CN161220DS - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas CN161220DS BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CN161220DS - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CN161220DS e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT CN161220DS BEKO
UPOZORENJE: Ako problem i dalje postoji nakon što ste slijedeli upute u ovom poglavlju, obratite se prodavcu ili ovlaštenom servisu. Nemojte pokušavati popraviti proizvod.Lexoni këtë manual para përdorimit të produktit! I nderuar klient, Ne dëshirojmë që ju ta shfrytëzoni sa më mirë produktin tonë, i cili është prodhuar në fabrika moderne me kujdes dhe nën kontrolle të përpikta të cilësisë. Për këtë arsye ju këshillojmë ta lexoni të gjithë manualin e përdorimit para se ta përdorni produktin. Në rast se ndryshon përdoruesi i produktit, mos harroni t'i jepni pronarit të ri udhëzuesin bashkë me produktin. Ky udhëzues do t’ju ndihmojë ta përdorni produktin me shpejtësi dhe në mënyrë të sigurt. t Lexojeni udhëzuesin e përdorimit me kujdes para se ta montoni dhe ta përdorni produktin. t Respektoni gjithmonë udhëzimet përkatëse të sigurisë. t Mbajeni udhëzuesin e përdorimit në një vend lehtësisht të arritshëm për përdorim në të ardhmen. t Lexoni çdo dokument tjetër të marrë me produktin. Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme.
Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme.
Rrezik për jetën dhe për pronën.
Rrezik i goditjes elektrike. Paketimi i produktit është i prodhuar me materiale të riciklueshme në përputhje me legjislacionin kombëtar për mjedisin.2 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
1. Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin 3
1.1. Siguria e përgjithshme . . . . . . . . . . . . . . . 3
- 1.2. Përdorimi i planifikuar p. 5
- 1.3. Siguria për fëmijët p. 6
- 1.4. Përputhja me Direktivën WEEE dhe hedhja e produktit të përdorur p. 6
- 1.5. Përputhja me Direktivën RoHS p. 6
- 1.6. Informacionet mbi paketimin p. 6
- 2 Frigoriferi juaj 7 3 Instalimi 8 3.1. Vendi i duhur për montimin p. 8
- 3.2. Vendosja e kunjave plastike p. 8
- 3.3. Rregullimi i mbështetëseve p. 8
- 3.4. Lidhja elektrike p. 9
- 3.5. Transportimi i produktit p. 9
- 4 Përgatitja 10 4.1. Çfarë të bëni për kursimin e energjisë p. 10
- 4.2. Rekomandime për sa i përket dhomëzës së frigoriferit p. 10
- 5 Përdorimi i produktit 11 5.1. Paneli i treguesve p. 11
- 5.2. Ngrirja e ushqimeve të freskëta p. 16
- 5.3. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira p. 16
- 5.4. Ngrirja e ushqimeve të freskëta p. 17
- 5.5. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira p. 17
- 5.6. Detajet për ngrirjen e thellë p. 17
- 5.7. Vendosja e ushqimeve p. 18
- 5.8. Sinjalizimi i hapjes së derës p. 18
- 5.9. Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës p. 18
- 5.10. Drita e brendshme p. 18
- 5.11. Makina për akull p. 19
- 5.12. Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit 19 5.13. Kova e akullit p. 20
- 5.14. Mbajtësja e vezëve p. 20
- 5.15. Drita blu p. 20
- 5.16. Filtri i erës p. 21
- 5.17. Ndarja zero gradë p. 21
- 5.18. Kutia e ruajtjes me rrëshqitje p. 21
- 5.19. Kontejneri i ruajtjes me rrotullim p. 22
- 5.20. Koshi i perimeve p. 23
- 5.21. Zona e të freskëtave me lagështirë (gjithmonë të freskëta) p. 24
- 5.22. Përdorimi i aparatit të ujit p. 25
- 5.23. Mbushja e depozitës së aparatit të ujit p. 25
- 5.24. Pastrimi i depozitës së ujit p. 26
- 5.25. Tabakaja e derdhjes p. 27
- 5.26. Dhomëza e ftohjes së shpejtë të shisheve/ bërjes së shpejtë të akullit p. 32
- 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 34 6.1. Shmangia e aromave të këqija p. 34
- 6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike p. 34
- 6.3. Xhamat e derës 7 Zgjidhja e problemeve 353/35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit Ky paragraf siguron udhëzime për sigurinë të nevojshme për të parandaluar rrezikun e lëndimeve dhe të dëmeve materiale. Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve do të anulojë të gjitha llojet e garancisë së produktit. Përdorimi i planifikuar p. 34
KUJDES: Mbajini të lira nga pengesat hapësirat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën e montimit.
KUJDES: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
KUJDES: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimeve, përveçse nëse janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.
KUJDES! Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz shtytës brenda kësaj pajisjeje. Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh. - zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; - shtëpi në ferma dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi; - ambiente të tipit të moteleve me mëngjes; - për katering dhe përdorime të tjera jo të shitjes me pakicë. 1.1. Siguria e përgjithshme t Ky produkt nuk duhet të përdoret nga persona me paaftësi fizike, ndijore ose mendore, pa njohuri të mjaftueshme dhe pa eksperiencë, apo nga fëmijët. Pajisja mund të përdoret vetëm nga personat nën monitorimin dhe me udhëzimet e një personi përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët nuk duhet të lejohen të luajnë me këtë pajisje. t Në rast defekti, hiqeni pajisjen nga priza. t Pasi ta hiqni nga priza, prisni për të paktën 5 minuta para se ta vendosni përsëri në prizë. t Hiqeni produktin nga priza kur nuk është në përdorim. t Mos e prekni spinën me duar të njoma! Mos e tërhiqni kabllon për ta hequr nga priza, mbani gjithmonë spinën. t Mos e vendosni frigoriferin në prizë nëse priza është e liruar. t Hiqeni produktin nga priza gjatë montimit, mirëmbajtjes, pastrimit dhe riparimit. t Nëse produkti nuk do të përdoret për pak kohë, hiqeni produktin nga priza dhe hiqni të gjitha ushqimet në të. t Mos e përdorni produktin kur është e hapur ndarja me kartat e qarkut që ndodhen në pjesën e pasme lart të produktit (kapaku i kutisë së kartës elektrike) (1). 1 . Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisinUdhëzimet për sigurinë dhe mjedisin 4 /35 SQUdhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
t Mos përdorni avull ose materiale pastrimi me avull për pastrimin e frigoriferit dhe për shkrirjen e akullit brenda. Avulli mund të bjerë në kontakt me zonat me elektricitet dhe të shkaktojë një qark të shkurtër ose një goditje elektrike! t Mos e lani produktin duke spërkatur ose duke derdhur ujë mbi të! Rrezik i goditjes elektrike! t Në rast defekti, mos e përdorni produktin, pasi mund të shkaktojë një goditje elektrike. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar para se të bëni ndonjë veprim. t Vendoseni produktin në një prizë me tokëzim. Tokëzimi duhet të realizohet nga një elektricist i kualifikuar. t Nëse produkti ka ndriçim të tipit LED, kontaktoni me shërbimin e autorizuar për ndërrimin e tij ose në rast të ndonjë problemi. t Mos i prekni ushqimet e ngrira me duar të njoma! Ato mund të ngjiten në duar! t Mos vendosni lëngje në shishe dhe kanoçe në ndarjen e ngrirësit. Ato mund të çahen! t Vendosini lëngjet në një pozicion vertikal pasi ta mbyllni mirë kapakun. t Mos spërkatni me substanca të djegshme pranë produktit, pasi mund të digjet ose të shpërthejë. t Mos mbani materiale të djegshme dhe produkte me gaze të djegshme (me spërkatje, etj.) në frigorifer. t Mos vendosni kontejnerët me lëngje mbi produkt. Derdhja e ujit mbi një pjesë me elektricitet mund të shkaktojë goditje elektrike dhe rrezik zjarri. t Ekspozimi i produktit në shi, borë, rrezet e diellit dhe erë do të shkaktojë rreziqe nga elektriciteti. Kur të ndryshoni vendin e produktit, mos e tërhiqni nga doreza e derës. Doreza mund të këputet. t Tregoni kujdes që të shmangni kapjen e ndonjë pjese të trupit ose duart në ndonjë pjesë të lëvizshme brenda produktit. t Mos shkelni apo mbështeteni mbi derë, rafte dhe pjesë të tjera të ngjashme të frigoriferit. Kjo do të bëjë që produkti të bjerë dhe të shkaktoni dëmtimin e pjesëve. t Tregoni kujdes që të mos e kapni kabllon elektrike. t Kur vendosni aparatit, sigurohuni që kordoni i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar. t Mos vendosni priza të shumta portative ose furnizime të lëvizshme në pjesën e pasme të aparatit. t Fëmijët të moshës prej 3 deri 8 ju lejohet të mbushin dhe të boshatisin pajisjet frigoriferike.Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin 5/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit t Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme: t - Hapja e derës për kohë të gjatë mund të shkakton rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes. t - Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të vinë në kontakt më ushqim dhe akseset e sistemit për kullimit. t - Pastroni tanket e ujit nëse ato nuk janë përdorur për 48 orë;lishoni sistemin e ujit të lidhur me ujësjellës nëse uji nuk është shterur për 5 ditë. t - Ruani mishin e thatë dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me ose të mos piket në ushqime të tjera. t - Ndarjet për - dy - yje - ushqim i ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve paraprakisht të ngrira, ruajtje ose bërjen e akullores dhe bërjen e kubeve të akullit. t - Ndarjet një-dy dhe tre- yjeve nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët. t - Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për një kohë të gjatë, fikeni, shkrini, pastroni, thani, dhe leni derën të hapur të parandaloni zhvillimin e mykut në pajisje.
1.1.1 Paralajmërimi HC
Nëse produkti përfshin një sistem ftohjeje me gaz R600a, tregoni kujdes që të shmangni dëmtimin e sistemit të ftohjes dhe të tubit të tij kur e përdorni dhe kur e lëvizni produktin. Ky gaz është i djegshëm. Në rast se dëmtohet sistemi i ftohjes, mbajeni produktin larg nga burimet e zjarrit dhe ajrosni menjëherë dhomën.
Etiketa në anën e brendshme majtas tregon tipin e gazit të përdorur në produkt.
1.1.2 Për modelet me
aparatin e ujit t Presioni nga hyrja e ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 psi (620 kPa). Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (550 kPa), përdorni një valvulë kufizuese të presionit në sistemin e rrjetit kryesor. Nëse nuk dini se si ta kontrolloni presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një hidrauliku profesionist. t Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes çekiç të ujit në instalim, përdorni gjithmonë një pajisje parandaluese për efektin e goditjes çekiç në instalim. Këshillohuni me hidraulikë profesionistë nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një efekt të goditjes çekiç në instalimin tuaj. t Mos e instaloni te hyrja e ujit të nxehtë. Merrni masa parandaluese kundër rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali funksional i temperaturës së ujit do të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F). t Përdorni vetëm ujë të pijshëm. 1.2. Përdorimi i planifikuar t Ky produkt është i projektuar për përdorim familjar. Ai nuk është i përshtatshëm për përdorim tregtar. t Produkti duhet të përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe të pijeve. t Mos mbani produkte delikate që kërkojnë temperatura të kontrolluara (vaksina, ilaçe të ndjeshme ndajUdhëzimet për sigurinë dhe mjedisin 6 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit nxehtësisë, materiale mjekësore, etj.) në frigorifer. t Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo dëmtim për shkak të keqpërdorimit ose keqadministrimit. t Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit. 1.3. Siguria për fëmijët t Mbajini materiale e paketimit larg nga fëmijët. t Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin. t Nëse dera e produktit ka një kyç, mbajeni çelësin larg fëmijëve. 1.4. Përputhja me Direktivën WEEE dhe hedhja e produktit të përdorur Ky produkt është në përputhje me Direktivën evropiane WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë, të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin e përdorur bashkë me mbeturinat familjare dhe mbeturinat e tjera në fund të jetës së shërbimit të produktit. Çojeni atë në qendrën e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Këshillohuni me autoritetet lokale për të mësuar mbi këto qendra të grumbullimit. 1.5. Përputhja me Direktivën RoHS t Ky produkt është në përputhje me Direktivën evropiane WEEE (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë. 1.6. Informacionet mbi paketimin t Materialet e paketimit të produktit prodhohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.7/35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
*opsionale: Fotografitë e dhëna në këtë manual janë figura për shembull dhe mund të mos jenë me saktësi të njëjta si produkti juaj. Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera. 2 Frigoriferi juaj
Raftet e derës së dhomëzës së frigoriferit
Rezervuari për mbushjen e shpërndarësit të ujit
Rezervuari i shpërndarësit të ujit
Ena rrotulluese për ruajtje
Sirtarët e dhomëzës së ngrirësit
Sirtari i automatit për akull
Zona e të freskëtave
Zona e të freskëtave
Raftet për gota të dhomëzës së frigoriferit
Raftet për gota të dhomëzës së frigoriferit
Dhomëza e ngrirësit *opsional8 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 3 Instalimi 3.1. Vendi i duhur për montimin Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për montim, shikoni informacionet në udhëzuesin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse jo, telefononi elektricist dhe një hidraulik për të organizuar shërbimet sipas nevojës.
KUJDES: Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo dëmtim të kryer nga punët e kryera nga persona të paautorizuar.
KUJDES: Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Mosrespektimi i kësaj mund të shkaktojë vdekje ose lëndime të rënda!
KUJDES: Nëse hapësira e derës është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën dhe kthejeni produktin në anë; nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar. t7FOEPTFOJQSPEVLUJOOÑOKÑTJQÑSGBRFUÑSSBGTIÑU për të shmangur dridhjet. t7FOEPTFOJQSPEVLUJOUÑQBLUÑODNMBSHOHB ngrohësi, soba ose burime të ngjashme të nxehtësisë dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike. t.PTFFLTQP[POJQSPEVLUJOOEBKESJUÑTTÑ drejtpërdrejtë të diellit dhe mos e mbani në ambiente me lagështi. t1SPEVLUJLÑSLPOOKÑRBSLVMMJNUÑQÑSTIUBUTIÑNUÑ ajrit për të funksionuar me efektivitet. t/ÑTFQSPEVLUJEPUÑWFOEPTFUOÑOKÑWFOEUÑ futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm distancë mes produktit dhe tavanit dhe mureve. t.PTFNPOUPOJQSPEVLUJOOÑNKFEJTFNF temperatura nën -5°C. 3.2. Vendosja e kunjave plastike Përdorni kunjat plastike të përfshira me produktin për të siguruar një hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit.
Për të vendosur kunjat, hiqni vidhat në produkt dhe përdorni vidhat e përfshira me kunjat.
Vendosni 2 kunja plastike në kapakun e ventilimit siç tregohet në figurë. 3.3. Rregullimi i mbështetëseve Nëse produkti nuk është në ekuilibër, rregulloni mbështetëset e përparme të rregullueshme duke i rrotulluar ato djathtas ose majtas.Instalimi 9/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 3.4. Lidhja elektrike
KUJDES: Mos përdorni zgjatues ose priza të shumëfishta në lidhjen elektrike.
KUJDES: Kablloja e dëmtuar elektrike duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i autorizuar. Kur vendosni dy ftohës në pozicion ngjitur me njëri-tjetrin, lini të paktën 4 cm distancë midis dy njësive. t Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare. t Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit. t Mos përdorni spina të grupuara me ose pa kabllo zgjatuese midis prizës së murit dhe frigoriferit.
Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë!Muret anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba me lëng ftohës për përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto zona mund të qarkullojë lëngu ftohës me temperatura të larta, duke sjellë nxehjen e sipërfaqeve në muret anësore. Kjo është normale dhe nuk ka nevojë për shërbim. Tregoni kujdes kur prekni këto zona. 3.5. Transportimi i produktit
1. Hiqeni nga priza produktin përpara se ta
2. Pastrojeni pjesën e brendshme të produktit
siç rekomandohet në pjesën “Mirëmbajtja dhe pastrimi”.
3. Siguroni raftet, aksesorët, zonën e të
freskëtave, etj. në produkt me shirit ngjitës përpara se ta ripaketoni atë.
Paketimi duhet të ngjitet me shirit të trashë ose me litarë të fortë si dhe duhet të ndiqen rregullat e transportit të printuara mbi paketim. Paketimi origjinal dhe materialet e shkumës duhet të ruhen për transport në të ardhmen. Materialet e paketimit janë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit në një vend të sigurt larg fëmijëve.10 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 4.1. Çfarë të bëni për kursimin e energjisë
Lidhja e produktit me sistemet elektronike të kursimit të energjisë është e dëmshme, dhe kjo mund të dëmtojë produktin. t Mos i lini dyert e produktit të hapura për një kohë të gjatë. t Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda produktit. t Mos e mbingarkoni produktin. Kapaciteti i ftohjes do të bjerë nëse pengohet qarkullimi i ajrit brenda. t Mos e vendosni produktin në vende që i nënshtrohen rrezeve direkte të diellit. Instalojeni produktin të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë, siç janë pianurat, furrat, ngrohësit dhe sobat, si dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike. t Ruajeni ushqimin në produkt në enë të mbyllura. t Duke qenë se ajri dhe lagështia nuk do të depërtojnë direkt në produkt kur dyert nuk janë të hapura, produkti juaj do të optimalizohet në kushte të mjaftueshme për ta mbrojtur ushqimin. Në këtë funksion të kursimit të energjisë, funksionet dhe komponentet si kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirja, ndriçimi, ekrani etj. do të punojnë sipas nevojave për të konsumuar minimumin e energjisë, ndërkohë që ruhet freskia e ushqimeve tuaja. t Shkrirja e ushqimeve të ngrira në dhomëzën e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit. t Pasi ajri dhe lagështia nuk do të depërtojnë direkt në produkt kur dyert nuk janë të hapura, produkti juaj do të optimalizohet në kushte të mjaftueshme për ta mbrojtur ushqim tuaj. Funksionet dhe komponentet si kompresori, erashka, nxehja, shkrirja, ndriçimi, ekrani dhe kështu me radhë do të funksionojnë sipas nevojave për të konsumuar energji minimale në këto rrethana. 4 Përgatitja
Temperatura e ambientit të dhomës ku do të instaloni produktin duhet të jetë të paktën -5 °C. Nuk rekomandohet përdorimi i produktit në kushte më të ftohta se kaq. Duhet të pastrohet brendësia e produktit. Nëse instalohen dy pajisje ftohëse pranë njëra-tjetrës, duhet të ketë një distancë të paktën 4 cm midis tyre. 4.2. Rekomandime për sa i përket dhomëzës së frigoriferit t Mos lejoni që ushqimi të prekë sensorin e temperaturës në dhomëzën e frigoriferit. Në mënyrë që dhomëza e frigoriferit të ruajë temperaturën ideale të ruajtjes, sensori nuk duhet të pengohet nga ushqimi. t Shportat/sirtarët që vijnë me dhomëzën e ftohjes duhet të jenë gjithmonë në përdorim, për konsum të ulët të energjisë dhe për kushte më të mira ruajtjeje. t Kontakti i ushqimit me sensorin e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit mund të rrisë konsumin e energjisë së pajisjes. Kështu që çdo kontakt me sensorin(sensorët) duhet të shmanget. t Mos vendosni ushqime dhe pije të nxehta brenda produktit.11/35 SQUdhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5 Përdorimi i produktit 5.1. Paneli i treguesve Panelet e treguesve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të produktit. Funksionet zanore dhe vizuale të panelit të treguesve ju ndihmojnë në përdorimin e produktit tuaj.
. 1 Treguesi i ndarjes së ftohësit . 2 Treguesi i statusit të gabimit . 3 Treguesi i rregullimit të temperaturës . 4 Butoni i funksionit të pushimeve (shtypni butonin 5 për 3 sek) . 5 Butoni i rregullimit të temperaturës . 6 Butoni i zgjedhjes së ndarjes . 7 Treguesi i ndarjes së ftohësit . 8 Treguesi i modalitetit ekonomik . 9 Treguesi i funksionit të pushimeve *opsionale
*Opsional: Shifrat në këtë manual përdorimi janë të përdorura si modele dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin tuaj. Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera.Përdorimi i produktit 12 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
1. Treguesi i ndarjes së ftohësit
Nëse dëshironi të caktoni temperaturën e ndarjes së ftohësit, zgjidhni treguesin e ndarjes së ftohësit me butonin 6.
2. Treguesi i statusit të gabimit
Ky tregues ( ) do ndriçohet në rast të paralajmërimeve të temperaturës ose sinjalizimeve të defekteve. Kur temperatura e ndarjes së ngrirësit rritet në një nivel kritik për ushqimet e ngrira, ky tregues dhe ekrani i temperaturës tregojnë në mënyrë të alternuar temperaturën më të lartë dhe njësinë e temperaturës të arritur nga ndarja e ngrirësit. Kontrolloni ushqimet në ndarjen e ngrirësit Ky ekran do të çaktivizohet automatikisht kur temperatura e ndarjes së ngrirësit të ftohet në një nivel të mjaftueshëm. Ky tregues
) ndriçohet po ashtu kur ka një defekt të sensorit. Kur ky tregues është i ndezur, ekrani i temperaturës shfaq në mënyrë të alternuar “E” dhe numra si p.sh. “1,2,3 ...”. Këta numra në ekran informojnë personelin e shërbimit për gabimin.
3. Treguesi i rregullimit të temperaturës
Tregon temperaturën e caktuar të ndarjes së ftohësit dhe të ngrirësit.
4. Butoni i funksionit të pushimeve
Shtypni butonin 5 të rregullimit të temperaturës për 3 sekonda për të aktivizuar funksionin e pushimeve. Kur është aktiv funksioni i pushimeve
) ndizet treguesi, kur zgjidhet ndarja e ftohësit, treguesi i temperaturës tregon shkrimin «- -» dhe në ndarjen e ftohësit nuk do të aktivizohet procesi i ftohjes. Ky funksion nuk është i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve në ndarjen e ftohësit. Ndarja e ngrirësit do të vazhdojë të ftohë sipas temperaturës së caktuar. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin 5 të rregullimit të temperaturës për 3 sek.
5. Butoni i rregullimit të temperaturës
Ai përdoret për të rregulluar temperaturën e ndarjes së zgjedhur. Ndarja e ngrirësit mund të ndryshohet në °18-C ...- °24C dhe ndarja e ftohësit në °8C ... °1C.
6. Butoni i zgjedhjes së ndarjes
Përdorni butonin e zgjedhjes së ndarjes ( ) për të ndërruar ndarjet e ftohësit dhe të ngrirësit.
7. Treguesi i ndarjes së ftohësit
Nëse dëshironi të caktoni temperaturën e ndarjes së ngrirësit, zgjidhni ekranin e ndarjes së ngrirësit me butonin 6.
8. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në modalitetin e kursimit të energjisë. Ky tregues ( ) do të aktivizohet nëse temperatura e ndarjes së ngrirësit caktohet në °18-C.
9. Treguesi i funksionit të pushimeve
është aktiv.Përdorimi i produktit 13/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit *opsional
1. Butoni i rregullimit të temperaturës së dhomëzës
3. Butoni i rregullimit të temperaturës së dhomëzës
4. Treguesi i statusit të gabimit
5. Treguesi i kyçjes së butonave
9. Treguesi i automatit për akull i fikur (*në disa
10. Treguesi i përdorimit ekonomik
11. Treguesi i funksionit të ngrirjes së shpejtë
12. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë/butoni i
ndezjes-fikjes së automatit për akull
13. Treguesi i temperaturës së dhomëzës së
14. Funksioni i ftohjes së shpejtë
15. Treguesi i temperaturës së dhomëzës së
16. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë
*Opsional: Shifrat në këtë manual përdorimi janë të përdorura si modele dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin tuaj. Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera.Përdorimi i produktit 14 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
1. Butoni i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së frigoriferit Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së frigoriferit përkatësisht në 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 8... Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së frigoriferit në vlerën e dëshiruar.
Shtypja dhe mbajtja shtypur e këtij butoni për 3 sekonda do të aktivizojë funksionin e kyçjes dhe treguesi i kyçjes do të ndizet. Shtypja dhe mbajtja shtypur e këtij butoni përsëri për 3 sekonda do të çaktivizojë funksionin e kyçjes.
3. Butoni i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së ngrirësit Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së ngrirësit, përkatësisht në -18, -19, -20, -21, -22, -23, -24, -18... Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së ngrirësit në vlerën e dëshiruar.
4. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse produkti juaj nuk bën ftohje të mjaftueshme ose në rast se sensori ka defekt, ky tregues do të aktivizohet. Kur ky tregues aktivizohet, treguesi i temperaturës së dhomëzës së ngrirësit do të tregojë “E” dhe treguesi i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit do të tregojë numra “1, 2, 3...” Numrat në tregues shërbejnë për të informuar personelin e shërbimit për defektin.
Kur vendosni ushqim të nxehtë në dhomëzën e ngrirësit ose nëse e lini të hapur derën për një kohë të gjatë, mund të shfaqet një pikëçuditje për njëfarë kohe. Kjo nuk është avari. Paralajmërimi do të zhduket kur ushqimi të ftohet
5. Treguesi i kyçjes së butonave
Përdoreni këtë funksion nëse doni të mos lejoni ndryshimin e rregullimit të temperaturës së produktit. Për ta aktivizuar atë shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonin e rregullimit të temperaturës së dhomëzës së frigoriferit dhe butonin e rregullimit të temperaturës së dhomëzës së ngrirësit për 3 sekonda.
6. Treguesi i funksionit Eko ekstra
Tregon se funksioni Eko ekstra është aktiv. Nëse ky funksion është aktiv, produkti do të zbulojë automatikisht periudhat më të shkurtra të përdorimit dhe ftohja me efikasitet energjetik do të kryhet gjatë atyre kohërave.
Treguesi i funksionit ekonomik do të qëndrojë i ndezur, ndërkohë që kryhet ftohja me efikasitet energjetik.
Shtypni butonin përkatës për të çaktivizuar funksionin.
7. Eko ekstra/butoni i pushimeve
Shtypja e këtij butoni për pak kohë do të aktivizojë funksionin Eko ekstra. Shtypja dhe mbajtja shtypur e këtij butoni për 3 sekonda do të aktivizojë funksionin Pushime. Shtypja e këtij butoni përsëri do të çaktivizojë funksionin e zgjedhur.
8. Treguesi i funksionit Pushime
Tregon që Funksioni Pushime është aktiv. Kur ky funksion është aktiv, në treguesin e temperaturës së dhomëzës së frigoriferit do të shfaqet “- -” dhe në dhomëzën e frigoriferit nuk do të bëhet ftohja. Dhomëzat e tjera ftohen në përputhje me temperaturat e caktuara.
Shtypni butonin përkatës për të çaktivizuar funksionin.
9. Treguesi i automatit për akull i fikur
Tregon nëse automati për akull është i ndezur apo i fikur. Nëse është i ndezur, atëherë automati për akull nuk punon. Për të vënë përsëri në punë automatin për akull, shtypni dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda.
Rrjedha e ujit nga rezervuari i ujit do të ndalojë nëse është zgjedhur ky funksion. Megjithatë, akulli i bërë më parë mund të merret nga automati për akull.Përdorimi i produktit 15/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
10. Treguesi i përdorimit ekonomik
Tregon se produkti është duke punuar në modalitetin efikas për energji. Ky tregues do të jetë i ndezur nëse temperatura e dhomëzës së ngrirësit është vendosur në -18 ose ftohja efikase për energji është duke u kryer për shkak të funksionit Eko-Ekstra.
Treguesi i përdorimit ekonomik çaktivizohet kur zgjidhet funksioni i ftohjes së shpejtë ose ai i ngrirjes së shpejtë.
11. Treguesi i funksionit të ngrirjes së
shpejtë Pulson në një stil të animuar për të treguar se funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktivizuar.
12. Butoni i funksionit të ngrirjes së
shpejtë/butoni i ndezjes-fikjes së automatit për akull Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur aktivizoni këtë funksion, dhomëza e ngrirjes do të ftohet në temperaturë më të ulët se vlera e vendosur. Për ta ndezur dhe fikur automatin e akullit shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda.
Përdoreni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur doni të ngrini shpejt ushqimet e vendosura në dhomëzën e frigoriferit. Nëse doni të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizojeni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, funksioni Ngrirje e Shpejtë do të anulohet vetë pas 24 orësh ose kur dhomëza e frigoriferit të arrijë në temperaturën e kërkuar.
Ky funksion nuk fillon përsëri kur kthehet energjia pas një ndërprerjeje.
13. Treguesi i temperaturës së dhomëzës
së ngrirësit Tregon temperaturën e vendosur për dhomëzën e ngrirësit.
14. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Butoni ka dy funksione. Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë shtypeni shkurt. Treguesi Ftohje e shpejtë do të fiket dhe produkti do të kthehet në konfigurimin e tij normal.
Përdoreni funksionin e ftohjes së shpejtë kur doni të ftohni shpejt ushqimet e vendosura në dhomëzën e frigoriferit. Nëse doni të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizojeni këtë funksion para se t'i futni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të anulohet vetë pas 1 orësh ose kur dhomëza e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar.
Nëse e shtypni butonin e ftohjes të shpejtë vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk fillon përsëri kur kthehet energjia pas një ndërprerjeje.
15. Treguesi i temperaturës së dhomëzës
së frigoriferit Tregon temperaturën e vendosur për dhomëzën e frigoriferit.
16. Treguesi i funksionit të ftohjes së
shpejtë Pulson në një stil të animuar për të treguar se funksioni Ftohje e shpejtë është aktivizuar.Përdorimi i produktit 16 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.2. Ngrirja e ushqimeve të freskëta t Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, artikujt ushqimorë të vendosur në ndarjen e ngrirësit duhet të ngrijnë sa më shpejt të jetë e mundur - përdorni ngrirjen e shpejtë për këtë gjë. t Ngrirja e ushqimeve kur janë të freskëta do të zgjasë kohën e ruajtjes së tyre në ndarjen e ngrirësit. t Paketojini ushqimet në pako të izoluara nga ajri dhe mbyllini mirë. t Sigurohuni që ushqimet të jenë të paketuara para se t'i vendosni në ngrirës. Përdorni mbajtëse për ngrirësin, letër alumini, letër kundër lagështisë, qese plastike ose paketime të ngjashme në vend të letrës tradicionale të paketimit.
Akulli në ndarjen e ngrirjes shkrihet automatikisht. t Shënojeni çdo pako ushqimesh duke shënuar datën në paketim para se t'i ngrini. Kjo do t'ju lejojë të përcaktoni freskinë e secilës pako sa herë që hapni ngrirësin. Mbajini përpara ushqimet më të vjetra për të garantuar që do të përdoren të parat. t Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pas shkrirjes dhe nuk duhet të ngrijnë përsëri. t Mos shkrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në të njëjtën kohë. Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit Detajet -18°C 4°C Ky është parametri i paracaktuar i rekomanduar. -20,-22 ose -24°C 4°C Këta parametra rekomandohen kur temperaturat e ambientit kalojnë 30°C. Ngrirja e shpejtë 4°C Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Kur të mbarojë procesi, produkti do të rikthehet në pozicionin e tij. -18°C ose më i ftohtë 2°C Përdorni këta parametra nëse besoni se ndarja e ftohësit nuk është e ftohtë sa duhet për shkak të temperaturës së ambientit ose nga hapja e shpeshtë e derës. 5.3. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira Ndarja duhet të caktohet të paktën në -18°C.
1. Vendosini ushqimet në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur për të shmangur shkrirjen e tyre.
2. Para se t'i ngrini, kontrolloni “Datën e
skadimit” paketim për t'u siguruar që nuk kanë skaduar.
3. Sigurohuni që paketimi i ushqimit nuk
është i dëmtuar.Përdorimi i produktit 17/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.4. Ngrirja e ushqimeve të freskëta t Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, artikujt ushqimorë të vendosur në ndarjen e ngrirësit duhet të ngrijnë sa më shpejt të jetë e mundur - përdorni ngrirjen e shpejtë për këtë gjë. t Ngrirja e ushqimeve kur janë të freskëta do të zgjasë kohën e ruajtjes së tyre në ndarjen e ngrirësit. t Paketojini ushqimet në pako të izoluara nga ajri dhe mbyllini mirë. t Sigurohuni që ushqimet të jenë të paketuara para se t'i vendosni në ngrirës. Përdorni mbajtëse për ngrirësin, letër alumini, letër kundër lagështisë, qese plastike ose paketime të ngjashme në vend të letrës tradicionale të paketimit.
Akulli në ndarjen e ngrirjes shkrihet automatikisht. t Shënojeni çdo pako ushqimesh duke shënuar datën në paketim para se t'i ngrini. Kjo do t'ju lejojë të përcaktoni freskinë e secilës pako sa herë që hapni ngrirësin. Mbajini përpara ushqimet më të vjetra për të garantuar që do të përdoren të parat. t Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pas shkrirjes dhe nuk duhet të ngrijnë përsëri. t Mos shkrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në të njëjtën kohë. Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit Detajet -18°C 4°C Ky është parametri i paracaktuar i rekomanduar. -20,-22 ose -24°C 4°C Këta parametra rekomandohen kur temperaturat e ambientit kalojnë 30°C. Ngrirja e shpejtë 4°C Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Kur të mbarojë procesi, produkti do të rikthehet në pozicionin e tij. -18°C ose më i ftohtë 2°C Përdorni këta parametra nëse besoni se ndarja e ftohësit nuk është e ftohtë sa duhet për shkak të temperaturës së ambientit ose nga hapja e shpeshtë e derës. 5.5. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira Ndarja duhet të caktohet të paktën në -18°C.
1. Vendosini ushqimet në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur për të shmangur shkrirjen e tyre.
2. Para se t'i ngrini, kontrolloni “Datën e
skadimit” paketim për t'u siguruar që nuk kanë skaduar.
3. Sigurohuni që paketimi i ushqimit nuk
është i dëmtuar. 5.6. Detajet për ngrirjen e thellë Sipas standardeve IEC 62552, ngrirësi duhet të ketë kapacitetin për të ngrirë 4,5 kg ushqime në -18°C ose në temperatura më të ulëta në 24 orë për çdo 100 litra vëllim të ndarjes së ngrirësit. Ushqimet mund të ruhen për periudha të gjata vetëm në -18°C ose në temperaturë më të ulët. Mund t'i mbani ushqimet të freskëta për muaj të tërë (në grirje të thellë ose në temperatura nën -18°C ). Ushqimet që do të ngrini nuk duhet të bien në kontakt me ushqimet e ngrira në brendësi për të shmangur shkrirjen e pjesshme. Ziejini perimet dhe filtrojeni ujin për të zgjatur kohën e ruajtjes në ngrirje. Vendosini ushqimet në paketime të izoluara nga ajri pas filtrimit dhe vendosini në ngrirës. Bananet, domatet, sallata, selinoja, vezët e ziera, patatet dhe ushqime tëPërdorimi i produktit 18 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit tjera të ngjashme nuk duhet të ngrihen. Në rast se këto ushqime kalben, kjo do të ketë ndikim negativ vetëm në vlerat ushqimore dhe cilësitë e shijeve. Kalbja nuk do të jetë një rrezik për shëndetin njerëzor. 5.7. Vendosja e ushqimeve Raftet e ndarjes së ngrirësit Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullorja, perimet, etj. Raftet e ndarjes së ftohësit Ushqimet në vazo, pjata e mbuluara dhe kuti me kapak, vezë (në kuti me kapak) Raftet e derës së ndarjes së ftohësit Pije dhe ushqime të vogla të paketuara Koshi i perimeve Frutat dhe perimet Ndarja e ushqimeve të freskëta Ushqimet delikate (ushqimet për mëngjes, produktet e mishit që do të konsumohen së shpejti) 5.8. Sinjalizimi i hapjes së derës (Opsionale) Do të dëgjoni një sinjalizim zanor nëse dera e produktit qëndron e hapur për të paktën 1 minutë. Sinjalizimi zanor do të ndalojë kur dera është e mbyllur ose kur shtypet një buton në ekran (nëse ka). Sinjalizimi për derën e hapur bëhet në mënyrë zanore dhe vizuale për përdoruesin. Drita e brendshme do të çaktivizohet nëse paralajmërimi vazhdon për 10 minuta. 5.9. Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës Mund ta ndryshoni drejtimin e hapjes së fri- goriferit në varësi të vendit ku e përdorni. Kur të keni nevojë të bëni këtë, këshillohuni me shërbimin e autorizuar më të afërt. Shpjegimi i mësipërm është një prezantim i përgjithshëm. Duhet të kontrolloni etiketën e paralajmërimit që ndodhet brenda paketimit të produktit mbi mundësinë e ndryshimit të drejti- mit të derës. 5.10. Drita e brendshme Drita e brendshme përdor një llambë të tipit LED. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar për çdo problem me këtë llambë. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk mund të përdoret për ndriçimin e shtëpisë. Qëllimi i përdorimit të kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer / ngrirës në mënyrë të sigurt dhe me lehtësi.Përdorimi i produktit 19/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.11. Makina për akull *opsional Automati për akull ju lejon të merrni me lehtësi akull nga pajisja. Përdorimi i automatit për akull
1. Hiqeni rezervuarin e ujit nga dhomëza e
të akullit do të jenë të gatshme për rreth katër orë në sirtarin e automatit të akullit të vendosur në dhomëzën e ngrirësit.
Ndërsa rezervuari i ujit është i mbushur plotësisht, do të keni mundësi të merrni përafërsisht 60-70 kube akulli. Uji brenda rezervuarit duhet të rimbushet çdo 2-3 javë. 5.12. Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit *opsionale Përdorimi i Icematic Mbusheni Icematic me ujë dhe vendoseni në vendin përkatës. Akulli do të jetë gati për afro dy orë. Mos e hiqni Icematic nga vendi i tij për të marrë akullin. Rrotulloni dorezat në rezervuarët e akullit në drejtim orar me 90 gradë. Kubat e akullit në rezervuarë do të bien në kontejnerin e ruajtjes së akullit poshtë. Mund ta nxirrni kontejnerin e ruajtjes së akullit dhe t'i përdorni kubat e akullit. Nëse dëshironi, mund t'i mbani kubat e akullit në kontejnerin e ruajtjes së akullit. Kontejneri i ruajtjes së akullit Kontejneri i ruajtjes së akullit është vetëm për grumbullimin e kubave të akullit. Mos hidhni ujë në të. Në rast të kundërt, ai do të thyhet.Përdorimi i produktit 20 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.13. Kova e akullit *opsionale t Hiqni kovën e akullit nga ndarja e ngrirësit. t Mbusheni kovën e akullit me ujë. t Vendoseni kovën e akullit në ndarjen e ngrirësit. t Akulli do të jetë gati pas afro dy orësh. Merrni kovën e akullit nga ndarja e ngrirësit dhe përkuleni lehtë mbi enën ku do ta shërbeni. Akulli do të derdhet me lehtësi në enën e përdorimit. 5.14. Mbajtësja e vezëve Mbajtësen e vezëve mund ta vendosni te dera ose në një raft të trupit sipas dëshirës. Nëse vendosni ta mbani në një raft të trupit, rekomandohet të zgjidhni më mirë raftet poshtë pasi janë më të ftohta.
Mos e vendosni mbajtësen e vezëve në ndarjen e ngrirësit. 5.15. Drita blu *opsionale Ushqimet e ruajtura në ndarjet e perimeve ndriçohen nga një dritë blu për të vazhduar fotosintezën e tyre nëpërmjet efektit të gjatësisë së valëve të dritës blu dhe në këtë mënyrë ruan freskinë e tyre, si dhe rrit përmbajtjen e vitaminave.Përdorimi i produktit 21/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.16. Filtri i erës
- OPSIONAL Filtri i erës në kanalet e ajrit të ndarjes së frigoriferit parandalon krijimin e erërave të pakëndshme në frigorifer. 5.17. Ndarja zero gradë *opsionale Përdorni këtë ndarje për të mbajtur ushqime delikate në temperatura më të ulëta ose produkte mishi për konsum të shpejtë. Ndarja zero gradë është vendi më i ftohtë ku mund të ruani në kushte ideale për ruajtjen ushqime të tilla si bulmeti, mishi, peshku dhe mishi i pulës. Frutat dhe perimet nuk duhet të ruhen në këtë ndarje. 5.18. Kutia e ruajtjes me rrëshqitje *opsionale Ky aksesor është projektuar për të rritur vëllimin e përdorimit të rafteve të derës. Falë aftësisë së tij për të lëvizur në anë, ai bën të mundur që të vendosni me lehtësi shishe, kavanozë ose kuti të gjata në raftin e shisheve më poshtë.Përdorimi i produktit 22 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
5.19. Kontejneri i ruajtjes me rrotullim (në disa modele) Rafti me rrëshqitje mund të lëvizet në të majtë ose në të djathtë për të lejuar vendosjen e shisheve të gjata, vazove ose kutive te rafti më i ulët (Fig. 1). Ushqimet që keni vendosur në raft mund t’i merrni duke e kapur dhe rrotulluar atë nga ana e djathtë (Fig.2). Kur të dëshironi ta vendosni ose ta hiqni për ta pastruar, rrotullojeni 90 gradë, ngrijeni dhe tërhiqeni drejt vetes (Fig. 3-4).Përdorimi i produktit 23/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
5.20. Koshi i perimeve *opsionale Koshi i perimeve i produktit është i projektuar për t'i ruajtur perimet e freskëta, duke ruajtur lagështinë. Për këtë qëllim, qarkullimi i përgjithshëm i ajrit të ftohtë është më i lartë në koshin e perimeve.Përdorimi i produktit 24 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.21. Zona e të freskëtave me lagështirë (gjithmonë të freskëta) *opsional Përqindja e lagështisë së perimeve dhe të fru- tave mbahet nën kontroll me veçorinë e zonës së të freskëtave, i cili kontrollon lagështinë dhe ushqimi sigurohet të qëndrojë i freskët për më shumë kohë. Asnjëherë mos i lini perimet në qese brenda zonës së të freskëtave. Nëse perimet ruhen brenda qeseve, kjo bën që ato të prishen në një periudhë të shkurtër kohore. Kur vendoset një nivel i lartë i lagështisë, perimet mbajnë lagështinë e tyre dhe mund të ruhen për një periudhë të arsyeshme kohore pa pasur nevojë që të lihen brenda qeseve të tyre. Nëse kontakti i perimeve me perime të tjera nuk parapëlqehet për arsye higjienike, përdorni letër me vrima, shkumë dhe materiale të tjera paketuese në vend të qeseve. Ndërsa vendosen perimet, duhet të merret në konsideratë edhe graviteti i tyre specifik. Perimet e rënda dhe të forta duhet të vendosen në pjesën e poshtme të zonës së të freskëtave, ndërsa perimet e lehta dhe të buta duhet të vendosen sipër. Mos i vendosni dardhat, kajsitë, pjeshkat, etj. dhe veçanërisht mollët që prodhojnë një nivel të lartë gazi etilen, në zonën e të freskëtave bashkë me perimet dhe frutat e tjera. Gazi i etilenit i cili emetohet nga këto fruta mund të shkaktojë që frutat e tjera të piqen më shpejt dhe të prishen në një kohë më të shkurtër. Nëse nuk është e domosdoshme, mos e nxirrni nga frigoriferi trupin kryesor të zonës së të freskëtave, përveç sirtarëve, thirrni shërbimin teknik nëse është e nevojshme. Para se ta hiqni pjesën kryesore të zonës së të freskëtave nga vendi i saj, fshijeni dhe pastrojeni me një leckë të lagur.Përdorimi i produktit 25/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.22. Përdorimi i aparatit të ujit *opsionale
Është normale që në fillim disa gota me ujë nga aparati të jenë të ngrohta.
Nëse aparati i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhini poshtë gotat e para me ujë për të marrë ujë të pastër.
1. Shtyjeni levën e aparatit të ujit me gotë.
Nëse po përdorni një gotë plastike të butë, mund të jetë më e lehtë ta shtyni levën me dorë.
2. Pasi ta mbushni gotën në nivelin e dëshiruar,
Kini parasysh se sasia e ujit që rrjedh nga aparati varet nga sa e shtypni levën. Me rritjen e nivelit të ujit në gotë, uleni lehtë presionin e ushtruar mbi levë për të shmangur derdhjen e ujit. Nëse e shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo është normale dhe nuk është një defekt. 5.23. Mbushja e depozitës së aparatit të ujit Rezervuari i mbushjes së depozitës së ujit ndodhet brenda raftit të derës.
1. Hapni kapakun e depozitës.
2. Mbusheni depozitën me ujë të pijshëm të
Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje të tjera, përveç ujit, si lëngje frutash, pije me gaz ose pije alkoolike që nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e ujit. Aparati i ujit do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme nëse përdoren këto lëngje. Garancia nuk i mbulon përdorime të tilla. Disa substanca kimike dhe substanca të shtuara në këto lloj pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë depozitën e ujit.
Përdorni vetëm ujë të pastër dhe të pijshëm.
Kapaciteti i depozitës së ujit është 3 litra; mos e mbushni më shumë.Përdorimi i produktit 26 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.24. Pastrimi i depozitës së ujit
1. Hiqni rezervuarin e mbushjes së ujit brenda
2. Hiqeni raftin e derës duke e mbajtur nga të
3. Kapeni depozitën e ujit nga të dyja anët dhe
hiqeni me një kënd 45°.
4. Hiqeni kapakun e depozitës së ujit dhe past-
Pjesët e depozitës së ujit dhe të aparatit të ujit nuk duhet të lahen në lavastovilje.Përdorimi i produktit 27/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.25. Tabakaja e derdhjes Uji që derdhet gjatë përdorimit të aparatit të ujit grumbullohet në tavën e derdhjes. Hiqni filtrin plastik siç tregohet në figurë. Hiqni ujin e grumbulluar me një rrobë të pastër e të thatë.Përdorimi i produktit 28 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
*Opsional: Shifrat në këtë manual përdorimi janë të përdorura si modele dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin tuaj. Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera.
1. Treguesi i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së ngrirësit
2. Funksioni i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së ngrirësit
3. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë/buto-
ni i funksionit të ndezjes-fikjes së automatit për akull (3”)
4. Treguesi i funksionit të ngrirjes së shpejtë
5. Treguesi i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së frigoriferit
6. Funksioni i rregullimit të temperaturës së
dhomëzës së frigoriferit
7. Butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë
12. Funksioni paralajmërues për fikjen e alarmit
13. Treguesi i kursimit të energjisë
14. Funksioni i kyçjes së butonave
15. Treguesi i kyçjes së butonave
16. Treguesi për ndërprerje të energjisë/
temperaturë të lartë/paralajmërime për gabime
17. Funksioni i përzgjedhjes së ftohjes së shpejtë të
shisheve/të bërjes së shpejtë të akullit (Ftohje e shpejtë)
18. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë të
shisheve/të bërjes së shpejtë të akullit
19. Treguesi i ftohjes së shpejtë të shisheve (Ftohësi
20. Treguesi i ftohjes së shpejtë
21. Treguesi i bërjes së shpejtë të akullit
*opsionalPërdorimi i produktit 29/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 1.Treguesi i temperaturës së dhomëzës së ngrirësit Tregon temperaturën e vendosur për Dhomëzën e Ngrirësit. 2.Funksioni i rregullimit të temperaturës së dhomëzës së ngrirësit Lejon të vendosni temperaturën e dhomëzës së ngrirësit. Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së ngrirësit përkatësisht në -18, -19, -20, -21 -22, -23 dhe -24. 3.Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë/butoni i funksionit të ndezjes- fikjes së automatit për akull (3”) Treguesi i ngrirjes së shpejtë ndizet kur akti- vizohet funksioni i ngrirjes së shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri buto- nin e ngrirjes së shpejtë. Treguesi i ngrirjes së shpejtë do të fiket dhe do të kthehet në kon- figurimin normal. Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet vetë pas 4 orësh ose kur dhomëza e ngrirësit të arrijë temperaturën e kërkuar. Nëse doni të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ngrir- jes së shpejtë para se të vendosni ushqime në dhomëzën e ngrirësit. Nëse shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë vazhdimisht në interva- le të shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e qar- kut elektronik dhe kompresori nuk do të ndizet menjëherë. Ky funksion nuk fillon përsëri kur kthehet energjia pas një ndërprerjeje! 4.Treguesi i funksionit të ngrirjes së shpejtë Ky simbol pulson në një stil të animuar kur funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktiv. 5.Treguesi i rregullimit të temperaturës së dhomëzës së frigoriferit Tregon temperaturën e vendosur për dhomëzën e frigoriferit. 6.Funksioni i rregullimit të temperaturës së dhomëzës së frigoriferit Lejon të vendosni temperaturën e dhomëzës së frigoriferit. Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e dhomëzës së frigoriferit përkatësisht në 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2 gradë. 7.Butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë, temperatura e dhomëzës do të jetë më e ftohtë se vlerat e vendosura. Ky funksion mund të përdoret për ushqime të cilat duhet ftohur me shpejtësi në dhomëzën e frigoriferit. Nëse doni të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, rekomandohet ta aktivizoni këtë funksion para se t’i futni ushqimet në frigorifer. Treguesi i ftohjes së shpejtë ndizet kur aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e ftohjes së shpejtë. Treguesi i ftohjes së shpejtë do të fiket dhe njësia do të kthehet në konfigurimet normale. Nëse nuk doni ta anuloni, funksioni i ftohjes së shpejtë do të anulohet vetë pas 2 orësh ose kur dhomëza e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar. Ky funksion nuk fillon përsëri kur kthehet energjia pas një ndërprerjeje. 8.Funksioni Eko-Fuzzy (përdorim ekono- mik special) Kur shtypni butonin eko-fuzzy, funksioni eko fuzzy do të aktivizohet dhe treguesi eko-fuzzy do të ndriçohet. Frigoriferi do të fillojë të punojë në modalitetin më ekonomik të paktën 6 orë më vonë dhe treguesi i përdorimit ekonomik do të ndizet kur funksioni të jetë aktiv. Për të çaktivizuar funksionin eko-fuzzy, duhet të shtypni butonin eko-fuzzy përsëri. 9.Treguesi Eko-Fuzzy (përdorim ekono- mik special) Ky simbol ndriçon kur funksioni eko-fuzzy është aktiv. 10.Funksioni Pushime Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin eko fuzzy për 3 sekonda, funksioni i pushimeve do të aktivizohet dhe treguesi i pushimeve do të ndizet. Ftohja e dhomëzës së frigoriferitPërdorimi i produktit 30 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit ndalon dhe temperatura e kësaj dhomëze do të vendoset në 15 gradë për të parandaluar erërat e këqija. Kur ky funksion është aktiv, treguesi i temperaturës së dhomëzës së frigoriferit nuk do ta shfaqë temperaturën. Për të çaktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni dhe mbani shtypur butonin Eko-fuzzy për 3 sekonda.
11. Treguesi i funksionit Pushime
Ky tregues ndriçon kur funksioni i pushimeve është aktiv. 12.Funksioni paralajmërues për fikjen e alarmit Në rast të alarmit për ndërprerje të energjisë/ temperaturë të lartë, pasi të kontrolloni ushqimet në dhomëzën e ngrirjes, shtypni butonin e fikjes së alarmit për ta fshirë paralajmërimin. 13.Treguesi i funksionit të kursimit të energjisë (ekrani i fikur) Nëse dyert e produktit mbahen të mbyllura për një kohë të gjatë, funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet automatikisht dhe ndizet simboli i kursimit të energjisë. Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha simbolet në ekran do të fiken përveç simbolit të kursimit të energjisë. Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, nëse shtypet ndonjë buton tjetër apo hapet dera, funksioni i kursimit të energjisë do të anulohet dhe simbolet në ekran do të kthehen në modalitet normal. Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet gjatë dërgimit nga fabrika dhe nuk mund të anulohet. 14.Funksioni i kyçjes së butonave Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin e kyçjes për 3 sekonda, funksioni i kyçjes do të aktivizohet dhe treguesi i kyçjes do të ndizet. Asnjë buton nuk do të funksionojë, gjatë kohës që ky funksion është aktiv. Shtypni përsëri dhe mbani shtypur butonin e kyçjes për 3 sekonda, për ta çaktivizuar këtë funksion. 15.Treguesi i kyçjes së butonave Ky tregues do të ndriçohet gjatë kohës që funksioni i kyçjes është aktiv. 16.Treguesi për ndërprerje energjie/ temperaturë të lartë/paralajmërime për gabime Ky tregues ndizet gjatë ndërprerjeve të energjisë, defekteve prej temperaturës të lartë dhe paralajmërimeve për gabime. Gjatë ndërprerjeve të energjisë për kohë të gjatë, vlera më e lartë e temperaturës që arrin dhomëza e ngrirësit do të pulsojë në ekranin dixhital. Pasi të keni kontrolluar ushqimin që ndodhet në dhomëzën e ngrirësit, shtypni butonin e fikjes së alarmit për ta fshirë paralajmërimin. Ju lutemi të shikoni pjesën “zgjidhjet e këshilluara të problemeve” në manualin tuaj nëse vini re se ndizet ky tregues.
17. Përzgjedhja e funksionit të ftohjes së
shpejtë të shisheve/të bërjes së shpejtë të akullit Kur shtypet dhe mbahet shtypur butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë të shisheve/ bërjes së shpejtë të akullit për 3 sekonda, në treguesin e funksionit të ftohjes së shpejtë të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit do të shfaqet "1". Nëse ky buton nuk shtypet përsëri për 1 minutë, ekrani do të kthehet në pamjen e mëparshme , treguesit e përzgjedhjes së ftohjes së shpejtë të shisheve dhe bërjes së shpejtë të akullit do të fiken. Pasi të shfaqet "1", çdo shtypje e butonit Ftohja e shpejtë e shisheve-bërja e shpejtë e akullit do të rrisë numrin në ekran një nga një. Nëse shfaqet "1", mund të aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve. Nëse shfaqet "2", mund të aktivizohet funksioni i bërjes së shpejtë të akullit. Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin e ftohjes së shpejtë të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit përPërdorimi i produktit 31/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 3 sekonda, ndërkohë që është shfaqur "1", funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve do të aktivizohet, si dhe treguesi i ftohjes së shpejtë të shisheve do të ndizet. "1" do të ndizet vazhdimisht dhe ikonat në të majtë do të ndizen si një animacion. Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin e ftohjes së shpejtë të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit për 3 sekonda, ndërkohë që është shfaqur "2", funksioni i bërjes së shpejtë të akullit do të aktivizohet, si dhe treguesi i bërjes së shpejtë të akullit do të ndizet. "2" do të ndizet vazhdimisht dhe ikonat në të majtë do të ndizen si një animacion. Nëse shtypni shkurt butonin e ftohjes së shpejtë të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit, ndërkohë që funksioni është i aktivizuar, nuk do të ketë ndryshime në ekran. Nëse ndodh një ndërprerje e energjisë kur funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve ose i bërjes së shpejtë të akullit është i aktivizuar, funksioni do të rifillojë aty ku u ndërpre, sapo të rikthehet energjia. Funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve zgjat 15 minuta dhe funksioni i bërjes së shpejtë të akullit zgjat 40 minuta. Sapo të përfundojë koha për funksionin e përzgjedhur, ikonat do të fiken. Pas përfundimit të 3 cikleve në funksionin e ftohjes së shpejtë të shisheve dhe i një 1 cikli në funksionin e bërjes së shpejtë të akullit, prisni që frigoriferi të ftohet dhe kompresori të ndalet. Nëse dëshironi të aktivizoni funksionin ndërkohë, ekrani do të shfaqë "0". Funksioni nuk mund të aktivizohet. Do të dëgjoni një paralajmërim nëse shtypni butonin e ftohjes së shpejtë të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit. Sapo frigoriferi të jetë ftohur, mund ta aktivizoni funksionin e dëshiruar përsëri. 18.Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë të shisheve/të bërjes së shpejtë të akullit Shfaq funksionin e vendosur. Nëse shfaqet "1", kjo do të thotë që funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve do të zgjidhet ose është zgjedhur dhe nëse shfaqet "2", kjo do të thotë se funksioni i bërjes së shpejtë të akullit do të zgjidhet ose është zgjedhur. 19.Treguesi i ftohjes së shpejtë të shis- heve Shfaq funksionin e ftohjes së shpejtë të shisheve. 20.Butoni i ftohjes së shpejtë Ky simbol pulson në një stil të animuar kur funksioni i ftohjes së shpejtë është aktiv. 21.Treguesi i bërjes së shpejtë të akullit Shfaq funksionin e bërjes së shpejtë të akullitPërdorimi i produktit 32 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 5.26. Dhomëza e ftohjes së shpejtë të shisheve/bërjes së shpejtë të akullit (Ftohje e shpejtë)(Ky funksion është opsional) Mund të përdorni dhomëzën e ftohjes së shpejtë për të bërë akull ose për të ftohur pijet shpejt. Kjo dhomëz e mbyllur, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të majtë në dhomëzën e frigoriferit, ftohet me ndihmën e një ventilatori të veçantë dhe një sipërfaqeje të ftohtë. Pas vendosjes së kutisë së akullit ose pijeve që doni të freskoni në këtë dhomëz, mund të filloni funksionin e ftohjes së shpejtë duke shtypur butonat përkatës në tregues.
Kur ftohja të kryhet, simboli "=" në tregues do të zhduket. Pas mbari- mit të procesit, hiqni pijet ose akul- lin që keni vendosur në dhomëz. Nëse doni t’i ftohni më tej, mund të aktivizoni përsëri të njëjtin funksionin, ndërkohë që pija ose kutia e akullit ndodhet bren- da dhomëzës.
Nëse shihni mesazhin paralajmërues "0" kur dëshironi të aktivizoni funksionin e ftohjes së shpejtë të shisheve, prisni për pak kohë. Ky mesazh paralajmërimi mund të shfaqet kur e keni përdorur dhomëzën 4 herë në in- tervale të shpeshta. Kur e shih- ni këtë mesazh, frigoriferi nuk do të lejojë që dhomëza të përdoret për një kohë, në mënyrë që të japë performancën më të mirë të ftoh- jes dhe të ruajë temperaturën e ru- ajtjes së ushqimit. Kur tempera- turat e brendshme të frigoriferit të jenë të balancuara, dhomëza do të jetë gati për t'u përdorur përsëri. Provoni përsëri më vonë.
Nëse shihni mesazhin paralajmërues "0" kur dëshironi të aktivizoni funk- sionin e bërjes së shpejtë të akullit, prisni për pak kohë. Ky mesazh paralajmërimi mund të shfaqet kur e keni përdorur dhomëzën 2 herë në intervale të shpeshta. Kur e shihni këtë mesazh, frigoriferi nuk do të lejojë që dhomëza të përdoret për një kohë, në mënyrë që të japë performancën më të mirë të ftohjes dhe të ruajë temperaturën e ruajtjes së ushqimit. Kur temperaturat e brendshme të frigoriferit të jenë të balancuara, dhomëza do të jetë gati për t'u përdorur përsëri. Provoni përsëri më vonë.Përdorimi i produktit 33/35SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
Mos vendosni asnjë material tjetër në këtë dhomëz përveç pijeve dhe kutisë së akullit të përfshirë në produkt. Sigurohuni që kapakët e pijeve që do të vendosni në dhomëz të jenë të mbyllura.
Para aktivizimit të funksionit, sigu- rohuni që dera e dhomëzës të jetë plotësisht e mbyllur. Kjo dhomëz është projektuar për të ftohur 1,5 litra ujë në 20°C deri në 10°C në 15 minuta. Nëse mendoni se pija që keni marrë nga dhomëza nuk është mjaft e ftohtë, mund ta aktivizoni dhomëzën përsëri.
Mos lini pije të ftohta brenda dhomëzës për arsye sigurie dhe higjienike. Mbajtja e pijeve të gazu- ara në dhomëz për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rreziqe, të tilla si plasaritja etj. Kur funksioni i bërjes së akullit të përfundojë, akulli në kuti mund të shkrihet pasi dhomëza do të kthe- het në temperaturat e freskëta të ruajtjes së ushqimit. Mos e lini akul- lin e ngrirë në dhomëz. Kur kjo dhomëz është aktivizuar, ventilatori në dhomëz do të punojë me shpejtësinë më të lartë në mënyrë që të japë performancën më të mirë të ftohjes në periudhën më të shkurtër kohore. Për këtë arsye, tingulli që do të dëgjohet ndërkohë që dhomëza është duke funksionuar është diçka normale.34 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi Jetëgjatësia e produktit rritet nëse ai pastrohet rregullisht
Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, pastrues shtëpiak, detergjente dhe shkëlqyes me dyllë për pastrimin.
Tretni një lugë çaji me karbonat në një gjysmë litri ujë. Lagni një rrobë me këtë solucion dhe shtrydheni mirë. Fshini pjesën e brendshme të pajisjes me këtë rrobë dhe thajeni mirë.
Sigurohuni që uji të mos hyjë te struktura e llambës dhe elementet e tjera elektrike.
Pastroni derën me një rrobë të njomë. Për të hequr raftet e derës dhe të trupit të pajisjes, hiqni të gjitha përmbajtjet e tyre. Hiqni raftet e derës duke i lëvizur lart. Pas pastrimit, rrëshqitini nga lart poshtë për t'i montuar.
Mos përdorni asnjëherë substanca ose ujë me klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët me veshje kromi të produktit. Klori shkakton gërryerjen e sipërfaqeve të tilla metalike. t Mos përdorni mjete të mprehta, gërryese, sapun, substanca pastrimi të shtëpisë, detergjente, vajguri, kaburant, vaj, bojë etj. për të parandaluar heqjen dhe deformimin e printimeve në pjesët plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një pecetë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni duke e fshirë. 6.1. Shmangia e aromave të këqija Për prodhimin e pajisjeve tona nuk përdoren materiale që mund të shkaktojnë aroma. Sidoqoftë, për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes së ushqimeve dhe mospastrimit të sipërfaqes së brendshme të pajisjes si duhet mund të shfaqet problemi i aromave të këqija. Për këtë arsye, pastrojeni frigoriferin me karbonat të tretur në ujë çdo 15 ditë.
Mbajini ushqimet në kontejnerë të mbyllur. Mikroorganizmat që përhapen nga kontejnerët e pambuluar mund të shkaktojnë aroma të pakëndshme.
Mos mbani asnjëherë ushqime të prishura dhe me data të skaduara në frigorifer. 6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike Pastroni menjëherë me ujë të ngrohtë pasi vaji mund të shkaktojë dëmtim në sipërfaqe kur bie mbi sipërfaqet plastike. 6.3. Xhamat e derës Hiqni fletën mbrojtëse të xhamave. Në sipërfaqen e xhamave ka një shtresë. Kjo shtresë minimizon grumbullimin e njollave dhe ndihmon në heqjen e njollave dhe papastërtive me lehtësi. Xhamat që nuk janë të mbrojtura me një veshje të tillë mund të jenë objekt i grumbullimit të papastërtive organike ose joorganike me bazë uji ose ajri si smërçi, kripëra minerale, hidrokarbure të padjegura, okside metali dhe silikonë që mund të shkaktojnë njolla ose dëmtime të materialeve me shpejtësi dhe me lehtësi. Pastrimi i vazhdueshëm i xhamit bëhet i vështirë, pavarësisht pastrimit të rregullt. Si pasojë, pamja dhe tejdukshmëria e xhamit do të përkeqësohet. Substancat dhe metodat e pastrimit të ashpra dhe gërryese do t'i përkeqësojnë këto defekte dhe do ta shpejtojnë këtë proces. Për pastrimin e rregullt duhet të përdoren produkte pastrimi me bazë uji që nuk janë alkaline dhe gërryese. Për pastrimin duhet të përdoren materiale jo alkaline dhe jo gërryese në mënyrë që jetëgjatësia e kësaj veshjeje të zgjasë për një kohë të gjatë. Këta xhama janë të temperuar, për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj goditjeve dhe thyerjes. Në sipërfaqet e tyre të pasme është vendosur po ashtu një fletë sigurie si një masë shtesë sigurie për të parandaluar dëmtimet e ambientit rrethues në rast se thyhen. *Alkali është një bazë që krijon jone hidroksidi (OH¯) kur tretet në ujë. Li (litiumi), Na (natriumi), K (kaliumi) Rb (rubidiumi), Cs (ceziumi) dhe metalet artificiale dhe radioaktive Fr (fansiumi) quhen METALE ALKALINE.35/35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit 7 Zgjidhja e problemeve Kontrolloni këtë listë para se të kontaktoni me servisin. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përfshin ankesat e shpeshta që nuk janë të lidhura me defekte të prodhimit ose të materialeve. Disa veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të vlefshme për produktin tuaj. Frigoriferi nuk punon. t Spina elektrike nuk është vendosur mirë. >>> Shtyjeni që të jetë e vendosur mirë në prizë. t Siguresa e lidhur me prizën e produktit ose siguresa kryesore mund të jetë e djegur. >>> Kontrolloni siguresat. Kondensim në faqen anësore të ndarjes së ftohësit (pjesa me shumë zona, ftohësi, kontrolli dhe zona fleksibël) t Mjedisi është shumë i lagësht. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me lagështi. t Ushqimet e lëngshme mbahen në mbajtëse të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet e lëngshme në mbajtëse të izoluara. t Dera e produktit është lënë e hapur. >>> Mos e mbani derën e frigoriferit të hapur për periudha të gjata. t Temperatura e termostatit është shumë e ulët. >>> Vendoseni termostatin në temperaturën e duhur Kompresori nuk punon. t Në rast se ndërprerjeve të energjisë ose heqjes dhe rivendosjes së spinës, presioni i gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk është i ekuilibruar dhe kjo aktivizon mbrojtjen termik të kompresorit. Produkti do të rifillojë punën pas afro 6 minutash. Nëse produkti nuk rifillon punën pas kësaj periudhe, kontaktoni me servisin. t Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale për një produkt me shkrirje automatike. Shkrirja kryhet periodikisht. t Produkti nuk është në prizë. >>> Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë në prizë. t Përcaktimi i temperaturës nuk i gabuar. >>> Zgjidhni përcaktimin e përshtatshëm të temperaturës. t Nuk ka energji elektrike. >>> Produkti do të vazhdojë të punojë si normalisht pas rikthimit të energjisë Zhurma e përdorimit të frigoriferit rritet gjatë punës. t Rendimenti i përdorimit të frigoriferit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Frigoriferi punon shumë shpesh dhe për një kohë të gjatë. t Produkti i ri mund të jetë më i madh se produkti i mëparshëm. Produktet e mëdha do të punojnë për periudha më të gjata. t Temperatura e dhomës mund të jetë shumë e lartë. >>> Produkti do të punojë normalisht për periudha më të gjata në temperatura më të larta të dhomës. t Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. Kjo është normale. t Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë më gjatë. Mos i hapni shumë shpesh dyert. t Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë pak e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë të mbyllura mirë. t Produkti mund të jetë vendosur në temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën pak më lart dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar. t Rondelja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e pistë, e konsumuar, e thyer ose jo në vendin e duhur. >>> Pastroni ose ndërroni rondelen. Rondelet e dëmtuara/të konsumuara të derës do të bëjnë që produkti të punojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale. Zgjidhja e problemeve36 /35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit Zgjidhja e problemeve t Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme. t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Ushqimet në raftet e ndarjes së ftohësit janë të ngrira t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Temperatura në ftohës ose në ngrirës është shumë e lartë. t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e lartë. >>> Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit ka ndikim në temperaturën në ndarjen e ngrirësit. Prisni deri sa temperatura e pjesëve përkatëse të arrijë një nivel të mjaftueshëm duke e ndryshuar temperaturën e ndarjes së ftohësit ose të ngrirësit. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë shpesh dyert. t Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën. t Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Kjo është normale. Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. t Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti. Dridhje ose zhurmë. t Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Nëse produkti tundet kur e lëvizni ngadalë, rregulloni mbështetëset për ta sjellë produktin në ekuilibër. Sigurohuni po ashtu që dyshemeja të jetë mjaft e fortë për të mbajtur produktin. t Artikujt e vendosur në produkt mund të shkaktojnë zhurmë. >>> Hiqni artikujt e vendosur në produkt. t Produkti bën zhurma si rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj. t Parimet e funksionimit të produktit përfshijnë rrjedhjen e lëngjeve dhe të gazeve. >>> Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Ka zhurmë sikur fryn erë nga produkti. t Produkti përdor një ventilator për procesin e ftohjes. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Ka kondensim në muret e brendshme të produktit. t Moti i nxehtë ose i lagësht do të rrisë krijimin e akullit dhe të kondensimit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë t shpesh dyert - nëse është e hapur, mbylleni derën. t Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën. t Ka kondensim në pjesën e jashtme të produktit ose midis dyerve. t Moti në ambient mund të ketë lagështi, kjo është normale në një mot të lagësht. >>> Kondensimi t do të largohet kur të ulet lagështia. t Pjesa e brendshme ka aromë të keqe. Zgjidhja e problemeve37/35 SQ Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit Zgjidhja e problemeve t1SPEVLUJOVLÑTIUÑQBTUSVBSSSFHVMMJTIU Pastroni pjesën e brendshme rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe ujë me sodë. t%JTBNCBKUÑTFEIFNBUFSJBMFQBLFUJNJNVOE të shkaktojnë aroma. >>> Përdorni mbajtëse dhe materiale paketimi pa aroma. t6TIRJNFUKBOÑWFOEPTVSOÑNCBKUÑTFUÑ paizoluara. >>> Mbajini ushqimet në mbajtëse të izoluara. Mikroorganizmat mund të përhapen nga ushqimet e paizoluara dhe të shkaktojnë aroma të këqija. Hiqni ushqimet e skaduara ose të prishura nga produkti. Dera nuk mbyllet. t Paketimet e ushqimeve mund të bllokojnë derën. >>> Zhvendosni artikujt që bllokojnë dyert. t Produkti nuk qëndron drejt vertikalisht në dysheme. >>> Rregulloni mbështetëset për ekuilibrimin e produktit. t Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Sigurohuni që dyshemeja të jetë në nivel dhe mjaft e fortë për të mbajtur produktin. Koshi i perimeve është bllokuar. t Ushqimet mund të jenë në kontakt me pjesën e sipërme të raftit. >>> Sistemoni përsëri ushqimet në raft. Nëse Sipërfaqja E Produktit Është E Nxehtë t Mund të vërehen temperatura të larta midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në grilën e pasme ndërsa produkti është në punë. Kjo është normale dhe nuk kërkon shërbim mirëmbajtjeje!Bëni kujdes kur prekni këto zona.
KUJDES: Nëse problemi përsëritet pasi të ndiqni udhëzimet në këtë paragraf, kontaktoni me shitësin ose me një servis të autorizuar. Mos u përpiqni ta riparoni produktin.
Notice-Facile