1613 AA - Përzierës boje SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 1613 AA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 1613 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Përzierës boje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 1613 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 1613 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 1613 AA SKIL
- Ky pérzierës elektronik është i projektuar për pérzierjen e lehtë dhe të thjeshtë të substancave
- Me fletët e tij të ndryshme të përzierjes, mund të përzieni një larmi substancash (Iloje të ndryshme të përzierjeve të çimentos, ngjitëse për ndërtim, bojëra, përbërje për nivelime, lustrime, llaç të thatë, etj.)
- Vëllimi i rekomanduar i përzierjes varet nga lloji dhe gjendja e substancës që do të përzihet, si dhe llojin e fletëve që do të përdoren
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Çelësi për ndezje/fikje
B Butoni për bllokimin e çelësit
C Rrota për kontrollin e shpejtësisë maksimale
D Zgjedhja e marsheve
E Boshti rrotullues
F Fleta e përzierjes
G Të çarat e ajrosjes
SIGURIA
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
A PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjere larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një
moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PËRZIERËSIT
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
- Mos e përdorni kurrë veglën në ose në afërsi të një ambienti me mundësi shpërthimi
- Mos përzieni kurrë substanca të djegshme
- Mos zgjasni kurrë duart ose objekte të tjera në kontejnerin e përzierjes gjatë procesit të përzierjes
- Mbani doreza mbrojtëse ④, një maskë për pluhurat ⑤, rroba të ngushta dhe këpucë të forta
- Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve ⑥
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
PËRDORIMI
- Ndezje/Fikje ⑦
- Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim ⑧
! kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i blokimit; mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe qëndroni në mënyrë të sigurt
- Kontrolli i shpejtësisë maksimale ⑨
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-8+MAX)
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë maksimale
• Zgjedhja e marshit mekanik ⑩
- vendosni çelësin e përzgjedhjes D në shpejtësinë e kërkuar
! aktivizoni çelësin e zgjedhjes së marshit vetëm kur vegla të jetë e fikur
1 = SHPEJTËSI E ULËT
- forca e rrotullimit e lartë
- për përzierjen e substancave me dendësi të lartë
2 = SHPEJTËSI E LARTË
- forca e rrotullimit e ulët
- për përzierjen e substancave lengje
- Funksionimi i veglës
! sigurohuni që vegla të jetë e fikur
- montoni fletët e përzierjes F në boshtin rrotullues E si në ilustrim ⑪
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- sigurohuni që kontejneri i përzierjes është i vendosur në mënyrë të sigurt në dysheme
- futni fletët e përzierjes në substancën që do të përzihet
- vendosni rrotën C ② në pozicionin "1"
- ndizni veglën
- rritni gradualisht shpejtësinë e përzierjes duke rrotulluar rrotën C ② në shpejtësinë maksimale të kërkuar (në mënyrë që substanca të mos spërkatë ambientin përreth)
! fikni veglën vetëm kur fletët e përzierjes të jenë në kontejnerin e përzierjes
- Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa goditje të papritur kur ndizet vegla
• Shpejtësia konstante elektronike
Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e ngarkesës -
Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
-
zvogëlon automatikisht shpejtësinë e përzierjes në rast se vegla mbingarkohet për një periudhë të gjatë kohore
- lèshoni pak çelësin A ② për t'u kthyer në shpejtësinë normale të punës
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑫
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni gjithmonë përzierësin dhe pjesët funksionale pas punës së përzierjes
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes G ② rregullisht me një furçë ose me ajër të ngjeshur
! shkëputni spinën para pastrimit
- NDALIMI AUTOMATIK i furçave të karbonit
- kjo vegël éshtë e pajisur me furça karboni që kërcejnë automatikisht kur konsumohen, duke parandaluar dëmtimin e motorit
- kur vegla të ndalojë papritur, dërgojeni te shitësi ose qendra më e afërt e shërbimit e SKIL për zëvendësimin e furçave
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑬ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT CE
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë
- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 85 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 96 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi <2,5 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës