SC20M2540JN - Fshesë me vakum SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas SC20M2540JN SAMSUNG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth SC20M2540JN SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SC20M2540JN - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SC20M2540JN e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT SC20M2540JN SAMSUNG
Manuali i përdorimit
Seria SC20M25****
- Para se ta vini njesinė ne punė, lexoni me kujdes udhėzimet.
- Vetëm për përdorim në mjedise të brendshme.

text_image
SAMSUNGPërmbajtja
PËRGATITJA
Informacione sigurie 3
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë 4
INSTALIMI
Emri i pjesëve 10
Aksesorët 11
SHTOJCA
Shënime dhe masa paraprake 17
Gjatë përdorimit 17
Pastrimi dhe mirëmbajtja 17
Zgjidhja e problemit 18
Fleta e të dhënave të produktit 19
PËRDORIMET
Përdorimi i fshesës me korrent 12
Përdorimi i trupit të fshesës 12
Përdorimi i dorezës 12
Përdorimi i furçave 13
MIRËMBAJTJA
Pastrimi dhe mirëmbajtja 14
Kur duhet zbrazur qesja e pluhurave 14
Pastrimi i filtrit të hyrjes 14
Pastrimi i qeses së pluhurave 14
Pastrimi i filtrit të daljes 15
Pastrimi i filtrit ciklonik 15
Pastrimi i furçës 16
Pastrimi i tubit 16
Pastrimi i zorrës 16
Ruajtja e fshesës me korrent 16
2 Shqip
Informacione sigurie
- Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni me kujdes këtë manual dhe ruajeni për referencë.
- Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e fshesës tuaj me korrent mund të ndryshojnë disi nga çfarë përshkruhet në këtë manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/paralajmërimit
⚠️ VINI RE
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë.
⚠️ KUJDES
Tregon se ekziston një rrezik i plagosjes personale ose dëmit material.
Simbole të tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban informacion të rëndësishëm shtesë.
- Për informacion rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe detyrimeve konkrete rregullatore për produktet p.sh. "REACH" vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.htm
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat bazë të sigurisë, duke përfshirë si vijon:
⚠️ VINI RE
Kjo fshesë me korrent është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.
Instalojini gjithmonë filtrat në pozicionin e duhur siç tregohet në këtë manual.
Mospërmbushja e këtyre kërkesave mund të dëmtojë pjesët e brendshme dhe ta bëjë garancinë të pavlefshme.
Për ndërrim, kontaktoni prodhuesit ose agjentin e shërbimit.
Të përgjithshme
- Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike në pjesën e poshtme të fshesës.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës prej 8 vjeç e më lart, si dhe për personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore apo për ata që kanë mungesë përvoje nëse u bëhet mbikëqyrja apo udhëzimi në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me pajisjen. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të funksionojë e pakomanduar.
4 Shqip
Në lidhje me energjinë
- Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Hiqeni spinën nga priza elektrike para se të shkarkoni qesen e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
- Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e pajisjes.
- Rrëshqitni në pozicionin "Min." para se të vendosni spinën në prizën elektrike
- Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
-
Ju lutem parandaloni çdo rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
-
Mos e dëmtoni kordonin e korrentit.
- Mos e tërhiqni kordonin e korrentit shumë fort ose mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
- Mos përdorni burim energjie me tension të ndryshëm nga tensioni nominal i hyrjes sipas standardit kombëtar dhe gjithashtu, mos përdorni prizë të shumëfishtë për të furnizuar me energji disa pajisje në të njëjtën kohë.
- Mos e lini kordonin elektrik në mënyrë të shkujdesur në dysheme.
- Mos e përdorni një spinë korrenti, kordon korrenti të dëmtuar ose prizë korrenti të liruar.
- Fikeni pajisjen përpara se ta vendosni apo hiqni nga priza dhe sigurohuni të mos e prekni me gishta kunjat e prizës.
- Mos e çmontoni apo modifikoni fshesën me korrent. Nëse dëmtohet kordoni elektrik, kontaktoni prodhuesin ose agjentin e shërbimit për ta ndërruar nga një riparues i kualifikuar.
- Pastroni pluhurin ose lëndët e huaja te kunji dhe te pjesa e kontaktit e spinës elektrike.
- Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.
Shqip 5
- Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.
Gjatë përdorimit
- Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e mbajtur nga zorra. Përdorni dorezën në fshesën me korrent për ta ngritur ose mbajtur fshesën.
- Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.
- Mos e përdorni në ambiente të jashtme ose në tapete apo sipërfaqe të lagura.
- Mos e përdorni fshesën me korrent në rrugica ose dysheme të lagura.
-
Mos e përdorni këtë produkt në mjedise të jashtme pasi synohet vetëm për përdorim shtëpiak.
-
Ka rrezik avarie ose dëmtimi.
* Pastrimi në mjedise të jashtme: Gurë, çimento
* Një sallë bilardoje: Pluhur shkumësi
* Një dhomë septike në spital
- Mos e përdorni fshesën me korrent për të thithur lëngje (si uji), brisque, kunja ose prush.
- Ka rrezik avarie ose dëmtimi.
- Sigurohuni që fëmijët të mos e prekin fshesën me korrent ndërsa jeni duke e përdorur.
- Fëmijët mund të digjen nëse trupi i fshesës mbinxehet.
- Mos e shkelni dhe mos e përplasni trupin e fshesës.
- Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim.
- Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
- Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj.
- Mos e bblokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.
- Mos e përdorni fshesën me korrent pa pasur në vend qesen e pluhurave dhe filtrat.
- Mos perdorni filtra te konsumuar, te shformuar apo te demtuar. Futeni filtrin sic duhet.
- Mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor.
- Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni me agjentin e autorizuar të shërbimit.
- Nëse ka rrjedhje gazi ose kur përdoren spërkatës të djegshëm, si p.sh. heqës pluhuri, mos e prekni prizën, si dhe hapni dritaret për të ajrosur dhomën.
- Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
- Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar mbetje dhe papastërti ndërtimesh dhe tonerin e printerit me laser. Mbajini rregullisht të pastër filtrat për të parandaluar grumbullimin e pluhurit të imët.
- Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe pluhurat e imëta si miellï duhet të pastrohen me fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla.
- Tregoni kujdes të veçantë kur të pastroni mbi shkallë.
- Mos e përdorni për të thithur ujin.
- Mos e zhytni në ujë për ta pastruar.
- Zorra duhet të kontrollohet rregullisht dhe nuk duhet të përdoret nëse është e dëmtuar.
- Mbani spinën kur mblidhni kordonin në rrotull. Mos lini që spina të përplaset kuturu gjatë mbledhjes.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Për ta ruajtur, mos e ngrini apo lëvizni fshesën me korrent me furçën të vendosur në kanal.
- Përdorni një leckë të thatë ose peshqir për të pastruar trupin dhe sigurohuni që ta hiqni fshesën me korrent nga priza përpara se ta pastroni. Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi fshesë dhe mos përdorni materiale të avullueshme (si benzinë, hollues ose alkool) ose spërkatës të djegshëm (si heqës pluhuri) për ta pastruar.
- Nëse në produkt futet ujë ose lëngje të tjera, të cilat shkaktojnë avari, fikeni fshesën, hiqeni nga priza dhe këshillohuni me një agjent shërbimi.
- Mos përdorni detergjente alkaline ose industriale, freskues ajri ose acide (acetike) për të pastruar pjesët e fshesës që mund të lahen. (Shihni tabelën e mëposhtme.)
- Mund të shkaktohet dëmtim, deformim ose çngjyrosje e pjesëve plastike.
| Detergjent i disponueshëm | Detergjent neutral Pastrues për kuzhinën |
| Detergjent i padisponueshëm | Detergjent alkalin Çngjyrues, pastrues për mykun etj. |
| Detergjent acid Vaj parafine, emulgator etj. | |
| Detergjent industrial NV-I, PB-I, Opti, alkool, aceton, benzen, hollues etj. | |
| Freskues ajri Freskues ajri (spërkatës) | |
| Vaj Vaj shtazor ose vegjetal | |
| etj. Acid acetik ushqimor, uthull, acid acetik i ngrirë etj. |
- Mos u mbështetni te grupi i zorrëve. Mos vendosni pesha mbi zorrë.
⚠️ KUJDES
Gjatë përdorimit
- Mos e përdorni tubin për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është synuar.
- Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim.
- Nëse ngrini kapakun e trupit të produktit gjatë përdorimit të fshesës me korrent, do të aktivizohet pajisja e sigurisë dhe mund të ketë ndryshime në zhurmën e funksionimit.
- Nëse mbani kapakun e trupit të produktit gjatë përdorimit të fshesës me korrent, zhurma e funksionimit mund të ndryshojë, por tubi rrethor në fund të qeses së pluhurave parandalon derdhjen e këtyre të fundit.
- Mos e tërhiqni kordonin elektrik përtej shenjës së verdhë dhe mbajeni me njërën dorë kur ta mblidhni.
- Kordoni elektrik mund të dëmtohet nëse përpiqeni ta tërhiqni përtej shenjës së verdhë dhe mund të humbë kontrollin dhe të shkaktojë lëndim të personave ose dëmtim të objekteve përreth nëse nuk e mbani gjatë kthimit pas.
- Nëse nga fshesa me korrent dalin tinguj jonormalë, aroma ose tym, hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni me një agjent shërbimi.
- Ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.
- Mos e përdorni fshesën me korrent në vende pranë pajisjeve ngrohëse (si soba), spërkatësve të djegshëm ose materialeve të ndezshme.
- Mund të shkaktohet zjarr ose deformim i produktit.
- Për efikasitet më të mirë zbrazeni qesen e pluhurave para se të mbushet.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Nëse nuk e përdorni fshesën me korrent për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza.
- Mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Shqip 9
Emri i pjesëve
Disenjimi i produktit mund të ndryshojë në varësi të modeleve.

06 Butoni i mbledhjes së kordonit / Doreza mbajtëse
07 Kordoni elektrik
08 Filtri i daljes
Aksesorët
Aksesorët mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.

Furça për kafshët shtëpiake
Furça me 2 hapa Furça me 2 hapa


Furça për verandën "EzClean Cyclone" Aksesor 2-në-1

Manuali i përdorimit
Shqip 11
Përdorimi i fshesës me korrent
Kontrolli i thithjes mund të ndryshojë në varësi të modeleve.
Përdorimi i trupit të fshesës
Kordoni elektrik

01 Fuqi e ulët
02 Fuqi e lartë
Përdorimi i dorezës

- Për pastrimin e tekstileve, rrotullojeni rrotullën graduese për të ulur fuqinë e thithjes.
- Doreza nuk komandon fuqinë e produktit.

text_image
03 Max 02 Min 01 On Off Transmissioni01 NDEZJA/FIKJA
02 Fuqia minimale/maksimale e thithjes
03 Fuqia maksimale e thithjes

- Për pastrimin e tekstileve, shtypeni kapakun për poshtë për të ulur fuqinë e thithjes.
- Doreza nuk komandon fuqinë e produktit.
12 Shqip
Përdorimi i furçave

Ku duhen përdorur furçat

③ Furça për kafshët shtëpiake

4 Furça për verandën

⑥ Vegla për pastrimin e pjesëve të çara
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Përpara se të pastroni fshesën me korrent duhet ta hiqni nga priza.
Kur duhet zbrazur qesja e pluhurave

text_image
E kugePastrimi i filtrit të hyrjes

text_image
1 02 01
Pastrimi i qeses së pluhurave
Pastrojeni ose ndërrojeni qesen e pluhurave nëse në të ka shumë pluhura.

text_image
1 02 01
Pastrimi i filtrit të daljes

text_image
1 01 02
Furça me 2 hapa
* Mënyra e pastrimit te Furça me 2 hapa dhe Furça për verandën është e njëjtë.
Pastrimi i tubit

Ruajtja e fshesës me korrent

Furça për kafshët shtëpiake
Shënime dhe masa paraprake
Gjatë përdorimit
SHËNIM
- Veçoritë e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
- Kur përdorni furçën e pluhurave ose veglën për pastrimin e pjesëve të çara, fshesa me korrent mund të shkaktojë dridhje.
- Zhurma e funksionimit mund të ndryshojë sapo aktivizohet pajisja e sigurisë për të parandaluar shkëputjen e geses së pluhurave.
- Tubi rrethor në fund të qeses së pluhurave parandalon derdhjen e këtyre të fundit.
⚠️ KUJDES
- Kur të hiqni spinën nga priza elektrike, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.
- Sigurohuni të mos e hapni kapakun e trupit duke shtypur butonin nën kapak gjatë mbajtjes së fshesës me korrent.
- Për ruajtjen e produktit, vendoseni kokën për fshirjen e dyshemesë në vjaskën e vogël në fund të trupit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
SHËNIM
- Mos e lani filtrin e daljes me ujë.
- Për cilësi maksimale pune të filtrit të daljes, ndërrojeni një herë në vit.
- Për të parandaluar gërvishtjen e dyshemeve, kontrolloni gjendjen e furçës dhe ndërrojeni nëse është e konsumuar.
- Filtrat e zëvendësimit disponohen nga agjenti vendor i shërbimit i "Samsung".
- Meqenëse mund të lëndoheni në rastet kur kordoni elektrik humb kontrollin gjatë rimbështjelljes, mbajeni dhe më pas shtypni butonin e rimbledhjes së kordonit.
- Nëse kordoni elektrik nuk mblidhet mirë, rishtypni butonin e rimbështjelljes pasi ta keni tërhequr kordonin elektrik për rreth 2\~3 m.
- Kur fuqia thithëse bie dukshëm dhe vazhdueshëm, pastrojeni filtrin e hyrjes sipas seksionit "Pastrimi i filtrit të hyrjes".
KUJDES
- Pastrojeni filtrin e daljes kur fuqia thithëse ulet ndjeshëm vazhdimisht ose kur fshesa ka mbinxehje jonormale.
- Fuqia thithëse mund të bjerë dukshëm për shkak të vendosjes së gabuar të filtrit të hyrjes.
- Nëse nuk mund t'i hiqni lëndët e huaja nga zorra, kontaktoni me agjentin më të afërt të shërbimit.
- Ruajeni fshesën me korrent në hije për të parandaluar deforminin ose çngjyrosjen.
Shqip 17
Zgjidhja e problemit
| Shenja treguese Lista e verifikimit | |
| Motori nuk ndizet. • Kontrolloni kabllon, spinën dhe prizën. | |
| Fuqia thithëse ulet gradualisht. | • Kontrolloni për praninë e ndonjë bllokimi dhe, nëse është e nevojshme, hiqeni.• Kontrolloni filtrat dhe, nëse është e nevojshme, pastrojini sipas ilustrimeve në këtë manual.- Nëse filtrat nuk janë më funksionalë, ndërrojini me të rinj. |
| Kordoni nuk rimbështillet plotësisht. | • Tërhiqeni kordonin 2~3 m dhe shtypni butonin e rimbështjelljes. |
| Mbinxehje e trupit të pajisjes | • Kontrolloni filtrat dhe, nëse është e nevojshme, pastrojini siç ilustrohet në këtë manual. |
| Elektrostatiticet elektrostatik. | • Ulje e fuqisë thithëse.• Kjo mund të ndodhë kur ajri në dhomë është tepër i thatë. Ajrosni dhomën në mënyrë që lagështia e ajrit të jetë në nivele normale. |
| Gjatë përdorimit, ndalojeni njësinë. | • Kjo fshesë me korrent ka termostat të posaçëm që mbron motorin në rast mbinxehjeje. Nëse fshesa me korrent fiket papritur, fikni çelësin dhe hiqeni fshesën nga priza. Kontrolloni fshesën me korrent për burim të mundshëm mbinxehjeje, si p.sh. Qesja e pluhurave i mbushur plot, zorrë ose tub i bllokuar apo filtri i bllokuar. Nëse zbulohen raste të tilla, ndreqini dhe prisni së paku 30 minuta përpara se të provoni të përdorni fshesën me korrent. |
- Kjo fshesë me korrent plotëson standardet si më poshtë.
- Direktiva e pajtueshmërisë elektromagnetike: 2004/108/KEE
- Direktiva për tension të ulët: 2006/95/KE
Fleta e të dhënave të produktit
[Shqip]
Sipas Rregullores të Komisionit European (BE) Nr 665/2013 dhe Nr 666/2013
| A | Furnizuesi "Samsung Electronics Co., Ltd." | |
| B | Modeli SC20M25**** | |
| C | Kategoria e efikasitetit të energjisë | D |
| D | Konsumimi vjetor i energjisë (kWh/vit) | 88,0 |
| E | Kategoria e performancës së pastrimit të tapetave | F |
| F | Kategoria e performancës së pastrimit të dyshemeve të forta | F |
| G | Kategoria e riemetimit të pluhurit | B |
| H | Niveli i zhurmës (dBA) 85 | |
| I | Fuqia e klasifikuar në hyrje (W) | 1800 |
| J | Lloji Fshesë me korrent, për | përdorim të përgjithshëm |
1 Konsumi tregues vjetor i energjisë (kWh në vit), bazuar në 50 detyra pastrimi. Konsumi aktual vjetor i energjisë varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.
2 Matjet për konsumin e energjisë dhe performancën janë bazuar mbi metodat në EN 60312-1 dhe EN 60704.
SAMSUNG
![SAMSUNG SC20M2540JN - [Shqip] - 1](/content/2026/05/1101985/images/aa1ba86ce9e2fd429ae8182afffff61ebddd0dadb1ed6f6a6b720a0cb20853dc.jpg)