RDSA290M30SN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RDSA290M30SN BEKO në format PDF.

BEKO RDSA290M30SN - Frigorifer
📄 68 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO RDSA290M30SN - page 23
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Frigorifer
Marka Beko
Modeli RDSA290M30SN
Kapaciteti neto 200 L
Konsumi vjetor i energjisë 180 kWh
Klasa e energjisë A+
Dimensionet (L x G x T) 845 x 540 x 590 mm
Pesha 32 kg
Furnizimi me energji 220-240 V, 50 Hz
Konsumi i energjisë 120 W
Klasa klimatike N-ST (16°C - 38°C)
Niveli i zhurmës 40 dB
Ftohësi R600a (isobutani)
Kontrolli i temperaturës Termostat mekanik
Drita e brendshme LED
Materiali i rafteve Qelq, i rregullueshëm
Sirtar perimesh Po, me kapak qelqi
Kthyeshmëria e derës Po (e kthyeshme nga përdoruesi)
Shkrirja Manual (ndarja e ngrirjes)
Udhëzime pastrimi Fshijeni me detergjent të butë dhe leckë të lagur
Karakteristikat e sigurisë Mentesha të qëndrueshme të derës, kërkohet ventilim i duhur
Pjesë këmbimi të disponueshme Rafte, vula dere, termostat, llambë

Pyetjet më të shpeshta - RDSA290M30SN BEKO

Si e rregulloj temperaturën në frigoriferin tim Beko RDSA290M30SN?
Përdorni çelësin e termostatit mekanik brenda frigoriferit. Zakonisht, pozicioni 3-4 rekomandohet për funksionim normal. Kthejeni në drejtim të akrepave të orës për temperatura më të ftohta.
Si ta shkrij ndarjen e ngrirjes?
Fikeni frigoriferin ose vendoseni termostatin në 0. Hiqni ushqimin dhe lëreni akullin të shkrihet natyrshëm. Mos përdorni mjete të mprehta. Pastroni dhe thani para se të rifilloni.
Pse frigoriferi im bën zhurma të pazakonta?
Zhurmat normale përfshijnë gurgullimën nga ftohësi dhe klikimin nga kompresori. Nëse janë të larta ose të vazhdueshme, kontrolloni nëse frigoriferi është i niveluar dhe nuk prek mure ose dollapë.
A mund ta kthej drejtimin e hapjes së derës?
Po, dera është e kthyeshme. Referojuni manualit të përdoruesit për udhëzime hap pas hapi. Do t'ju nevojitet një kaçavidë dhe ndoshta ndihmë.
Sa shpesh duhet të pastroj frigoriferin tim?
Pastroni pjesën e brendshme çdo disa muaj me një përzierje uji të ngrohtë dhe detergjenti të butë. Fshijini vulat e derës dhe bobinat e kondensatorit (nëse janë të aksesueshme) çdo vit.
Çfarë duhet të bëj nëse drita e brendshme nuk funksionon?
Së pari, kontrolloni nëse çelësi i derës shtypet siç duhet. Nëse jo, zëvendësoni llambën LED (lloji i specifikuar në manual). Sigurohuni që energjia të jetë shkëputur para zëvendësimit.
Cila është temperatura e rekomanduar për ruajtjen e ushqimit?
Për frigorifer, mbajeni midis 1°C dhe 5°C. Çelësi i termostatit me numra 1-7 zakonisht arrin rreth 2°C në cilësimin më të lartë. Rregullojeni sipas nevojës.
Sa energji harxhon ky frigorifer?
Konsumi vjetor i energjisë është afërsisht 180 kWh, duke e bërë atë një pajisje të klasës së energjisë A+. Konsumi aktual varet nga përdorimi dhe mjedisi.
Cili është kapaciteti neto i këtij modeli?
Beko RDSA290M30SN ka një kapacitet neto frigoriferi prej 200 litrash, i përshtatshëm për një familje të vogël deri në mesatare.
Si të siguroj ventilim të duhur për frigoriferin tim?
Lini të paktën 10 cm hapësirë pas dhe sipër frigoriferit, dhe 5 cm në anët. Mos bllokoni grilat e ventilimit. Mbajeni larg burimeve të nxehtësisë.

Pyetjet e përdoruesve rreth RDSA290M30SN BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RDSA290M30SN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RDSA290M30SN e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT RDSA290M30SN BEKO

Frigorifer-Ngrirës Tipi I

Udhëzimi i përdorimit

Për të siguruar një përdorim normal të frigoriferit tuaj, që përdor një mjet ftohës plotësisht ekologjik, R600a (i ndezshëm vetëm në kushte të veçanta), duhet të ndiqni rregullat vijuese:

- Mos pengoni qarkullimin e lirë të ajrit përreth aparatit.

- Mos përdorni sende mekanike që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi, për ta përshpejtuar shkrirjen e akullit.

- Mos e prishni qarkun ftohës.

- Mos përdorni aparate elektrike të parekomanduara nga prodhuesi brenda dhomëzës për mbajtjen e ushqimeve.

KUJDES!

Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve në pajisje /17

Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës /17

Para se ta vini në punë /18

Vendosja e ushqimeve të ngrira /18

Ngrirja e ushqimeve të freskëta /18

Bërja e kubave të akullit /18

Shkrirja /19

Zëvendësimi i llambës së brendshme /19

Pastrimi dhe kujdesi /19

Ripozicionimi i derës /20

Bëj dhe mos bëj /20

Zgjidhja e problemeve /21

SQ

Indeks

Ky produkt është i pajisur me një burim ndriçimi të klasës energjetike "G". Burimi i ndriçimit në këtë produkt duhet të zëvendësohet vetëm nga riparues profesionistë.

MK

Urime për zgjedhjen tuaj në Pajisjen e Cilësisë BEKO, të ndërtuar për t'ju dhënë shumë vjet shërbim.

Siguria vjen e para!

Mos e lidhni pajisjen tuaj me energjinë derisa të gjitha paketimet dhe mbrojtëset e transportit të jenë hequr.

  • Lëreni të rrijë të paktën 4 orë para se ta ndizni për të lejuar që kompresori të rregullohet, nëse transportohet horizontalisht.
  • Nëse po hidhni një pajisje të vjetër me kyç ose shul të montuar në derë, sigurohuni që të lihet në një gjendje të sigurt për të mos lejuar që fëmijët të bllokohen brenda.
  • Kjo pajisje mund të përdoret vetëm për qëllimin e synuar.
  • Mos e hidhni pajisjen në zjarr. Pajisja juaj përmban substanca jo CFC në izolim të cilat janë të djegshme.

Sugjerojmë që të kontaktoni me autoritetin lokal për informacione mbi hedhjen e duhur dhe vendet e përshtatshme.

- Nuk rekomandojmë që ta përdorni pajisjen në një ambient pa ngrohje, të ftohtë (p.sh. garazh, depo, aneks, hangar, jashtë, etj.).

Për të arritur performancën më të mirë dhe punimin pa probleme të pajisjes tuaj, është shumë e rëndësishme që të lexoni këto udhëzime me kujdes. Mos zbatimi i këtyre udhëzimeve mund ta bëjë të pavlefshme të drejtën tuaj për riparime falas gjatë periudhës së garancisë.

Ju lutem mbajini këto udhëzime në një vend të sigurt për t'iu referuar me lehtësi.

Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit.

BEKO RDSA290M30SN - Siguria vjen e para! - 1

INFORMACIONE

BEKO RDSA290M30SN - INFORMACIONE - 1

ENERG

BEKO RDSA290M30SN - INFORMACIONE - 2

EMRI I FURNIZUESIT

BEKO RDSA290M30SN - INFORMACIONE - 3

IDENTIFIKUESI I MODELIT

BEKO RDSA290M30SN - INFORMACIONE - 4

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.

Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përderisa nuk mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me aparatin.

Kërkesat elektrike

Para se ta vendosni spinën në prizën në mur sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e treguar në etiketën e vlerave të përkasë me atë të rrjetit tuaj elektrik.

Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet me energjinë elektrike me një prizë të përshtatshme me çelës dhe siguresë në një pozicion që arrihet me lehtësi.

Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e tokëzuar.

Riparimet në pajisjen elektrike duhet të bëhen vetëm nga një teknik i kualifikuar. Riparimet e gabuara të bëra nga një person i pa kualifikuar mbartin rreziqe që mund të kenë pasoja kritike për përdoruesin e pajisjes.

KUJDES!

Kjo pajisje punon me R600a i cili është një gaz i padëmshëm për mjedisin por i djegshëm. Gjatë transportit dhe fiksimit të produktit, duhet të tregohet kujdes të mos dëmtohet sistemi i ftohjes. Nëse sistemi i ftohjes është dëmtuar dhe ka rrjedhje gazi nga sistemi, mbajeni produktin larg nga burimet e flakëve dhe ajroseni dhomën për njëfarë kohe.

PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.

PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.

PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen e ushqimeve të parekomanduara nga prodhuesi.

PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet.

Udhëzime transporti

  1. Pajisja duhet të transportohet vetëm në pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet të jetë i paprekur gjatë transportit.
  2. Nëse gjatë transportit pajisja është pozicionuar horizontalisht, nuk duhet të vihet në punë për të paktën 4 orë që ta lini sistemin të rregullohet.
  3. Mos ndjekja e udhëzimeve të mësipërme mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të cilat prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
  4. Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu, lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.

E rëndësishme!

  • Duhet të tregohet kujdes kur pastroni/transportoni pajisjen që të mos prekni fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në pjesën e pasme të pajisjes, pasi kjo mund të shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
  • Mos u mundoni të uleni ose të hipni sipër pajisjes, pasi nuk është bërë për përdorim të tillë. Mund të lëndoni veten ose të dëmtoni pajisjen.
  • Sigurohuni që kablloja e energjisë të mos bllokohet poshtë pajisjes gjatë dhe pas lëvizjes, pasi kjo mund të dëmtojë kabllon.
  • Mos lejoni që fëmijët të luajnë me pajisjen ose të ngacmojnë kontrollet.

Udhëzime instalimi

  1. Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku temperatura ka mundësi të bjerë nën 10 gradë C (50 gradë F) natën dhe/ose veçanërisht në dimër, pasi është bërë që të punojë në temperatura ambiendi midis +10 dhe +38 gradë C (50 dhe 100 gradë F). Në temperatura më të ulëta pajisja mund të mos punojë, duke çuar në ulje të jetëgjatësisë së ruajtjes së ushqimit.
  2. Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose radiatorëve ose në dritën direkte të diellit, pasi kjo do të shkaktojë një sforcim shtesë në funksionet e pajisjes. Nëse instalohet pranë një burimi nxehtësie ose ngrirësi tjetër, ruani hapësirat minimale të mëposhtme:

Nga sobat 30 mm

Nga radiatorët 300 mm

Nga ngrirësit 25 mm

  1. Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).

- Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).

  1. Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të lëmuar. Dy këmbët e para mund të rregullohen sipas nevojës. Për të garantuar që pajisja juaj të qëndrojë drejt në këmbë, rregulloni dy këmbët e para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar, derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve shmang dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4).
  2. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.

Njihuni me pajisjen tuaj

(Artikulli 1)

1 - Rafti i ngrirësit 2 - Termostati dhe kutia e llambës 3 - Raftet e rregullueshme të kabinetit 4 - Kanali për mbledhjen e ujit të shkrirë - Tubi i shkarkimit 5 - Kapaku i krisperit 6 - Krisper 7 - Këmbët e para të rregullueshme 8 - Rafti i vazove 9 - Rafti i shisheve

Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve në pajisje

Udhëzime për të arritur vendosje dhe higjienë optimale:

  1. Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen afat-shkurtër të ushqimeve dhe pijeve të freskëta.
  2. Pjesa e ngrirësit është e përshtatshme për të ngrirë dhe për të mbajtur ushqime tashmë të ngrira.

Rekomandimet për ruajtjen që tregohen në paketimet e ushqimeve duhet të zbatohen gjithmonë.

  1. Produktet e qumështit duhet të mbahen në ndarjen e veçantë të vendosur në vizuesin e derës. Për të ngrirë ushqimet e freskëta rekomandohet që t'i paketoni produktet në fletë alumini ose plastike, t'i ftohni në ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe t'i mbani në raftin e pjesës së ngrirësit.

Preferohet që rafti të fiksohet në pjesën e sipërme të pjesës së ngrirësit.

  1. Ushqimet e gatuara duhet të mbahen në enë të mbyllura fort.
  2. Ushqimet e freskëta të mbështjella mund të mbahen mbi raft. Frutat dhe perimet e freskëta duhet të pastrohen dhe të mbahen në krisperë.
  3. Shishet mund të mbahen në pjesën e derës.
  4. Për të mbajtur mishin e pagatuar, mbështilleni në qese polietileni dhe vendoseni në raftin më të poshtëm. Mos e lini të bjerë në kontakt me ushqimet e gatuara, për të shmangur ndotjen. Për siguri, mishin e pagatuar mbajeni vetëm dy deri tre ditë.
  5. Për efikasitet maksimal, raftet që hiqen nuk duhet të mbulohen me letër apo me materiale të tjera për të lejuar qarkullimin e lirë të ajrit të ftohtë.
  6. Mos mbani vaj vegjetal në raftet e derës. Mbajini ushqimet të paketuara, të mbështjella ose të mbuluara. Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të ftohen para se të vendosen në frigorifer. Ushqimet e mbetura nga kanaçet nuk duhet të mbahen në kanaçe.
  7. Nuk duhet të mbahen pije me gaz dhe produktet si kubat e akullit me ujë aromatik nuk duhet të konsumohen shumë të ftohta.
  8. Disa fruta dhe perime pësojnë dëmtime, nëse mbahen në temperatura nën 0°C. Prandaj mbështillini ananasët, pjeprat, kastravecët, domatet dhe prdukte të ngjashme në qese politeni.
  9. Alkooli me përqindje të lartë duhet të mbahet në këmbë në enë të mbyllura fort. Asnjëherë mos mbani produkte që përmbajnë gaz shtytës të djegshëm (p.sh. dispenser akulloresh, kanaçe spërkatëse, etj.) ose substanca shpërthyese. Këto janë rrezik shpërthimi.

Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës

Temperaturat e punimit kontrollohen nga rrotulla e termostatit dhe mund të vendosen në çdo pozicion midis 1 dhe 5 (pozicioni më i ftohtë).

Nëse çelësi i termostatit është në pozicionin "0" pajisja është e fikur. Në këtë rast llama për ndriçimin e brendshëm do të ndizet.

Temperatura mesatare brenda frigoriferit duhet të jetë afërsisht +5°C (+41°F).

Prandaj rregulloni termostatin për të arritur temperaturën e dëshiruar. Disa pjesë të frigoriferit mund të jenë më të ftohta ose më të ngrohta (si për shembull krisperi i sallatës dhe pjesa e sipërme e kabinetit) e cila është krejt normale. Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën rregullisht me një termometër për të saktë t'u siguruar që kabineti të mbahet në këtë temperaturë. Hapjet e shpeshta të derës bëjnë që temperaturat e brendshme të rriten, prandaj rekomandohet që ta mbyllni derën menjëherë pasi përdorimit.

Para se ta vini në punë

Kontrolli Final

Para se të filloni ta vini pajisjen në punë, kontrolloni që:

  1. Këmbët të jenë rregulluar për nivelim perfekt.
  2. Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri të qarkullojë lirshëm prapa.
  3. Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç rekomandohet në "Pastrimi dhe Kujdesi".
  4. Spina është futur në prizën në mur dhe energjia elektrike është e ndezur. Kur hapet dera, drita e brendshme do të ndizet.

Dhe vini re se:

  1. Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa kompresori ndizet. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori është në punë ose jo. Kjo është krejt normale.
  2. Një dallgëzim i lehtë i pjesës së sipërme të kabinetit është krejt normal për shkak të procesit të prodhimit të përdorur; nuk është defekt.
  3. Rekomandojmë që ta vendosni çelësin në mes dhe të kontrolloni temperaturën për t'u siguruar që pajisja të ruajë temperaturën e dëshiruar (Shiko pjesën Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës).
  4. Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta keni ndezur. Prisni derisa të arrihet temperatura e dëshiruar e ruajtjes. Rekomandojmë që të kontrolloni temperaturën me një termometër të saktë (shiko; Kontrolli dhe Rregullimi i Temperaturës).

Vendosja e ushqimeve të ngrira

Ngrirësi juaj është i përshtatshëm për të ruajtur për kohë të gjatë ushqimet që shiten të ngrira dhe mund të përdoret për të mbajtur ushqime të freskëta.

Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken nëse defekti zgjat më pak se 19 orë. Nëse ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet duhet të kontrollohen dhe të hahen menjëherë ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.

Ngrirja e ushqimeve të freskëta

Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të arritur rezultatet më të mira.

Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Mos e tejkaloni kapacitetin e ngrirjes të pajisjes tuaj në 24 orë.

Vendosja e ushqimeve të ngrohta në pjesën ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht. Kjo mund të shkaktojë ftohje të tepërt të pjesës të frigoriferit.

Kur ngrini ushqime të freskëta, mbajeni rrotullën e termostatit në pozicion mesatar. Sasi të vogla ushqimi deri në 1/2 kg (1 lb) mund të ngrihen pa rregulluar rrotullën e kontrollit të temperaturës.

Bëni kujdes të veçantë që të mos përzieni ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e freskëta.

Bërja e kubave të akullit

Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e ngrira me një dorezë luge ose mjet të ngjashëm; asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë.

Shkrirja

A) Ndarja e frigoriferit

Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht. Uji i shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit përmes një ene grumbullimi në pjesën e pasme të pajisjes (Artikulli 5).

Gjatë shkrirjes mund të formohen pika uji në pjesën e pasme të frigoriferit ku ndodhet evaporatori i mbyllur. Disa pika uji mund të mbeten në vizues dhe të ngrijnë përsëri kur mbaron shkrirja. Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si thika ose pirunë për të hequr pikat që kanë ngrirë.

Nëse, në çfarëdo momenti, uji i shkrirjes nuk zbrazet nga kanali i grumbullimit, kontrolloni që tubi i shkarkimit të mos jetë bllokuar me grimca ushqimi. Tubi i shkarkimit mund të pastrohet me një pastrues tubi ose mjet të ngjashëm.

Kontrolloni që tubi të jetë vendosur mirë me fundin e tij në tabakanë e grumbullimit mbi kompresor për të mos lejuar spërkatjet e ujit mbi instalimet elektrike ose në dysheme (Artikulli 6).

B) Ndarja e ngrirësit

Shkrirja është shumë e drejtpërdrejtë dhe pa bërë pis, falë vaskës speciale të grumbullimit të shkrirjes.

Bëni shkrirjen dy herë në vit ose kur është formuar një shtresë ngrice prej 7 (1/4") mm. Për të filluar procedurën e shkrirjes, fikeni pajisjen në prizë dhe tërhiqni spinën.

Të gjitha ushqimet duhet të mbështillen në disa shtresa gazete dhe të ruhen në një vend të freskët (p.sh. frigorifer ose depo ushqimesh).

Mund të vendosen enë me ujë të ngrohtë me kujdes në ngrirës për të shpejtuar procesin e shkrirjes.

Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si për shembull thika ose pirunë për të hequr akullin.

Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh, ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për shkrirje.

Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të grumbulluar në fund të ndarjes të ngrirësit. Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e brendshme. Futeni spinën në prizën në mur dhe ndizeni energjinë.

Ndërrimi i llambës së brendshme

Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar.

Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.

Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20°C.

Pastrimi dhe kujdesi

  1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
  2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta ose substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për pastrim.
  3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
  4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.
  5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e kontrollit të temperaturës.
  6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
  7. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e bojës të jashtme me cilësi të lartë.
  8. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
  9. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.

10. Asnjëherë:

  • Mos e pastroni pajisjen me materiale të papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
  • Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në asnjë mënyrë.
  • Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale gërryese.
  • Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë të derës:

- Për të hequr ndarjen e baxhos, më parë ngrini kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni nga ana ku ka një hapësirë mbi kapak.

- Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni tabakanë e derës lart nga baza.

  1. Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni tabakanë për ta pastruar, ndiqni udhëzimet më poshtë:
  2. Fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza.
  3. Rrotulloni lehtë kunjën në kompresor me një palë pinca në mënyrë që tabakaja të hiqet.
  4. Ngrijeni lart.
  5. Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
  6. Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në radhë të kundërt.
  7. Grumbullimi i madh i akullit do të pengojë performancën e ngrirësit.

Ripozicionimi i derës

Veproni në rend numerik, (Artikulli 7).

Bëj dhe mos bëj

Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen rregullisht (Shiko "Shkrirja"). Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe shpendët poshtë ushqimeve të gatuara dhe produkteve të qumështit. Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme nga perimet dhe pastroni dheun. Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe lulelakrat me rrënjë. Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër yndyrës dhe pastaj në një qese polietileni, duke nxjerrë jashtë sa më shumë ajër të jetë e mundur. Për rezultate më të mira, nxirrini nga frigoriferi një orë para se t'i konsumoni. Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe shpendët lirshëm në qese polietileni ose fletë alumini. Kjo parandalon tharjen. Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet në qese polietileni. Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose që mund të thahen në qese polietileni, ose fletë alumini ose vendosini në enë të izoluara. Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të freskët. Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin mineral para se ta shërbeni. Bëj- Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë pas here. Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së miri para" dhe "Përdoreni deri" etj. Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas udhëzimeve të dhëna në paketim. Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të pastra para se t'i ngrini. Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje në racione të vogla për të garantuar ngrirje të shpejtë. Bëj- Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë alumini ose qese polietileni për ngrirje dhe sigurohuni që të nxirret ajri. Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur. Bëj- Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.

Mos e mbani bananen në vendin e frigoriferit.

Mos e mbani pjeprin në frigorifer. Mund të ftohet për periudha të shkurtra për sa kohë është i mbështjellë për të mos lejuar kalimin e shijes në ushqimet e tjera.

Mos i mbuloni raftet me materiale mbrojtëse që mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.

Mos mbani substanca helmuese ose të rrezikshme në pajisjen tuaj. Është bërë vetëm për mbajtjen e ushqimeve të ngrënshme.

Mos konsumoni ushqime që janë ftohur për një periudhë kohe shumë të gjatë.

Mos mbani ushqime të gatuara dhe të freskëta së bashku në të njëjtën enë. Ato duhet të paketohen dhe të mbahen veç.

Mos i lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të derdhen mbi ushqime.

Mos e lini derën të hapur për periudha të gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të kushtueshme në punim dhe mund të shkaktojë formim të tepërt të akullit.

Mos përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë për të hequr akullin.

Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje. Lërini të ftohen më parë.

Mos vendosni shishe të mbushura ose kanaçe të mbyllura që përmbajnë lëngje të karbonuara brenda ngrirësit pasi mund të pëlcasin.

Mos e tejkaloni ngarkesën maksimale të ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta.

Mos u jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie ngrice në buzë.

Mos i ngrini pijet me gaz.

Mos u mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira që janë shkrirë; duhet të hahen brenda 24 orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.

Mos i hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të lagura.

Zgjidhja e problemeve

Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni:

  • Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka energji. (Për të kontrolluar energjinë në prizë, vendosni një pajisje tjetër)
  • Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i shpërndarjes të rrymës është fikur.
  • Që kontrolli i temperaturës të jetë vendosur mirë.
  • Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni ndryshuar atë originale.

Nëse pajisja përsëri nuk punon pas kontrolleve të mësipërme, kontaktoni shitësin nga ku e keni blerë njësinë.

Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet e mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse nuk gjendet asnjë defekt.

BEKO RDSA290M30SN - Zgjidhja e problemeve - 1

Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin tregon që ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në pikën e përshtatshme mbledhëse për riciklimin e aparateve elektrike dhe elektronike. Duke siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ndihmoni të parandalohen pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen ndryshe nga hedhja e papërshtatshme e këtij produkti. Për informacione më të hollësishme për riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit tuaj, shërbimin tuaj të mënjanimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të cilin e keni blerë produktin.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : RDSA290M30SN

Kategori : Frigorifer