DN161620X - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DN161620X BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth DN161620X BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DN161620X - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DN161620X e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT DN161620X BEKO
Ju lutem lexoni këtë manual më parë.
I nderuar klient,
Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm.
Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual.
Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
- Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin.
- Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë.
- Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin.
- Mbajeni manualin në një vend që ta arini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë.
Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual.
Shpjegim i simboleve
Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme:
i Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme.
⚠️Paralajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën.
⚠️Paralajmërim kundrejt tensionit elektrik.
1 Frigoriferi juaj 4
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie 5
Përdorimi i synuar ....5
Siguria e përgjithshme ....5
Për produktet me dispenser uji; .....10
Siguria për fëmijët 10
Pajtueshmëria me Direktivën
WEEE dhe Hedhjen e Produkteve
Mbeturina: 10
Informacione të paketimit ....11
Paralajmërim HC ......11
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë ....11
Rekomandimet për ndarjen e ushqimeve të freskëta ....12
3 Instalimi 13
Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin 13
Para se ta vini frigoriferin në punë, ...13
Lidhja elektrike 13
Hedhja e paketimit ....14
Hedhja e frigoriferit të vjetër .....14
Vendosja dhe Instalimi 14
Rregullimi i këmbëve 15
Ndërrimi i llambës së ndriçimit .....15
4 Përgatitja 16
5 Përdorimi i panelit të treguesve të frigoriferit 17
Paralajmërimi i hapjes së derës .....20
Ngrirja e ushqimeve të freskëta .....21
Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira ....22
Vendosja e ushqimeve .....22
Informacionet për ngrirjen e thellë ....23
Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave: 24
Mbajtësja e vezëve ....24
Aparati i ujit 25
Kontejneri i ruajtjes me rrotullim .....27
Drita blu 28
Auto Icematic 28
Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit ....29
6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 30
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike .....30
7 Zgjidhja e problemeve 31
1 Frigoriferi juaj

text_image
21 1 2* 3* 4* 5* 6 7 8 9* 22 13 14 *20 15 16* 17* 18 *19 *20 *10 11 12 *- Rafti i ndarjes së ngrirësit
- Auto Icematic
- Kontejneri i ruajtjes së akullit
- Depozita e ujit e Auto Icematic
- Treguesi i përcaktimit të temperaturës
- Raftet e lëvizshme të xhamit
- Filtri i aromave
- Drita e ndriçimit
- Rafti i shisheve
- Ndarja e ushqimeve të shpejta
- Kapaku i ndarjes së perimeve
-
Ndarja e perimeve
-
Këmbët e rregullueshme
- Mbajtëset e derës së ndarjes së ngrirësit
- Mbajtësja e vezëve
- Kontejneri i mbushjes së aparatit të ujit
- Depozita e aparatit të ujit
- Raftet e derës së ndarjes së frigoriferit
- Kontejnerët me rrëshqitje dhe rrotullim
- Butoni
- Ndarja e ngrirësit
- Ndarja e frigoriferit
\*OPSIONALE
Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera.
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie
Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme. Pjesët originale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit.
Përdorimi i synuar
Ky produkt është synuar që të përdoret
- brenda dhe në ambiente të mbyllura si për shembull në shtëpi;
- në ambiente pune të mbyllura si për shembull dyqane dhe zyra;
- në vende akomodimi të mbyllura si për shembull në shtëpi fermash, hotele, shtëpi me qera.
- Nuk duhet të përdoret jashtë.
Siguria e përgjithshme
- Kur doni ta hidhni/flakni produktin, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara.
- Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara.
- Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.)
- Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e
ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen.
- Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë.
- Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini.
- Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike.
- Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit.
- Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës
që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy.
- Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali.
- Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin.
- Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza.
- Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën.
- Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal.
- Sigurohuni që pijet alkoolike të forta të mbahen të siguruara me tapë të mbyllur dhe të vendosen në pozicion vertikal.
- Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit.
- Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
- Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike.
- Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun.
- Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze.
- Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër.
- Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
- Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet
e kursimit të energjisë;
ato mund ta dëmtojnë
frigoriferin.
- Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike.
- Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie.
- Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjereve.
- Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë.
- Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.

- Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë.
- Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie.
- Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit.
- Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër,
ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën.
- Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit.
- Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer.
- Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr.
- Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos
lejojë që frigoriferi të lëvizë.
- Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet.
- Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi.
- Produkti nuk duhet të përdoret asnjëherë ndërkohë që ndarja që ndodhet sipër ose prapa produktit dhe në të cilin ndodhen qarqet elektronike (kapaku i kutisë të qarkut elektrik) (1) është i hapur.

- Presioni nga vendi i hyrjes së ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 psi (6,2 bar). Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (5,5 bar), përdorni një valvulë kufizuese të presionit në sistemin tuaj kryesor. Nëse nuk dini se si ta kontrolloni presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një hidrauliku profesionist.
- Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj, përdorni gjithmonë një pajisje për parandalimin
e këtij efekti në instalimin tuaj. Këshillohuni me një hidraulik profesionist nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një efekt të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj.
- Mos e instaloni te vendi i hyrjes së ujit të nxehtë. Tregoni kujdes ndaj rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali operativ i temperaturave të ujit duhet të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F). - Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
Siguria për fëmijët
- Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin.
Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina:

Ky produkt i përmbahet Direktivës EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).
Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin.
Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale.
Mos harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HC
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia.
Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë
- Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë.
- Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit.
- Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike.
- Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura.
- Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen.
- Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.
Rekomandimet për ndarjen e ushqimeve të freskëta
*opsionale
Mos lejoni që ushqimet të prekin sensorin e temperaturës në ndarjen e ushqimeve të freskëta. Për të lejuar ndarjen e ushqimeve të freskëta që të ruajë temperaturën e tij ideale të ruajtjes, sensori nuk duhet të pengohet nga ushqimet.
Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti.
3 Instalimi

Në rastin se nuk merren parasysh informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin
- Frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Para transportit të frigoriferit, ai duhet të zbrazet dhe të pastrohet.
- Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim.
- Paketimi dhe materialet e shkumës originale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.
Para se ta vini frigoriferin në punë,
Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj:
- Ngjitni 2 pyka plastike siç tregohet në figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)
- Pastrojeni pjesën e brendshme të frigoriferit sîç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi".

- Futeni spinën e frigoriferit në prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet.
- Kur fillon të punojë kompresori, do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.
- Anët e para të frigoriferit mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin.
Lidhja elektrike
Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur.
E rëndësishme:
Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare.
- Spina e korrentit duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
- Tensioni që tregohet në etiketën që ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë e njëjtë me tensionin e rrjetit.
- Nuk duhet të përdoren kabillo zgjatimi dhe multi spina për lidhjen.
⚠️ Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar.
⚠️ Produktet nuk duhet të vihen në punë para se të riparohen! Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase.
Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase.
Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin.
- Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit.
Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.
Vendosja dhe Instalimi
⚠️ Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës.
- Montojeni frigoriferin në një vend që përdoret me lehtësi.
- Mbajeni frigoriferin larg burimeve të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit.
- Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim.
- Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.
Rregullimi i këmbëve
Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel;
Mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces.

Ndërrimi i llambës së ndriçimit
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
4 Përgatitja
- Frigoriferi duhet të montohet të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nëndritën e drejtpërdrejtë të diellit.
- Temperatura e ambientit e dhomës ku montoni frigoriferin duhet të jetë të paktën 10°C. Nuk rekomandohet përdorimi i frigoriferit në kushte më të ftohta, për sa i përket efikasitetit të tij.
- Sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit të jetë plotësisht e pastruar.
- Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetri, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë mes tyre.
- Kur e përdorni frigoriferin për herë të parë, kini parasysh udhëzimet e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para.
• Dera nuk duhet të hapet shpesh. - Ai duhet të përdoret bosh pa ushqime në të.
- Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Në rast se ndodh një defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në paragrafin “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”.
- Paketimi origjinal dhe materialet e shkumës duhet të mbahen për transporte ose lëvizje në të ardhmen.
-
Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e freskisë duhet të përdoren gjithmonë për një konsum të ulët të energjisë dhe për kushte më të mira të ruajtjes.
-
Kontakti i ushqimeve me sensorin e temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund të rritë konsumin e energjisë të pajisjes. Për këtë arsye duhet të shmangni çdo kontakt me sensorin(ët).
- Në disa modele, paneli i instrumenteve fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shtypet një buton.
- Për shkak të ndryshimit të temperaturës si rezultat i hapjes/mbylljes së derës së produktit gjatë përdorimit, kondensimi në raftet e derës/trupit dhe në kontejnerët e xhamit është normal
5 Përdorimi i panelit të
treguesve të frigoriferit
Panelet e treguesve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të produktit.

text_image
-88 1 7 3 ION e 2 *6 5 4Paneli tregues ju ndihmon në përdorimin e frigoriferit me funksionet e tij zanore dhe vizuale.
- Treguesi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit
- Treguesi i statusit të gabimit
- Treguesi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit
- Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit
- Treguesi i modalitetit ekonomik
- Treguesi i jonizuesit
- Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit
1. Treguesi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për Ndarjen e ngrirësit.
2. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi nuk ftoh sa duhet ose nëse ka një defekt të sensorit, ky tregues do të aktivizohet. Kur ky tregues është aktiv, Treguesi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit do të shfaqë “e” dhe Treguesi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit do të shfaqë numrat si “1,2,3...”. Këta numra te
treguesi japin informacione mbi gabimin për personelin e servisit.
3. Treguesi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për Ndarjen e frigoriferit.
4. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 6, 4, 2, 8... Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e dëshiruar për ndarjen e frigoriferit.
5. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në modalitetin e efikasitetit të energjisë.
6. Treguesi i jonizuesit
Drita e treguesit ndizet vazhdimisht. Kjo dritë tregon se frigoriferi juaj po mbrohet nga bakteret.
7. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18, -20, -22, -24, -18...
. Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e dëshiruar për ndarjen e ngrirësit.

text_image
15 14 13 -88 1 12 11 -88 2 10 9 8* * 7 3 4 5 6- Butoni i përcaktimit të ndarjes së ngrirësit / Icematic aktiv-joaktiv
- Butoni i përcaktimit të ndarjes së frigoriferit
- Treguesi i statusit të gabimit
- Treguesi i kyçit të butonave
- Treguesi i funksionit Eko-ekstra
- Butoni Eko-ekstra/i pushimeve
- Treguesi i funksionit të pushimeve
-
Treguesi i çaktivizimit të Icematic (*në disa modele)
-
Treguesi i përdorimit ekonomik
- Treguesi i funksionit të shpejtë të frigoriferit
- Butoni i funksionit të shpejtë të frigoriferit
- Treguesi i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit
- Butoni i funksionit të shpejtë të ngrirësit
- Treguesi i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit
- Treguesi i funksionit së ngrirjes së shpejtë
Figurat që paraqiten në këtë manual udhëzimesh janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë janë të vlefshme për modelet e tjera.
1. Butoni i përcaktimit të ndarjes së ngrirësit / Icematic aktiv-joaktiv
Ky funksion ju lejon që të caktoni parametrin e temperaturës së ndarjes së ngrirësit. Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18, -20, -22, dhe -24.
Për të ndaluar krijimin e akullit, shtypni butonin e aktivizimit-çaktivizimit të Icematic për 3 sekonda. Rrjedhja e ujit nga depozita e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion. Sidoqoftë, akulli i prodhuar më parë mund të merret nga Icematic. Për të rifilluar krijimin e akullit, shtypni butonin e aktivizimit-çaktivizimit të Icematic për 3 sekonda.
2. Butoni i përcaktimit të ndarjes së frigoriferit
Ky funksion ju lejon që të caktoni parametrin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit. Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 6, 4, 2.
3. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi nuk ftoh sa duhet ose nëse ka një defekt të sensorit, ky tregues do të aktivizohet. Kur ky tregues është aktiv, Treguesi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit do të shfaqë “E” dhe Treguesi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit do të shfaqë numrat si “1,2,3...”. Këta numra te treguesi japin informacione mbi gabimin për personelin e servisit.
Kur vendosni ushqime të nxehta në ndarjen e ngrirësit ose nëse e lini derën të hapur për një kohë të gjatë, shenja e pikëçuditjes mund të ndriçojë për pak kohë. Ky nuk është një defekt; ky paralajmërim do të zhduket kur ushqimet të ftohen.
4. Treguesi i kyçit të butonave
Përdorni këtë funksion nëse nuk dëshironi që të ndryshohet përcaktimi i temperaturës së frigoriferit. Shtypni njëkohësisht për një kohë të gjatë (3 sekonda) butonin e përcaktimit të ndarjes së frigoriferit dhe Butonin e përcaktimit të ndarjes së ngrirësit për ta aktivizuar këtë funksion.
5. Treguesi i funksionit Eko-ekstra
Tregon se funksioni Eko-ekstra është aktiv. Nëse ky funksion është aktiv, frigoriferi do të zbulojë automatikisht periudhat me më pak përdorim dhe gjatë këtyre periudhave do të kryhet ftohja me efikasitet për energjinë. Treguesi ekonomik do të jetë aktiv gjatë kryerjes së ftohjes efikase për energjinë.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta çaktivizuar funksionin.
6. Butoni Eko-ekstra/i pushimeve
Shtypni pak këtë buton për të aktivizuar funksionin Eko-ekstra. Mbajeni të shtypur këtë buton për 3 sek. për të aktivizuar funksionin e pushimeve. Shtypni përsëri këtë buton për ta çaktivizuar funksionin.
7. Treguesi i funksionit të pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve është aktiv. Nëse ky funksion është aktiv, në treguesin e ndarjes së frigoriferit do të shfaqet “- -” dhe në ndarjen e frigoriferit nuk do të kryhet ftohja. Ndarjet e tjera do të ftohen në përputhje me temperaturën e caktuar për to.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta çaktivizuar funksionin.
8. Treguesi i çaktivizimit të akullit
Icematic nuk do të punojë kur treguesi i këtij funksioni është aktiv. Shikoni elementin 1 për të aktivizuar Icematic.
9. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në modalitetin e efikasitetit të energjisë. Temperatura e ndarjes së ngrirësit
Ky tregues do të jetë aktiv nëse funksioni caktohet në -18 ose nëse kryhet ftohja efikase për energjinë nga funksioni Ekoekstra.
10. Treguesi i ftohjes së shpejtë
Kjo ikonë pulson me animacion kur funksioni i ftohjes së shpejtë është aktiv.
11. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë, temperatura e ndarjes do të jetë më e ftohtë se vlerat e rregulluara.
Ky funksion mund të përdoret për ushqimet që vendosen në ndarjen e frigoriferit dhe që duhet të ftohen me shpejtësi.
Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, rekomandohet që ta aktivizoni këtë veçori para se t'i vendosni ushqimet në frigorifer.
Treguesi i ftohjes së shpejtë aktivizohet kur është aktiv funksioni i ftohjes së shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e ftohjes së shpejtë.
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 4 orësh ose kur ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën e duhur.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
12. Treguesi i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për Ndarjen e frigoriferit.
13. Treguesi i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për Ndarjen e ngrirësit.
14. Funksioni i ngrirjes së shpejtë
Treguesi i ngrirjes së shpejtë aktivizohet kur është aktiv funksioni i ngrirjes së shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e ngrirjes së shpejtë. Treguesi i ngrirjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe do të kthehet në parametrat normale. Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 8 orësh ose kur ndarja e ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, shtypeni butonin e ngrirjes së shpejtë para se t'i vendosni ushqimet në ndarjen e ngrirësit.
Nëse e shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
15. Treguesi i ngrirjes së shpejtë
Kjo ikonë pulson me animacion kur funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktiv.
Paralajmërimi i hapjes së derës
(Kjo veçori mund të ndryshojë në varësi të derës së produktit dhe mund të mos ekzistojë në disa modele.)
Do të dëgjoni një paralajmërim zanor kur dera e produktit tuaj lihet e hapur për të paktën 1 minutë. Ky paralajmërim do të çaktivizohet kur mbyllet dera ose kur shtypet një nga butonat e ekranit (nëse ka).
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
- Mbështillini ose mbulojini ushqimet para se t'i vendosni në frigorifer.
- Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në temperaturën e dhomës para se t'i vendosni në frigorifer.
- Ushqimet që dëshironi të ngrini duhet të jenë të freskëta dhe me cilësi.
- Ushqimet duhet të ndahen në porcione sipas nevojave të konsumit në familje sipas vakteve ose ditëve.
- Ushqimet duhet të paketohen në një mënyrë të izoluara nga ajri për të parandaluar tharjen e tyre nëse do të ruhen për një kohë të shkurtër.
- Materialet që përdoren për paketimin duhet të jenë të forta dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, aromave, vajrave dhe acideve dhe duhet të sigurojnë izolimin nga ajri. Për më tepër, ato duhet të mbyllen mirë dhe të prodhuara me materiale të lehta në përdorim që janë të përshtatshme për përdorim në ngrirje të thellë.
- Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri.
| Përcaktimi |
| i ndarjes së |
| ngrirësit |
| Përcaktimi |
| i ndarjes së |
| frigoriferit |
Shpjegimet
-18°C 4°C Ky është parametri normal i rekomanduar.
-20,-22 ose -24°C
4°C Këta parametra rekomandohen kur temperatura e ambientit kalon 30°C.
Ngrirja e shpejtë 4°C
Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Frigoriferi do të kthehet te modaliteti i mëparshëm kur procesi të përfundojë.
-18°C ose më i ftohtë
2^ C
Nëse mendoni se ndarja e frigoriferit nuk është mjaft e ftohtë për shkak të kushteve të nxehtësisë ose nga hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës.
-18°C ose më i ftohtë
Frigoriferi i shpejtë
Mund ta përdorni kur ndarja e frigoriferit është e mbingarkuar ose nëse dëshironi t'i ftohni ushqimet me shpejtësi. Rekomandohet që ta aktivizoni funksionin e frigoriferit të shpejtë 4-8 ora para se të vendosni ushqimet.
Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
- Ushqimet e ngrira dhe të paketuara në treg duhet të ruhen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit të ushqimeve të ngrira për një ndarje ruajtëse të ushqimeve të ngrira (me 4 yje).
- Për të garantuar ruajtjen e cilësisë së lartë të realizuar nga prodhuesi i ushqimeve të ngrira dhe shitësi i ushqimeve, duhet të kini parasysh si më poshtë:
- Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas blerjes.
- Sigurohuni që përmbajtja të ketë të shënuar etiketën dhe datën.
- Mos i kaloni datat e përdorimit të rekomanduar dhe të skadimit në paketim.
Shkrirja e akullit
Akulli në ndarjen e ngrirësit shkrihet automatikisht.
Vendosja e ushqimeve
Raftet e ndarjes së ngrirësit
Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullore, perime, etj.
Mbajtësja e vezëve Vezët
Raftet e ndarjes së frigoriferit
Ushqimet në tava, në pjata të mbuluara dhe në enë të mbyllura
Raftet e derës së ndarjes së frigoriferit
Ushqime të vogla të paketuara dhe pije (si qumësht, lëng frutash dhe birrë)
Ndarja e perimeve Perimet dhe frutat
Ndarja e zonës së freskët
Produkte delikate (djathë, gjalpë, sallam, etj.)
Informacionet për ngrirjen e thellë
Ushqimet duhet të ngrihen sa më shpejt kur vendosen në një frigorifer për të ruajtur cilësinë e tyre.
Ushqimet mund të mbahen për një kohë të gjatë vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më të ulëta.
Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në ngrirje të thellë).
KUJDES!
- Ushqimet duhet të ndahen në porcione sipas nevojave të konsumit në familje sipas vakteve ose ditëve.
- Ushqimet duhet të paketohen në një mënyrë të izoluara nga ajri për të parandaluar tharjen e tyre nëse do të ruhen për një kohë të shkurtër.
Materialet e nevojshme për paketimin:
- Ngjitës rezistent ndaj të ftohtit
- Etiketë ngjitëse
- Unaza gome
- Stilolaps për shënime
Materialet që përdoren për paketimin e ushqimeve duhet të jenë të forta dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, aromave, vajrave dhe acideve.
Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me artikujt e ngrirë paraprakisht për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme.
Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri.
Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave:
Filtri i aromave parandalon grumbullimin e aromave të pakëndshme në frigorifer.
Tërhiqeni poshtë kapakun, në të cilin është montuar filtri i aromave, dhe hiqeni si në ilustrim. Lëreni filtrin nën dritën e diellit për një ditë. Gjatë kësaj kohe filtri do të pastrohet. Montojeni filtrin përsëri në vendin e tij.
Filtri i aromave duhet të pastrohet një herë në vit.

Ndarjet e ushqimeve të shpejta
Përdorni këto ndarje për ushqimet që dëshironi të ruani në një temperaturë disa gradë nën temperaturën e ndarjes së frigoriferit.
Mund ta rritni vëllimin e brendshëm të frigoriferit duke hequr secilën nga ndarjet e ushqimeve të shpejta.
- Tërhiqeni ndarjen drejt vetes deri sa të ndalojë te blllokuesi.
- Ngrijeni pjesën përpara dhe tërhiqeni drejt vetes për ta hequr ndarjen nga vendi i saj.
Mund t'i vendosni ushqimet që dëshironi t'i ngrini te këto ndarje për t'i përgatitur për ngrirjen.

Mund ta montoni mbajtësen e vezëve te dera ose te rafti që dëshironi.
Mos e mbani mbajtësen e vezëve në ndarjen e ngrirësit.

Aparati i ujit është një veçori shumë e dobishme për marrjen e ujit të ftohtë pa e hapur derën e frigoriferit. Meqenëse nuk do të duhet ta hapni shpesh derën e frigoriferit, do të kurseni energji.

Shtyjeni krahun e aparatit të ujit me gotë. Aparati do të ndalojë funksionimin kur të lëshoni krahun e tij.
Kur të përdorni aparatin e ujit, rrjedhja maksimale mund të realizohet kur e shtypni krahun deri në fund. Mos harroni se sasia e rrjedhjes nga aparati është në varësi të nivelit të shtypjes së krahut.
Me rritjen e nivelit të ujit në gotë/enë, lirojeni pak presionin mbi krahun e aparatit për të parandaluar derdhjen e ujit. Nëse e shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo është normale dhe nuk është një defekt.
Mbushja e depozitës së ujit për aparatin e ujit
Rezervuari i mbushjes së depozitës së ujit ndodhet brenda raftit të derës. Hapni kapakun e rezervuarit dhe mbusheni me ujë të pijshëm të pastër. Më pas mbylleni kapakun.

- Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje të tjera, përveç ujit, si lëngje frutash, pije me gaz ose pije alkoolike që nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e ujit. Aparati i ujit do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme nëse përdoren këto lëngje. Garancia nuk i mbulon përdorime të tilla. Disa substanca kimike dhe substanca të shtuara në këto lloj pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë materialin e depozitës së ujit.
- Përdorni vetëm ujë të pastër dhe të pijshëm.
- Kapaciteti i depozitës së ujit është 3 litra; mos e mbushni më shumë.
- Shtyjeni krahun e aparatit të ujit me një gotë të fortë. Nëse përdorni gota plastike me një përdorim, shtyjeni krahun me gishta prapa gotës.
Pastrimi i depozitës së ujit
- Hiqni rezervuarin e mbushjes së ujit brenda rastit të derës.
- Hiqeni raftin e derës duke e mbajtur nga të dyja anët.
- Kapni depozitën e ujit nga të dyja anët dhe higeni me një kënd 45°.
- Pastroni depozitën e ujit duke hequr kapakun.
E rëndësishme
Pjesët e depozitës së ujit dhe të aparatit të ujit nuk duhet të lahen në lavastovilje.

Uji që derdhet gjatë përdorimit të aparatit të ujit grumbullohet në tavën e derdhjes.
Nxirreni kullesën plastike si në figurë.
Hiqni ujin e grumbulluar me një rrobë të pastër e të thatë
KUJDES: Lidheni vetëm me një linjë uji të pijshëm.

Rafti me rrëshqitje mund të lëvizet në të majtë ose në të djathtë për të lejuar vendosjen e shisheve të gjata, vazove ose kutive në një raft më të ulët (Fig. 1).
Ushqimet që keni vendosur në raft mund t'i merrni duke e kapur dhe rrotulluar atë nga ana e djathtë (Fig.2).
Kur të dëshironi ta vendosni ose ta hiqni për ta pastruar, rrotullojeni 90 gradë, ngrijeni dhe tërhiqeni drejt vetes (Fig. 3-4).

Ushqimet e ruajtura në ndarjet e perimeve ndriçohen nga një dritë blu për të vazhduar fotosintezën e tyre nëpërmjet efektit të gjatësisë së valëve të dritës blu dhe në këtë mënyrë ruan freskinë e tyre, si dhe rrit përmbajtjen e vitaminave.

Sistemi Auto Icematic ju lejon që të merrni me lehtësi akull nga frigoriferi. Hiqni depozitën e ujit në ndarjen e frigoriferit, mbusheni me ujë dhe montojeni përsëri për të marrë akull nga Icematic.
Kubat e parë të akullit do të jenë gati për afro 2 orë në sirtarin e lcematic që ndodhet në ndarjen e ngrirësit.
Nëse e mbushni plotësisht depozitën e ujit, do mund të merrni afërsisht 60-70 kuba akulli.
Ndërrojeni ujin në depozitën e ujit nëse ka qëndruar për rreth 2-3 javë.

Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit
\*opsionale
Përdorimi i Icematic
Mbusheni Icematic me ujë dhe vendoseni në vendin përkatës. Akulli do të jetë gati për afro dy orë. Mos e hiqni Icematic nga vendi i tij për të marrë akullin.
Rrotulloni dorezat në rezervuarët e akullit në drejtim orar me 90 gradë.
Kubat e akullit në rezervuarë do të bien në kontejnerin e ruajtjes së akullit poshtë.
Mund ta nxirni kontejnerin e ruajtjes së akullit dhe t'i përdorni kubat e akullit.
Nëse dëshironi, mund t'i mbani kubat e akullit në kontejnerin e ruajtjes së akullit.
Kontejneri i ruajtjes së akullit
Kontejneri i ruajtjes së akullit është vetëm për grumbullimin e kubave të akullit. Mos hidhni ujë në të. Në rast të kundërt, ai do të thyhet.

6 Mirëmbajtja dhe pastrimi
⚠ Mos përdorni asnjëherë benzinë, benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar.
⚠️ Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni.
Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim.
Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë.
Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.
⚠️ Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike.
⚠️ Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur.
i Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh.
⚠️ Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza.
⚠ Mos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e Iyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Mos vendosni vajra të lëngshme ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.
7 Zgjidhja e problemeve
Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj.
Frigoriferi nuk punon.
- Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë.
- Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën.
Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE).
- Ambienti është shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin në vende ku temperatura bie nën 10 °C.
- Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh.
- Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi.
- Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura.
- Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit.
- Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm.
- Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe.
- Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht.
- Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë.
- Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës.
- Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia.
Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë.
- Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.
- Produkti i ri mund të jetë më i gjere se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të medhenj punojnë për një kohë më të gjatë.
- Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Ešhtë normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
- Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
- Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
- Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht.
- Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura.
- Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme.
- Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
- Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh.
- Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
- Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
-
Dridhje ose zhurmë.
-
Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel.
- Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit.
Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj.
- Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
- Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
- Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
- Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
- Dera éshtë pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
- Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
- Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.
- Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi originale.
- Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme.
- Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi.
Dera nuk mbyllet.
- Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën.
- Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin.
- Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin.
Krisperët kanë ngecur.
- Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar.