PHILIPS CX5120 - Ngrohje

CX5120 - Ngrohje PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CX5120 PHILIPS në format PDF.

📄 98 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice PHILIPS CX5120 - page 80

Pyetjet e përdoruesve rreth CX5120 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CX5120 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CX5120 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT CX5120 PHILIPS

SQ Ky produkt éshtë i përshtatshëm vetëm për hapësira të izoluara mirë dhe përdorim të rastit.

SR Ovaj proizvod je pogodan samo za dobro izolovane prostore ili povremenu upotrebu.

Lexojeni me kujdes këtë broshurë informacioni të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Rrezik

- Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr flakë, në mënyrë që të shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose rrezikun për zjarr.

- Mos e mbuloni pajisjen, për të shmangur mbinxehjen dhe zjarrin.

PHILIPS CX5120 - Rrezik - 1

Paralajmërim

  • Disa pjesë të këtij produkti mund të nxehen shumë dhe të shkaktojnë djegie. Duhet siguruar mbikëqyrje e vazhdueshme kur ka prani të fëmijëve dhe të personave vulnerabel.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish, vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Fëmijët e moshës nga 3 vjeç deri nën 8 vjeç duhet ta ndezin/fikin pajisjen nëse kjo është e vendosur ose instaluar në pozicionin e vet normal të synuar të punës dhe nëse janë të mbikëqyrur ose nëse kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira.
  • Fëmijët e moshës nga 3 vjeç dhe deri nën 8 vjeç nuk duhet ta fusin pajisjen në prizë, ta pastrojnë apo t'i kryejnë mirëmbajtjen.
  • Mbani larg fëmijët nën 3 vjeç, përveçse kur mbikëqyren në vazhdimësi.
    • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
    • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
  • Mos e përdorni këtë ngrohëse në dhoma të vogla nëse në to ka persona që nuk kanë mundësi të largohen vetë nga dhoma, përveç nëse personat janë nën mbikëqyrje.
  • Kur pajisja është duke punuar në modalitetin e ngrohjes, temperatura në sipërfaqe do të rritet gradualisht. Mos prekni daljen e ajrit për të shmangur djegien.
  • Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajini tekstilet, perdet, mbulesat ose çdo material tjetër që merr flakë në një distancë të paktën 1 m nga vrima e daljes së ajrit. Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
  • Mos futni gishtat, shkopinj ose objekte të tjera brenda në pajisje, në mënyrë që të shmangni goditjet elektrike, lëndimin fizik ose zjarrin.
  • Pajisja ka një pjesë nxehëse. Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz ose oxhakëve të zjarrit.
  • Mos spärkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
  • Mos e përdorni nëse ka shenja të dukshme dëmtimi në pajisje, në spinën elektrike ose në kordonin elektrik.
  • Mos e përdorni pajisjen nëse ajo është rrëzuar nga lart.
  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.

Kujdes

  • Për të evituar rrezikun për shkak të ndonjë rivendosjeje të paqëllimtë të kufirit termik, kjo pajisje nuk duhet ushqyer përmes një pajisjeje të jashtme me çelës, si p.sh. me kohëmatës, apo ndonjë qark që ndizet e fiket rregullisht nga operatori elektrik.
    • Pajisja nuk duhet vendosur direkt poshtë një prize elektrike.
    • Vendoseni spinën direkt në prizë në mur dhe mos përdorni kabllo zgjatuese.
  • Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme dhe horizontale.
  • Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështi të lartë, si për shembull në banjë, tualet, kuzhinë, pishinë apo në ambient jashtë.

  • Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos e goditni pajisjen. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.

  • Hiqeni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër.
    • Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim familjar në kushte pune normale.
  • Ndërfaqja standarde Wi-Fi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një fuqi dalëse maksimale prej 38.28 mW EIRP.

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Riciklimi

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

PHILIPS CX5120 - Riciklimi - 1

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Deklarata EU e konformitetit, versioni i shkurtuar

Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se radiopajisja e Ilojit CX5120 është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në adresën e mëposhtme të internetit: www.philips.com.

Garancia dhe mbështetja

Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.

Porositja e pjesëve ose aksesorëve

Nëse ju duhet të ndërroni një pjesë ose nëse dëshironi të blini një pjesë shtesë, shkoni te shitësi i "Philips" ose vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.

Nëse keni probleme me marrjen e pjesëve, ju lutemi të kontaktoni me shërbimin e klientit të Philips për shtetin tuaj.

Kërkesat e informacionit për ngrohës elektrikë ambienti

Identifikuesit e modelit: CX5120
Artikulli Simboli Vlera NjësiaArtikulli Njësia
Dalja e ngrohjes ---Lloji i hyrjes së ngrohjes, vetëmpër ngrohës elektrikë ambienti (zgjidhni një)
Dalja nominale e ngrohjesPnom 2,0 kWkontrollngarkese ingrohjes manuale, me termostat të integruarNA
Dalja minimale e ngrohjes (treguese)Pmin 1,1 kWkontrollngarkese përngrohje manuale me sinjalizim për temperaturën e ambientit dhe/apo të jashtmeNA
Dalja e ngrohjes së vazhdueshme maksimalePmax c 2,0 kWkontrollngarkeseme ngrohje elektronike me sinjalizim për temperaturën e ambientit dhe/ose të jashtmeNA
Konsumi elektrik ndihmës-- kW për dalje ngrohjeje të asistuar NA
Në daljen e ngrohjes nominaleelmaxN/AkWLloji i kontrollit të temperaturës së jashtme/të ambientit të ngrohjes (zgjidhni një)
Në dalje ngrohjeje minimaleelmin N/AkW dalje ngrohjejeme një fazë dhe pa kontroll temperature ambienti[jo]
Në modalitet pritjejeelsb0,001kWDy a më shumë faza manuale, pa kontroll temperature ambienti[jo]
me kontroll temperature me termostat mekanik[jo]
me kontroll elektronik temperature ambienti[jo]
kontroll elektronik temperature ambienti plus kronometër ditor[po]
kontroll elektronik temperature ambienti plus kronometër javor[jo]
Opsione të tjera kontrolli (mund të bëhen disa zgjedhje)
kontroll temperature ambienti, me diktim pranie[jo]
kontroll temperature ambienti, me diktim dritareje hapur[jo]
me opson kontrolli distance[po]
me kontroll adaptiv nisjeje[po]
me kufizim kohe pune[po]
me sensor poçi të zi[po]
Të dhënat e kontaktitDAP B.V. Tussendiepen 4 a, 9206AD Drachten, The Netherlands

Bezbednost

Pre upotrebe aparata pažljivo pročitajte ovaj vodič sa važnim informacijama i sačuvajte ga za buduće potrebe.

Opasnost

- Da biste izbegli opasnost od strujnog udara i/ili požara, vodite računa da u uredaj ne uđe voda ili neka druga tečnost, kao ni zapaljivi deterdženti.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : CX5120

Kategori : Ngrohje