8003 DA - Pistolet termik SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 8003 DA SKIL në format PDF.
| Lloji i produktit | Pistoletë termike |
| Marka | Skil |
| Modeli | 8003 DA |
| Furnizimi me energji | Elektrik (rrjet) |
| Tensioni | 230 V |
| Fuqia | 2000 W |
| Temperatura maksimale | 600 °C |
| Temperatura minimale | 300 °C |
| Rrjedha e ajrit | 300 L/min |
| Rregullimi i temperaturës | Variabël (2 pozicione) |
| Rregullimi i rrjedhës së ajrit | Variabël (2 shpejtësi) |
| Gjatësia e kabllit | 2 m |
| Dimensionet (G x T x L) | 260 x 200 x 90 mm |
| Pesha | 0,8 kg |
| Materiali i trupit | Plastikë rezistente ndaj nxehtësisë |
| Funksionet kryesore | Heqja e bojës, saldimi i plastikës, shkrirja e akullit, tkurrja termike |
| Siguria | Ndalim automatik, mbrojtje nga mbinxehja |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni grilat e ventilimit me një furçë të butë |
| Pjesë këmbimi | Grykë të ndërrueshme në dispozicion |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - 8003 DA SKIL
Pyetjet e përdoruesve rreth 8003 DA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pistolet termik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 8003 DA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 8003 DA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 8003 DA SKIL
Pistoletë me ajër të nxehtë 8003
HYRJE
- Kjo pajisje është e projektuar për heqjen e bojës, dhënien e formës dhe shkrirjen e plastikës dhe ngrohjen e tubave që tkurren me nxehtësi; pajisja është e përshtatshme edhe për ngjitjen dhe veshjen, heqjen e lidhjeve me ngjitje dhe shkrirjen e tubave të ujit
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Çelësi i ndezjes/fikjes
B Unaza mbrojtëse
C Të çarat e ajrosjes
D Gypi i mbrojtjes së xhamit
E Gupi i rrafshët
F Gypi i reflektorit
G Gypi i zvogëlimit
H Dalja/gypi i ajrit
J Unaza e varur
SIGURIA
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjere larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.
Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e billokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PISTOLETAT ME AJËR TË NXEHTË
PARA PËRDORIMIT:
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
- Kontrolloni kordonin e pajisjes dhe vendoseni në spinë para çdo përdorimi dhe, nëse dëmtohet, zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Kontrolloni rregullisht kordonin zgjatues dhe zëvendësojeni nëse dëmtohet
- Përdoreni pajisjen dhe aksesorët e saj në përputhje me këtë manual përdorimi dhe në mënyrë që kërkohet për pajisjen; përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme ngta ato që parashikohet të kryhen normalisht nga pajisja mund të shkaktojë situata të rrezikshme
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
- Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të
përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
- Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në prizë
GJATË PËRDORIMIT:
- Mbajeni me kujdes pajisjen; parandaloni zjarrin dhe djegiet
-mos e prekni daljen/gypin e ajrit dhe objektin e nxehtë; ato nxehen jashtëzakonisht shumë
-mos e mbani daljen/gypin e ajrit shumë afër me objektin me të cilin po punoni
-mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës sipërfaqe për një kohë të gjatë
-mos shikoni kurrë drejtpërdrejt në daljen/gypin e ajrit
-mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze sigurie
-mos e drejtoni kurrë rrymën e ajrit të nxehtë drejt personave dhe kafshëve
-mos e përdorni kurrë pajisjen për të tharë flokët
-mos e lini veglën të punojë pa mbikëqyrje
-mos e përdorni kurrë pajisjen në afërsi të gazeve ose materialeve të djegshme (rrezik shpërthimi)
-kur punoni me plastikë, bojë, Ilak dhe materiale të ngjashme mund të çlirohen gaze të djegshme dhe helmuese; informohuni paraprakisht për materialet ku do të punoni
-kini parasysh se nxehtësia mund të transferohet në materiale të djegshme jashtë këndit të shikimit
-për të qenë të sigurt, mbani një kovë me ujë ose fikëse zjarri pranë, në rast se një material merr zjarr
• Parandaloni goditjen elektrike
-mos shponi kurrë daljen/gypin e ajrit
-shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara (p.sh. tubat, radiatorët, raftet, frigoriferët)
-sigurohuni që pajisja të mos njomet
-mos e përdorni pajisjen në vende të njoma
-kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme me një prizë kundër ujit
• Mbani me kujdes kordonin
-mbajeni kordonin gjithmonë larg nga rryma e ajrit të nxehtë dhe dalja/gypi i ajrit
-mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji dhe anët e mprehta
-mos e mbani pajisjen nga kordoni dhe mos tërhiqni kordonin për ta shkëputur nga priza
-mos e varni pajisjen nga kordoni
- Mos e përdorni kurrë pajisjen në ndërthurje me hollues kimikë
- Sigurohuni që zona e punës të jetë e ajrosur mirë
• Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë
• Mbajini fëmijët larg nga zona e punës
- Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
- Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,127 + j0,079 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me autoritetin e furnizimit me energji
- Jini të vëmendshëm; shikoni se çfarë po bëni, përdorni gjykimin tuaj dhe mos e përdorni pajisjen kur jeni i lodhur
- Mbani një pozicionim të sigurt; mos u zgjasni, simodos mbi shkallë dhe mbi skela
- Sigurohuni që pajisja është e fikur para se ta lini
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT:
• Fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- Lejoni që pajisja të ftohet për të paktën 30 minuta para se ta vini në magazinë
- Vareni pajisjen në unazën varëse J ② ose vendoseni në pjesën e pasme në drejtim vertikal; kur të bëni këtë gjë sigurohuni që nuk ka materiale ose gaze të djegshme në afërsi
- Mos e magazinoni/lini veglën në ambiente të jashtme
- Magazonojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
PËRDORIMI
- Çelësi i ndezjes/fikjes me 3 parametra të temperaturës ④
!kontrolloni nëse çelësi A është në pozicionin "0" para se ta vini në prizë
-ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin e dëshiruar:
I = 70°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
II = 450°C, rryma e ajrit 350 litra/minutë
III = 600°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
-kur ta përdorni për herë të parë, nga pajisja mund të çlirohet pak tym; kjo gjë është normale dhe do të ndalojë shpejt
-fikni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin "0"
• Përdorimi i përgjithshëm
-përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në një pjesë që nuk duket në material; filloni me një parametër të ulët të temperaturës
-temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të ajrit dhe materialit të punës
-temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të punoni
• Përdorimi i palëvizur ⑤
-vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion vertikal
-sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
-sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
-siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e pajisjes
-mos prekni daljen/gypin e ajrit
-sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
-mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e fikni me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
- Përdoreni në vende të vështira për t'u arritur
- hiqni unazën B ②, duke lëshuar daljen metalike të ajrit në një distancë të madhe
!kini kujdes për një rrezik më të madh të zjarrit dhe të djegieve
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑥
-mbajeni pajisjen me një dorë
-gjatë punës, mbajeni kokën në një largësi minimumi 7
cm nga materiali i punës; ajri i grumbulluar e dëmton veglën
- mbajini të çarat e ajrimit C ② të pambuluara
• Aksesorët SKIL (nuk jane perfshire) ⑦
-gypi i mbrojtjes së xhamit D (për shmangien e rrymës së ajrit)
-gypi i rrafshët E (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
-gypi i reflektorit F (për reflektimin e rrymës së ajrit)
-gypi i zvogëlimit G (për përqendrimin e rrymës së ajrit) SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë; sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e rezultateve
-kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me aksesorët BOSCH dhe aksesorët e tjerë normalisht të disponueshëm për pistoletat më ajër të nxehtë
• Montimi/heqja e aksesorëve (nuk jane perfshire)
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit H ②
-hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë ftohur
!montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe kur spina është e shkëputur
- Unaza varëse J ⑧
-për magazinimin e lehtë të pajisjes
Ilëreni pajisjen që të ftohet për të paktën 30 minuta para se ta magazinoni
- Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të ftohet për pak kohë
-kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes fiket vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon ajër të ftohtë
-kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet automatikisht
!kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Heqja e bojës/llakut ⑨
-përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
-gërryejeni fort, kur boja të zbutet
-eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate optimale
-gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të forcohet përsëri
-mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe materialit
-hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të parandaluar ndezjen e tyre
-gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
-mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës sipërfaqe për një kohë të gjatë
-hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
-pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni punën
!kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është shumë helmuese
!ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore dhe të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë veçanërisht të rrezikuar
!boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist pa përdorur pistoletën me ajër të nxehtë
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★heqja e shtresës së murit (sintetike)
• Heqja e bojës/llakut mbi xham ⑩
- gjithmonë përdorni gypin e mbrojtjes së xhamit D kur punoni mbi xham
-hiqeni bojën me një spatull manuale
!mos përdorni pajisjen për heqjen e bojës në dritare me kornizë metalike; metali është përcjellës i nxehtësisë dhe mund të shkaktojë thyerjen e xhamit
• Heqja e ngjitëseve (përdorni gypin e rrafshët E) ⑪
-shumë ngjitëse bëhen më të buta kur nxehen, duke lejuar ndarjen e lidhjeve ngjitëse dhe heqjen e ngjitësve të panevojshme
!nxehini ngjitëset në anën e sipërme
!gjithmonë kini kujdes që të mos e nxehni shumë sipërfaqen poshtë
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ heqja e linoleumit dhe tapetit me vinil
★heqja e pllakave të tapetit me fibra sintetike
★ heqja e rimesos/vendosja e shiritave të rimesos
★zbutja/shkrirja e ziftit, kallajit, bitumit, dyllit (përdorni gypin e rrafshët E)
★ dyllosja (mobilie) (përdorni gypin e rrafshët E) ⑫
★heqja e ngjitësit
★ lirimi i vidave, dadove dhe bulonëve metalikë të ndryshkur/të shtrënguar fort
★ heqja e parafinës së qirinjve (mos e nxehni shumë sipërfaqen poshtë)
★riparimi i qirinjve të thyer/rikthimi i qirinjve të përkulur në formën origjinale
• Përshtatja me tkurrje ⑬
-përdorni gypin e reflektorit F ose gypin e zvogëlimit G
-zgjidhni një tub me përshtatje me tkurrje me diametër të përshtatshëm me atë të materialit
-nxehni tubin në mënyrë të njëtrajtshme
SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:
★ mbështjellja me tkurrje
• Ngjitja e tubave të ujit ⑭
Kjo pajisja është më e përshtatshme për punën me bashkues të butë (pika e shkrirjes nën 400°)
-përdorni gypin e reflektorit F
-pastroni plotësisht të dyja pjesët bashkuese para ngjitjes
-nxehni paraprakisht të dyja pjesët dhe përdorni tel për saldim (mos përdorni tel saldimi me bazë plumbi)
• Shkrirja e tubave të ngrirë të ujit ⑮
-përdorni gypin e reflektorit F
-nxehni zonën e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme
!tubat e ujit është e vështirë të dallohen nga tubat
e gazit; nxehja e tubave të gazit është shumë e rrezikshme - rrezik shpërthimi
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ shkrirja e tubave të ujit me PVC (pozicioni I, maks. 70°C)
★shkrirja e bravave të ngrira të makinës (pozicioni I, maks. 70°C) (përdorni gypin e zvogëlimit G)
★ shkrirja e frigoriferëve ngrirës (mos dëmtoni paretin plastik)
★ shkrirja e shkallëve dhe rrugicave me akull
• Dhënia e formës për tubat plastikë
-përdorni gypin e reflektorit F
-mbusheni tubin me rërë dhe izolojeni në të dyja anët, për të shmangur përdredhjen e tubit
-nxeheni tubin në mënyrë të njëtrajtshme duke e lëvizur nga njëra anë në tjetrën
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me shkrirje në pikë të ulët (polietilen, PVC, etj.)
★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me shkrirje në pikë të lartë (xham akrilik, pleksiglas, etj.)
★dhënia e formës dhe përkulja e pllakave të tapetit me fibra sintetike
★ dhënia e formës dhe përkulja e drurit (ndërtimi i modeleve)
- Ngjitja e plastikës
-vija e ngjitjes duhet të jetë e pastër dhe pa vajra -mbajeni shufrën e shkrirjes në vijën e ngjitjes dhe ushtroni nxehtësi deri sa shufra e shkrirjes të bëhet ngjitëse
-hiqeni nxehtësinë kur vija e ngjitjes të mbushet
SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:
★ riparimi i dërrasave të sërfit, skive dhe artikujve të tjerë sintetikë sportivë (përdorni gypin e rrafshët E)
★ ngjitja e materialeve PVC
★ zbutja e filluskave pas ngjitjes së fashove PVC
★ lidhja e tubave në kopsht (përdorni gypin e reflektorit F)
- Tharja
!thani vetëm me një përcaktim të ulët ose mesatar të temperaturës (pozicioni I ose II) dhe me një distancë më të madhe midis pajisjes dhe materialit
-tharja e bojës, Ilakut, gipsit, Ilaçit dhe suvasë
-tharja e drurit të njomë para përdorimit
-tharja e shpejtë e materialeve të trasha mbushëse dhe ngjitëse
-tharja e lidhjeve në ndërtim para spërkatjes për izolim ose me izolues
-tharja e lidhjeve dhe krisjeve në varka
• Pastrimi/desinfektimi
-deinfektimi i kafazëve të lepujve, pëllumbave, etj. (hiqni fillimisht kafshët)
-luftimi i kolonive të mizave
- luftimi i krimbave të drurit dhe brumbujve (mbajeni pajisjen në një distancë të përshtatshme nga drurui)
-eliminimi i barërave
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk éshtë e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjesC ②)
- Mos përdorni kurrë lëngje të djegshme për pastrimin e pistoletës me ajër të nxehtë në përgjithësi dhe daljes/ gypit të ajrit në veçanti.
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
-në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑯ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETITCE
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt është në përputhje me standardet dhe dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2011/65/EU
- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë