MIDEA MDRS791MIC46 - Frigorifer

MDRS791MIC46 - Frigorifer MIDEA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MDRS791MIC46 MIDEA në format PDF.

📄 387 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MIDEA MDRS791MIC46 - page 327
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MDRS791MIC46 MIDEA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MDRS791MIC46 - MIDEA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MDRS791MIC46 e markës MIDEA.

MANUAL I PËRDORUESIT MDRS791MIC46 MIDEA

Faleminderit që zgjodhët produktin Midea! Përpara se të përdorni produktin tuaj të ri Midea, ju lutemi lexojeni tërësisht këtë manual për t'u siguruar që dini të përdorni në mënyrë të sigurt veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj e re.

PËRMBAJTJA

LETRA E FALÄNDERIMIT 01

SPECIFIKIMET 02

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI PRODUKTIN----03

INSTALIMI I PRODUKTIT 04

UDHËZIMET E OPERIMIT 08

KONFIGURIMI DHE FUNKSIONIMI I APLIKACIONIT----13

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA 15

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 16

SHTOJCË 19

AL

SPECIFIKIMET

Modeli i produktit MDRS791MIE
Voltazhi/Frekuenca e vlerësuar 220-240V~/50Hz
Vlera e Rrymës Elekstrike 1,9A
Volumi i përgjithshëm 592L
Volumi i Dhomës Për Ruajtjen e Ushqimit të Freskët379L
Volumi i Dhomës së Ushqimit të Ngrirë 213L
Koha e Rritjes së Temperaturës 7h
Kapaciteti i Ngrirjes 12kg/24orë
Dimensionet e përgjithshme (Gj x Th x L) 910x698x1775mm
Modeli i produktit MDRS791MIC
Voltazhi/Frekuenca e vlerësuar 220-240V~/50Hz
Vlera e Rrymës Elektrike 1,9A
Volumi i përgjithshëm 592L
Volumi i Dhomës Për Ruajtjen e Ushqimit të Freskët379L
Volumi i Dhomës së Ushqimit të Ngrirë 213L
Koha e Rritjes së Temperaturës 9h
Kapaciteti i Ngrirjes 12kg/24orë
Dimensionet e përgjithshme (Gj x Th x L) 910x698x1775mm

MIDEA MDRS791MIC46 - SPECIFIKIMET - 1

MSmartHome

Modeli i modulit të rrjetit wireless MWB-S-WB01
Standard IEEE 802. 11b/g/n
Tipi i Antenës Antenna e shtypur PCB
Brezi i frekuencës 2400 - 2483,5 MHz
Temperatura e punimit0°C~ 85°C /32°C ~185°CLagështira e punimit: 10% ~ 85%
Burimi i EnergjisëDC5V/500mAMaksimumi Fuqia e transmetimit:<20dBm

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI PRODUKTIN

Emrat e përbërësve

MIDEA MDRS791MIC46 - VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI PRODUKTIN - 1

5 Sirtarët e dyerve
6 Rafti Prej Qelqi
7 Rafti i kontrollit të lagësht
8 Kutia e freskët

VINI RE

Fotografia e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi i vërtetë do të varet nga produkti fizik ose deklarata nga distributori.

  • Në varësi të klasës klimatike, Kjo pajisje ftohëse është projektuar të përdoret në intervalet e temperaturës së mjedisit siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.
  • Klasa e klimës mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Produkti mund të mos funksionojë siç duhet në temperatura përtej vlerave të specifikuara.
  • Klasën e klimës mund ta gjeni në etiketën e produktit.

Diapazoni i temperaturave efektive

- Produkti është projektuar për të punuar normalisht brenda intervalit të temperaturës të specifikuar nga parametrat e klasës së tij.

Klasa SimboliDiapazoni i temperaturës së mjedisit °C
IEC 62552 (ISO 15502) ISO 8561
Ngrohtë e zgjeruar SN + 10 në + 32 + 10 në + 32
Ngrohtë N + 16 në + 32 + 16 në + 32
Subtropikal ST + 16 në + 38 + 18 në + 38
Tropikal T + 16 në + 43 + 18 në + 43

Përmasat dhe hapësirat

- Distanca shumë e vogël nga objektet ngjitur mund të shpjerë në zvogëlimin e aftësisë ngrirëse dhe në rritjen e kostove të energjisë elektrike. Lini mbi 100 mm hapësirë nga secili mur ngjitur kur instaloni pajisjen.

MIDEA MDRS791MIC46 - Përmasat dhe hapësirat - 1

text_image >100mm Hapësira e nevojshme për qarkullimin e ajrit >>100mm Pamje nga sipër >>100mm >>100mm

VINI RE

Fotografia e mësipërme është vetëm për reference. Konfigurimi i vërtetë do të varet nga produkti fizik ose deklarata nga distributori.

Diagrami i kërkesës për hapësirë (kur dera është e hapur dhe kur dera është e mbyllur)

MIDEA MDRS791MIC46 - VINI RE - 1

GjerësiaLartësia e PërgjithshmeThellësia Pa derëThellesia a hapjes së dyerve 125°Gjerësia e hapjes së dyerve 125°
A B C C1 D E
910 1775 698 610 1010 1470

Njoftim: Të gjitha përmasat në mm

AL

Këmbët e nivelimit

Njësia duhet të nivelohet për të shmangur dridhjet.

Nëse është e nevojshme, rregulloni vidhat e nivelimit për të kompensuar dyshemenë e paniveluar.

Pjesa e përparme duhet të jetë pak më e ngritur se pjesa e pasme për të ndihmuar në mbylljen e derës.

Vidhat e nivelimit mund të rrotullohen lehtësisht duke e anuar paksa strukturën.

Rrotulloni vidhat e nivelimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të ngritur më ⇌ lart njësinë, dhe në drejtim të akrepave të ⇌ pës për ta ulur atë.

Nivelimi i dyerve

Nëse dyert nuk janë në të njëjtën lartësi, dera mund të rregullohet me anë të një çelësi.

A- Për të ngritur derën më lart, rrotullojeni dadon (1) në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

B- Për të ulur derën më poshtë, rrotullojeni dadon (1) sipas drejtimit të akrepave të orës.

C-Kur dera të jetë drejtuar siç duhet, fiksojeni atë me dadon (2).

MIDEA MDRS791MIC46 - Nivelimi i dyerve - 1

text_image Boshti i fiksuar Rregullimi i vidhës Vidha e mbylljes Këmbët niveluese

Lëvizja e pajisjes

  1. Hiqini të gjitha ushqimet nga brendësia e pajisjes.
  2. Hiqeni spinën elektrike, futeni dhe fiksojeni atë në mbajtësen e spinës në pjesën e pasme ose të sipërme të pajisjes.
  3. Fiksojini me letër ngjitëse pjesët si raftet dhe dorezën e derës për të shmangur rrëzimin gjatë lëvizjes së pajisjes.
  4. Lëvizni me kujdes pajisjen duke angazhuar më shumë se dy persona. Gjatë transportimit të pajisjes në një distancë të gjatë, mbajeni pajisjen në këmbë.
  5. Pas instalimit të pajisjes, futeni spinën elektrike në një prizë për të ndezur pajisjen.

VINI RE

Masat paraprake para vënies në punë:

Përpara se të bëni ndryshime, frigoriferi duhet të shkëputet patjetër nga burimi i rrymës. duhen marrë masa paraprake për të parandaluar ndonjë dëmtim vetjak.

Ndërrimi i dritës

- Zëvendësimi ose mirëmbajtja e dritave LED është menduar të bëhet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose personi i ngjashëm i kualifikuar.

VINI RE

Ky produkt përmban dy burime drite të klasës së efiçencës së energjisë (G).

Lidhja e pajisjes

Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në një prizë.

VINI RE

Pasi të keni lidhur kordonin e furnizimit me energji elektrike (ose spinën) në prizë, prisni 2 deri 3 orë përpara se të futni ushqime në pajisje. Nëse fusni ushqim brenda përpara se pajisja të jetë ftohur plotësisht, ushqimi juaj mund të prishet.

Këshilla për kursimin e energjisë

- Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, kaloriferëve ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më shpesh dhe më gjatë, duke çuar në rritjen e konsumit të energjisë.

- Sigurohuni që të ketë ventilim të mjaftueshëm në bazamentin e pajisjes, në pjesët anësore dhe në pjesën e pasme të pajisjes. Asnjëherë mos i mbuloni hapjet e ajrosjes.

- Ju lutemi kini parasysh gjithashtu përmasat e hapësirave ndarëse në kapitullin "Instalimi".

- Rregullimi i duhur i sirtarëve, rafteve dhe shinave siç tregohet në ilustrim ofron një përdorimin më efikas të energjisë dhe për këtë arsye ai duhet të respektohet sa më tepër që të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda pajisjes për të mbajtur temperaturën të qëndrueshme dhe për të kursyer energji.

- Për të përftuar një hapësirë më të madhe ruajtjeje (si p.sh. për mallra voluminoze të ftohta /të ngrira), sirtarët e mesëm mund të hiqen. Sirtarët dhe raftet e sipërm dhe të poshtëm duhet të hiqen të fundit nëse kjo është e nevojshme.

- Një dhomë frigoriferike/ngrirëse e mbushur në mënyrë të njëtrajtshme kontribuon në një përdorim optimal të energjisë. Prandaj, mos i lini dhomat e zbrazëta apo gjysëm të zbrazëta.

- Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara se ta vendosni në frigorifer/ngrirës. Ushqimi tashmë i ftohur rrit eficencën e energjisë.

- Lërini ushqimet e ngrira të shkrihen në frigorifer. Ftohtësia e ushqimit të ngrirë redukton konsumin e energjisë në dhomën ftohëse dhe për rrjedhojë rrit efiçencën e energjisë.

- Hapeni derën vetëm për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të minimizuar humbjen e të ftohtit. Hapja e derës për një kohë të shkurtër dhe mbyllja e saj në kohën e duhur redukton konsumin e energjisë.

- Vendosja e temperaturës jo më poshtë nga sa është e nevojshme kontribuon në përdorimin optimal të energjisë. Temperatura optimale në frigorifer është +7°C. Duhet të matet sa më përpara në pjesën e sipërme të frigoriferëve.

- Guarnicionet e dyerve të pajisjes suaj duhet të jenë krejtësisht të padëmtuara në mënyrë që dyert të mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të panevojshme.

UDHËZIMET E OPERIMIT

Paneli i kontrollit
MIDEA MDRS791MIC46 - UDHËZIMET E OPERIMIT - 1

Ekrani Butoni
1Ikona e Super Cooling (Super Ftohjes)AButoni i Temperature down (Uljes së temperaturës)
2Ikona e Super Freezing (Super Ngrirjes)BButoni i Temperature zone selection (Përzgjedhjes së zonës së temperaturës)
3Ikona e Vacation (Pushimit)CButoni i Temperature up (Ngritjes së temperaturës)
4Temperatura e dhomës së ftohjesDButoni i mode/network configuration (konfigurimit të modalitetit/rrjetit)
5Temperatura e dhomës së ngrirësitEButoni i Lock/Unlock (Kyçjes/ Shkyçjes)
6Ikona e Wireless Network (Rrjetit Wireless)
7Ikona e Temperature display (Shfaqjes së temperaturës)
8Ikona e Lock (Kyçjes)

MIDEA MDRS791MIC46 - UDHËZIMET E OPERIMIT - 2

VINI RE

Paneli aktual i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model.

Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energjinë.

Nëse ka ndonjë kontakt me gishtin ose lëkurën në panelin e kontrollit gjatë pastrimit të tij, funksioni i butonit mund të futet në punë.

Lock ☐/ Unlock (Kyçje/Shkyçje)

- Në gjendje të shkyçur, shtypeni gjatë butonin per 3 sekonda, futeni në gjendjen e kyçjes; Në gjendje të kyçur, shtypni gjatë butonin per 3 sekonda, ikona e kyçjes zhduket dhe hyn në gjendjen e shkyçjes. Të gjitha funksionet e mëposhtme duhet të përdoren në statusin e shkyçur.

Modaliteti i Vacation (Pushimeve)

MIDEA MDRS791MIC46 - Modaliteti i Vacation (Pushimeve) - 1

- Klikoni butonin Mode Per të hyrë në modalitetin e pushimit. Ikona ndizet, modaliteti i pushimit do të aktivizohet pas kyçjes së panelit të kontrollit.

- Në modalitetin e pushimit, dhoma frigoriferike fiket dhe paneli i zonës së temperaturës - temperatura e dhomës së ngrirësit është e vendosur në -18°C.

Modaliteti i Super Cooling (Super Ftohjes)

MIDEA MDRS791MIC46 - Modaliteti i Super Cooling (Super Ftohjes) - 1

- Klikoni butonin per të hyrë në modalitetin e ftohjes së shpejtë. Ikona ndizet, modaliteti i ftohjes së shpejtë do të aktivizohet pas kyçjes së panelit të kontrollit. Dalje të shpejta të ftohta për 6 orë.

Modaliteti Super Freezing (Super Ngrirjes)

MIDEA MDRS791MIC46 - Modaliteti Super Freezing (Super Ngrirjes) - 1

- Klikoni butonin per të hyrë në modalitetin e ngrirjes së shpejtë. Ikona ndizet, modaliteti i ngrirjes së shpejtë do të aktivizohet pas kyçjes së panelit të kontrollit. Ngrirja e shpejtë çaktivizohet pas 24 orësh.

Vendosja e temperaturës së dhomës ftohëse

- Klikoni në butonin e përzgjedhjes së zonës së temperaturës Temp. Select, temperatura e dhomës së frigoriferit do të pulsojë. Pastaj klikoni butonin se përsëri për të vendosur temperaturën dhe do të dëgjoni një bip. Diapazoni i cilësimeve është midis 2°C dhe 8°C. Sa herë që klikoni butonin, temperatura do të ndryshohet me 1°C. Pas rregullimit, tubi dixhital do të vazhdojë të pulsojë për 5 sekonda. Cilësimi i ri i temperaturës do të aktivizohet pas kyçjes së panelit të kontrollit.

Vendosja e temperaturës së dhomës së ngrirësit

- Klikoni butonin e përzgjedhjes së zonës së temperaturës Temp. Select, temperatura e dhomës së ngrirësit do të pulsojë. Më pas klikoni butonin se persëri për të vendosur temperaturën dhe pastaj do të dëgjoni një bip. Diapazoni i cilësimeve është midis -16°C dhe -24°C. Sa herë që klikoni butonin, temperatura do të ndryshojë me 1°C. Pas rregullimit, tubi dixhital do të vazhdojë të pulsojë për 5 sekonda. Cilësimi i ri i temperaturës do të aktivizohet pas kyçjes së panelit të kontrollit.

VINI RE

Vendosja e rekomanduar: Dhoma e frohjes 5°C Dhoma e ngrirjes -18°C.

Funksioni i ngrirjes së shpejtë është krijuar për të ruajtur vlerat ushqimore të ushqimeve në frigorifer. Ai mund t'a ngrijë ushqimin në kohën më të shkurtër të mundshme. Nëse një sasi e madhe ushqimi ngrihet njëkohësisht, rekomandohet që përdoruesi të aktivizojë funksionin e ngrirjes së shpejtë dhe pastaj t'a vendosë ushqimin brenda. Në këtë rast, shpejtësia e ngrirjes në dhomën e ngricës rritet, gjë që mund ta bëjë ushqimin të ngrijë shpejt, duke ia ruajtur në mënyrë efektive vlerat ushqyese dhe duke e lehtësuar ruajtjen.

Cilësimi i rrjetit wireless-konfigurimi i AP

- Ju lutemi, startoni modalitetin AP përpara se të lidheni me aplikacionin celular. Si në gjendje të kyçur ashtu edhe të shkyçur, shtypeni dhe mbani të shtypur butonin e modalitetit Per 3 sekonda për të detyruar modulin wireless të frigoriferit të vendoset në modalitetin AP dhe më pas zona e panelit së temperaturës do të shfaqë AP; Pasi moduli të konfigurohet me sukses për të hyrë në modalitetin AP, ai do të dalë automatikisht nga modaliteti AP dhe zona e panelit të temperaturës do të rikthehet në pamjen normale të temperaturës; Pas vendosjes së modalitetit AP, nëse moduli nuk është konfiguruar me sukses për 10 sekonda, ai do të dalë me forcë nga modaliteti AP dhe do të rikthejë panelin normal të temperaturës.

Ruajtja në kushtet e mungesës së energjisë

- Në rast të ndërprerjes së energjisë, gjendja e menjëhershme e punës do të bblokohet dhe do të mirëmbahet për t'u ri-elektrizuar më pas.

Hapja e kontrollit të paralajmërimit dhe alarmit

- kur hapni dyert e frigoriferit, do të luhet muzika e hapjes. Nëse dera nuk myllet për dy minuta, zilja do të bjerë nga një herë çdo minutë derisa dera të myllet. Shtypni cilindo buton për të ndaluar sinjalin e alarmit.

VINI RE

Çaktivizo tingullin e hapjes së derës: Shtypeni dhe mbajeni shtypur tastin e kombinimit dhe Dër 3 sekonda për të çaktivizuar ose aktivizuar tingullin e hapjes së derës (tingulli është i aktivizuar fabrikisht). Çaktivizo tingullin e alarmit të hapjes së derës: Jo e mundur

Kodi e gabimit

- Paralajmërimet e mëposhtme që shfaqen në ekran tregojnë gabimet përkatëse të frigoriferit. Megjithëse frigoriferi mund të ketë akoma funksion të ruajtjes së ftohtë me gabimet e mëposhtme, përdoruesi duhet të kontaktojë një specialist mirëmbajtjeje, në mënyrë që të sigurojë funksionimin e optimizuar të pajisjes.

Kodi i GabimitPërshkrimi i gabimit
E1 Dështimi i sensorit të temperaturës i dhomës së ftohjes
E2 Dështimi i sensorit të temperaturës i dhomës së ngrirjes
E5 Senzori i gabuar i zbulimit të shkrirjes se frizit.
E6 Gabim në komunikim
E7 Gabim i sensorit të temperaturës së ambientit

Këshilla për ruajtjen e ushqimit

Dhoma e ngrirjes

  • Ngrirësi është ideuar për ruajtjen e ushqimeve të ngrira në temperaturë shumë të ulët, për ruajtjen afatgjatë të ushqimeve të ngrira dhe për prodhimin e akullit.
  • Përdorni raftet në derën e ngrirësit vetëm për të ruajtur ushqime të ngrira, jo për ruajtjen e ushqimeve të nxehta të destinuara për ngrirje.
  • Mos vendosni ushqime të freskëta dhe të ngrira pranë njëri-tjetrit. Ushqimi i ngrirë mund të shkrihet.
  • Kur ngrini ushqime të freskëta (si mish, peshk ose mish të grirë), ndajini ato në pjesë të cilat mund të përdoren në të njëjtën kohë.
  • Ruajtja e ushqimeve të ngrira: udhëzimet zakonisht shkruhen në paketim, udhëzime të cilat duhet të ndiqen me rigorozitet. Nëse nuk ka informacion të shkruar mbi paketimin, ushqimi nuk duhet të ruhet për më shumë se tre muaj nga data e blerjes.
  • Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni që ato të jenë ngrirë në një temperaturë të përshtatshme dhe që paketimi të mos jetë i dëmtuar.
  • Ushqimet e ngrira duhet të ruhen në pako të përshtatshme për të ruajtur cilësinë dhe duhet të rikthehen në dhomën e ngrirjes sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Nëse një pako me ushqime të ngrira shfaq lagështi ose fryrje anormale, ka të ngjarë që të jetë ruajtur në temperaturën e gabuar dhe përmbajtja e saj të jetë prishur.
  • Periudha e ruajtjes së ushqimeve të ngrira varet nga temperatura e dhomës, konfigurimi i termostatit, shpeshtësia e hapjes së derës së frigoriferit, lloji i ushqimit dhe koha e transportit të produktit nga dyqani në banesë. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e shënuara në paketim dhe mos e tejkaloni kohën maksimale të ruajtjes të shkruar në paketim.

Dhoma e ftohjes

  • Për të reduktuar lagështirën dhe akumulimin e mëvonshëm të akullit, mos i vendosni kurrë lëngjet në frigorifer në enë të pambyllura. Ngrica ka tendencën të përqendrohet në pjesët më të ftohta të avulluesit. Ruajtja e lëngjeve të pambuluara çon në një nevojë më të shpeshtë për shkrirje.
  • Kurrë mos vendosni ushqime të ngrohta në frigorifer. Këto duhet fillimisht të ftohen në temperaturën e dhomës dhe më pas të vendosen në frigorifer në mënyrë që të sigurohet qarkullimi i duhur i ajrit në frigorifer.
  • Ushqimet apo enët e ushqimeve nuk duhet të prekin murin e pasmë të frigoriferit sepse mund të ngrijnë në mur. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit.
  • Mishi dhe peshku i pastër (I paketuar në një pako ose qese celofoni) mund të vendosen në frigorifer, dhe mund të përdoren për 1-2 ditë.
  • Frutat dhe perimet e pa ambalazhuara mund të vendosen në pjesën e caktuar për fruta dhe perime të freskëta.

VINI RE

Cilësimi optimal i temperaturës për çdo ndarje varet nga temperatura e mjedisit. Temperatura e sipërme optimale bazohet në temperaturën e mjedisit prej 25 °C.

NumriTIPI i ndarjesTemperatura e synuar e ruajtjes [°C]Ushqimi i përshtatshëm
1Ngrirësi +2~ +8Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e qumështit,ëmbëlsirat, pijet dhe ushqimet e tjera nuk janë tëpërshtatshme për ngrirje.
2(***)*-Freezer (Ngrirësi)≤-18Ushqimet e detit (peshk, karkaleca, butakë),produktet ujore të ujërave të ëmbla dheproduktet e mishit (rekomandohen të ruhen për3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aqmë e dobët është shija dhe vlerat ushqimimore),i përshtatshëm për ushqime të freskëta të ngirira.
3***-Freezer (Ngrirësi)≤-18Ushqimet e detit (peshk, karkaleca, butakë),produktet ujore të ujërave të ëmbla dheproduktet e mishit (rekomandohen të ruhen për3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aqmë e dobët ûshtë shija dhe vlerat ushqimimore),i përshtatshëm për ushqime të freskëta të ngirira.
4**-Freezer (Ngrirësi)≤-12Ushqimet e detit (peshk, karkaleca, butakë),produktet ujore të ujërave të ëmbla dheproduktet e mishit (rekomandohen të ruhen për3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aqmë e dobët ûshtë shija dhe vlerat ushqimimore)i përshtatshëm për ushqime të freskëta të ngirira.
5*-Freezer (Ngrirësi)≤-6Ushqimet e detit (peshk, karkaleca, butakë),produktet ujore të ujërave të ëmbla dheproduktet e mishit (rekomandohen të ruhen për3 muaj, sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aqmë e dobët ûshtë shija dhe vlerat ushqimimore) ,i përshtatshëm për ushqime të freskëta të ngirira.
60-yje -6~ 0Mishi i derrit i freskët, viçi, peshku, pula, disa ushqime të përpunuara të paketuara etj.(Rekomandohet të konsumohen brenda së njëjtës ditë, mundësisht jo më shumë se pas 3 ditësh).Ushqime pjesërisht të përpunuara të kapsuluara(ushqime që nuk ngrihen).
7Ngrica -2~ +3Mishi i derrit i freskët/ i ngrirë, viçi, pula,produkte ujore të ujërave të ëmbla, etj. (7 ditënën 0°C dhe nëse janë mbi 0°C rekomandohet të konsumohen brenda të njëjtës ditë, mundësisht jo më shumë se pas 2 ditësh). Ushqimi i detit (nëmë pak se 0 për 15 ditë, nuk rekomandohet të ruhet mbi 0°C.
8Ushqimi i freskët0 ~ +4Mish derri i freskët, viçi, peshku, pule, ushqim i gatuar, etj. (Rekomandohet të konsumohet brenda të njëjtës ditë, mundësisht jo më shumë se pas 3 ditësh)
9Vera +5~ +20 Verë e kuqe, verë e bardhë, verë e gazuar etj.

MIDEA MDRS791MIC46 - VINI RE - 1

VINI RE

ju lutemi ruajini ushqimet e ndryshme sipas ndarjeve ose temperaturës së synuar të ruajtjes të materialit të blerë.

KONFIGURIMI DHE FUNKSIONIMI I APLIKACIONIT

Shkarkoni apolikacionin MSmarthome

Në një treg aplikacionesh (Google Play Store, Apple App Store), kërkoni për "MSmartHome" dhe gjeni aplikacionin MSmartHome. Shkarkoni dhe instaloni atë në telefonin tuaj. Mund ta shkarkoni gjithashtu aplikacionin duke skanuar kodin QR më poshtë.

Regjistrohuni dhe identifikohuni

Hapni aplikacionin MSmartHome dhe krijoni një llogari të re për të filluar (ju gjithashtu mund të regjistroheni përmes një llogarie të palës së tretë). Nëse keni tashmë një llogari ekzistuese, përdoreni llogarinë për t'u identifikuar.

Lidhini pajisjet tuaja me MSmarthome

  1. Ju lutemi sigurohuni që telefoni juaj celular të jetë i lidhur me një rrjet wireless. Nëse nuk është i lidhur, shkoni te Settings (Cilësimet) dhe aktivizoni rrjetet wireless dhe Bluetooth-in.
  2. Ju lutemi ndizni pajisjet tuaja.
  3. Hapeni aplikacionin MSmarthome në telefonin tuaj.
  4. Nëse shfaqet një mesazh "Pajisjet inteligjente të zbuluara afër", klikoni për të shtuar.
  5. Nëse nuk shfaqet asnjë mesazh, zgjidhni " + " në faqe dhe zgjidhni pajisjen tuaj në listën e pajisjeve të disponueshme pranë. Nëse pajisja juaj nuk është në listë, ju lutemi shtoni pajisjen tuaj manualisht sipas kategorisë së pajisjes dhe modelit të pajisjes.

  6. Lidheni pajisjen tuaj me rrjetin wireless sipas udhëzimeve në aplikacion. Nëse lidhja dështon, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna nga aplikacioni për të vazhduar funksionimin.

MIDEA MDRS791MIC46 - Lidhini pajisjet tuaja me MSmarthome - 1

AL

MIDEA MDRS791MIC46 - Lidhini pajisjet tuaja me MSmarthome - 2

SHËNIM

  1. Sigurohuni që pajisjet tuaja të jenë të ndezura.
  2. Mbajeni telefonin celular mjaftueshëm afër pajisjes tuaj kur jeni duke e lidhur pajisjen tuaj me rrjetin.
  3. Lidheni telefonin tuaj celular me rrjetin wireless në shtëpi dhe sigurohuni që ta dini fjalëkalimin e rrjetit wireless.
  4. Kontrolloni nëse ruteri juaj wireless e suporton brezin 2,4 GHz dhe ndizeni atë. Nëse nuk jeni i sigurt nëse ruteri mbështet brezin 2,4 GHz, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e ruterit.
  5. Pajisja nuk mund të lidhet me rrjetin wireless i cili kërkon autentifikim dhe kjo zakonisht vërehet nëpër zona publike si hotele, restorante, etj. Lidhuni me një rrjet wireless që nuk kërkon autentifikim.
  6. Çaktivizojeni funksionin WLAN+ (për Android) ose WLAN Assistant (për iOS) të telefonit tuaj celular kur lidhni pajisjen tuaj me rrjetin.
  7. Në rast se pajisja juaj ka qenë e lidhur më parë me një rrjet wireless, por duhet të rilidhet, ju lutemi klikoni "+" në faqen kryesore të aplikacionit dhe shtojeni pajisjen tuaj përsëri në bazë të kategorisë dhe modelit të pajisjes sipas udhëzimeve në aplikacion.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Shkrirja

- Frigoriferi është bërë bazuar në parimin e ftohjes së ajrit dhe kështu ka funksion automatik të shkrirjes. Ngricat e formuara për shkak të ndryshimit të stinës ose temperaturës mund të hiqen manualisht me shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me energji elektrike ose duke fshirë me një peshqir të thatë.

Pastrimi i koshit të derës

  • Bazuar në drejtimin e shigjetës së paraqitur në figurën më poshtë, përdorini të dyja duart për ta shtypur anash sirtarin dhe shtyjeni lart, pastaj mund ta nxirrni jashtë.
  • Pasi ta keni larë sirtarin, mund ta rregulloni lartësinë e vendosjes së tij sipas nevojës tuaj.

MIDEA MDRS791MIC46 - Pastrimi i koshit të derës - 1

  • Meqenëse pjesa më e brendshme e kanaleve të frigoriferit ku janë të vendosura raftet përmban një hapësirë nga mbrapa, ju duhet t'i ngrini raftet lart, e pastaj mund t'i nxirrni jashtë.
  • Rregullojini ose pastrojini raftet sipas nevojës suaj.

MIDEA MDRS791MIC46 - Pastrimi i koshit të derës - 2

Pastrimi i sirtarit të perimeve

  1. Nxirreni përmbajtjen nga sirtari. Kapeni dorezën e sirtarit të perimeve dhe tërhiqeni plotësisht derisa të ndalojë.
  2. Ngrijeni sirtarin e perimeve dhe hiqeni duke e nxjerrë jashtë.

MIDEA MDRS791MIC46 - Pastrimi i sirtarit të perimeve - 1

Sugjerohet të përdoret për pastrim një peshqir i butë ose një sfungjer i zhytur në ujë dhe detergjentë neutralë jo gërryes. Në fund ngrirësi pastrohet me ujë të pastër dhe me leckë të thatë. Hapeni derën për një tharje natyrale përpara se të takoni burimin e rrymës. Mos përdorni furça të forta, topa çeliku të pastër, furça teli, lëndë gërryese, të tilla si pasta dhëmbësh, tretës organikë (si alkooli, acetoni, vaji i bananes, etj.), ujë të vluar, acide ose materiale alkaline për të pastruar frigoriferin, sepse një gjë e tillë mund të dëmtojë sipërfaqen dhe pjesën e brendshme të frigoriferit.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Problemet e thjeshta të mëposhtme mund të trajtohen nga vetë përdoruesi. Ju lutemi telefononi departamentin e shërbimit të klientit pas shitjes nëse problemet nuk zgjidhen.

Problemi Arsyeja e mundshme
Dështimi i funksionimitKontrolloni nëse pajisja është e lidhur me energji elektrike ose nëse priza është mirë në kontakt.
Kontrolloni nëse tensioni është shumë i ulët
Kontrolloni nëse ka një ndërprerje të energjisë ose qarqe të pjesshme kanë rënë
EraUshqimet me aromë duhet të mbështillen fort
Kontrolloni nëse ka ndonjë ushqim të kalbur
Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit
Funksionimi i gjatë i kompresoritPunimi i gjatë i frigoriferit në verë është diçka normale
kur temperatura e mjedisit është e lartë Nuk është e rekomandueshme të mbani shumë ushqim në pajisje në të njëjtën kohë
Ushqimi duhet të ftohet para se të futet në pajisje
Dyert hapen shumë shpesh
Drita nuk arrin të ndizetKontrolloni nëse frigoriferi është i lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe nëse drita ndriçuese është dëmtuar
Zëvendësojeni dritën me anë të një specialisti të fushës
Dera nuk arrin të mbyllet siç duhetDera është e bllokuar nga pakot e ushqimit Në frigorifer janë futur një sasi e tepërt ushqimesh
Frigoriferi është i anuar.
Zhurmë e lartëKontrolloni nëse dyshemeja është e niveluar dhe nëse frigoriferi është vendosur në mënyrë të qëndrueshme
Kontrolloni nëse aksesorët vendosen në vendet e duhura
Ngjitësi i dyerve nuk është i ngushtë• Hiq lëndët e huaja në ngjitësin e derës
• Ngroheni vulën e derës dhe më pas ftoheni për rikthim në gjendjen e mëparshme (ose fryjini me tharëse elektrike apo përdorni një peshqir të nxehtë për ngrohje)
Uji i tejmbushjes së tiganit• Ka shumë ushqim në dhomë ose ushqimi i ruajtur përmban shumë ujë, duke rezultuar në ngrirje të rëndë
• Dyert nuk janë mbyllur siç duhet, duke rezultuar në ngrica për shkak të hyrjes së ajrit dhe rritjes së ujit për shkak të shkrirjes
Strehim i nxehtë• Shpërhapja e nxehtësisë së kondensatorit të integruar nëpër banesë, gjë që është normale. Kur shtëpia nxhet për shkak të temperaturës së lartë të mjedisit, kur në frigorifer ruhen shumë ushqime ose kur kompresori stakohet, siguroni një ajrosje të bollshme për të lehtësuar shpërhapjen e nxehtësisë
Kondensimi sipërfaqësor• Kondensimi në sipërfaqen e jashtme dhe ngjitësit e dyerve të frigoriferit është normale kur lagështia e ambientit është shumë e lartë. Thjesht pastroni kondensatën me një peshqir të pastër.

AL

CE

Midea deklaron se pajisja me funksionalitetin MSmartHome plotëson kërkesat thelbësore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/ BE. Një Deklaratë e detajuar RED e pajtueshmërisë për pajisjen tuaj mund të gjendet në internet në www.midea.com ndërmjet dokumenteve të tjera në faqen e produktit.

MIDEA MDRS791MIC46 - CE - 1

Brezi 2,4 GHz: maksimumi 100 mW.

Brezi 5 GHz: maksimumi 100 mW.

SHTOJCË

I veçantë sipas standardit të ri evropian:

Pjesët e porositura në tabelën e mëposhtme mund të sigurohen përmes linjës së ofruesit të shërbimit

Pjesë e porositurSiguruar nga Koha minimale e kërkuar për Provizion
Termostatet Personeli i mirëmbajtjes profesionaleTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Sensorë të temperaturesPersoneli i mirëmbajtjes profesionaleTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Tabela të shtypura të qarkutPersoneli i mirëmbajtjes profesionaleTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Burime drite Personeli i mirëmbajtjes profesionaleTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Dorezat e dyerveRiparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Nyjet e dyerveRiparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Tabaka Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Shportat Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg
Rondelat e dyerveRiparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 10 vjet pasi modeli i fundit është lèshuar në treg

I dashur klient

  1. Nëse dëshironi ta ktheni mbrapsht ose ta zëvendësoni produktin, ju lutemi kontaktoni dyqanin ku keni bërë blerjen.

(Mos harroni të sillni me vete faturën e blerjes)

  1. Nëse produkti juaj prishet dhe ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni ofruesin e shërbimit pas shitjes.

MIDEA MDRS791MIC46 - I dashur klient - 1

VINI RE

Informacioni rreth modelit në bazën e të dhënave të produktit, si dhe identifikuesi i modelit, mund të sigurohen përmes një lidhjeje në internet duke skanuar një kod QR, nëse ka, në etiketën e eficencës së energjisë të produktit.

Për më shumë informacion rreth efikasitetit energjitik të pajisjes, vizitoni https://ec.europa.eu dhe kërkoni produktin duke përdorur emrin e modelit.

Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e klasës së pajisjes.

Zona më e ftohtë në frigorifer

OPSIONAL: Indikatori i temperaturës-OK

- Treguesi i temperaturës OK mund të përdoret për të përcaktuar temperaturat nën +4°C. Ulni gradualisht temperaturën nëse shenja përkatëse nuk tregon "OK".

MIDEA MDRS791MIC46 - OPSIONAL: Indikatori i temperaturës-OK - 1

- Për t'u siguruar që temperatura të jetë në këtë zonë, mos e ndryshoni pozicionin e raftit. Frigoriferë me ngrirje me ajër (të pajisur me ventilator ose modele No Frost (Pa ngricë)), simboli i zonës më të ftohtë nuk ekziston sepse temperatura në brendësi është kudo homogjene.

Vendosja e treguesit të temperaturës

- Për t'ju ndihmuar ta bëni frigoriferin tuaj të punojë siç duhet, ai është i pajisur me një indikator temperature i cili do të monitorojë temperaturën mesatare në zonën më të ftohtë.

- KUJDES: Ky indikator është llogaritur të funksionojë vetëm me frigoriferin tuaj, mos e përdorni atë në një frigorifer tjetër (në fakt, zona më e ftohtë nuk është e njëjtë), ose për ndonjë përdorim tjetër.

Kontrolli i temperaturës në zonën më të ftohtë

- Nëpërmjet indikatorit të temperaturës, mund të kontrolloni rregullisht nëse temperatura e zonës më të ftohtë është e saktë. Në të vërtetë, temperatura e brendshme e frigoriferit varet nga disa faktorë si temperatura e mjedisit të dhomës, sasia e ushqimit të ruajtur dhe shpeshtësia e hapjes së derës. Merrini parasysh këta faktorë kur konfiguroni pajisjen.

- Kur indikatori tregon « OK », kjo do të thotë që termostati juaj është i graduar mirë dhe temperatura e brendshme është e saktë.

- Nëse treguesi i temperaturës bëhet I BARDHË, kjo do të thotë se temperatura është shumë e lartë; në këtë rast, ngrejeni cilësimin e kontrollit të temperaturës së frigoriferit dhe prisni 12 orë përpara se të kryeni një kontroll të ri vizual të indikatorit. Kur në frigorifer futet ushqim i freskët ose dera është lënë e hapur, është e mundur që treguesi i temperaturës të bëhet i BARDHË pas njëfarë kohe.

DĚKOVNÝ DOPIS

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MIDEA

Modeli : MDRS791MIC46

Kategori : Frigorifer