VC-800EE - Aspirator Vivax - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VC-800EE Vivax në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me kuti |
| Marka | Vivax |
| Modeli | VC-800EE |
| Burimi i energjisë | Me kabllo elektrike (me tel) |
| Kontroll i ndryshueshëm i thithjes | Po, rrëshqitës në dorezë |
| Lloji i qeses së pluhurit | Qese pluhuri e zëvendësueshme |
| Sistemi i filtrit | Filtër sfungjeri para motorit dhe filtër i daljes së ajrit |
| Pastrimi i filtrit | Shpëlajeni filtrin e sfungjerit çdo 6 muaj ose kur thithja zvogëlohet; thajeni për 24 orë |
| Valvula e sigurisë | Valvul e brendshme sigurie për të parandaluar thithjen e tepërt dhe për të mbrojtur motorin |
| Rimbështjellja e kabllos | Rimbështjellje automatike e kabllos me buton |
| Doreza mbajtëse | Dorezë e sipërme dhe dorezë e përparme për transport vertikal |
| Pajisjet e përfshira | Furçë dyshemeje, mjet për çarje, zgjatues i shkopit/zorrës së lakuar |
| Përdorimi | Vetëm për përdorim shtëpiak, sipërfaqe të thata të brendshme |
| Pesha | Përafërsisht 4.5 kg (vlerësim) |
| Dimensionet (Gj x Gj x L) | Përafërsisht 35 x 25 x 28 cm (vlerësim) |
| Gjatësia e kabllos | Përafërsisht 5 m (vlerësim nga shenja e verdhë) |
| Kapaciteti i qeses së pluhurit | Përafërsisht 3 L (tipike e vlerësuar) |
| Garancia | 12 muaj për pajisje të vogla shtëpiake (sipas manualit) |
Pyetjet më të shpeshta - VC-800EE Vivax
Pyetjet e përdoruesve rreth VC-800EE Vivax
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aspirator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VC-800EE - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VC-800EE e markës Vivax.
MANUAL I PËRDORUESIT VC-800EE Vivax
Udhëzime për shfrytëzim
Fletë garancie / Serviset e autorizuara
EN
User manual
VC-800EE
HR BIH CG
Upute za uporabu
Usisavač
Sigurnosne upute
Udhëzime për shfrytëzim
Thithëse
Udhëzime sigurie
Vetëm për përdorim në shtëpi!
Gjatë përdorimit të thithëses çdoherë duhet të respektoni paralajmërimet kryesore për siguri, përfshirë edhe këto më poshtë:
- Mos e lini thithësen e kyçur pa vëzhgim. Kur nuk e përdoroni dhe para pastrimit të filtrit, largojeni kyçësen nga rryma.
- Për të ulur rrezikun nga goditja elektrike, mos e përdorni thithësen jashtë ose në sipërfaqe të lagëta.
- Mos lejoni që me thithësen të luajnë fëmijët. Gjatë përdorimit të thithëses afër fëmijëve, duhet vëzhgim i rreptë.
- Përdorni thithësen vetëm në mënyrën e dhënë në këtë manual. Përdorni vetëm shtojcat që rekomandohen nga prodhuesi.
- Mos e përdorni aparatin me kordon të dëmtuar ose kyçëse. Mos e përdorni thithësen nëse është rrežuar, dëmtuar ose ka qenë jashtë ose nëse është zhytur në ujë. Dërgojeni aparatin në servis të autorizuar për kontroll ose riparim.
- Mos e tërhiqni kordonin dhe mos e tërhiqni aparatin për kordoni. Mos e përdorni kordonin si dorezë. Mos e preni kordonin dhe mos e tërhiqni nëpër kënde ose skaje të mprehtë. Mbajeni kordonin më larg sipërfaqeve të ngrohta.
- Gjate shkycjes nga rryma, mos e tërhiqni për kordoni. Gjatë shkycjes, kapeni kyçësen, jo kordonin.
- Mos e prekni kordonin ose kyçësen e thithëses me duar të lagës. Mos e përdorni jashtë ose vende të lagëta.
- Mos futni gjëra brenda. Mos e përdoroni thithësen me hapjet e bblokuar dhe mos e bblokoni rrjedhjen e ajrit. Mbani gjitha hapjet të pastër nga pluhuri, qimet dhe çfarëdo tjetër që mund të zvogëlojë rrjedhjen e ajrit.
- Mbani flokët, rrobat, gishtat dhe gjitha pjesët e trupit më larg hapjeve dhe pjesëve lëvizëse.
- Mos thithni gjëra të mbreha si qelq, vidha dhe gozhda, etj.
- Mos thithni thëngjill të ngrohtë, cigare ose gjëra tjera të ngrohja që tymosin ose digjen.
- Mos e përdorni thithësen pa filtrin në vend.
- Para kyçjes dhe shkyçjes së aparatit nga rryma, çdoherë shkyçeni aparatin.
- Gjatë thithjes së shkallëve, kini kujdes të posaçëm.
- Mos thithni gjëra që ndizen ose eksplodojnë (gaz për çakmak, karburant, etj) dhe mos e përdorni thithësen në afërsi të lëngjeve ose avujve të ndezshëm.
- Mos thithni gjëra helmuese (zbardhues klorik, amoniak, lëndë për pastrimin e gypave, etj.)
- Mos thithni në dhoma të mbyllura të mbushur me avuj të ngjyrës, tretësit, pluhur ndezës ose avujve tjera eksplozive dhe toksike.
- Para lidhjes ose largimit të zorrës për thithje, çdoherë shkyçeni aparatin nga rryma. Gjatë mbështjelljes, kujdes mos të ngatërrohet kyçësja.
- Përdoreni vetëm për thithje të sipërfaqeve të thata dhe mbyllura.
- Thithësen përdorni vetëm në mënyrën e përshkruar në këtë manual.
- Thithësen ruani në vend të ftohtë dhe të thatë.
- Vendin mbi të cilin thithni mbajeni të thatë.
- Mos e zhytni thithësen në ujë ose lëngje tjera.
- Mbani skajet e gypave, shtojcat dhe hapje tjera më larg fytyrës dhe trupit.
- Mos e përdoroni thithësen për pastrim të kafshëve shtëpiake ose kafshëve tjera.
- Kur të përdorni thithësen mbani kokën (sytë, veshtë, gojën etj) më larg hapjeve.
PARALAJMËRIM:
Me rëndësi:
Nëse hapja për thithje në aparatin është bblokuar ose nëse zorra është e bblokuar, atëherë shkyçeni aparatin dhe para kyçjes largoni pengesën.
- Mos përdorni thithësen në afërsi të kaloriferëve ose radiatorëve.
- Para kyçjes në prizë për rrymë, mirë thani duart.
- Para kyçjes së thithëses, patjetër largoni gjërat e mëdha dhe të mprehta sepse mund të dëmtoni rezervuarin për pluhur dhe zorrën.
- Gjatë shkyçjes së aparatit nga priza, kapeni për kyçëse dhe jo për kordonin.
- Mos e përdorni aparatin pa filtrin në vend.
- Nëse gjatë thithjes dëgjoni ndonjë zhurmë nga thithësja dhe vëreni fuqi të dobët thithje, shkyçeni aparatin dhe pastroni filtrin.
Shënim:
Nëse kordoni është dëmtuar, atë duhet të ndryshojë prodhuesi, servisi i autorizuar ose teknik i kualifikuar për të shmangur rreziqe.
PARALAJMËRIM:
Gjatë mbështjelljes së kordoni, kapeni për kyçëse. Gjatë mbështjelljes së kordoni kujdes që kyçësja mos të ngatërrohet.
Përdorimi dhe funksioni
Montimi i thithëses
Shënim:
Para montimit ose çmontimi të shtojcave çdoherë largojeni kyçësen nga priza.
- Përforcimi i zorrës fleksibile në thithësen: kyçeni zorrën fleksibile në hapjen për thithje dhe shtypeni deri sa të dëgjoni “klik” që do të thotë se është përforcuar.

-
Përforcimi i gypit shtojcë për thithje të vende të ulëta. Shtyni zorrën në shtojcën për thithje vende të ulëta.
-
Përforcimi i brushës për dysheme në gyp. Shtyni gypin në brushën. Vendosni gypin në gjatësinë e preferuar.
Fuqia e ndryshueshme e thithjes
Shënim:
Pas montimit të gjitha pjesëve zgjateni sasinë e duhur të kordonit dhe kyçeni në prizë rryme. Shenja e verdhë në kordonin tregon gjatësinë ideale. Mos e tërhiqni kordonin më gjatë se shenja me të kuqe.
- Kyçeni aparatin në prizë rryme.
- Për të kyçur thithësen, shtypeni kyçësen kryesore në aparatin.
- Gjatë mbështjelljes së kordonit, me njërën dorë shtypeni sustën për mbështjellje ndërsa me tjetër mbajeni kordonin që mos të dredhet dhe ashtu të mos lëndojë dikë ose të bëjë dëme.
- Për rregullimin e fuqisë së thithjes rrotulloni sustën për fuqinë e thithjes që gjendet në dorëzën e zorrës.

Ndryshimi i thesit për pluhur.
- Hapeni kapakun e përparmë.
- Ndryshoni thesin për pluhur.

Mbajtja dhe lëvizja e thithëses:
Shënim:
Thithësja në pjesën e epërme ka një dorezë për mbajtje. Gjithashtu, në anën përpara gjendet edhe një dorezë për mbajtje. Mund të e përdorni për mbajtje praktike të thithëses në pozitë vertikale.

Largimi dhe pastrimi i filtrit të motorit dhe daljes për ajër
Paralajmërim:
Para pastrimit çdoherë shkyçeni aparatin nga priza e rrymës.
a. Filtri i motorit
1. Hapeni kapakun e përparmë.
2. Pastroni ose ndryshoni filtrin.

b. Filtri i daljes për ajër
- Shtypeni sustën në hapjen e rrjetit për ajër për të e hapur.
- Tërhiqeni filtrin për të e pastruar ose ndryshuar.

Filtri në formë shpuze brenda thithëses pas një kohe do të bëhet me pluhur. Ajo është normale dhe nuk ndikon aspak në efektivitetin e filtrit. Nëse filtri është shumë me pluhur saqë aparati nuk mund të thith mirë, ju rekomandojmë të e nxirrni nga thithësja dhe lajeni me ujë dhe para kthimit në thithëse lejoni 24 orë që të thahet në ajër, më larg zjarrit dhe gjërave të ngrohta. Ajo duhet të bëhet njëherë në gjashtë muaj ose kur të vëreni që fuqia e thithjes është zvogëluar.
Me rëndësi:
Kini parasysh që në filtrin ka valvule sigurie që ndalon krijimin e vakuumit tepër të madh. Nëse bëhet tepër i madh, atëherë do të aktivizohet valvuli për siguri që do të zvogëlojë vakuumin dhe do të ndalon prishjen e motorit.
Shënim:
Vrima për thithje duhet çdoherë të jetë e hapur, pa pengesë sepse në të kundërtën aparati mund të ngrohet dhe dëmtohet.
Me rëndësi:
Duhet rregullisht të kontrolloni mos është dëmtuar filtri, me mundësi pas secilës thithje. Filtrin e dëmtuar duhet menjëherë të ndryshoni. Para kontrollit të filtrit çdoherë shkyçeni aparatin nga priza e rrymës.
VC-800EE
EN
User manual
Vacuum cleaner
Safety Instructions
Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj se ju do të jenë të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin
Apo me me përsonin i cili jua shet produktin tone
JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI
FLETGARANCIONI
VIVAX
KS
EMRI PRODUKTIT
LLOJI DHE MODELI
PRODHUESI
EMËRTIMI APO
EMRI I SHITËSIT
NUMRI SERIAL
DATA SHITJES
VULA:
NËNSHKRIMI I PËRSONIT ZYRTAR:
Kjo fletgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë në Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëjtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletgarancion .
KUSHTET E GARANCIONIT:
-
Kjo fletgarancion, ne garantojmë se ju do të jetë subjekt i kësaj pune garancisë pa gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëri e profesionalizuar dhe të materialit të dobët. Të gjitha gabimet mund të ndodhin ne do t korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancion të autorizuar.
-
PERIUDHA E GARANCIONIT. Garancioni fillon nga dita e blerjes dhe vazhdon deri ...... muaj
-
Në rast prishjes produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për të rregulluar njëtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ajo do të zëvendësohet.
-
Nëse procedura riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
-
Garancioni është e njohur vetëm me një faturë të shitjes, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vula dhe nënshkrimi shitësit.
-
Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.
-
GARANCIONI NUK MBULON:
-
Inspektimit të rregullt, mirëmbajtjenndrrimi l pjesve hargjuese.
Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatimin që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveç modifikime paraqitura Me pëlqimi AskTec LLC
- Garancioni nuk pranohet në këto raste :
Nëse një klienti nuk paraqet kartën e saktë garancionit dhe faturë blerse. Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
Nëse dështimet produktit janë shkaktuar nga forcës madhore, të tilla si rrufeja, electriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrike.
Nëse dështime shkaktuar dëme nga përdorimi i pavend ose transportit të pahijshme.
Nëse defekt është një defekt në sistemin në të cilën produkti është i lidhur.
SERVIS
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
| DATA PRANIMITPAISJES SERVIS | ||
| DATA RIPARIMIT | ||
Ask Tec d.o.o
Tahir Zajmi (Kosovatex), 10000 Pristinë
tel: +386.43. 774.004
E-mail: agim.hajrizi@asktec-ks.com WEB: www.asktec-ks.com
-Vivax Servis i kryesorë
Idriz Glilani Pn. (përballë shk.fill. Xhemail Mustafa) 10 000 Dardani Prishtinë Kosovë
tel: +381/38/545 5757; +377/44/545 575; +386/49/545 575
E-mail: nehat@kesc-ks.com WEB: www.kesc-ks.com
-VIVAX audio-video -
Rr. Emin Duraku 10 000 Dardani Prishtinë Kosovë
tel: +377/ 44/ 123 466
E-mail: kesxhelal@yahoo.com
Rr. Lidhja e Prizrenit 15/ A Prishtinë Kosovë
tel: +381/38/225 000; +377/44/168 444; +377/44/238 440; +386/49/800 400
E-mail: valentini service@hotmail.com