RDNE350K20XB - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RDNE350K20XB BEKO në format PDF.

Page 112
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : RDNE350K20XB

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RDNE350K20XB - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RDNE350K20XB e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT RDNE350K20XB BEKO

NL Ju lutem lexoni këtë manual më parë. I nderuar klient, Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm. Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual. Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt. • Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin. • Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë. • Mbajeni manualin në një vend që ta arrini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë. • Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin. Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual. Shpjegim i simboleve Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme: CInformacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme. AParalajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. BParalajmërim kundrejt tensionit elektrik.

2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie

Përdorimi i synuar 4 Siguria e përgjithshme 4 Për produktet me dispenser uji; 9 Siguria për fëmijët 9 Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: 9 Informacione të paketimit 10 Paralajmërim HC 10 Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë 10 Recommendations for the fresh food compartment 11

Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin.12 Para se ta vini frigoriferin në punë,.... 12 Lidhja elektrike 13 Hedhja e paketimit 13 Hedhja e frigoriferit të vjetër 13 Vendosja dhe Instalimi 13 Rregullimi i këmbëve 14

5 Përdorimi i frigoriferit 16 Butoni i përcaktimit të temperaturës.16 Caktimi i temperaturës së frigoriferit.. 16 Sistemi i dyfishtë i ftohjes 16 Funksioni i pushimeve 16 Ndalimi i produktit 18 Ndarja e freskisë 19 Prodhimi i akullit 19 Kontejneri i ruajtjes me rrotullim 20 Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit 20 Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave 21 Kthimi i dyerve 22

6 Mirëmbajtja dhe pastrimi23 Mbrojtja e sipërfaqeve plastike . 23

7 Zgjidhja e problemeve 24

10 1.Rafti i derës së ndarjes së ngrirësit 2.Butoni i përcaktimit të temperaturës 3.Rafti i derës së ndarjes së frigoriferit 4.Mbajtësja e vezëve 5. Kontejneri i ruajtjes me rrotullim 6.Mbajtësja e shisheve 7.Teli i mbajtëses 8.Rafti i shisheve 9.Këmbët e rregullueshme 10.Rafti i perimeve

11.Ndarja e freskuesit 12.Çelësi 13.Mbajtësja e verës 14. Raftet e xhamit të ndarjes së frigoriferit 15.Elementi i fryrjes 16.Kontejneri i akullit 17.Icematic 18.Ndarja e ngrirësit 19.Ndarja e frigoriferit *opsionale

C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera. 3

2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie • Nuk duhet të përdoret Ju lutem shikoni jashtë. informacionet e Siguria e përgjithshme mëposhtme. Nëse nuk • Kur doni ta hidhni/ i përmbaheni këtyre flakni produktin, informacioneve mund rekomandojmë që të shkaktohen lëndime të konsultoheni me ose dëmtime materiale. shërbimin e autorizuar Përndryshe, të gjitha me qëllim që të mësoni angazhimet e garancisë informacionet që dhe besueshmërisë do të duhen dhe organet e bëhen të pavlefshme. autorizuara. Jetëgjatësia e shërbimit të produktit tuaj është 10 • Konsultohuni me shërbimin e autorizuar vjet. Gjatë kësaj periudhe, për të gjitha pyetjet dhe do të ketë në dispozicion problemet që lidhen pjesë këmbimi origjinale me frigoriferin tuaj. Mos për ta përdorur mirë ndërhyni ose mos lejoni produktin. Përdorimi i synuar asnjë që të ndërhyjë Ky produkt është synuar në frigorifer pa njoftuar që të përdoret shërbimet e autorizuara. • brenda dhe në ambiente • Për produktet me një të mbyllura si për ndarje ngrirësi; Mos hani shembull në shtëpi; kone akulloresh dhe • në ambiente pune të kuba akulli menjëherë mbyllura si për shembull pasi i keni nxjerrë nga dyqane dhe zyra; ndarja e ngrirësit! (Kjo • në vende akomodimi të mund të shkaktojë mbyllura si për shembull kafshim ngrice në gojë.) në shtëpi fermash, • Për produktet me ndarje hotele, shtëpi me qera. ngrirësi; Mos vendosni 4

pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen. Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë. Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini. Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike. Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit. Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit. 5

• Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy. • Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali. • Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin. • Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza.

• Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën. • Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal. • Mos vendosni i asnjëherë kanaçe me spërkatje që përmbajnë substanca të djegshme dhe shpërthyese në frigorifer. • Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. • Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit. 6

• Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak. • Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. • Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike. • Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun. • Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze. • Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër. SQ

• Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. • Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin. • Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike. • Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie. • Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjerëve. • Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë. 7

• Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.

• Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë. • Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie. • Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit. • Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. SQ

• Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën. • Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit. • Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer. • Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr. • Koka e spinës duhet të pastrohen rregullisht me një leckë të thatë; përndryshe mund të shkaktojë zjarr. 8

• Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë. • Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet. • Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi. • Produkti nuk duhet të përdoret asnjëherë ndërkohë që ndarja që ndodhet sipër ose prapa produktit dhe në të cilin ndodhen qarqet elektronike (kapaku i kutisë të qarkut elektrik) (1) është i hapur. SQ

• Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Siguria për fëmijët • Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve. • Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin.

Për produktet me dispenser uji; • Që ta përdorni pa probleme qarkun e ujit të frigoriferit tuaj, presioni i linjës të ujit duhet të jetë midis 1-8 bar. Në kushtet ku presioni i linjës të ujit i kalon 5 bar, duhet të përdoret një rregullator presioni. Nëse presioni i linjës të ujit i kalon 8 bar atëherë qarku i ujit të frigoriferit nuk duhet të lidhet me linjën e ujit. Nëse nuk keni njohuri si të matni presionin e linjës të ujit, ju lutem kërkoni ndihmë profesionale. Përdorni vetëm ujë të pijshëm. 9

Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: Ky produkt i përmbahet Direktivës EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin.

SQ Informacione të paketimit

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale. Mos harroni... Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare. Nëse doni të kontribuoni në rivlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni.

Paralajmërim HC Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a: Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia. Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a. Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.

Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë

• Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë. • Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit. • Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit. • Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike. • Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura. • Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen. • Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.

SQ Rekomandimet për ndarjen e ushqimeve të freskëta *opsionale

Mos lejoni që ushqimet të prekin sensorin e temperaturës në ndarjen e ushqimeve të freskëta. Për të lejuar që ndarja e ushqimeve të freskëta të ruajë temperaturën e saj ideale, sensori nuk duhet të bllokohet nga ushqimet. Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti.

3 Instalimi B Në rastin se nuk merren parasysh

informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.

Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin

1. Frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Para transportit të frigoriferit, ai duhet të zbrazet dhe të pastrohet. 2. Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim. 3. Paketimi dhe materialet e shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.

Para se ta vini frigoriferin në punë,

Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj: 1. Ngjitni 2 pyka plastike siç tregohet në figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)

2. Pastrojeni pjesën e brendshme të frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi". 3. Futeni spinën e frigoriferit në prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet. 4. Kur fillon të punojë kompresori, do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.

5. Anët e para të frigoriferit mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin.

Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme: Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare. • Spina e korrentit duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit. • Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. • Tensioni që tregohet në etiketën që ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë e njëjtë me tensionin e rrjetit. • Nuk duhet të përdoren kabllo zgjatimi dhe multi spina për lidhjen. B Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar. B Produktet nuk duhet të vihen në punë para se të riparohen! Ekziston rreziku i goditjes elektrike!

Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase.

Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme.

Hedhja e frigoriferit të vjetër

Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin. • Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit. Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.

Vendosja dhe Instalimi A Nëse dera e hyrjes të dhomës ku

do të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës. 1. Montojeni frigoriferin në një vend që përdoret me lehtësi. 2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit. 3. Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim. 4. Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.

• Kondensatori i pajisjes suaj ndodhet në pjesën e pasme siç tregohet më poshtë. Për të arritur një eficiencë më të mirë të energjisë me një konsum më të ulët të energjisë, tërhiqeni kondensatorin drejt vetes siç tregohet në figurën më poshtë. Pozicioni i kondensatorit do të jetë i fiksuar mirë me anë të mekanizmit bllokues të mbajtëseve të sipërme në çdo anë.

* OPSIONALE Rregullimi i këmbëve

Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel; Mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces.

• Frigoriferi/ngrirësi duhet të montohet përparuar të kontrollit elektronik të të paktën 30 cm larg nga burimet e temperaturës. Për montimin e para, nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat, produkti NUK duhet të vendoset në ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të temperatura të ulëta të ambientit. Kjo paktën 5 cm larg nga furrat elektrike sepse ngrirësi nuk mund të kthehet dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën në temperaturën standarde të e drejtpërdrejtë të diellit. funksionimit. Kur të arrijë funksionimin • Sigurohuni që pjesa e brendshme e e vazhdueshëm, produkti mund të frigoriferit/ngrirësit të jetë plotësisht e zhvendoset në një vend tjetër. Kështu pastruar. që, më vonë mund ta vendosni • Nëse montohen dy frigoriferë krah produktin në garazh ose në një njëri-tjetrit, duhet të ketë të paktën 2 dhomë pa ngrohje pa u shqetësuar cm distancë mes tyre. se ushqimet e ngrira mund të • Kur e përdorni frigoriferin/ngrirësin për prishen. Sidoqoftë, ka mundësi që herë të parë, kini parasysh udhëzimet temperaturat e ulëta të përmendura e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të më sipër të shkaktojnë ngrirjen e para. ushqimeve në ndarjen e frigoriferit; • Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh. kështu që konsumojini ushqimet në • Ai duhet të përdoret bosh pa frigorifer në një mënyrë të kontrolluar vendosur ushqime në të. sipas nevojës. Kur temperatura e • Mos e hiqni frigoriferin/ngrirësin ambientit të kthehet në normale, nga priza. Në rast se ndodh një mund ta ndryshoni parametrin e defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj, butonit sipas nevojës. shikoni paralajmërimet në paragrafin • Nëse temperatura e ambientit është “Zgjidhjet e rekomanduara për nën 0°C, ushqimet në ndarjen e problemet”. frigoriferit do të ngrijnë. Për këtë arsye • Shportat/raftet e përfshira me rekomandojmë që të mos e përdorni ndarjen e freskisë duhet të përdoren ndarjen e frigoriferit në temperatura gjithmonë për një konsum të ulët të të tilla të ulëta të ambientit. Ju mund energjisë dhe për kushte më të mira të vazhdoni ta përdorni ndarjen e të ruajtjes. ngrirësit si zakonisht. • Kontakti i ushqimeve me sensorin e • Në disa modele, paneli i temperaturës në ndarjen e ngrirësit instrumenteve fiket automatikisht 5 mund të rritë konsumin e energjisë minuta pas mbylljes së derës. Ai do të të pajisjes. Për këtë arsye duhet riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shmangni çdo kontakt me të shtypet një buton. sensorin(ët). • Për shkak të ndryshimit të • Ky produkt është projektuar për t’u temperaturës si rezultat i hapjes/ përdorur në temperatura ambienti mbylljes së derës së produktit gjatë deri në 43°C (90°F). Edhe nëse përdorimit, kondensimi në raftet e temperatura e ambientit bie nën derës/trupit dhe në kontejnerët e -15 °C, ushqimet e ngrira në ngrirës xhamit është normal. nuk shkrijnë falë Sistemit të tij të SQ 15

5 Përdorimi i frigoriferit Funksioni i pushimeve

Butoni i përcaktimit të temperaturës

Butoni i përcaktimit të temperaturës ju lejon që të bëni përcaktimin e temperaturës së frigoriferit.

Caktimi i temperaturës së frigoriferit

Nëse dyert e produktit nuk hapen për 12 orë pasi termostati të vendoset në pozicionin më të ngrohtë, atëherë do të aktivizohet automatikisht funksioni i pushimeve. Hapni derën e produktit ose ndryshoni përcaktimin e termostatit për ta anuluar këtë funksion. Funksioni i pushimeve është opsional. Ai mund të ndryshojë sipas tipit të produktit dhe mund të mos jetë i përfshirë në çdo produkt. Rekomandohet që t'i ruani ushqimet në ndarjen më të freskët kur aktivizohet funksioni i pushimeve.

Përcaktimi i përgjithshëm i temperaturës i frigoriferit bëhet me anë të butonit të përcaktimit të temperaturës në faqen e djathtë të ndarjes së frigoriferit. Ky buton ka 5 pozicion të ndryshme të përcaktimit të temperaturës. Zgjidhni pozicionin e përshtatshëm për nevojat tuaja.

Sistemi i dyfishtë i ftohjes

Frigoriferi juaj është i pajisur me dy sisteme të ndara të ftohjes për ftohjen e ndarjes së ushqimeve të freskëta dhe për ndarjen e ngrirësit. Kështu që ajri në ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe në ndarjen e ngrirësit nuk do të përzihet. Falë këtyre dy sistemeve të ndara të ftohjes, shpejtësia e ftohjes është shumë më e lartë se në frigoriferët e tjerë. Aromat e ndarjeve nuk do të përzihen. Po ashtu, sigurohet edhe një kursim më i madh i energjisë pasi shkrirja automatike kryhet individualisht. 16

5.1. Ngrirja e ushqimeve të freskëta • Preferohet që ushqimet t'i mbështillni ose t'i mbuloni para se t'i vendosni në frigorifer. • Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në temperaturën e dhomës para se t'i vendosni në frigorifer. • Ushqimet që dëshironi të ngrini duhet të jenë të freskëta dhe me cilësi. • Ushqimet duhet të ndahen në porcione sipas nevojave të konsumit në familje sipas vakteve ose ditëve. • Ushqimet duhet të paketohen në një mënyrë të izoluara nga ajri për të parandaluar tharjen e tyre nëse do të ruhen për një kohë të shkurtër. • Materialet që përdoren për paketimin duhet të jenë të forta dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, aromave, vajrave dhe acideve dhe duhet të sigurojnë izolimin nga ajri. Për më tepër, ato duhet të mbyllen mirë dhe të prodhuara me materiale të lehta në përdorim që janë të përshtatshme për përdorim në ngrirje të thellë. • Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri. • Kini parasysh udhëzimet e mëposhtme për të siguruar rezultatet më të mira. 1. Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në të njëjtën kohë. Cilësia e ushqimeve ruhet më mirë kur ato ngrijnë tërësisht deri në qendër sa më shpejt të jetë e mundur. 2. Vendosja e ushqimeve të ngrohta në ndarjen e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë vazhdimisht deri sa ushqimet të ngrijnë mirë. 3. Tregoni kujdes që të mos i përzieni ushqimet e ngrira me ushqimet e freskëta. 17

5.2. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira • Ushqimet e ngrira dhe të paketuara në treg duhet të ruhen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit të ushqimeve të ngrira për një ndarje ruajtëse të ushqimeve të ngrira (me 4 yje). • Për të garantuar ruajtjen e cilësisë së lartë të realizuar nga prodhuesi i ushqimeve të ngrira dhe shitësi i ushqimeve, duhet të kini parasysh si më poshtë: 1. Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas blerjes. 2. Sigurohuni që përmbajtja të ketë të shënuar etiketën dhe datën. 3. Mos i kaloni datat e përdorimit të rekomanduar dhe të skadimit në paketim. Shkrirja e akullit Akulli në ndarjen e ngrirësit shkrihet automatikisht.

5.3. Vendosja e ushqimeve Raftet e ndarjes së ngrirësit

Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullore, perime, etj.

Raftet e ndarjes së frigoriferit

Ushqimet në tava, në pjata të mbuluara dhe në enë të mbyllura

Raftet e derës së ndarjes së frigoriferit

Ushqime të vogla të paketuara dhe pije (si qumësht, lëng frutash dhe birrë)

SQ Ndarja e zonës së freskët

Produkte delikate (djathë, gjalpë, sallam, etj.)

5.4. Informacionet për ngrirjen e thellë Ushqimet duhet të ngrihen sa më shpejt kur vendosen në një frigorifer për të ruajtur cilësinë e tyre. Ushqimet mund të mbahen për një kohë të gjatë vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më të ulëta. Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në ngrirje të thellë).

Nëse termostati juaj është i pajisur me pozicionin “0”: - Produkti juaj do të ndalojë funksionimin kur ta rrotulloni butonin e termostatit te pozicioni “0” (zero). Produkti juaj nuk do të ndizet nëse nuk e ktheni përsëri butonin e termostatit te pozicioni “1” ose te një nga pozicionet e tjera. Nëse termostati juaj është i pajisur me pozicionin “min”: - Hiqeni produktin nga priza për ta ndaluar.

KUJDES! A • Ushqimet duhet të ndahen në porcione sipas nevojave të konsumit në familje sipas vakteve ose ditëve. • Ushqimet duhet të paketohen në një mënyrë të izoluara nga ajri për të parandaluar tharjen e tyre nëse do të ruhen për një kohë të shkurtër. • Materialet e nevojshme për paketimin: • Ngjitës rezistent ndaj të ftohtit • Etiketë ngjitëse • Unaza gome • Stilolaps për shënime Materialet që përdoren për paketimin e ushqimeve duhet të jenë të forta dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, aromave, vajrave dhe acideve. Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me artikujt e ngrirë paraprakisht për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme. Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri. 18

SQ Ndarja e freskisë

Ndarja e freskisë është ideale për ruajtjen e produkteve të ngurta të bulmetit, mishin, peshkun dhe mishin e pulës. Temperatura e ndarjes së freskisë qëndron midis -2°C dhe +3°C, pak më ftohtë se ndarja e ushqimeve të freskëta. Para se t'i vendosni në ndarjen e ngrirjes për ruajtje, këshillohet që t'i vendosni ushqimet në ndarjen e freskisë për të kursyer energjinë dhe për një rendiment më të mirë të ruajtjes. Në rast se ndarja e freskisë është plot, mund të përdorni ndarjen e ushqimeve të freskëta për këtë qëllim. Nuk rekomandohet që të ruani fruta dhe perime në ndarjen e freskisë. Sirtari i ndarjes së freskisë është opsional për t'u përdorur. Pajisja plotëson kërkesat e ruajtjes së temperaturës së ndarjes së freskisë me dhe pa sirtarin e përfshirë. Mund ta rritni vëllimin e brendshëm të frigoriferit duke e hequr sirtarin e ndarjes së freskisë. Tërhiqeni sirtarin drejt vetes deri sa të ndalojë te bllokuesi. Ngrijeni pjesën përpara afro 1 cm dhe tërhiqeni ndarjen drejt vetes për ta hequr plotësisht.

*opsionale Mbusheni kontejnerin e akullit me ujë dhe vendoseni në ndarjen e ngrirësit. Akulli do të jetë gati për afro dy orë. Mund ta hiqni akullin në kontejnerin e akullit duke e hequr nga ngrirësi dhe duke e rrotulluar.

SQ Kontejneri i ruajtjes me rrotullim

(në disa modele) Rafti me rrëshqitje mund të lëvizet në të majtë ose në të djathtë për të lejuar vendosjen e shisheve të gjata, vazove ose kutive te rafti më i ulët (Fig. 1). Ushqimet që keni vendosur në raft mund t’i merrni duke e kapur dhe rrotulluar atë nga ana e djathtë (Fig.2). Kur të dëshironi ta vendosni ose ta hiqni për ta pastruar, rrotullojeni 90 gradë, ngrijeni dhe tërhiqeni drejt vetes (Fig. 3-4).

Icematic dhe kontejneri i ruajtjes së akullit

*opsionale Përdorimi i Icematic Mbusheni Icematic me ujë dhe vendoseni në vendin përkatës. Akulli do të jetë gati për afro dy orë. Mos e hiqni Icematic nga vendi i tij për të marrë akullin. Rrotulloni dorezat në rezervuarët e akullit në drejtim orar me 90 gradë. Kubat e akullit në rezervuarë do të bien në kontejnerin e ruajtjes së akullit poshtë. Mund ta nxirrni kontejnerin e ruajtjes së akullit dhe t’i përdorni kubat e akullit. Nëse dëshironi, mund t’i mbani kubat e akullit në kontejnerin e ruajtjes së akullit. Kontejneri i ruajtjes së akullit Kontejneri i ruajtjes së akullit është vetëm për grumbullimin e kubave të akullit. Mos hidhni ujë në të. Në rast të kundërt, ai do të thyhet.

SQ Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave

*opsionale Filtri i aromave parandalon grumbullimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Nga pjesa përpara, tërhiqeni poshtë kapakun, në të cilin është montuar filtri i aromave, dhe hiqeni si në ilustrim. Lëreni filtrin nën dritën e diellit për një ditë. Gjatë kësaj kohe filtri do të pastrohet. Montojeni filtrin përsëri në vendin e tij. Filtri i aromave duhet të pastrohet një herë në vit.

Veproni në rend numerik,

6 Mirëmbajtja dhe pastrimi A Mos përdorni asnjëherë benzinë,

benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar. B Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. B Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim. C Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë. C Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë. B Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike. B Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur. C Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh. A Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza.

AMos përdorni asnjëherë agjentë

pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.

Mbrojtja e sipërfaqeve plastike C Mos vendosni vajra të lëngshme

ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.

7 Zgjidhja e problemeve Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj. Frigoriferi nuk punon. • Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë. • Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën. Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE). • Ambienti është shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin në vende ku temperatura bie nën 10 °C. • Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh. • Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi. • Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura. • Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit. • Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm. • Kompresori nuk punon. • Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe. • Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht. • Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë. • Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës. • Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia. Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë. • Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.

• Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë. • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë. • Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale. • Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. • Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh. • Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht. • Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura. • Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale. Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme. • Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme. • Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë. • Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni. Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.

• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme. • Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. • Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. • Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. • Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. • Dridhje ose zhurmë. • Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel. • Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit. Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj. • Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi. • Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit. • Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. • Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur. • Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve. • Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi. Erë e keqe brenda frigoriferit. • Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë. • Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi origjinale. • Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme. • Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi. Dera nuk mbyllet. 26

• Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën. • Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin. • Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin. Krisperët kanë ngecur. • Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar.