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Simboli pulson dy herë çdo sekondë për 30 sekonda nëse filtri i qymyrit duhet të zëvendësohet.

AEG NDP8691CT - Njoftimi i filtrit - 1

Ky funksion aktivizohet në mënyrë të pavarur pas 40 orë pune për filtrin e yndyrës dhe 160 orë pune për filtrin e karbonit.

AEG NDP8691CT - Njoftimi i filtrit - 2

Referojuni Pastrimi i filtrit të yndyrës në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.

AEG NDP8691CT - Njoftimi i filtrit - 3

Referojuni Zëvendësimi i filtrit të karbonit në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.

AEG NDP8691CT - Njoftimi i filtrit - 4

Numëruesi i funksionit për filtrin e qymyrit éshtë çaktivizuar si parazgjedhje. Për regjimin e riciklimit, duhet të aktivizohet.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar banakun për filtrin e karbonit:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit.
  2. Sigurohuni që ventilatori dhe drita janë të fikura.
  3. Prekni simbolin për 3 sekonda.

Funksioni aktivizohet nëse simboli pulson një herë. Funksioni çaktivizohet nëse simboli

pulson dy herë.

Për të rivendosur numëruesin e funksionit gjatë periudhës së njoftimit:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit.
  2. Prekni simbolin per 3 sekonda.

Simboli ndalon së pulsuari për rivendosjen e saktë.

5.4 WiFi konfigurimi i lidhjes

Kjo veçori ju mundëson të lidhni pajisjen tuaj me një rrjet WiFi dhe ta çiftoni atë me pajisjen tuaj celulare. Duke përdorur këtë veçori, mund të përdorni funksione shtesë, të kontrolloni dhe monitoroni pajisjen tuaj nga pajisja juaj celulare dhe të merrni njoftime.

Për të lidhur pajisjen ju nevojitet:

  • Rrjet me valë me lidhje në internet,
  • Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë.

Frekuenca/ Protokolli WiFi: 2.4 GHz / 802.11 bgn

Energjia WiFi 2.4 GHz: <20 dBm

Enkriptimi WPA-PSK, WPA2-PSK, WPA3-SAE

Ndërmerrni hapat e mëposhtëm për ta lidhur pajisjen me WiFi :

  1. Sigurohuni që pajisja të jetë e lidhur në një prizë të energjisë elektrike dhe të jetë e ndezur.
  2. Sigurohuni që pajisja juaj celulare të jetë lidhur në të njëjtin rrjet me valë ku dëshironi të shtoni pajisjen tuaj.
  3. Për të shkarkuar aplikacionin, përdorni kamerën e pajisjes tuaj celulare për të skanuar kodin QR që ndodhet në kapakun e pasmë të manualit të përdoruesit. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin direkt nga Google Play (Android) ose App Store (iOS).
  4. Hapni aplikacionin dhe regjistrohuni për të krijuar një llogari.

Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes

AEG NDP8691CT - Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes - 1

Prezantimi është i mundur vetëm për 20 sekonda pas aktivizimit të panelit të kontrollit. Nëse simboli fiket, çaktivizoni dhe aktivizoni përsëri panelin e kontrollit.

Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin në pajisjen tuaj për 3 sekonda, simboli fillon të pulsojë vazhdimisht. Procesi i prezantimit është në vazhdimësi.
  3. Vazhdoni të ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit.

AEG NDP8691CT - Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes - 2

Për të ndaluar procesin e hyrjes, prekni ① ose ndonjë nga simbolet e nivelit të shpejtësisë.

Pas prezantimit të suksesshëm, pajisja lëshon një sinjal të vetëm dhe freguesi ndalon së pulsuari dhe bëhet i qëndrueshëm.

Nëse procesi i prezantimit është i pasuksesshëm, treguesi pulson me shpejtësi për 6 sekonda dhe më pas fiket. Përsërisni procedurën.

AEG NDP8691CT - Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes - 3

Nëse procesi i prezantimit kalon 1 minutë, paneli i kontrollit hyn në regjimin e gatishmërisë, treguesi fiket dhe aplikacioni jep komente për statusin e hyrjes.

AEG NDP8691CT - Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes - 4

Pas prezantimit, simboli éshtë i dukshëm pasi të aktivizohet paneli i kontrollit dhe të krijohet një lidhje me internetin.

i

Sa herë që veprimi kryhet duke përdorur aplikacionin, treguesi pulson 3 herë.

Çaktivizimi / Aktivizimi i lidhjes me valë të pajisjes

Për të çaktivizuar përkohësisht lidhjen WiFi :

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.

  2. Prekni dhe mbani simbolin per 3 sekonda derisa të dëgjoni një sinjal.

Simboli pulson dy herë dhe simboli fiket.

AEG NDP8691CT - Çaktivizimi / Aktivizimi i lidhjes me valë të pajisjes - 1

Për të aktivizuar sërish lidhjen WiFi :

  1. Tërhiqeni sirtarin e ventilatorit. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin për 3 sekonda derisa të dëgjoni një sinjal.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen çdo muaj për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për të pastruar filtrat kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Referojuni kapitullit Përdorimi i përditshëm.

Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

Simboli 1 pulson një herë dhe simboli ndizet kur vendoset lidhja.

AEG NDP8691CT - Filtri i karbonit - 1

Rivendosja e lidhjes me valë të pajisjes Për të dalë nga rrjeti WiFi :

  1. Tërhiqeni sirtarin e ventilatorit. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin per 3 sekonda.

Pajisja lèshon një sinjal të vetëm dhe simboli pulson derisa të rivendoset me sukses.

Në disa raste simboli -mund të pulsojë vetëm një herë.

Ky veprim rezulton në heqjen e pajisjes nga rrjeti WiFi . Për të rivendosur lidhjen, përsërisni të gjithë hapat e përshkruar në seksionin 'Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes'.

i

Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, sigurohuni që të mos ketë enë gatimi në pianurë dhe që aspiratori dhe pianura të jenë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.

AEG NDP8691CT - Për të hequr filtrin: - 1

  1. Tërhiqni dorezën në filter poshtë aspiratorit dhe anoni lehtë poshtë pjesën e përparme të filtrit.

AEG NDP8691CT - Për të hequr filtrin: - 2

  1. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

AEG NDP8691CT - Për të hequr filtrin: - 3

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional

AEG NDP8691CT - Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional - 1

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

AEG NDP8691CT - Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional - 2

text_image 1 1 2
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
  2. Për të instaluar një filtrër të ri, kryheni hapat në rendin e mëposhtëm.

AEG NDP8691CT - Ndërrimi i filtrit të qymyrit - opsional - 3

Referojuni broshurës së veçantë të Udhëzimeve të instalimit.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG NDP8691CT - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Çfarë të bëjmë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit.Bashkërenditni dyert e kabinetit.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Niveli i ndriçimit ose temperatura e ngjyrës së dritës nuk është siç përshkruhet në udhëzime.Cilësim Perfect illumination i pasaktë.Prekni simbolin për të kontrolluar nëse jeni në gjendje t'i ndryshoni të tre temperaturat e ngjyrave.
Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen.Rriteni shpejtësinë e motorit.
Aplikacioni nuk mund të lidhet me pajisjen.Probleme me lidhjen.Kontrolloni sinjalin e internetit me valë.
Sigurohuni që lidhja internetit me valë është aktivizuar. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi".
Kontrolloni nëse pajisja celulare është e lidhur me rrjetin me valë.
Kontrolloni rrjetin dhe ruterin e shtëpisë.
Rindizeni ruterin.
Kontaktoni me ofruesin e shërbimit të internetit me valë nëse ka probleme të tjera me rrjetin e internetit me valë.
Pajisja, pajisja celulare ose të dyja duhet të konfigurohen përsëri sepse është instaluar një router i ri ose është ndryshuar konfigurimi i router-it. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi".
Aplikacioni nuk mund të lidhet shpesh me pajisjen.Probleme me lidhjen.Sigurohuni që sinjali i internetit me valë të arrijë deri te pajisja. Përpiquni ta lëvizni ruterin e shtëpisë sa më pranë pajisjes që të jetë e mundur ose konsideroni blerjen e një pajisjeje përforcuese për rrezen e internetit me valë.
Sigurohuni që sinjali me valë të mos ndërpritet nga një mikrovalë. Fikni mikrovalën. Shmangni përdorimin e mikrovalës dhe telekomandës së pajisjes në të njëjtën kohë.

8. SHQETËSIME MJEDISORE

Ricikloni materialet me simbolin

AEG NDP8691CT - SHQETËSIME MJEDISORE - 1

Vendoseni paketimin në kutitë përkatëse për ta ricikluar. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut duke ricikluar mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara

me simbolin 📄 me mbeturinat shtëpiake.

Kthejeni produktin në qendrën tuaj lokale të riciklimit ose kontaktoni zyrën tuaj komunale..

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : NDP8691CT

Kategori : Kapuçina kuzhine