FM 03i - Smartphone BLAUPUNKT - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas FM 03i BLAUPUNKT në format PDF.
| Lloji i produktit | Smartphone |
| Marka | Blaupunkt |
| Modeli | FM 03i |
| Rrjeti | GSM 900/1800 MHz |
| Bateria | Li-ion 3,7 V, 1000 mAh |
| Karikuesi | Hyrja: 100-240 V ~ 50/60 Hz, 0,3 A; Dalja: 5 V, 0,55 A |
| Vlera SAR (kokë) | 0,501 W/kg |
| Vlera SAR (trup) | 1,511 W/kg |
| Lloji i kartës SIM | Standard (Mini) |
| Memoria e zgjerueshme | Po, përmes kartës microSD (nuk ofrohet) |
| Kamera | Integruar (rezoluta e paspecifikuar) |
| Ekrani | I paspecifikuar (ekran me ngjyra ka të ngjarë) |
| Butonat e navigimit | 4 drejtime + butoni OK |
| Tastiera | Numerik (0-9), yll, shenja e numrit |
| Funksionet kryesore | Thirrje, SMS, libri i telefonit, alarmi, llogaritësi, kamera |
| Siguria | Fjalëkalimi i telefonit (default: 1122) |
| Rezistenca ndaj ujit | Jo |
| Temperatura e karikimit | 0 °C deri në 45 °C |
Pyetjet më të shpeshta - FM 03i BLAUPUNKT
Pyetjet e përdoruesve rreth FM 03i BLAUPUNKT
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Smartphone në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FM 03i - BLAUPUNKT dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FM 03i e markës BLAUPUNKT.
MANUAL I PËRDORUESIT FM 03i BLAUPUNKT
Udhëzues i shpejtë Celular FM 03i
1. Siguria
Ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e sigurisë, pasi shpërfillja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e paligjshme.
Pronari i pajisjes është përgjegjës për përdorimin e pajisjes.
Rreziqet e shpërthimit dhe zonat e kufizuara
Mos e aktivizoni pajisjen në vende ku ndalohet përdorimi i celularit, ose ku mund të ndërhyjë në valët e radios ose të shkaktojë rrezik. P.sh. në aeroplan, në spital, pranë pajisjeve mjekësore, pranë karburanteve, kimikateve si dhe zonave shpërthyese.
Ndiqni udhëzimet në mënyrë rigoroze në zonat e kufizuara.
Siguria në rrugë
Vëzhgoni ligjet dhe rregulloret vendore. Mos e përdorni pajisjen gjatë vozitjes. Siguria rrugore është në vend të parë dhe prioritet.
Ndërhyrje
Çdo pajisje celulare mund të jetë e ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në vetë performancën e pajisjes.
Shërbim i kualifikuar
Produkti mund të riparohet vetëm nga ana e personit të kualifikuar.
Ngarkuesi, bateria dhe aksesorët – pajisjet e tjera
Ju lutemi, përdorni baterinë, ngarkuesin dhe aksesorët e tjerë, vetëm të miratuara nga prodhuesi. Mos lidhni produkte të papërputhshme. Foleja e rrymës që përdoret duhet të jetë afër ngarkuesit / mbajtësit dhe të jetë lehtësisht i kapshëm, në mënyrë që të mund të përdoret si një strukturë on / off.
Mbrojtja e dëgjimit
Për të shmangur humbjen e dëgjimit, mos dëgjoni muzikë dhe radio me volum të lartë.
Rezistenca ndaj ujit
Aparati apo pajisja nuk është i papërshkueshëm nga uji, kështu që mbajeni të thatë.
Përdorimi i mjedisit
Pajisja përputhet me vlerat e emetimeve të rekomanduara për valët e radios kur mbahet në një distancë minimale prej 1.5 cm nga veshi. Kur mbani telefonin në një qese, mbrojtës ose mbajtës, sigurohuni që ajo nuk përmban metal dhe se telefoni është pak i larguar nga trupi. Kur përdorni pajisje të tjera, nuk është e mundur të veproni në përputhje me udhëzimet e radio frekuencave. Nëse nuk përdorni një kuti mbrojtëse dhe nuk e mbani telefonin në veshin tuaj, mbajeni të paktën 2.5 cm larg nga trupi juaj, veçanërisht gjatë
transferimit të të dhënave.
2. Specifikat e Produktit
Pajisja trajton një kartë SIM standarde (Mini).
Karakteristikat e furnizimit me energji:
- Input: (AC), 100-240 V - 50/60 Hz - 0.3 A • Output: (DC), 5 V - 0.55 A - 2.75 W
Lloji i baterisë dhe voltazhi: Bateri Li-ion, 3.7 V, 1000 mAh
Lloji i rrjetit: GSM 900/1800 MHz
Vlerat SAR: 0.501 W/Kg (Koka) - 1.511 W/Kg (Trupi)
Shënim: Kushtet aktuale të funksionimit varen nga kushtet lokale, mjedisi i rrjetit dhe vetitë apo zakonet e përdoruesit.
3. Për çelësat / Për butonat
- Butoni i majtë i butë / Butoni i djathtë i butë: Hap artikullin e menysë në anën e majtë / këndin e djathtë të ekranit.
- Butoni i thirrjes: Thirr / përgjigju telefonatës edhe në regjimin e gatishmërisë, hapni listën e thirrjeve.
- Butoni i ndezjes/fikjes: Shtypni dhe mbani për të aktivizuar dhe fikur pajisjen; shtypni shkurt për të refuzuar telefonatën, ose për ta mbyllur atë nga menyja.
- Butoni OK: Shtypni për të ekzekutuar funksionin e treguar. Në regjimin e gatishmërisë, shtypni për të hapur lidhjen e zgjedhur.
- Butonët e navigimit: Shtypni drejtimet lart/poshtë/majtas/djathtas për të lëvizur nëpër menynë. Në regjimin e gatishmërisë, shtypni shigjetat lart/poshtë/majtas/djathtas për të hyrë në menynë e shpejtë në krye të ekranit dhe shtypni OK për të ekzekutuar.
- Tastiera alfanumerike 0-9: Shtypni tastet përkatëse për të futur numra kur formoni numrin ose karakteret e numrave gjatë shkrimit të tekstit. Në regjimin e gatishmërisë: Shtypni dhe mbani "2" në "9" për të përdorur funksionin Thirrje e shpejtë (nëse vendoset në menynë [Libri i telefonit / Cilësimet e librit telefonik / Thirrje e shpejtë]). Shtypni * dy herë për të shfaqur "+" sinjalin ndërkombëtar.
- Butoni * (yll): Në regjimin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani * për të shfaqur prefiksin ndërkombëtar '+'. Në regjimin e menysë, shtypni shkurt për të kyçur tastierën.
- Butoni # (kryq): Në regjimin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur për të aktivizuar/çaktivizuar regjimin e heshtur.
4. Fillimi / Nisja
4.1. Vendosja e kartelës SIM
Për të përdorur telefonin tuaj, duhet të futni një kartë SIM të vlefshme për t'u lidhur me rrjetin GSM. Për të shmangur humbjen ose dëmtimin e përmbajtjes së kartelës SIM, ju lutemi MOS e mbani pjesën metalike të kartës SIM me duart tuaja të lira dhe mbajeni larg nga pajisjet elektromagnetike. Nëse kartela SIM është dëmtuar, nuk mund të lidhet me rrjetin GSM.
Para se të futni ose hiqni kartelën SIM, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe të hiqet kapaku i pasmë i pajisjes.
Shënim: Gjeni vendndodhjen e kartelës SIM, në anën e pasme të pajisjes dhe në drejtim të shigjetës, me goditje të butë rrëshqiteni kartën.
4.2. Vendosni kartelën e memories
Kartela e memories nuk është pjesë e paketës bazë, por memoria e pajisjes mund të zgjerohet me një kartelë SD. Ju lutemi sigurohuni që kartela e memories është vendosur saktë para përdorimit.
Vini re se pajisja mund të shkundet, kartela e kujtesës mund të rrëshqasë nga vendi, prandaj lutemi mos e ktheni, hiqni kartelën e memories ose ta ekspozoni atë në elektricitet ose në pluhur statik, mos e zhytni në ujë. Vendosni kartelën e memories në çarjen në pjesën e prapme të pajisjes, me pjesën e çipit poshtë, siç tregohet në pajisje.
Ju lutemi kini kujdes kur përdorni një kartelë memorie, veçanërisht kur hiqet. Disa kartela memorie duhet të jenë të formatuara me një kompjuter para përdorimit.
4.3. Vendosni baterinë
- Vendoseni çipin e baterisë në pikën e metalit që del në shiritin e baterisë, vendoseni baterinë dhe shtypni lart poshtë derisa bateria të futet siç duhet.
- Vendoseni sërish mbulesën e pasme.
4.4. Largoni baterinë
Për të hequr baterinë fikni pajisjen, hiqeni kapakun dhe pastaj hiqeni baterinë në krye.
Shënim: Ju lutemi largoni baterinë kur pajisja është fikur, pasi kjo mund të shkaktojë operim jo normal nëse pajisja është aktive.
4.5. Ngarkimi / Mbushja e baterisë
Lidheni karikuesin me pajisjen dhe lidhni pjesën e fundit në prizë. Nëse pajisja ndizet gjatë ngarkimit, ikona e baterisë do të zhvendoset në këndin e djathtë të ekranit. Ngarkimi përfundon kur treguesi i ngarkimit në të djathtë lartë ndizet. Nëse ngarkimi është i fikur, në ekran shfaqet një tregues i ngarkimit. Kur ngarkimi është i plotë, hiqni ngarkuesin nga pajisja. Shënim: Kur voltazhi i baterisë është i ulët, në ekran shfaqet një mesazh paralajmërues. Ngarkoni baterinë sa më shpejt që të mundeni, për të shmangur ndonjë shqetësim, pajisja mund të fiket gjatë një bisede telefonike. Pajisja juaj mund të fiket
automatikisht kur niveli i baterisë është shumë i ulët. 1. Nëse përdorni baterinë vazhdimisht me nivel të ulët, mund të ndikojë negativisht në jetën dhe cilësinë e baterisë. 2. Përdorni vetëm ngarkuesin e miratuar nga prodhuesi për funksionimin e duhur. 3. Mos e hiqni baterinë gjatë ngarkimit. 4. Plotësoni pajisjen për të paktën 4 orë para përdorimit të parë. Kjo mund të rrisë efikasitetin e cikleve të shumëfishta të ngarkimit dhe shkarkimit
4.6. Mirëmbajtja e baterisë
Pajisja ka një bateri të ringarkueshme. Kur nuk e përdorni ngarkuesin, shkëputeni nga burimi i energjisë. Mos e lini telefonin duke u mbushur për më shumë se një javë. Temperatura ndikon në kapacitetin e baterisë. Bateria mund të duhet të ftohet ose të ngrohet para se të karikoni. Nëse temperatura e baterisë është më e ulët se 0 °C ose më e lartë se 45 °C, mos e ngarkoni baterinë. Përdoreni baterinë sipas qëllimit të synuar. Mos e lidhni qarkun e shkurtër të baterisë. Mos përdorni një bateri të dëmtuar. Nëse jeni duke përdorur një pajisje nën kushte ekstreme të temperaturës, bateria nuk do të funksionojë siç duhet dhe jetëgjatësia e saj do të reduktohet. Mos e hidhni baterinë në zjarr, ndiqni ligjet lokale dhe rregulloret në lidhje me asgjësimin e baterisë.
5. Ndizja dhe Fikja
Shtypeni dhe mbani butonin END/ON-OFF për ta ndezur ose fikur pajisjen.
- Nëse kartela SIM nuk është futur, është e dëmtuar ose nuk përshtatet saktë, një mesazh paralajmërues do të shfaqet pas ndezjes në ekran. Fikni pajisjen tuaj dhe sigurohuni që karta SIM të futet saktë. 2. Nëse futni kartelën SIM në pajisje, kërkesa PIN dhe fjalëkalimi i celularit janë aktiv, pajisja ju bën thirrje për fjalëkalimin e celularit dhe PIN-it dhe kalon në regjimin e gatishmërisë. Pas ndezjes, telefoni automatikisht kërkon rrjetin. Nëse pajisja ka gjetur rrjetin e lejuar, do të shfaqë emrin dhe fuqinë e sinjalit. Nëse pajisja juaj nuk gjen një rrjet të përshtatshëm, mund të kryeni vetëm një telefonatë emergjente ose të përdorni shërbime jashtë rrjetit në telefonin tuaj.
6. Funksionet e Thirrjeve
6.1. Thirrja
Kur emri i operatorit të rrjetit shfaqet në ekran, telefoni është i gatshëm të bëjë dhe të pranojë telefonata. Në regjimin e gatishmërisë, shtypni tastet e numrave për të futur numrin që dëshironi të telefononi, shtypni butonin e djathtë për të pastruar numrat e gabuar, shtypni butë butonin e majtë ose butonin e thirrjes për të filluar thirrjen nëse numri i vendosur është i saktë. Për të futur një numër telefoni të formatit ndërkombëtar, shtypni dhe mbani shtypur butonin [*] derisa të shfaqet "+" shenja telefonike ndërkombëtare në ekran.
6.2. Pranimi i Thirrjeve
Kur një thirrje hyrëse paraqitet në pajisjen tuaj, nëse ofruesi i shërbimit mbështet numrin, ai paraqitet në ekran; ekrani shfaq numrin e telefonuesit ose emrin e telefonuesit (në varësi të faktit nëse e keni ruajtur atë në librin e telefonit).
- Shtypni butonin e thirrjes ose tastin e majtë, butë majtas dhe përgjigjuni [Përgjigje] thirrjes hyrëse.
- Nëse funksioni i përgjigjes me çfarëdo lloj çelësi apo butoni është aktiv, [Menyja / Qendra e Thirrjeve / Cilësimet e Thirrjes / Preferencat e avancuara / Regjimi i përgjigjes / Cilido], mund t'i përgjigjeni çdo thirrjeje duke përdorur cilindo çelës, përveç butonit të djathtë dhe butonit Fundor / Fikës.
- Kur kufjet janë të lidhura me pajisjen dhe aktivizohet [Headset] [Menyja / Qendra e Thirrjeve / Cilësimet e Thirrjes / Preferencat e avancuara / Regjimi i përgjigjes / Pritja automatike në regjimin e kufjeve], telefonatat hyrëse do të pranohen automatikisht nga telefoni juaj pas 5 sekondash vibrimi ose zile.
- Nëse nuk dëshironi t'i përgjigjeni thirrjes, shtypni butonin END/OFF për të hedhur poshtë thirrjen.
Butoni END/OFF gjithashtu mund të përdoret për të shkëputur thirrjen.
- Gjatë një telefonate, shtypni tastet e navigimit poshtë/lart për të zvogëluar ose rritur volumin e altoparlantit.
6.3. Thirrje urgjente, SOS
Ju mund të bëni menjëherë një thirrje urgjente, SOS, pa pasur kartelë SIM.
Rrjete të ndryshme mund të përdorin numra të ndryshëm të urgjencës, prandaj ju lutemi kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj.
7. Mesazhet
Shërbimi i mesazheve është një shërbim i varur nga rrjeti, që ju lejon të dërgoni dhe të merrni SMS. Për më shumë informata, kontaktoni ofruesin tuaj të rrjetit.
7.1. Shkruaj mesazh
Në regjimin Meny, zgjidhni Mesazhet > Shkruaj mesazhin.
Shënim: Për të dërguar SMS, duhet të keni numrin e saktë të qendrës së mesazheve nga ofruesi i shërbimit të rrjetit. Mund ta kontrolloni dhe ta ndryshoni qendrën e mesazhit në Meny > Mesazh > Cilësimet e mesazhit.
Përderisa shkruani një mesazh, shtypni # për të kaluar në mes të mënyrave të hyrjes. Mesazhet tekstuale mund të përbëhen nga deri në 612 karaktere (deri në 268 karaktere për karaktere të theksuara).
Shtypni butonin e majtë butë [Options] gjatë redaktimit të mesazhit për të hyrë në funksionet e mëposhtme:
- Dërgo në: Ju mund të specifikoni marrësin e mesazhit manualisht ose ta zgjidhni nga Emrat.
- Dërgimi: Pas Shtimit të një Marrësi (që mund të bëni duke vendosur një
numër të drejtpërdrejtë telefoni ose nga Kontaktet), mund ta dërgoni mesazhin duke zgjedhur Dërgo.
7.2. Mesazhet e pranuara
Ju mund të ruani mesazhet e pranuara në pajisjen tuaj, ose në kartelën SIM dhe të aksesoni atë. Kur të merrni një mesazh, një sinjal ose dridhje (siç është konfiguruar më parë në menynë) do t'ju njoftojë për këtë ose do të shfaqet një grafik në ekran. Shtypni tastin e majtë të butonit [View] ose OK për të parë mesazhin dhe butonin e djathtë të kthimit në menynë SMS për të lexuar mesazhe të tjera hyrëse.
8. Kamera
Pajisja juaj ka një aparat fotografik për marrjen e fotografive. Për të ruajtur imazhe, ju nevojitet një kartë kujtese.
9. Fjalëkalimi i telefonit
Fjalëkalimi i telefonit mund të jetë një kod 4-8-shifror që mbron pajisjen tuaj nga përdorimi i paautorizuar. Fjalëkalimi i parazgjedhur i fabrikës është "1122". Kur funksioni është aktiv, telefoni kërkon këtë kod sa herë që ta aktivizoni. Për të mbrojtur privatësinë tuaj, ndryshoni fjalëkalimin e parazgjedhur sa më shpejt të jetë e mundur. Vendosni një fjalëkalim që lehtë mund të mbani mend.
10. Deklarata e konformitetit
Blaupunkt FM 03i është në përputhje me kërkesat thelbësore dhe dispozitat përkatëse të Direktivës RoHS 2014/53/ BE dhe 2011/65/ BE. Deklarata e Konformitetit është në dispozicion në faqen tonë të internetit.

Për më shumë informacion mbi këtë produkt, vizitoni faqen tonë në : www.htmmobile.hu ose www.blaupunkt.com.