IM-122T - Makinë akulli Vivax - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas IM-122T Vivax në format PDF.

Vivax IM-122T - Makinë akulli
📄 112 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Vivax IM-122T - page 46
Shiko manualin : English EN Македонски MK Slovenščina SL Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Makinë akulli portative
Modeli IM-122T
Marka Vivax
Kapaciteti i prodhimit të akullit 12 kg / 24 orë
Kapaciteti i ruajtjes së akullit 0.6 kg (përafërsisht)
Madhësia e kubave të akullit Të vogël / Të mëdha (të zgjedhshme)
Koha e parë e prodhimit të akullit 6-8 minuta (përafërsisht)
Kapaciteti i rezervuarit të ujit 1.2 L
Furnizimi me energji 220-240 V ~ 50 Hz
Konsumi i energjisë 85 W (përafërsisht)
Ftohësi R600a (miqësor me mjedisin)
Dimensionet (G x T x L) 222 x 294 x 290 mm
Pesha neto 8.5 kg
Niveli i zhurmës < 45 dB(A)
Funksioni i vetëpastrimit Po
Mbyllje automatike Kur koshi i akullit është plot
Treguesi i nivelit të ujit Po (dritare transparente)
Paneli i kontrollit Butona me prekje me tregues LED
Materiali Plastikë ABS / Çelik inox
Garancia 2 vjet

Pyetjet më të shpeshta - IM-122T Vivax

Sa kohë duhet për të bërë grupin e parë të akullit?
Grupi i parë zakonisht merr 6-8 minuta në varësi të temperaturës së ambientit dhe temperaturës së ujit.
Sa akull mund të prodhojë makina në ditë?
Vivax IM-122T mund të prodhojë deri në 12 kg akull në 24 orë në kushte standarde.
A mund të përdor ujin e rubinetit në makinën e akullit?
Po, por rekomandohet përdorimi i ujit të filtruar ose të distiluar për të zvogëluar grumbullimin e mineraleve dhe për të përmirësuar pastërtinë e akullit.
Si e pastroj makinën e akullit?
Përdorni funksionin e vetëpastrimit ose pastroni manualisht me një përzierje uji dhe uthull. Shpëlajeni mirë para përdorimit.
Çfarë do të thotë treguesi 'akull plot'?
Kur koshi i akullit është plot, makina ndalon automatikisht prodhimin e akullit dhe ikona e plot ndizet.
Pse makina e akullit nuk bën akull?
Kontrolloni nëse rezervuari i ujit është bosh, koshi i akullit është plot, ose temperatura e ambientit është shumë e lartë (>32°C). Gjithashtu sigurohuni që makina të jetë e niveluar dhe e lidhur siç duhet.
Si ta ndryshoj madhësinë e kubave të akullit?
Shtypni butonin 'Zgjedh' në panelin e kontrollit për të kaluar midis madhësive të vogla dhe të mëdha të kubave të akullit.
A është makina e akullit e zhurmshme?
Niveli i zhurmës është nën 45 dB(A), i ngjashëm me një bisedë të qetë. Është normale të dëgjohen tingujt e pompimit të ujit dhe rënies së akullit.
A mund ta lë makinën e akullit të ndezur gjatë natës?
Po, makina ka mbyllje automatike kur koshi është plot ose uji është i ulët. Është e sigurt ta lini të ndezur.
Ku mund të gjej pjesë zëvendësuese?
Kontaktoni shërbimin e klientit Vivax ose tregtarët e autorizuar. Pjesët e zakonshme përfshijnë koshin e akullit, pompën e ujit dhe tapën e kullimit.

Pyetjet e përdoruesve rreth IM-122T Vivax

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë akulli në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IM-122T - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IM-122T e markës Vivax.

MANUAL I PËRDORUESIT IM-122T Vivax

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Serviset e autorizuara

SLO

Navodila za uporabo

Garancijski list / Servisna mesta

EN

User manual

VIVAX

Prodhuesi është ekskluzivisht përgjegjës për lëshimin e deklaratës së konformitetit të BE-së Emri dhe adresa e prodhuesit:

M SAN Grupa d.o.o.

Dugoselska ulica 5, 10372 Rugvica, Hrvatska (Croatia)

Subjekti i deklaratës:

Produkt: AKULLORËS

Emri i markës: VIVAX

Objekti i deklaratës në fjalë është në përputhje me legjislacionin përkatës të Unionit për harmonizim:

  1. EMC Direktiva 2014/30/EU
  2. LVD Direktiva 2014/35/EU
  3. ErP Direktiva 2009/125/EC
  4. RoHS Direktiva 2011/65/EU

Referenca në standardet e harmonizuara të aplikuara ose referenca në specifikimin teknik në lidhje me të cilin deklarohet konformiteti:

EN 55014-1:2017+A11:2020

EN 55014-2:2015

EN IEC 61000-3-2:2019

EN 61000-3-3:2013+A1:2019

EN 60335-1:2012+AC:2014+A11:2014+A13:2017+A1:2019+A14:2019+A2:2019

EN 60335-2-24:2010+A1:2019+A2:2019+A11:2020

EN 62233:2008+AC:2008

EN 50564:2011

IEC 62321-1:2013

IEC 62321-2:2013

IEC 62321-3-1:2013

IEC 62321-4:2013+AMD1:2017

IEC 62321-5:2013

IEC 62321-6:2015

IEC 62321-7-1:2015

IEC 62321-7-2:2017

IEC 62321-8:2017

Shkup, 15.12.2023

Vendi dhe data e lëshimit

Vivax IM-122T - VIVAX - 1

Emri / funksioni / nënshkrimi

Pakom Kompani zocel Shkup, Jadranska Magistrala nr. 12,

P.Fah 829, 1000 Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut

TVSH: MK4030992148501, NLB Bank AD 210-0453086101-55

Tel.: +389 (0)2 3202 800 Faks: +389 (0)2 3202 892

http://www.pakom.com.mk E-mail: finance@pakom.com.mk

VIVAX

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Serviset e autorizuara

Vivax IM-122T - VIVAX - 1

Para përdorimit të kësaj pajisjeje lexoni me kujdes këtë udhëzues dhe ruajini udhëzimet për përdorim në të ardhmen.

PËRMBAJTJA

PËRGATITJA E PAJISJES PËR PËRDORIM TË PARË ...... 3

NJOHJA E PAJISJES 8

HIQJA E PAKETIMIT TË PAJISJES 10

KYÇJA E PAJISJES 10

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E PAJISJES 11

PËRDORIMI I PAJISJES 11

MËNJANIMI I PROBLEMEVE.... 12

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE 13

QËNDRIM MIQËSOR NDAJ MJEDISIT JETËSOR 13

PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE

Siguria juaj dhe siguria e personave të tjerë janë shumë të rëndësishme.

Në këto udhëzime dhe në pajisje janë dhënë udhëzime të rëndësishme sigurie të cilat duhet t'i respektoni.

Gjithmonë lexoni dhe përmbajuni këtyre udhëzimeve dhe paralajmërimeve.

Ky është simboli i paralajmërimit të sigurisë:

Vivax IM-122T - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE - 1

Me këto mesazhe sigurie do të shfaqet simboli i paralajmërimit dhe fjalët DANGER - "RREZIK" ose WARNING - "PARALAJMËRIM".

Vivax IM-122T - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE - 2

DANGER

Vivax IM-122T - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE - 3

WARNING

Mund të ekspozoheni ndaj rrezikut nga lëndime të rënda që mund të jenë të rrezikshme për jetën tuaj nëse nuk ndiqni ose nuk u përmbaheni paralajmërimeve të sigurisë dhe udhëzimeve të dhëna në këto udhëzime.

Ky udhëzim do të përshkruajë të gjitha rreziqet e mundshme dhe masat e listuara për të shmangur rreziqet e tilla dhe për të parandaluar dëmtimin e mundshëm dhe do të përshkruajë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet.

Kur përdorni pajisje elektrike, gjithmonë ndiqni masat themelore të sigurisë për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, dëmtimit personal ose dëmtimit të pajisjeve ose pronës. Para se të përdorni pajisjen, lexoni plotësisht udhëzimet për përdorim dhe ruajini ato në një vend të njohur

për rastin e ri-përdorimit. Nëse transferoni pajisjen, bashkëngjitni edhe këto udhëzime.

PARALAJMËRIM: Hapjet në frigorifer, të parapara për ventilimin e pajisjes, duhet të jenë të lira për qarkullimin e ajrit.

PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni instalimin e ftohjes.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike ose ngrohëse për shkrirje dhe heqje të akullit, spërkatës të shkrirjes ose objekte të mprehta, nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.

PARALAJMËRIM: Nëse pajisja nuk është në përdorim, dhe para mirëmbajtjes së përdoruesit ose pastrimit, sigurohuni që të shkëputni frigoriferin nga furnizimi me energji elektrike.

PARALAJMËRIM: Nëse kablloja e energjisë është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i shërbimit ose një person i kualifikuar, për të shmangur rrezikun dhe goditjen elektrike.

PARALAJMËRIM: Ju lutemi hidhni pajisjen e vjetër të përdorur në përputhje me rregulloret lokale për përdorimin e njësisë me gazra të ndezshme dhe izolim. Nëse pajisja përmban një derë me çelës, sigurohuni të hiqni derën dhe bllokoni për të parandaluar mbylljen e pajisjes dhe situata të padëshiruara.

Frigoriferi përmban gaz ftohës R600a. Lloji i gazit është shënuar në etiketën brenda frigoriferit. Gazi është plotësisht miqësor me mjedisin, R600 është një gaz natyror dhe është plotësisht i padëmshëm, por i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, kini kujdes mos të ketë asnjë dëmtim të ndonjë pjese (komponenti) të frigoriferit. Në rast të dëmtimit, shmangni zjarr të hapur apo ekspozimin e pajisjeve ndaj burimeve të nxehta dhe menjëherë ajrosni dhomën ku është vendosur pajisja. Mos e shkëputni pajisjen tuaj ose pajisje të tjera elektrike pasi

Vivax IM-122T - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE - 4

Vivax IM-122T - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE - 5

që mund të shkaktojë një zjarr. Riparimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhet nga shërbimi profesional dhe i autorizuar.

  • Mos e përdorni pajisjen për ruajtjen e substancave eksplozive si kanoçe aerosoli ose kontejnerë që përmbajnë substanca të ndezshme pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim të pajisjes ose zjarr.
  • Sigurohuni që priza e rrymës përputhet me tensionin dhe frekuencën e pajisjes, të cilat janë të shënuara në pllakën e specifikimeve të pajisjes.

- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak dhe për qëllime të ngjashme të tilla si:

- Hapësira të kuzhinës për punëtorët në dyqane, zyra dhe fusha të tjera të punës - objekte hotelierike të tilla si dhoma në hotele, motele dhe objekte të tjera të akomodimit.

  • Objekte të akomodimit "Bed and breakfast" (shtrat dhe mëngjes).
  • Katering dhe shërbime të ngjashme që nuk japin me qira.

Pajisja është parashikuar vetëm për të bërë kube akulli. Pajisja nuk është parashikuar për përdorim profesional.

- Mos përdorni shtojca/aksesorë që nuk janë miratuar nga prodhuesi për të shmangur zjarrin, goditjen elektrike ose lëndimet.

- Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja elektrike është e dëmtuar. Nëse kablloja elektrike është e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, një qendër e autorizuar e shërbimit ose persona profesional të kualifikuar për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike ose zjarrit. Aparati automatik për akull duhet të jetë i pozicionuar në mënyrë që priza të jetë gjithmonë në dispozicion. Kyçni pajisjen vetëm në prizë të tokëzuar si duhet. Në prizën e njëjtë të rrymës, mos kyçni pajisje të tjera. Sigurohuni që priza është futur plotësisht dhe siç duhet në prizën e murit.

- Mos e vendosni kabllon e energjisë mbi qilima ose izolatorë të tjerë të ngrohjes. Mos e mbuloni dhe mos e

Palosni kabllon e energjisë. Mbajeni kabllon larg nga vendet ku mund të shkelet, shtyhet ose shtypet. Mos e zhytni kabllon elektrike në ujë. Kablloja e rrymës nuk duhet të varet nga këndi i tavolinës, sipërfaqes së punës, dhe nuk duhet të prekë sipërfaqe të nxehtë.

- Pajisja mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e më tepër dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose mungesës së përvojës dhe njohurive në qoftë se ata janë të mbikëqyrur apo nëse personi përgjegjës ju ka dhënë udhëzime për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe në qoftë se ata i kuptojnë rreziqet e mundshme ndaj të cilave ata janë të ekspozuar gjatë përdorimit të pajisjes.

- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë nëse nuk janë nën mbikëqyrje.

- Pajisja nuk është për përdorim me kohëmatës të jashtëm apo sistem të veçantë me telekomandë.

- Gjithmonë hiqeni nga priza e rrjetit elektrik, kur nuk është në përdorim ose në qoftë se doni të kryeni mirëmbajtje të përdoruesit dhe pastrim.

- Nuk rekomandohet përdorimi i kabllove zgjatëse pasi kjo mund të mbingarkojë instalimin dhe të çojë në zjarr. Nëse duhet të përdorni një kabllo zgjatëse, përdorni kabllo zgjatëse me prerje minimale prej të paktën 0.75mm2 dhe fuqisë minimale të vlerësuar në 16A/250V\~.

- Gjithmonë sigurohuni që duart tuaja janë të thata para se të hiqni kabllon nga priza. Asnjëherë mos e tërhiqni nga priza duke tërhequr kabllon.

- Para se pastrimit, riparimit ose mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik duke hequr kabllon nga priza.

- Pajisja është parashikuar për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni për ndonjë qëllim tjetër. Mos përdorni në automjete apo anije në lëvizje. Nuk është për përdorim

të jashtëm. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë lëndime.

- Për t'u mbrojtur nga goditja elektrike, mos e zhytni në ujë ose lëng tjetër, përveç nëse specifikohet ndryshe në udhëzimet për pastrimin e pajisjes.

- Mos e përdorni pajisjen jashtë. Vendosni pajisjen larg nga rrezet e diellit direkte, lagështia e tepërt, pluhuri ose dridhjet.

- Lini të paktën 10 mm hapësirë në mes të pasme të aparatit të akullit dhe murit, dhe të paktën 10 mm hapësirë në çdo anë.

- Për të bërë kube akulli, përdorni vetëm ujë të pijshëm dhe të pastër.

- Mos e pastroni pajisjen me lëngje tretëse, gërryese dhe të ndezshme. Avulli mund të rezultojë në zjarr, shpërthim ose dëmtim të pajisjes tuaj.

- Mos e ktheni kokëposhtë pajisjen. Mos e lëvizni pajisjen kur ajo është në veprim ose është e kyçur.

- Nëse aparati i akullit është sjellë nga një hapësirë e ftohtë apo e lagësht në një hapësirë të mbyllur, para se ta kyçni në prizën elektrike, lëreni pajisjen për disa orë që të ngrohet në temperaturën e dhomës.

- Për të shmangur situata të padëshirueshme për shkak të kthimit kokëposhtë ose rënies, pajisja duhet gjithmonë të jetë në një sipërfaqe të rrafshët dhe të qëndrueshme.

PARALAJMËRIM: Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.

E RËNDËSISHME: Telat brenda kabllos së energjisë janë të ngjyrosura në mënyrën në vijim:

Gjelbër ose gjelbër me shirit të verdhë: Tokëzimi

Kaltër: Nuli

Ngjyrë kafeje: Faza

NJOHJA E PAJISJES

Pjesët: 1. Lugë për akull.

  1. Senzor i mbushjes me akull
  2. Shporta për akull
  3. Kapaku i lartë me dritare të tejdukshme
  4. Hapja për ajër
  5. Kapaku i daljes për ujë: nga ana e përparme poshtë e pajisjes
  6. NIVELI MAKSIMAL I PAJISJES: ---- ▼ ----

Që të shihni shenjën e nivelit të ujit hiqni shportën për akull.

Vivax IM-122T - NJOHJA E PAJISJES - 1

Pllaka kontrolluese dhe funksionet

Pllaka kontrolluese:

Shfaq madhësinë e zgjedhur të kubeve të akullit: (S): Vogël (L): Madhe.

A. Treguesi i punës B. Shenja që rezervuari i kubeve të akullit është i plotë C. Shenja që nuk ka ujë në rezervuar D. Butoni për kyçje/shkyçje të pajisjes. E. Butoni për zgjidhje të madhësisë së kubeve të akullit.

Pllaka kontrolluese Shto ujë Akull plot Ndez/Fik Fuqia Zgjidh A B C D E F S L

  1. Hiqni paketimin e jashtëm dhe të brendshëm. Së pari, sigurohuni që i keni të gjitha aksesorët. Në qoftë se mungon ndonjë aksesor ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj.
  2. Hiqni shiritin ngjitës që siguron lopatëzën për akull, shportën për akull dhe lugën për akull. Pastroni rezervuarin dhe shportën për akull.
  3. Vendosni aparatin për akull në një sipërfaqe të rrafshët të mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe burime të tjera të ngrohjes (p.sh.: soba, furra, radiatorë). Lini të paktën 10 mm hapësirë nga ana e pasme dhe anët e aparatit për akull dhe murit.
  4. Para se të kyçni aparatin për akull në rrymë pritni një orë që të bie mjeti për ftohje.
  5. Pajisja duhet të vendoset në mënyrë që priza të jetë në dispozicion.

KYÇJA E PAJISJES

Vivax IM-122T - KYÇJA E PAJISJES - 1

RREZIK

Përdorimi i papërshtatshëm i prizës së patokëzuar mund të rezultojë në rrezik të goditjes elektrike. Nëse kablloja është e dëmtuar, ju lutemi kontaktoni qendrën e autorizuar.

  1. Kjo pajisje për sigurinë tuaj duhet të jetë e tokëzuar si duhet. Kablloja e energjisë e kësaj pajisje është e pajisur me një prizë me tokëzim që i përshtatet një prize standarde elektrike të tokëzuar, për të zvogëluar rrezikun e goditjes elektrike.
  2. Kyçni pajisjen në prizë, të instaluar si duhet, të pavarur e të tokëzuar. Në asnjë mënyrë mos hiqni tokëzimin e prizës. Të gjitha çështjet që lidhen me fuqinë dhe/ose tokëzimin duhet të kryhen nga një elektricist i kualifikuar.
  3. Kjo pajisje kërkon prizë standarde të fuqisë me tension 220-240V, 50Hz me tokëzim të përshtatshëm.

PËRDORIMI I PAJISJES

  1. Hapni kapakun, hiqni shportën për akull dhe derdhni ujë në rezervuar.
  2. Sigurohuni që niveli i ujit është nën nivelin maksimal.
  3. Për të filluar ciklin e krijimit të kubeve akull, shtypni "Power" në pllakën kontrolluese.
  4. Nëse temperatura e dhomës është më e ulët se 15 °C, rekomandohet të zgjidhen kube me madhësi të vogël për të shmangur lidhjen mes kubeve të akullit.
  5. Cikli i krijimit të kubeve zgjat 6 deri 13 minuta, në varësi të madhësisë së kubeve të akullit dhe temperaturës së ambientit. Temperatura e preferuar e dhomës për krijimin e kubeve të akullit është në gamën prej 10°C deri 43°C.
  6. Nëse pompa e ujit nuk mund të injektojë ujë, aparati i akullit automatikisht do të ndalet dhe do të kyçet treguesi i mungesës së ujit. Para se rikyçni pritni të paktën 3 minuta që mjeti i ftohjes të bie.
  7. Kur pajisja është e mbushur me kube akulli dhe kyçet treguesi përkatës pajisja do të shkyçet automatikisht. Paralajmërim: Rrezet direkte të diellit apo drita e fortë artificiale mund të shkaktojnë mosfunksionim të sensorit "infared". Në qoftë se njësia vazhdon të punojë edhe pse kubet e akullit e mbulojnë sensorin, lëvizin pajisjen në një vend ku nuk ka rreze e direkte të diellit apo dritë e fortë artificiale.
  8. Uji në rezervuarin duhet të ndërrohet çdo 24 orë që të siguroheni që higjiena është në nivelin e duhur. Nëse nuk do të përdorni pajisjen kohë më të gjatë, derdhni tërë ujin e mbetur nga rezervuari.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E PAJISJES

Rekomandohet që para përdorimit të pastroni mirë aparatin për akull.

  1. Nxi rrni shportën për akull.
  2. Brendësinë pastrojeni me detergjent të tretur, ujë të ngrohtë dhe leckë të butë.
  3. Pastaj me ujë lajini pjesët e brendshme dhe derdhni ujin duke hequr kapakun nga vendi për derdhje në anën e përparme poshtë tek pajisja.
  4. Pjesën e jashtme të aparatit për akull duhet ta pastroni rregullisht me tretje të detergjentit të butë dhe ujit të ngrohtë.
  5. Brendësia dhe pjesa e jashtme duhet të thahen me leckë të butë.
  6. Nëse nuk mendoni ta përdorni aparatin kohë më të gjatë derdhni tërësisht ujin dhe thajeni brendinë e pajisjes.

MËNJANIMI I PROBLEMEVE

PROBLEMISHKAKU I MUNDSHËMZGJIDHJA
Ndriçon indikatori për shtim të ujit.Mungesë e ujit.Shkyçni pajisjen, shtoni ujë dhe kyçeni përsëri pajisjen me shtypjen e butonit “Power”.
Ndriçon indikatori që pajisja është mbushur me akull.Shporta e akullit është mbushur me akull.Hiqni akullin nga ena për akull. Me shtypje të përsëritura të butonit “Select” në 5 sekonda, pajisja ,mund të bëjë 10 cikle edhe nëse treguesi është kyçur.
Kubet e akullit ngjiten mes vetes.Cikli i krijimit të akullit është tepër i gjatë.Shkyçni pajisjen dhe përsëri kyçeni kur kubet e akullit do të shkrihen. Zgjidhni madhësi të vogël të kubeve.
Temperatura e ujit në rezervuarin e brendshëm është tepër e ulët.Ndërroni ujin. Temperatura e ujit duhet të jetë në gamën prej 8°C-32°C
Cikli i krijimit të akullit është normal, por kubet e akullit nuk krijohen.Temperatura e ambientit ose temperatura e ujit në rezervuarin e brendshëm është tepër e lartë.Temperatura e dhomës duhet të jetë në gamën prej 10-43°C, kurse temperatura e ujit në gamën prej 8-32°C.
Derdhet mjeti për ftohje.Çojeni në kontroll tek shërbimi i autorizuar.
Ndonjë gyp në sistemin e ftohjes është bllokuar.Çojeni në kontroll tek shërbimi i autorizuar.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE

ModeliIM-122T / IM-123B
Lloji i mbrojtjesI
Tipi klimatikSN/N/ST/T
Furnizimi me rrymë 220-240V/50Hz
Rryma për krijimit të akullit0.7A
Rryma maksimale 1.0A
Mjeti për ftohje R600a/26g
Neto pesha7,3kg / 7,2kg
Mjeti i izolimit C5H10
ShtëpizaÇelik ipandryshkshëm
Konsum: Modalitet i fikur (Off)0,25 W
Konsum:Modalitet fjetjeje (Standby)N.A.

Qëndrim miqësor ndaj mjedisit jetësor

Vivax IM-122T - Qëndrim miqësor ndaj mjedisit jetësor - 1

Prodhimet e shënuara me këtë simbol tregojnë se prodhimi i përket një grupi të pajisjeve elektrike dhe elektronike (prodhime EE), dhe nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake ose të rënda.

Trajtimi i saktë, asgjësimi dhe riciklimi i prodhimeve,

parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm ose hedhjen e këtij prodhimi.

Për më shumë informacione në lidhje me riciklimin dhe asgjësimin e këtij prodhimi, ju lutemi kontaktoni lokale për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme ose dyqanin tuaj, ku keni blerë prodhimin.

Deklarata e BE-së për përputhshmëri

Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

Vivax IM-122T - Deklarata e BE-së për përputhshmëri - 1

Deklarata e BE-së për përputhshmërinë mund të shkarkohet nga linkun në vijim: www.msan.hr/dokumentacijaartiklala

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresojmë se do të jeni të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin apo me personin i cili e shet produktin tonë. JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT TË PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET TË CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!

  1. Me këtë garanci, prodhuesi i produktit, përmes PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l. si kontraktues dhe zbatues i garancisë në Republikën e Maqedonisë, garanton riparim falas në përputhje me rregulloret në fuqi dhe kushtet e specifikuara në këtë fletë garancie. Me këtë garanci, ne garantojmë që lënda e garancisë do të funksionojë pa gabime të shkaktuara nga punimi i mundshëm i dobët dhe përdorimi i materialit dhe punimit të gjatë. Të gjitha këto defekte do të riparohen pa pagesë nga shërbimi i autorizuar gjatë periudhës së garancisë.

KUSHTET E GARANCISË:

  1. Periudha e garancisë fillon nga dita e blerjes së produktit dhe zgjat 24 muaj.
  2. Në rast të një defekti në produktin që i nënshtrohet kësaj garancie, ne marrim përsipër ta riparojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe më së voni brenda 30 ditëve pune. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 30 ditëve të punës, ai do të zëvendësohet me një të ri. Nëse sjellja e produktit zgjat më shumë se 10 ditë, garancia zgjatet për një kohëzgjatje prej 30 ditësh nga dita e riparimit.
  3. Garancia njihet vetëm me paraqitjen e një faturë blerjeje dhe këtë kartë garancie, e cila duhet të jetë e nënshkruar siç duhet nga shitësi, pra duhet të përmbajë datën e shitjes, vulën dhe shënimin e shitësit.
  4. Ekzekutuesi i garancisë ofron shërbim dhe pjesë këmbimi për 5 vjet nga data e prodhimit.

GARANCIA NUK MBULON:

  1. Kontrolle të rregullta, mirëmbajtje dhe ndërim të materialeve harxhuese. Rregullime ose ndryshime për të përmirësuar produktin për qëllime që nuk janë të specifikuara në udhëzimet teknike për përdorim, përveç nëse importuesi PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l është pajtuar me këto ndryshime.

GARANCIA NUK NJOHET NË RASTET E MËPOSHTME:

  • Nëse blerësi nuk dorëzon një kartë garancie dhe faturë të vlefshme.
  • Nëse blerësi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e produktit.
  • Nëse produkti është hapur, modifikuar ose riparuar nga persona të paautorizuar.
  • Nëse defektet në kanal janë shkaktuar nga forca madhore, si rrufeja, goditja elektrike në rrjetin elektrik, aksidentet elektrike etj.
  • Nëse defektet kanë ndodhur për shkak të përdorimit jo të duhur ose transportit jo të duhur.
  • Nëse defekti ka ndodhur për shkak të një gabimi në sistemin me të cilin është lidhur produkti.

Kjo garanci nuk i ndryshon të drejtat ligjore që vlejnë në Republikën e Maqedonisë në lidhje me të drejtat e përcaktuara me produktin. Deklaratë: Konsumatori ka të drejta ligjore që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar që rregullon shitjen e produkteve dhe se këto të drejta nuk cenohen nga garancia.

Servisi qendror: PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l, rrugë Vangel Necevski nr 43, 1000 Shkup

Tel 02 3202 800, Faks: 02 3202 892 www.pakom.com.mk, www.vivax.com

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

SHËRBIMI I AUTORIZUARVivax IM-122T - GARANCIA NUK NJOHET NË RASTET E MËPOSHTME: - 1

MK (AL)

QytetiShërbimiAdresëTelefoniE-mail
Shkup Balsha ServisiVtora Makedonska Brigada 80070 220 754servis.balsha@yahoo.com
Shkup KumanovëKonde NKGorno Sonje 6/19077 752 011robertaleksandra@gmail.com
Kumanovë Multi Shop Igi Pionerska 13 031 413 400multishopigi@gmail.com
ShtipPako ServisiKosovska 105070 720 709dejandimov112@gmail.com
Kavadarci Dalas Ekspres Visheshnica 6 070 218 213servis_ekspert@yahoo.com
KavadarciAce ServisiBel Kamen 45070 394 374aceservis@t.mk
KavadarciCentro TehnikaCvetan Dimov 3b075 762 042centrotehnika@yahoo.com
Sveti NikoleS-MLeninova bb070 632 829servis_sm@yahoo.com
GjevgjeliHot KontrolSolunska 5075 650 888hotkontrol@yahoo.com
PrilepMIS Elektrokompani11 Oktomvri 7A048 427 009mis_servis@yahoo.com
ProbishtipServisi DimeEdvard Kardelj 5075 546 531pservisdime@yahoo.com
KoçanëElektromaTosho Arsov 5078 216 112elektromatika85@gmail.com
KoçanëKlima Ekspert PlusGoce Delchev 74078 272 833klimaekspertplus@yahoo.com
Kriva PallankëAmper MladenBoris Trajkovski 19031 374 083amper_servis@t.mk
KërçovëRazladi EM-AA4-ti Juli 125071 338 875ilioskialeksandar@yahoo.com
BitolëFrigomontTrifun Panovski 28070 269 313Frigomontdva@LIVE.COM
BitolëElektroluksDeveani 15070 207 833elektrolux@t.mk
TetovëServisi Bat Be ElektrikBlagoja Toska 193070 510 399elektrowatbe@gmail.com
GostivarSonti PlusJNA 97070 215 685srvskonti@gmail.com
GostivarFrigo KlimaBrakja Ginoski 205070 215 420hadis_s@hotmail.com
DibërKrenar MDnas. Velec br.2070 443 361krenar-md@live.com
Pehçevë, Berovë, Dellçevë, Mak. KamenicëKvatro Servisis. Zvegor 116078 700 835servisdelcevo@yahoo.com
Pehçevë, Berovë, Dellçevë, Mak. KamenicëAlfa ElektrotehnikaVancho Kitanov 17070 639 030alfaelektrotehnika@gmail.com
OhërNik Pro ServisiStefcho Iloski 5077 638 270nikproservis@gmail.com
StrugëLed ElektronikaCvetan Dimov 22070 304 724zlatko.na18@gmail.com
StrugëMaktri OjleskiNaum Naumoski Borche 28075 521 691ljubco.ojleski@hotmail.com
RadovishJTD DimkaLeninova 79078 253 986dimka_servis@yahoo.com

FLETËGARANCIONI KS

VIVAX

EMRI I PRODUKTIT

LLOJI DHE MODELI

PRODHUESI

EMËRTIMI APO EMRI I SHITËSIT

NUMRI SERIAL

VULA: NËNSHKRIMI I PERSONIT

TË NDERUAR BLERËS!

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj se do të jeni të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin apo me personin i cili e shet produktin tonë. JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT TË PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET TË CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!

DEKLARATA E GARANCISË:

Kjo fletëgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë në Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëjtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletëgarancion

KUSHTET E GARANCIONIT:

  1. Kjo fletëgarancion, ne garantojmë se ju do të jeni subjekt i kësaj pune garancie pa gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëria e profesionalizuar dhe materiali i dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin, ne do t'i korrigjojmë pa pagesë në një shërbim garancioni të autorizuar.

PERIUDHA E GARANCIONIT. Garancioni fillon nga dita e blerjes dhe vazhdon deri në 24 muaj.

  1. Në rast prishjeje të produktit, do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për ta rregulluar atë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ai do të zëvendësohet.
  2. Nëse procedura e riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
  3. Garancioni është i vlefshëm vetëm me faturën e shitjes dhe me kartën e garancionit, e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vulën dhe nënshkrimin e shitësit.
  4. Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.

GARANCIONI NUK MBULON

  1. Inspektimin e rregullt, mirëmbajtjen dhe ndërrimin e pjesëve harxhuese.
  2. Rregullimin ose ndryshimin në përmirësimin e produktit për zbatime që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveç modifikimeve të paraqitura me pëlqimin e AskTec LLC.

GARANCIONI NUK PRANOHET NË KËTO RASTE:

  • Nëse klienti nuk paraqet kartën e saktë të garancionit dhe faturën e blerjes.
  • Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
  • Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga person i paautorizuar.
  • Nëse dështimet e produktit janë shkaktuar nga forca madhore, të tilla si rrufeja, elektriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrik.
  • Nëse dështimet shkaktojnë dëme nga përdorimi i pavend ose transporti i pahijshëm. Nëse defekti është një defekt në sistemin në të cilin produkti është i lidhur.

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

Ask tec d.o.o., Tahir Zajmi (Kosovatex)

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 771 001, E-mail: info@asktec-ks.com

SERVISI Tel: +381 38 771 003

Fax: +381 38 771 000

FLETE GARANCIE AL

VIVAX

MODELI

NUMRI SERIAL

DATA E SHITJES

NUMRI I FATURES

  1. Me këtë garanci, M SAN Grupa ose VIVAX Albania si ofrues i garancisë në Republikën e Shqipërisë, garanton riparim falas në përputhje me rregulloret në fuqi dhe me kushtet e përshkruara në këtë fletë garancie.

Me këtë garanci, ne garantojmë se objekti i kësaj garancie do të funksionojë pa gabime të shkaktuara nga puna e dobët ose materialet jo cilësore. Çdo difekt që mund të ndodhë do të riparohet falas në një qendër shërbimi të autorizuar gjatë periudhës së garancisë.

  1. KUSHTET E GARANCISË: Garancia fillon ditën e blerjes së produktit dhe zgjat:
60 MUAJ (5 Vite)FRIG ORIFER,NGRIRES VERTIKAL DHE HORIZONTAL
24 MUAJ (2 vite)TV SETS, PAISJE AUDIO, ORA SMARTSOBA, LAVATRICE DHE THARESE, LARESE ENESH,ASPIRATOR,FURRA DHE PIANURA TE INTEGRUARA, BOLIERELEKTROSHTEPIAKE TE VOGLA
  1. Në rast defekti të produktit që është objekt i kësaj garancie, ne angazhohemi ta riparojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 30 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 30 ditëve, ai do të zëvendësohet me një të ri brenda këtij afati. Garancia do të zgjatet për kohëzgjatjen e riparimit.
  2. Garancia njihet vetëm me faturën e blerjes dhe me këtë fletë garancie, e cila duhet të jetë e plotësuar saktë, pra të përmbajë datën e shitjes, vulën dhe nënshkrimin e shitësit.

5. GARANCIA NUK MBULON

Kontrollin e rregullt, mirëmbajtjen me zëvendësimin e pjesëve që konsumohen gjatë përdorimit normal (bateri, llamba, filtra, goma dere, etj.), rregullime ose ndryshime për përmirësim të produktit për aplikime që nuk përshkruhen në udhëzimet teknike të përdorimit, përveç nëse është marrë miratimi nga M SAN Grupa ose VIVAX Albania për këto modifikime.

6. GARANCIA NUK NJIHET NË RASTET E MËPOSHTME:

Nëse blerësi nuk paraqet fletën e garancisë të plotësuar saktë dhe/ose faturën e blerjes.

Nëse konsumatori nuk ka ndjekur udhëzimet për përdorimin e produktit.

Nëse produkti është hapur, modifikuar ose riparuar nga persona të paautorizuar.

Nëse defektet janë shkaktuar nga forca madhore, si: goditje rrufeje, mbingarkesa elektrike, katastrofa natyrore, etj. Nëse defektet janë shkaktuar nga dëmtime për shkak të përdorimit të papërshtatshëm ose transportit të gabuar (thyerje, dëmtime sipërfaqësore, ose ndryshim ngjyre për shkak të diellit ose plakjes së produktit).

Nëse defekti është shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit me të cilin produkti është i lidhur.

Kjo garanci është e vlefshme vetëm për mallrat e blerë në Republikën e Shqipërisë dhe që përdoren në territorin e këtyre shteteve, dhe nuk ndryshon të drejtat ligjore të konsumatorit që vlejnë në Shqipëri, në përputhje me ato të përcaktuara nga prodhuesi.

  1. Deklaratën e Përputhshmërisë dhe kopjen e Deklaratës Origjinale të Përputhshmërisë së BE-së mund ta shkarkoni lehtësisht në faqen tonë të internetit: www.msan.hr/dokumentacijaartikala

Ofruesi i garancisë në Shqipëri me kontakt: VIVAX ALBANIA Rruga: Kristo Luarasi, Ndërtesa D, Kati 3, apartamenti 02, Tiranë, Shqipëri 1005 e-mail: contact-alb@vivax.eu

CENTRAL SERVICE EU: MR servis doo, Dugoselska cesta 5, 10370 Rugvica, HR

Phone: +385 1 640 1111 Fax: +385 1 365 4982,

Web: www.mrservis.hr

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Vivax

Modeli : IM-122T

Kategori : Makinë akulli