WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Frigorifer

WHG2 6574W XK5E - Frigorifer WHIRLPOOL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas WHG2 6574W XK5E WHIRLPOOL në format PDF.

📄 120 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - page 92
Shiko manualin : Français FR English EN Italiano IT Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth WHG2 6574W XK5E WHIRLPOOL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WHG2 6574W XK5E - WHIRLPOOL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WHG2 6574W XK5E e markës WHIRLPOOL.

MANUAL I PËRDORUESIT WHG2 6574W XK5E WHIRLPOOL

Lexoni këtë manual në fillim!

I nderuar klient

Ju falënderojmë që zgjodhët këtë produkt.

Ju lutemi regjistroni produktet tuaja në www.register10.eu

Dëshirojmë që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me teknologjinë më të përparuar. Për ta bërë këtë, para se ta përdorni këtë produkt lexoni me kujdes këtë manual dhe çdo dokument tjetër shoqërues.

Kushtojuni vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit. Në këtë mënyrë do të mbroni veten dhe produktin tuaj nga rreziqet që mund të ndodhin. Ruajeni manualin e përdorimit. Nëse ia jepni këtë produkt dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual bashkë me produktin.

Në këtë manual përdorimi dhe në produkt janë përdorur simbolet vijuese:

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - I nderuar klient - 1

Lexoni manualin e përdorimit.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - I nderuar klient - 2

ENERG

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - I nderuar klient - 3

SUPPLIER'S NAME

MODEL IDENTIFIER→(*)

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - I nderuar klient - 4

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - I nderuar klient - 5

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit (*) që gjendet në etiketën e energjisë.

1 Udhëzimet për mjedisin 94
1.1 Asgjësimi i materialeve të 94 paketimit ....
2 Frigoriferi juaj 95
3 Montimi 95
3.1 Lidhja elektrike.... 98
4 Përgatitja.... 98
4.1 Çfarë të bëni për kursimin e 98 energjisë....
4.2 Përdorimi për herë të parë ..... 99
4.3 Klasa e klimës dhe përkufizimet .. 99
5 Vënia në punë e produktit ...... 99
6 Paneli i kontrollit të produktit...... 100
7 Përdorimi i produktit tuaj ...... 102
7.1 Ruajtja e ushqimit në ndarjen e 102 ngrirësit dhe ftohësit....
7.2 Ndërrimi i llambës së ndriçimit .... 104
7.3 Sinjalizimi për hapjen e derës..... 104
8 Karakteristikat e produktit...... 105
8.1 Zona e ruajtjes së akullit.... 105
8.2 Mbajtësja e vezëve.... 107
8.3 Koshi i perimeve 107
8.4 Zona e ruajtjes së ftohtë për 107 produktet e bulmetit....
8.5 Koshi i perimeve me kontroll të 107 lagështisë....
8.6 Lidhja e ujit.... 108
9 Mirëmbajtja dhe pastrimi 113
10 Zgjidhja e problemeve.... 115

1 Udhëzimet për mjedisin

1.1 Asgjësimi i materialeve të paketimit

Materialet e paketimit janë të riciklueshme dhe janë shënuar me simbolin e riciklimit

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Asgjësimi i materialeve të paketimit - 1

Prandaj, pjesët e ndryshme të paketimit duhet të hidhen me përgjegjësi dhe në përputhje të plotë me rregulloret nga autoritetet lokale, të cilat rregullojnë asgjësimin e mbetjeve.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Asgjësimi i materialeve të paketimit - 2

text_image 1 2 3 4 5 6 7 16 15 14 13 12 11 8 9 10

1 Ndarja e ngrirësit 2 Ndarja e ftohësit
3 Ventilatori 4 *Raftet prej xhami të ndarjes së

ftohësit

5 Mbajtësja e vezëve 6 *Rafti i shisheve
7 *Raftet e derës së ndarjes së ftohësit 8 *Koshi i bulmetit (ruajtja e ftohtë)
9 *Rafti i shisheve 10 *Ndarjet e perimeve

11 Ndarjet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
12 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit
13 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit 14 Ndarjet e ruajtjes së ushqimeve të ngrira dhe rafti i xhamit
15 *Aparati i akullit 16 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit

*Opsionale: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin tuaj.

Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera.

3 Montimi

Vendi i duhur për montimin

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"!

Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për montim, shikoni

informacionet në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse jo, telefononi një elektricist ose hidraulik për të rregulluar lidhjet e rrjetit publik sipas nevojës.

  • Kabilloja e dëmtuar elektrike duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i autorizuar.
  • Kur vendosni dy pajisje ftohëse ngjitur me njëra-tjetrën, lini të paktën 4 cm distancë mes dy njësive.

- Mbajeni produktin larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe në një vend të thatë.

- Produkti juaj kërkon një qarkullim të përshtatshëm të ajrit për të funksionuar me efikasitet. Nëse e vendosni produktin në një vend të futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë mes produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. Kontrolloni nëse elementi mbrojtës i pasmë për distancën me murin është i pranishëm në vendin përkatës (nëse është i përfshirë me produktin). Nëse elementi nuk është i disponueshëm ose nëse ka humbur apo ka rënë, vendoseni produktin në mënyrë që të lini të paktën 5 cm hapësirë mes sipërfaqes së pasme të produktit dhe murit të dhomës. Hapësira në pjesën e pasme është e rëndësishme për një funksionim efikas të produktit.

- Nëse hapësira e derës është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën dhe kthejeni produktin në anë; nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

- Vendoseni produktin në një sipërfaqe të rrafshët për të shmangur dridhjet.

- Vendoseni produktin të paktën 30 cm larg nga ngrohësi, soba ose burime të ngjashme të nxehtësisë dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.

- Mos e ekspozoni produktin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe mos e mbani në ambiente me lagështi.

- Para transportit ose përdorimit, mos e hapni kurrë kapakun e panelit të kontrollit në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr!

- Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare.

- Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë!

Faqet anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba me lëng ftohës për përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto sipërfaqe mund të qarkullojë lëng me presion të lartë që shkakton nxehtësi në faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes kur prekni këto zona.

Montimi i kunjave plastike

Përdorni kunjat plastike të përfshira me produktin për të siguruar një hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit.

- Hiqni vidat në produkt dhe montoni vidat e përfshira me kunjat.

- Vendosni 2 kunja plastike në kapakun e ventilimit siç tregohet në figurë.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Montimi i kunjave plastike - 1

Rregullimi i këmbëve

Nëse produkti nuk është në ekuilibër, rregulloni mbështetëset e përparme të rregullueshme duke i rrotulluar ato djathtas ose majtas.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Rregullimi i këmbëve - 1

Për t'i përshtatur dyert vertikalisht,

Lironi dadon fiksuese që ndodhet poshtë. Vidhosni dadon përshtatëse (CW/CCW) në përputhje me pozicionin e derës. Shtrëngoni bulonin e dados fiksuese për pozicionin përfundimtar.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Rregullimi i këmbëve - 2

text_image Buloni fiksues Buloni fiksues

Për t'i përshtatur dyert horizontalisht, Lironi vidën fiksuese në pjesën e poshtme Lironi dadon fiksuese në pjesën e sipërme. Vidhosni bulonin përshtatës (CW/CCW)

anash në përputhje me pozicionin e derës. Shträngoni bulonin fiksues në krye për pozicionin përfundimtar Shträngoni vidën fiksuses në pjesën e poshtme

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Rregullimi i këmbëve - 3

text_image Buloni fiksues Dadoja përshtatëse Buloni fiksues Buloni përshtatës

3.1 Lidhja elektrike

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM: Mos përdorni kabillo zgjatuese ose priza të shumëfishta në lidhjen elektrike.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja elektrike - 2

PARALAJMËRIM: Kablloja e dëmtuar elektrike duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i autorizuar.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja elektrike - 3

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë! Faqet anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba me lëng ftohës për përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto sipërfaqe mund të qarkullojë lëng me presion të lartë që shkakton nxehtësi në faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes kur prekni këto zona.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja elektrike - 4

Para transportit ose përdorimit, mos e hapni kurrë kapakun e panelit të kontrollit në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr! Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare. Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.

4 Përgatitja

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"!

4.1 Çfarë të bëni për kursimin e energjisë

  • Kjo pajisje ftohëse nuk është projektuar që të përdoret si pajisje inkaso.
  • Kur ngarkoni ushqimet, lini hapësirë të mjaftueshme brenda frigoriferit për të lejuar qarkullimin e mjaftueshëm të ajrit për ftohje.
  • Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht nuk depërton drejtpërdrejt në produktin tuaj kur dyert nuk hapen, produkti përshtatet sa më mirë për të arritur kushte të tilla që janë të mjaftueshme për të mbrojtur ushqimin. Në rrethana të tilla, funksionet dhe pjesët përbërëse si kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj. do të funksionojnë sipas nevojave duke konsumuar nivelin minimal të energjisë.
  • Në rast se ka disa opsione, raftet prej xhami duhen vendosur në mënyrë që daljet e ajrit në murin e pasmë të mos

bblokohen dhe, mundësisht, në një mënyrë që daljet e ajrit të mbeten nën raftin prej xhami. Ky kombinim mund të ndihmojë në përmirësimin e shpërndarjes së ajrit dhe të efikasitetit të energjisë.
- Rekomandohet shumë përdorimi i sirtarit të mëposhtëm për ruajtjen e artikujve.
- Për performancë optimale, ngrirja e shpejtë mund të përdoret (nëse ofrohet), 24 orë para vendosjes së ushqimeve të freskëta në ngrirje.
- Në shumicën e rasteve, 24 orë janë të mjaftueshme për funksionin e ngrirjes së shpejtë pasi ushqimet e freskëta vendosen në frigorifer. Pas ca kohësh, funksioni i ngrirjes së shpejtë do të çaktivizohet automatikisht.
- Kur ngrini një sasi të vogël ushqimesh, funksioni i ngrirjes së shpejtë mund të çaktivizohet pas njëfarë kohe për të siguruar kursimin e energjisë.

- Ushqimet duhet të ruhen me anë të sirtarëve në ndarjen e ftohësit për të siguruar kursimin e energjisë dhe për të mbrojtur ushqimet në kushte më të mira.

4.2 Përdorimi për herë të parë

Para se ta përdorni produktin, sigurohuni që të bëni përgatitjet e duhura në përputhje me udhëzimet në pjesët "Udhëzimet për sigurinë" dhe "Montimi".

  • Prisni të paktën 2 orë përpara se të përdorni produktin, për të siguruar efikasitetin e plotë të ftohjes.
  • Mbajeni produktin në punë pa vendosur asnjë ushqim brenda për 6 orë dhe dera e produktit duhet të mbahet sa më shumë e mbyllur.
  • Ndryshimi i temperaturës i shkaktuar nga hapja dhe mbyllja e derës gjatë përdorimit të produktit normalisht mund të sjellë kondensim në raftet e derës/ trupit dhe tek enët prej qelqi të vendosura në produkt.
  • Kur të aktivizohet kompresori do të dëgjoni një zhurmë. është normale që produkti të bëjë zhurmë edhe nëse kompresori nuk është në punë pasi lëngjet dhe gazi mund të ngjishen në sistemin e ftohjes.

  • Ešhtë normale që anët e përparme të produktit të jenë të ngrohta. Këto zona janë të projektuara që të ngrohen për të parandaluar kondensimin

  • Në disa modele, paneli i treguesve fiket automatikisht 1 minutë pas mbylljes së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shtypet një buton.

4.3 Klasa e klimës dhe përkufizimet

Referojuni klasës së klimës në tabelën e vlerave nominale të pajisjes suaj. Një nga informacionet e mëposhtme zbatohet për pajisjen tuaj sipas klasës së klimës.

  • SN: Klimë mesatare afatgjatë: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 10°C deri në 32°C.
  • N: Klimë mesatare: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 32°C.
  • ST: Klimë subtropikale: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 38°C.
  • T: Klimë tropikale: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 43°C.

5 Vënia në punë e produktit

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"!

  • Produkti duhet të përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve.
  • Mbylleni valvulën e ujit nëse do të jeni larg shtëpisë (p.sh. me pushime) dhe nuk do ta përdorni Icematic ose shpërndarësin e ujit për një periudhë të gjatë kohore. Në rast të kundërt mund të ketë rrjedhje uji.

Heqja e produktit nga priza

  • Hiqni ushqimet për të shmangur erërat e këqija,
  • Prisni që akulli të shkrijë, pastroni pjesën e brendshme dhe lëreni të thahet, lërini dyert të hapura për të shmangur dëmtimin e pjesëve të brendshme plastike të trupit të pajisjes.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Heqja e produktit nga priza - 1

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"! Funksionet zanore dhe pamore të panelit të treguesve do t'ju ndihmojnë në përdorimin e frigoriferit tuaj.

*Opsionale: Funksionet e paraqitura janë opsonale, mund të ketë ndryshime në formë dhe vendndodhje për funksionet që gjenden në panelin tregues të pajisjes suaj.

Butoni i ngrirjes së shpejtë

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Butoni i ngrirjes së shpejtë - 1

Kur shtypet butoni i ngrirjes së shpejtë, ndriçohet drita LED te butoni dhe funksioni i ngrirjes së shpejtë aktivizohet.

Temperatura e ndarjes së ngrirësit caktohet në -27 gradë celsius. Shtypni përsëri butonin për ta anuluar funksionin.

Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht. Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë para se të vendosni ushqimet në ndarjen e ngrirësit.

Butoni i aktivizimit/çaktivizimit të Icematic

Shtypja e këtij butoni për 3 sekonda aktivizon procesin e prodhimit të akullit dhe drita LED te butoni do të ndizet. Shtypja e butonit përsëri për 3 sekonda anulon procesin e krijimit të akullit dhe kubat e akullit që janë krijuar më parë mund të përdoren edhe nëse funksioni është anuluar.

Treguesi i statusit të gabimit ⚠

Ky tregues duhet të jetë aktiv kur frigoriferi nuk mund të kryejë ftohje siç duhet ose në rast të ndonjë gabimi të sensorit. Në treguesin e temperaturës së ndarjes së ngrirësit do të shfaqet simboli “E” dhe në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit duhet të shfaqen shifra të tilla si 1,2,3...

Këto shifra i japin informacione shërbimit të autorizuar për gabimin që ka ndodhur. Mund të shfaqet pikëçuditja kur vendosni ushqim të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit ose e mbani derën hapur për një periudhë të gjatë. Ky nuk është defekt, ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose kur shtypet çfarëdo butoni.

Butoni i funksionit joaktiv (të pushimeve) të ndarjes së ftohësit

Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni butonin për 3 sekonda.

Modaliteti i pushimeve do të aktivizohet dhe do të ndizet drita LED në buton. Simboli “- -” do të shfaqet në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit dhe ndarja e ftohësit nuk e kryen në mënyrë aktive ftohjen. Nuk duhet të mbani ushqime në ndarjen e ftohësit kur ky funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera vazhdojnë të ftohin sipas temperaturave të caktuara më parë. Mbani të shtypur këtë buton për 3 sekonda për të anuluar këtë funksion.

Butoni i ftohjes së shpejtë

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Butoni i ftohjes së shpejtë - 1

Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë, do të ndriçohet drita LED te butoni dhe funksioni i ftohjes së shpejtë do të aktivizohet. Temperatura e ndarjes së ftohësit caktohet në 1 gradë celsius. Shtypni përsëri butonin për ta anuluar funksionin. Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht kur të kryhet procesi i ftohjes.

Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes së ftohësit □

Lejon caktimin e temperaturës për ndarjen e ftohësit. Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e ndarjes së ftohësit të mund të caktohet në 8,7,6,5,4,3,2 dhe 1 gradë celsius.

Butoni i modulit të aromatizuesit

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Butoni i modulit të aromatizuesit - 1

Shtypni këtë buton për 3 sekonda për të aktivizuar/çaktivizuar veçorinë e aromatizuesit. Kur veçoria e aromatizuesit është aktive, do të ndizet drita LED në butonin përkatës. Kur veçoria është aktive, moduli i aromatizuesit do të punojë në mënyrë periodike.

Butoni i paralajmërimit për ndërimin e filtrit _3 .

Filtri i hyrjes së ujit në frigorifer duhet të zëvendësohet në intervale të rregullta. Frigoriferi juaj do ta llogarisë këtë kohë automatikisht. Kur jetëgjatësia e filtrit ka skaduar, drita LED në butonin paralajmërues të ndërrimit të filtrit do të ndizet. Pas ndërrimit të filtrit, mbani të shtypur butonin për 3 sekonda për ta çaktivizuar dritën LED të paralajmërimit për ndërrimin e filtrit.

Butoni i zgjedhjes së ujit, kubave të

akullit, akullit të shtypur

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - akullit, akullit të shtypur - 1

Ky buton ju lejon të ndërroni mes zgjedhjeve të ujit, kubave të akullit dhe akullit të shtypur. Kur të aktivizoni funksionin, drita në buton do të mbetet e ndezur.

Butoni i lidhjes pa tel

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Butoni i lidhjes pa tel - 1

Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz.

Kur butoni shtypet për 3 sekonda, drita LED në buton pulson ngadalë (me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë mënyrë në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.

Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, drita LED në buton ndriçon përgjithmonë.

Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht këtë buton. Drita LED në buton do të pulsojë shpejt (me intervale prej 0,2 sekondash) derisa pajisja juaj të lidhet. Kur lidhja është aktive, drita LED do të qëndrojë e ndezur.

Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë të gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në manualin e përdorimit.

Për lidhjen pa tel do të përdoret aplikacioni HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në aplikacion gjatë instalimit. Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.

Vizitoni adresën https://www.homewhiz.com/për informacione të detajuara.

Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit v

Përcaktimi i temperaturës bëhet për ndarjen e ngrirësit Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e ndarjes së ngrirësit të mund të caktohet në -16,-17,-18,-19,-20,-21,-22 gradë celsius.

PARALAJMËRIM

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 1

Temperatura mund të caktohet në 1-8°C për ndarjen e freskisë dhe nga -24 deri në -15°C për ndarjen e ngrirësit. Vlerat e rregullueshme të temperaturës mund të variojnë, duke qenë brenda këtyre intervaleve, sipas specifikimeve të produktit.

7.1 Ruajtja e ushqimit në ndarjen e ngrirësit dhe ftohësit

Ruajtja e ushqimeve në ndarjen e ngrirësit

  • Mund të aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë 4-6 orë para funksionit të ngrirjes dhe të kryeni një ftohje më të shpejtë.
  • Lërini ushqimet e nxehta të arrijnë temperaturën e dhomës përpara se t'i futni në frigorifer.
  • Ushqimet që do të ngrini duhet të ndahen në racione sipas madhësisë që do të konsumohet, dhe duhen të ngrihen në pako të ndara.
  • Rekomandohet paketimi i ushqimeve përpara se t'i vendosni në frigorifer.
  • Për të parandaluar skadimin e kohës së ruajtjes, shkruani datën e ngrirjes, kohën dhe emrin e produktit në paketim sipas kohëzgjatjes së ruajtjes së ushqimeve të ndryshme.
  • Konsumoni shpejt ushqimet që keni shkrirë. Ushqimet e shkrira nuk mund të ngrihen përsëri nëse nuk janë gatuar. Nuk është e sigurt të konsumoni ushqime të freskëta të ngrira pa i gatuar pasi të jenë shkrirë.
  • Kur ngrini ushqime të freskëta, mos i vini në kontakt me ushqime tashmë të ngrira. Në rast të kundërt, ushqimet e ngrira do të shkrihen.

Ruajtja e ushqimeve që shiten të ngrira

  • Kur ruani ushqimet, ndiqni periudhat kohore të specifikuara në këto udhëzime.
  • Për të mbrojtur cilësinë e ushqimeve, mbajeni sa më të shkurtër intervalin kohor ndërmjet blerjes dhe ruajtjes.
  • Blini ushqime të ngrira që ruhen në -18 °C ose temperatura më të ulëta.
  • Shmangni blerjen e ushqimeve paketimet e të cilave janë të mbuluara me akull etj. Kjo do të thotë se produkti mund të jetë

shkrirë pjesërisht dhe të jetë ngrirë përsëri. Temperatura ndikon në cilësinë e ushqimeve.

  • Mos e kaloni kohën e ruajtjes të rekomanduar nga prodhuesi i ushqimeve. Hiqni nga ngrirja vetëm aq sa ushqime ju nevojiten.
  • Me përjashtim të rasteve të rrethanave ekstreme në mjedis, nëse produkti juaj (në tabelën e vlerave të caktuara të rekomanduara) është vendosur në vlerat e përcaktuara, ushqimet e ruajnë freskinë e tyre për një kohë më të gjatë si në ndarjen e produkteve të freskëta, ashtu edhe në ndarjen e ngrirësit.
  • Nëse ndarja e ushqimeve të freskëta është vendosur në një temperaturë më të ulët, frutat dhe perimet e freskëta mund të jenë pjesërisht të ngrira.

Ngrirja e shpejtë

  1. Aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë 24 orë para se të vendosni ushqimet e freskëta.
  2. Pas 24 orësh pas shtypjes së butonit, vendosini ushqimet që dëshironi të ngrini në raftin e tretë ose të katërt me kapacitet më të lartë ngrirës.
  3. Pasi të aktivizohet funksioni i ngrirjes së shpejtë, ai anulohet automatikisht pas një periudhe kohe.

Detajet e ngrirësit

Sipas standardeve IEC 62552, në temperaturën e dhomës 25°C, ngrirësi duhet të ketë kapacitetin për të ngrirë 4,5 kg ushqime në -18°C ose në temperatura më të ulëta në 24 orë për çdo 100 litra vëllim të ndarjes së ngrirësit. Produktet ushqimore mund të ruhen për periudha të gjata vetëm në -18 °C ose në temperaturë më të ulët.

Mund t'i mbani ushqimet të freskëta për muaj të tërë (në ngrirës ose në temperatura nën -18°C ).

Produktet ushqimore që do të ngrini nuk duhet të bien në kontakt me ushqimet e ngrira në brendësi për të shmangur shkrirjen e pjesshme.

Ziejini perimet dhe filtrojeni ujin për të zgjatur kohën e ruajtjes në ngrirje. Vendosini ushqimet në paketime të izoluara nga ajri pas filtrimit dhe vendosini në ngrirës. Bananet, domatet, sallata, selinoja, vezët e ziera, patatet dhe ushqime të tjera të ngjashme nuk duhet të ngrihen. Në rast se këto ushqime ngrijnë, kjo do të ketë ndikim negativ vetëm në vlerat ushqimore dhe cilësitë e shijeve. Nuk bëhet fjalë për kalbjen që do të kërcënonte shëndetin e njeriut.

Vendosja e ushqimeve

Raftet e ndarjes së ngrirësit: Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullorja, perimet, etj.

Raftet e ndarjes së ftohësit: Ushqimet në kupa, pjata me kapak dhe kuti me kapak, vezë (në kuti të mbyllura)

Raftet e dyerve të ndarjes së ftohësit:

Ushqime ose pije të vogla dhe të paketuara

Ndarja e perimeve: Perime dhe fruta

Ndarja e ushqimeve të freskëta: Ushqimet e gatshme (ushqimet për mëngjes, produktet e mishit që do të konsumohen së shpejti)

Ruajtja e ushqimeve në ndarjen e ftohësit

  • Temperaturat e ndarjes rriten dukshëm nëse dera e ndarjes hapet dhe mbyllet shpesh dhe mbahet e hapur për një kohë të gjatë, kjo mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e ushqimeve dhe të shkaktojë prishjen e ushqimeve.
  • Për të mos shkaktuar ndryshime të erës dhe shijes, ushqimet duhet të ruhen në enë të mbyllura.
  • Mos ruani shumë ushqime në frigorifer. Për të arritur një ftohje më të mirë dhe homogjene, vendosini ushqimet veçmas në mënyrë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë nëpër to.

  • Siguroni qarkullimin e ajrit duke lënë një hapësirë midis ushqimeve dhe murit të brendshëm. Nëse i mbështetni ushqimet pas murit të pasmë, ushqimet mund të ngrijnë.

  • Lërini ushqimet e nxehta të gatuara të arrijnë temperaturën e dhomës përpara se t'i futni në frigorifer. Më pas, mund t'i vendosni gatimet e vakëta në raftet e poshtme të frigoriferit tuaj. Mos i vendosni gatimet e vakëta pranë ushqimeve që mund të prishen lehtë.
  • Shkrijini ushqimet tuaja të ngrira në ndarjen e ushqimeve të freskëta. Në këtë mënyrë mund ta ftohni ndarjen e ushqimeve të freskëta duke përdorur ushqimet e ngrira dhe të kurseni energji.
  • Ruajtja e frutave tropikale të papjekura (mango, varietetet e bostaneve, papaja, banane, ananas) në frigorifer mund ta shpejtojë procesin e pjekjes. Kjo nuk rekomandohet sepse do të sjellë një kohë më të shkurtër ruajtjeje.
  • Qepët, hudhrat, xhenxhefilët dhe perimet e tjera me rrënjë duhet t'i ruani në një dhomë të errët dhe të ftohtë, jo në frigorifer.
  • Nëse vëreni se një ushqim është prishur në frigorifer, hidheni atë dhe pastroni aksesorët që kanë rënë në kontakt me të.
  • Për të ftohur shpejt ushqimet si supat dhe gjellët që gatuhen në tenxhere të mëdha, mund t'i vendosni në frigorifer duke i ndarë në enët e tyre të cekëta.
  • Mos vendosni ushqime të paketuara pranë vezëve.
  • Mbajini frutat dhe perimet veçmas dhe ruani çdo varietet së bashku (p.sh. mollët me mollët, karotat me karotat)
  • Nxirrni perimet jeshile nga qesja plastike dhe vendosini në frigorifer pasi t'i mbështillni me një peshqir letre ose leckë tharjeje. Nëse i lani këto lloj ushqimesh përpara se t'i vendosni në frigorifer, mos harroni t'i thani.

  • Mund të krijoni një mjedis të lagësht dhe të siguroni një rrjedhë ajri duke i mbajtur frutat dhe perimet, që kanë prirjen të thahen, në qese plastike të shpuara ose të pambyllura.

  • Me përjashtim të rasteve të rrethanave ekstreme në mjedis, nëse produkti juaj (në tabelën e vlerave të caktuara të

rekomanduara) është vendosur në vlerat e përcaktuara, ushqimet e ruajnë freskinë e tyre për një kohë më të gjatë si në ndarjen e produkteve të freskëta, ashtu edhe në ndarjen e ngrirësit.

Ruajini ushqimet e ndryshme në vende të ndryshme sipas karakteristikave të tyre:

Ushqimi Vendndodhja
Vezë Rafti i derës
Produktet e bulmetit (gjalpë, djathë)Nëse ka, ndarja zero gradë (për ushqimet e mëngjesit)
Frutat, perimet dhe perimet jeshileNdarja e fruta-perimeve, ndarja e freskisë oseNdarja EverFresh+ (nëse ka)
Mish i freskët, mish shpendësh, peshk, sallam etj. Ushqime të gatuaraNëse ka, ndarja zero gradë (për ushqimet e mëngjesit)
Ushqime gati për t'u shërbyer, produkte të paketuara, ushqime të konservuara dhe turshiRaftet e sipërme ose raftet e derës
Pije, shishe, erëza dhe ushqime të shpejta Rafti i derës

Tabela e vlerave të caktuara të rekomanduara

Përcaktimi i ndarjes së ngrirësitPërcaktimi i ndarjes së frigoriferitShënime
-22°C 4°CKy është cilësimi i parazgjedhur i rekomanduar. Ky cilësim rekomandohet nëse temperatura e ambientit është nën 30°C.
-22°C ose më i ftohtë4°C Këto cilësime rekomandohen kur temperaturat e ambientit kalojnë 30°C.
Ngrirja e shpejtë 4°CPërdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Kur të mbarojë procesi, cilësimet e produktit do të rikthehen në pozicionin e mëparshëm.
-18°C ose më i ftohtë2°CPërdorni këto cilësime nëse besoni se ndarja e ftohësit nuk është e ftohtë sa duhet për shkak të temperaturës së ambientit ose nga hapja e shpeshtë e derës.

7.2 Ndërrimi i llambës së ndriçimit

Telefononi shërbimin e autorizuar kur do të ndërroni llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin në frigoriferin tuaj.

Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk mund të përdoret për ndriçimin e shtëpisë. Qëllimi i përdorimit të kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer / ngrirës në mënyrë të sigurt dhe me lehtësi.

7.3 Sinjalizimi për hapjen e derës

Sistemi i sinjalizimit për hapjen e derës në frigoriferin tuaj mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Versioni 1;

Nëse dera e produktit qëndron e hapur për një kohë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek), do të dëgjohet një sinjal paralajmërues zanor; në varësi të modelit të produktit, mund të shfaqet po ashtu një sinjal paralajmërues vizual (dritë e papritur). Nëse e mbyllni derën e pajisjes ose shtypni një buton në ekranin e pajisjes (një nga këto), tingulli paralajmërues do të ndalojë.

Versioni 2;

Nëse dera e pajisjes qëndron e hapur për një periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek), do të dëgjoni sinjalizimin për

hapjen e derës. Sinjalizimi për hapjen e derës bie gradualisht. Në fillim, fillon të dëgjohet një paralajmërim zanor. Pas 4 minutash, nëse dera nuk është mbyllur akoma, do të aktivizohet një paralajmërim vizual (dritë e papritur). Sinjalizimi për hapjen e derës do të vonohet për një

8 Karakteristikat e produktit

8.1 Zona e ruajtjes së akullit

Marrja e akullit/ujit

Zgjidhni opsionin përkatës duke përdorur ekranin për të marrë ujë ( ) kuba akulli ( ) akull të shtypur ( ). Shtyni përpara aktivizuesin në shpërndarësin e ujit për të marrë ujë/akull. Kur kaloni mes opsioneve për kuba akulli ( ) akull të shtypur ( ), në herët e para mund të dalë akulli i mbetur nga zgjedhja e mëparshme.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Marrja e akullit/ujit - 1

  • Për të marrë akull nga shpërndarësi i akullit/ujit për herë të parë, duhet të prisni përafërsisht 12 orë. Në rast se nuk ka akull të mjaftueshëm në kontejnerin e akullit, nuk mund të merrni akull nga shpërndarësi.
  • Mos i konsumoni kubat e akullit (3-4 litra) pas përdorimit për herë të parë.
  • Nëse ka ndërprerje energjie ose mosfunksionim të përkohshëm gjatë përdorimit të produktit, akulli mund të shkrijë pak dhe të ngrijë përsëri. Në këtë rast, copat e akullit mund të ngjiten me

periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek) kur të shtypet një buton i çfarëdoshëm në ekranin e produktit. Më pas procesi do të fillojë përsëri. Kur dera e pajisjes të mbyllet, sinjalizimi për hapjen e derës do të anulohet.

SQ

njëra-tjetrën. Në rast se vazhdon ndërprerja e energjisë elektrike ose mosfunksionimi i pajisjes, akulli mund të shkrijë dhe të shkaktojë rrjedhje uji. Kur ka një problem të tillë, pastrojeni kontejnerin e akullit duke e derdhur akullin e mbetur në kontejnerin e akullit.

- Sistemi i ujit të produktit duhet të lidhet vetëm me linjën e ujit të ftohtë. Nuk duhet të lidhet me linjën e ujit të nxehtë.

- Gjatë përdorimit të produktit për herë të parë nuk duhet të merret ujë. Kjo është për shkak se ka ajër në sistem. Duhet të nxirrni ajrin në sistem. Për këtë qëllim, shtypni aktivizuesin e shpërndarësit për 1-2 minuta derisa të dalë ujë nga shpërndarësi i ujit. Në fillim, rrjedha e ujit mund të jetë e çrregullt. Rrjedha e ujit do të kthehet në normale pasi të dalë ajri nga sistemi.

- Kur filtri përdoret për herë të parë, mund të dalë pak ujë i turbullt. 10 gotat e para të ujit nuk duhen konsumuar.

- Kur produkti përgatitet për herë të parë, duhet të kalojnë rreth 12 orë që uji të ftohet.

- Sistemi i ujit të produktit është projektuar në atë mënyrë që mund të funksionojë vetëm me ujë të pastër. Mos përdorni asnjë pije tjetër përveç ujit.

- Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë për arsye të pushimeve etj., ju rekomandojmë ta anuloni lidhjen e ujit. Kur shpërndarësi i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, 1-2 gotat e para të ujit mund të dalin ta ngrohta.

Tabakaja e derdhjes

Uji që pikon nga shpërndarësi i ujit grumbullohet në tabakanë e derdhjes, nuk ka një dalje uji. Mund ta hiqni tabakanë e

derdhjes duke e tërhequr drejt vetes ose duke shtypur buzën e saj. Në këtë mënyrë mund ta pastroni ujin nga tabakaja e derdhjes.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Tabakaja e derdhjes - 1

Aparati i akullit është në pjesën e sipërme të trupit të ngrirësit.

Duke kapur dorezën nën pjesën e përparme, tërhiqeni koshin e ruajtjes së akullit drejt vetes për ta hequr.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Tabakaja e derdhjes - 2

Për të hequr koshin e ruajtjes së akullit

Kapni dorezën në fund të koshit dhe tërhiqeni drejt vetes.

Për të riinstaluar koshin e ruajtjes së akullit

Vendoseni koshin në fole dhe shtyjeni prapa duke e mbajtur paralelisht me tokën. Sigurohuni që të mos lihet asnjë hapësirë midis koshit dhe ndarjes së prodhuesit të akullit.

Në rast se nuk mund t'i merrni të gjithë kubat e prodhuar të akullit

Kubat e akullit që mbeten në koshin e magazinimit për një kohë të gjatë mund të ngjiten së bashku dhe të formojnë blloqe të mëdha akulli. Në këtë rast, hiqni koshin e ruajtjes së akullit siç përshkruhet në manual, ndani kubat e akullit, hiqni ato që nuk mund të ndahen nga koshi dhe vendosini kubat e mbetur përsëri në kosh. Nëse problemi vazhdon, kontrolloni kanalin e akullit dhe pastrojeni nëse është i bllokuar.

Kur përdorni aparatin e akullit për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë

Kubat e akullit mund të bëhen më të vogla për shkak të ajrit të mbetur në sistemin e ujit. Ajri do të shkarkohet automatikisht pasi të përdoret për ca kohë.

- Mos i përdorni kubat e akullit të prodhuar në ditën e parë në mënyrë që të mund të freskoni të gjithë ujin e mbetur në sistem.

- Mos e futni dorën ose ndonjë objekt tjetër në kanalin e akullit dhe tehet e shtypjes së akullit gjatë kohës që frigoriferi është në punë.

- Mos lejoni fëmijët të varen në aparatin e akullit, koshin e ruajtjes së akullit ose shpërndarësin e ujit/akullit.

- Kapeni fort koshin e akullit me të dyja duart në mënyrë që të mos bjerë.

- Kur mbyllni shpejt derën e pajisjes suaj, uji në prodhuesin e akullit mund të derdhet në koshin e ruajtjes së akullit.

- Mos e çmontoni koshin e ruajtjes së akullit nëse nuk është e nevojshme.

- Në rast bllokimi (nga pajisja nuk bie akull) kur merrni akull të shtypur, provoni të merrni kuba akulli.

- Pastaj mund të riprovoni të merrni akull të shtypur.

- Kur merrni akull të shtypur, pajisja mund të prodhojë në fillim kuba akulli. Êshtë e mundur që pajisja të prodhojë kuba akulli kur merrni akull të shtypur.

- Dera e ngrirësit të aparatit të akullit mund të mbulohet nga një shtresë e hollë akulli dhe një shtresë mbulese.

- Kjo është normale dhe ju rekomandojmë ta pastroni menjëherë.

  • Pas ca kohësh, uji mund të mbushë rrjetën që është në fund të shpërndarësit të ujit.
  • Ju rekomandojmë që të hiqni rregullisht ujin në rrjetë.
  • Ešhtë normale të dëgjoni tinguj kur kubat e akullit bien nga koshi i depozitimit të akullit. Kjo nuk do të thotë se ka mosfunksionim.
  • Mekanizmi i tehut të koshit të akullit është i mprehtë dhe mund të dëmtojë dorën tuaj.
  • Nëse kubat e akullit nuk lëshohen nga shpërndarësi i akullit, kjo do të thotë se kubat e akullit mund të jenë ngjitur. Duhet të pastroni koshin për të vazhduar marrjen e kubave të akullit.
  • Kur shtypet aktivizuesi për të marrë akull (treguesi etj.), lloji i akullit nuk mund të ndryshohet. Duhet të lëshoni aktivizuesin (treguesi etj.), të ndryshoni llojin e akullit dhe të merrni përsëri akull. Për këtë qëllim, mund të merrni përsëri akull pasi të ndryshoni llojin e akullit në tregues.

8.2 Mbajtësja e vezëve

Mund ta vendosni mbajtësen e vezëve në derë ose në raftin e trupit që dëshironi. Nëse mbajtësja e vezëve do të vendoset në raftin e trupit, ju rekomandojmë të zgjidhni raftet më të ulëta dhe më të ftohta.

- Asnjëherë mos e vendosni mbajtësrn e vezëve në ndarjen e ngrirësit.

8.3 Koshi i perimeve

Koshi i perimeve i frigoriferit është projektuar për t'i mbajtur perimet të freskëta, duke ruajtur lagështinë e tyre. Për këtë qëllim, qarkullimi i përgjithshëm i ajrit të ftohtë është më i lartë në koshin e perimeve. Mbajini frutat dhe perimet në këtë ndarje. Mbajini të ndara perimet jeshile dhe frutat për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.

8.4 Zona e ruajtjes së ftohtë për produktet e bulmetit

Rafti i ruajtjes së ftohtë

Rafti i ruajtjes së ftohtë mund të arrijë temperatura më të ulëta në ndarjen më të ftohtë. Përdorni këtë raft për produkte delikate (sallam, suxhukë etj.) dhe produkte bulmeti që kërkojnë kushte më të ftohta për ruajtjen, ose për mishin, mishin e pulës ose peshkun që do të konsumohet shpejt. Nuk është e përshtatshme të ruani fruta dhe perime në këtë sirtar.

8.5 Koshi i perimeve me kontroll të lagështisë

Me veçorinë e koshit të perimeve me kontroll të lagështisë, lagështia e perimeve dhe frutave mbahet nën kontroll dhe ushqimet mbahen të freskëta për një periudhë më të gjatë kohore.

Ne ju rekomandojmë që t'i vendosni perimet me gjethe, si marule, spinaq dhe perime të ngjashme që janë të ndjeshme ndaj humbjes së lagështirës në koshin e perimeve, jo drejt mbi rrënjët e tyre, por sa më horizontalisht të jetë e mundur.

Kur vendosni perimet, vendosni perimet e forta dhe të rënda në fund dhe perimet e buta dhe të lehta sipër, duke pasur parasysh peshat specifie të perimeve.

Kurrë mos i lini perimet në qese plastike brenda koshit të perimeve. Nëse i lini në qese plastike, kjo bën që perimet të kalben për një kohë të shkurtër.

Në rastet kur nuk preferoni kontaktin me perimet e tjera, përdorni materiale paketimi, si letër, e cila ka njëfarë niveli depërtueshmërie për sa i përket higjienës.

Mos i vendosni frutat që prodhojnë shumë gaz etilen, si dardhat, kajsitë, pjeshkat dhe sidomos mollët, në të njëjtin kosh me perimet dhe frutat e tjera. Gazi i etilenit që del nga këto fruta mund të bëjë që perimet dhe frutat e tjera të pigen më shpejt dhe të kalben në një periudhë më të shkurtër.

8.6 Lidhja e ujit

(Kjo veçori është opsonale)

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e ujit - 1

PARALAJMËRIM

Produkti dhe pompa e ujit, nëse ka, duhet të hiqen nga priza gjatë lidhjes.

Lidhjet e rrjetit, filtrit dhe shishes së produktit tuaj duhet të bëhen nga një qendër shërbimi e autorizuar.

Në varësi të modelit, ju mund ta lidhni produktin tuaj me një shishe ose direkt me rrjetin e ujit. Për të bërë këtë lidhje, fillimisht duhet të lidhni zorrën e ujit me produktin.

Në varësi të modelit të produktit tuaj, kontrolloni nëse pjesët e mëposhtme janë të përfshira me produktin:

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 1

  1. Bashkuesi (1 copë): Përdoret për të lidhur tubin e ujit me pjesën e pasme të produktit.
  2. Fasheta e tubit (3 copë): Përdoren për të fiksuar tubin e ujit në mur.
  3. Tubi i ujit (1 copë, 5 metra, diametri 1/4 inç): Përdoret për lidhjet e ujit.
  4. Përshtatësi i rubinetit (1 copë): Përdoret për lidhjen e linjës së ujit të ftohtë me filtër poroz.
  5. Filtri i ujit (1 copë *opsional): Përdoret për të lidhur ujin e rrjetit kryesor me produktin. Nëse ka një lidhje me shishe; nuk ka nevojë të përdorni një filtër uji.

Lidhja e tubit të ujit me produktin

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të lidhur tubin e ujit me produktin.

  1. Hiqeni elementin fiksues nga përshtatësi i skajit të tubit të bashkangjitur në pjesën e pasme të produktit dhe filetojeni elementin fiksues në tubin e ujit.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 1

  1. Lidheni tubin e ujit me përshtatësin e skajit të zorrës duke e shtypur fort poshtë.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 2

  1. Sigurojeni bashkuesin në përshtatësin e skajit të zorrës duke e shtrënguar me dorë. Mund ta shtrëngoni bashkuesin me një çelës për tuba ose një palë pinca.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 3

(Kjo veçori është opsonale)

Nëse do ta përdorni produktin duke e lidhur me linjën e ujit të ftohtë, duhet të instaloni një element fiksues standard valvulash 1/2" në rrjetin e ujit të ftohtë në shtëpinë tuaj. Nëse ky element fiksues nuk është i disponueshëm dhe nuk jeni të sigurt, konsultohuni me një hidraulik të kualifikuar.

  1. Shkëputni bashkuesin nga përshtatësi i rubinetit.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 4

  1. Lidheni përshtatësin e rubinetit me valvulën e rrjetit kryesor.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 5

  1. Filetojeni bashkuesin në përshtatësin e rubinetit dhe shtrëngojeni me dorë/vegla.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 6

  1. Siguroni tubin e ujit në vende të përshtatshme me kapëset e ofruara për të parandaluar dëmtimet, rrëshqitjet ose zhvendosjet aksidentale.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 7

Pasi ta hapni rubinetin, sigurohuni që të mos ketë rrjedhje uji në asnjë skaj të tubit të ujit. Në rast rrjedhjeje, mbylleni menjëherë valvulën dhe shtrëngoni të gjitha lidhjet me një çelës tubash ose një palë pinca.

Për produktet që do të përdoren me shishe;

(Kjo veçori është opsonale)

Për të lidhur ujin e shishes me produktin, kërkohet pompa e ujit e rekomanduar nga servisi i autorizuar.

Për të lidhur ujin e shishes me produktin, kërkohet pompa e ujit e rekomanduar nga servisi i autorizuar.

  1. Pas lidhjes së një skaji të tubit të ujit të përfshirë nga pompa te produkti, ndiqni udhëzimet më poshtë.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 1

  1. Kryeni lidhjen duke shtypur skajin tjetër të tubit të ujit në hyrjen e tubit të ujit të pompës.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 2

  1. Siguroni tubin e pompës duke e vendosur në shishe.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 3

  1. Pasi të keni përfunduar lidhjen, vendoseni pompën në prizë dhe ndizni pompën.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 4

Pas ndezjes së pompës, prisni 2-3 minuta që ajo të arrijë efikasitetin e dëshiruar.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 5

Referojuni manualit të udhëzimeve të pompës kur kryeni lidhjen e ujit.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 6

Nëse do të përdoret një shishe, nuk ka nevojë të përdorni një filtër uji.

Filtri i ujit

(Kjo veçori është opsonale)

Në varësi të modelit, produkti juaj mund të ketë një filter të jashtëm ose të brendshëm. Për të instaluar filtrin e ujit, ndiqni udhëzimet më poshtë.

Montimi i filtrit të jashtëm në mur

(Kjo veçori është opsonale)

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Montimi i filtrit të jashtëm në mur - 1

PARALAJMËRIM

Mos e instaloni filtrin te produkti.

Në varësi të modelit të produktit tuaj, kontrolloni nëse pjesët e mëposhtme janë të përfshira me produktin:

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 1

text_image 1 2 3 4

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 2

  1. Bashkuesi (1 copë): Përdoret për të lidhur tubin e ujit me pjesën e pasme të produktit.
  2. Përshtatësi i rubinetit (1 copë): Përdoret për lidhjen e linjës së ujit të ftohtë.
  3. Filtri poroz (1 copë)
  4. Fasheta e tubit (3 copë): Përdoren për të fiksuar tubin e ujit në mur.
  5. Aparati i lidhjes së filtrit (2 copë): Përdoret për montimin e filtrit në mur.
  6. Filtri i ujit (1 copë): Përdoret për të lidhur ujin e rrjetit kryesor me produktin. Nëse ka një lidhje me shishe; nuk ka nevojë të përdorni një filtër uji.
  7. Lidheni përshtatësin e rubinetit me valvulën e rrjetit kryesor.
  8. Përcaktoni vendin ku do të fiksohet filtri i jashtëm. Montoni aparatin e lidhjes së filtrit (5) në mur.
  9. Lidheni filtrin vertikalisht me kllapën e filtrit siç tregohet në etiketë. (6).

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 3

  1. Lidheni tubin e ujit që del nga pjesa e sipërme e filtrit me përshtatësin e lidhjes së ujit të produktit.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 4

  1. Pas përfundimit të lidhjes, imazhi duhet të jetë siç tregohet më poshtë.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 5

Meqenëse filtri i brendshëm që vjen në produkt nuk është i instaluar, procedurat e nevojshme për përgatitjen e tij janë si më poshtë:

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 6

Mos i përdorni 10 gotat e para të ujit pas lidhjes së filtrit.

  1. Për instalimin e filtrit, treguesi "Ice Off" duhet të jetë aktiv. Kalimi ndërmjet treguesve AKTIV dhe JOAKTIV në ekran bëhet duke shtypur butonin "Ice".

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 7

  1. Hiqni ndarjen e koshit të perimeve për të arritur te filtri i ujit.
  2. Hiqni kapakun e kalimit të filtrit të ujit duke e tërhequr drejt vetes.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 8

Eështë normale që pas heqjes së kapakut të bien disa pika uji.

  1. Futni kapakun e filtrit të ujit në mekanizëm dhe shtyjeni përpara për ta kapur në vendin përkatës.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 9

  1. Dilni nga modaliteti "Ice Off" duke shtypur përsëri butonin "Ice" në ekran.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - PARALAJMËRIM - 10

Filtri i ujit heq disa grimca të huaja nga uji. Ai nuk e pastron ujin nga mikroorganizmat.

SQ

9 Mirëmbajtja dhe pastrimi

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"! Përpara se të pastroni produktin, hiqeni nga priza ose çaktivizoni siguresën me të cilën është lidhur.

Mos vendosni duart, këmbët ose objekte metalike nën frigorifer ose midis frigoriferit dhe dyshemesë për çdo arsye. Mund të ndodhin bllokime ose cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndime personale.

  • Mos përdorni mjete të mprehta ose gërryese për pastrimin e produktit. Mos përdorni materiale si p.sh. substanca pastrimi shtëpiake, sapunë, detergjentë, gaz, benzinë, alkool, dyllë etj.
  • Pluhuri duhet të hiqet nga skara e ventilimit në anën e pasme të produktit të paktën një herë në vit (pa hapur kapakun). Pastroni produktin me një leckë të thatë.

Për produktet me shpërndarës uji/krijues akulli

  • Nëse uji në depozitë ka qëndruar për 2 – 3 javë, ai duhet të ndërrohet.
  • Depozita e ujit dhe pjesët e shpërndarësit të ujit nuk duhen larë në lavastovilje.

  • Tretni një lugë çaji me sodë në gjysmë litri ujë. Lagni një leckë me ujin dhe shtrydheni. Fshijeni pajisjen me këtë leckë dhe thajeni plotësisht.

  • Tregoni kujdes që të mos bjerë ujë te kapaku i llambës, xhami i dritës LED, vrimat e ajrimit ose dhe pjesët e tjera elektrike. Rrezik për goditje elektrike dhe qark të shkurtër!
  • Mos hapni seksione me energji elektrike aktive (kapaku i panelit të kontrollit, kapaku i pasmë i kompresorit nëse ka, etj.) pa praninë e një personi të autorizuar dhe mos kryeni asnjë pastrim, mirëmbajtje ose riparim në to. Nëse produkti juaj nuk ka kapak në pjesën e kompresorit, mos e prekni këtë me duar ose me ndonjë objekt tjetër. Rrezik për goditje elektrike dhe lëndime!
  • Pastrojeni derën me një leckë të njomë. Hiqni raftet e derës dhe të trupit, si dhe të gjithë përmbajtjen brenda frigoriferit. Hiqni raftet e derës duke i ngritur lart. Pastrojini dhe thajini raftet, më pas vendosini përsëri në vend duke i rrëshqitur nga sipër.

  • Mos përdorni ujë me klor ose produkte pastrimi në sipërfaqen e jashtme dhe në pjesët e kromuara të produktit. Klori do të shkaktojë ndryshk në sipërfaqet metalike.

  • Mos vendosni duart, këmbët ose objekte metalike nën frigorifer. Mund të ndodhin bllokime ose cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndime personale.
  • Mos përdorni mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, materiale pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, vernik dhe substanca të ngjashme, me qëllim që të parandaloni deformimin dhe heqjen e printimeve në pjesën plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një leckë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni.

Në produktet pa veçori No-Frost;

  • Në murin e pasmë të dhomës së ngrirësit mund të shfaqen pika uji dhe akulli deri në trashësinë e një gishti. Mos pastroni dhe mos përdorni kurrë vajra ose materiale të ngjashme.
  • Përdorni një leckë pak të lagur mikrofibre për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe materiale të tjera pastrimi mund të shkaktojnë gërvishtje.
  • Për të pastruar të gjitha pjesët e çmontueshme gjatë pastrimit të sipërfaqes së brendshme të produktit, lajini këto pjesë me një solucion të butë, të përbërë nga sapun, ujë dhe sodë. Shpëlajini dhe thajini plotësisht. Shmangni kontaktin e ujit me pjesët e ndriçimit dhe me panelin e kontrollit.
  • Tregoni kujdes të mos lagni kapakun e llambës dhe pjesët e tjera elektrike.
  • Pastrojeni derën me një leckë të njomë. Hiqni të gjitha ushqimet për të hequr raftet e derës dhe raftet e brendshme. Hiqni raftet e derës duke i ngritur lart. Pastrojini dhe thajini raftet, më pas vendosini përsëri në vend duke i rrëshqitur nga sipër.

  • Mos përdorni ujë me klor ose produkte pastrimi në sipërfaqen e jashtme dhe në pjesët e kromuara të produktit. Klori do të shkaktojë ndryshk në sipërfaqet metalike.

  • Mos përdorni mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, materiale pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, vernik dhe substanca të ngjashme, me qëllim që të parandaloni deformimin dhe heqjen e printimeve në pjesën plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një leckë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni.
  • Në produktet që nuk kanë veçorinë Pa brymë, në faqen e pasme të ndarjes së ftohësit mund të formohen pikla uji ose akull me një trashësi deri një gisht. Mos pastroni dhe mos përdorni kurrë vajra ose materiale të ngjashme.
  • Përdorni vetëm një leckë pak të lagur mikrofibre për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe materiale të tjera pastrimi mund të shkaktojnë gërvishtje.
  • Për të pastruar të gjitha pjesët e çmontueshme gjatë pastrimit të sipërfaqes së brendshme të produktit, lajini këto pjesë me një solucion të butë, të përbërë nga sapun, ujë dhe sodë. Shpëlajini dhe thajini plotësisht. Shmangni kontaktin e ujit me pjesët e ndriçimit dhe me panelin e kontrollit.
  • Mos përdorni uthull, alkool për fërkim ose agjentë të tjerë pastrimi me bazë alkooli në sipërfaqen e brendshme.

Sipërfaqet e jashtme inox

Përdorni një agjent pastrues jogërryes për inoksin dhe aplikojeni me një leckë të butë pa push. Për ta lustruar, fshijeni butësisht sipërfaqen me një leckë mikrofibre të lagur me ujë dhe përdorni leckë të thatë kamoshi. Ndiqni gjithmonë venat e inoksit.

Parandalimi i aromave

Produkti është i prodhuar pa materiale me erëra të këqija. Sidoqoftë, mbajtja e ushqimeve në mënyrë të papërshtatshme

dhe pastrimi i papërshtatshëm i sipërfaqeve të brendshme mund të shkaktojnë erëra të këqija.

  • Për të shmangur këtë, pastrojeni pjesën e brendshme me ujë me sodë çdo 15 ditë.
  • Mbani ushqimet në mbajtëse të mbyllura, pasi mikroorganizmat që dalin nga ushqimet e mbajtura në enë të pambyllura do të shkaktojnë erë të keqe.

10 Zgjidhja e problemeve

Në fillim lexoni "Udhëzimet për sigurinë"! Kontrolloni këtë listë përpara se të kontaktoni me shërbimin. Kjo gjë do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përfshin ankesat e shpeshta që nuk kanë të bëjnë me defekte në prodhim ose materiale. Disa veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të vlefshme për produktin tuaj.

Nëse problemi vazhdon pas ndjekjes së udhëzimeve në këtë pjesë, kontaktoni me shitësin ose shërbimin e autorizuar. Mos u përpiqni ta riparoni produktin.

Frigoriferi nuk punon.

  • Spina elektrike nuk është futur plotësisht. >>> Shtyjeni që të futet plotësisht në prizë.
  • Siguresa e lidhur me prizën që furnizon produktin ose siguresa kryesore është e djegur. >>> Kontrolloni siguresën.

Kondensimi në murin anësor të ndarjes së ftohësit (ME DISA ZONA, KONTROLLI I FRESKISË dhe ZONA FLEKSIBËL).

  • Dera hapet shumë shpesh. >>> Kini kujdes që të mos e hapni derën e produktit shumë shpesh.
  • Ambienti është shumë i lagësht. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me lagështi.
  • Ushqimet që kanë lëngje mbahen në enë të paizoluara. >>> Ruani ushqimet me lëngje në enë të izoluara.
  • Dera e produktit éshtë lënë e hapur. >>> Mos e mbani derën e produktit të hapur për periudha të gjata.
  • Termostati është vendosur në një temperaturë shumë të ftohtë. >>> Vendosni termostatin në një temperaturë të përshtatshme.

- Mos i mbani ushqimet e skaduara ose të prishura në frigorifer.

Mbrojtja e sipërfaqeve plastike

Vaji i derdhur në sipërfaqet plastike mund të dëmtojë sipërfaqen dhe duhet të pastrohet menjëherë me ujë të ngrohtë.

  • Në rast të ndërprerjes së papritur të rrymës ose heqjes së spinës dhe futjes së saj përsëri, presioni i gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk është i balancuar, gjë që aktivizon mbrojtjen termike të kompresorit. Produkti do të rindizet pas rreth 6 minutash. Nëse produkti nuk rindizet pas kësaj periudhe, kontaktoni me shërbimin.
  • Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale për një produkt me shkrirje plotësisht automatike. Shkrirja kryhet në mënyrë periodike.
  • Produkti nuk është futur në prizë. >>> Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë i lidhur.
  • Cilësimi i temperaturës është i gabuar. >>> Zgjidhni cilësimin e duhur të temperaturës.
  • Energjia është ndërprerë. >>> Produkti do të vazhdojë të funksionojë normalisht pasi të rikthehet energjia elektrike.

Zhurma e funksionimit të frigoriferit po rritet gjatë përdorimit.

  • Performanca e funksionimit të produktit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Frigoriferi punon shumë shpesh ose për shumë kohë.

- Produkti i ri mund të jetë më i madh se ai i mëparshmi. Produktet më të mëdha do të punojnë për periudha më të gjata.

  • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>> Produkti do të funksionojë normalisht për periudha të gjata në një temperaturë më të lartë të dhomës.
  • Produkti mund të jetë vënë së fundi në prizë ose një ushqim i ri është vendosur brenda në të. >>> Produktit do t'i duhet më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur është futur së fundi në prizë ose kur vendoset brenda një artikulli të ri ushqimor. Kjo është normale.
  • Sasi të mëdha ushqimi të nxehtë mund të jenë vendosur së fundi në produkt. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta në produkt.
  • Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë për një kohë më të gjatë. Mos i hapni dyert shumë shpesh.
  • Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë plotësisht të mbyllura.
  • Produkti mund të vendoset në një temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën në një nivel më të lartë dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar.
  • Larësja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e ndotur, e konsumuar, e thyer ose nuk është vendosur siç duhet. >>> Pastroni ose zëvendësoni gominën. Larësja e dëmtuar/shqyer e derës do të bëjë që produkti të funksionojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale.

Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët, por temperatura e ftohësit është e përshtatshme.

- Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ngrirësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme.

- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ftohësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Artikujt ushqimorë të mbajtur në sirtarët e ndarjeve të ftohësit janë të ngrira.

- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ftohësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Temperatura në ftohës ose ngrirës është shumë e lartë.

- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të lartë. >>> Cilësimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit ndikon në temperaturën në ndarjes së ngrirësit. Prisni derisa temperatura e pjesëve përkatëse të arrijë nivelin e mjaftueshëm duke ndryshuar temperaturën e ndarjeve të ftohësit ose ngrirësit.

- Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni dyert shumë shpesh.

- Dera mund të jetë e hapur. >>> Mbyllni plotësisht derën.

- Produkti mund të jetë vënë së fundi në prizë ose një ushqim i ri është vendosur brenda në të. >>> Kjo është normale. Produktit do t'i duhet më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur është futur së fundi në prizë ose kur vendoset brenda një artikulli të ri ushqimor.

- Sasi të mëdha ushqimi të nxehtë mund të jenë vendosur së fundi në produkt. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta në produkt.

Dridhje ose zhurmë.

- Sipërfaqja nuk është e sheshtë ose e qëndrueshme >>> Nëse produkti dridhet kur lëvizet ngadalë, rregulloni

mbështetësen për të ekuilibruar produktin. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë mjaft e qëndrueshme për të mbajtur produktin.

  • Çdo artikull i vendosur brenda në produkt mund të shkaktojë zhurmë. >>> Hiqni çdo artikull të vendosur në produkt.
  • Produkti bën zhurmë si rrjedhje lëngjesh, spërkatje etj.
  • Parimet e funksionimit të produktit përfshijnë qarkullimin e lëngjeve dhe gazit. >>> Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Nga produkti dëgjohet zhurma e erës që fryn.

- Produkti përdor një ventilator për procesin e ftohjes. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Ka kondensim në muret e brendshme të produktit.

  • Moti i nxehtë ose i lagësht do të rrisë formimin e akullit dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
  • Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni dyert shumë shpesh; nëse është e hapur, mbylleni derën.
  • Dera mund të jetë e hapur. >>> Mbyllni plotësisht derën.

Ka kondensim në pjesën e jashtme të produktit ose midis dyerve.

- Klima e ambientit mund të jetë me lagështi, kjo është shumë normale në klimë me lagështi. >>> Kondensimi do të shpërndahet kur të ulet lagështia.

Pjesa e brendshme mban erë të keqe.

  • Produkti nuk pastrohet rregullisht. >>> Pastroni rregullisht pjesën e brendshme duke përdorur një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe ujë të gazuar.
  • Disa mbajtëse dhe materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>> Përdorni mbajtëse dhe materiale paketimi pa erë.

  • Ushqimet janë vendosur në enë të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet në mbajtëse të izoluara. Mikroorganizmat mund të përhapen nga ushqimet e paizoluara dhe të shkaktojnë erëra të këqija.

  • Hiqni çdo ushqim të skaduar ose të prishur nga produkti.

Dera nuk mbyllet.

  • Paketimet e ushqimeve mund të bllokojnë derën. >>> Zhvendosni çdo artikull që bllokon dyert.
  • Produkti nuk qëndron në pozicionin plotësisht vertikal mbi dysheme. >>> Rregulloni mbështetësen për të balancuar produktin.
  • Sipërfaqja nuk është e sheshtë ose e qëndrueshme >>> Sigurohuni që sipërfaqja të jetë e sheshtë dhe mjaft e qëndrueshme për të mbajtur produktin.

Ndarësja e perimeve është bblokuar.

- Artikujt ushqimorë mund të jenë në kontakt me pjesën e sipërme të sirtarit. >>> Riorganizoni artikujt ushqimorë në sirtar.

Temperatura në sipërfaqen e produktit.

- Temperatura e lartë mund të vërehet midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në zonën e pasme të grilës gjatë përdorimit të produktit tuaj. Kjo është normale dhe nuk kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim.

Ventilatori vazhdon të funksionojë kur hapet dera.

- Ventilatori mund të vazhdojë të funksionojë kur dera e ngrirësit është e hapur.

Nëse problemi vazhdon pas ndjekjes së udhëzimeve në këtë pjesë, kontaktoni me shitësin ose shërbimin e autorizuar. Mos u përpiqni ta riparoni produktin. Kjo është normale.

WHIRLPOOL WHG2 6574W XK5E - Ventilatori vazhdon të funksionojë kur hapet dera. - 1

Disa defekte (të thjeshta) mund të menaxhohen në mënyrën e duhur nga përdoruesi fundor pa pasur ndonjë problem sigurie ose përdorim të pasigurt, me kusht që ato të kryhen brenda kufijve dhe në përputhje me udhëzimet e mëposhtme (shikoni seksionin "Riparimi vetë").

Për këtë arsye, përveç rasteve kur autorizohet ndryshe në seksionin "Riparimi vetë" më poshtë, për riparimet duhet t'u drejtoheni riparuesve profesionistë të regjistruar në mënyrë që të shmangen problemet e sigurisë. Një riparues profesionist i regjistruar është një riparues profesionist të cilit i është dhënë akses në udhëzimet dhe listën e pjesëve të këmbimit të këtij produkti nga prodhuesi sipas metodave të përshkruara në aktet legjislative në përputhje me Direktivën 2009/125/EC.

Megjithatë, vetëm agjenti i shërbimit (d.m.th. riparuesit profesionistë të autorizuar) që mund t'i kontaktoni nëpërmjet numrit të telefonit të dhënë në manualin e përdorimit/kartën e garancisë ose nëpërmjet tregtarit të autorizuar mund të ofrojë shërbim sipas kushteve të garancisë. Prandaj, kini parasysh që riparimet nga riparues profesionistë (të cilët nuk janë të autorizuar nga) Whirlpool do ta bëjnë të pavlefshme garancinë.

Riparimi vetë

Riparimi vetë mund të bëhet nga përdoruesi fundor në lidhje vetëm me pjesët e mëposhtme të këmbimit: dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, tava, shporta dhe gominat e dyerve (një listë e përditësuar është gjithashtu e disponueshme në https://parts-selfservice.europeanappliances.com që nga data 1 mars 2021).

Për më tepër, për të garantuar sigurinë e produktit dhe për të parandaluar rrezikun e lëndimeve serioze, vetëriparimi i përmendur duhet të bëhet duke ndjekur udhëzimet në manualin e përdorimit për vetëriparim ose që janë të disponueshme në https://partsselfservice.europeanappliances.com. Për sigurinë tuaj, hiqeni produktin nga priza përpara se të provoni një riparim vetë.

Riparimi dhe përpjekjet për riparim nga përdoruesit i pjesëve që nuk përfshihen në një listë të tillë dhe/ose duke mos ndjekur udhëzimet në manualët e përdorimit për riparimin vetë ose të cilat janë të disponueshme në https://parts-selfservice.europeanappliances.com, mund të ngrenë çështje sigurie që nuk i atribuohen Whirlpool, dhe do ta bëjnë të pavlefshme garancinë e produktit.

Prandaj, rekomandohet shumë që përdoruesit fundorë të shmangin përpjekjet për të kryer riparime jashtë listës së përmendur të pjesëve rezervë, duke kontaktuar në raste të tilla me riparues profesionistë të autorizuar ose riparues profesionistë të regjistruar. Përkundrazi, përpjekje të tilla nga përdoruesit fundorë mund të shkaktojnë probleme sigurie dhe të dëmtojnë produktin dhe më pas të shkaktojnë zjarr, përmbytje, goditje elektrike dhe lëndime të rënda personale.

Për shembull, por pa u kufizuar në riparimet e mëposhtme, duhet t'u drejtohen riparuesve profesionistë të autorizuar ose riparuesve profesionistë të regjistruar për këto: kompresori, qarku ftohës, bordi kryesor, bordi i inverterit, paneli i ekranit etj.

Prodhuesi/shitësi nuk mund të mbahet përgjegjës në asnjë rast kur përdoruesit përfundimtarë nuk respektojnë sa më sipër. Disponueshmëria e pjesëve të ndërrimit të frigoriferit që keni blerë është për 10 vite. Gjatë kësaj periudhe, pjesët originale të ndërrimit do të jenë të disponueshme për funksionimin e frigoriferit në mënyrën e duhur.

Kohëzgjatja minimale e garancisë së frigoriferit që keni blerë është 24 muaj. Ky produkt është i pajisur me një burim ndriçimi të klasës së energjisë "G".

Burimi i ndriçimit në këtë produkt duhet të zëvendësohet vetëm nga një riparues profesionist.

Shikoni gjithashtu

2 CLAUSE DE NON-RESPONSABILITÉ [ } 60]

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : WHIRLPOOL

Modeli : WHG2 6574W XK5E

Kategori : Frigorifer