RFNE290L31WN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RFNE290L31WN BEKO në format PDF.

Page 330
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : RFNE290L31WN

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RFNE290L31WN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RFNE290L31WN e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT RFNE290L31WN BEKO

• Unutrašnjost frižidera mora da se očisti. Očistite unutrašnjost frižidera sunđerom, toplom vodom ili gaziranom vodom. • Neke posude ili pakovanje možda uzrokuju neprijatan miris. Upotrebite drugu posudu ili drugu marku materijala za pakovanje. Vrata se ne zatvaraju. • Paketi hrane možda sprečavaju zatvaranje vrata. Pomerite pakete koji smetaju vratima. • Frižider verovatno ne stoji potpuno vertikalno na podu i možda se ljulja kad se lagano pomeri. Podesite šrafove za podizanje. • Pod nije ravan ili jak. Pobrinite se da je pod ravan, jak i da može da nosi frižider. Odeljak za povrće je zaglavljen. • Hrana možda dodiruje plafon fioke. Prerasporedite hranu u fioci. Ako Je Površina Proizvoda Vruća. • Visoke temperature se mogu javiti između dvoja vrata, na bočnim tablama i na zadnjoj rešetki prilikom korišćenja proizvoda. To je normalno i servisno održavanje nije neophodno!

SB Ju lutem lexoni këtë manual më parë. I nderuar klient, Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm. Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual. Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt. • Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin. • Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë. • Mbajeni manualin në një vend që ta arrini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë. • Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin. Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual. Shpjegim i simboleve Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme: CInformacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme.

AParalajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. BParalajmërim kundrejt tensionit elektrik.

C INFORMACIONE SUPPLIER’S NAME A A MODEL IDENTIFIER A C

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë. https://eprel.ec.europa.eu/

1 Frigoriferi juaj 2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie

Përdorimi i synuar 4 Siguria e përgjithshme 4 Për produktet me dispenser uji; 8 Siguria për fëmijët8 Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: 8 Informacione të paketimit 9 Paralajmërim HC9 Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë 9

Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin 11 Para se ta vini frigoriferin në punë, . 11 Lidhja elektrike 11 Hedhja e paketimit 12 Hedhja e frigoriferit të vjetër 12 Vendosja dhe Instalimi 12 Rregullimi i këmbëve 13 Ndërrimi i llambës së ndriçimit 13 Paralajmërimi i hapjes së derës 13

5 Përdorimi i frigoriferit tuaj

Përcaktimi i temperaturës së përdorimit 17 Ngrirja18 Si të ngrish ushqimet e freskëta ....19 Rekomandime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira 20 Shkrirja e akullit 20 Ngrirësi Informacione 21 Shkrirja e ushqimeve të ngrira 21 Temperaturat e rekomanduara 22

6 Mirëmbajtja dhe pastrimi25 Mbrojtja e sipërfaqeve plastike 25

7 Zgjidhja e problemeve

1. Paneli Kontrollues 2. Dhomëzat Për Ngrirje Të Shpejtë Me Kapak 3. Mbathje 4. Këmbët E Rregullueshme C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera. 3

2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme. Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit. Përdorimi i synuar

A A A A A PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të ushqimeve në pajisje, përveçse kur janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi. KUJDES! Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz shtytës brenda kësaj pajisjeje.

Kjo pajisje është projektuar për përdorim familjar dhe në aktivitete të ngjashme, si p.sh. – zona të kuzhinës së personelit në dyqane, zyra e ambiente të tjera pune; – shtëpi në fermë dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi; Siguria e përgjithshme • Kur doni ta hidhni/flakni produktin, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara. • Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara.

PARALAJMËRIM: Mbajini të hapura dhe të lira nga pengesat vrimat e ajrimit, në kasën e pajisjes si dhe në strukturën e integruar. PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi. PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës.

• Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.) • Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen. • Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë. • Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini. • Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike. • Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit. • Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit. • Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy. 5

• Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali. • Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin. • Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza. • Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën. • Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal. • Sigurohuni që pijet alkoolike të forta të mbahen të siguruara me tapë të mbyllur dhe të vendosen në pozicion vertikal. • Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. • Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit. SQ

• Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak. • Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. • Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike. • Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun. • Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze. • Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër. • Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. • Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin. • Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike. • Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie. 6

• Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjerëve. • Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë. • Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.

• Kur vendosni aparatit, sigurohuni që kordoni i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar. • Mos vendosni priza të shumta portative ose furnizime të lëvizshme në pjesën e pasme të aparatit. • Fëmijët të moshës prej 3 deri 8 ju lejohet të mbushin dhe të boshatisin pajisjet frigoriferike. • Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme:

• - Hapja e derës për kohë të gjatë mund të shkakton rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes. • - Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të vinë në kontakt më ushqim dhe akseset e sistemit për kullimit. • - Pastroni tanket e ujit nëse ato nuk janë përdorur për 48 orë;lishoni sistemin e ujit të lidhur me ujësjellës nëse uji nuk është shterur për 5 ditë. • - Ruani mishin e thatë dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me ose të mos piket në ushqime të tjera. • - Ndarjet për - dy - yje ushqim i ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve paraprakisht të ngrira, ruajtje ose bërjen e akullores dhe bërjen e kubeve të akullit. • - Ndarjet një-dy dhe tre- yjeve nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët. • - Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për një kohë të gjatë, fikeni, shkrini, pastroni, thani, dhe leni derën të hapur të parandaloni zhvillimin e mykut në pajisje. • Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë. • Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie. 7

• Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit. • Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. • Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën. • Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit. • Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer. • Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr. • Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë. SQ

• Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet. • Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi. • Produkti nuk duhet të përdoret asnjëherë ndërkohë që ndarja që ndodhet sipër ose prapa produktit dhe në të cilin ndodhen qarqet elektronike (kapaku i kutisë të qarkut elektrik) (1) është i hapur. 1

Për produktet me dispenser uji; • Presioni nga vendi i hyrjes së ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 psi (620 kPa). Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (550 kPa), përdorni një valvulë kufizuese të presionit në sistemin tuaj kryesor. Nëse nuk dini se si ta kontrolloni presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një hidrauliku profesionist.Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes 8

çekiç nga uji në instalimin tuaj, përdorni gjithmonë një pajisje për parandalimin e këtij efekti në instalimin tuaj. Këshillohuni me një hidraulik profesionist nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një efekt të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj. • Mos e instaloni te vendi i hyrjes së ujit të nxehtë. Tregoni kujdes ndaj rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali operativ i temperaturave të ujit duhet të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F). • Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Siguria për fëmijët • Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve. • Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin. Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: Ky produkt i përmbahet Direktivës EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me SQ

mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin.

Informacione të paketimit Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale. Mos harroni... Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare. Nëse doni të kontribuoni në rivlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni.

Paralajmërim HC Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a: Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të9

cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia. Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a. Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.

Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë • Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë. • Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit. • Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit. • Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike. • Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura. • Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë

problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen. • Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.

B Në rastin se nuk merren parasysh

informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.

Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin 1. Frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Para transportit të frigoriferit, ai duhet të zbrazet dhe të pastrohet. 2. Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim. 3. Paketimi dhe materialet e shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.

Para se ta vini frigoriferin në punë, Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj: 1. Ngjitni 2 pyka plastike siç tregohet në figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.) 2. Pastrojeni pjesën e brendshme të frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi". 11

3. Futeni spinën e frigoriferit në prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet. 4. Kur fillon të punojë kompresori, do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale. 5. Anët e para të frigoriferit mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin.

Lidhja elektrike Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme: Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare. • Spina e korrentit duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit. • Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.

• Tensioni që tregohet në etiketën që ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë e njëjtë me tensionin e rrjetit. • Nuk duhet të përdoren kabllo zgjatimi dhe multi spina për lidhjen.

B Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar.

B Produktet nuk duhet të vihen në

punë para se të riparohen! Ekziston rreziku i goditjes elektrike!

Hedhja e paketimit Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme.

Hedhja e frigoriferit të vjetër

Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.

Vendosja dhe Instalimi A Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës. 1. Montojeni frigoriferin në një vend që përdoret me lehtësi. 2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit. 3. Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim. 4. Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.

Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin. • Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit.

SQ Rregullimi i këmbëve Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel; Mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces.

Ndërrimi i llambës së ndriçimit Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë. Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t’i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20 °C.

Paralajmërimi i hapjes së derës Mund të mos jetë në dispozicion në të gjitha modelet Do të dëgjoni një paralajmërim zanor kur dera e produktit tuaj lihet e hapur për të paktën 1 minutë. Ky paralajmërim do të çaktivizohet kur mbyllet dera ose kur shtypet një nga butonat e ekranit (nëse ka).

4 Përgatitja • Për një pajisje kolonë; "ky frigorifer nuk është planifikuar të përdoret si pajisje inkaso" ; • Frigoriferi/ngrirësi duhet të montohet të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit. • Sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit/ngrirësit të jetë plotësisht e pastruar. • Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetrit, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë mes tyre. • Kur e përdorni frigoriferin/ngrirësin për herë të parë, kini parasysh udhëzimet e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para. • Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh. • Ai duhet të përdoret bosh pa vendosur ushqime në të. • Mos e hiqni frigoriferin/ngrirësin nga priza. Në rast se ndodh një defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në paragrafin “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”. • Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e freskisë duhet të përdoren gjithmonë për një konsum të ulët të energjisë dhe për kushte më të mira të ruajtjes. • Kontakti i ushqimeve me sensorin e temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund të rritë konsumin e energjisë të pajisjes. Për këtë arsye duhet të shmangni çdo kontakt me sensorin(ët). 14

• Ky produkt është projektuar për t’u përdorur në temperatura ambienti deri në 43°C (90°F). Edhe nëse temperatura e ambientit bie nën -15 °C, ushqimet e ngrira në ngrirës nuk shkrijnë falë Sistemit të tij të përparuar të kontrollit elektronik të temperaturës. Për montimin e para, produkti NUK duhet të vendoset në temperatura të ulëta të ambientit. Kjo sepse ngrirësi nuk mund të kthehet në temperaturën standarde të funksionimit. Kur të arrijë funksionimin e vazhdueshëm, produkti mund të zhvendoset në një vend tjetër. Kështu që, më vonë mund ta vendosni produktin në garazh ose në një dhomë pa ngrohje pa u shqetësuar se ushqimet e ngrira mund të prishen. Sidoqoftë, ka mundësi që temperaturat e ulëta të përmendura më sipër të shkaktojnë ngrirjen e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit; kështu që konsumojini ushqimet në frigorifer në një mënyrë të kontrolluar sipas nevojës. Kur temperatura e ambientit të kthehet në normale, mund ta ndryshoni parametrin e butonit sipas nevojës. • Nëse temperatura e ambientit është nën 0°C, ushqimet në ndarjen e frigoriferit do të ngrijnë. Për këtë arsye rekomandojmë që të mos e përdorni ndarjen e frigoriferit në temperatura të tilla të ulëta të ambientit. Ju mund të vazhdoni ta përdorni ndarjen e ngrirësit si zakonisht.

• Në disa modele, paneli i instrumenteve fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shtypet një buton. • Për shkak të ndryshimit të temperaturës si rezultat i hapjes/ mbylljes së derës së produktit gjatë përdorimit, kondensimi në raftet e derës/trupit dhe në kontejnerët e xhamit është normal.

SQ Kthimi i dyerve Veproni në rend numerik,

5 Përdorimi i frigoriferit tuaj Përcaktimi i temperaturës së përdorimit Cold

Temperatura e përdorimit rregullohet nga kontrolli i temperaturës. 1 = Përcaktimi më i ulët i ftohjes (Përcaktimi më i ngrohtë) 4 = Përcaktimi më i lartë i ftohjes (Përcaktimi më i ftohtë) * Aktivitete shtesë funksioni i ngrirjes së shpejtë . Zgjidhni përcaktimin sipas temperaturës së dëshiruar. Temperatura e brendshme varet po ashtu nga temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe sasia e ushqimeve që mbahen në pajisje.

Hapja e shpeshtë e derës shkakton rritjen e temperaturës së brendshme. Për këtë arsye, rekomandohet që ta mbyllni përsëri derën sa më shpejt pas përdorimit. Temperatura normale e ruajtjes e pajisjes suaj duhet të jetë -18 °C (0 °F). Temperaturat më të ulëta mund të arrihen duke e rregulluar çelësin e termostatit drejt Pozicionit4. Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën me një termometër për t’u siguruar që ndarjet e ruajtjes mbahen në temperaturën e dëshiruar. Mos harroni ta lexoni menjëherë pasi temperatura e termometrit do të rritet shumë shpejt pasi ta hiqni nga ngrirësi. Çelësi i termostatit Çelësi i termostatit ndodhet te dekorimi i sipërm. E rëndësishme: Kur shtypni çelësin e ngrirjes së shpejtë ose rregulloni temperaturën e caktuar, mund të ketë një vonesë të shkurtër përpara se kompresori të fillojë të funksionojë. Kjo është normale dhe nuk është një defekt i kompresorit.

C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera. 17

SQ Ngrirja Ngrirja e ushqimeve Mund ta përdorni pajisjen për ngrirjen e ushqimeve të freskëta si dhe për ruajtjen e ushqimeve të ngrira paraprakisht. Referojuni rekomandimeve të dhëna në paketimin e ushqimeve. • Kujdes Mos ngrini pije të gazuara, pasi shishet mund të shpërthejnë kur ngrijnë lëngjet. Kini kujdes me produktet e ngrira, si p.sh. kubat e akullit me ngjyra. Mos e kaloni kapacitetin e ngrirjes së pajisjes në 24 orë. Shikoni etiketën e karakteristikave. Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ngrirja duhet të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë mënyrë nuk do të rritet shumë kapaciteti i ngrirjes dhe temperatura brenda ngrirësit nuk do të rritet po ashtu. • Kujdes Mbajini gjithmonë ushqimet që janë tashmë në ngrirje të thellë të ndara nga ushqimet e vendosura së fundi. 18

Kur vendosni në ngrirje të thellë ushqime të ngrohta, kompresori i ftohjes do të punojë deri sa ushqimet të kenë ngrirë plotësisht. Kjo mund të shkaktojë një ftohje të lartë të përkohshme në ndarjen e ftohjes. Nëse e keni të vështirë ta hapni derën pak pasi ta keni mbyllur, mos u shqetësoni. Kjo ndodh për shkak të diferencës së presionit që pas disa minutash do të ekuilibrohet dhe do të lejojë që dera të hapet si normalisht. Do të dëgjoni një tingull vakumi pikërisht pas mbylljes së derës. Kjo është shumë normale. Ngrirja e shpejtë Nëse do të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, rregulloni çelësin e kontrollit maksimumi 24 orë para se të vendosni ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirjes së shpejtë. Rekomandohet shumë që ta mbani çelësin në pozicionin MAX për të paktën 24 orë për të ngrirë sasinë maksimale të ushqimeve të freskëta të cilësuara si kapaciteti i ngrirjes.

SQ Tregoni shumë kujdes që të mos i përzieni ushqimet e ngrira me ushqimet e freskëta. Mos harroni që ta ktheni përsëri çelësin e termostatit te pozicioni i mëparshëm pas ngrirjes së ushqimeve.

Si të ngrish ushqimet e freskëta • Ushqimet që do të ngrini duhet të ndahen në racione sipas madhësisë që do të konsumohet, dhe duhen të ngrihen në pako të ndara. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë nevojë të ngrini përsëri gjithë ushqimin pasi e keni shkrirë. • Për të mbrojtur sa më shumë vlerat ushqyese, aromën dhe ngjyrën e ushqimeve, perimet duhen zier për një periudhë të shkurtër kohe para se t’i ngrini. (Zierja nuk është e nevojshme për ushqime të tilla si kastraveci, majdanozi.) Koha e gatimit e perimeve të ngrira në këtë mënyrë shkurtohet me 1/3 në krahasim me atë të perimeve të freskëta. • Për të zgjatur kohët e ruajtjes së ushqimeve të ngrira, perimet e ziera në fillim duhen kulluar dhe pastaj të paketohen hermetikisht siç bëhet me të gjitha llojet e ushqimeve. • Ushqimet nuk duhen vendosur në ndarjen e ngrirësit pa paketim. • Materiali i paketimit të ushqimit që duhet ruajtur duhet të jetë hermetik, i trashë dhe rezistent dhe nuk duhet të deformohet nga i ftohti dhe lagështia. Përndryshe, ushqimi që ngurtësohet nga ngrirja mund ta shpojë paketimin. Edhe mbyllja e paketimit mirë është e 19

rëndësishme për të ruajtur ushqimin në mënyrë të sigurt. Llojet e mëposhtme të paketimit janë të përshtatshme për t’i përdorur për ngrirjen e ushqimit; Qese polietileni, letër alumini, membranë plastike, qese vakumi dhe enë për ruajtje me kapak rezistente ndaj të ftohtit. Përdorimi i llojeve të mëposhtme të paketimit nuk rekomandohet për ngrirjen e ushqimit; Letër ambalazhi, letër furre, celofan (letër me xhelatinë), qese mbeturinash, qeset e përdorura dhe qeset e pazarit. • Ushqimet e nxehta nuk duhen vendosur në ndarjen e ngrirësit pa u ftohur. • Kur vendosni ushqimet e freskëta të pangrira në ndarjen e ngrirësit, kini parasysh që të mos jenë në kontakt me ushqimet e ngrira. Mund të vendoset pako ftohëse (PCM) te rafti menjëherë poshtë raftit të ngrirjes së shpejtë për të parandaluar ngrohjen e tyre. • Gjatë kohës së ngrirjes (24 orë) mos vendosni ushqim tjetër në ngrirës. • Vendosini ushqimet tuaja në raftet ose skarat e ngrirjes duke i shpërndarë ato në mënyrë që të mos jenë ngucur (rekomandohet që paketimet të mos jenë në kontakt me njëri-tjetrin). • Pasi janë shkrirë, ushqimet e ngrira duhen konsumuar menjëherë në një periudhë të shkurtër kohe dhe nuk duhen ngrirë kurrë përsëri. • Mos bllokoni vrimat e ventilimit duke vendosur ushqimet e ngrira përpara SQ

vrimave të ventilimit që ndodhen në faqen e pasme. • Ju rekomandojmë të ngjitni një etiketë në paketim dhe të shkruani emrin e ushqimeve në paketim dhe kohën e ngrirjes. Ushqimet e përshtatshme për ngrirje: • Peshku dhe frutat e detit, mishi i kuq dhe i bardhë, shpezët, perimet, frutat, erëzat barishtore, produktet e bulmetit (të tilla si djathi, gjalpi dhe kosi i kulluar), pastat, ushqime të gatshme ose të gatuara, gatimet me patate, sufletë dhe ëmbëlsirat. Ushqimet e papërshtatshme për ngrirje: • Kos, qumësht i prishur, ajkë, majonezë, sallatë me gjethe, rrepkë e kuqe, rrush, të gjitha frutat (të tilla si mollë, dardha dhe pjeshka). • Që ushqimet të ngrijnë shpejt dhe plotësisht, nuk duhen tejkaluar sasitë e specifikuara më poshtë për paketim. -Fruta dhe perime, 0,5-1 kg -Mish, 1-1,5 kg • Një sasi e vogël ushqimi (maksimumi 2 kg) mund të ngrihet gjithashtu pa përdorur funksionin e ngrirjes së shpejtë. Për të arritur rezultatin më të mirë, zbatoni udhëzimet vijuese: 1. Aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë 30 orë para se të vendosni ushqimet e freskëta. 2. 30 orë pas shtypjes së butonit, në fillim vendosni ushqimin që doni të ngrini në sirtarin e tretë nga fundi me kapacitet më të lartë ngrirës. Nëse ju mbetet ushqim, vendoseni në pjesën e përparme të sirtarit të dytë nga fundi. 20

3. Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të çaktivizohet automatikisht pas 50 orësh. 4. Mos u përpiqni të ngrini një sasi të madhe ushqimi në të njëjtën kohë. Brenda 24 orësh, ky produkt mund të ngrijë sasinë maksimale të ushqimit të specifikuar si «Kapaciteti ngrirës … kg/24 orë» në etiketën e tij. Nuk është e përshtatshme të vendosni në ndarjen e ngrirësit më shumë ushqime të pangrira/të freskëta sesa sasia e specifikuar në etiketë. • Mund të rishikoni tabelat e Mishit e të Peshkut, Perimeve e Frutave, si dhe të Produkteve të bulmetit, për vendosjen dhe ruajtjen e ushqimeve në ngrirës.

Rekomandime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira • Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni që ato të ngrihen në temperatura të përshtatshme dhe paketimet e tyre të mos jenë të çara. • Vendosini pakot në ndarjen e ngrirësit sa më shpejt pas blerjes. • Sigurohuni që para se të konsumoni vaktet e gatshme të paketuara që hiqni nga ndarja e ngrirësit, data e skadimit e treguar në paketim të mos ketë skaduar.

Shkrirja e akullit Akulli në ndarjet e ngrirjes shkrihet automatikisht.

SQ Ngrirësi Informacione Sipas standardit EN 62552 (bazuar në kushte specifike të matjes) mund të ngrijnë të paktën 4,5 kg ushqim për çdo 100 litra vëllim të ndarjes së ngrirjes në një temperaturë dhome prej 25°C në 24 orë.

Shkrirja e ushqimeve të ngrira Në varësi të larmisë së ushqimeve dhe të qëllimit të përdorimit, mund të bëhet një përzgjedhje midis opsioneve të mëposhtme të shkrirjes: • Në temperaturë dhome (nuk është shumë e përshtatshme të shkrihet ushqimi duke e lënë atë në temperaturë dhome për një kohë të gjatë për sa i përket ruajtjes së cilësisë së ushqimit) • Në frigorifer • Në furrën elektrike (në modelet me ose pa ventilim) • Në furrën me mikrovalë KUJDES: • Kurrë mos vendosni në ngrirës pije acide në shishe qelqi dhe kanoçe sepse mund të shpërthejnë.

• Nëse ka lagështirë dhe fryrje anormale në paketimin e ushqimeve të ngrira, ka të ngjarë që ato të jenë ruajtur më parë në kushte të papërshtatshme ruajtjeje dhe përmbajtja e tyre të jetë keqësuar. Mos i konsumoni këto ushqime pa i kontrolluar. • Meqë disa erëza në vaktet e gatuara mund të ndryshojnë shije kur ekspozohen në kushte ruajtjeje afatgjata, ushqimet e ngrira duhet të kenë më pak erëza ose erëzat e dëshiruara duhet të shtohen në ushqime pas procesit të shkrirjes.

SQ Temperaturat e rekomanduara Temperatura e ndarjes së ngrirësit

-20 °C Kjo është temperatura e paracaktuar e rekomanduar.

-21,-22,-23 ose -24 oC Këto temperatura rekomandohen kur temperatura e ambientit është më e lartë se 30°C ose kur mendoni se frigoriferi nuk është mjaft i ftohtë për shkak të hapjes dhe mbylljes së shpeshtë të derës.

Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Nuk rekomandohet të aplikohet për të ruajtur cilësinë e ushqimit tuaj të freskët. Nuk keni nevojë të përdorni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur vendosni ushqim të ngrirë.Nuk keni nevojë të përdorni funksionin e ngrirjes së shpejtë për të ngrirë një sasi të vogël ushqimi të freskët, deri në 2 kg në ditë.

Duke i prerë me trashësi 2 cm dhe duke vendosur letër alumini midis tyre ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Duke i paketuar copat e mishit në qese frigoriferi ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Kube Kotë l et a , bërxolla

Duke vendosur letër alumini midis thelave të prera ose duke e mbështjellë secilën me membranë plastike

Duke vendosur letër alumini midis copave të mishit ose duke e mbështjellë secilën me membranë plastike

Duke i paketuar copat e mishit në qese frigoriferi ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Duke i paketuar copat e prera në qese frigoriferi ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Duke i paketuar copat e mishit në qese frigoriferi ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Duke i prerë me trashësi 2 cm dhe duke vendosur letër alumini midis tyre ose duke i mbështjellë fort me membranë plastike

Duke e paketuar në copa të vogla në qese frigoriferi

Të përbrendshme (copë)

Duhet paketuar edhe nëse ka cipë.

Duke vendosur letër alumini midis fetave të prera

Duke i mbështjellë me letër alumini

Salsiçe e fermentuar Sallam

Shpezë dhe kafshë gjahu

Duke i mbështjellë me letër alumini (racionet nuk duhet të jenë më tepër se 2,5 kg)

Duke i mbështjellë me letër alumini (racionet nuk duhet të jenë më tepër se 2,5 kg)

Duke i mbështjellë me letër alumini (racionet nuk duhet të jenë më tepër se 2,5 kg dhe kockat duhet të jenë të ndara)

Peshk i ujërave të ëmbla (troftë, krap, peshk-kurrillë, mustak) P e s h k dhe fruta deti

Koha më e gjatë e ruajtjes (muaj)

Peshk pa dhjamë (levrek, shojzë, gjuhëz)

2 Pasi të keni pastruar plotësisht pjesën e brendshme dhe luspat, duhet të lahet dhe të thahet, dhe pjesa e bishtit dhe e kokës duhet të pritet kur është e nevojshme.

Peshk me dhjamë (ton, skumbri, peshku i kaltër, barbun, açuge)

Të pastruara dhe në qese

Në paketimin e vet, në një enë alumini ose plastike

SQ Frutat dhe perimet

Koha më e gjatë e ruajtjes (muaj)

Duke i vluar për 3 minuta pasi t’i keni larë dhe prerë në copa të vogla

Duke i vluar për 2 minuta pasi t’i keni qëruar dhe larë

Duke e vluar për 1-2 minutë(a) pasi ta keni pastruar

Duke i vluar për 3-4 minuta pasi t’i keni larë dhe prerë në copa

Duke i vluar për 2-3 minuta pasi të keni prerë bishtin, t’i keni ndarë në dysh dhe të keni hequr farat

Duke e vluar për 2 minuta pasi ta keni larë dhe pastruar

Duke e vluar për 5 minuta pasi ta keni prerë

Duke e vluar në pak ujë me limon për 3-5 minuta pas të keni hequr gjethet dhe ta keni prerë në copa

Duke i vluar për 4 minuta pasi t’i keni larë dhe prerë në copa 2cm

Duke i vluar për 2- 3 minuta pasi t’i keni larë dhe prerë në copa 2cm

Duke i kaurdisur lehtë në vaj dhe duke shtrydhur limon mbi to

Duke e pastruar dhe paketuar në kalli ose në kokrra

Duke i vluar për 2-3 minuta pasi t’i keni qëruar dhe prerë në feta

Ndajini përgjysmë dhe nxirrni bërthamat

Duke i larë dhe qëruar

Fruta të pjekura në furrë

Duke shtuar 10% sheqer në enë

Duke i larë dhe qëruar bishtat

Koha më e gjatë e ruajtjes (Muaj)

Djathë (përveç Duke vendosur djathit të bardhë) letër alumini midis fetave të prera

Mund të lihet në paketimin origjinal për një ruajtje afatshkurtër. Për ruajtje afatgjatë duhet të mbështillet gjithashtu me letër alumini ose me membranë plastike.

Në paketimin e vet ose në enë plastike

6 Mirëmbajtja dhe pastrimi A Mos përdorni asnjëherë benzinë,

benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar.

AMos përdorni asnjëherë agjentë

pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.

B Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni.

B Mos përdorni asnjëherë mjete të

mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim.

C Përdorni ujë të ngrohtë për të

Mbrojtja e sipërfaqeve plastike C Mos vendosni vajra të lëngshme

ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.

pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë.

C Përdorni një leckë të njomë të

shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.

B Sigurohuni që të mos hyjë ujë në

kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike.

B Nëse frigoriferi juaj nuk do të

përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur.

C Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh.

A Për të hequr raftet e derës, hiqni

të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza.

7 Zgjidhja e problemeve Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj. Frigoriferi nuk punon. • Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë. • Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën. Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE). • Ambienti është shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin në vende ku temperatura bie nën 10 °C. • Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh. • Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi. • Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura. • Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit. • Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm. • Kompresori nuk punon. • Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe. • Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht. • Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë. • Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës. • Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia. Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë. • Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt.

SQ Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë. • Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë. • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë. • Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale. • Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. • Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh. • Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht. • Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura. • Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale. Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme. • Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme. • Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë. • Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.

SQ Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë. • Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme. • Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. • Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. • Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. • Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. • Dridhje ose zhurmë. • Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel. • Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit. Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj. • Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi. • Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit. • Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. • Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur. • Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.

SQ Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve. • Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi. Erë e keqe brenda frigoriferit. • Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë. • Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi origjinale. • Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme. • Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi. Dera nuk mbyllet. • Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën. • Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin. • Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin. Krisperët kanë ngecur. • Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar.