FFB 7469 BV EE - Makina larëse WHIRLPOOL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas FFB 7469 BV EE WHIRLPOOL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth FFB 7469 BV EE WHIRLPOOL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makina larëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FFB 7469 BV EE - WHIRLPOOL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FFB 7469 BV EE e markës WHIRLPOOL.
MANUAL I PËRDORUESIT FFB 7469 BV EE WHIRLPOOL
Për të marrë asistencë më të plotë, regjistrojeni produktin tuaj në www.whirlpool.eu/register

Lexoni me kujdes udhëzimet e sigurisë përpara përdorimit të pajisjes.
Përpara përdorimit të pajisjes, duhet të higen bulonat e transportit.
Për informacion më të detajuar se si t'i hiqni ato, shikoni udhëzuesin e instalimit.
PANELI I KONTROLLIT
1 Butoni "NDEZJA/FIKJA"
2 Zgjedhësi i programit
3 Butoni "Nisja/Pezullimi"
4 Butoni "Rrotullimet"
5 Butoni "Larje intensive"
6 Butoni "Clean+"
Butoni "Bllokimi i panelit"
7 Butoni "Nisje me vonesë"
8 "FreshCare+"
9 Butoni "Temperatura"
TREGUESIT E EKRANIT
Dera mbyllur
FreshCare+ aktivizuar

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9Nisja me vonesë aktivizuar Ⓗ
Bllokimi i panelit aktivizuar
Faza e larjes
Tregon fazën e larjes së ciklit
Defekt: Telefonojini shärbimit
Shihni pjesën "Zgjidhja e problemeve"
Defekt: Filtri i ujit është bblokuar
Uji nuk shkarkohet. Filtri i ujit mund të jetë bblokuar.
Defekt: Nuk ka ujë
Nuk vjen ujë fare ose sasia që vjen është e pamjaftueshme.
Nëse ndodh ndonjë defekt, shihni pjesën "ZGJIDHJA E PROBLEMEVE".
SKEDA E PROGRAMEVE
| Ngarkesa maksimale: 7 kgKonsumimi i energjisë në modalitetin joaktiv 0,5 W/në modalitetin e lënë ndezur 8,0 W | Detergjentët dhe aditivët | Detergjentet e rekomanduara | Lagështia e mbetur % (*) | Konsumi i energjisë në kWh | Ujë gjithsej në lt | Temperatura e larjes në °C | |||||||||
| Programi | Temperaturat | Shpejtësia maks. e rrotullimeve (rrpm) | Ngarkesa maksimale (kg) | Kohëzgjatja (o : m) | Paralarja | Larja | Zbutësi | Pluhur Lëng | |||||||
| Cilësimet | Diapazoni | I | II | ||||||||||||
| Të përziera | 40°C | ※ - 40°C | 1000 | 7,0 | ** | - | ● | ○ | - | √ | - | - | - | - | |
| Të bardha | 60°C | ※ - 90°C | 1400 | 7,0 | 2:30 | ● (90°) | ● | ○ | √ | √ | 52 | 1,360 | 75 | 55 | |
| Të pambukta | 40°C | ※ - 60°C | 1400 | 7,0 | 3:40 | - | ● | ○ | √ | √ | 50 | 0,980 | 75 | 45 | |
| 40°C | 40°C | 1351 | 7,0 | 3:25 | - | ● | ○ | √ | √ | 53 | 0,777 | 48 | 40 | ||
| 1351 | 3,5 | 2:45 | - | ● | ○ | √ | √ | 53 | 0,466 | 44 | 35 | ||||
| 1351 | 2,0 | 2:35 | - | ● | ○ | √ | √ | 53 | 0,202 | 41 | 25 | ||||
| Sportive | 40°C | ※ - 40°C | 600 | 3,5 | ** | - | ● | ○ | - | √ | - | - | - | - | |
| Jorganë | 30°C | ※ - 30°C | 1000 | 3,0 | ** | - | ● | ○ | - | √ | - | - | - | - | |
| Freskim me avull | - | - | - | 1,0 | ** | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
| Rrotullim dhe shkarkim | - | - | 1400 | 7,0 | ** | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
| Shpëlarje dhe rrotullim | - | - | 1400 | 7,0 | ** | - | - | ○ | - | - | - | - | - | - | |
| Shpejt 30' | 30°C | ※ - 30°C | 1200 (***) | 3,5 | 0:30 | - | ● | ○ | - | √ | 73 | 0,194 | 31 | 27 | |
| 20°C | ※ - 20°C | 1400 | 7,0 | 1:50 | - | ● | ○ | - | √ | 52 | 0,160 | 64 | 22 | ||
| Të leshta | 40°C | ※ - 40°C | 800 | 1,5 | ** | - | ● | ○ | - | √ | - | - | - | - | |
| Delikate | 30°C | ※ - 30°C | 600 (***) | 1,0 | ** | - | ● | ○ | - | √ | - | - | - | - | |
| Sintetike | 40°C | ※ - 60°C | 1200 | 4,0 | 2:55 | - | ● | ○ | √ | √ | 35 | 0,860 | 60 | 43 | |
- Doza e nevojshme
- Doza opsonale
Këto të dhëna mund të ndryshojnë në shtëpinë tuaj, për shkak të ndryshimit të cilësive të ujit, p.sh. temperaturës, presionit etj. Vlerat e pêrafërta të kohëzgjatjes së programeve vlejnë për cilësimet e parazgjedhura të programeve, pa opsonet. Vlerat e dhëna për programet, përveç programit Eko. 40-60, janë vetëm treguese.
ECO 40-60 - Cikël larjeje provë në përputhje me Rregulloren 2019/2014 të BE-së "Për dizajnin ekologjik". Programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë dhe ujit për larjen e veshjeve të pambukut me ndotje normale.
Shënim: vlerat e shpejtësisë së rrotullimit, që shfaqen në ekran, mund të ndryshojnë pak nga vlerat që jepen në tabelë.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
-
Pjesa e sipërme
-
Shpërndarësi i detergjentit
-
Paneli i kontrollit
-
Doreza e derës
-
Dera
-
Filtri i ujit - prapa kapakut të poshtëm
-
Kapaku i poshtëm (i heqshëm)
-
Këmbët e rregullueshme (4)

text_image
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.Për të gjitha institutet e testimit
Cikli i larjes së gjatë për të pambuktat: caktojeni ciklin e larjes "Të pambukta" 00me temperaturë 40°C.
Programi për sintetiket: caktojeni ciklin e larjes "Sintetike" me temperaturë 40°C.
* Pas përfundimit të programit dhe ciklit të rrotullimeve me shpejtësinë maksimale të zgjedhshme të rrotullimeve, në cilësimin e parazgjedhur të programit.
** Kohëzgjatja e programit shfaqet në ekran.
6th Sense - teknologjia sensoriale përshtat ujin, energjinë dhe kohëzgjatjen e programit me qëllim që të lajë rrobat e ngarkuara.
SHPËRNDARËSI I DETERGJENTIT
Dhomëza e larjes ||
Detergjenti për larjen, heqjen e njollave ose zbutjen e ujit. Në rastin e detergjentève të lèngshëm, rekomandohet të përdorni njësi dozuese të heqshme plastike "A" (jepet me pajisjen) për dozën e duhur. Nëse përdoret detergjent pluhur, vendoseni ndarjen te foleja "B".
Dhomëza e paralarjes
Detergjenti për paralarjen.
Dhomëza e zbutësit të rrobave
Zbutës rrobash. Lëng kollarisjeje.
Hidhni zbutësin e rrobave ose lëngun e kollarisjes vetëm derisa të arrihet shenja "max" (maksimale).
Lëshoni butonin
Shtypeni për të hequr tabakanë për pastrim.

Për të zgjedhur programin e duhur për llojin e rrobave, respektoni gjithmonë etiketat e rrobave. Vlera e treguar në simbolin e tubit është vlera më e lartë e mundshme për larjen e rrobave.

Të përziera
Për larjen e veshjeve të forta, me ndotje të lehtë dhe normale, të bëra nga pambuku, lini, fibrat sintetike dhe fibrat e përziera.
Të bardha
Për larjen e peshqirëve, mbathjeve, mbulesave të tavolinës dhe të krevatit etj., që janë të forta, prej pambuku dhe lini dhe që janë mesatarisht të ndotura ose shumë të ndotura. Vetëm kur temperatura e zgjedhur e ciklit është 90°C, cikli nis në fillim me fazën e paralarjes, pastaj të larjes. Në këtë rast, rekomandohet të shtoni detergjent në të dyja dhomézat: edhe tek ajo e paralarjes, edhe tek ajo e larjes.
Të pambukta
Për rrobat e pambukta rezistente, që janë mesatarisht të ndotura ose shumë të ndotura.
ECO 40-60
Për larjen e veshjeve të pambukta me ndotje normale, në etiketën e të cilave tregohet se mund të lahen në 40°C ose 60°C së bashku në të njëtin cikël. Ky është programi standard për të pambuktat dhe më efikasi për sa i përket konsumit të ujit dhe energjisë.
Sportive
Për të larë rrobat sportive pak të ndotura (kostume sportive, tuta të shkurtra etj.). Për rezultatet më të mira, rekomandojmë të mos tejkalohet ngarkesa maksimale që jepet në "SKEDËN E PROGRAMEVE". Rekomandojmë përdorimin en një detergjenti të lèngshëm dhe shtimin e një sasie të përshtatshme për një gjysmëngarkesë.
Jorganë
Projektuar për larjen e artikujve të mbushur si jorganët dopio ose tek, jastëkët dhe xhupat me pupla. Rekomandohet që artikuj të tillë të mbushur të futen në kazan me skajet të palosura për brenda dhe të mos zënë më shumë se ¾ të vëllimit të kazanit. Për larje sa më të mirë, rekomandojmë të përdorni detergjent të lëngshëm.
Freskim mé avull
Ky program i freskon rrobat duke hequr aromat e këqija dhe duke i shtendosur fibrat (1 kg, rreth 3 artikuj). Fusni vetëm artikuj të thatë (që nuk janë të papastër) dhe zgjidhni programin "Freskim me avull". Në fund të ciklit, rrobat do të kenë njëfarë lagështie, por mund t'i vishni pas disa minutash. Programi "Freskim me avull" e bën hekurosjen më të lehtë.
! Nuk rekomandohet për të leshtat dhe të mëndafshtat.
! Mos shtoni zbutës ose detergjentë.
Rrotullim dhe shkarkim
Rrotullon ngarkesën dhe pastaj zbraz ujin. Për veshjet rezistente. Nëse e përjashtoni ciklin e rrotullimit, pajisja do të bëjë vetëm shkarkimin.
Shpëlarje dhe rrotullim
Shpëlan ngarkesën dhe pastaj rrotullohet. Për veshjet rezistente.
Shpejt 30'
Për larjen e shpejtë të rrobave pak të ndotura. Ky cikël zgjat vetëm 30 minuta dhe ju kursen edhe kohën, edhe energjinë.
20°C
Për larjen e veshjeve të pambukta pak të ndotura në një temperaturë prej 20°C.
Të leshta
Të gjitha veshjet e leshta mund të lahen duke përdorur programin "Të leshta", edhe ato që kanë etiketën "vetëm larje me dorë". Për rezultate më të mira, përdorni detergjentë të posaçëm dhe mos tejkaloni peshën maksimale për larje.
Delikate
Për larjen e rrobave tepër delikate. Rekomandohet t'i përvishni rrobat përpara se t'i lani.
Sintetike
Për larjen e veshjeve të ndotura, prej fibrash sintetike (si poliester, poliakrilik, viskozë etj.) ose prej fibrash pambuku dhe sintetike (të përzierja).
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
Për të hequr çdo papastërti që ka mbetur gjatë prodhimit të pajisjes, zgjidhni programin "Të pambukta" ome temperaturë 60°C. Hidhni një sasi të vogël detergjenti te dhomëza (ndarja) e larjes në shpërndarësit të detergjentit (jo më shumë se 1/3 e sasisë që rekomandon prodhuesi për rrobat pak të ndotura). Niseni programin pa futur rroba në kazan.
PËRDORIM I PËRDITSHËM
Përgatitini rrobat duke ndjekur rekomandimet që jepen në pjesën "SUGJERIME DHE KËSHILLA". Fusni rrobat në lavatriçe, mbylleni derën, hapni rubinetin e ujit dhe shtypni butonin "NDEZJA/FIKJA" për ta ndezur lavatriçen. Drita e butonit "Nisja/Pezullimi" pulson. Rrotullojeni butonin e zgjedhjes së programit për të zgjedhjur programin e dëshiruar dhe, nëse është nevoja, zgjidhni ndonjë opson. Temperaturën he shpejtësinë e rrotullimeve mund t'i ndryshoni duke shtypur butonin "Temperatura" ose butonin "Rrotullimet". Tani hapni sirtarin e shpërndarësit të detergentit dhe hidhni në të detergent (dhe aditivë/zbutës). Respektoni dozat që rekomandohen në ambalazhin e detergentit. Pastaj mbylleni sirtarin e shpërndarësit të detergentit dhe shtypni butonin "Nisja/Pezullimi" Buttoni "Nisja/Pezullimi" ndizet dhe dera kvcet.
CIKLI I NISJÈS
Shtypni butonin "Nis/pezullo"
Pajisja do të bllokojë derën (Pimboli FIKUR) dhe kazani do të nisë të rrotullohet; dera do të zhbllokohet (Pimboli ndezur) dhe do të bllokohet sërish (Pimboli FIKUR) si fazë përgatitore e çdo cikli larjeje. Zhurma "kërcitëse" është pjesë e mekanizmit të bllokimit të derës. Uji do të hyjë në kazan dhe do të nisë fazën e larjes pasi dera të jetë e bllokuar.
SI TË PEZULLONI NJË PROGRAM AKTIV
Për ta pezulluar ciklin e larjes, shtypni butonin "Nisja/Pezullimi" Drita treguese fiket, ndërsa koha e mbetur shfaqet në ekran duke pulsuar. Për të nisur ciklin e larjes që nga pika ku është ndërprerë, shtypeni përsëri butonin.
HAPENI DERËN NËSE ÉSHTË E NEVOJSHME
Pas nisjes së programit, ndizet drita treguese e "Derës së kyçur" për të sinjalizuar që dera nuk mund të hapet. Dera mbetet e kyçur gjatë kohës që është aktiv një program larjeje. Për të hapur derën ndërkohë që programi është aktiv, shtypni butonin "Nisja/Prezullimi" për ta pezulluar programin. Me kusht që niveli i ujit dhe/ose temperatura të mos jenë shumë të larta, treguesi i "Derës së kyçur" fket, duke ju mundësuar të hapni derën. Për shembull, për të shtuar ose hequr disa rrobat. Shtypni përsëri butonin "Nisja/Prezullimi" për të vazhduar programin.
PËRFUNDIMI I PROGRAMIT
Drita e treguesit të "Derës së kyçur" fiket, ndërsa në ekran shfaqet fjala "END" (fund). Për ta fikur lavatriçen pas përfundlimit të programit, shtypni butonin "NDEZJA/FIKJA" Drita fiket. Nëse nuk e shtypni butonin "NDEZJA/FIKJA" Lavatricja fiket automatikisht pas rreth 10 minutash. Mbyllni ujin e rubinetit, hapni derën dhe zbrazni lavatriçen. Lëreni derën pak hapur për të lejuar tharjen e kazanit.
OPSIONET
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me programin e caktuar, kjo mospërputhje sinjalizohet me anë të një zileje elektrike (që bie 3 herë). Drita përkatëse treguese do të fillojë të pulsojë.
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me një opsion të zgjedhur më përpara, aktiv do të mbetet vetëm opsioni i zgjedhur më së fundi.
Clean+
"Clean+" èshtë opson me 3 nivele të ndryshme ("intensiv", "ditor" dhe "shpejt"). Ky opson èshtë projektuar posaçërisht për të caktuar veprimin e duhur të larjes, në varësi të nevojave të larjes:
Intensiv av opson éshtë projektuar për të hequr papastërtitë e mëdha dhe shumicën e njollave kokëforta.
Ditor køy opson është projektuar për heqjen e njollave të përditshme.
Shpejt hy opson éshtë projektuar për heqjen e njollave të lehta.
Larje intensive
Duke zgjedhur këte opson, rritet efikasíteti i shpëlarjes dhe garantohet heqje optimale e detergentit. Éshtë veçanërisht e dobishme për lëkurë të ndjeshme. Shtypeni butonin një, dy ose tri herë për të kryer edhe 1 ⚠️, 2 ⚠️ ose 3 ⚠️ larje të tjera, pas shpëlarjes që bëhet në kuadër të ciklit standard, dhe për të hequr të gjitha mbetjet e detergentit. Shtypeni përsëri butonin për t'u kthyer te tipi i larjes normale.
Nisje me vonesë
Për ta nisur më vonë programin e zgjedhur, shtypni butonin për të caktuar kohën e vonesës. Kur ky funksion aktivizohet, në ekran ndizet simboli Per të anuluar opsonin e nisjes me vonesë, shtypeni butonin persëri derisa në ekran të shfaqet vlera "0".
FRESH CARE+
Me anë të këtij opsioni, përmirësohet cilësia e larjes, nëpërmjet përdorimit të avullit që pengon krijimin e burimeve të aromave të këqija kryesore brenda pajisjes. Pas mbarimit të fazës së larjes me avull, kazani i lavatriçes rrotullohet ngadalë. Opsioni FRESH U.S. pas mbarimit të ciklit për jo më shumë se 6 orë. Ju mund ta ndërprisni në çdo kohë duke sthypur cilindo buton në panelin e kontrollit ose duke rrotulluar çelësin rrotullues. Prisni rreth 5 minuta derisa të mundësohet hapja e derës.
Temperatura
Çdo program ka një temperaturë të paracaktuar. Nëse dëshironi ta ndryshoni temperaturën, shtypni butonin "Temperatura" Vlera shfaqet në ekran.
Rrotullim
Çdo program ka një shpejtësi të paracaktuar rrotullimesh. Nëse dëshironi ta ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve, shtypni butonin "Rrotullimet" Mlera shfaqet në ekran.
Modaliteti i demonstrimit
Për ta çaktivizuar këtë funksion, FIKENİ lavatriçen. Pastaj shtypni dhe mbani shtypur butonin "Nisja/Prezullimi" ◀brenda 5 sekondash shtypni edhe butonin "NDEZJA/FIKJA" ◀the mbajini shtypur të dy butonat për 2 sekonda.
BLLOKIMI I PANELIT=
Për të bllokuar panelin e kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin e "Blllokimit të panelit" = pë rreth 3 sekonda. Në ekran ndizet simboli = pë të sinjalizuar që paneli i kontrollit është bllokuar (me përjashtim të butonit "NDEZJA/FIKJA") . Në këtë mënyrë, parandalohen ndryshimet e paqëllimshme të programeve, sidomos kur fëmijët ndodhen pranë pajisjes. Për të zhbllokuar panelin e kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin e "Blllokimit të panelit" = pë rreth 3 sekonda.
ZBARDHIMI
Nëse dëshironi t'i zbardhoni rrobat, futini në lavatriçe dhe zgjidhni programin "Shpëlarje dhe rrotullim".
Vëreni në punë lavatriçen dhe prisni derisa të përfundojë ciklin e parë të mbushjes me ujë (rreth 2 minuta). Vëreni në pezullim pajisjen, duke shtypur butonin "Nisja/Pezullimi" ▶nepni sirtarin e detergjentit dhe hidhni zbardhues (respektoni dozat e rekomanduara, që jepen në paketim) në dhomëzën e larjes ku është montuar më herët njësia dozuese. Niseni përseri ciklin duke shtypur butonin "Nisja/Pezullimi" ▶Nëse dëshironi, mund të shtoni zbutës rrobash në dhomëzën përkatëse të sirtarit të detergjentit.
SUGJERIME DHE KËSHILLA
Ndajini rrobat sipas:
Llojit të rrobës/etiketës së larjes (pambuk, fibra të përziera, sintetike, të leshta, rroba që duhen larë me dorë). Ngjyrës (ndajini artikujt me ngjyra nga ata të bardhë, lajini veçmas artikujt e rinj me ngjyra). Delikateve (lajini artikujt e vegjël si çorapet prej najloni dhe artikujt me grepa si recipetat, duke i futur në një çantë rrobe ose këllëf jastëku me zinxhir).
Zbrazini të gjithë xhepat
Sendet si monedhat ose çakmakët mund të dëmtojnë edhe rrobat, edhe kazanin e lavatriçes.
Ndigni rekomandimet për dozat/aditivët
Kështu do të optimizohet rezultati i pastrimit, do të shmangen mbetjet acaruese të detergjentit të tepërt në rrobat tuaja dhe do të kurseni para duke shmangur shpërdorimin e detergjentit të tepërt.
Lani në temperaturë të ulët dhe për një kohë më të gjatë
Programet me temperatura më të ulëta dhe me kohëzgjatje më të madhe zakonisht janë më efikase për sa i përket konsumit të energjisë. Respektoni madhësitë e ngarkesës
Ngarkojeni lavatriçen deri në kapacitetin që tregohet në tabelën "SKEDA E PROGRAMEVE" për të kursyer ujë dhe energji.
Zhurma dhe lagështia e mbetur
Këto ndikohen nga shpejtësia e rrotullimit: sa më e lartë të jetë shpejtësia e rrotullimit në fazën e rrotullimit, aq më e lartë është zhurma dhe lagështia e mbetur.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Për çdo seancë pastrimi dhe mirëmbajtjeje, fikeni lavatriçen dhe hiqeni nga priza. Mos përdorni lëngje të ndezshme për të pastruar lavatriçen. Pastrojeni dhe mirëmbajeni herë pas here lavatriçen (të paktën 4 herë në vit).
Pastrimi i pjesës së jashtme të lavatriçes
Përdorni një leckë të butë të lagur për të pastruar pjesët e jashtme të pajisjes. Mos përdorni pastrues për xhamat ose përdorim të përgjithshëm, pluhur gërryes ose produkte të ngjashme për të pastruar panelin e kontrollit - këto substanca mund të dëmtojnë printimet.
Kontrolli i zorrës së furnizimit me ujë
Kontrolloni zorrën e hyrjes rregullisht për plasaritje dhe çarje. Nëse është dëmtuar, zèvendësojeni me një zorrë të re që mund ta merrni përmes shërbimit të mbështetjes pas shitjes ose shitësit specialist. Në varësi të llojit të zorrës: Nëse zorra e hyrjes ka veshje transparente, kontrolloni në mënyrë periodike nëse ngjyra intensifikohet në zona lokale. Nëse po, zorra mund të ketë rrjedhje dhe duhet të ndërrohet.
Pastrimi i filtrit të ujit/shkarkimi i ujit të mbetur
Nëse keni përdorur një program me ujë të ngrohtë, prisni derisa uji të ftohet para se ta zbrazni. Pastrojeni herë pas here filtrin e ujit me qëllim që të pengohet mosshkarkimi i ujit pas larjes, për shkak të bblokimit të filtrit. Nëse uji nuk mund të shkarkohet, në ekran shfaqet sinjali që tregon se filtri i ujit mund të jetë bblokuar.
Hiqni kapakun e poshtëm, duke përdorur një kaçavidë: shtyni për poshtë me dorë njërën anë të kapakut të poshtëm, pastaj futeni majën e kaçavidës në hapësirën midis kapakut të poshtëm dhe panelit të përparmë dhe bëjini levë për të hequr kapakun e poshtëm. Vendosni një enë të gjerë dhe të sheshtë poshtë filtrit të ujit për të mbledhur ujin e shkarkimit. Rrotullojeni ngadalë në drejtimin kundërorar filtrin derisa të fillojë të rrjedhë uji. Lëreni ujin të rrjedhë pa e hequr filtrin. Pasi të mbushet ena, mbylleni filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtimin orar. Boshatisni kontejnerin. Përsëriteni këtë procedurë derisa të shkarkohet i gjithë uji. Shtroni një rrobë pambuku poshtë filtrit të ujit, e cila mund të thithë një sasi të vogël të ujit të mbetur. Më pas, hiqeni filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtimin kundërorar. Pastroni filtrin e ujit: hiqni mbetjet në filtrër dhe pastrojeni atë nën ujë të rrjedhshëm. Futni filtrin e ujit dhe montojeni përsëri kapakun e poshtëm: Futni sërish filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që ta rrotulloni deri aq sa të jetë e mundur; doreza e filtrit duhet të jetë në pozicion vertikal. Për të testuar shtrëngimin e filtrit të ujit, mund të hidhni rreth 1 litër ujë në ndarjen e detergjentit. Më pas, instaloni sërish kapakun e poshtëm.
AKSESORËT
Kontaktoni me shërbimin tonë të mbështetjes pas shitjes për të pyetur nëse kemi aksesorët e mëposhtëm për modelin e lavatriçes suaj.
Kompleti i stivimit
Falë këtij kompleti, tharësja mund të vihet mbi lavatriçe, për të kursyer hapësirën dhe për ta bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e tharëses, duke e vënë në një pozicion më të lartë.
Mos e ngrini asnjëherë pajisjen duke e mbajtur nga pjesa e sipërme. Nxirrni spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e ujit. Sigurohuni që dera dhe ndarja e detergjentit të jenë mbyllur siç duhet. Shkëputni zorrën e hyrjes nga rubineti i ujit dhe hiqni zorrën e shkarkimit nga pika juaj e shkarkimit. Hiqni të gjithë ujin e mbetur nga zorrët dhe rregullojini ato në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit. Rivendosni bulonat e transportit. Ndiqni në rend të kundërt udhëzimet për heqjen e bulonave të transportit të dhëna tek "UDHËZUESI I INSTALIMIT".
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, lavatriçja mund të mos punojë si duhet. Përpara se t'i telefononi shërbimit të mbështetjes pas shitjes, rekomandohet të verifikoni nëse problemi mund të zgjidhet lehtë duke u mbështetur në këtë listë.
| Anomalitë: Shkaqet e mundshme/Zgjidhja: | |
| Lavatriçja nuk ndizet. | Pajisja nuk është futur në prizë, ose nuk është futur mjaftueshëm për të bërë kontakt.Ka ndodhur ndonjë defekt në lidhje me furnizimin me energji. |
| Cikli i larjes nuk fillon. | Dera nuk është mbyllur mirë.Nuk është shtypußbutoni "NDEZJA/FIKJA".Nuk është shtypur butoni "Nisja/Pezullimi".➢➢➢Nuk është hapur rubineti i ujit.Èshtë aktivizuar "Nisja me vonesë".➢➢➢ |
| Lavatriçja nuk mbushet me ujë (në ekran shfaqet mesazhi "H2O").Pajisja ia bën "bip" çdo 5 sekonda. | Zorra e marrjes së ujit nuk është e lidhur me rubinetin.Zorra është përthyer.Nuk është hapur rubineti i ujit.Èshtë mbyllur rubineti i furnizimit të shtëpisë me ujë.Nuk ka presion të mjaftueshëm.Nuk është shtypur butoni "Nisja/Pezullimi".➢➢➢ |
| Lavatriçja e ngarkon dhe e shkarkon ujin vazhdimisht. | Zorra e shkarkimit nuk është vënë 65 deri në 100 cm mbi nivelin e dyshemesë.Fundi i zorrës së shkarkimit është zhytur në ujë.Bashkuesi i shkarkimit në mur nuk ka ventil shfyrjeje.Nëse problemi vazhdon edhe pasi të keni kryer këto kontrolle, mbylleni rubinetin e ujit, fikeni lavatriçen dhe merrni në telefon shërbimin e mbështetjes pas shitjes. Nëse banesa ndodhet në njërin prej kateve më të larta të ndërtesës, ndonjëherë mund të ndodhë ai që quhet "efekti sifon", që e bën lavatriçen të mbushet me ujë dhe të zbrazet vazhdimisht. Për të parandaluar këto lloje problemesh, mund të përdorni valvula të posaçme kundër efektit të sifonit, të cilat mund t'i gjeni në treg. |
| Lavatriçja nuk shkarkohet ose nuk rrotullohet. | Programi nuk e përfshin funksionin e shkarkimit: te disa programe, shkarkimi duhet të niset manualisht.Zorra e shkarkimit është e përthyer.Linja e shkarkimit është e bllokuar. |
| Lavatriçja dridhet së tepërmi gjatë ciklit të rrotullimit. | Kur është instaluar, kazani nuk është zhbllokuar si duhet.Lavatriçja nuk është në nivel.Lavatriçja është vendosur ngushtë midis mobileve dhe murit. |
| Lavatriçja rrjedh ujë. | Zorra e marrjes së ujit nuk është shtrënguar si duhet.Shpërndarësi i detergjentit është bllokuar.Zorra e shkarkimit nuk është mbërthyer si duhet. |
| Pajisja është e bllokuar, ndërsa në ekran pulson një kod gabimi (p.sh. F-01, F-..). | Fikeni pajisjen, hiqeni nga priza, prisni rreth 1 minutë, pastaj ndizeni përsëri.Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me shërbimin e mbështetjes pas shitjes. |
| Ka shumë shkumë. | Detergjenti nuk bën për lavatriçen (në të duhet të shkruhet "për lavatriçe", "për larje me dorë dhe me lavatriçe" ose diçka të ngjashme).Doza ka qenë e tepërt. |
| Èshtë bllokuar dera, me ose pa tregues defekti, ndërsa programi nuk zbatohet. | Dera është mbyllur në rast të ikjes së rrymës elektrike. Programi do të fillojë vetë pasi të vijë rryma elektrike.Lavatriçja nuk përparon (programi ka mbetur në vend). Programi do të vazhdojë vetë pasi të eliminohet shkaku që e ka bërë të mbetet në vend. |
Dokumentacioni i rregulloreve, dokumentacioni standard dhe informacione të tjera që kanë të bëjnë me porositjen e pjesëve rezervë dhe me produktin mund të gjenden:
• Duke skanuar kodin QR të pajisjes
- Në faqen e internetit: docs.whirlpool.eu dhe parts-selfservice.whirlpool.com
- Përndryshe, kontaktoni shërbimin tonë të mbështetjes pas shitjes (shihni numrin e telefonit në dokumentin e garancisë). Kur kontaktoni shërbimin tonë të mbështetjes pas shitjes, jepni kodet e dhëna në pllakën e identifikimit të produktit tuaj.
Për informacionet e përdoruesit në lidhje me riparimin dhe mirëmbajtjen, vizitoni faqen: www.whirlpool.eu Informacioni për modelin mund të merret duke përdorur kodin QR që tregohet në etiketën e energjisë. Etiketa gjithashtu përfshin identifikuesin e modelit që mund të përdoret për të kërkuar në portalin e regjistrit në https://eprel.ec.europa.eu

Për çdo seancë pastrimi dhe mirëmbajtjeje, fikeni lavatriçen dhe hiqeni nga priza. Mos përdorni lëngje të ndezshme për të pastruar lavatriçen.
PASTRIMI I PJESËS SË JASHTME TË LAVATRIÇES
Përdorni një leckë të butë të lagur për të pastruar pjesët e jashtme të pajisjes.
Mos përdorni pastrues për xhamat ose përdorim të përgjithshëm, pluhur gërryes ose produkte të ngjashme për të pastruar panelin e kontrollit - këto substanca mund të dëmtojnë printimet.
KONTROLLI I ZORRËS SË FURNIZIMIT ME UJË
Kontrolloni zorrën e hyrjes rregullisht për plasaritje dhe çarje. Nëse është dëmtuar, zëvendësojeni me një zorrë të re që mund ta merrni përmes shërbimit të mbështetjes pas shitjes ose shitësit specialist. Në varësi të llojit të zorrës:

Nëse zorra e hyrjes ka një veshje transparente, kontrolloni në mënyrë periodike nëse ngjyra intensifikohet në zona lokale.
Nëse po, zorra mund të ketë rrjedhje dhe duhet të zëvendësohet.

Për zorrët e ujit me valvulë mbyllëse: kontrolloni dritaren e inspektimit të valvulës së vogël të sigurisë (shikoni shigjetën). Nëse është e kuqe, është aktivizuar funksioni i ndalimit të ujit dhe zorra duhet të zëvendësohet me një të re. Për të zhvidhosur këtë zorrë, shtypni butonin e nxjerrjes (nëse disponohet) ndërsa zhvidhosni zorrën.
PASTRIMI I FILTRAVE RRJETË NË ZORRËN E FURNIZIMIT ME UJË
- Mbyllni rubinetin e ujit dhe zhvidhosni zorrën e hyrjes.

- Pastroni me kujdes me anë të një furçe filtrin rrjetë në fund të zorrës.

- Tani zhvidhosni manualisht zorrën e hyrjes në pjesën e pasme të lavatriçes. Nxirrni filtrin rrjetë nga valvula në pjesën e pasme të lavatriçes duke përdorur pincat dhe pastrojeni me kujdes.

- Futeni sërish filtrin rrjetë. Lidhni sërish zorrën e hyrjes me rubinetin e ujit dhe lavatriçen. Mos përdorni vegla për të lidhur zorrën e hyrjes. Hapni rubinetin e ujit dhe kontrolloni nëse lidhjet janë të shtrënguara.

Hiqni ndarjen duke e ngritur dhe duke e tërhequr për jashtë (shikoni figurën).
Lajeni nën ujë të rrjedhshëm; ky veprim duhet të përsëritet shpesh.

Fikeni dhe hiqeni nga priza lavatriçen para se të pastroni filtrin e ujit ose të zbrazni ujin e mbetur. Nëse keni përdorur një program me ujë të ngrohtë, prisni derisa uji të ftohet para se ta zbrazni. Pastrojeni filtrin rregullisht çdo 3 muaj, për të parandaluar moszbrazjen e ujit pas larjes për shkak të bllokimit të filtrit. Nëse uji nuk mund të zbrazet, ekrani tregon që filtri i ujit mund të jetë bllokuar.
- Hiqni panelin e bazamentit: Veproni siç tregohet në figurën e mëposhtme duke përdorur një kaçavidë.

- Kontejneri për ujin e zbrazur: Vendosni një kontejner të ulët dhe të gjerë nën filtrin e ujit, në mënyrë që të mblidhni ujin e mbetur.

- Zbrazni ujin: Rrotullojeni ngadalë filtrin në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të ketë dalë i gjithë uji. Lejoni rrjedhjen e ujit pa e hequr filtrin. Pasi kontejneri të mbushet, mbylleni filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Boshatisni kontejnerin. Përsëriteni veprimin derisa të jetë zbrazur i gjithë uji.

- Hiqni filtrin: Shtroni një rrobë pambuku poshtë filtrit të ujit, e cila mund të thithë një sasi të vogël të ujit të mbetur. Më pas hiqni filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

- Pastroni filtrin e ujit: hiqni mbetjet në filtër dhe pastrojeni atë nën ujë të rrjedhshëm.

- Futni filtrin e ujit dhe instaloni sërish kapakun e poshtëm: Futni sërish filtrin e ujit duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që ta rrotulloni deri aq sa të jetë e mundur; doreza e filtrit duhet të jetë në pozicion vertikal. Për të testuar shtrëngimin e filtrit të ujit, mund të hidhni rreth 1 litër ujë në ndarjen e detergjentit. Më pas, instaloni sërish kapakun e poshtëm.

Mos e ngrini asnjëherë pajisjen duke e mbajtur nga pjesa e sipërme.
- Nxirrni spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e ujit.
- Sigurohuni që dera dhe ndarja e detergjentit të jenë mbyllur siç duhet.
-
Shkëputni zorrën e hyrjes nga rubineti i ujit dhe hiqni zorrën e shkarkimit nga pika juaj e shkarkimit. Hiqni të gjithë ujin e mbetur nga zorrët dhe rregullojini ato në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit.
-
Rivendosni bulonat e transportit. Ndiqni në rend të kundërt udhëzimet për heqjen e bulonave të transportit të dhëna tek "Udhëzuesi i instalimit".
E rëndësishme: Mos e transportoni lavatriçen pa fiksuar bulonat e transportit.
SHËRBIMI I MBËSHTETJES PAS SHITJES
PARA SE TË TELEFONONI SHËRBIMIN E MBËSHTETJES PAS SHITJES
-
Shikoni nëse mund ta zgjidhni vet problemin me ndihmën e sugjerimeve të dhëna te seksioni ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
-
Fikni dhe rindizni pajisjen për të parë nëse problemi vazhdon.
NËSE PROBLEMI VAZHDON EDHE PAS KONTROLLEVE TË MËSIPËRME, KONTAKTONI SHËRBIMIN MË TË AFËRT TË MBËSHTETJES PAS SHITJES
Telefononi numrin e treguar në dokumentin e garancisë për të marrë ndihmë.
Kur kontaktoni shërbimin tonë të mbështetjes së klientit pas shitjes, specifikoni gjithmonë:
- një përshkrim të shkurtër të problemit;
- Ilojin dhe modelin e saktë të pajisjes;

- numrin e shërbimit (numrin pas fjalës "Service" në pllakën e specifikimeve).

- adresën tuaj të plotë;
- numrin tuaj të telefonit.
Nëse kërkohen riparime, kontaktoni një shërbim të autorizuar të mbështetjes pas shitjes (për të garantuar që do të përdoren pjesë këmbimi originale dhe që riparimet do të kryhen saktë).