EI67322AW - Sobë GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EI67322AW GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Sobë |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | EI67322AW |
| Dimensionet (L x P x H) | 50 x 60 x 85 cm |
| Pesha | Rreth 50 kg |
| Furnizimi me energji | 230 V / 50 Hz, 13 A |
| Klasa energjetike | A |
| Tipi i kontrollit | Butona me prekje |
| Programuesi | Elektronik me orë, kohëzgjatje, përfundim gatimi, nisje të vonuar |
| Funksionet e furrës | Gatim i programuar (kohëzgjatje, përfundim gatimi, orë e përfundimit të programuar), sinjalizues zanor |
| Ekrani | Dixhital me ndryshim intensiteti |
| Siguria | Kyçja e fëmijëve, ndalim automatik i furrës |
| Alarmi | Po, me rregullim të intensitetit zanor |
| Mirëmbajtja | Pastrim manual me një pecetë të lagur dhe detergjent të butë |
| Pjesë rezervë | Në dispozicion në shërbimin e pas shitjes Gorenje |
| Manuali | Shumëgjuhëshe (FR, BG, CS, DA, DE, EL, EN, ES, ET, FI, HU, IT, KK, LT, LV, NL, PL, PT, RO, RU, SQ, SV, TR, UK) |
Pyetjet më të shpeshta - EI67322AW GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth EI67322AW GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EI67322AW - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EI67322AW e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT EI67322AW GORENJE
A Butoni për përzgjedhjen dhe konfirmimin e rregullimit B Butoni për uljen e fuqisë së rregullimit C Butoni për rritjen e fuqisë së rregullimit
Indikatorët:
1 Zgjatja e funksionimit të furrës 2 Përfundimi i funksionimit të furrës 3 Vërejtësi 4 Koha ditore 5 Mbyllja – mbrojtja për fëmijët 6 Ora – shfaqja e kohës
- Me prekjen rradhazi të butonit (A) përzgjedhni rregullime të ndryshme. Simboli i përzgjedhur në indikator rreh shpejtë dhe mund ta rregulloni ose ndryshoni funksionin. Pas 5 sekondash, simboli rreh më ngadalë dhe shfaq kohën e rregulluar. Simbolet që janë të ndryçuara, janë të përzgjedhura, por nuk shihen në indikator (6). Gjithmonë shihet rregullimi i përzgjedhur më së fundi.
- Te çdo prekje e butonit, paraqitet sinjal i shkurtër zanor.
- Nëqoftëse prekni butonet për rregullimin e vlerave (B) ose (C) më gjatë kohë, përshpejtësohet shpejtësia e ndryshimit të vlerave.
- Kur e kyçni aparatin në rrjetë ose nëqoftëse dështon furnizimi me energji elektrike, për kohë të shkurtër fillimisht shfaqet »META« ose »GLAS«, pastaj në indikator rreh ca kohë. Që të funksionojë furra, me butonet (B dhe C) fillimisht rregulloni kohën e ditës.
- Te dështimi i energjisë elektrike për më pak se dy minuta, të gjitha rregullimet e orës ruhen.

Që të përgjigjen më mirë butonet, ata prekni me sipërfaqe më të madhe të gishtave.
Rregullimi i kohës ditore
- Orën e rregulloni në kohën e saktë ditore ashtu, që të prekni butonin për përzgjedhjen e rregullimeve (A). Përzgjedhni simbolin (4).
- Me prekjen e butoneve (B dhe C) rregulloni kohën e saktë ditore.
- Rregullimin e konfirmoni me prekjen e sërishme të butonit (A), respektivisht, pas ca sekondash automatikisht përzgjedhet vetë.
Me orën programuese mund të programoni funksionimin e furrës në 3 mënyra:
- Rregullimi i zgjatjes së funksionimit - fillimi i menjëhershëm i funksionimit të furrës dhe pas një kohe të caktuar, ndërprerja automatike e funksionimit.
- Rregullimi i përfundimit të funksionimit - përfundimi i funksionimit të furrës në kohën e caktuar.
- Rregullimi i kyçjes me vonesë - në kohën e caktuar fillimi dhe përfundimi automatik i furrës.
Rregullimi i zgjatjes së funksionimit të furrës
Te mënyra në fjalë e programimit, caktoni kohën se sa gjatë kohë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit). Mundësia më e lartë e rregullimit është 10 orë!
- Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Pas skadimit të kohës së rregulluar, furra automatikisht ndërpren funksionimin (përfundimi i pjekjes). Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.
Rregullimi i përfundimit të funksionimit të furrës
Te kjo mënyrë e rregulloni kohën se kur të ndërprejë furra funksionimin. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë, duke shiquar kohën momentale të ditës.
- Kontroloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
- Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (2). Në indikator shfaqet koha momentale e ditës. Me shtypjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën e përfundimit të funksionimit.
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon menjëherë funksionimin dhe ndërpren funksionimin në kohën e përzgjedhur. Paraqitet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund të ndërpreni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur ( _:_ _ ). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës, rregulloni kohën e re të zgjatjes.
Rregullimi i kyçjes së furrës me vonesë
Te mënyra në fjalë e programimit caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit) dhe në cilën orë të ndërprejë funksionimin (përfundimi i funksionimit).
Përfundimin e pjekjes mund ta vononi më së shumti 24 orë në bazë të kohës momentale të ditës.
- Kontrolloni nëse ora është e rregulluar në kohën e saktë ditore.
- Rregullimi i kohës së funksionimit: Me shtypjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (1). Me prekjen e butonave (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
- Rregullimi i përfundimit të funksionimit: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (2). (Në indikator automatikisht shfaqet shuma e kohës ditore dhe kohës së zgjatjes së funksionimit të furrës). Me prekjen e butonave (B) dhe (C) rregulloni kohën se kur të përfundojë pjekja.
- Ora pret fillimin e kyçjes së pjekjes – ndriçojnë të dy simbolet (1 dhe 2).
- Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon automatikisht në kohë të saktë të funksionojë (atëherë simboli (2) shuhet) dhe ndërpret funksionimin në kohën e përzgjedhur. Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
- Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Në qoftë se dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.
Rregullimi i vërejtësit
Orën mund ta përdorni si të pavarur (pavarësisht nga funksionimi i furrës) si vërejtës, i cili ju tërheq vërejtjen pas skadimit të kohës së rregulluar.
- Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (3). Me prekjen e butonave sensorike (B) dhe (C) e rregulloni kohën e vërejtësit. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë.
- Pasiqë skadon koha e rregulluar, shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë. Simboli (3) shuhet.

Minuta e fundit te skadimi i vërejtësit është e shfaqur në intervalin sekondar.
Rregullimi i lartësisë së sinjalit zanor
Lartësinë e sinjalit zanor mund ta rregulloni kur nuk është i aktivizuar asnjë funksion kohor (shfaqet vetëm koha ditore).
- Prekni butonin (B) rreth 3 sekonda, që të shfaqet indikacioni i lartësisë së zërit dhe tingulli përkatës. »oooo« për zërin më të lartë, respektivisht »o« për lartësinë minimale. Me prekjen rradhëse të butonit (B) përzgjidhni ndërmjet të katër niveleve të lartësisë së zërit.
- Lartësinë e përzgjedhur konfirmoni me prekjen e butonit (A), respektivisht pas ca sekondash automatikisht përzgjidhet.
Rregullimi i mbylljes
Orën mund ta mbyllni vetëm atëherë kur keni të pararregulluar ndonjë funksion kohor (zgjatja e funksionimit, përfundimi i funksionimit ose vërejtësi). Furra do të funksionojë normalisht, por nuk do të mund të ndryshoni rregullimin.
Kyçja: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (5). Me prekjen e butonit (B ose C) aktivizohet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet “ON”. Rregullimin e konfirmoni me shtypjen e butonit (A).
Shkyçja: Me prekjen e butonit (B ose C) shkyçet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet "OFF". Rregullimin nevojitet ta konfirmoni me shtypjen e butonit (A).
Ulja e ndriçueshmërisë së indikatorit
Një minutë pas shkyçjes së aparatit, ndriçueshmëria e indikatorit ulet.
Shuarja e rregullimeve kohore
- Të gjitha rregullimet kohore mund t'i shuani kurdo me shtypjen e njëkohshme dhe mbajtjen 3 sekondëshe të butoneve sensorike (B dhe C). Programet e rregulluara automatikisht ndërprehen dhe ora rregullohet në gjendje të indikacionit të kohës ditore.
- Rregullimin kohor individual mund ta shuani ashtu, që së pari e përzgjidhni me shtypjen e butonit (A), pastaj me shtypjen dhe mbajtjen e njëkohshme të butoneve (B dhe C) i shuani rregullimet. Rregullimin mund ta shuani edhe me rregullimin në vlerën 0.00.