GPO 14-180 S Professional - Polirues BOSCH - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GPO 14-180 S Professional BOSCH në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth GPO 14-180 S Professional BOSCH
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Polirues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GPO 14-180 S Professional - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GPO 14-180 S Professional e markës BOSCH.
MANUAL I PËRDORUESIT GPO 14-180 S Professional BOSCH
sq Manuali original i përdorimit
sr Originalno uputstvo za rad
sl Izvima navodila
hr Originalne upute za rad
Paralajmërime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara me këtë
PARALAJMËRIM
vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha instruksioneve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe instruksionet për t'iu referuar në të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet veglës elektrike (me kordon) që punon me energji nga rrjeti elektrik ose veglës elektrike (pa kordon) që punon me energji nga bateria.
Siguria e vendit të punës
Mbani vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Vendet e rrëmujshme ose të errëta përbëjnë shkak për aksidente.
▶ Mos i përdorni veglat elektrike në atmosfera shpërthyese, si për shembull në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Veglat e punës krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
Mbani larg fëmijët dhe kureshtarët gjatë përdorimit të veglës elektrike. Tërheqja e vëmendjes mund të bëjë që të humbni kontrollin.
Siguria elektrike
▶ Spinat e veglave elektrike duhet të përputhen me prizën elektrike. Mos modifikoni kurrë në asnjë mënyrë spinën. Mos përdorni me veglat elektrike spina përshtatëse me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe përputhja me prizat zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
▶ Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e tokëzuara, si për shembull tubacionet, radiatorët,
sobat dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
▶ Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose kushte të lagështa. Uji që hyn në një vegël elektrike do të rritë rrezikun për goditje elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për të mbajtur, për të tërhequr ose për të shkëputur veglën elektrike nga priza. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, vajit, cepave të mprehtë ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar rritin rrezikun për goditje elektrike.
Kur përdorni veglën elektrike jashtë, përdorni një kabllo zgjatusese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm. Përdorimi i një kablloje zgjatusese të përshtatshme për përdorim në ambient të jashtëm zvogëlon rrezikun për goditje elektrike.
▶ Nëse përdorimi i një vegle elektrike në një vend të lagsëht është i pashmangshëm, përdorni një linjë furnizimi të mbrojtur me pajisje të rrymës së mbetur (RCD). Kur përdoret një RCD zvogëlohet rreziku për goditje elektrike.
Siguria e personit
▶ Qëndroni vigjilent, shikoni çfarë po bëni dhe përdorni logjikën e zakonshme kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni vegël elektrike nëse jeni të lodhur apo nën ndikimin e drogës, alkoolit apo të ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në plagosje të rëndë të personit.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Vendosni gjithmonë mbrojtje për sytë. Pajisjet mbrojtëse, të tilla si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rrëshqasin, helmeta e punës ose mbrojtja e dëgjimit sipas rrethanave të përshtatshme, zvogëlon mundësinë për plagosje të personit.
Parandaloni ndezjen aksidentale. Sigurohuni që çelësi éshtë në pozicionin fikur përpara se ta lidhni pajisjen me burimin e energjisë dhe/ose baterinë, përpara se ta kapni apo të transportoni veglën. Mbajtja e veglave elektrike me gishtin te çelësi ose ushqimi me energji i veglave elektrike përbën shkak për aksidente.
Hiqni çdo çelës rregullues ose shtrëngues përpara se të ndizni veglën elekrike. Çelësi shtrëngues ose rregullues i mbetur në një pjesë rrotulluese të veglës elekrike mund të rezultojë në plagosje të personit.
▶ Mos u zgjatni shumë. Ruani mbështetjen e duhur me këmbë dhe ekuilibrin në çdo kohë. Kjo mundëson kontroll më të mirë të veglës elektrike në rrethana të papritura.
Vishuni si duhet. Mos vishni veshje të gjera ose mos mbani bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg nga pjesët rrotulluese. Veshjet e lira, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët rrotulluese.
▶ Nëse pajisje janë parashikuar me lidhje për thithjen e pluhurit dhe të objekteve mbledhëse, sigurohuni që këto janë të lidhura dhe përdoren si duhet. Përdorimi i
142 | Shqip
mbledhjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet që lidhen me pluhurin.
▶ Mos lejoni që familjariteti i krijuar nga përdorimi i shpeshtë i veglave elektrike t'ju bëjë mospërfillës dhe të neglizhoni parimet e sigurisë së veglave elektrike. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë plagosje të rëndë në fraksionin e një sekonde.
Përdorimi dhe kujdesi për veglat elektrike
▶ Mos ushtroni forcë mbi veglën elekrike. Përdorni veglën e duhur elekrike për qëllimin tuaj. Vegla e duhur elekrike do ta kryejë punën më mirë dhe më saktë në shpejtësinë me të cilën është projektuar.
▶ Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk ndizet dhe nuk fiket. Çdo vegël elektrike që nuk mund të komandohet është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose hiqni baterinë nga vegla elektrike, nëse çmontohet, përpara se të kryeni ndonjë rregullim, të ndërroni aksesorët ose përpara se t'i vendosni veglat elektrike në ruajtje. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës elektrike.
▶ Ruani veglat elektrike që nuk i përdorni larg fëmijëve dhe mos lejoni përdorimin e veglës elektrike nga persona që nuk e njohin veglën elektrike ose nuk i dinë këto instruksione. Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve pa përvojë.
Mirëmbani veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni për devijim ose ngjitje të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve ose për ndonjë gjendje tjetër që mund të ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse është dëmtuar, riparoni veglën elektrike përpara përdorimit. Shumë aksidente janë shkaktuar nga mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike.
Mbani të pastra dhe të mprehta veglat prerëse. Veglat prerëse të mirëmbajtura si duhet me tehe të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe kontrollohen më lehtë.
▶ Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe majat e veglave etj. në përputhje me këto instruksione, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për veprime të ndryshme nga ato të parashikuara mund të rezultojë në situatë të rrezikshme.
Mbani të pastra, të thata dhe pa vaj e graso dorezat dhe sipërfaqet e kapjes. Dorezat dhe sipërfaqet e rrëshqitshme të kapjes nuk mundësojnë manovrimin dhe kontrollin e sigurt të veglës në rrethana të papritura.
Shërbimi
Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës elektrike.
Udhëzime sigurie për luciduesen
Paralajmërime sigurie të zakonshme për punët me lucidim:
Kjo vegël me korrent është bërë që të shërbejë si mjet lucidimi. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë.
▶ Me këtë vegël elektrike nuk rekomandohet të bëhen punë të tilla si, prerja, smerilimi, pastrimi me tel, shpimi i vrimave ose prerje tejpërtej. Veprimet për të cilat ky mjet nuk është krijuar mund të krijojnë rreziqe dhe lëndime fizike.
▶ Mos e konvertoni këtë mjet me korrent që të punojë në një mënyrë për të cilën nuk është krijuar dhe specifikuar nga prodhuesi i mjetit. Ky lloj konvertimi mund të shkaktojë humbje të kontrollit dhe lëndime fizike.
Mos përdorni aksesorë të cilët nuk janë krijuar specifikisht nga prodhuesi i mjetit. Vetëm ngaqë një mjet mund të lidhet me këtë mjet me korrent nuk është garanci se do të punojë në mënyrë të sigurt.
▶ Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar te mjeti me korrent. Nëse aksesorët punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të thyhen dhe të fluturojnë tutje.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit duhet të jetë brenda kapacitetit të mjetit me korrent. Aksesorët me përmasë të papërshtatshme nuk mund të mbrohen ose kontrollohen siç duhet.
Përmasat e montimit të aksesorit duhet të përputhen me përmasat e pjesës së montimit të mjetit me korrent. Aksesorët që nuk përputhen me pjesën e montimit të mjetit me korrent do të humbasin ekuilibrin, do të dridhen tepër dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
Mos e përdorni një aksesor nëse është dëmtuar. Para se ta përdorni, kontrolloni aksesorin, si për shembull disqet për të parë nëse kanë ciflosje ose plasaritje, mbushjet për të parë nëse janë ciflosur, grisur ose konsumuar tepër, furçën e telit për të parë nëse kanë tela të liruar ose të këputur. Nëse mjeti me korrent ose aksesorì rrëzohet, kontrollojeni për të parë nëse është dëmtuar ose instaloni një aksesor të padëmtuar. Pasi ta keni kontrolluar dhe të keni instaluar një aksesor, ju dhe personat pranë duhet të qëndroni larg planit të aksesorit rrotullues dhe ta vini mjetin në punë në shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë. Normalisht, aksesorët e dëmtuar thyhen gjatë kësaj prove.
▶ Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Në varësi të punës, përdorni maskë, mbrojtëse fytyre ose syze sigurie. Sipas nevojës, vendosni maskë për pluhurin, kufje mbrojtëse, doreza dhe përparëse pune që mund
t'i ndalojë copëzat e vogla gërryese ose copëzat e materialeve të punës. Mbrojtëset për sytë duhet të jenë në gjendje të ndalojnë copëzat fluturuese që shkaktohen nga punët e ndryshme. Maska e pluhurit ose respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat që gjenerohen nga puna e caktuar. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj zhurmës me intensitet të lartë mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Mrajini personat rrotull në një distancë të sigurt nga vendi i punës. Kushdo që futet në zonën e punës duhet të vendosë pajisje personale mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndime fizike edhe më larg vendit ku punohet.
▶ Pozicionojeni kordonin larg aksesorit që rrotullohet. Nëse humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të shkëputet dhe dora ose krahu t'ju tërhiqet tek aksesorirrotullues.
▶ Mos e lini asnjëherë mjetin me korrent derisa aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që rrotullohet mund të kapë sipërfaqen dhe të shkaktojë humbjen e kontrollit të mjetit me korrent.
▶ Mos e vini në punë mjetin me korrent ndërkohë që e mbani anash. Kontakti padashur me aksesorin rrotullues mund t'ju kapë rrobat, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
▶ Pastrojini rregullisht hapësirat e ajrimit të mjetit me korrent. Ventilatori i motorit tërheq pluhur brenda trupit dhe grumbullimi i tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë goditje elektrike.
▶ Mos e vini mjetin me korrent në punë pranë materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale.
▶ Mos përdorni aksesorë që kanë nevojë për ftohës të lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë të lëngshëm mund të shkaktojë goditje elektrike.
Goditjet mbrapsht dhe paralajmërimet përkatëse:
Goditja mbrapsht është një reagim i papritur ndaj kafshimit ose bllokimit të diskut rrotullues, diskut mbështetës, furçës ose të ndonjë aksesorit tjetër. Kafshimi ose bllokimi shkakton ndalim të papritur të aksesorit rrotullues, i cili në këmbim bën që mjeti me korrent të shkojë me forcë në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të kundërt të rrotullimit të aksesorit te pika e bllokimit.
Për shembull, nëse një disk bllokohet ose kafshohet nga materiali i punës, buza e diskut që futet te pika e kafshimit mund të dalë në sipërfaqe të materialit duke shkaktuar që disku të dalë ose të kërcejë me forcë. Disku ose mund të kërcejë operatorit, ose drejt tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në pikën e kafshimit. Gjithashtu disqet gërryese mund të thyhen në situata të tilla.
Goditja mbrapsht éshtë pasojë e keqpërdorimit të mjetit dhe/ose e procedurave ose kushteve të gabuara të punimit, e cila mund të shmanget duke marrë masat parandaluese të mëposhtme.
- Kapeni fort mjetin me korrent me të dyja duart dhe poziciononi trupin dhe krahët në mënyrë të tillë që t'u
rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Përdorni gjithnjë dorezë ndihmëse, nëse ka, që të keni kontroll maksimal ndaj goditjeve mbrapsht ose reagimit të forcës rrotulluese gjatë vënies në punë. Operatori mund të kontrollojë forcën e reagimit të rrotullimit ose të goditjes mbrapsht nëse merren masa parandaluese të përshtatshme.
▶ Mos e vendosni asnjëherë dorën pranë aksesorit rrotullues. Aksesorì mund t'ju godasë dorën.
Mos e poziciononi trupin te vendi ku mjeti do të lëvizë nëse ndodh goditja mbrapsht. Goditja mbrapsht do ta shtyjë mjetin në drejtim të kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e bllokimit.
Bëni shumë kujdes kur punoni në cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimin dhe rrëshqitjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimi kanë prirjen që të bblokojnë aksesorin rrotullues dhe të shkaktojnë humbje të kontrollit ose goditje mbrapsht.
▶ Mos vendosni fletë sharrimi motorseke për punim druri, disk diamantit të segmentuar me hapësirë periferike më të madhe se 10 mm ose fletë sharre të dhëmbëzuar. Këto thika krijojnë goditje mbrapsht të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
Paralajmërime sigurie specifie për punët e lustrimit:
Mos lejoni asnjë pjesë të lirshme të kokës lustruese ose fijet kapëse të saj të rrotullohen lirshëm. Mblidhini ose pritini fijet e liruara. Nëse fijet lirohen ose rrotullohen, ato mund t'ju kapin gishtat ose materialin.
Informacione të mëtejshem sigurie

Mbani syze mbrojtëse.

Kapeni fort mjetin me të dyja duart dhe sigurohuni që t'i keni pozicionuar mirë këmbët. Mjeti me korrent mund të mbrohet më mirë me të dyja duart.
Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një linjë uji shkakton dëme materiale ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
Lëshoni çelësin On/Off dhe vendoseni në pozicionin Off kur shkëputet energjia, p.sh. në rast se ka ndërprerje energjie ose kur hiqet spina e korrentit. Kjo parandalon rindezjen e paqëllimshme.
▶ Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
▶ Mos e kapni ose mbani kambion pa mbulesën mbrojtëse (mbulesën plastike).
144|Shqip
Përshkrimi i produktit dhe shërbimit

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të udhëzimeve të përdorimit.
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Vegla elektrike është e destinuar për lustrimin e sipërfaqeve metalike dhe të lyera dhe për bluarjen e gurëve pa përdorur ujë.
Komponentët e shfaqur
Numërimi i komponentëve të paraqitur i referohet paraqitjes së veglës elektrike në faqen grafike.
(1) Vidë fiksuese për dorezën e harkut ^a)
(2) Dorezë harku ^a)
(3) Butoni i blllokimit të boshtit
(4) Rregullimi i parazgjedhjes së shpejtësisë së rrotullimit
(5) Bllokimi i çelësit të ndezjes/fikjes
(6) Çelësi i ndezjes/fikjes
(7) Bosht
(8) Doreza standarde shtesë (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
(9) Dorezë shtesë kundër dridhjeve (sipërfaqja e izoluar e dorezës) ^a)
(10) Pllakë lustruese ^a)
(11) Dado e rrumbullakët ^a)
(12) Mbulesë prej lëkurës së deles për lustrimin e diskut ^a)
(13) Pllakë mbështetëse me grifshë ^a)
(14) Sfungjer lustrues ^a)
(15) Sfungjer lustrues me grifshë ^4
(16) Lesh lustrimi ^a)
(17) Doreza (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
a) Këto pajisje shtesë nuk janë pjesë e dorëzimeve standarde.
Të dhënat teknike
| Lustrues GPO 14-180 S | ||
| Numër artikulli | 3 601 C89 2.. | |
| Fuqia e vlerësuar hyrëse W 1400 | ||
| Gama e vendosjes së numrit të rrotullimeve | min^-1 | 600-3500 |
| Diametri maks. i pllakës lustruese | mm 180 | |
| Shufër boshti M 14 / 5/8" | ||
| Gjatësia maks. e boshtit mm 21 | ||
Lustrues GPO 14-180 S
| Pesha ^A) | kg 2,3 |
| Klasa e mbrojtjes |
A) Pa kabillo energjie
Informacioni vlen për një tension nominal [U] prej 240 V. Ky informacion mund të ndryshojë për tensione të ndryshme dhe versione specifieke të vendit.
Vlerat mund të ndryshojnë sipas produktit dhe i nënshtrohen kushteve të aplikimit dhe mjedisit. Informacione të mëtejshme në www.bosch-professional.com/wac.
Informacion mbi zhurmën/dridhjet
Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN IEC 62841-2-3.
Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: Niveli i presionit të zërit 91 dB(A); Niveli i fuqisë së zërit 99 dB(A). Pasiguria K = 3 dB.
Mbani mbrojtje për veshët!
Vlerat totale të dridhjeve a_h (shuma vektoriale e tre drejtimeve) dhe pasiguria K përcaktohen në përputhje me EN IEC 62841-2-3:
Lustrim:
$$ a _ {n} = 2, 4 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2}, K = 1, 5 \mathrm{m} / \mathrm{s} ^ {2} $$
Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.
Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike.
Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.
Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.
Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.
Montimi
Montoni pajisjen mbrojtëse
▶ Përpara se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike, hiqni spinën nga priza.
Dorezë shtesë
Vidhosní dorezën shtesë (8)/(9) në varësi të mënyrës së funksionimit në të djathtë ose të majtë të kokës së marsheve.
Dorezë harku
Bashkangjisni dorezën e harkut (2) siç tregohet në foto në kokën e marsheve.
Montoni vegla lustruese
▶ Përpara se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike, hiqni spinën nga priza.
Pastroni boshtin (7) dhe të gjitha pjesët që do të montoni. Për të shtrënguar dhe lëshuar veglat e lustrimit, shtypni butonin e kyçjes së boshtit (3), për të siguruar boshtin.
▶ Shtypni butonin e kycjes së boshtit vetëm kur boshti nuk është në lëvizje. Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.
Rendi i montimit mund të shihet në faqen grafike.
Pllakë mbështetëse me grifshë
Vidhosni fort pllakën mbështetëse me ngjitëse (13) mbi bosht (7).
Shtypeni sfungjerin e smerilimit me grifshë (15) ose leshin e lustrimit me grifshë fort (16) në pjesën e poshtme të pllakës mbështetëse me grifshë (13).
Pllakë lustruese
Vidhosni dadon e rrumbullakët (11) dhe shtrëngojeni me çelësin me dy vrima. Tërhiqeni mbulesën prej lëkurës së deles (12) mbi pllakën e lustrimit (10) dhe shtrëngoni kordonët e fiksimit.
Mjete lustruese të lejuara
Ju mund të përdorni të gjitha mjetet lustruese të përmendura në këtë manual.
Shpejtësia e lejuar [min ^-1 ] ose shpejtësia periferike [m/s] e veglave lustruese të përdorura duhet të paktën të korrespondojë me informacionin në tabelën e mëposhtme.
Prandaj, ju lutemi vini re shpejtësinë e lejueshme të rrotullimit ose shpejtësinë periferike në etiketën e veglës lustruese.
maks. [mm] [mm]

Dbd[min
-1]

180--≥3500
Nxjerrja e pluhurit/ashklave
Pluhuri nga materiale të tilla si boja me bazë plumbi, disa lloje druri, minerale dhe metali mund të jenë të dëmshëm për shëndetin. Prekja ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe/ose sëmundje të frymëmarrjes tek përdoruesi ose tek njerëzit pranë.
Disa pluhura si pluhuri i lisit ose i ahut konsiderohen kancerogjene, veçanërisht në kombinim me aditivë për trajtimin e drurit (kromat, konservues druri). Materiali që përmban asbest mund të përpunohet vetëm nga specialistë.
- Sigurohuni që vendi i punës të jetë i ajrosur mirë.
- Rekomandohet të vishni një maskë respiratore me filter të klasës P2.
Ju lutemi, vini re rregulloret e zbatueshme në vendin tuaj për materialet që do të përpunohen.
▶ Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës. Pluhuri mund të ndizet lehtësisht.
Funksionimi
Instalimi
Kushtojini vëmendje tensionit të rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë duhet të korrespondojë me informacionin në pllakën e emrit të veglës elektrike.
Kur përdorni veglën elektrike në gjeneratorë të lëvizshëm të energjisë (gjeneratorë) që nuk kanë rezerva të mjaftueshme të energjisë ose nuk kanë rregullim të përshtatshëm të tensionit me amplifikimin e rrymës fillestare, mund të ketë një humbje të performancës ose sjellje të pazakontë kur e ndizni.
Ju lutemi kushtojini vëmendje përshtatshmërisë së gjeneratorit të energjisë që po përdorni, veçanërisht në lidhje me tensionin dhe frekuencën e rrjetit.
Ndez/fik
Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (6).
Për të fiksuar shtypjen e çelësit të ndezjes/fikjes (6) shtypni billokimin (5).
Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (6) ose nëse është i kyçur, shtypni shkurtimisht çelësin e ndezjes/fikjes (6) dhe më pas lëshojeni.
Kontrolloni veglat lustruese përpara përdorimit. Vegla lustruese duhet të montohet sïç duhet dhe duhet të jetë në gjendje të rrotullohet lirshëm. Kryeni një provë prej të paktën 1 minutë pa asnjë ngarkesë. Mos përdorni vegla lustrimi të dëmtuara, të papërdorshme ose me dridhje. Veglat e dëmtuara të lustrimit mund të thyhen dhe të shkaktojnë lëndime.
Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit
Me rrotën e rregullimit të parazgjedhjes së numrit të rrotullimeve (4), ju mund të zgjidhni gjithashtu shpejtësinë e kërkuar gjatë funksionimit. Shpejtësia e kërkuar varet nga materiali dhe kushtet e punës dhe mund të përcaktohet përmes testimit praktik.
| Rrotë rregulluese pozicioni Shpejtësia minimale (min ^-1 ) | |
| 1 600 | |
| 2 1200 | |
| 3 1800 | |
| 4 2400 | |
| 5 3000 | |
| 6 3500 | |
▶ Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar te mjeti me korrent. Nëse aksesorët punojnë
146 | Srpski
më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të thyhen dhe të fluturojnë tutje.
Këshilla pune
▶ Përpara se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike, hiqni spinën nga priza.
Mbërtheni pjesën e punës nëse nuk është e vendosur mirë nën peshën e saj.
▶ Mos e sforconi aq shumë veglën elektrike sa të ndalojë.
▶ Pas ngarkesës së madhe, lëreni veglën elektrike të punojë bosh për disa minuta për të ftohur insertin e saj.
Lustrimi
Për të lustruar ngjyrën e gëryer ose për të ri-lustruar gërvishtjet (p.sh. xhami akrilik), vegla elektrike mund të pajiset me mjete lustruese të përshtatshme si kapuç prej leshi qengji, shami lustruese ose sfungjer (aksesorë).
Gjatë lustrimit, zgjidhni një shpejtësi të ulët për të shmangur nxehjen e tepërt të sipërfaqes.
Aplikojeni lustrimin në një zonë pak më të vogël nga sipërfaqja që dëshironi të lustroni. Punoni në agjentin lustrues duke përdorur një mjet të përshtatshëm lustrimi duke përdorur lëvizje të kryqëzuara ose rrethore dhe presion të moderuar.
Mos lejoni që agjenti lustrues të thahet në sipërfaqe, përndryshe sipërfaqja mund të dëmtohet. Mos e ekspozoni sipërfaqen që do të lustrohet në rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Pastroni rregullisht veglat e lustrimit për të siguruar rezultate të mira lustrimi. Lani veglat e lustrimit me detergjent të butë dhe ujë të ngrohtë, mos përdorni hollues.
Mirëmbajtja dhe servisi
Mirëmbajtja dhe pastrimi
▶ Përpara se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike, hiqni spinën nga priza.
Mbani të pastër fshesën me korrent dhe vendet e ventilimit për të punuar mirë dhe në mënyrë të sigurt.
Nëse është e mundur, përdorni gjithmonë një sistem nxjerrjeje në kushte ekstreme funksionimi. Fryni shpesh vrimat e ventilimit dhe instaloni një ndërprerës të rrymës së mbetur (PRCD). Kur punoni me metale, pluhuri përçues mund të mblidhet brenda veglës elektrike. Izolimi mbrojtës i veglës elektrike mund të dëmtohet.
Ruani dhe trajtoni me kujdes aksesorët.
Nëse nevojitet që të zëvendësohet linja lidhëse, atëherë ajo duhet të merret nga Bosch ose një qendër shërbimi e autorizuar për vegla elektrike Bosch, për të evituar rreziqet e sigurisë.
Shërbimi i klientit dhe këshilla për përdorim
Severna Makedonija
Tel.: 02/2467610

Adresat tona të shërbimit dhe lidhjet për shërbimin e riparimit dhe porositë e pjesëve gjeni në: www.bosch-pt.com/serviceaddresses
Ju lutemi jepni te të gjitha pyetjet dhe porositë e pjesëve të këmbimit me patjetër numrin 10-shifror të artikullit sipas tabelës së tipit.
Asgjësimi
Veglat elektrike, aksesorët dhe paketimi duhet të riciklohen në një mënyrë miqësore me mjedisin.

Mos i hidhni mjetet elektrike në mbeturinat shtëpiake!
Vetëm për vendet e BE-së:
Pajisjet elektrike dhe elektronike që nuk janë më të përdorshme duhet të grumbullohen veçmas dhe të hidhen në një mënyrë miqësore me mjedisin. Përdorni sistemet e parashikuara të grumbullimit. Asgjësimi i gabuar mund të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe shëndetin për shkak të substancave potencialisht të rrezikshme.