T-Air - Kapaku FABER - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas T-Air FABER në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirator kuzhine |
| Marka | Faber |
| Modeli | T-Air |
| Dimensionet (G x T x L) | 60 x 50 x 15 cm |
| Pesha | 12 kg |
| Tensioni i furnizimit | 230 V / 50 Hz |
| Fuqia e thithjes | 250 m³/h |
| Niveli i zhurmës | 55 dB (maks) |
| Klasa energjetike | A |
| Lloji i filtrimit | Filtër yndyre metalik + filtër karboni (opsional) |
| Numri i shpejtësive | 3 |
| Ndriçimi | LED i integruar |
| Lloji i komandës | Butona shtypës |
| Diametri i daljes | 150 mm |
| Mënyra e shkarkimit | Shkarkim i jashtëm ose riciklim |
| Mirëmbajtja | Pastrim i rregullt i filtrave të yndyrës |
| Materiali | Çelik inox |
| Garancia | 2 vjet |
| Riparueshmëria | Pjesë këmbimi të disponueshme (motori, filtrat, llamba) |
Pyetjet më të shpeshta - T-Air FABER
Pyetjet e përdoruesve rreth T-Air FABER
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj T-Air - FABER dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. T-Air e markës FABER.
MANUAL I PËRDORUESIT T-Air FABER
Për sigurinë tuaj dhe për funksionimin korrekt të aparatit, ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe vënies në punë. Mbajini këto udhëzime gjithmonë bashkë me aparatin, edhe në rast se ua jepni ose ua transferoni të tjerëve. Është e rëndësishme që përdoruesit t'i njohin të gjitha karakteristikat e funksionimit dhe të sigurisë së aparatit.
Lidhja e kabllove duhet të bëhet nga një teknik kompetent.
- Prodhuesi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
- Distanca minimale e sigurisë midis pianurës së gatimit dhe aspiratorit është 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës dhe për instalimin).
- Nëse udhëzimet e instalimit të pianurës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të merret parasysh.
- Kontrolloni nëse tensioni i rrjetit korrespondon me atë që
shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
- Mekanizmat e ndarjes duhet të instalohen në impiantin fiks në përputhje me normativat e sistemeve të kabllimit.
- Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i furnizimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me tokëzimin.
- Lidheni aspiratorin me gypin e daljes së tymit me një tub me diametër minimal 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur.
- Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit.
- Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra djegieje (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
- Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet ajrim i mjaftueshëm në lokal për të parandaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kur aspiratori i kuzhinës përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori.
- Ajri nuk duhet të nxirret nëpërmjet një kanali të përdorur për shkarkimin e
tymrave nga aparate djegieje të ushqyera me gaz ose me lëndë të tjera djegëse.
- Kablloja ushqyese, nëse është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga një teknik i shërbimit të asistencës.
- Lidheni spinën me një prizë që është në përputhje me normativat në fuqi e në pozicion të arritshëm.
- Lidhur me masat teknike e të sigurisë për t'u adoptuar për shkarkimin e tymrave ka rëndësi që t'u përmbaheni rreptësisht rregulloreve të përcaktuara nga autoritetet vendore.

KUJDES: para se ta instaloni aspiratorin, hiqeni cipën mbrojtëse plastike.
- Përdorni vetëm vidhat e vogëlina të llojit të duhur për aspiratorin.

KUJDES: në rast se nuk instalohen vidhat ose mekanizmat e fiksimit në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktohen rreziqe për goditje elektrike.
- Mos e shikoni direkt me mjete optike (dylbi, lente zmadhuese....).
- Mos gatuani me mënyrën flambé nën aspirator: mund të zhvillohet një zjarr.
- Ky aparat mund të përdoret nga fëmijë me moshë jo më pak se 8 vjeç e nga persona me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me
përvojë e njohje të pamjaftueshme, me kusht që të kontrollohen me vëmendje e të udhëzohen për përdorimin në mënyrë të sigurtë të aparatit e për rreziqet që ai mbart. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me aparatin. Pastrimi e mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç rasteve kur janë të kontrolluar.
- Kontrolloni fëmijët, duke u siguruar që të mos luajnë me aparatin.
- Ky aparat nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara psiko-fiziko-shqisore ose me përvojë e njohje të pamjaftueshme, me përjashtim të rasteve kur kontrollohen me vëmendje dhe udhëzohen.

Pjesët e prekshme mund të bëhen shumë të nxehta gjatë përdorimit të aparateve të gatimit.
- Pastroni e/o zëvendësoni filtrat pas periudhës së kohës së përcaktuar (rrezik zjarri). Shikoni paragrafin Mirëmbajtja e pastrimi.
- Duhet të jetë i pranishëm një ajrim i mjaftueshëm në lokal kur aspiratori përdoret njëkohësisht me aparate që përdorin gas ose lëndë të tjera djegëse (nuk mund t'u vihet aparateve që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal).
- Simboli imbi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk mund të përpunohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkti për t'u përpunuar duhet të çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është përpunuar në mënyrë korrekte, do të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për shëndetin që mund të rrjedhë përndryshe nga përpunimi i tij i papërshtatshëm. Për informacione më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku është blerë produkti.
Deklarata e konformitetit
Prodhuesi deklaron që kjo pajisje me funksion radio K-Link + WIFI është në përputhje me direktivën 2014/53/EU.
Tekstin e plotë të deklaratës së konformitetit të BE-së e gjeni në adresën e mëposhtme të internetit, duke kërkuar kodin e produktit:
Këtë kod mund ta gjeni në etiketën e vendosur në brendësi të produktit.
| Brezat e frekuencës | Fuqia maksimale e transmetuar |
| 2,4 GHz | 100 mW maks. |
| 5 GHz | 100 mW maks. |
2. PËRDORIMI
- Aspiratori është projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak me qëllim eliminimin e erërave nga kuzhina.
- Mos e përdorni kurrë aspiratorin për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
- Mos e lini kurrë flakën e lartë nën aspirator kur është në punë.
- Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës së gatimit, duke u siguruar që të mos përfshijë anët.
- Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund të marrë zjarr.
3. PASTRIMI E MIRËMBAJTJA
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të lahet, as mund të rigjenerohet e duhet të zëvendësohet rreth çdo 4 muaj pune ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv (W).

- Filtrat kundër yndyrës duhet të pastrohen çdo 2 muaj nga funksionimi ose më shpesh në rast përdorimi shumë intensiv e mund të lahen në enëlarëse (Z).

- Pastrojeni aspiratorin duke përdorur një cohë të lagësht e detergjent të lëngshëm neutral.
- Për pastrimin e jashtëm dhe të brendshëm të aspiratorit, shmangni produktet me alkool ose silikon.
- KOMANDAT
![]() | ||||
| Buton i | Shtypja e butonit | Funksioni Ekrani/LED | ||
| A | Shkurt Duke e mbajtur butonin të shtypur, ndizet/fiket aspiratorin me shpejtësinë e parë. | Në ekran shfaqet 1. | ||
| B | Shkurt Shtypni ose zhvendosni gishtin nga e majta në të djathtë për të rritur shpejtësinë nga 1 në 2, 3, Intensive.Funksioni intensiv ka një kohëzgjatje 6 minuta. Në përfundim të kohës, sistemi kthehet në shpejtësinë e konfiguruar më parë.Përsëritni procesin duke ndjekur rendin e kundërt të hapave, për uljen e shpejtësisë (nga e djathta në të majtë). | Në ekran shfaqet shpejtësia e zgjedhur.Nëse zgjidhet shpejtësia intensive, në ekran shfaqet një animim. | ||
| Shtypje e gjatë e vijave më majtas, kur të gjitha ngarkesat janë fikur (motori dhe dritat) | Funksioni Billokim i tastierësAktivizon/çaktivizon bilokimin e tastierës për pastrimin e aspiratorit. | Të gjitha dritat LED pulsojnë | ||
| Shtypje e gjatë e vijave më djathtas, kur të gjitha ngarkesat janë fikur (motori dhe dritat) | Zgjedhja e pianurës induksion/gazZgjidhni tipologjinë e pianurës për përdorim të ndërthurur me induksion/gaz.Nga fabrika është paravendosur tipologjia e pianurës me induksion. | 1 pulsim i dritës LED A: konfirmon zgjedhjen e pianurës me induksion.2 pulsime të dritës LED A: konfirmon zgjedhjen e pianurës me gaz. | ||
| C | Shkurt Ndez/fik dritat me intensitet maksimal.Nëse keni një pianurë me induksion të çiftuar me aspiratorin, e nëse ky i fundit është i fikur, sapo të hapni pianurën me induksion, dritat e aspiratorit ndizen me intensitet maksimal. | Fikse | ||
| Shtypje e gjatë me gjithë ngarkesat e fikura (motori dhe dritat)Shkurt Ndez/fik dr | Çiftimi K-LinkPara se të nisni procedurën, ndiqni udhëzimet specifieke të manualeve të pajisjeve që do të çiftohen.Filloni procedurën e lidhjen e aspiratorit me pajisjet kompatibël K-Link (pianurë me induksion ose telekomandë). Mund të lidhni deri në 3 plane gatimi me induksion dhe një telekomandë të vetme. Referojuni manualit të pajisjeve për proceset që duhen ndjekur në to.Procedura e çiftimit zgjat 2 minuta. Nëse brenda kësaj periudhe nuk njihet asnjë pajisje, verifikoni nëse e keni nisur më parë procedurën e pajisjeve që do të çiftoni. Mund të jetë arritur maksimumi i pajisjeve që mund të lidhen.tat me intensitet mesatar. Fikse | Në ekran shfaqet një animim: procedura e çiftimit në proces.Pas përfundimit me sukses të procedurës, të gjitha dritat LED ndizen për 2 sekonda. | ||
| D | ||||
| Shtypje e gjatë me gjithë ngarkesat e fikura (motori dhe dritat) | Kryhet rivendosja e alarmit të ngopjes së filtrave. | Në ekran shfaqet F 3 herë, duke treguar që rivendosja e filtrave është kryer. | ||
| Sinjalizo alarmin e ngopjes së filtrave metalikë kundër yndyrë dhe nevojën për t'i lare. Alarmi hyn në funksion pas 100 orë pune efektive të kapës. | Me motor të fikur, në ekran shfaqet F + 1 disa herë me alternim. | |||
| Sinjalizo alarmin e ngopjes së filtrit kundër erës së keqe me karbon aktiv. Alarmi hyn në funksion pas 200 orë pune efektive të kapës. | Me motor të fikur, në ekran shfaqet F + 2 disa herë me alternim. | |||
| E Shkurt | Funksioni “Shtyrje”Aktivizon/çaktivizon funksionin “Shtyrje” (fikja automatike e motorit dhe e ndriçimit të vonuar me 30').Nuk aktivizohet me intensivitet ose ndezje 24 orë.Funksion çaktivizohet duke shtypur të njëtin buton ose duke shtypur për rreth 1 sekondë butonin A për të fikur motorin. | Drita LED A qëndron fikse dhe drita LED E ndizet. Në ekran shfaqet një animim. | ||
| Shtypje e gjatë me dritën ose motorin të ndezur | Funksionim 24 orëAktivizon/çaktivizon motorin në modalitetin e ndërrimit të ajrit 24 orë, një shpejtësi që mundëson aspirimin 10 minuta çdo orë, për një cikël 24-orësh.Nuk aktivizohet nëse është aktiv modaliteti intensiv ose i shtyrjes. | Drita LED A qëndron e fikse dhe drita LED E pulson. Në ekran shfaqet një animim. | ||
| Shtypje e gjatë me gjithë ngarkesat e fikura (motori dhe dritat) | Shkëputja e K-LinkFilloni procedurën e anulimit të gjithë pajisjeve kompatibël K-Link që janë qenë të lidhura paraprakisht me funksionin e çiftimit K-Link. | Pas përfundimit me sukses të procedurës, të gjitha dritat LED pulsojnë 5 herë. | ||
| F Shkurt | Lidhja Wi-FiAktivizon/çaktivizon funksionin e lidhjes Wi-Fi.Shënim: funksioni Wi-Fi aktivizohet automatikisht kur përdoruesi kërkon procedurën e konfigurimit të Wi-Fi. | Pulson: lidhja me rrjetin e shtëpisë në proces.E fiksuar: lidhja Wi-Fi aktive | ||
| Shtypje e gjatë me gjithë ngarkesat e fikura (motori dhe dritat) | Konfigurimi i Wi-FiAktivizon/çaktivizon procedurën e konfigurimit të Wi-Fi.Përpara se të filloni procedurën, përdorni aplikacionin Faber Cloud për të kryer regjistrimin në sistemin IOT Faber. Më pas, ndiqni udhëzimet për të shtuar një pajisje të re dhe për të kryer regjistrimin në ruterin e shtëpisë.Nëse procedura nuk përfundon me sukses pas disa minutash, çaktivjojeni duke e shtypur sërish butonin gjatë, para se të provoni sërish. Në çdo rast, aspiratori del nga procedura nëse kjo e fundit nuk përfundohet me sukses brenda 15 minutash. | Në ekran shfaqet një animim: procedurën e konfigurimit në proces.Pas konfirmimit të përfundimit me sukses të procedurës, të gjitha dritat LED ndizen per 2 sekonda. | ||
| G | Shkurt | Modaliteti automatikAktivizon/çaktivizon modalitetin e funksionimit automatik.Për çdo shtypje të butonave të tjere, modaliteti automatik çaktivizohet.Modaliteti automatik aktivizohet duke shtypur butonin ose duke ndezur pianurën e çiftuar me induksion. Shpejtësia e aspiratorit konfigurohet automatikisht, duke përdorur nivelin më të lartë aktual të fuqisë në zonat e pianurës. Kur fiket pianura me induksion, ruhet shpejtësia e fundit e aktivizuar për 5 sekonda, pra shpejtësia 1 për 15 minuta. Në përfundim të 15 minutave, motori fiket. Statusi i dritave nuk modifikohet.Falë pranisë së sensorit të cilësisë së ajrit, një algoritmë është në gjendje të modulojë shpejtësinë në bazë të nivelit të cilësisë së ajrit të thithur.KUJDES: Funksioni i algoritmit optimalizohet për llojet më të zakonshme të kuzhinave. Përgatifjet jo të zakonshme mund të gjenerojnë një reagim jo të optimalizuar. | E fiksuar:modaliteti automatik i aktivizuar.E fikur:modaliteti automatik i çaktivizuar përkohësisht. | |
| Shtypje e gjatë me gjithë ngarkesat e fikura (motori dhe dritat) | Aktivizon/çaktivizon alarmin e filtrave të karbonit aktiv. | Me motor të fikur, në ekran shfaqet F + 2 disa herë me alternim:alarm i aktivizuar.Me motor të fikur, në ekran shfaqet F + 0 disa herë me alternim:alarm i çaktivizuar. | ||
| Rendi i këshilluar i çiftimit midis pajisjeve:1 - Modaliteti K-Link (shih manualin e telekomandës)2 - Çiftimi K-Link (shih manualin e aspiratorit)3 - Çiftimi i telekomandës së aspiratorit (shih manualin e telekomandës)4 - Çiftimi K-Link (shih manualin e aspiratorit)5 - Çiftimi i pianurës me aspiratorin (shih manualin e pianurës me induksion) | ||||
5. APLIKACIONI FABER CLOUD
Aplikacioni Faber Cloud është i disponueshëm për smartfonët me iOS dhe Android dhe mundëson përdorimin e gjithë funksioneve të aspiratorit përmes një ndërveprimi në distancë.
6. TELEKOMANDA (OPSIONALE)

- Për zëvendësimin kontaktoni Asistencën Teknike ("Për blerjen drejtohuni asistencës teknike").
![]() | ![]() | |
| Ikona | Funksioni | |
| Faqja kryesore | ||
| Shto pajisjen e re | ||
| Menaxhimi i profilit të përdoruesit | ||
| Lidhja me rrjetin Wi-Fi të Faber | ||
| Fikja/ndezja e aspiratorit | ||
| Menaxhimi i sistemit të ndriçimit | ||
| Menaxhimi i shpejtësisë së motorit | ||
| Funksioni intensiv | ||
| Funksionim 24 orë | ||
| Funksioni “Shtyrje” | ||
| AUTO | Funksioni automatik | |
| Menaxhimi i cilësimeve të aplikacionit | ||


