SAMSUNG RB33R8717SR - Frigorifer

RB33R8717SR - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas RB33R8717SR SAMSUNG në format PDF.

📄 108 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SAMSUNG RB33R8717SR - page 82
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Frigorifer-ngrirës
Marka Samsung
Modeli RB33R8717SR
Klasa klimatike SN, N, ST, T (temperaturë ambienti nga +10°C në +43°C)
Temperatura e rekomanduar (frigorifer) 3°C
Temperatura e rekomanduar (ngrirës) -19°C
Funksioni Ftohje e shpejtë Po (kohëzgjatja: 2 orë 30 minuta)
Funksioni Ngrirje e shpejtë Po (kohëzgjatja: 50 orë)
Lloji i instalimit Vendosje e lirë (jo e integruar)
Pjesë këmbimi (disponueshmëri minimale) 7 vjet për termostate, sensorë, karta, doreza, mentesha, tabaka; 10 vjet për guarnicionet e derës
Garancia 24 muaj
Udhëzues riparimi për përdoruesin Në dispozicion në http://samsung.com/support
Udhëzimet kryesore të sigurisë Mos përdorni si pajisje të integruar; respektoni intervalin e temperaturës së ambientit të klasës klimatike
Ruajtja e këshilluar Mbuloni ushqimet; ndani sasitë e mëdha në pjesë të vogla; përdorni sirtarët e perimeve me kontroll të lagështisë

Pyetjet më të shpeshta - RB33R8717SR SAMSUNG

Cila është temperatura ideale për frigoriferin?
Temperatura e rekomanduar është 3°C për frigoriferin dhe -19°C për ngrirësin.
Si të aktivizoni funksionin Ftohje e shpejtë?
Aktivizoni funksionin Ftohje e shpejtë për të përshpejtuar ftohjen. Ventilatori funksionon me shpejtësi maksimale për 2 orë 30 minuta para se të kthehet në temperaturën e mëparshme.
Si të ngrini shpejt sasi të mëdha ushqimesh?
Përdorni funksionin Ngrirje e shpejtë të paktën 20 orë para vendosjes së ushqimeve. Ajo funksionon për 50 orë me shpejtësi maksimale.
A mund ta integroj këtë frigorifer?
Jo, kjo pajisje nuk është e destinuar të integrohet. Ajo duhet të përdoret në vendosje të lirë.
Cilat ushqime duhet të ruaj në derë?
Mos ruani ushqime që prishen në derë. Vezët duhet të ruhen në paketimin e tyre në një raft. Tabakat e derës janë më të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturës.
Si t'i ruani frutat dhe perimet?
Përdorni sirtarët e perimeve me kontroll të lagështisë. Perimet kërkojnë lagështi të lartë, frutat lagështi të ulët.
Sa kohë ruhet qumështi në frigorifer?
Qumështi ruhet 1 javë në frigorifer dhe 1 muaj në ngrirës.
Ku të gjeni informacione për etiketimin energjetik?
Shkoni në faqen https://eprel.ec.europa.eu dhe shkruani identifikuesin e modelit të treguar në etiketën energjetike të pajisjes.
Cilat pjesë këmbimi janë në dispozicion dhe për sa kohë?
Pjesët si termostatet, sensorët, kartat, dorezat, menteshat dhe tabakat janë në dispozicion për 7 vjet. Guarnicionet e derës janë në dispozicion për 10 vjet.
Si të pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit?
Pastroni rregullisht pjesën e brendshme me një leckë të butë dhe ujë me sapun. Thajeni mirë. Shmangni pastruesit gërryes. Konsultoni manualin për më shumë detaje.

Pyetjet e përdoruesve rreth RB33R8717SR SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RB33R8717SR - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RB33R8717SR e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT RB33R8717SR SAMSUNG

Udhëzimet e sigurisë

  • Për përdorim sa më të efektshëm të energjisë, mbajini të gjitha mjetet e brendshme si koshat, sirtarët, raftet dhe enët e kubave të akullit në pozicionin e përcaktuar nga prodhuesi.
  • Kjo pajisje frigoriferike nuk synohet të përdoret si pajisje e integruar.

Udhëzimet e instalimit

Për pajisjet frigoriferike me kategori klime

Në varësi të kategorisë së klimës, kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në diapazonin e temperaturave të ambientit, siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.

Kategoria e klimës mund të gjendet në etiketën e specifikimeve. Produkti mund të mos funksionojë si duhet në temperatura jashtë diapazonit të specifikuar.

Kategorinë e klimës mund ta gjeni në etiketën brenda frigoriferit

Diapazoni i temperaturës efektive

Frigoriferi është projektuar të funksionojë normalisht në diapazonin e temperaturës të specifikuar nga klasifikimi i kategorise së tij.

Kategoria SimboliDiapazoni i temperaturës së ambientit (°C)
IEC 62552 (ISO 15502) ISO 8561
Temperaturë e rritur SN +10 deri në +32+10 deri në +32
Temperatura N +16 deri në +32 +16deri në +32
Nëntropikale ST +16 deri në +38 +18deri në +38
Tropikale T +16 deri në +43 +18 deri në +43

SAMSUNG RB33R8717SR - Diapazoni i temperaturës efektive - 1

SHËNIM

Rendimenti në ftohje dhe konsumi i energjisë së frigoriferit mund të ndikohet nga temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe vendndodhja e frigoriferit. Rekomandojmë t'i rregulloni parametrat e temperaturës si duhet.

Udhëzimet për temperaturat

Temperatura e rekomanduar

Cilësimet e temperaturës optimale për ruajtjen e ushqimeve:

  • Frigoriferi: 3 °C
  • Ngrirësi: -19 °C

Ftohja me fuqi

Ftohja me fuqi përshejton procesin e ftohjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Frigoriferi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për dy orë e gjysmë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme.

Ngrirja me fuqi

Ngrirja me fuqi përshejton procesin e ngrirjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Ngrirësi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për 50 orë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme. Për të ngrirë sasi të mëdha ushqimi, aktivizoni Ngrirja me fuqi të paktën 20 orë përpara se të vendosni ushqime në ngrirës.

SHËNIM

Kur përdorni këtë funksion, konsumi i energjisë së frigoriferit do të rritet. Mos harroni ta fikni atë kur nuk ju duhet dhe të vendosni temperaturën e ngrirësit në konfigurimin fillestar.

Mënyra e ruajtjes për konservim maksimal (vetëm modelet përkatëse)

Mbulojini ushqimet për të ruajtur lagështinë dhe që ato të mos marrin aromat nga ushqimet e tjera. Një tenxhere e madhe me ushqim, si për shembull supë ose lëng mishi, duhet të ndahet në pjesë të vogla dhe të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer. Një copë e madhe mishi ose një pulë e plotë duhet të ndahet në pjesë më të vogla ose të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer.

Vendosja e ushqimeve

RaftetRaftet duhet të rregullohen në mënyrë që të nxënë një shumëllojshméri paketimesh.
Ndarja e specializuar (vetëm modelet që e kanë)Sirtarët e poshtëm hermetik ofrojnë një mjedis optimal për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Perimet kërkojnë një ambient me më shumë lagështi ndërsa frutat kërkojnë një ambient me më pak lageshti.Koshat e poshtëm janë të pajisura me pajisje kontrolli për të kontrolluar nivelin e lageshtisë. (*Në varësi të modelin dhe opsioneve) Temperatura me rregullim e sirtarit të mishit rrit në maksimum kohën e ruajtjes së mishit dhe djathit.
E ruajtur te deraMos i ruani ushqimet që prishen te dera. Vezët duhet të ruhen në karton në një raft. Temperatura në koshat e derës mund të luhatet më shumë se sa temperatura brenda frigoriferit. Mbajeni derë mbyllur sa më shumë të jetë e mundur.
Ndarja e ngrirësitMund të ruani ushqime të ngrira, të prodhoni kuba akulli dhe të ngrini ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirësit.

SHËNIM

Vendosni në ngrirje vetëm ushqime të freskëta dhe të paprishura. Ushqimet që dëshironi t'i ngrini, mbajini larg ushqimeve që janë të ngrira. Për të shmangur humbjen e shijes ose tharjen e ushqimeve, vendosini ato në enë hermetike.

Shtojcë

Tabela e ruajtjes së frigoriferit dhe ngrirësit

Jetëgjatësia e freskisë është në varësi të temperaturës dhe ekspozimit ndaj lagështisë. Meqenëse datat te produktet nuk tregojnë përdorimin e sigurt të produktit, këshillohuni me këtë tabelë dhe ndiqni këto hapa.

Produktet e qumështit

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Qumësht 1 javë 1 muaj
Gjalpë 2 javë 12 muaj
Akullore - 2-3 javë
Djathë natyralë 1 muaj 4-6 muaj
Djathë i shkrirë 2 javë Nuk rekomandohet
Kos 1 muaj -

Mishi

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Rosto e pjekur, biftekë, bërxollë3-4 ditë2-3 muaj
Mish i grirë i freskët, mish i zier1-2 ditë3-4 muaj
Proshutë7 ditë1 muaj
Salsiçe, mish derri i pa gatuar, mish viçi, gjel deti1-2 ditë1-2 muaj

Pulë / Vezë

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Pulë e freskët2 ditë6-8 muaj
Sallatë me pulë1 ditë-
Vezë të freskëta me lëvozhgë2-4 javëNuk rekomandohet

Peshk / Fruta deti

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Peshk i freskët1-2 ditë3-6 muaj
Peshk i gatuar3-4 ditë1 muaj
Sallatë me peshk1 ditëNuk rekomandohet
Peshk i tharë ose turshi3-4 javë -

Fruta

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Mollë 1 muaj -
Pjeshka 2-3 javë -
Ananas 1 javë -
Fruta të tjera të freskëta 3-5 ditë 9-12 muaj

Perime

Produkti Frigoriferi Ngrirësi
Shparg 2-3 ditë -
Brokoli, lakër Brukseli, bizele jeshile, kërpedha3-5 ditë -
Lakër, lulelakër, selino, tranguj, marule 1javë -
Karota, panxhar, rrepka 2 javë -

Informacion për modelin dhe porositjen e pjesëve rezervë

Informacion për modelin

Për të pasur të drejtë hyrjeje në regjistrimin EPREL të modelit:

  1. Shkoni në https://eprel.ec.europa.eu
  2. Gjeni identifikuesin e modelit në etiketën e energjisë së produktit dhe shkruajeni në kutinë e kërkimit
  3. Shfaqen të dhënat e etiketimit të energjisë së modelit

Informacion për pjesët

  • Periudha minimale gjatë së cilës disponohen pjesë këmbimi, të nevojshme për riparimin e pajisjes
    -7 vite për termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve të stampuara dhe burimet e dritës, dorezat dhe menteshat e dyerve, enët, koshat (kutitë ose sirtarët)
    -10 vite për gominat e dyerve
  • Kohëzgjatja minimale e garancisë së pajisjes frigoriferike e ofruar nga prodhuesi është 24 muaj.
  • Informacion përkatës për porositjen e pjesëve të këmbimit, drejtpërdrejt ose përmes kanaleve të tjera të ofruara nga prodhuesi, importuesi ose përfaqësuesi i autorizuar
  • Informacionet lidhur me riparimin nga persona të kualifikuar mund t'i gjeni në http://samsung.com/support. Manualin për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi mund ta gjeni në http://samsung.com/support.

Додаток

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : RB33R8717SR

Kategori : Frigorifer