LFG716W - Furre ELECTROLUX - Notice d'utilisation et mode d'emploi gratuit
Retrouvez gratuitement la notice de l'appareil LFG716W ELECTROLUX au format PDF.
Téléchargez la notice de votre Furre au format PDF gratuitement ! Retrouvez votre notice LFG716W - ELECTROLUX et reprennez votre appareil électronique en main. Sur cette page sont publiés tous les documents nécessaires à l'utilisation de votre appareil LFG716W de la marque ELECTROLUX.
MODE D'EMPLOI LFG716W ELECTROLUX
PËRMBAJTJA 1. INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI129 2. PËRSHKRIM I PRODUKTIT130 3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM130 4. KUJDESI DHE PASTRIMI 132 5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN 133
NE MENDOJMË PËR JU Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë. Mirë se vini në Electrolux. Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.electrolux.com/support Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë: www.registerelectrolux.com Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen: www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale. Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial. Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientit Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. INFORMACIONI I SIGURISË DHE INSTALIMI PARALAJMËRIM! Referojuni broshurës tjetër “Udhëzimet për instalimin” për “Informacionin e sigurisë dhe instalimin”. Lexoni me kujdes kapitujt e “Sigurisë” përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes.
2. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 2.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit
Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.
Ndez dhe fik dritat.
Shpejtësia e parë / Fikur
Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.
Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.
Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.
Shpejtësia maksimale
Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë.
Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM 3.1 Përdorimi i aspiratorit Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë. Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë. Gjatë zierjes, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi. Gjatë gatimit, skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Aspiratori punon me shpejtësi maksimale. Pas 6 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.
SHQIP Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit. Për të përdorur aspiratorin:
yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit pulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet. Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.
1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë për të ndezur pajisjen. 2. Nëse është nevoja shtypni butonin e për të ndriçuar sipërfaqen e dritës gatimit. 3. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar. Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë
3.2 Hob²Hood Funksioni Është një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të modalitetit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës. Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
3.3 Njoftimi i filtrit Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit ndizet ) për 30 sekonda nëse filtri i
Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërrimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit. Për të rivendosur funksionin, shtypni butonin
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin: 1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni për 3 sekonda. butonin Nëse funksioni është i aktivizuar, pulson dy herë. treguesi 2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni për 3 sekonda. butonin Nëse funksioni është i çaktivizuar, treguesi
3.4 Telekomanda Pajisja mund të kontrollohet me telekomandë. Vizitoni furnitorin lokal për të blerë telekomandën. Lidhja fillimisht është e aktivizuar. Për të lidhur ose shkëputur telekomandën: 1. Fikni pajisjen. për 3 sekonda. 2. Shtypni Treguesi në panelin e kontrollit pulson dy herë nëse funksioni është i aktivizuar dhe një herë nëse është i çaktivizuar.
4. KUJDESI DHE PASTRIMI 4.1 Shënime mbi pastrimin Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça. Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Agjentët e pastrimit
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Mbajeni aspiratorin të pastër
Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”. Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes. Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk mund të rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh për përdorim veçanërisht të rëndë.
4.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt. Për të pastruar filtrin: 1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
2. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat. 3. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes. 4. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
4.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit PARALAJMËRIM! Filtri i karbonit nuk mund të lahet! Për të ndërruar filtrin: 1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull. 2. Shtypni anën e përparme në fole drejt pjesës së poshtme të filtrit. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë.
3. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt. Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.
4.4 Ndërrimi i llambës Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.
5. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
e pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
Notice Facile