RSSE415M33DSN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RSSE415M33DSN BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RSSE415M33DSN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RSSE415M33DSN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RSSE415M33DSN BEKO
UPOZORENJE: Ako problem i dalje postoji nakon što ste slijedili upute u ovom poglavlju, obratite se prodavcu ili ovlaštenom servisu. Nemojte pokušavati da popravite proizvod.Ju lutem lexoni këtë manual më parë. I nderuar klient, Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm. Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual. Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
- Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin.
- Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë.
- Mbajeni manualin në një vend që ta arrini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë.
- Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin. Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual. Shpjegim i simboleve Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme: CInformacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme. AParalajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. BParalajmërim kundrejt tensionit elektrik. INFORMACIONE
Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.https://eprel.ec.europa.eu/
- PËRMBAJTJA 1 Frigoriferi juaj 3 2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie 4 Përdorimi i synuar p. 4
- Siguria e përgjithshme p. 5
- Për produktet me dispenser uji; p. 10
- Siguria për fëmijët p. 10
- Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: p. 11
- Informacione të paketimit p. 11
- Paralajmërim HC p. 11
- Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë p. 12
- 3 Instalimi 13 Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin p. 13
- Para se ta vini frigoriferin në punë, .13 Lidhja elektrike p. 13
- Hedhja e paketimit p. 14
- Hedhja e frigoriferit të vjetër p. 14
- Vendosja dhe Instalimi p. 14
- Rregullimi i këmbëve p. 15
- Ndryshimi i drejtimit të hapjes të derës p. 15
- Ndërrimi i llambës së ndriçimit p. 15
- Paralajmërimi i hapjes së derës p. 15
- 4 Përgatitja 16 Kthimi i dyerve p. 17
- 5Përdorimi i ngrirjes 18 Ftohja p. 19
- Vendosja e ushqimeve p. 19
- Shkrirja e pajisjes p. 19
- Përdorimi i aparatit të ujit p. 20
- Mbushja e depozitës së aparatit të ujit p. 20
- Pastrimi i depozitës së ujit p. 21
- Tabakaja e derdhjes p. 22
- 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 23 Mbrojtja e sipërfaqeve plastike 7 Zgjidhja e problemeve 24SQ p. 23
1 Frigoriferi juaj C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera.
- Mund të mos jetë në dispozicion në të gjitha modelet
1. Llambë Dhe Termostat Kuti
2. Pjesa për puter dhe djath
3. Depozita e mbushjes së aparatit të ujit
4. Seksioni i vezëve
5. Rezervuari i aparatit të ujit
10. Këmbët Rregullueshme
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme. Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit. Përdorimi i synuar
PARALAJMËRIM: Mbajini të hapura dhe të lira nga pengesat vrimat e ajrimit, në kasën e pajisjes si dhe në strukturën e integruar.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që re k o m a n d o h e n nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të ushqimeve në pajisje, përveçse kur janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.SQ
KUJDES! Mos mbani s u b s t a n c a shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz shtytës brenda kësaj pajisjeje. Kjo pajisje është projektuar për përdorim familjar dhe në aktivitete të ngjashme, si p.sh. – zona të kuzhinës së personelit në dyqane, zyra e ambiente të tjera pune; – shtëpi në fermë dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi; Siguria e përgjithshme
- Kur doni ta hidhni/ flakni produktin, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara.
- Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara.
- Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.)
- Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen.
- Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë.
- Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali.
- Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin.
- Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza.
- Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën.
- Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal.
- Sigurohuni që pijet alkoolike të forta të mbahen të siguruara me tapë të mbyllur dhe të vendosen në pozicion vertikal.
- Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike.
- Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit.
- Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy.SQ
- Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit.
- Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
- Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike.
- Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun.
- Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze.
- Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër.
- Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
- Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin.SQ
- Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike.
- Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie.
- Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjerëve.
- Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë.
- Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.
- Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë.
- Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie.
- Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit.
- Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën.
- Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këtoSQ
objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit.
- Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer.
- Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr.
- Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë.
- Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet.
- Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi.
- Produkti nuk duhet të përdoret asnjëherë ndërkohë që ndarja që ndodhet sipër ose prapa produktit dhe në të cilin ndodhen qarqet elektronike (kapaku i kutisë të qarkut elektrik) (1) është i hapur.
- Presioni nga vendi i hyrjes së ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 psi (6,2 bar). Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (5,5 bar), përdorni një valvulë kufizuese të presionit në sistemin tuaj kryesor. Nëse nuk dini se si ta kontrolloni presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një hidrauliku profesionist.
- Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj, përdorni gjithmonë një pajisje për parandalimin e këtij efekti në instalimin tuaj. Këshillohuni me një hidraulik profesionist nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një efekt të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj.
- Mos e instaloni te vendi i hyrjes së ujit të nxehtë. Tregoni kujdes ndaj rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali operativ i temperaturave të ujit duhet të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F).
- Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Siguria për fëmijët
- Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin.SQ
Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: Ky produkt i përmbahet Direktivës EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin. Informacione të paketimit Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale. Mos harroni... Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare. Nëse doni të kontribuoni në ri- vlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni. Paralajmërim HC Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a: Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia. Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a. Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.SQ
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë
- Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë.
- Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit.
- Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike.
- Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura.
- Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen.
- Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.SQ
3 Instalimi B Në rastin se nuk merren parasysh informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë. Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin
1. Frigoriferi duhet të hiqet nga
priza. Para transportit të frigoriferit, ai duhet të zbrazet dhe të pastrohet.
2. Para se të ripaketohet, raftet,
aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim.
3. Paketimi dhe materialet e
shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen. Para se ta vini frigoriferin në punë, Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj:
1. Ngjitni 2 pyka plastike siç
tregohet në figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)
2. Pastrojeni pjesën e brendshme
të frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi".
3. Futeni spinën e frigoriferit
në prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet.
4. Kur fillon të punojë kompresori,
do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.
5. Anët e para të frigoriferit
mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin. Lidhja elektrike Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme: Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare.
- Spina e korrentit duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.SQ
- Te n s i on i q ë t re go h et në et i ketë n q ë ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë e njëjtë me tensionin e rrjetit.
- Nuk duhet të përdoren kabllo zgjatimi dhe multi spina për lidhjen. B Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar. B Produktet nuk duhet të vihen në punë para se të riparohen! Ekziston rreziku i goditjes elektrike! Hedhja e paketimit Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme. Hedhja e frigoriferit të vjetër Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin.
- Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit. Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik. Vendosja dhe Instalimi A Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës.
1. Montojeni frigoriferin në një
vend që përdoret me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg
burimeve të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit.
3. Duhet të ketë ventilim të
mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim.
4. Vendoseni frigoriferin mbi
një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.SQ
Rregullimi i këmbëve Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel; Mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces. Ndërrimi i llambës së ndriçimit Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë. Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t’i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20 °C. Paralajmërimi i hapjes së derës Mund të mos jetë në dispozicion në të gjitha modelet Do të dëgjoni një paralajmërim zanor kur dera e produktit tuaj lihet e hapur për të paktën 1 minutë. Ky paralajmërim do të çaktivizohet kur mbyllet dera ose kur shtypet një nga butonat e ekranit (nëse ka). Ndryshimi i drejtimit të hapjes të derës Drejtimi i hapjes të derës të frigoriferit tuaj mund të ndryshohet sipas vendit ku do ta përdorni. Nëse është e nevojshme kjo, ju lutem thërrisni Shërbimin e Autorizuar më të afërt.SQ
4 Përgatitja C Frigoriferi duhet të montohet të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit. C Te m p e r at u ra e a m bi e n t it e d h o më s ku montoni frigoriferin duhet të jetë të paktën 5°C. Nuk rekomandohet përdorimi i frigoriferit në kushte më të ftohta, për sa i përket efikasitetit të tij. C Sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit të jetë plotësisht e pastruar. C Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetri, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë mes tyre. C Kur e përdorni frigoriferin për herë të parë, kini parasysh udhëzimet e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para. - Dera nuk duhet të hapet shpesh. - Pajisja duhet të përdoret bosh pa ushqime në të. - Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Në rast se ndodh një defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në paragrafin “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”. C Paketimi origjinal dhe materialet e shkumës duhet të mbahen për transporte ose lëvizje në të ardhmen.SQ
Kthimi i dyerve Veproni në rend numerik,SQ
C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera. 5Përdorimi i ngrirjes Temperatura e përdorimit rregullohet nga kontrolli i temperaturës. Warm Cold
(Or) Min. Max. 0=Ftohja e sistemit është e fikur. 1=Konfigurimi më i ulët i ftohjes (Konfigurimi më i ngrohtë). 5=Konfigurimi më i lartë i ftohjes (Konfigurimi më i ftohtë). Temperatura mesatare brenda frigoriferit duhet të jetë afërsisht +5°C. Ju lutem zgjidhni konfigurimin sipas temperaturës të dëshiruar. Ju lutem vini re se do të ketë ndryshime temperature në zonën e ftohjes. Vendi më i ftohtë është menjëherë sipër vendit të perimeve. Temperatura e brendshme varet gjithashtu nga temperatura e ambientit, shpeshtësia me të cilën hapet dera dhe sasia e ushqimeve që mbahet brenda. Shpeshtësia e hapjes të derës bën që temperatura e brendshme të rritet. Për këtë arsye, rekomandohet që ta mbyllni derën menjëherë pasi përdorimit. Temperatura e brendshme e frigoriferit tuaj ndryshon për arsyet e mëposhtme;
- Te m p e ra tu ra t e s t i n ëv e ,
- Hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e derës hapur për periudha të gjata,
- Ushqimet që vendosen në frigorifer pa u ftohur në temperaturë ambienti,
- Vendndodhja e frigoriferit në dhomë (p.sh. ekspozimi në dritën e diellit).
- Mund ta rregulloni temperaturën e brendshme që ndryshon për shkak të këtyre arsyeve duke përdorur termostatin.
- Nëse temperatura e ambientit është më e lartë se 32°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin maksimal.
- Nëse temperatura e ambientit është më e ulët se 25°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin minimal.SQ
Ftohja Ruajtja e ushqimeve Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen afat-shkurtër të ushqimeve dhe pijeve të freskëta. Mbani produktet e qumështit në ndarjen e posaçme në frigorifer/ ngrirës. Shishet mund të mbahen në mbajtësen e shisheve ose në raftin e shisheve të derës. Mishi i pagatuar mbahet më së miri në qese polietilieni në ndarjen në fund fare të frigoriferit/ngrirësit. Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të ftohen në temperaturë ambienti para se ti vendosni në frigorifer/ngrirës.
- Kujdes Mbani alkoolet e përqëndruara vetëm në këmbë dhe të mbyllur fort.
- Kujdes Mos mbani substanca ose enë shpërthyese me gazra të djegshëm (krem në kanaçe, kanaçe spërkatëse , etj.) në pajisje. Ka rrezik shpërthimi. Vendosja e ushqimeve Tabakaja e vezëve Vezë Raftet e pjesës të frigoriferit Ushqime në tenxhere, pjata të mbuluara dhe enë të mbyllura Raftet e derës së dhomëzës së ngrirjes Ushqime të vogla dhe të paketuara ose pije (si qumësht, lëng frutash dhe birrë) Krisperi Perime dhe fruta Shkrirja e pajisjes Pajisja bën shkrirjen automatikisht.SQ
Përdorimi i aparatit të ujit *Mund të mos jetë në dispozicion në të gjitha modelet
Është normale që në fillim disa gota me ujë nga aparati të jenë të ngrohta.
Nëse aparati i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhini poshtë gotat e para me ujë për të marrë ujë të pastër.
1. Shtyjeni levën e aparatit të
ujit me gotë. Nëse po përdorni një gotë plastike të butë, mund të jetë më e lehtë ta shtyni levën me dorë.
2. Pasi ta mbushni gotën në
Kini parasysh se sasia e ujit që rrjedh nga aparati varet nga sa e shtypni levën. Me rritjen e nivelit të ujit në gotë, uleni lehtë presionin e ushtruar mbi levë për të shmangur derdhjen e ujit. Nëse e shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo është normale dhe nuk është një defekt. Mbushja e depozitës së aparatit të ujit Rezervuari i mbushjes së depozitës së ujit ndodhet brenda raftit të derës.
1. Hapni kapakun e depozitës.
2. Mbusheni depozitën me ujë të
Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje të tjera, përveç ujit, si lëngje frutash, pije me gaz ose pije alkoolike që nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e ujit. Aparati i ujit do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme nëse përdoren këto lëngje. Garancia nuk i mbulon përdorime të tilla. Disa substanca kimike dhe substanca të shtuara në këto lloj pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë depozitën e ujit.
Përdorni vetëm ujë të pastër dhe të pijshëm.
Kapaciteti i depozitës së ujit është 3 litra; mos e mbushni më shumë.SQ
Pastrimi i depozitës së ujit
1. Hiqni rezervuarin e mbushjes së ujit
brenda raftit të derës.
2. Hiqeni raftin e derës duke e mbajtur
3. Kapeni depozitën e ujit nga të dyja
anët dhe hiqeni me një kënd 45°.
4. Hiqeni kapakun e depozitës së ujit
dhe pastroni depozitën.
Pjesët e depozitës së ujit dhe të aparatit të ujit nuk duhet të lahen në lavastovilje.SQ
Tabakaja e derdhjes Uji që derdhet gjatë përdorimit të aparatit të ujit grumbullohet në tavën e derdhjes. Hiqni filtrin plastik siç tregohet në figurë. Hiqni ujin e grumbulluar me një rrobë të pastër e të thatë.SQ
6 Mirëmbajtja dhe pastrimi A Mos përdorni asnjëherë benzinë, benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar. B Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. B Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim. C Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë. C Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë. B Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike. B Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur. C Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh. A Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza. AMos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike C Mos vendosni vajra të lëngshme ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.SQ
7 Zgjidhja e problemeve Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj. Frigoriferi nuk punon.
- Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë.
- Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën. Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE).
- Ambienti është shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin në vende ku temperatura bie nën 10 °C.
- Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh.
- Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi.
- Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura.
- Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit.
- Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm.
- Kompresori nuk punon.
- Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe.
- Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht.
- Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë.
- Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës.
- Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia. Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë.
- Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt.SQ
Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.
- Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë.
- Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
- Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
- Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
- Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht.
- Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura.
- Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale. Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme.
- Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.SQ
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
- Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh.
- Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
- Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
- Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel.
- Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit. Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj.
- Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
- Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
- Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
- Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
- Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.SQ
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
- Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi. Erë e keqe brenda frigoriferit.
- Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.
- Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi origjinale.
- Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme.
- Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi. Dera nuk mbyllet.
- Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën.
- Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin.
- Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin. Krisperët kanë ngecur.
- Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar. Nëse Sıpërfaqja E Produktıt Është E Nxehtë.
- Mund të vërehen temperatura të larta midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në grilën e pasme ndërsa produkti është në punë. Kjo është normale dhe nuk kërkon shërbim mirëmbajtjeje!Bëni kujdes kur prekni këto zona.
Notice-Facile