G-Force Ait Pet - Aspirator GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas G-Force Ait Pet GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me korrent |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | G-Force Ait Pet |
| Kapaciteti i pluhurit | 1.5 L |
| Lloji i filtrit | HEPA 13 |
| Gjatësia e kabllos | 8 m |
| Niveli i zhurmës | 72 dB(A) |
| Konsumi i energjisë | 700 W |
| Pesha | 5.2 kg |
| Dimensionet (Gj x Gj x L) | 450 x 280 x 350 mm |
| Pa qese | Po |
| Karakteristika të veçanta | Furçë Turbo për kafshët, Filtër kundër alergjive, Mbështjellje automatike e kabllos |
| Aksesorë të përfshirë | Mjet për çarje, Furçë për tapiceri, Furçë mini turbo për qimet e kafshëve |
| Garancia | 2 vjet |
| Klasa e energjisë | A++ |
| Filtri mbrojtës i motorit | Po, i larë |
| Filtri i shkarkimit | HEPA 13, i larë |
| Kontrolli i fuqisë së thithjes | Kontroll elektronik me rrëshqitje |
| Materiali i tubit | Çelik inox |
Pyetjet më të shpeshta - G-Force Ait Pet GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth G-Force Ait Pet GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aspirator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj G-Force Ait Pet - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. G-Force Ait Pet e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT G-Force Ait Pet GORENJE
Kur përdorni fshesën me korrent, gjithmonë mbani parasysh masat paraprake themelore të sigurisë, si vijon: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, sigurohuni që voltazhi i specifikuar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës, zëvendësojeni atë me një kordon elektrik të përshtatshëm ose një montim të mbështjellësit të kordonit të energjisë. Kordoni i rrymës ose montimi i mbështjellësit të kordonit të rrymës mund të zëvendësohen vetëm nga Gorenje, qendra e autorizuar e servisit dhe riparimit të Gorenjes, ose një profesionist i trajnuar në mënyrën e duhur. // Përdorni dhe mbajeni pajisjen vetëm në ambjente të brendshme të thata dhe larg fëmijëve. // Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur në ambjente të jashtme, ose nëse është rrëzuar apo zhytur në ujë. // Mos e përdorni pajisjen me ndonjë shtojcë apo zgjatim të papërsshtatshëm. // Për të parandaluar dëmtimin, sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lirshme të rrobave tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos vijnë në kontakt me shfryrjet ose pjesët në lëvizje të pajisjes. // Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare ose më shumë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse atyre u janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje, ndërkohë që ata përdorin pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje në pajisje, përveçse nëse janë të paktën 8 vjeç dhe e bënë këtë nën mbikëqyrje. // Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje ndërkohë që është e lidhur me rrjetin elektrik. Pas përdorimit ose gjatë mirëmbajtjes, pozicionojeni siç duhet pajisjen, fikeni atë dhe hiqni kabllon e rrymës nga priza elektrike. // Asnjëherë mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kordonin e rrymës. // Pajisja synohet vetëm për përdorim shtêpiak.
RREZIK
Mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos e shpëlani nën ujë të rrjedhshëm. Gjithashtu, mos e prekni kordonin e rrymës ose spinën me duar të lagura.
PARALAJMËRIME TË VEÇANTA
Gjithmonë fikni pajisjen përpara se të lidhni ose zëvendësoni tubin thithës, zorrën thithëse ose pjesët e bashkëlidhura. // Asnjëherë mos përdorni fshesë me korrent pa një qese ose kosh pluhuri (në varësi të llojit të fshesës me korrent), ose pa filtra të hyrjes dhe shkarkimit. // Mbani vrimat pa pluhur, flokë ose ndonjë papastërti tjetër që
mund të bblokojë vrimat, të zvogëlojë rrjedhën e ajrit dhe të zvogëlojë fuqinë thithëse. // Mos e zhvendosni fshesën me korrent nëpër dhomë duke tërhequr kordonin e rrymës ose zorrën e thithjes. Mbroni kordonin e rrymës nga sipërfaqet e nxehta dhe çdo dëmtim tjetër dhe shmangni përdredhjen e tij. Kur përdorni mbështjellësin automatik të kordonit të energjisë, përdorni dorën tuaj për të drejtuar kordonin e rrymës. // Në rast përdorimi të zgjatur, lëshoni të paktën 2/3 e kordonit të rrymës për të parandaluar mbinxehjen dhe dëmtimin. Kur përdorni fshesë me korrent për disa orë, lëshojeni plotësisht kordonin e rrymës. // Mbani tubin thithës, pjesën e hapur të pajisjes dhe elementet e bashkimit larg fytyrës dhe trupit. // Asnjëherë mos përdorni fshesë me korrent për të pastruar prushin ose mbushjet, bishtat e cigareve, shkrepëset, lëngjet (p.sh. shkumë për pastrimin e qilimave), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer etj.). Gjithashtu, mos përdorni fshesë me korrent për të marrë pluhurin e tonerit. Mos përdorni fshesë me korrent për të marrë materiale ndërtimore (të tilla: si rërë e imët, gëlqere, pluhur çimentoje etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Bëni shumë kujdes kur pastroni shkallët.
Pajisja është në përputhje me direktivat evropiane që vijojnë: 2014/35/EU; 2014/30/EU; 2009/125/ES; 2011/65/EU. 666/2013/EU (Modeli i BE-së)
MJEDISI

Pas skadimit të jetëgjatësisë së parashikuar të pajisjes, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, çojeni atë në një qendër të autorizuar riciklimi. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me direktivën evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Direktiva specifikon kërkesat për mbledhjen dhe administrimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, të cilat janë në fuqi në të gjithë Bashkimin Evropian.
Për më shumë informacione ose në rast problemesh, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Telefonisë Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit i shënuar në Fletën e Garancisë Ndërkombëtare). Nëse nuk ka një qendër të tillë në vendin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin lokal të Gorenje-s ose departamentin e pajisjeve të vogla shtëpiake të Gorenje-s.
Vetëm për përdorim personal!
GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E FSHESËS SUAJ ME KORENT
Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes janë paketuar veçmas dhe janë vendosur në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. Para përdorimit të parë, lexoni dhe respektoni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. Pajisja éshtë e destinuar për përdorim shtëpiak, veçanërisht për pastrimin e thatë me vakum.

PJESËT
1 Fshesë me korrent
2 Tub thithës
3 Tubi teleskopik
4 Furça e dyshemesë
5 Grykët shtesë
Bashkëngjitjet shtesë ose me zgjedhje varen nga modeli yt (kontrollo faqen e përfshirë) Grykët shtesë

MONTIMI
Për të lidhur zorrën e thithjes: futni zorrën e thithjes në hapje. // Për të shkëputur zorrën e thithjes: shtypni butonat në të dy anët e zorrës së thithjes dhe nxirreni. // Lidhni tubin me rripin e dorës. // Lidhni furçën e dyshemesë me tubin.

PËRDORIMI
1 Butoni on/off
2 Butoni i rimbështjelljes së kordonit
3 Ekrani me prekje (digjital) për rregullimin e shpejtësisë // Shtypni plus ose minus në ekran për të rritur ose ulur fuqinë e thithjes // Ikonat e vogla në pjesën e sipërme të ekranit ofrojnë performancën më të mirë për secilën sipërfaqe.

PËRDORIMI
- Tubi teleskopik // Shtypni butonin për të rritur ose ulur gjatësinë e tubit.
- Rregullimi i thithjes // Hapni ose mbyllni butonin e vogël rrëshqitës për të rregulluar thithjen për dysheme të ndryshme.
- Furça universale e dyshemesë e përshtatshme për të gjitha sipërfaqet e dyshemesë // Hapni ose mbyllni butonin e vogël rrëshqitës për të rregulluar thithjen
- Grykët shtesë
Bashkëngjitjet shtesë ose me zgjedhje varen nga modeli yt (kontrollo faqen e përfshirë)
- Gryka e ngushtë e gjatë
- Furça e vogël turbo, e përshtatshme për fshirje me korrent të të gjitha sipërfaqeve tekstile. Hiqni butësishi mbeturinat nga ruli për të shmangur dëmtimin e qimeve.
- Furça e parketit
- Furça turbo
- Grykë më e madhe për mobiliet

QESJA, ENA E PLEHRAVE DHE FILTRAT
1 Pastrimi i enës së pluhurit / Zëvendësimi i filtrit të hyrjes
Kur treguesi i enës së pluhurit plot arrin në mes të dritares, pastroni enën e pluhurit. // Shtypni butonin drejtpërdrejt nën dorezë për të nxjerrë enën e pluhurit. // Enën e pluhurit mund ta zbrazni në mënyrat në vijim: mbajeni enën e pluhurit mbi koshin e plehrave. Hapni enën e pluhurit// Tundni përmbajtjen e enës së pluhurit në koshin e plehrave. // Mund ta lani, por sigurohuni që të jetë tharë plotësisht para përdorimit të ardhshëm.
Në anën e pasme të enës së pluhurit është filtri i hyrjes. // Nxirreni dhe pastrojeni nëse është e nevojshme. // Nëse shihni se është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. // Mos e përdorni lavatriçen për të shpëlarë filtrat. // Detergjenti i ashpër apo gërryes do të dëmtojë sipërfaqen e jashtme.
2 Zëvendësimi i filtrit të daljes
Hiqeni mbajtësen. // Vendosni anën e poshtme të filtrit të ri siç duhet në kurrizin e mbajtësit. //Mbyllni mbajtësen duke e shtypur përsëri në vend butësisht. Sigurohuni që filtri të përshtatet plotësisht në mbajtës.
Për performancën më të mirë të fshesës me korrent, ju rekomandojmë të ndryshoni filtrat çdo 6 muaj. Në këtë mënyrë do të zgjasni jetëgjatësinë e produktit.
RUAJTJA
Fikni pajisjen. // Hiqni spinën e rymës nga priza e murit. //Rrotulloni kabllin e rrjetit duke shtypur butonin rrotullues të kabllit. Vendosni tubin e poshtëm në fshesën me korrent.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Fuqi thithëse e pamjaftueshme?
Kontrolloni qesen e plehrave (ose enën) dhe zbrazeni. //Kontrolloni nëse gryka, tubi ose zorra janë bllokuar. // Hiqni çdo pengesë dhe lejoni që ajri të rrjedhë përmes zorrës dhe/ose tubit në drejtim të kundërt.