K65320BX - Sobë GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K65320BX GORENJE në format PDF.

GORENJE K65320BX - Sobë
📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE K65320BX - page 88
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sobë
Marka Gorenje
Modeli K65320BX
Lloji i kontrollit Elektronik me prekje sensitive
Ekrani Ekran numerik me orë
Programuesi Programimi i kohëzgjatjes, i orës së mbarimit, alarmit zanor
Kohëzgjatja maksimale e gatimit 10 orë
Kohëzgjatja maksimale e alarmit 10 orë
Siguria e fëmijëve Bllokimi i tasteve (ON/OFF)
Sinjal zanor 4 nivele të rregullueshme të volumit
Funksioni i ndalimit automatik Po (mbarimi i programuar i gatimit)
Funksioni i fillimit të vonuar Po (programim i kombinuar i kohëzgjatjes + mbarimit)
Ndryshimi i intensitetit të ekranit Po (zvogëlim pas një minute pasiviteti)
Anulimi i rregullimeve Po (shtypje e njëkohshme B+C 3 sekonda)
Rregullimi i orës Pas lidhjes ose ndërprerjes së rrymës
Furnizimi me energji Elektrike (e paspecifikuar)
Gjuhët e udhëzuesit të disponueshme 24 gjuhë

Pyetjet më të shpeshta - K65320BX GORENJE

Si rregulloj orën në sobën Gorenje K65320BX?
Pas lidhjes së pajisjes ose pas një ndërprerjeje të rrymës, prekni butonin sensitiv (A) për të zgjedhur ikonën (4) të orës. Përdorni butonat (B) dhe (C) për të rregulluar orën e saktë. Konfirmoni duke prekur përsëri (A) ose prisni disa sekonda.
Si të programoj një kohëzgjatje gatimi?
Prekni butonin (A) për të zgjedhur ikonën (1) të kohëzgjatjes. Rregulloni kohën e dëshiruar (maks 10 orë) me butonat (B) dhe (C). Më pas ndizni furrën duke rregulluar mënyrën dhe temperaturën. Furra do të ndalet automatikisht në fund të kohës së programuar.
Si të rregulloj orën e përfundimit të gatimit?
Fillimisht sigurohuni që ora është e saktë. Prekni (A) për të zgjedhur ikonën (2) të përfundimit. Rregulloni orën e dëshiruar me (B) dhe (C). Ndizni furrën; ajo do të fiket në orën e rregulluar.
Si të programoj një nisje të vonuar (gatim me orë përfundimi)?
Rregulloni fillimisht kohëzgjatjen e gatimit (ikona 1) dhe më pas orën e përfundimit (ikona 2). Programuesi llogarit automatikisht orën e fillimit. Të dy ikonat (1) dhe (2) janë ndezur. Ndizni furrën; gatimi do të fillojë në orën e llogaritur.
Si të përdor alarmin zanor në mënyrë të pavarur?
Prekni (A) për të zgjedhur ikonën (3) të alarmit. Rregulloni numërimin mbrapsht (maks 10 orë) me (B) dhe (C). Në fund të kohës, bie një alarm zanor. Mund ta ndaloni duke prekur një buton.
Si të rregulloj volumin e sinjalit zanor?
Kur shfaqet vetëm ora, mbajeni butonin (B) të shtypur për 3 sekonda. Shfaqet një tregues i volumit ("oooo" = maks, "o" = min). Përdorni (B) për të zgjedhur një nivel. Konfirmoni me (A) ose prisni.
Si të aktivizoj sigurinë e fëmijëve (bllokimin)?
Siguria e fëmijëve mund të aktivizohet vetëm nëse një funksion (kohëzgjatje, përfundim, alarm) është në punë. Prekni (A) për të zgjedhur ikonën (5), më pas (B) ose (C) për të shfaqur "ON". Konfirmoni me (A). Për të çaktivizuar, përsëritni veprimin deri në "OF".
Si të anuloj të gjitha rregullimet e programuesit?
Shtypni njëkohësisht butonat (B) dhe (C) për tre sekonda. Të gjitha programet në vijim anulohen dhe ora tregon orën aktuale. Gjithashtu mund të anuloni një rregullim specifik duke e zgjedhur dhe më pas duke shtypur (B) dhe (C) së bashku.
Çfarë të bëj pas një ndërprerjeje të shkurtër të rrymës prej më pak se dy minutash?
Të gjitha rregullimet mbeten aktive dhe pajisja vazhdon të funksionojë normalisht. Nuk nevojitet asnjë veprim.
Si të përmirësoj reagimin e tasteve sensitive?
Prekni butonat me sipërfaqe të gjerë të gishtit tuaj për një përgjigje më të mirë. Çdo prekje konfirmohet me një sinjal zanor.

Pyetjet e përdoruesve rreth K65320BX GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K65320BX - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K65320BX e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT K65320BX GORENJE

A Butoni për përzgjedhjen dhe konfirmimin e rregullimit B Butoni për uljen e fuqisë së rregullimit C Butoni për rritjen e fuqisë së rregullimit

Indikatorët:

1 Zgjatja e funksionimit të furrës 2 Përfundimi i funksionimit të furrës 3 Vërejtësi 4 Koha ditore 5 Mbyllja – mbrojtja për fëmijët 6 Ora – shfaqja e kohës

  • Me prekjen rradhazi të butonit (A) përzgjedhni rregullime të ndryshme. Simboli i përzgjedhur në indikator rreh shpejtë dhe mund ta rregulloni ose ndryshoni funksionin. Pas 5 sekondash, simboli rreh më ngadalë dhe shfaq kohën e rregulluar. Simbolet që janë të ndryçuara, janë të përzgjedhura, por nuk shihen në indikator (6). Gjithmonë shihet rregullimi i përzgjedhur më së fundi.
  • Te çdo prekje e butonit, paraqitet sinjal i shkurtër zanor.
  • Nëqoftëse prekni butonet për rregullimin e vlerave (B) ose (C) më gjatë kohë, përshpejtësohet shpejtësia e ndryshimit të vlerave.
  • Kur e kyçni aparatin në rrjetë ose nëqoftëse dështon furnizimi me energji elektrike, për kohë të shkurtër fillimisht shfaqet »META« ose »GLAS«, pastaj në indikator rreh ca kohë. Që të funksionojë furra, me butonet (B dhe C) fillimisht rregulloni kohën e ditës.
  • Te dështimi i energjisë elektrike për më pak se dy minuta, të gjitha rregullimet e orës ruhen.

GORENJE K65320BX - Indikatorët: - 1

Që të përgjigjen më mirë butonet, ata prekni me sipërfaqe më të madhe të gishtave.

Rregullimi i kohës ditore

  • Orën e rregulloni në kohën e saktë ditore ashtu, që të prekni butonin për përzgjedhjen e rregullimeve (A). Përzgjedhni simbolin (4).
  • Me prekjen e butoneve (B dhe C) rregulloni kohën e saktë ditore.
  • Rregullimin e konfirmoni me prekjen e sërishme të butonit (A), respektivisht, pas ca sekondash automatikisht përzgjedhet vetë.

Me orën programuese mund të programoni funksionimin e furrës në 3 mënyra:

  • Rregullimi i zgjatjes së funksionimit - fillimi i menjëhershëm i funksionimit të furrës dhe pas një kohe të caktuar, ndërprerja automatike e funksionimit.
  • Rregullimi i përfundimit të funksionimit - përfundimi i funksionimit të furrës në kohën e caktuar.
  • Rregullimi i kyçjes me vonesë - në kohën e caktuar fillimi dhe përfundimi automatik i furrës.

Rregullimi i zgjatjes së funksionimit të furrës

Te mënyra në fjalë e programimit, caktoni kohën se sa gjatë kohë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit). Mundësia më e lartë e rregullimit është 10 orë!

  • Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Pas skadimit të kohës së rregulluar, furra automatikisht ndërpren funksionimin (përfundimi i pjekjes). Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i përfundimit të funksionimit të furrës

Te kjo mënyrë e rregulloni kohën se kur të ndërprejë furra funksionimin. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë, duke shiquar kohën momentale të ditës.

  • Kontroloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
  • Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (2). Në indikator shfaqet koha momentale e ditës. Me shtypjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën e përfundimit të funksionimit.
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon menjëherë funksionimin dhe ndërpren funksionimin në kohën e përzgjedhur. Paraqitet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund të ndërpreni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur ( _:_ _ ). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës, rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i kyçjes së furrës me vonesë

Te mënyra në fjalë e programimit caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit) dhe në cilën orë të ndërprejë funksionimin (përfundimi i funksionimit).

Përfundimin e pjekjes mund ta vononi më së shumti 24 orë në bazë të kohës momentale të ditës.

  • Kontrolloni nëse ora është e rregulluar në kohën e saktë ditore.
  • Rregullimi i kohës së funksionimit: Me shtypjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (1). Me prekjen e butonave (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
  • Rregullimi i përfundimit të funksionimit: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (2). (Në indikator automatikisht shfaqet shuma e kohës ditore dhe kohës së zgjatjes së funksionimit të furrës). Me prekjen e butonave (B) dhe (C) rregulloni kohën se kur të përfundojë pjekja.
  • Ora pret fillimin e kyçjes së pjekjes – ndriçojnë të dy simbolet (1 dhe 2).
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon automatikisht në kohë të saktë të funksionojë (atëherë simboli (2) shuhet) dhe ndërpret funksionimin në kohën e përzgjedhur. Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Në qoftë se dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i vërejtësit

Orën mund ta përdorni si të pavarur (pavarësisht nga funksionimi i furrës) si vërejtës, i cili ju tërheq vërejtjen pas skadimit të kohës së rregulluar.

- Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (3). Me prekjen e butonave sensorike (B) dhe (C) e rregulloni kohën e vërejtësit. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë.

- Pasi që skadon koha e rregulluar, shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë. Simboli (3) shuhet.

GORENJE K65320BX - Rregullimi i vërejtësit - 1

Minuta e fundit te skadimi i vërejtësit është e shfaqur në intervalin sekondar.

Rregullimi i lartësisë së sinjalit zanor

Lartësinë e sinjalit zanor mund ta rregulloni kur nuk është i aktivizuar asnjë funksion kohor (shfaqet vetëm koha ditore).

  • Prekni butonin (B) rreth 3 sekonda, që të shfaqet indikacioni i lartësisë së zërit dhe tingulli përkatës. »oooo« për zërin më të lartë, respektivisht »o« për lartësinë minimale. Me prekjen rradhëse të butonit (B) përzgjidhni ndërmjet të katër niveleve të lartësisë së zërit.
  • Lartësinë e përzgjedhur konfirmoni me prekjen e butonit (A), respektivisht pas ca sekondash automatikisht përzgjidhet.

Rregullimi i mbylljes

Orën mund ta mbyllni vetëm atëherë kur keni të pararregulluar ndonjë funksion kohor (zgjatja e funksionimit, përfundimi i funksionimit ose vërejtësi). Furra do të funksionojë normalisht, por nuk do të mund të ndryshoni rregullimin.

Kyçja: Me prekjen e butonit (A) përzgjidhni simbolin (5). Me prekjen e butonit (B ose C) aktivizohet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet “ON”. Rregullimin e konfirmoni me shtypjen e butonit (A).

Shkyçja: Me prekjen e butonit (B ose C) shkyçet mbrojtja për fëmijët dhe në indikator shfaqet "OFF". Rregullimin nevojitet ta konfirmoni me shtypjen e butonit (A).

Ulja e ndriçueshmërisë së indikatorit

Një minutë pas shkyçjes së aparatit, ndriçueshmëria e indikatorit ulet.

Shuarja e rregullimeve kohore

  • Të gjitha rregullimet kohore mund t'i shuani kurdo me shtypjen e njëkohshme dhe mbajtjen 3 sekondëshe të butoneve sensorike (B dhe C). Programet e rregulluara automatikisht ndërprehen dhe ora rregullohet në gjendje të indikacionit të kohës ditore.
  • Rregullimin kohor individual mund ta shuani ashtu, që së pari e përzgjidhni me shtypjen e butonit (A), pastaj me shtypjen dhe mbajtjen e njëkohshme të butoneve (B dhe C) i shuani rregullimet. Rregullimin mund ta shuani edhe me rregullimin në vlerën 0.00.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : K65320BX

Kategori : Sobë