RCNA355E21PT - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RCNA355E21PT BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer |
| Marka | Beko |
| Modeli | RCNA355E21PT |
| Lartësia | 170 cm |
| Gjerësia | 60 cm |
| Thellësia | 65 cm |
| Pesha neto | 70 kg |
| Furnizimi energjitik | 220-240 V, 50-60 Hz |
| Fuqia | 150 W |
| Teknologjia e ftohjes | No Frost |
| Ndriçimi i brendshëm | LED |
| Raftet e rregullueshme | Po |
| Sirtari për perime | Po, me kontroll lagështie |
| Klasa klimatike | N-ST (16-38°C) |
| Niveli i zhurmës | 38 dB |
| Efiçienca energjetike | A++ (vlerësuar) |
| Konsumi vjetor i energjisë | 250 kWh |
| Funksioni i ngrirjes së shpejtë | Po |
| Kthyeshmëria e derës | Po, e kthyeshme |
| Pastrimi | Leckë e butë dhe e lagët, mos përdorni gërryes |
| Shkrirja | Automatike (No Frost) |
| Siguria | Mos përdorni objekte të mprehta për shkrirje |
| Pjesë rezervë | Të disponueshme në shërbimin teknik të autorizuar |
| Përfshin | Manuali i përdorimit, garancia |
Pyetjet më të shpeshta - RCNA355E21PT BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth RCNA355E21PT BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RCNA355E21PT - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RCNA355E21PT e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RCNA355E21PT BEKO
Frigorifer-Ngrirës pa akull tipi II
Për të siguruar një përdorim normal të frigoriferit tuaj, që përdor një mjet ftohës plotësisht ekologjik, R600a (i ndezshëm vetëm në kushte të veçanta), duhet të ndiqni rregullat vijuese:
♦ Mos pengoni qarkullimin e lirë të ajrit përreth aparatit. - Mos përdorni sende mekanike që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi, për ta përshpejtuar shkrirjen e akullit. ♦ Mos e prishni qarkun ftohës. - Mos përdorni aparate elektrike të parekomanduara nga prodhuesi brenda dhomëzës për mbajtjen e ushqimeve.
ΠΡΟΕΙΔΟΠΟΙΗΣΗ!
Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përderisa nuk mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me aparatin.
Vendosja e temperaturës së punimit /50
Ftohja /52
Ngrirja /52
Shkrirja e pajisjes /53
Ndërrimi i llambës së brendshme /54
Pastrimi dhe kujdesi /54
Këshilla praktike dhe shënime /55
Shembuj të përdorimit /56
Vendosja e ushqimeve /56
Vendosja e rekomandimeve /56
Zhurmat normale të punimit /57
Këshilla praktike në lidhje me uljen e konsumit të energjisë /57
Prit, po nëse.... /58
Kthimi i dyerve /59
EL
Περιεχόμενα
Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë ato vlejnë për modele të tjera.
Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë ato vlejnë për modele të tjera.

6
Urime për zgjedhjen tuaj në produktin tonë i cili patjetër do t'ju ofrojë shumë vjet shërbimi të mirë.
Urime për zgjedhjen tuaj në produktin tonë, i cili patjetër do t'ju ofrojë shumë vjet shërbimi të mirë.
Ju lutem lexoni manualin e përdorimit me kujdes. Ai përmban informacione të rëndësishme se si ta përdorni pajisjen tuaj. Nëse nuk i përmbaheni udhëzimeve, mund të humbisni të drejtën për riparime falas gjatë periudhës së garancisë. Ju lutem mbajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe kalojani përdoruesve të mëvonshëm nëse ka.
Ju lutem lexoni manualin e përdorimit me kujdes. Përmban informacione të rëndësishme si ta përdorni pajisjen tuaj. Nëse nuk i përmbaheni udhëzimeve, mund të humbisni të drejtën për riparime falas gjatë periudhës së garancisë. Ju lutem mbajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe kalojani përdoruesve të mëvonshëm nëse ka.
- Mos e lidhni pajisjen tuaj me energjinë derisa të gjitha paketimet dhe mbrojtëset e transportit të jenë hequr.
- Lëreni të rrijë të paktën 4 orë para se ta ndizni për të lejuar që kompresori të rregullohet nëse transportohet horizontalisht.
- Kjo pajisje mund të përdoret vetëm për qëllimin e synuar, p.sh. për të mbajtur dhe ngrirë ushqime të ngrënshme.
- Nuk rekomandojmë që ta përdorni pajisjen në një ambient pa ngrohje, të ftohtë p.sh. garazh, depo, aneks, hangar, jashtë, etj. Shikoni 'Vendndodhja'.
- Pas dërgimit, kontrolloni për t'u siguruar që produkti nuk është i dëmtuar dhe që të gjitha pjesët dhe aksesorët të jenë në gjendje perfekte.
- Mos e vini në punë një pajisje të dëmtuar; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni me shitësin.
- Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen.
- Mos u ulni ose hipni sipër ose mos i lini fëmijët të ulen ose të hipin sipër në pajisje ose në pjesët që dalin prej saj.
- Mos u varni në derën e pajisjes.
- Pajisja juaj përmban lëndë ftohëse pa fluorur (CFC/HFC), por përmban ftohës isobutan (R600a), një gaz natyror që është shumë i pajtueshëm me mjedisin. (R600a) është shumë i djegshëm. Prandaj, sigurohuni që qarku i ftohjes të mos dëmtohet qoftë gjatë transportit apo gjatë përdorimit. Në rast dëmtimi;
- Shmangni çdo flakë të ndezur, burime shkëndijash dhe substanca të djegshme.
- Ajroseni menjëherë dhomën ku ndodhet pajisja.
- Në rast se lënda ftohëse spërkatet në sy mund t'ju shkaktojë lëndime në sy.
- Hapësira në dhomë ku është instaluar pajisja nuk duhet të jetë më e vogël se 10 metra kub.
- Mos e hidhni pajisjen në zjarr. Pajisja juaj përmban substanca jo CFC në izolim të cilat janë të djegshme.
- Ju lutem kontaktoni me autoritetet lokale në vendin tuaj për informacione mbi mënyrat e hedhjes dhe vendet në dispozicion.

Paralajmërim - Mbani hapësirat e ajrimit në trupin e pajisjes ose në strukturën e brendshme pa pengesa.

Paralajmërim - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.

Paralajmërim - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.

Paralajmërim - Mos përdorni aparate elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen e ushqimeve të parekomanduara nga prodhuesi.
- Mos prekni lidhjet e kondensatorit metalik në pjesën e pasme të pajisjes; ekziston rrezik të lëndoheni.
- Në rast të një defekti të mundshëm, më parë shkëputeni pajisjen nga energjia.
- Para se ta pastroni pajisjen gjithmonë hiqeni spinën e energjisë ose fikeni automatin.
Mos e tërhiqni kabllin - tërhiqni spinën.
- Riparimet në pajisjet elektrike mund të bëhen vetëm nga ekspertë të kualifikuar. Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit.
Udhëzime transporti
Pajisja duhet të transportohet vetëm në pozicion vertikal në këmbë.
Para se të bëhet testi i punimit në dyqan, paketimi i pajisjes duhet të jetë i paprekur.
Pas një transporti në pozicion horizontal, pajisja mund të vihet në punë vetëm pasi të ketë qëndruar në këmbë vertikalisht për 4 orë përsëri.
Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu, lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi nëse shpërfillen udhëzimet e sigurisë.

Hedhja
Bëjeni pajisjen të papërdorshme menjëherë. Tërhiqeni spinën dhe priteni kabllin e energjisë. Hiqni ose prishni kopsën ose shulin para se ta hidhni pajisjen. Në këtë mënyrë nuk do të lejoni që fëmijët të bllokohen brenda dhe të vënë në rrezik jetën.
- Mos e vini në punë pajisjen në një dhomë ku temperatura ka mundësi të bjerë nën 10°C natën dhe/ose veçanërisht në dimër. Në temperatura më të ulëta pajisja mund të mos punojë duke çuar në ulje të jetëgjatësisë të ruajtjes të ushqimit.
- Vlerësimi i kategorisë klimaterike të pajisjes tuaj është dhënë në fletëpalosjen e Veçorivë Teknike dhe është shkruar në etiketën e vlerave brenda pajisjes. Tregon temparaturat e përshtatshme të ambientit siç tregohet më poshtë.
Kategoria klimaterike Temperaturat e ambientit
| SN...... | +10 °C deri 32 °C |
| N...... | +16 °C deri 32 °C |
| ST...... | +16 °C deri 38 °C |
| T...... | +16 °C deri 43 °C |
| SN-ST...... | +10 °C deri 38 °C |
| SN-T...... | +10 °C deri 43 °C |
Vendndodhja
Vendoseni pajisjen vetëm siç tregohet në figurë në dhoma të thata ku mund të ajroset.
Shmangni dritën direkte të diellit ose burimet e nxehtësisë si sobat ose ngrohëset.
Nëse nuk mund të shmanget kjo, duhet të mbahen distancat minimale të mëposhtme:
Sobat elektrike: 3,00 cm
Ngrohëse: 3,00 cm
Pajisje ftohëse: 2,50 cm
- Sigurohni qarkullim ajri të mjaftueshëm për pajisjen tuaj.
- Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 3).
Montoni dy distancatorët plastikë të murit të dhënë me pajisjen duke i rrotulluar 1/4 në kondensator në pjesën e pasme të pajisjes (Artikulli 4).
- Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të lëmuar. Dy këmbët e rregulluara duhet të rregullohen sipas nevojës (Artikulli 5). Për të garantuar që pajisja juaj të qëndrojë drejt në këmbë rregulloni dy këmbët e para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar, derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me dyshemenë.
Rregullimi i mirë i këmbëve shmang dridhjet dhe zhurmën.
Lidhjet elektrike

Paralajmërim
Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.
- Kontrolloni që lloji i rrymës dhe tensionit në rajonin tuaj të përkasë me atë që tregohet në etiketën e vlerave brenda pajisjes.
- Siguria elektrike e pajisjes garantohet vetëm kur sistemi i tokëzimit në shtëpi është instaluar në përputhje me rregullat.
- Kur vendosni pajisjen, mos e lini kabllin e energjisë të bllokohet nën të; përndryshe kablli do të dëmtohet.
- Sigurohuni që spina të arrihet me lehtësi. Mos përdorni adaptor me shumë priza ose kabëll zgjatimi.
Njihuni me pajisjen tuaj

Paralajmërim
Informacionet e mëposhtme rreth aksesorëve janë dhënë vetëm për referencë. Aksesorët e mëposhtëm mund të mos jenë saktësisht aksesorët e pajisjes tuaj.
Artikulli 1
- Paneli i kontrollit
- Drita e brendshme
- Ventilatori i Ushqimeve të Freskëta
- Mbajtësja e verës
- Raftet e rregullueshme të kabinetit
- Kapaku i krisperit
- Krisperët e sallatës
- Ndarja Zona e freskët
- Mbajtësia e sirtarit të akullit & sirtari i akullit
- Pjesa për ngrirjen e shpejtë
- Pjesët për mbajtjen e ushqimeve të ngrira
- Këmbët e para të rregullueshme
- Ndarja e Baxhos
- Raft për vazo
- Raft për shishe
- Ventilatori i ngrirësit
Ventilatorët kanë qëllim që të sigurojnë qarkullim të ajrit në dhomëz.
Para ndezjes
Para se të filloni ta përdorni pajisjen tuaj, duhet të ri-kontrollohen pikat e mëposhtme për siguri:
- A po qëndron mirë pajisja mbi dysheme?
- A ka hapësirë të mjaftueshme për qarkullim të mirë të ajrit?
- A është pjesa e brendshme e pastër? (Shiko gjithashtu pjesën “Pastrimi dhe kujdesi”) • Tani lidheni pajisjen në korrent.
Kompresori ndizet; drita e brendshme ndizet kur hapet dera e frigoriferit.
Mos vendosni ushqime në frigorifer derisa temperatura të ketë arritur nivelin e dëshiruar.
Vendosja e temperaturës së punimit
Temperatura e pjesës së ushqimeve të freskëta dhe e ngrirësit mund të rregullohen nga ekrani elektronik (Artikulli 2)
Simboli "ION" qëndron i ndezur në ekran dhe tregon që pajisja juaj është e pajisur me jonizues.
Jonizuesi është një pajisje elektronike e cila pastron ajrin nga bakteret në vendin e ushqimeve. Punon gjatë intervaleve të caktuara, nisja/ndalimi i pajisjes kontrollohen nga një algoritëm i veçantë.
Jonizuesi fiket kur hapet dera e pjesës së ushqimeve të freskëta.
Sistemi dysh i ftohjes:
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy sisteme të veçanta ftohjeje për të ftohur pjesën e ushqimeve të freskëta dhe pjesën e ngrirësit. Kështu ajri në pjesën e ushqimeve të freskëta dhe ai në pjesën e ngrirësit nuk përzihen.
Falë këtyre dy sistemeve të veçanta të ftohjes, shpejtësia e ftohjes është shumë më e lartë se llojet e tjerë të frigoriferëve.
Erërat në dy dhomat e frigoriferit nuk përzihen.
Gjithashtu sigurohet më shumë kursim energjie pasi shkrirja bëhet veç e veç.
Paneli i Kontrollit Artikulli 1
Paneli i kontrollit ju lejon të vendosni temperaturën dhe të kontrolloni funksionet e tjera që lidhen me produktin pa e hapur derën e produktit. Vetëm shtypni përshkrimet në butonat përkatës për vendosjet e funksioneve.
1. Ndërprerje energjie / Temperaturë e lartë / tregues për paralajmërim gabimi
Ky tregues (!) ndizet gjatë ndërprerjeve të energjisë, defekteve prej temperaturës së lartë dhe paralajmërimeve për gabime.
Gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më e lartë që arrin pjesa e ngrirësit do të pulsojë në ekranin dixhital. Pasi të keni kontrolluar ushqimin që ndodhet në pjesën e ngrirësit (A) shtypni butonin e fikjes së alarmit për të hequr paralajmërimin.
Ju lutem shikoni pjesën "zgjidhje të këshilluara për zgjidhjen e problemeve" në manualin tuaj nëse vini re se ndizet ky tregues.
2. Funksioni i kursimit të energjisë (ekrani i fikur):
Në qoftë se dyert e produktit janë mbajtur të mbyllur për një kohë të gjatë, funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet automatikisht pas 1 minute dhe simboli i kursimit të energjisë ndriçohet. (
Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha simbolet në ekran përveç simbolit të kursimit të energjisë do të fiken. Kur funksioni Energy Saving është i aktivizuar, nëse shtypet ndonjë buton tjetër apo hapet dera, funksioni i kursimit të energjisë do të anulohet dhe simbolet në ekran do të kthehen në normal. Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet gjatë dërgimit nga fabrika dhe nuk mund të anulohet.
3. Funksioni Quick fridge
Shtypni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shpejtë të ftohtë

Përdoreni funksionin e ftohjes së shpejtë kur doni të ftohni shpejt ushqimet e vendosura në pjesën e frigoriferit. Nëse doni të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizojeni këtë funksion para se t'i futni ushqimet në produkt.
6 Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të anulohet vetë pas 1 ore ose kur pjesa e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar.
Ky funksion nuk aktivizohet përsëri kur ndizet pas një ndërprerje energjie.
4. Butoni i rregullimit të temperaturës së pjesës së frigoriferit
Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e pjesës së frigoriferit përkatësisht në 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, 8... Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e pjesës së frigoriferit në vlerën e dëshiruar.
5. Funksioni Pushime
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypeni këtë buton për 3 sekonda dhe treguesi i metodës së pushimeve do të aktivizohet.
Kur funksioni i pushimeve është i aktivizuar, “- -” shfaqet në treguesin e temperaturës së pjesës së frigoriferit dhe nuk bëhet asnjë ftohje aktive në pjesën e frigoriferit.
Nuk është e përshtatshme të mbani ushqime në pjesën e frigoriferit kur ky funksion është i aktivizuar. Pjesët e tjera do të vazhdojnë të ftohen sipas temperaturës së tyre të caktuar.
Për të anuluar këtë funksion shtypni përsëri butonin e funksionit Vacation.
6. Paralajmërim i alarmit të fikur:
Në rast të ndërprerjes së energjisë/alarmit të temperaturës së lartë, pasi të keni kontrolluar ushqimin në pjesën e ngrirësit shtypni butonin e fikjes së alarmit për të hequr alarmin.
7. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave njëkohësisht për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të ndizet dhe metoda e kyçjes së butonave do të aktivizohet. Butonat nuk do të funksionojnë nëse metoda e Kyçjes së Butonave është aktive. Shtypni butonin e kyçit të butonave njëkohësisht për 3 sekonda përsëri. Simboli i kyçit të butonave do të fiket dhe metoda e kyçit të butonave do të hiqet.
Shtypni butonin key lock nëse doni të mos lejoni ndryshimin e rregullimit të temperaturës së frigoriferit.
8. Eco fuzzy
Shtypni dhe mbani butonin eco fuzzy një herë për të aktivizuar funksionin eco fuzzy. Frigoriferi do të fillojë në metodën më ekonomike të paktën 6 orë më vonë dhe treguesi i përdorimit ekonomik do të ndizet kur funksioni është aktiv.
(7) Shtypni dhe mbani shtypur butonin eco fuzzy për 3 sekonda për të çaktivizuar funksionin eco fuzzy.
Ky tregues ndizet pas 6 orësh pasi aktivizohet eco fuzzy.
9. Butoni i rregullimit të temperaturës së pjesës së ngrirësit
Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e pjesës së ngrirësit përkatësisht në -18, -19, -20, -21, -22, -23, -24, -18... Shtypeni këtë buton për të vendosur temperaturën e pjesës së ngrirësit në
vlerën e dëshiruar. (•9)
10. Treguesi Icematic i fikur (Vetëm për produktet me makinë icematic)
Tregon nëse icematic është i ndezur apo i fikur. (°/o3") Nëse është i ndezur, atëherë icematic nuk punon. Për ta vënë përsëri në punë icematic, shtypni dhe mbani shtypur butonin On-Off për 3 sekonda.
Rrjedha e ujit nga depozita e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion. Sidoqoftë, akulli i bërë më parë mund të merret nga icematic.
11. Butoni i funksionit Quick Freeze / butoni i ndezjes/fikjes së icematic
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur aktivizoni funksionin, pjesa e ngrirësit do të ftohet në një temperaturë më të ulët se vlera e caktuar.

Për ta ndezur dhe fikur icematic shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda (Vetëm për produktet me makinë icematic).
Përdoreni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur doni të ngrini shpejt ushqimet e vendosura në pjesën e frigoriferit. Nëse doni të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, Quick Freeze do të anulohet vetë pas 25 orësh ose kur pjesa e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar.
Ky funksion nuk aktivizohet përsëri kur ndizet pas një ndërprerjeje të energjisë.
12. Treguesi i përdorimit ekonomik
Tregon që produkti po punon në metodën me efikasitet energjie. (eco) Ky tregues do të jetë aktiv në temperaturën e pjesës së ngrirësit është vendosur në -18 ose nëse ftohja me efikasitet energjie bëhet për shkak të funksionit Eco-Extra.
Treguesi i përdorimit ekonomik fiket kur zgjidhen funksionet e ftohjes së shpejtë ose ngrirjes së shpejtë.
Ftohja
Ruajtja e ushqimeve
Pjesa e frigoriferit është për të mbajtur për kohë të shkurtër ushqime të freskëta dhe pije.
Mbajini produktet e qumështit në ndarjen e posaçme në frigorifer.
Shishet mund të mbahen në mbajtësen e shisheve ose në raftin e shisheve të derës.
Mishi i pagatuar mbahet më së miri në një qese polietileni në raftin e dytë nga sipër frigoriferit.
Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të ftohen në temperaturë ambienti para se t'i vendosni në frigorifer.
Sugjerohet që të mos i mbani ushqimet e ngrira mbi kapakun e krisperit për qëllime të shkrirjes.
Raftet e tjera mund të përdoren për qëllime shkrirjeje.

Kujdes
Mbani alkoolet e përqëndruara vetëm në këmbë dhe të mbyllur fort.

Kujdes
Mos mbani substanca ose enë shpërthyese me gazra të djegshme (krem në kanaçe, kanaçe me spërkatës, etj.) në pajisje. Ekziston rreziku i shpërthimit.
Ngrirja
Ngrirja e ushqimeve
Pjesa e ngrirjes është e shënuar me simbolin

Mund ta përdorni pajisjen për të ngrirë ushqime të freskëta si edhe për të ruajtur ushqime tashmë të ngrira. Ju lutem shikoni rekomandimet e dhëna në paketimin e ushqimeve.

Kujdes
Mos i ngrini pijet me gaz, pasi shishja mund të çahet kur ngrihet lëngu.
Bëni kujdes me produktet e ngrira si kubat e akullit me ngjyrë.
Mos e tejkaloni kapacitetin e pajisjes tuaj në 24 orë. Shikoni fletëpalosjen e Veçorive Teknike. Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ngrirja duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Prandaj, kapaciteti i ngrirjes nuk duhet të tejkalohet, dhe temperatura brenda ngrirësit nuk duhet të rritet.

Kujdes
Mbani ushqimet e ngrira tashmë gjithmonë veç nga ushqimet e sapo vendosura.
Kur ngrini ushqime të ngrohta, kompresori i ftohjes do të punojë derisa ushqimi të ngrihet plotësisht. Kjo mund të shkaktojë ftohje të tepërt të ndarjes të frigoriferit.
Nëse e shihni që dera e ngrirësit ose dera e ushqimeve të freskëta është e vështirë të hapet menjëherë pasi e keni mbyllur, mos u shqetësoni. Kjo ndodh për shkak të diferencave të presionit të cilat do të barazohen dhe lini pak kohë që dera të hapet normalisht pas pak minutash.
Do të dëgjoni një zhurmë vakumi menjëherë pasi të keni mbyllur derën. Kjo është krejt normale.
Ndarja e akullt
Mund ta rritni volumin e brendshëm të frigoriferit tuaj duke e hequr ndarjen e dëshiruar. Tërhiqeni ndarjen drejt vetes derisa të ndalojë nga frenuesi. Ngrijeni pjesën përpara rreth 1 cm dhe tërhiqeni ndarjen drejt vetes përsëri për ta hequr plotësisht. Mund të vendosni ushqimet që doni të ngrini me qëllim që t'i përgatitni për ngrirje në këto ndarje. Gjithashtu mund t'i përdorni këto temperatura nëse doni të mbani ushqimet në një temperaturë disa gradë nën atë të pjesës së frigoriferit.

Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë dhe vendoseni në ngrirës.
Sapo uji të jetë kthyer në akull, mund të nxirrni kubat e akullit.
Asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta ose pirunë për të hequr kubat e akullit. Ekziston rreziku të lëndoheni.
Lërini kubat e akullit të shkrijnë pak, ose vendoseni pjesën e poshtme të tabakasë në ujë për një moment të shkurtër.
Shkrirja e pajisjes
Pajisja juaj është një frigorifer pa akull. Kështu nuk do të ketë grumbullim akulli brenda pjesës së mbajtjes së ushqimeve.
Sidoqoftë do të ketë një shkrirje automatike në pjesën e avullimit të pajisjes kur është e nevojshme. Uji derdhet në rezervuarin në pjesën e pasme të pajisjes dhe avullon automatikisht përmes nxehtësisë së kompresorit.
Sigurohuni që rezervuari të jetë i fiksuar mirë sipër kompresorit.

Paralajmërime!
Ventilatorët brenda ngrirësit dhe ndarjeve të ushqimeve të freskëta qarkullojnë ajër të ftohtë.
Asnjëherë mos futni objekte përmes mbrojtëses. Mos lejoni që fëmijët të luajnë me ventilatorin e ushqimeve të freskëta dhe ngrirësit.
Asnjëherë mos mbani produkte që përmbajnë gaz shtytës të djegshëm (p.sh. dispenser akulloresh, kanaçe spërkatëse, etj.) ose substanca shpërthyese.
Mos i mbuloni raftet me materiale mbrojtëse të cilat mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me pajisjen ose të ngacmojnë kontrollet.
Mos i pengoni mbrojtëset e ventilatorëve për t'u siguruar që të arrini performancën më të mirë nga pajisja juaj. (Artikulli 9 dhe Artikulli 10)
Paralajmërim!
Pajisja juaj ka 2 ventilatorë qarkullimi të cilët janë të domosdoshëm për performancën e frigoriferit tuaj. Ju lutem sigurohuni që ventilatorët të mos bllokohen (ndalohen) ose të pengohen nga ushqimet ose ambalazhet. Bllokimi (ndalimi) ose pengimi i ventilatorit mund të shkaktojë rritje në temperaturën e brendshme të ngrirësit (Shkrirje).
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20°C.
Pastrimi dhe kujdesi
Sipërfaqet e Brendshme dhe të Jashtme

Kujdes
Gjithmonë hiqeni pajisjen nga priza ose fikeni automatin para se të pastroni.
Pastrojeni pjesën e jashtme me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë.
Asnjëherë mos përdorni detergjentë gërryes ose agjentë acidikë.
Fshijeni pjesën e brendshme me leckë të thatë.
Bëni kujdes të mos lejoni që uji të bjerë në kontakt me lidhjet elektrike të kontrollit të temperaturës ose dritën e brendshme.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e energjisë dhe hiqni të gjitha ushqimet. Pastrojeni pajisjen dhe mbajeni derën të hapur.
Për të ruajtur pamjen e pajisjes tuaj, mund ta lustroni pjesën e jashtme dhe aksesorët e derës me dyll silikoni.
Pastroni kondensatorin në pjesën e pasme të pajisjes njëherë në vit duke përdorur një furçë ose fshesë me korrent. Grumbullimi i pluhurit çon në rritje të konsumit të energjisë.
Kontrolloni gominën e derës rregullisht.
Pastrojeni vetëm me ujë, dhe thajeni plotësisht.
Pastrimi i aksesorëve
Raftet e derës:
Hiqni të gjitha ushqimet nga raftet e derës.
Ngrijeni kapakun e raftit lart dhe tërhiqeni anash.
Hiqeni fundin e raftit të derës duke e shtyrë lart.
Ena e grumbullimit (Tavë):
Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të pajisjes të jetë gjithmonë e pastër.
Lëshojeni me kujdes kapësen e enës nga kompresori duke e shtyrë me një mjet (si kaçavidë), kështu ena mund të hiqet.
Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
Montojeni përsëri në rend të kundërt.
Krisperi ose Sirtarët:
Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj nxirreni jashtë plotësisht
(Artikulli 7-8).
Këshilla praktike dhe shënime
Ftohja
- Pastrojini ushqimet e freskëta dhe perimet para se t'i vendosni në koshin e krisperit.
- Gjithmonë paketojini ose mbështillini ushqimet, ose vendosini në një enë të përshtatshme, para se t'i vendosni në pajisje.
- Mbështillini ushqimet që nuk janë të përshtatshme për t'u mbajtur në temperatura të ulëta në qese polietileni (ananas, pjepër, kastravec, domate, etj.).
- Ushqimet me erë të fortë ose që tërheqin erë duhet të mbështillen në enë të mbyllura ose materiale paketimi kundër erës.
- Mbajini ushqimet e freskëta veç nga ushqimet e gatuara, për të shmangur ndotjen me baktere.
- Asnjëherë mos mbani mish të freskët në frigorifer për më shumë se 2 ose 3 ditë.
- Hiqni çdo mbetje të ushqimeve në kanaçe dhe mbajini në enë të përshtatshme.
- Shikoni jetëgjatësinë në raft të treguar në paketimin e ushqimit.
- Mos e pengoni qarkullimin e ajrit brenda pajisjes duke i mbuluar raftet.
- Asnjëherë mos mbani substanca të rrezikshme ose helmuese brenda pajisjes tuaj.
- Gjithmonë kontrolloni ushqimet që janë mbajtur për periudhë të gjatë nëse janë të përshtatshme për t'u ngrënë.
- Mos mbani ushqimet e freskëta dhe ato të gatuara së bashku në të njëjtën enë.
- Mbylleni derën menjëherë pasi ta keni hapur për të shmangur konsumin e panevojshëm të energjisë.
- Mos përdorni objekte të forta ose të mprehta për të hequr grumbullimin e akullit.
- Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Ngrirja
- Gjithmonë lërini ushqimet të shkrijnë në një enë që lejon të derdhet uji i shkrirjes.
- Mos e kaloni kapacitetin maksimal të ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta (shiko pjesën "Ngrirja").
- Mos u jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli direkt nga ngrirësi.
Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie në buzë.
- Asnjëherë mos ngrini përsëri ushqime të shkrira; ushqimet e shkrira duhet të konsumohen brenda 24 orëve. Vetëm ushqimet që janë gatuar mund të ngrihen përsëri.
- Mos i nxirrni ushqimet e ngrira me duar të lagura.
- Mbani vetëm ushqime të freskëta dhe të patëmeta.
- Gjithmonë përdorni materiale paketimi të përshtatshme për të shmangur depërtimin e erës ose prishjen e ushqimit.
- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas udhëzimeve të dhëna në paketim.
- Ngrini ushqimet e gatuara në sasi të vogla. Kjo garanton ngrirje të shpejtë dhe ruan cilësinë e ushqimit.
- Mos i ngrini lëngjet në shishe ose enë të mbyllura fort.
Shishet/enët mund të pëlcasin në temperatura të ulëta.
- Çoni ushqimet tashmë të ngrira në qese të përshtatshme në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjithmonë shkrijini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Shembuj të Përdorimit
| Vera e bardhë, birra dhe uji mineral | ftohini para se t'i përdorni |
| Bananet | mos i mbani në frigorifer |
| Peshku ose të brendshmet | mbajini vetëm në qese polietilieni |
| Djathi | përdorni enë të mbyllura ose qese polietilieni; për rezultate më të mira, nxirrini nga frigoriferi një orë para se t'i konsumoni. |
| Pjeprat | mbajini vetëm për kohë të shkurtër, përdorni paketim/mbështjellje të mbyllur |
| Mishi i pagatuar dhe shpendët | mos i mbani së bashku me ushqiemt delikate si ushqimi i gatuar ose qumështi |
Vendosja e ushqimeve
| Raftet e pjesës të ngrirësit | Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akulloret, perimet, etj. |
| Mbajtësja e vezëve | Vezë |
| Raftet e pjesës të frigoriferit | Ushqime në tenxhere, pjata të mbuluara dhe enë të mbyllura |
| Raftet e derës së dhomëzës së ngrirjes | Ushqime të vogla dhe të paketuara ose pije (si qumësht, lëng frutash dhe birrë) |
| Krisperi | Perime dhe fruta |
| Ndarja Zona e freskët | Produkte gjysmë të gatshme (djathë, gjalpë, sallam, etj.) |
Rekomandime për vendosjen
| Rregullimi i pjesës të ngrirësit | Rregullimi i Pjesës të Ngrirësit | Shpjegime |
| -18 ose -20°C | 4°C | Ky është rregullimi normal i rekomanduar. |
| -22 ose -24°C | 4°C | Këto rregullime rekomandohen kur temperatura e ambientit i kalon 30°C. |
| Quick Freeze | 4°C | Përdoreni kur doni të ngrini ushqime për kohë të shkurtër. Frigoriferi juaj do të kthehet në metodën e mëparshme kur procesi të ketë mbaruar. |
| -18°C ose më ftohtë | 2°C | Nëse mendoni se pjesa e frigoriferit nuk është e ftohtë mjaftueshëm për shkak të kushteve të nxehta ose hapjes dhe mbylljes të shpeshtë të derës. |
| -18°C ose më ftohtë | Quick Fridge | Mund ta përdorni kur pjesa e frigoriferit është e mbingarkuar ose nëse doni t'i ftohni ushqimet shpejt. Rekomandohet që të aktivizoni funksionin Quick Fridge 4-8 orë para se të vendosni ushqimet. |
Zhurmat normale të punimit
Zhurma të ndryshme funksionale janë krejt normale për shkak të punimit të sistemit të ftohjes të pajisjes tuaj;
- Zhurma gurgullimi, fishkëllimi, vlimi ose fluskash shkaktohen nga lënda ftohëse që qarkullon brenda sistemit të ftohjes. Këto zhurma mund të dëgjohen akoma për një kohë të shkurtër edhe pasi fiket kompresori.
- Zhurma të papritura plasaritjeje ose kërcitjeje shkaktohen nga zgjerimi dhe tkurrja e mureve të brendshme ose disa komponentëve brenda kabineteve.
- Gumëzhimë, uturrimë, pulsim ose zhurma me frekuencë të lartë shkaktohen nga kompresori. Këto zhurma janë pak më të larta në momentin e nisjes së kompresorit dhe ulen kur pajisja arrin temperaturat e punës.
Gjithashtu, për të shmangur dridhjet dhe zhurmat e bezdisshme, sigurohuni që:
- Frigoriferi juaj të qëndrojë në nivel në të katër këmbët.
- Frigoriferi të mos kontaktojë me muret, objektet përreth ose kabinetet e kuzhinës dhe mobiljet.
- Kanaçet, shishet ose pjatat brenda frigoriferit të mos prekin dhe kërcasin me njëra-tjetrën.
- Të gjitha raftet dhe shportat të jenë montuar mirë brenda kabineteve dhe dyerve të frigoriferit.
Këshilla praktike në lidhje me uljen e konsumit të energjisë
- Sigurohuni që pajisja të ndodhet në vende të ajrosura mirë, larg nga çdo burim nxehtësie (sobë, radiator, etj.). Në të njëjtën kohë, vendndodhja e pajisjes duhet të jetë e tillë që të mos jetë nën dritën direkte të rrezeve të diellit.
- Sigurohuni që ushqimet e blera në gjendje të ftohur/ngrirë të vendosen në pajisje sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht gjatë verës. Rekomandohet që të përdorni qese termale të izoluara për transportin e ushqimeve në shtëpi.
- Rekomandojmë që t'i shkrini pakot e ushqimeve të nxjerra nga pjesa e ngrirësit në pjesën e frigoriferit. Për këtë qëllim, pakoja që do të shkrihet do të vendoset në një enë në mënyrë që uji që del nga shkrirja të mos derdhet në pjesën e frigoriferit. Rekomandojmë që të filloni shkrirjen të paktën 24 orë para përdorimit të ushqimit të ngrirë.
- Rekomandojmë të ulni numrin e hapjeve të derës në minimum.
- Mos e mbani derën e pajisjes të hapur për më shumë nga sa është e nevojshme dhe sigurohuni që pas çdo hapjeje dera të mbyllet mirë. Kur hapen dyert, ajri i ngrohtë hyn në kabinetet e frigoriferit/ngrirësit dhe pajisja konsumon më shumë energji për të ftohur ushqimet. Prandaj mos i hapni dyert shpesh për të kursyer energji dhe për t'i mbajtur ushqimet në temperaturën ideale.
- Volumi maksimal i mbajtjes së ushqimeve të ngrira arrihet pa përdorur sirtarin e mesit dhe të sipërm të dhënë në pjesën e ngrirësit. Konsumi i energjisë i pajisjes suaj është deklaruar me pjesën e ngrirësit të mbushur plot pa përdorur sirtarin e mesit dhe të sipërm.
- Mos e bllokoni ventilatorin e ngrirësit duke i vendosur ushqimet përpara. Duhet të ketë gjithmonë një distancë minimale 3 cm përpara grilës së ventilatorit të ngrirësit që ajri i nevojshëm të qarkullojë në pjesën e ngrirësit.
- Nëse nuk planifikoni të vendosni ushqime në pjesën e ushqimeve të freskëta, ju lutem aktivizoni funksionin Eco Fuzzy për kursim energjie. Pjesa e ngrirësit vazhdon të ngrijë normalisht.
- Aktivizoni funksionin "Kursim Energjie". Nëse funksioni Kursim Energjie është aktiv, të gjitha ikonat në ekran do të fiken përveç ikonës së kursimit të energjisë. Të gjitha ikonat do të ndizen nëse hapet dera e ushqimeve të freskëta ose preket ekrani.
- Rregullimet e rekomanduara të temperaturës janë +4°C dhe -20°C përkatësisht për ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe atë të ngrirësit.
Po nëse....
1- Pajisja nuk punon, edhe pse është e ndezur.
- Kontrolloni që kablli i energjisë të jetë lidhur mirë!
- Kontrolloni nëse energjia është në rregull ose nëse është rrëzuar automati!
- Shikoni temperaturën e kontrollit që të jetë vendosur mirë!
2- Ka një ndërprerje energjie.
Mbajini dyert e pajisjes të mbyllura. Ushqimet e ngrira nuk do të ndikohen nëse ndërprerja e energjisë zgjat më pak se deklarata 'Koha e Ruajtjes nga Ndërprerja' (orë) e përmendur në fletëpalosjen e Të Dhënave Teknike. Nëse ndërprerja e energjisë zgjat më shumë, kontrolloni ushqimet dhe konsumojini menjëherë. Gjithashtu mund t'i gatuani ushqimet e shkrira dhe t'i ngrini përsëri.
3- Drita e brendshme nuk punon.
Kontrolloni energjinë!
Kontrolloni instalimin e llambës! Hiqeni kabllin e energjisë para se të kontrolloni llambën. (Shiko gjithashtu pjesën 'Ndërrimi i dritës së brendshme')
4- Ka një alarm për temperaturë të lartë
Nëse temperatura reale e ngrirësit është e ngrohtë atëherë ndizet ikona e alarmit në ekran (Fig. 2/1). Ikona e alarmit fiket kur temperatura reale e ngrirësit ftohet.
Alarmi i temperaturës së lartë mund të shfaqet në situatat e mëposhtme.
a) Vendosje e ushqimeve të ngrohta b) Ajër i ngrohtë në pjesën e ngrirësit c) Dera e ngrirësit është lënë hapur për kohë të gjatë
Nëse alarmi i temperaturës së lartë qëndron i ndezur për më shumë se 24 orë, atëherë kontaktoni kujdesin ndaj klientit.
Alarmi i temperaturës së lartë nuk është aktiv në 24 orët e para pasi lidhni pajisjen me energjinë.
5- Ka mesazhe gabimi dhe alarm
Në rast të ndonjë defekti në lidhjet e pajisjes, ikona e alarmit në ekran (Fig. 2/1) fillon të pulsojë së bashku me mesazhin e gabimit përkatës.
Në rast se shfaqet ndonjë karakter i caktuar (E0, E3, etj.) në ekran, atëherë kontaktoni kujdesin ndaj klientit.
Ikona e alarmit fiket pasi të eliminohet defekti.
6- Ka defekt në temperaturën reale të frigoriferit
Pajisja bën ftohjen duke marrë parasysh temperaturën e vendosur të frigoriferit.
Temperatura reale e frigoriferit e treguar në ekran do të arrijë temperaturën e caktuar të rregulluar të frigoriferit kur paketimet brenda të jenë të ftohta mjaftueshëm.
Mund të ketë disa luhatje në temperaturën reale të frigoriferit të treguar në ekran për shkak se; a) Dera e frigoriferit hapet/mbyllet shpesh b) Futen pako të ngrohta brenda c) Dera e frigoriferit lihet hapur për kohë të gjatë
7- Defekte të tjera të mundshme
Jo çdo defekt është rast për kujdesin ndaj klientit. Shumë shpesh, mund ta zgjidhni me lehtësi problemin pa kërkuar shërbim.
Para se të kërkoni shërbim, ju lutem kontrolloni nëse defekti është shkaktuar nga një gabim punimi. Nëse është kështu dhe është kërkuar një shërbim, tarifa e shërbimit do të tarifohet edhe nëse pajisja është nën garanci.
Nëse problemi vazhdon, ju lutem kontaktoni shitësin ose kujdesin ndaj klientit.
Ju lutem të keni modelin dhe numrin e serisë kur telefononi. Etiketa e vlerave ndodhet brenda.
Alarmi i Derës së Hapur
Ka një sinjalizues brenda pajisjes që i tregon klientit nëse dera e frigoriferit është lënë e hapur për një minutë. Ky alarm është një alarm periodik dhe e kujton klientin që dera e frigoriferit është lënë hapur.
Nuk ka alarm sinjalizues të lidhur me derën e ngrirësit.
Për ta mbyllur alarmin e derës së hapur, mjafton që të shtypni çfarëdo butoni në ekran ose ta mbyllni derën. Kështu alarmi do të ndalojë deri në herën tjetër.
Kthimi i dyerve
Dera e frigoriferit tuaj është bërë që të hapet në të dy anët për lehtësinë tuaj. Nëse doni që ta hapni derën nga ana tjetër, ju lutem telefononi shërbimin e autorizuar të mirëmbajtjes më të afërt për ndihmë.

Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin tregon që ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në pikën e përshtatshme mbledhëse për riciklimin e aparateve elektrike dhe elektronike. Duke siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ndihmoni të parandalohen pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen ndryshe nga hedhja e papërshtatshme e këtij produkti. Për informacione më të hollësishme për riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit tuaj, shërbimin tuaj të mënjanimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të cilin e keni blerë produktin.