DBE5971R - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DBE5971R AEG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth DBE5971R AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DBE5971R - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DBE5971R e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT DBE5971R AEG
SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 250
Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve,
shërbimin dhe riparimin:
www.aeg.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....250
- UDHËZIMET PËR SIGURINË 253
- INSTALIMI....254
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT 254
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 254
- KUJDESI DHE PASTRIMI....256
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....257
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....258
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo paisje mund të përdoret në: zyrä, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
- Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bblokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).
- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.
- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
- Mos gatuani me flakë nën pajisje:
- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe gesen mbrojtëse.
- Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse simboli ( ) fuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
- Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.
2.3 Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
- Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
- Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
- Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
2.4 Shërbimi
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
2.5 Hedhja

PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3.1 Udhëzime të instalimit

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.
4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

text_image
1 3 5 6 4 5Funksioni Përshkrimi
1
Llamba Ndez dhe fik dritat
2
Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.
3
Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.
4
Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.
5
Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë.
6
Kohëmatësi Fik pajisjen pas 5 minutash.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Përdorimi i aspiratorit
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.
| Y_01 | Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. |
| Y_2 | Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë. |
| Y_3 | Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi. |
| Y_4 | Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Pas 5 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm. |
i
Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.
i
Paneli i kontrollit është fushë me sensor. Për të përdorur aspiratorin, shtypni në qendër të simbolit për të paktën 1 sekondë.
Për të përdorur aspiratorin:
- Ndizeni pajisjen duke shtypur simbolin Y011.
Tani mund të aktivizoni funksionet.
- Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin.
i
Drita e kapuçave punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të kapakut. Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit prekni
Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish simbolin 🍼011
5.2 Kohëmatësi
Ky funksion lejon fikjen e pajisjes pas 5 minutash përdorimi. Funksioni mund të përdoret vetëm nëse pajisja punon.
- Prekni simbolin
Kohëmatësi fillon të pulsojë. - Pas 5 minutash pajisja fiket.

Për të çaktivizuar funksionin, prekni sërish ⏻.
5.3 Aktivizimi i Shpejtësisë maksimale të motorit
Kur prekni, shpejtësia maksimale e motorit fillon të punojë për 5 minuta. Pas kësaj kohe, pajisja kthehet në cilësimet e mëparshme të shpejtësisë.
i
Kur funksioni është i aktivizuar, prekja shtesë mbi nuk ka asnjë efekt.
5.4 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
- Pas 40 orësh përdorimi, simboli ndizet (i bardhë) për 30 sekonda. Filtri i yndyrës duhet të pastrohet.
- Pas 160 orësh përdorimi, simboli pulson (i bardhë) për 30 sekonda. Filtri i yndyrës duhet të pastrohet dhe filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.
i
Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.
Për të rivendosur funksionin, prekni ⓣ për 3 sekonda.
6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit
Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.
Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin
të pastër
Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.
Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

Filtri i karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
- Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

text_image
1 2- Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
- Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
- Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -opsional

PARALAJMËRIM!
Filtri i karbonit nuk mund të lahet!

Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.
Për të ndërruar filtrin:
-
Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull.
-
shtypni gjuhëzën (1) dhe anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit.

- Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt. Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
6.4 Ndërrimi i Ilambës
Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Çfarë duhet bërë nëse...
| Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja | ||
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. | Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë. | Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. | Mungesa e furnizimit me energji elektrike. | Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar. |
| Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. | ||
| Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. | Shpejtësia e motorit nuk është e për shtatshme për avujt që shfaqen. | Rriteni shpejtësinë e motorit. |
| Treguesi i alarmit të filtritështë aktiv. | Alarmi i filtrit është aktiv.Filtri i yndyrës duhet tëpastrohet ose filtri i karbonit(opsional) duhet tëndërrohet ose të pastrohet. | Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi ipërditshëm”. |
| Paneli i kontrollit nuk reagonndaj prekjes. | Paneli i kontrollit ështëndikuar nga kushtet emjedisit (p.sh. drita e diellitose e një llambe). | Kryeni procedurën e kalibrimit:⚠️ KUJDES!Për kalibrim të saktë, prekni sipërfaqen e plotë tësensorit.1. Sigurohuni se pajisja është e lidhur mefurnizimin me energji elektrike.2. Prekni ndonjë sensor 10 herë. Do të dëgjoni një sinjal pas secilën prekje.3. Paneli i kontrollit do të hyjë në modalitetin ekalibrimit. Sensorët do të fillojnë të pulsojnëdhe sensori ⚫ do të ndizet.4. Prekni sensorin . Pas 2 sekondash, do tëfiket dhe sensori tjetër do të ndizet.5. Prekni secilin sensor kur ndizet sipas rradhëssë mëposhtme:→ Y4 → Y3 → Y2 Y016. Kur prekni sensorin e fundit, kalibrimi kapërfunduar. |
8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 🌐 Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ✉ mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.