TH64E4BG - TH 64E4BG - GORENJE - Notice d'utilisation et mode d'emploi gratuit
Retrouvez gratuitement la notice de l'appareil TH64E4BG - TH 64E4BG GORENJE au format PDF.
Téléchargez la notice de votre I përcaktuar au format PDF gratuitement ! Retrouvez votre notice TH64E4BG - TH 64E4BG - GORENJE et reprennez votre appareil électronique en main. Sur cette page sont publiés tous les documents nécessaires à l'utilisation de votre appareil TH64E4BG - TH 64E4BG de la marque GORENJE.
MODE D'EMPLOI TH64E4BG - TH 64E4BG GORENJE
SQ - ASPIRATOR KUZHINE Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë manual. Të gjitha përgjegjësitë, për çdo problem të mundshëm, dëmtim ose zjarr të shkaktuar nga mosrespektimi i udhëzimeve të këtij manuali, refuzohen. Aspiratori është konceptuar për thithjen e tymrave dhe avujve dhe është i destinuar vetëm për përdorim shtëpiak. Aspiratori mund të duket ndryshe nga ai që është ilustruar në vizatimet e kësaj broshure. Megjithatë, udhëzimet e përdorimit, mirëmbajtjes dhe instalimit, mbeten të njëjta. Është e rëndësishme të ruani këtë broshurë për konsultime në çdo moment. Në rastin e shitjes, hedhjes ose lëvizjes, sigurohuni që ajo të jetë bashkë me produktin. Lexojini me kujdes udhëzimet: në to ka informacione thelbësore për instalimin, përdorimin dhe sigurinë. ! Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike në produkt ose në kanalet e shkarkimit. ! Përpara se të vazhdoni me instalimin e pajisjes, verifikoni që nuk ka asnjë komponent të dëmtuar. Në të kundërt ! kontaktoni me shitësin tuaj dhe mos vazhdoni me instalimin. Shënim: Elementët e shënuar me simbolin “(*)” janë aksesorë opsionalë të cilët furnizohen vetëm me disa modele ose elemente për t'u blerë, jo për t'u dhënë. !
KUJDES KUJDES! Mos e lidhni pajisjen me rrjetin derisa instalimi të ketë përfunduar plotësisht. Përpara çdo operacioni të pastrimit ose mirëmbajtjes, shkëputeni aspiratorin nga rrjeti duke hequr spinën ose shkëputeni furnizimit me energji elektrike. Gjithmonë vendosni doreza pune, për të gjitha operacionet e instalimit dhe mirëmbajtjes. Pajisja nuk është e synuar për t'u përdorur nga fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore apo nëse nuk kanë përvojë ose njohuri, përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose janë trajnuar për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur nga të rriturit, fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen. Kjo pajisje është projektuar për t'u operuar nga të rriturit. Fëmijët nuk duhet të lejohen të ngacmojnë kontrollet ose të luajë me pajisjen. Asnjëherë mos e përdorni aspiratorin pa montuar në mënyrë efektive rrjetën! Aspiratori nuk duhet të përdoret KURRË si sipërfaqe mbështetëse, në rast se kjo gjë nuk tregohet në mënyrë specifike. Ambienti ku është instaluar pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë i ajrosur mjaftueshëm, kur aspitaroti i kuzhinës përdoret së bashku me pajisje të tjera që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse. Sistemi i kanalizimit për këtë pajisje nuk duhet të lidhet me asnjë sistem ekzistues të ajrosjes, i cili përdoret për ndonjë qëllim tjetër, si për shkarkimin e tymrave të çliruar nga aparatet që djegin gaz apo lëndë të tjera djegëse. Ndezja e ushqimeve poshtë aspiratorit është e ndaluar rreptësisht. Përdorimi i flakëve të ekspozuara është i dëmshëm ndaj filtrave, mund të shkaktojë rrezik zjarri dhe për këtë arsye duhet të shmanget në të gjitha rrethanat. Çdo tiganisje duhet të bëhet me kujdes, në mënyrë që të siguroheni se vaji nuk do të mbinxehet dhe ndizet. Pjesët e prekshme të aspiratorit mund të nxehen kur përdoret me pajisjen e gatimit. Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhen miratuar për shkarkimin e tymrave, është e rëndësishme që të zbatohen me përpikmëri rregulloret e bëra nga autoritetet lokale. Aspiratori duhet të pastrohet rregullisht edhe nga brenda, edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ). Kjo duhet të realizohet në përputhje me udhëzimet e mirëmbajtjes të dhëna në këtë manual. Moszbatimi i udhëzimeve të dhëna në këtë udhëzues përdorimi, në lidhje me pastrimin e aspiratorit dhe filtrave do të çojë në rrezikun e zjarreve. Mos e përdorni ose mos e lini aspiratorin me llampën të montuar jo në mënyrën e duhur për shkak të rrezikut të mundshëm të goditjeve elektrike. Ne nuk do të pranojmë asnjë përgjegjësi, për asnjë defekt, dëmtim ose zjarre të shkaktuar në pajisje, si rezultat i mosrespektimit të udhëzimeve të përfshira në këtë manual. 132
Kjo pajisje është shënuar në përputhje me direktivën Europiane 2002/96/EC për Mbeturinat e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Duke siguruar që ky produkt të hidhet në mënyrë korrekte, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen në të kundërt, nga trajtimi i papërshtatshëm i mbeturinave të këtij produkti.
Simboli në produkt ose në dokumentet që shoqërojnë produktin, tregon se kjo pajisje nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, ajo duhet të çohet në pikën e duhur të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Asgjësimi duhet të kryhet në përputhje me rregulloret lokale të mjedisit, për asgjësimin e mbeturinave. Për informacione të mëtejshme të detajuara në lidhje me procesin, grumbullimin dhe riciklimin e këtij produkti, ju lutemi të kontaktoni me departamentin e duhur të autoriteteve tuaja lokale, me departamentin lokal për mbeturinat shtëpiake ose me dyqanin ku e keni blerë këtë produkt. Pajisja është projektuar, testuar dhe prodhuar në përputhje me: Sigurinë: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233. • • Performancën: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3. • Sugjerime për një përdorim korrekt në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi në mjedis: Kur filloni të gatuani, ndizeni aspiratorin (ON) me shpejtësi minimale dhe lereni të punojë për disa minuta pas përfundimit të gatimit. Rriteni shpejtësinë vetëm në rast të sasisë së madhe të tymit dhe avullit dhe shkulmin e shpejtësisë(ve) përdoreni vetëm në situata ekstreme. Zëvendësojeni filtrin(at) e qymyrit kur është e nevojshme për të ruajtur efikasitetin e reduktimit të erërave. Pastrojeni filtrin(at) e yndyrës kur është e nevojshme, për të pasur efikasitet të mirë të filtrit të yndyrës. Përdoreni diametrin maksimal të sistemit të tubacionit të treguar në këtë manual, për të optimizuar efikasitetin dhe për të minimizuar zhurmën. Specifikime Shtesë të Instalimit: Për instalim, përdorni vetëm vidhat e fiksimit të furnizuara me produktin ose, në rast se nuk furnizohen, blini llojin e duhur të vidhave. Përdorni vidha me gjatësinë e duhur, të cilat janë identifikuar në Udhëzuesin e Instalimit. Në rast dyshimi, konsultohuni me një qendër të autorizuar për ndihmë shërbimi ose me një person të kualifikuar në mënyrë të ngjashme. KUJDES! Mos instalimi i vidhave ose i pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime, mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
PËRDORIMI Aspiratori është projektuar që të përdoret ose në versionin e shkarkimit ose për versionin e filtrimit.
Versioni i shkarkimit Në këtë rast, tymrat përcillen jashtë ndërtesës nëpërmjet një tubi të veçantë, të lidhur me unazën e lidhjes të vendosur sipër aspiratorit. Kujdes! Tubi i shkarkimit nuk furnizohet dhe duhet të blihet më vete. Diametri i tubit shkarkues duhet të jetë i barabartë me atë të unazës lidhëse. Në funksionimin horizontal tubi i shkarkimit duhet të jetë pak i pjerrët (rreth 10°) dhe i drejtuar për lart, për të fryrë më lehtësisht ajrin nga dhoma në pjesën e jashtme. Kujdes! Në rast se aspiratori është i furnizuar me filtër qymyri aktiv, atëherë ai duhet të hiqet. Lidheni aspiratorin dhe në mure shponi vrima shkarkimi me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fllanxhën lidhëse). Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mure me përmasa më të vogla do të shkaktojë zvogëlim të performancës së thithjes dhe një rritje drastike të zhurmës. Për këtë arsye, çdo përgjegjësi në këtë drejtim refuzohet. 133
Përdorni një tubacion me gjatësinë minimale të domosdoshme. Përdorni një tubacion me sa pak bërryla që të jetë e mundur (kënd maksimal i bërrylit: 90 °) Shmangini ndryshimet drastike në seksionet kryq të tubacionit. Përdorni një tubacion sa më të rrafshët nga brenda. Tubacioni duhet të jetë prodhuar me material të çertifikuar.
Versioni i filtrit Për këtë gjë është i nevojshëm një filtër qymyri aktiv dhe ai mund të merret nga shitësi juaj i zakonshëm. Filtri heq yndyrën dhe erërat nga ajri i nxjerrë, përpara se ta kthejë atë përsëri në dhomë përmes rrjetit të sipërm të nxjerrjes.
INSTALIMI Distanca minimale ndërmjet sipërfaqes mbështetëse për pajisjet e gatimit në pjanurë dhe pjesa më e ulët e aspiratorit duhet të jetë jo më pak se 50 cm nga sobat elektrike dhe 65 cm nga sobat me gaz ose të përziera. Në rast se udhëzimet e instalimit për pllakën e gazit përcaktojnë një distancë më të madhe, ajo duhet të respektohet.
Lidhja elektrike Furnizimi me energji elektrike duhet të përputhet me vlerësimin e treguar në pllakën e vendosur brenda aspiratorit. Në rast se është i pajisur me spinë, aspiratorin lidheni me një prizë në përputhje me rregulloret aktuale dhe pas instalimit vendoseni në një zonë të arritshme. Në rast se nuk është i pajisur me spinë (lidhje e drejtpërdrejtë me rrjetin elektrik) ose në rast se priza nuk gjendet në një zonë të arritshme, pas instalimit, përdorni një çelës me dy pole në përputhje me standardet, që të sigurojë shkëputjen e plotë të rrjetit elektrik, në kushtet që lidhen me mbingarkesat e kategorisë III, në përputhje me udhëzimet e instalimit. Kujdes! Përpara se të lidhni përsëri qarkun e aspiratorit me rrjetin elektrik dhe të kontrolloni funksionimin me efikasitet, gjithmonë kontrolloni që kablli elektrik të jetë montuar siç duhet. Aspiratori është i pajisur me një kabëll të veçantë të energjisë; në rast se kablli është i dëmtuar, kërkoni një të ri nga Shërbimi Teknik.
Montimi Produkt shumë i rëndë; mbajtja dhe instalimi i aspiratorit duhet të kryhet nga të paktën dy persona. Përpara fillimit të instalimit: • • • •
Kontrolloni që produkti i blerë është i një madhësie të përshtatshme për zonën e zgjedhur për instalim. Hiqeni filtrin/at me qymyr (*) nëse janë furnizuar (shikojeni edhe paragrafin përkatës). Ky/këto është/janë për t'u montuar vetëm nëse doni të përdorni aspiratorin në versionin e filtrimit. Kontrolloni (për arsye transporti) që brenda aspiratorit nuk ka material tjetër të furnizuar (p.sh. pako me vidha (*), garanci (*), etj), për t'i hequr dhe mbajtur ato. Nëse është e mundur, shkëputeni dhe lëvizeni sobën apo pjanurën nga hapësira e dollapit për të siguruar afrim më të lehtë në murin/tavanin e pasmë. Në të kundërt, vendosni një mbulesë mbrojtëse të trashë mbi sipërfaqen e banakut, mbi sipërfaqen e gatimit apo mbi sobë, për ta mbrojtur nga dëmtimet dhe mbeturinat. Për montimin e kësaj pajisjeje, zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë. Këtë sipërfaqe mbulojeni me një mbulesë mbrojtëse dhe në të vendosni të gjitha pjesët e kapakut dekorativ të aspiratorit dhe pajisjen elektrike. Përveç kësaj, kontrolloni nëse afër zonës së instalimit të aspiratorit (në zonën e arritshme edhe me aspiratorin e montuar) është e disponueshme një prizë elektrike dhe është e mundur të lidhni një pajisje shkarkimi të tymrave në pjesën e jashtme (vetëm versioni me thithje). Kryeni të gjitha punimet e nevojshme të muraturës (p.sh. instalimin e një prizë elektrike dhe/ose një vrimë për kalimin e tubit të shkarkimit).
Bllokuesit për zgjerimin e murit janë furnizuar për të siguruar aspiratorin në shumicën e llojeve të mureve/tavaneve. Megjithatë, një teknik i kualifikuar duhet të verifikojë përshtatshmërinë e materialeve në përputhje me llojin e murit/tavanit. Muri/tavani duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të mbajtur peshën e aspiratorit. Këtë pajisje elektroshtëpiake, mos e kapni me tulla, me llaç apo me silikon në mur. Montojeni vetëm në sipërfaqe.
OPERIMI Në rastet e grumbullimit të avujve në kuzhinë, përdorni shpejtësinë e lartë të thithjes. Rekomandohet që aspiratori i kuzhinës të ndizet 5 minuta para gatimit, të lihet në funksionim gjatë gatimit dhe afërsisht 15 minuta pas përfundimit të gatimit. Më poshtë përshkruhen tre lloje funksionimi.
ÇELËSI I FUNKSIONIMIT (ROCKER SWITCH) Funksionimi i aspiratorit kontrollohet nga (tre) çelësa, të cilët janë të vendosur në secilën anë. Ata janë të dukshëm kur nxirret pjesa e përparme teleskopike. Aspiratori teleskopik është i pajisur me një çelës kufizues (limitator). Sa herë që nxirret pjesa e përparme teleskopike, aspiratori do të fillojë të funksionojë me shpejtësinë e vendosur më parë.
0 – Fikja e aspiratorit. I – aspiratori funksionon në nivelin e shpejtësisë 1. ↓– kalon për të aktivizuar shpejtësinë II ose shpejtësinë III të motorit II – aspiratori funksionon në nivelin e shpejtësisë 2 (kur çelësi kalon 1 drejt pozicionit ↓). III – aspiratori funksionon në nivelin e shpejtësisë 3 (kur çelësi kalon 1 drejt pozicionit ↓).
– Ndezja/fikja e dritës (ON/OFF).
Butoni i etiketuar si përdoret për të ndezur ose fikur dritën. Ndriçimi i aspiratorit funksionon në mënyrë të pavarur nga motori i aspiratorit. Shtypja e butonit nuk e aktivizon motorin e aspiratorit. Kur paneli i përparmë kthehet në pozicionin e mbyllur, çelësi i fikjes (limitatori) fik motorin e aspiratorit dhe dritën. Në qoftë se motori i aspiratorit dhe çelësi i dritës janë në pozicionin ON, kur paneli i përparmë të tërhiqet, motori i aspiratorit do të fillojë të funksionojë dhe dritat do të ndizen.
KONTROLLI ME BUTONA – Funksonimi ON/OFF i aspiratorit. Pasi të shtypni butonin, aspiratori do të fillojë të funksionojë në nivelin e shpejtësisë 1. – Për të funksionuar aspiratori me shpejtësinë 2, shtypni butonin e shpejtësisë 2 (Speed 2). – Për të funksionuar aspiratori me shpejtësinë 3, shtypni butonin e shpejtësisë 3 (Speed 3). – Butoni i dritës është për të ndezur dritën (ON). Për të fikur dritën, shtypeni përsëri butonin (OFF).
– Shtypeni butonin On/Off për të filluar zgjedhjen e shpejtësive të motorit. – Shtypeni butonin e shpejtësisë 1 (Speed 1) për të filluar motorin me shpejtësinë 1. – Shtypeni butonin e shpejtësisë 2 (Speed 2) për të filluar motorin me shpejtësinë 2. – Shtypeni butonin e shpejtësisë 3 (Speed 3) për të filluar motorin me shpejtësinë 3. – Për të ndezur dritën, shtypeni butonin e dritës. Për të fikur dritën, shtypeni përsëri.
MIRËMBAJTJA KUJDES! Përpara se të kryeni çfarëdo operacion mirëmbajtjeje, izolojeni aspiratorin nga furnizimi elektrik duke e fikur lidhësin dhe duke hequr siguresën e lidhësit. Ose, në rast se pajisja është lidhur nëpërmjet një spine dhe prize, atëherë spina duhet të hiqet nga priza.
Pastrimi Aspiratori duhet të pastrohet rregullisht (të paktën me të njëjtën shpeshtësi me të cilën kryeni mirëmbajtjen e filtrit të yndyrnave) nga brenda dhe nga jashtë. Pastroni duke përdorur një leckë të lagur me detergjent neutral të lëngshëm. Mos përdorni produkte gërryese. MOS PËRDORNI ALKOOL! KUJDES: Pamundësia për të zbatuar rekomandimet bazë për pastrimin e aspiratorit dhe për zëvendësimin e filtrave mund të shkaktojë rrezik zjarri. Për këtë arsye, ne rekomandojmë zbatimin e këtyre udhëzimeve. Prodhuesi refuzon të gjitha përgjegjësitë për çdo dëmtim të motorit ose çfarëdo dëmtim nga zjarri që lidhet me mirëmbajtjen e papërshtatshme ose me moszbatimin e rekomandimeve të mësipërme për sigurinë.
Filtrat Pjesët ku mbahet Filtri metalik për yndyrnat kap grimcat e yndyrës së gatimit. Filtri i yndyrnave duhet të pastrohet një herë në muaj duke përdorur detergjente jo agresive ose me dorë ose në pjatalarëse, e cila duhet të vendosen në një temperaturë të ulët dhe në një cikël të shkurtër. Kur lahet në pjatalarëse, filtri i yndyrnave mund të humbasë ngjyrën, por kjo nuk ndikon në kapacitetin e tij filtrues. Për të hequr filtrin e yndyrnave, tërhiqeni dorezën e lirimit të sustës. Filtri me qymyr (vetëm në variantin me filtër) thith erërat e pakëndshme të shkaktuara nga gatimi. Mbushja (ngopja) e filtrit me qymyr ndodh pas përdorimit të zgjatur, në varësi të llojit të gatimit dhe rregullshmërisë së pastrimit të filtrit të yndyrnave. Sidoqoftë, është e nevojshme që të paktën çdo katër muaj të zëvendësohet pjesa e filtirt që mban qymyrin. Filtri i qymyrit NUK mund të lahet ose rigjenerohet.
Zëvendësimi i llampave Aspiratori është i pajisur me një sistem ndriçimi të bazuar ën teknologjinë LED. LED-ët garantojnë një ndriçim optimal, një kohëzgjatje deri në 10 herë më shumë se llampat tradicionale dhe mundësojnë kursimin e deri në 90% të energjisë elektrike. KUJDES! Per ndrrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen teknike.
Këshilla për kursimin e energjisë 1) Kur të filloni gatimin, ndizeni aspiratorin e kuzhinës në shpejtësinë minimale, për të kontrolluar lagështirën dhe për të hequr erën e gatimit. 2) Rriteni nivelin e shpejtësisë së aspiratorit vetëm kur sasia e avullit e bën të nevojshme. 3) Mbajeni filtrin(at) e aspiratorit të pastër, për të optimizuar efikasitetin e yndyrnave dhe erërave.
Notice Facile