GORENJE SIH 2600GC - Hekurosje

SIH 2600GC - Hekurosje GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas SIH 2600GC GORENJE në format PDF.

📄 33 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE SIH 2600GC - page 14
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Hekuri me avull
Modeli SIH 2600GC
Marka Gorenje
Fuqia 2600 W
Vëllimi i rezervuarit të ujit 300 ml
Lloji i tabanit Veshje qeramike
Funksioni i dhënies së avullit Avull i vazhdueshëm 40 g/min, goditje avulli 150 g/min
Funksioni i spërkatjes Po
Sistemi i mbrojtjes nga pikat Po
Pastrim automatik Funksioni i pastrimit automatik
Sistemi kundër pikave Po
Fikje automatike Po (pas 8 minutash pa lëvizje)
Gjatësia e kordonit 1.8 m
Përmasat (Gj x Gj x L) 300 x 120 x 150 mm
Pesha 1.2 kg
Tensioni i furnizimit 220-240 V, 50/60 Hz
Ngjyra E bardhë/gri
Materiali i tabanit Qeramikë
Tregues i ndezjes Po
Lloji i kontrollit Mekanike (dorezë avulli dhe temperature)

Pyetjet më të shpeshta - SIH 2600GC GORENJE

Si ta ndez si duhet hekurin Gorenje SIH 2600GC?
Mbushni ujin në rezervuar, futni prizmin në prizë, vendosni kontrolluesin e temperaturës në pozicionin e dëshiruar. Treguesi do të fiket kur hekuri të nxehet.
Si të përdorni funksionin e goditjes së avullit?
Shtypni butonin e goditjes së avullit në dorezë. Për të marrë një rrymë avulli të fuqishme, sigurohuni që ka ujë të mjaftueshëm në rezervuar dhe temperatura është vendosur në maksimum.
Çfarë të bëj nëse hekuri nuk jep avull?
Kontrolloni nivelin e ujit, sigurohuni që kontrolluesi i temperaturës është në zonën e avullit dhe pastroni hekurin nga gëlqerorja duke përdorur funksionin e pastrimit automatik.
Si ta pastroni hekurin nga gëlqerorja?
Mbushni ujin në maksimum, ngrohni hekurin në temperaturë të lartë, shkëputeni nga priza dhe shtypni butonin e pastrimit automatik, duke e mbajtur hekurin horizontalisht mbi lavaman.
A mund të përdoret hekuri me ujë rrjedhës?
Rekomandohet përdorimi i ujit të distiluar ose të filtruar për të shmangur formimin e gëlqerores. Uji i rubinetit është i lejueshëm, por kërkon pastrim më të shpeshtë.
Si ta çaktivizoj fikjen automatike?
Fikja automatike nuk mund të çaktivizohet. Pas më shumë se 8 minutash pa lëvizje, hekuri do të fiket. Për ta ndezur përsëri, lëvizni hekurin.
Si ta ruani si duhet hekurin?
Kulloni ujin nga rezervuari, lëreni hekurin të ftohet, mbështillni kordonin në bobinë dhe ruajeni në pozicion vertikal.
Çfarë tabani ka ky hekur?
Tabani me veshje qeramike siguron rrëshqitje të mirë dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.
Çfarë të bëj nëse pikon ujë nga tabani?
Kjo mund të jetë për shkak të ngrohjes së pamjaftueshme. Sigurohuni që kontrolluesi i temperaturës është në zonën e avullit dhe lëreni hekurin të nxehet. Përdorni gjithashtu funksionin e mbrojtjes nga pikat.
Si ta zëvendësoj kordonin nëse është dëmtuar?
Zëvendësimi i kordonit duhet të bëhet vetëm në qendrën e shërbimit. Mos u përpiqni ta riparoni vetë për të shmangur goditjen elektrike.

Pyetjet e përdoruesve rreth SIH 2600GC GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SIH 2600GC - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SIH 2600GC e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT SIH 2600GC GORENJE

Udhëzime për përdorim AL

Manual de utilizare RO

Návod na obsluhu SK

Instruction manual GB

  1. Pillaka me vrimat për daljen e avullit
  2. Funksioni calc clean
  3. Vrima për spërkatje
  4. Vrima è mbùshjes
  5. Rregullatori i avullit
  6. Butöni për spërkatje
  7. Butoni për spärkatje maksimale
  8. Llampa spiun e kontrollit
  9. Rregullatori i temperaturës
  10. Llampa spiun për stakimin automatik

LIDHJA NË RRJET

Aparati të takohet vetëm në tensionin që tregohet në tabelën me shënime. Rekomandojmë përdorimin e prizave me tokëzim.

UDHËZIME TË RËNDËSISHME

  • Lexoni me vëmendje udhëzimet e përdorimit.
  • Parapraksiht se të kyçni aparatin në furnizim me rrymë, kontrollojeni përshtatshmërinë e prizës me rrjetën(230V/16A).
  • Mos e lini hekurin e rrobave pa kontroll kur është i takuar në rrjet.
  • Në prani të fëmijëve këtë paisje ta përdorni me kujdes.
  • Në pauzat gjatë hekurosjes hekurin duhet ta lini në pozicion vertikal.
  • Asnjëherë mos prekni me hekurin e nxehtë materiale që ndizen lehtë.
  • Asnjëherë mos e mbështesni hekurin në kordonin elektrik.
  • Mos e përdorni hekurin nëse kordoni elektrik është i konsumuar.
  • Mos e zhysni hekurin në ujë apo në lëngje të tjerë.
  • Para se hekurin ta mbushni me ujë stakojeni nga priza.

  • Pasi të mbaroni hekurosjen stakojeni hekurin nga priza dhe zbrazni rezervuarin e ujit.

  • Mos e stakoni hekurin duke tërhequr kordonin dhe mos e lini spinën të jetë e varur.

LLOJI I UJIT

Kjo paisje mund të përdoret me ujë të zakonshëm çezme sepse ka në përbërje të saj një sistem për éleminimin e precipitateve, i cili pengon krijimin e gëlqeres, dhe si pasojë zgjatet shumë koha e përdorimit të hekurit të rrobave.

PARA PËRDORIMIT TË PARË

Gjithmonë verifikoni nëse rrobat kanë shënjën e udhëzimeve për hekurosje.

  • Fibra sintetike – temperatura më e ulët.
  • Mëndafsh – lesh: temperaturë mesatare.
    ●●● Pambuk – pëlhurë: temperatura më e lartë

HEKUROSJE NË TË THATË

Rregullatorin e avullit e vendosni në pozicionin »0« (fig. 3).

Rregullatorin e temperaturës vendoseni në temperaturën e dëshiruar. Nëse dëshironi, mund të përdorni dhe spërkatësin e avullit.

HEKUROSJE ME AVULL

Në fillim stakoni hekurin nga rrjeti elektrik. Pastaj vendoseni rregullatorin në pozicionin »O« (fig. 3) dhe mbushni rezervuarin me ujë (fig. 2).

Takojeni hekurin në rrjetin elektrik dhe zgjidhni temperaturën përkatëse.

Rregullatorin é avullit (5) e vendosni në pozicionin »o« (fig. 3) ose »« (fig. 4), në varësi të sasisë së avullit që ju duhet.

Në rastin kur e përdorni avullin për herë të parë, fillimisht provojeni pa rroba sepse në hapësirën e avullit mund të ketë mbetur ndonjë papastërti.

SPËRKATJA

Rrobën që doni ta hekurosni mund ta lagni me shtypjen e butonit të spërkatjes (6). Spërkatësin mos e perdorni kur hekurosni mëndafsh, sepse mund të lëjë shënja uji.

HEKUROSJE ME MAKSIMUMIN E AVULLIT (fig. 6)

  • Rregullatorin e temperaturës e vendosni në »max« dhe prisni gë të arrijë temperaturën.
  • Hekurin e ngrini mbi copë pranë saj dhe shtypni butonin e avullit maksimal (fig. 6).
  • Midis dy shtypjeve të njëpasnjëshme të butonit prisni të paktën 5 sekonda.

ELEMINIMI I RRUDHAVE NË POZICIONIN VERTIKAL

  • Rregullatorin e temperaturës (9) vendoseni në »●●●« dhe prisni që të arrijë temperaturën.
  • Fustanin e vendosni në varëse dhe mbajeni hekurin në largësinë 10 deri në 20cm. Asnjëherë mos tentoni të hekurosni një rrobë që dikush e ka të veshur (fig. 7)!
  • Butoni për avullin maksimal (7) përdoreni në intervale jo më të shkurtëra se pesë sekonda.

SISTEMI PËR ELEMINIMIN E RRJEDHJES

Ky hekur është i paisur me një sistem mbrojtës që eleminon rrjedhjen, i cili automatikisht ndërpret prodhimin e avullit sa herë që konstaton një rregullim shumë të ulët të temperaturës

SISTEMI AUTOMATIK »ANTI - CALC«

Sistemi »Anti - Calc«, që është pjesë e paisjes, zvogëlon shtresimin e gëlqeres dhe garanton një periudhë të gjatë të përdorimit të hekurit.

FUNKSIONI MBROJTËS ELEKTRONIK I STAKIMIT (AUTO POWER OFF)

Ky funksion automatikish stakon hekurin në rast se për një kohë të caktuar nuk e lëvizni atë. Llampa e kuqe spiun e stakimit automatik ndizet kur hekuri stakohet si pasojë e funksionit mbrojtës të stakimit. Që hekurin të nxhet përsëri, ngrijeni atë dhe lëvizeni pak.

Llampa spiun e stakimit automatik do të fiket.

FUNKSIONI »CALC CLEAN«

Këtë funksion mund ta përdorni për eleminimin e shtresave të gëlqeres dhe papastërtitë. Përdoreni funksionin «calc clean» një herë në dy javë. Nëse uji në zonën tuaj është shumë i fortë (domethënë kur gjatë hekurosjes nga pllaka e nxehtë dalin luspa), funksioni »calc clean« duhet të përdoret më shpesh.

Verifikoni nëse hekuri është stakuar nga korrenti.

Vëreni kontrollin e avullit në pozicionin MIN. Mbusheni enën e ujit deri në nivelin maksimal. Në enën e ujit mos hidhni uthull dhe as solucione të tjera për eleminimin e gëlqeres. Zgjidhni temperaturën maksimale të hekurosjes. Kur të fiket llampa e verdhë spiun, stakojeni hekurin nga korrenti.

Mbajeni hekurin mbi lavaman, shtypni butonin »SELF- CLEAN(2) « e mbajeni të shtypur atë dhe shkundeni hekurin ngadalë.

Avulli dhe uji i vëluar do të rrjedhin nga pllaka që nxehet.

Papastërtitë dhe luspat e gëlqeres (nëse ka) do të shpëlahen.

Lëshojeni butonin »calc clean« sapo të ketë dalë i gjithë uji nga ena.

KUJDES!

  • Për shkak të sigurisë më të mirë, rekomandojmë që ndihmësin të vendoni ose nxjerrni vetëm kur është hekurosësi krejtësisht i ftohtë.
  • Ndihmësin për ruajtjen e stöfave evitojeni gjithmonë pas çdo përdorimi, që të teret.
  • Pas çdo përdorimi, gjithmonë pastrojeni hekurosësin!

ZBRAZJA E REZERVUARIT TË UJIT

Stakojeni hekurin nga korrenti dhe zbrazeni rezervuarin, duke e mbajtur hekurin nga pjesa e poshtëme fundore dhe shkundeni pak atë.

LENIA PAS MBARIMIT TË HEKUROSJES

Pas mbarimit të hekurosjes hekurin mund ta lini me kordonin të mbështjellë rreth pjesës fundore (fig. 8). Hekuri lihet në pozicion vertikal dhe rezervuari i ujit duhet të jetë i zbrazur.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Kujdesuni që pjesa e poshtëme e plakës të mos gërvishet; mos hekurosni mbi sipërfaqje të forta. Gjurmët e kollës (nisheshtesë) ose të spërkatësit në sipërfaqjen e pllakës që nxehet mund ti eleminoni duke përdorur leckë pambuku ose leshi të njomur me ujë ose me solucione të lehta pastrimi. Në rezervuarin e ujit mos hidhni kimikate, deterxhentë ose solucione të parfumuara. Sipërfaqjet e jashtëme mund të pastrohen me leckë të lagur me ujë , pa përdorim të solucioneve agresivë ose tretëse.

ÇELËSI I SIGURIMIT

Hekuri është i pajisur me një çelës sigurie, i cili nuk lejon tejnxehjen e hekurit.

RIPARIMET

Nëse kordoni ose hekuri difektohen, çojeni hekurin në një qendër servisi teknik të autorizuar.

HEDHJA POSHTË E HEKURIT TË KONSUMUAR

Prodhimet tona janë të paketuara në ambalazhe optimale. Kjo do të thotë se përdoren materiale miqësore për ambjentin, të cilat i çoni në qendrën e grumbullimit të materialeve që riciklizohen. Njësia administrative lokale ju jep më shumë të dhëna për këtë gjë se si hidhen poshtë në bazë të rregullave paisjet e konsumuara.

Për përdorim personal vetëm!

RO

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : SIH 2600GC

Kategori : Hekurosje