LRT7ME39X - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas LRT7ME39X ELECTROLUX në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth LRT7ME39X ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LRT7ME39X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LRT7ME39X e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT LRT7ME39X ELECTROLUX
Manuali i përdoruesit
AL ZJARRI Paralajmërim; Rrezik zjarri / materiale të djegshme
Indeksi
PARA PËRDORIMIT TË FRIGORIFERIT....103
Frigoriferët e vjetër dhe jashtë përdorimit....107
Paralajmërimet për sigurinë....107
Montimi dhe përdorimi i frigoriferit ....108
Para përdorimit të frigoriferit ....108
Dimensionet....109
Informacione mbi teknologjinë No-Frost 110
FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME.... 110
Butoni i konfiguirmit të temperaturës të pjesës së frigoriferit.... 111
Metoda e super ftohjes 111
Parametrat e temperaturës të Frigoriferit.... 111
Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës 112
Treguesi i temperaturës....113
Aksesorët....114
Sirtarët Extra Chill 114
Butoni i freskisë 114
CustomFlex....115
RREGULLIMI I USHQIMEVE NË PAJISJE 116
Ndarja e frigoriferit 116
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA 117
TRANSPORTI DHE NDRYSHIMI I POZICIONIT TË MONTIMIT .... 118
Transporti dhe ndryshimi i pozicionit të montimit....118
Ndërrimi i derës 118
PARA THIRRJES SË SHËRBIMIT TË SHITJEVE 119
Këshilla për ruajtjen e energjisë....120
PJESËT E PAJISJES DHE NDARJET....121
TË DHËNA TEKNIKE....122
TË DHËNA PËR INSTITUTET TESTUESE.... 122
NE MENDOJMË PËR JU
Faleminderit për blerjen e pajisjes Electrolux. Ju keni zgjedhur një pajisje që në vete ngërthen dekada përvojë profesionale dhe inovacion. E mençur dhe stilistike, kjo pajisje është dizajnuar për të plotësuar nevojat tuaja. Pra, kurdo që përdorni këtë, ju do të jeni të sigurt nga fakti që do të merrni rezultate të mëdha çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni ueb-faqen tonë në:

Merrni këshilla, broshura, zgjidhje të problemit, informacion për servisim dhe mirëmbajtjes.
www.electrolux.com/support

Regjistroni produktin tuaj për servisim ose mirëmbajtje më të mirë:
www.registerelectrolux.com

Blini aksesorë, pjesë të konsumueshme dhe pjesë origjinale rezervë për pajisjes tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI PËR KONSUMATORIN DHE MIRËMBAJTJA
Gjithmonë përdor vetëm pjesë originale rezervë
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar për Mirëmbajtje, sigurohuni që t'i keni këto dhëna: Modeli, PNC, Numri Serik.
Të dhënat mund të gjenden në pllakën pasaportës.
⚠️ Pralajmërim/Kujdes- të dhëna për siguri
① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për mjedisin
Mund të ndryshojë pa paralajmërim paraprak.
PJESA 1. PARA PËRDORIMIT TË FRIGORIFERIT Paralajmërime të përgjithshme
Ju lutemi lexoni me kujdes manualin e udhëzimeve para montimit dhe përdorimit të pajisjes. Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet e shkaktuara nga keqpërdorimi.
Ndiqni të gjitha udhëzimet në pajisje dhe në manualin e udhëzimeve dhe mbajeni manualin në një vend të sigurt për të zgjidhur problemet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Kjo pajisje nuk synon të përdoret si pajisje e integruar.
Nëse, për shkak të instalimit të ndryshëm, nuk respektohen kërkesat për ventilimin, pajisja do të funksionojë mirë, por konsumi i energjisë mund të rritet pak.
! PARALAJMËRIM: Mbajini hapësirat e ajrimit të pajisjes ose në strukturën e brendshme pa pengesa.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit të pajisjes, nëse nuk rekomandohen nga prodhuesi.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
⚠️ PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni i energjisë të mos bllokohet ose dëmtohet.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos vendosni disa priza portative apo furnizime me energji portative mbrapa pajisjes.
⚠️ PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun për shkak të paqëndrueshmërisë të pajisjes, ajo duhet të fiksohet sipas udhëzimeve.
Nëse pajisja juaj përdor R600a si lëndë ftohëse - mund ta mësoni këtë informacion nga etiketa në ftohësi - duhet të bëni kujdes gjatë transportit dhe instalimit për të mos lejuar që elementët ftohës të pajisjes të dëmtohen. Megjithëse R600a është një gaz natyror i padëmshëm për mjedisin. Meqenëse është shpërthyes, në rast të ndonjë rrjedhjeje të shkaktuar nga dëmtimi në elementët ftohës, largojeni frigoriferin nga flakët ose burimet e nxehtësisë dhe ajroseni dhomën për disa minuta ku ndodhet pajisja.
- Mbani të gjitha paketimet larg nga fëmijët dhe hidhni ato në mënyrë të duhur.
- Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, mos dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
- Mos vendosni substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me lëndë të djegshme në këtë pajisje.
- Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Nëse priza nuk përputhet me spinën e frigoriferit, ajo duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona të tillë të kualifikuar me qëllim që të shmangni rreziqet.
- Një spinë tokëzimi specifieke është lidhur kabllon e korrentit të frigoriferit tuaj. Kjo spinë tokëzimi duhet të përdoret me një posaçërisht spinë tokëzimi nga 16 amper ose 10 amper sipas vendit ku produkti do të shitet. Nëse nuk ka prizë të tillë në shtëpinë tuaj, instalojeni me një elektricist të autorizuar.
- Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Fëmijët e moshave nga 3 deri në 8 lejohen të ngarkojnë dhe shkarkojnë pajisjet frigoriferike. Prej fëmijëve nuk pritet të kryejnë pastrim ose mirëmbajtje të përdoruesit të pajisjes, fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) nuk pritet të përdorin pajisjen,fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) nuk pritet të përdorin vetëm nëse janë në mbikëqyrje të vazhdueshme, fëmijët e rritur (8-14 vjeç dhe personat e ndjeshëm mund të përdorin pajisjet me kujdes pasi t'u jepet mbikëqyrje e duhur ose udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes. Personat shumë të prekshëm nuk pritet të përdorin pajisjet sigurt vetëm nëse ju jepet mbikëqyrje e vazhdueshme.
- Nëse kablloja e korrentit është e dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rrezikun.
- Kjo pajisje nuk është bërë për përdorim në lartësi më tepër se 2000 m.
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme:
- Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes.
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të shkaktojnë një rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesën e pajisjes.
- Rruani mishin dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me
akullore dhe ushqime të tjera.
- Njësitë për ushqim të ngrirë me dy yje janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të ngrirë, ruajtjen ose bërjen e akullores dhe bërjen e kubeve prej akulli.
- Njësitë me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirje të ushqimit të freskët.
- Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrini, pastroni, thani dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda në pajisje.
Riparimi
- Për ta riparuar pajisjen tuaj, ju lutem kontaktoni Qendrën e Autorizuar për Servisim ose Riparim Përdor vetëm pjesë originale rezervë
- Ju lutemi mos harroni se vetë-riparimi ose riparimi nga persona të paautorizuar mund të sjell pasoja për sigurinë tuaj dhe shfuqizon garancinë.
- Pjesët vijuese rezervë do të jenë në dispozicion 7 vite pasi modeli të jetë ndërprerë:teromstatë, ndjesorë të temperaturës, plakat e shtypura elektrike, burimet e dritës, dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, govata dhe kanistra.
- Ju lutemi mbani mend se disa nga këto pjesë mund të jenë në dispozicion vetëm për riparuesit profesional, dhe se jo të gjithë pjesët rezervë janë relevante për të gjithë modelet.
- Rondelat e derës do të jenë në dispozicion 10- vite pasi të ndërpritet modeli.
Frigoriferët e vjetër dhe jashtë përdorimit

- Nëse frigoriferi juaj i vjetër ka një kyç, thyejeni ose hiqni kyçin para se ta hidhni pajisjen pasi fëmijët mund të bllokohen në të dhe mund të shkaktojnë aksidente. - Frigoriferët dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë materiale izolimi dhe ftohjeje me CFC. Për këtë arsye, kujdesuni që të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferin tuaj të vjetër.
Ju lutemi pyesni autoritetet bashkiake për hedhjen e WEEE për qëllime ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi.
Shënime:
- Ju lutemi lexoni me kujdes manualin e udhëzimeve para montimit dhe përdorimit të pajisjes. Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet e ndodhura për shkak të keqpërdorimit.
- Ndiqni të gjitha udhëzimet në pajisje dhe në manualin e udhëzimeve dhe mbajeni manualin në një vend të sigurt për të zgjidhur problemet që mund të ndodhin në të ardhmen.
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim familjar dhe mund të përdoret vetëm në shtëpi dhe për qëllimet e përcaktuara. Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të përgjithshëm. Këto lloj përdorimesh do të shkaktojnë anulimin e garancisë së pajisjes dhe kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për humbjet që mund të ndodhin.
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim familjar dhe është e përshtatshme vetëm për ftohjen/ ruajtjen e ushqimeve. Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të përgjithshëm dhe/ose për ruajtjen e substancave, përveç se për ushqime. Kompania jonë nuk është përgjegjëse për humbjet që mund të ndodhin në rastet e ndryshme.
Paralajmërimet për sigurinë
- Mos përdorni priza me shumë hyrje ose kabllo zgjatues.
- Mos e vini spinën në priza të dëmtuara, të prishura ose të vjetra.
- Mos e tërhiqni, përkulni ose dëmtoni kordonin.


- Kjo pajisje është e projektuar për përdorim nga të rriturit, mos lejoni fëmijët që të luajnë me pajisjen apo të varen mbi derë.
- Mos e vini apo hiqni spinën nga priza me duar të lagura për të parandaluar goditjen elektrike!
- Mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme në frigorifer, për sigurinë tuaj. Vendosni pijet me sasi më të madhe alkooli në mënyrë vertikale dhe duke i mbyllur mirë grykën, në ndarjen e frigoriferit.
- Mos mbuloni trupin ose pjesën e sipërme të frigoriferit me centro. Kjo gjë ndikon në rendimentin e frigoriferit.
- Fiksoni aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e aksesorëve.

Montimi dhe përdorimi i frigoriferit
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj, duhet të kini kujdes pikat më poshtë:
- Voltazhi i përdorimit për frigoriferin tuaj është 220-240 V me 50Hz.
- Kordoni elektrik i frigoriferit ka një spinë me tokëzim. Kjo spinë duhet të përdoret me një prizë me tokëzim që ka një siguresë minimumi 16 amper. Nëse nuk keni një prizë me këto parametra, ju lutemi realizojeni me ndihmën e një elektricisti të kualifikuar.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
- Vendoseni frigoriferin në një vend që nuk është i ekspozuar ndaj dritës së diellit.
- Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm nga sobat, furrat me gaz dhe qendrat e nxehtësisë dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
- Frigoriferi nuk duhet të përdoret kurrë jashtë ose të lihet në shi.
- Kur frigoriferi vendoset pranë një ngrirësi me ngrirje të thellë, duhet të ketë të paktën 2 cm hapësirë midis tyre për të parandaluar lagështinë në sipërfaqen e jashtme.
- Hapësira e sipërme e nevojshme e pajisjes mund të merret nga dimensionet që gjenden në kapitullin Dimensionet
- Këmbët e përparme përshtatëse duhet të vendosen në një lartësi të përshtatshme për të lejuar funksionimin e frigoriferit në një mënyrë të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Ju mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar në drejtim orar (ose në drejtimin e kundërt). Kjo gjë duhet të bëhet para se të vendosni ushqime në frigorifer.
- Para se të përdorni frigoriferin, fshini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë të vogël bikarbonat sode, dhe më pas shpëlajini me ujë të pastër dhe thajini. Vendosni të gjitha pjesët pasi t'i pastroni.
- Montoni gominën e rregullimit të distancës (pjesa me fletën e zezë prapa) duke e kthyer 90° si në figurë për të parandaluar që kondensatori të prekë murin.
- Nëse e vendosni pajisjen mbështetur në mur në një instalim të pavarur, atëherë instaloni largësorët që të garantoni distancë
maksimale të mundshme.

Para përdorimit të frigoriferit
- Kur e vini në punë për herë të parë ose pas transportit, lëreni frigoriferin drejt për 3 orë dhe vendoseni në prizë për të lejuar kështu një funksionim më eficient. Në rast të kundërt mund të dëmtoni kompresorin.

- Frigoriferi mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë, e cila do të largohet kur frigoriferi fillon të ftohet.
Ndriçim i brendshëm

PARALAJMĚRIM!
Rrezik nga tronditja elektrike.
- Sa u përket dritave të brendshme në këtë produkt dhe pjesët rezervë që shiten veçmas: Këto llama synojnë të qëndrojnë në kushte e skajshme fizike te pajisjet shtëpiake, si temperaturën, vibrime, lagështinë, ose synojnë të sinjalizojnë të dhëna lidhur me statusin operacional të pajisjes. Ata synojnë të përdoren te pajisjet tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake.
Dimensionet

| Dimensionet përgjithshme1 | e |
| H1* mm 1860 | |
| W1 mm 595 | |
| D1 mm 650 |
^1 Iartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes pa dorezë
*Përfshirë lartësinë e menteshës së sipërme (10 mm).
| Hapësira e nevojshme në përdorim2 |
| H2 mm 2010 |
| W2 mm 695 |
| D2 mm 739 |
2 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullimin e ajërit të ftohtë
| Hapësira e përgjithshme e nevojshme në përdorim3 |
| W3 mm 967 |
| D3 mm 1179 |
3 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullim të lirë të ajrit ftohës, plus hapësirën e nevojshme për të lejuar hapjen e derën në kënd minimal që do të mundëson largimin e tërë pajisjes së brendshme
Informacione mbi teknologjinë No-Frost
Frigoriferët No-Frost ndryshojnë nga frigoriferët e tjerë statikë për sa i përket parimit të punës.
Në frigoriferë normalë, lagështia që futet në frigoriferë për shkak të hapjes së derës dhe lagështia që gjendet në ushqime shkakton ngrirje në pjesën e pasme të tubacioneve të ajrit. Për të shkrirë ngricën dhe akullin në pjesën e pasme të tubacioneve të ajrit, duhet që ta fikni frigoriferin rregullisht, t'i vendosni ushqimet që duhet të mbahen të ftohura në një ndarje të veçantë. Situata është krejt ndryshe në frigoriferët no-frost. Ajër i thatë the i ftohtë frynë brenda frigoriferit në mënyrë homogjene dhe të njëtrajtshme nga disa pika me anë të një ventilatori. Ajri i ftohtë i shpërndarë në formë homogjene dhe të njëtrajtshme midis rafteve e ftoh të gjithë ushqimin njëlloj dhe në mënyrë uniforme, duke mos lejuar kështu lagështinë dhe ngrirjen. Prandaj, frigoriferët no-frost ofrojnë lehtësi përdorimi përveç kapacitetit të madh dhe pamjes elegante.
Flapat ndodhen në murin e pasmë mbrapa sirtarit Extra Chill. Duke hapur dhe mbyllur flapat, mund të kontrolloni sasinë e ajrit të ftohtë që hyn në sirtarin Extra Chill. Për të siguruar qarkullimin më të mirë të ajrit, mbajini flapat të hapura.

flowchart
graph TD
A["Server Rack"] --> B["Directional Flow"]
B --> C["Return Path"]
C --> D["Return Path"]
D --> E["Return Path"]
E --> F["Return Path"]
F --> G["Return Path"]
G --> H["Return Path"]
H --> I["Return Path"]
I --> J["Return Path"]
J --> K["Return Path"]
K --> L["Return Path"]
L --> M["Return Path"]
M --> N["Return Path"]
N --> O["Return Path"]
O --> P["Return Path"]
P --> Q["Return Path"]
Q --> R["Return Path"]
R --> S["Return Path"]
S --> T["Return Path"]
T --> U["Return Path"]
U --> V["Return Path"]
V --> W["Return Path"]
W --> X["Return Path"]
X --> Y["Return Path"]
Y --> Z["Return Path"]
PJESA 2. FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME

text_image
1 2 3 4 5 6 8Paneli i kontrollit
- Butoni i vendosjes të temperaturës së frigoriferit
- Simboli i metodës së super ftohjes
- led tregues alarmi
- Treguesi i rregullimit të temperaturës së frigoriferit
Ndriçim (nëse ka)
Kur produkti lidhet me rrymë elektrike për së pari herë, dritat e brendshme mund të kyçet 1 minutë më vonë për shkak të testeve të hapjes.
Butoni i konfiguirmit të temperaturës të pjesës së frigoriferit
Ky buton lejon vendosjen e temperaturës së frigoriferit. Për të vendosur vlerat për pjesën e frigoriferit, shtypni këtë buton. Përdoreni këtë buton për të aktivizuar gjithashtu metodën e Super Ftohjes.
Drita e alarmit
Në rast të një problemi brenda frigoriferit, drita led e alarmit do të bëhet e kuqe.
Metoda e super ftohjes
Kur përdoret?
- Për të ftohur sasi të mëdha ushqimesh.
- Për të ftohur ushqime shpejt.
- Për të ftohur ushqime shpejt.
- Për të ruajtur ushqime sezonale për kohë të gjatë.
Si ta përdorni?
- Shtypni butonin e vendosjes së temperaturës derisa të ndizet drita e super ftohjes.
- Drita LED e super ftohjes do të ndizet gjatë kësaj metode.
- Për performancë optimale në kapacitetin e ftohjes maksimale, vendoseni pajisjen në metodën e Super Ftohjes 6 orë para se të futni ushqimet e freskëta në frigorifer.
Gjatë kësaj metode:
Nëse shtypni butonin e vendosjes së temperaturës, metoda do të anulohet dhe konfigurimi do të rivendoset nga 2.
Shënim: Metoda “Super ftohje” do të anulohet automatikisht pas 6 orësh ose kur temperatura e sensorit të ftohjes bie nën 2 °C.
Parametrat e temperaturës të Frigoriferit
- Temperatura fillestare e ekranit të konfigurimeve është 5°C.
- Shtypni njëherë butonin e konfigurimit të frigoriferit.
- Çdo herë që shtypni butonin, temperatura e vendosur do të rritet. (2°C, 4°C, 5°C, 6°C, 8°C, super ftohje)
- Nëse shtypni butonin e konfigurimit të frigoriferit derisa të shfaqet simboli i ftohjes në frigorifer
Ekranin e konfigurimit të ngrirësit dhe nuk shtypni asnjë buton brenda 3 sekondave të ardhshme,
Super ftohja do të pulsojë.
- Nëse vazhdoni ta shtypni, do të rifillojë nga vlera e fundit.
Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës
- Rregullimet e temperaturës duhet të bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së derës dhe sasisë së ushqimeve të mbajtura në frigorifer.
- Frigoriferi juaj duhet të përdoret për deri në 24 orë sipas temperaturës së ambientit pa ndërprerje pasi ta vini në prizë për ftohje të plotë. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit dhe mos vendosni shumë ushqime në të gjatë kësaj periudhe.
- Kur hiqni spinën dhe më pas e vendosni përsëri në prizë për ta përdorur ose kur shkëputet energjia elektrike, zbatohet një funksion i vonesës me 5 minuta për të parandaluar dëmtimin e kompresorit të frigoriferit . Frigoriferi juaj do të fillojë të funksionojë normalisht pas 5 minutash.
- Frigoriferit juaj është i projektuar për të funksionuar në intervalet e temperaturës së ambientit të deklaruar në standardet përkatëse, sipas klasës së klimës të deklaruar në etiketën informative. Ne nuk rekomandojmë përdorimin e frigoriferit në temperatura jashtë kufijve të vlerave të deklaruara, në lidhje me efektivitetin e ftohjes.
| Kategoria e klimës | Kuptimi Temperatura e ambientit | |
| T Tropikale | Kjo pajisje ngrirëse ose ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 16 C deri 43 C. | |
| ST Subtropikale | Kjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 16 C deri 38 C. | |
| N Temperatura e butë | Kjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 16 C deri 32 C. | |
| SN | Temperatura e zgjeruar | Kjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 10 C deri 32 C. |
Treguesi i temperaturës
Në mënyrë që t'ju ndihmojmë për të regjistruar sa më mirë frigoriferin tuaj, ne e kemi pajisur atë me një tregues të temperaturës të vendosur në zonën më të ftohtë.
Për të ruajtur më mirë ushqimin në frigorifer, veçanërisht në zonën më të ftohtë, sigurohuni që mesazhi "OK" do të shfaqet në treguesin e temperaturës. Nëse "OK" nuk shfaqet, kjo do të thotë se regjistrimi i temperaturës nuk është bërë siç duhet.

text_image
OKNëse "OK" shfaqet në ngjyrë të zezë, do të jetë e vështirë për të parë këtë tregues nëse treguesi i temperaturës është ndezur keq. Për të qenë në gjendje për të parë këtë tregues si duhet, duhet të ketë dritë të mjaftueshme.
Çdo herë që regjistrimi i temperaturës ndryshohet, prisni për stabilizimin e temperaturës brenda pajisjes para se të vazhdoni, nëse është e nevojshme, me një regjistrim të ri të temperaturës. Ju lutemi të ndryshojë pozicionin e regjistrimit të temperaturës në mënyrë progressive dhe prisni të paktën 12 orë para se të filloni një kontroll të ri dhe ndryshime të mundshme.
SHËNIM: Hapjet e përsëritura (ose hapjet e zgjatura) të derës ose pas vendosjes së ushqimit të freskët në pajisje, është normale për treguesin "OK" të mos shfaqet në treguesin e regjistrimit të temperaturës. Nëse ka një formim jonormal të akullit (në fund të pajisjes) në aparatin e avullimit në dhomëzën e ngrirjes (pajisje e mbingarkuar, temperaturë dhome e lartë, hapje të shpeshta derës), regjistroni temperaturën në një pozitë më të ulët derisa periudhat e mosfunksionimit të kompresorit të fillojnë përsëri.

Vendosja e ushqimit në zonën më të ftohtë të frigoriferit
Ushqimet do të ruhen më mirë në qoftë se ju i vendosni ato në zonën më të përshtatshme të ftohjes. Zona më e ftohtë është vetëm mbi mbajtësen e frutave dhe perimeve.
Simboli në vijim tregon zonën më të ftohtë në frigoriferin tuaj.
Për të siguruar një temperaturë të ulët në këtë zonë, sigurohuni që rafti të jetë vendosur në të njëjtin nivel si ky simbol, siç tregohet në ilustrim.
Kufiri i sipërm i zonës së ftohtë është treguar në anën e poshtme të ngjitëses (kreu
i shigjetës). Zona më e ftohtë në raftin e sipërm duhet të jetë në të njëjtin nivel me kokën e shigjetës. Zona më e ftohtë është nën këtë nivel.
Duke qenë se këto rafte janë të lëvizshëm, sigurohuni që ato janë gjithmonë në të njëjtin nivel me këto kufijtë e zonave të përshkruara në ngjitëset, për të garantuar temperaturat në këtë zonë.

Sirtarët Extra Chill
(në disa modele)
Ideal për të ruajtur shijen dhe përbërjen e peshkut dhe mishit të freskët, dhe djathit. Sirtari siguron një mjedis me temperaturë më të ulët krahasuar me pjesën tjetër të frigoriferit, falë qarkullimit aktiv të ajrit të ftohtë.

text_image
Sirtari Extra ChillButoni i freskisë (në disa modele)
Në rast se ndarja e perimeve është plotësisht e mbushur, butoni i freskisë që ndodhet përpara ndarjes së perimeve duhet të hapet. Në këtë mënyrë kontrollohet ajri në ndarjen e perimeve dhe niveli i lagështisë si dhe do të rritet jetëgjatësia e ushqimeve.
Nëse shikoni kondensime në raftin e xhamit, duhet ta hapni këtë kllapë që ndodhet prapa raftit.

CustomFlex® ju ofron lirinë të përshtatni hapësirën në frigoriferin tuaj. Brenda derës kemi një kontejner deponues dhe kontejner mobil, ku ju mund të përshtatni hapësirën sipas nevojave tuaja. Kontejnerët madje mund të çmontohen, ju mund t'i largoni ata nga frigoriferi për të siguruar qasje të lehtë.

Përshkrimet vizuale dhe tekst në pjesën e aksesorëve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes tuaj.
PJESA 3. RREGULLIMI I USHQIMEVE NË PAJISJE
Ndarja e frigoriferit
- Ndarja e ushqimeve të freskëta është ajo e shënuar (në markën e fabrikës) me
- Për të ulur lagështinë dhe rritjen e mëpasshme të akullit, mos vendosni kurrë lëngje në kontejnerë të pambyllur në frigorifer. Akulli ka tendencën të përqendrohet në pjesët më të ftohta të aparatit të avullimit dhe me kalimin e kohës do të kërkojë shkrirje më të shpeshtë.
- Mos vendosni kurrë ushqime të ngrohta në frigorifer. Ushqimet e ngrohta duhet të lihen të ftohen në temperaturën e dhomës dhe duhet të rregullon për të siguruar qarkullimin e mirë të ajrit në ndarjen e frigoriferit.
- Asgjë nuk duhet të prekë murin e pasmë pasi do të shkaktojë akull dhe paketimi mund të ngjitet në murin e pasmë. Mos e hapni shumë shpesh derën e frigoriferit.
- Rregulloni mishin dhe peshkun e pastruar (mbështjellë në pako ose qese plastike) që do t'i përdorni për 1-2 ditë në pjesën e poshtme të ndarjes së frigoriferit (mbi ndarjen e perimeve) pasi kjo është pjesa më të ftohtë dhe do të garantojë kushte më të mira të ruajtjes.
- Ju mund t'i vendosni frutat dhe perimet në ndarjen e perimeve pa i paketuar.


SHËNIM: Përdorimi më efektiv i energjisë sigurohet në konfiguracionin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes, dhe raftet e radhitura njëtrajtshëm, pozita e rafteve
të derës nuk e ndikon konsumin e energjisë.

Disa rekomandime janë të specifikuara më poshtë për vendosjen dhe ruajtjen e ushqimeve në ndarjen e ftohjes.
| Ushqim Koha maksimale e ruajtjes | Ku ta vendosni ushqimin në dhoma e frigoriferit | |
| Perimet dhe frutat 1 javë Koshi i perimeve | ||
| Mishi dhe peshku 2 - 3 ditë | Mbështjellë me fletë plastike ose qese ose në një kuti mishi (mbi raftin prej xhami) | |
| Djathi i freskët 3 - 4 ditë Në raftin e veçantë të derës | ||
| Gjalpi dhe margarina 1 javë | Në raftin e veçantë të derës | |
| Produktet në shishe qumështi dhe kosi | Deri në datën e skadimit të rekomanduar nga prodhuesi | Në raftin e veçantë të derës |
| Vezët 1 muaj Në raftin e vezëve | ||
| Ushqimi i gatuar | 2 ditë | Të gjitha raftet |

SHËNIM: Patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të ruhen në frigorifer.
PJESA 4. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Shkëputni njësinë nga burimi i energjisë para pastrimit.

- Mos e pastroni pajisjen duke hedhur ujë.

- Ndarja e frigoriferit dhe e ngrirësit duhet të pastrohet periodikisht me anë të një solucioni me bikarbonat sode dhe ujë të vakët.

- Pastrojini aksesorët më vete me ujë dhe sapun. Mos i pastroni në lavatriçe.

- Mos përdorni materiale gërryese, detergjentë ose sapunë. Pas larjes, shpëlajini me ujë të pastër dhe thajini me kujdes. • Kur të përfundoni punët e pastrimit, rivendoseni në prizë, me duar të thata.

- Ju duhet të pastroni kondensatorin (prapa pajisjes) me fshesë një herë në vit për të siguruar kursimin e energjisë dhe për të rritur produktivitetin.
ENERGJIA ELEKTRIKE DUHET TË JETË E SHKËPUTUR

Zëvendësimi i Ndriçimit LED
Nëse frigoriferi juaj ka një ndriçim LED, kontakto ndihmën teknike pasi kjo duhet të zëvëndsohet vetëm nga personeli i autorizuar.
PJESA 5. TRANSPORTI DHE NDRYSHIMI I POZICIONIT TË MONTIMIT
Transporti dhe ndryshimi i pozicionit të montimit
- Paketimi origjinal dhe polistireni i shkumëzuar (PS) mund të ruhen nëse duhet. - Gjatë transportit, pajisja duhet të lidhet me një rrip të gjerë ose një litar të fortë. Gjatë
transportit duhet të zbatohen rregullat e shkruara në kutinë e kartonit.
- Para transportit ose ndryshimit të pozicionit të vjetër të montimit, të gjitha objektet (d.m.th. raftet, ndarja e perimeve.) duhet të nxirren ose të fiksohen me ngjitëse për të parandaluar tundjen e tyre.

- Nuk mund të ndryshoni drejtimin e hapjes së derës së frigoriferit, nëse dorezat e derës në frigorifer janë të montuara nga sipërfaqja përpara e derës.
- Mund të ndryshoni drejtimin e hapjes së derës në modelet pa doreza.
- Nëse drejtimi i hapjes së derës së frigoriferit mund të ndryshohet, ju duhet të kontaktoni me Shërbimin e autorizuar më të afërt për ndryshimin e drejtimit të hapjes.
PJESA 6. PARA THIRRJES SË SHËRBIMIT TË SHITJEVE
| LED tregues i alarmit ndizet | LLOJI I GABIMIT | PSE ÇFARË TË BËNI | |
![]() | "Paralajmërim defekti" | Ka pjesë / disa pjesë që nuk punojnë ose ka një defekt në procesin e ftohjes | Kontrolloni nëse dera është e hapur ose jo. Nëse nuk hapet dera, thërrisni asistencën sa më shpejt të jetë e mundur. |
Nëse frigoriferi juaj nuk funksionon si duhet, mund të jetë një problem i vogël, prandaj kontrolloni si më poshtë para se të kërkoni një elektricist, në mënyrë që të kurseni në kohë dhe në para.
Çfarë duhet të bëni nëse frigoriferi nuk funksionon; Kontrolloni që;
- Nuk ka energji,
- Automati i përgjithshëm i shtëpisë është i ulur,
- Përcaktimi i termostatit është në pozicionin “•”,
- Priza nuk është e përshtatshme. Për të kontrolluar këtë gjë, vini në këtë prizë një pajisje tjetër që ju e dini se punon.
Çfarë duhet të bëni nëse frigoriferi ka rendiment të ulët; Kontrolloni që;
• Nuk e keni mbingarkuar pajisjen,
• Dyert janë të mbyllura mirë,
- Nuk ka pluhura në kondensator,
- Ka hapësirë të mjaftueshme në muret e pasme dhe anësore.
Nëse ka zhurmë;
Gazi i ftohjes që qarkullon në qarkun e frigoriferit mund të bëjë një zhurmë të lehtë (gurgullimë) edhe kur kompresori nuk funksionon. Mos u shqetësoni pasi kjo është mjaft normale. Nëse zhurma është ndryshme, kontrolloni që;
- Pajisja të jetë e niveluar mirë
- Asgjë nuk është në kontakt me pjesën e pasme.
- Sendet në pajisje dridhen.
Nëse ka ujë në pjesën e poshtme të frigoriferit; Kontrolloni që;
Vrima e shkarkimit për ujin e shkrirjes nuk është e bllokuar (Përdorni tapën e shkarkimit të shkrirjes për të pastruar vrimën e shkarkimit)
Rekomandimet
- Pajisja që keni blerë është e projektuar për përdorimin e llojit familjar dhe mund të përdoret vetëm në shtëpi dhe për qëllimin e përcaktuar. Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të përgjithshëm. Nëse klienti e përdor pajisjen në një mënyrë
që nuk është në përputhje me këto veçori, ne theksojmë se prodhuesi dhe shitësi nuk do të jenë përgjegjës për asnjë riparim ose defekt brenda periudhës së garancisë.
- Jetëgjatësia e pajisjes e cilësuar dhe e deklaruar nga Departamenti i Industrisë është 10 vjet (periudha për ruajtjen e pjesëve të duhura për funksionimin e përshtatshëm të pajisjes).
Këshilla për ruajtjen e energjisë
1- Instaloni pajisjen në një dhomë të freskët dhe të ajrosur, por jo në kontakt me rrezet e diellit dhe jo pranë burimeve të nxehtësisë (radiatorë, furra, etj). Në rast të kundërt përdorni një pllakë izoluese.
2- Lërini ushqimet dhe pijet e mbrojtura që të ftohen jashtë pajisjes.
3- Kur vendosni pije dhe ushqime të lëngshme, ato duhet të mbulohen. Në rast të kundërt do të rritet lagështia në pajisje. Për këtë arsye, koha e funksionimit do të jetë më e madhe. Mbulimi i pijeve dhe ushqimeve të lëngshme ndihmon edhe në ruajtjen e erës dhe shijes së tyre.
4- Kur vendosni ushqime dhe pije, hapeni derën e pajisjes për një kohë sa më të shkurtër.
5- Mbajini të mbyllur kapakët e çdo ndarje me temperaturë të ndryshme në pajisje (më të freskëta, më të ftohta, etj.).
6- Gomina e derës duhet të jetë e pastër dhe elastike. Zëvendësoni gominën nëse është e dëmtuar.
7-Funksioni i regjimit Eko/rregullimit standard ruan ushqime e freskëta duke ruajtur energji.
8-Dhoma ose ndarja për ushqime të freskëta (Frigorifer): Përdorimi më efektiv i energjisë sigurohet në konfiguracionin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes, dhe raftet e radhitura njëtrajtshëm.
PJESA 7. PJESËT E PAJISJES DHE NDARJET

Kjo paraqitje është vetëm për informacion mbi pjesët e pajisjes. Pjesët mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes.
1) Kontroll në dhomë
2) ) Mbajtëse vere *
3) Rafti i frigoriferit
4) Sirtari Extra Chill i sipërm*
5) Sirtari Extra Chill i mesit *
6) Kapaku fruta dhe perime
7) Mbajtëse fruta dhe perime
8) Këmbët e nivelimit
9) KËMBA E NIVELIMIT
10) CustomFlex
11) Mbajtësja e vezëve
* Në disa modele
KAPITULLI - 8. TË DHËNA TEKNIKE
Të dhënat teknike gjenden në pllakën e pasaportës në anën e brendshme të pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Kodi QR në etiketën e energjisë e furnizuar me pajisjes ofron vegzën e ueb-faqes së të dhënave sa i përket performancën e pajisjes në data bazën EPREL të BE.
Ruani etiketën e energjisë për referencë bashkë me doracakun dhe tërë dokumentet tjera që shkojnë bashkë me pajisjen.
Po ashtu është e mundur të gjeni të dhëna të njëjta në EPREL duke përdorur linkun https://eprel.ec.europa.eu dhe emrin e modelit dhe numrin e modelit të cilin e gjeni në pasaportën e të dhënave të pajisjes.
Shihni linkun www.theenergylabel.eu për të dhëna të hollësishme për etiketën e energjisë.
KAPITULLI - 9. TË DHËNA PËR INSTITUTET TESTUESE
Instalimi dhe përgatitja e pajisjes për çdo verifikim EcoDesign duhet të përkon me EN 62552. Kërkesat ose standardet e ventilimit, dimensionet vrimës dhe hapësirat minimale të prapme dihet të ceken në këtë Manual në KAPITULLI 1. Ju lutemi kontaktoni prodhuesin për ndonjë të dhënë tjetër, duke përfshirë edhe planet e ngarkesës.
52504114
PNC CODE: 923421385

