BK3055.6NFM - Frigorifer AMICA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BK3055.6NFM AMICA në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer-kongjelor |
| Klasa klimatike | SN, N, ST, T (nga 10°C deri në 43°C) |
| Tensioni i furnizimit | 220-240 V, 50 Hz |
| Siguresa | Siguresa 10 A |
| Rregullimi i temperaturës | E pavarur për frigoriferin dhe ngrirësin, panel elektronik kontrolli |
| Funksioni i ftohjes së shpejtë | Po (Fast Cool, vendos +2°C për 24h) |
| Funksioni i ngrirjes së shpejtë | Po (Fast Freeze, ul në -25°C për 24h) |
| Enë VitControl | Po, me rregullim lagështie (rrëshqitës) |
| Enë Fresh Zone | Po, për ruajtjen e mishit dhe peshkut |
| Shkrirja e frigoriferit | Automatik (ngrica në murin e pasmë) |
| Shkrirja e ngrirësit | Automatik (No Frost) |
| Mundësi ndryshimi të drejtimit të hapjes së derës | Po |
| Ndriçimi i brendshëm | Po, burim drite i zëvendësueshëm nga profesionist |
| Pjesë këmbimi | Të disponueshme për min. 7-10 vjet (sipas Rregullores së BE-së 2019/2019) |
| Përdorimi | Shtëpiake, për integrim |
Pyetjet më të shpeshta - BK3055.6NFM AMICA
Pyetjet e përdoruesve rreth BK3055.6NFM AMICA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BK3055.6NFM - AMICA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BK3055.6NFM e markës AMICA.
MANUAL I PËRDORUESIT BK3055.6NFM AMICA
Nga tani e tutje, punët shtëpiake tuaja do të jenë më të lehta se kurrë më parë. Pajisja juaj elektroshtëpiake Aëslicë jashtëzakonisht e lehtë për t'u përdorur dhe tepër efikase. Pas leximit të këtyre udhëzimeve të përdorimit, përdorimi i pajisjes elektroshtëpiake do të jetë i lehtë.
Para se të paketohej dhe dërgohej nga prodhuesi, pajisja u kontrollua tërësisht në lidhje me sigurinë dhe funksionalitetin.
Para përdorimit të pajisjes, ju lutemi lexoni me kujdes këto Udhëzime Përdorimi Duke ndjekur me kujdes këto udhëzime do të jeni në gjendje të shmangni probleme në përdorimin e pajisjes. Ešhtë e rëndësishme t'i ruani këto Udhëzime Përdorimi dhe t'i mbani në një vend të sigurt në mënyrë që të mund ti lexoni në çdo kohë.
Ndiqni këto udhëzime me kujdes për të shmangur aksidente të mundshme.
Singerisht
Amica
UDHËZIME MBI SIGURINË E PËRDORIMIT
- Pajisja është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak.
- Prodhuesi rezervon të drejtën për të bërë ndryshime, të cilat nuk ndikojnë në funksionimin e pajisjes.
- Disa dispozita në këtë manual përdorimi janë të unifikuara për produktet frigoriferike të llojeve të ndryshme (për frigorifer, frigorifer-ngrirës ose ngrirës)
- Prodhuési nuk mban përgjegjësi për dëmet që rrjedhin nga mosrespektimi i udhëzimeve të përmbajtura në këtë manual.
- Ruajeni këtë manual për referencë në të ardhmen ose jepjani përdoruesit tjetër.
- Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi fizike apo mendore të kufizuara dhe persona të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri për pajisjen.
- Mos lejoni që fëmijët ta përdorin pajisjen. Mos lejoni që ata të luajnë me pajisjen. Ata nuk duhet të kacavirren nga brenda sirtarëve dhe të lëkunden në dyert e saj.
- Pajisjavepronnëmënyrëneduhurnëtemperaturën e ambientit (shihni detajet produktit). Mos e përdorni në bodrum, qilarin e verës pa ngrohje gjatë vjeshtës dhe dimrit.
- Kur e vendosni, lëvizni, ngrini pajisjen, mos mbani dorezat e derës, mos e ngrini kondensatorin në pjesën e pasme të frigoriferit dhe mos prekni njësinë e kompresorit.
-
Gjatë transportimit, lëvizjes ose pozicionimit të frigorifer-ngrirësit mos e anoni me më shumë se 40° nga pozicioni vertikal. Nëse ndodh një situatë e tillë, pajisja duhet të ndizet pas 2 orësh nga vendosja e saj në pozicionin e duhur (fig.2).
-
Hiqeni spinën nga priza elektrike para çdo aktiviteti të mirëmbajtjes. Mos tërhiqni kordonin, por kapeni nga trupi i prizës.
- Zhurma e "kërcitjes" që aparati mund të lëshojë, shkaktohet nga zgjerimi dhe tkurrja e pjesëve si rezultat i ndryshimeve të temperaturës.
- Për arsye sigúrie mos e rregulloni vetë pajisjen. Riparimet e kryera nga persona që nuk kanë kualifikimet e kërkuara mund të rezultojnë me rrezik serioz për përdoruesit e pajisjes.
- Ajrosni për disa minuta dhomën në të cilën vendoset pajisja (madhësia e dhomës për një produkt që përmban izobutan/R600a duhet të jetë të paktën 4m³) për të shmangur dëmtimin e sistemit të ftohjes.
- Mos ngrini sërish produkte pjesërisht të shkrira.
- Mos ruani pije në shishe dhe kanaçe, veçanërisht pije të gazuara, në dhomën e ngrirësit. Kanaçet dhe shishet mund të shpërthejnë.
- Mos vendosni produktė të ħngrira, të nxjerra direkt nga frigoriferi (lëpirëse, kuba akulli, etj.) në gojën tuaj, temperatura e ulët e tyre mund të shkaktojë morth.
- Sigurohūni që të mos dëmtoni sistemin e ftohjes duke shpuar gypat ftohës në avullues ose duke thyer tubat. Lëngu ftohës është i ndezshëm. Nëse lëngu ftohës bën kontakt me sytë, shpëlajini me ujë të pastër dhe telefononi menjëherë për ndihmë mjekësore.
- Nëse kordöni i rrymës elektrike prishet, duhet të zëvendësohet me një të ri nga një dyqan riparimi specialist.
- Kjo pajisje elektroshtëpiake ka për qëllim ruajtjen e ushqimit, mos e përdorni për qëllime të tjera.
-
Gjatë kryerjes së aktiviteteve, siç është pastrimi, mirëmbajtja ose lëvizja, pajisja duhet të shkëputet tërësisht nga rrjeti elektrik (duke tërhequr spinën nga priza)
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart ose nga persona me aftësi të kufizuara fizike, mendore ose shqisore apo nga ata që janë të pa përvojë ose të pafamiljarizuar me pajisjen, me kusht që të mbikëqyren ose të jenë udhëzuar se si ta përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt dhe janë të familjarizuar me rreziqet që lidhen me përdorimin e pajisjes. Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveç nëse nuk janë 8 vjeç ose më të mëdhenj dhe nën mbikëqyrjen e një personi kompetent.
- Në mënyrë që të keni më shumë hapësirë në frigorifer, ju mund të hiqni sirtarët dhe ta vendosni ushqimin direkt mbi raftet. Kjo nuk ka efekt në vetitë mekanike të produktit dhe performancën e ftohjes. Kapaciteti i deklaruar i frigoriferit është llogaritur me sirtarët të hequr.

PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri / materiale të ndezshme
- Fëmijët nga mosha 3-8 vjeç lejohen të futin dhe nxjerrin artikuj nga pajisjet frigoriferike.
Për të shmangur ndotjen e ushqimit, ju lutemi të respektoni udhëzimet e mëposhtme:
- Hapja e derës për periudha kohore të gjata mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të temperaturës në pjesët e pajisjes.
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të kenë kontakt me ushqimin dhe sistemet e arritshme të kullimit.
-
Mishi dhe peshku i papërpunuar të ruhen në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që të mos kenë kontakt ose të kullojnë në ushqime të tjera.
-
Ndarjet me dy yje për ushqim të ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të ngrirë paraprakisht, ruajtjen ose bërjen e akullores dhe kubave të akullit.
- Ndarjet me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët.
| LLOJI i ndarjeve | Temperatura e synuar e ruajtjes [°C] | Ushqimi i përshtatshëm | |
| 1 | Frigoriferi +2≤+8 | Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e qumështit,ëmbëlsirat, pijet dhe ushqimet e tjera nuk janë tëpërshtatshme për ngrirje. | |
| 2 | Ngrirësi*** | ≤-18 | Ushqimet e detit (peshqit, karkalecat, butakët),produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet émishit (rekomandohet deri në 3 muaj, sa mëgjatë koha e ruajtjes aq më shumë përkeqësohet shija dhe ushqimi), të përshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë. |
| 3 | Ngrirësi*** | ≤-18 | Ushqimet e detit (peshqit, karkalecat, butakët),produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet émishit (rekomandohet deri në 3 muaj, sa mëgjatë koha e ruajtjes aq më shumë përkeqësohet shija dhe ushqimi), nuk janë të përshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë. |
| 4 | Ngrirësi** | ≤-12 | Ushqimet e detit (peshqit, karkalecat, butakët),produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet émishit (rekomandohet deri në 2 muaj, sa mëgjatë koha e ruajtjes aq më shumë përkeqësohet shija dhe ushqimi), nuk janë të përshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë. |
| 5 | Ngrirësi* | ≤-6 | Ushqimet e detit (peshqit, karkalecat, butakët),produktet e ujërave të ëmbla dhe produktet émishit (rekomandohet deri në 1 muaj, sa mëgjatë koha e ruajtjes aq më shumë përkeqësohet shija dhe ushqimi), nuk janë të përshtatshme për ushqim të freskët të ngrirë. |
| 6 | Ndarja 0 yje -6≤0 | Mish derri i freskët, mish lope, peshk, mish pule,disa ushqime të përpunuara të paketuara, etj.(Rekomandohet ngrënia brenda së njëjtës ditë, mundësisht jo më shumë se 3 ditë). Ushqime tëpërpunuara pjesërisht të mbyllura (ushqime jo tëngrira) | |
| 7 | Freski 2≤+3 | Mish derri i freskët/i ngrirë, mish viçi, mish pule, produktet ujore të ujërave të ëmbla etj. (7 ditë nën 0°C dhe mbi 0°C rekomandohet për konsum brenda asaj dite, mundësisht jo më shumë se 2 ditë). Ushqim deti (më pak se 0 për 15 ditë, nuk rekomandohet të ruhet mbi 0°C) | |
| 8 | Ushqim i freskët 0≤+4 | Mish derri i freskët, mish lope, peshk, mish pule, ushqime të gatuara, etj. (Rekomandohet ngrënia brenda së njëjtës ditë, mundësisht jo më shumë se 3 ditë) | |
| 9 | Vera +5≤+20 verë | e kuqe, verë e b | ardhë, verë e gazuar etj. |
- Shënim: ju lutemi të ruani ushqimet e ndryshme sipas ndarjeve ose temperaturës së synuar të ruajtjes të produkteve të blera.
- Nëse pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha kohore të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda saj.
- Pastrimi i depozitës së ujit (speciale për produktet me depozitë uji): Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlani sistemin e ujit të lidhur me tubin ujësjellës nëse uji nuk është përcjellë për 5 ditë.
KUSHTET E INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PAJISJES ELEKTROSHTËPIAKE
Instalimi përpara përdorimit të aparatit për herë të parë
- Nxirreni produktin nga paketimi, hiqni shiritin ngjitës që mbron derën dhe pajisjen. Çdo njollë ngjitëse e mbetur mund të hiqet me një agjent larës të butë.
- Mõs i flakni elementët shkumë-detit të paketimit. Nëse është e nevojshme të transportohet frigorifer-ngrirës, paketojeni në elementët dhe filmat e shkumë-detit, si dhe mbrojein me shirt ngjitës.
- Pastroni sipërfaqen e brendshme të frigoriferit dhe elementët e pajisjes me një agjent larës të tretur në ujë të vakët, pastaj fshijeni derisa të thahet.
- Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të barabartë, të sheshtë dhe të gëndrueshme, në dhomë të thatë, të ajrosur dhe me hije, larg burimeve të nxehtësisë si: furrë, pllaka, radiatori të ngrohjes gendrore, tuba të ngrohjes gendrore, instalimi i ujit të ngrohtë etj.
- Në sipërfaqen e jashtme të produktit mund të jetë një fletë mbrojtëse, këto fletë duhet të higen.
- Sigurohuni që pajisja të vendoset në pozicion horizontal duke vidhosur 2 këmbët e rregullueshme para (fig.3)
- Për të siguruar hapjen e derës lirshëm, distanca ndërmjet anës së pajisjes (në anën e varëseve të derës) dhe murit është treguar në figurën 5.*
- Siguroni ventilim adekuat të dhomës dhe qarkullimin e lirë të ajrit nga të gjitha anët e pajisjes elektroshtëpiake (fig.6).*
Distancat minimale nga burimet e nxehtësisë
- nga gazi elektrik dhe furrat e tjera - 30 mm
- nga furrat me naftës ose gymýr - 300 mm
- nga furrat e integruara - 50 mm
Nëse nuk ka mundësi për të siguruar distancat e lartpërmendura, siguroni një dërrasë izoluese të përshtatshme.
Paralajmërim:
- Muri i pasmë i frigoriferit, në veçanti, kondensuesi dhe elementët e tjere të sistemit të ftohjes nuk duhet të kontaktojnë elemente të tjerë, të cilat mund t'i dëmtojnë (p.sh. tuba për ngrohje qendrore dhe tubacionet e furnizimit me ujë).
- Ndalohet ripërshtatja ose modifikimi i çdo pjese të njësisë. Êshtë e rëndësishme të mos dëmtohet tubi kapilar që shihet në pjesën e pasme të kompresorit. Tub nuk duhet të jetë i përkulur, i drejtë ose i goditur.
- Nëse tubi kapilar është dëmtuar nga përdoruesi, garancia bëhet e pavlefshme (fig 8).
- Në disa modele, dóreza vendoset në pajisje, Ju duhet ta vidhosni me kaçavidën tuaj,
Lidhja me rrjetin elektrik
- Para lidhjes, rekomandohet të vendosni çelësin e kontrollit të temperaturës në "OFF" ose në pozicio tjetër që stakon pajisjen nga furnizimi me rrymë elektrike (shihni faqen me përshkrimin e kontrollit).
- Ky aparat duhet të lidhet me prizë të rrymës elektrike AC 220-240V 50Hz. Priza duhet të jetë përputhet siç duhet dhe duhet të ketë një lijnjë tokëzimi dhe një siguresë 10A.
- Eshtë një kërkesë ligjöre që pajisja të jetë tokëzuar siç duhet. Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm apo lëndim që mund të rezultojë nga mos-përmbushja e kësaj kërkesë.
- Mos përdorni përšhtațës, shuimë priza dhe kabllõ zgjatimi me dy tela. Nëse është e nevojshme të përdoret kordon zgjatües, ai duhet të jetë pajisur me një unazë mbrojtëse dhe një prizë të vetme dhe duhet të ketë një certifikatë sigurie VDE/GS.
- Nëse përdoret kordon żgjatues (me unazë mbrojtëse dhe certifikatë sigurie), priza e saj duhet të jetë e vendosur në një distancë të sigurt, larg nga lavamanët dhe nuk duhet të jetë në një vend ku mund të përmbytet nga uji ose uji i shkarkuar.
- Shihni pllakën e tipit në pjesën e poshtme të murit të brendshëm të pajisjes për specifikime të hollësishme**.
Stakimi nga rrjeti elektrik
Sigurohuni që pajisja të mund të stakohet lehtësisht nga rrjeti elektrik ose duke tërhequr spinën nga priza elektrike ose duke fikur çelësin bipolar (fig.9).
Gama e klimës
Informacioni mbi gamën e klimës së pajisjes ofrohet në pllakën nominale. Tregon se në cilën temperaturë të ambientit (dmth., temperaturën e dhomës, në të cilën punon pajisja), funksionimi i pajisjes është optimal (i duhur).
Gama e klimës Temperatura e lejuar e ambientit
| SN nga +10°C deri + 32°C |
| N nga +16°C deri + 32°C |
| ST nga +16°C deri + +38°C |
| T nga +16°C deri + +43°C |
SHPAKETIMI

Gjatë transportit përdoret paketim mbrojtës për ta mbrojtur pajisjen nga çdo dëmtim. Pas shpaketimit, ju lutemi të flakni të gjitha elementet e paketimit në mënyrë që nuk shkakton dëme në mjedis.
Të gjitha materialet e përdorura për paketim të pajisjes nuk e ndotin mjedisin; ato janë 100% të riciklueshme dhe janë shënuar me simbolin e duhur.
E rëndësishme! Materialet e paketimit (çanta, polietileni, polistireni, etj.) duhet të mbahen larg fëmijëve gjatë shpaketimit.
FLAKJA E PAJISJES SË VJETËR

Në pajtim me Direktivën Evropiane 2012/19/BE. Kjo shenjë tregon se pajisja nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat shtëpiake të tjera pasi të jetë përdorur.
Përdoruesi është i detyruar ta dorëzojë në qendrën e grumbullimit
të mbeturinave që 'mbledh' produktet 'elektrike dhe elektronike të përdorura. Mbledhësit, duke përfshirë pikat lokale të grumbullimit, dyqanet dhe departamentet e autoriteteve lokale ofrojnë skema riciklimi.
Trajtimi i duhur i produkteve elektrike dhe elektronike të përdorura ndihmon në shmangien e rreziqeve mjedisore dhe shëndetësore që rezultojnë nga prania e komponentëve të rrezikshëm dhe ruajtja dhe përpunimi i papërshtatshëm i këtyre produkteve.
KONTROLLET
Kontrollet e aparatit
Paneli i kontrollit tregohet në figurën 10. Për referencë tregohet treguar edhe më poshtë:

Shtypni butonin për 3 sekonda ⏻për të ndezur ose fikur.
Rregulloni temperaturën brenda pajisjes
Paneli i kontrollit ndodhet brenda pajisjes në murin e sipërm të ndarjes së frigoriferit. Ju lejon të ndryshoni temperaturën në të dy dhomat. Kontrollet e pajisjes kanë dy butona, ④ pari ka të bëjë me ndarjen e frigoriferit, ndarja e dytë e ngrirësit. Për të ndryshuar temperaturën, prekni në mënyrë të përsëritur, ⑤ vlera e caktuar do të theksohet në ekran.
Me butonin Ⓐju mund të zgjidhni funksionet Fast Cooling ose Fast Freezing.
Funksioni i ngrirjes së shpejtë shkakton vendosjen e vlerës brenda dhomës 2°C, , ndërsa funksioni i ngrirjes së shpejtë ul temperaturën brenda ndarjes së ngrirësit deri në -2°C. Pas 24 orësh, funksioni i ngrirjes së shpejtë mbyllet automatikisht.
Informacion shtesë mbi temperaturën
- Temperatura brenda pajisjes ndikohet nga shumë faktorë. Mënyra si e keni vendosur rrotullën e temperaturës varet nga temperatura e ambientit, ekspozimi ndaj diellit, sa shpesh hapni derën dhe sasia e ushqimit të ruajtur. Parametri i mesëm i rrotullës është më optimal në shumicën e rasteve.
- Mos e vendosni ushqimin në ngrirësin e frigoriferit para se të ketë arritur temperaturën e tij të operimit, gjë gë zgjat 4 orë.
- Mos ndryshõni parametraț e temperaturës për shkak të ndryshimit të stinës së vitit. Rritja e temperaturës së ambientit zbulohet nga sensori dhe kompresori ndizet automatikisht për një periudhë më të gjatë kohore për të ruajtur temperaturën e vendosur brenda dhomëzave.
- Ndryshimet e lehta në temperaturë janë krejtësisht normale dhe mund të ndodhin, për shembull gjatë ruajtjes së sasive të mëdha të produkteve të freskëta në frigorifer ose kur dera është e hapur për një periudhë më të gjatë kohore. Kjo nuk ndikon në gjendjen e ushqimeve të ruajtura dhe temperatura kthehet shpejt në vlerën e
saj të caktuar.
Kuti VitControl / VitControl Plus
Kutia VitControl Plus është paraqitur në figurën 19. Për referencë tregohet treguar edhe më poshtë:

Rregulloni nivelin e lagështisë brenda kutisë VitControl / VitControl Plus
Produkte të ndryshme, si frutat ose perimet, kërkojnë një nivel të përshtatshëm lagështie në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë. Kutia VitControl është e pajisur me një rrëshqitës (Fig. 19), kështu që kutia mund të furnizohet me më shumë ajër, gjë që do të ndryshojë nivelin e lagështisë brenda kutisë.
- Kapaku i kutisë
- Rrëshqitësi i rregullimit të furnizimit me ajër
- Ana para e kutisë së perimeve
Frutat kërkojnë nivel lagështie më të ulët, prandaj furnizimi me ajër duhet të mbyllet me një rrëshqitës. Me perime është e kundërta, për t'i mbajtur ato më të freskëta, duhet të hapni rrjedhën e ajrit me një rrëshqitës. Pozicioni i saktë i rrëshqitësit varet nga preferencat tuaja.
Kontejner Fresh Zone\*
Temperatura në enë mund të jetë nën 0 gradë, në varësi të temperaturës së caktuar brenda dhomës së frigoriferit. Eshtë i mirë për ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera që kërkojnë kushte të veçanta. Temperatura më e ulët i bën ata të ruajnë shijen, aromën dhe vlerat ushqyese më gjatë. Për shkak të udhëzuesve të veçantë, qasja në kontejnerin Fresh Zone është shumë e thjeshtë dhe e përshtatshme.
Ruajtja e ushqimit në frigorifer-ngrirës
- Produktet duhet të vendosen në pjata, nëpër kontejnerë ose të paketuara me paketim ushqimi. Shperndajini në mënyrë të barabartë mbi rafte.
- Nëse ushqimi prek muret e pasme, mund të shkaktojë ngirje ose lagie të produkteve.
- Moš i vendosni enët me ushqim të nxehtë mbi frigorifer
- Produktet që absorbojnë lehtë shijet si gjalpi, qumështi, djathi të bardhë dhe produkte me aromë intensive, të tilla si peshku, mishi i tymosur, djathi i fortë duhet të vendosen nëpër rafte, të paketuara me ambalazh ose në kontejnerë të mbyllur fort.
- Magazinimi i perimeve që përmbajnë saši të konsiderueshme uji do të shkaktojë depozitimin e kondensimit në kontejnerët e perimeve, nuk ndikon në funksionimin e duhur të frigoriferit.
- Para se të vendosni perimet brenda në frigörifer, pastrojini ato mirë.
- Lagështia e tepërt shkurton afatin e ruajtjes së përimevë, sidomos perimet me gjethe.
- Mos i lani perímet para se t'i ruani në frigorifer. Larja heq mbrojtjen natyrore, prandaj është më mirë t'i lani perimet menjëhere para konsumit.
-
Rekomandohet të vendosni produktet në sirtarët e frigoriferit 1, 2, 3* deri në kapacitetin normal të ngarkimit (Fig. 11a / 11b).**
-
Produktet e paketuara
- Raft
- Kapaciteti normal i ngarkimit
-
* * * *
-
Vendosja e produkteve në raftet e frigoriferëve është e pranueshme.*
- Eshtë é prànueshme që të vendosën produktet përtej kapacitetit normal të ngarkimit me 20-30 mm.**
- Për të rritur kapacitetin e ngarkimit të dhomëzës së ngrirjes dhe për të lejuar vendosjen e produkteve në raftet e telit të aparatit të avullimit të ngrirjes deri në lartësinë maksimale, është e mundur të hiqni sirtarët 1 dhe 2.*
Ngrirja e ushqimit\*\*
- Praktikisht të gjitha produktet ushqimore, përveç perimeve të konsumuara të papërpunuara, si marule mund të ngrihen.
- Vetëm produktet'ushqimore të cilësisë më të lartë, të ndara në pjesë të vogla për përdorim të vetëm, duhet të ngrihen.
- Produktet duhet të paketohen në materiale pa erë, rezistente ndaj depërtimit të ajrit dhe lagështisë dhe jo të ndjeshme ndaj yndyrës. Qeset plastike, fletët prej polietileni dhe alumini janë materialet më të mira të mbështjelljes.
- Paketimi duhet të jetë i shtrënguar dhe duhet t'i përmbahet produkteve të ngrira. Mos përdorni kontejnerë gelqi.
-
Mbanī ushqim tē freskët dhe tē ngrohtë në temperaturë ambienti larg nga produktet, tē cilat tashmë janë ngrirë.
-
Ne ju këshillojmë që të mos vendosni më shumc ushqime të freskëta në të njëjtën kohë në frigorifer në ditë (shih specifikacionin teknik të tabelës).
- Për të ruajtur cilësinë optimale të ushqimit të ngrirë, riorganizoni ushqimin që është në mes të frigoriferit, në mënyrë që të mos prekë produktet që ende nuk janë të ngrira.
- Rekomandohet që të zhvendosni produktet e ngrira tashmë në njërën anë dhe të vendosni produktet e freskëta që duhet të ngrihen në anën e kundërt, sa më afër mureve të pasme dhe anësore.
- Për produktet e Íngrirjes, përdorni hapësirën e shënuar * ***.
- Mbani parasysh se temperatura në frigorifer ndikohet nga disa faktorë, duke përfshirë temperaturën e ambientit dhe sasinë e produkteve ushqimore në dhomë, shpeshtësinë e hapjes së derës, sasinë e ngricës në frigorifer dhe parametrin e termostatit.
- Nëse nuk münd ta hapni derën e ngrirësit menjëherë pas mbylljes, lejoni 1-2 minuta që presioni negativ të kompensohet dhe të provoni përsëri të hapni derën.
Koha e ruajtjes së produkteve të ngrira varet nga cilësia e tyre para ngrirjes kur janë të freskëta dhe nga temperatura e ruajtjes. Periudhat e ruajtjes në vijim rekomandohen kur të ruhet temperatura është -18 ° C ose më e ulët:
Produkte Muaj
| Mish lope 6-8 | |
| Mish viçi 3-6 | |
| Të brendshme shpendi 1-2 | |
| Mish derri 3-6 | |
| Shpendë 6-8 | |
| Vezë 3-6 | |
| Peshk | 3-6 |
| Perime 10-12 | |
| Fruta | 10-12 |
Mos e mbani ushqimin e ngrirë në dhomëzën e ngrirjes së shpejtë. Në këtë dhomëz mund të përgatiten dhe të ruhen kuba akulli.
PËRDORIMI I EFEKTSHËM I FRIGORIFERIT
Këshilla praktike të përditshme
- Mos vendosni frigoriferët ose ngrirësit pranë radiatorëve, ngrohësve, sobave ose nën rrezet e dreitpërdrejta të diellit.
- Sigurohuni që sustat e ajrit të mos jenë të mbuluara dhe të pastrohen nga pluhuri një herë ose dy herë në vit.
- Zgjidhni températurën e duhur: Nga 6 deri në 8°C në frigoriferin tuaj dhe -18°C në frigoriferin tuaj është e mjaftueshëm.
- Kur të jeni me pušhime, ngrijėni temperāturën në frigoriferin tuaj.
- Hapni frigoriferin tuaj ose ñgrirësin vëtëm kur është ë nevojshmë. Ju ndihmon nëse e dini se çfarë ushqimi përmban dhe ku ndodhet. Rivendoseni ushqimin në frigorifer ose ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur pasi ta keni përdorur atë në mënyrë që të mos ngrohet shumë.
- Fshijeni nga brenda frigoriferin tuaj rregullisht me një leckë të njomur me një detergjent të butë. Pajisjet që nuk janë vetë-shkrirëse kërkojnë shkrirje të rregullt. Mos lejoni që të formohen shtresa ngrirjeje më të trasha se 10 mm.
- Mbajeni vulosjen rreth derës së pastër, përndryshe nuk do të mbyllet siç duhet. Gjithmonë zëvendësoni vulosjet e prishura.
Kuptimi i yjeve

Temperatura është të paktën -6°C; e mjaftueshme për të ruajtur ushqimin të ngrirë për rreth një javë. Sirtaret ose ndarjet e shënuara me një yll dikur kanë qenë klasifikim (kryesisht) i frigoriferëve më të lirë.

Ushqimi mund të ruhet në -12°C ose më poshtë për 1-2 javë pa humbur shijen. Jo i përshtatshëm për ngrirjen e ushqimit.

Ky klasifikim përdoret kryesisht për të ruajtur ushqimet në -18°C ose më poshtë. Gjithashtu mund të përdoret për të ngrirë deri në 1 kilogram ushqim të freskët.

Kjo pajisje është e përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve në -18°C ose më poshtë dhe ngrirjen e sasive më të mëdha të ushqimeve të freskëta.
Këshilla praktike
Për shkak të qarkullimit natyral të ajrit në pajisje, ka zona të ndryshme të temperaturës në dhomëzën e frigoriferit.
Zona më e ftohtë është drejtpërsëdrejti mbi sirtarët e perimeve.
Përdoreni këtë zonë për të gjitha ushqimet delikate dhe që prishen shpejt psh:
- Peshku, mishi, shpendët
- Pjatat ose ushqimet e pjekura që përmbajnë vezë ose krem
- Brumë të freskët, Iloje tortash
- Perime të para-paketuara dhe ushqime të tjera të freskëta me një etiketë ku thuhet se duhet të ruhen në një temperaturë prej përafërsisht 4°C.
Zona më e ngrohtë është në pjesën e sipërme të derës. Përdoreni këtë për ruajtjen e gjalpë dhe djathit.
Ushqim që nuk duhet të ruhet në frigorifer
Jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për ruajtje në frigorifer, veçanërisht:
- Frutat dhe perimet të cilat janë të ndjeshme ndaj të ftohtit, siç janë banane, avokado, papaja, fruta pasioni, patëllxhanë, speca, domate dhe tranguj.
- Fruta të cilat ende janë pjekur
- Patate
Paralajmërim:
Shembull i ruajtjes së ushqimit - shihni figurën 12.
SHKRIRJA, LARJA DHE MIRËMBAJTJA
Asnjëherë mos pastrojeni strukturën ose pjesët plastike të produktit duke përdorur tretës ose detergjentë të fortë, abrazivë (p.sh. pluhur ose kremra larës)! Përdorni vetëm detergjentë të lengshëm të butë dhe pëlhurë. Mos përdorni sfungjerë.
Shkrirja e frigoriferit\*\*\*
- Akulli formohet në muret e pasme të dhomëzës së frigoriferit. Ai higet automatikisht. Gjatë shkrirjes, kondensimi, i cili përmban ndotës mund të bllokojë hapjen në pjesën e sipërme. Nëse ndodh, zhbllokoni me kujdes hapjen me shtupën e pastrimit (fig.13).
- Pajisja funksionon në cikle: ftohet (pastaj formohet akull në muret e pasme) dhe shkrihet (uji rrjedh poshtë murit të pasmë)
- Stakojeni pajisjen nga rrymä elektrike përpara se të pastroheni duke hequr spinën nga priza elektrike ose duke fikur siguresën. Parandaloni gë uji të depërtojë në panelin e kontrollit ose dritën.
- Mos përdorni spërkatës shkrirës. Ato mund të shkaktojnë formimin e një përzierje shpërthyese ose të përmbajnë tretës që mund të dëmtojnë përbërësit plastikë të pajisjes dhe madje të jenë të dëmshme për shëndetin.
- Sigurohuni që uji i përdorur për pastrim të mos rrjedhë në enën e avullimit përmes vrimës së shkarkimit.
- E gjithë pajisja, përveç kornizës të derës duhet pastruar me një detergjent pastrues të butë. Korniza e derës duhet pastruar me ujë dhe të thahet.
- Lani të gjitha aksesorët (kontejnerët e perimeve, raftet e derës, raftet e qelqit, etj.).
Shkrirja e ngrirësit\*\*
- Rekomandohet kombinimi i shkrirjes së akullit me larjen e pajisjes.
- Akumulimi i tepruar i akullit në zonat e ngrirjes dëmtõn kapacitetin e ngrirjes së pajisjes dhe rrit konsumin e rrymës elektrike.
- Shkrijeni pajisjeñ të paktën një herë oše dy herë në vit. Në rast të akumulimit të shpeshtë të akullit, shkrirja duhet të kryhet më shpesh.
- Nëse ka ushqim brenda në frigorifer, vendosni rrotullën në pozicionin maksimal rreth 4 orë para shkrirjes së planifikuar. Kjo do të sigurojë mundësinë e ruajtjes së ushqimit në temperaturën e ambientit për një kohë më të gjatë.
- Päs nxjerrjes së ushqimit nga frigoriferi, vendoseni në një enë, mbështilleni me disa shtresa letre, një batanije dhe ruajeni në një vend të freskët.
- Operacioni i shkrirjes duhet të zgjasë sa më shpejt të jetë e mundur. Ruajtja e gjatë e ushqimit në temperaturën e ambientit shkurton afatin e ruajtjes së tyre.
Shkrini akullin në dhomëzën e frigoriferit duke ndjekur hapat e mëposhtëm:\*\*
- Fikni pajisjen duke përdorur panelin e kontrollit dhe tërhiqni spinën nga priza.
- Hapni derën dhe higni ushqimin nga frigoriferi.
- Sipas modelit, tërhiqni tubin e shkarkimit të ujit që gjendet në pjesën e poshtme të dhomëzës së ngrirësit dhe vendoseni në një enë të përshtatshme.
- Lëreni derën të hapur, kjo do të përshpejtojë procesin e shkrirjes. Përveç kësaj, një poçe me ujë të nxehtë (jo të vluar) mund të vendoset brenda dhomëzës së ngrirësit.
- Lani brendësinë e frigoriferit dhe fshijeni sa të thahet.
- Ndizeni pajisjen sipas pikës përkatësë të manualit.
Shkrirje automatike e akullit\*\*\*\*
Dhomëza e frigoriferit është pajisur me një funksion të shkrirjes automatike. Megjithatë, akulli mund të formohet në murin e pasmë të frigoriferit. Kjo zakonisht ndodh kur sasi të mëdha të produkteve ushqimore të freskëta ruhen në frigorifer.
Shkrirje automatike e frigoriferit\*\*\*\*
Dhoma e ngrirjes është e pajisur me një funksion të shkrirjes automatike (jo-akull). Ushqimi ngrihet në ajrin e ftohur të qarkullimit dhe lagështia nga dhoma e frigoriferit shkarkohet jashtë. Si rezultat, nuk prodhohet akull dhe ngricë në frigorifer dhe produktet nuk ngjitet me njëri-tjetrin.
Larja e dhomëzave të frigoriferit dhe ngrirjes me dorë\*\*\*\*
Rekomandohet të lani dhomëzën e frigoriferit dhe të ngrirjes të paktën një herë në vit. Kjo parandalon formimin e baktereve dhe aromat e këqija. Fikeni pajisjen duke përdorur butonin (1), higni ushqimin nga dhomat dhe lajini ato duke përdorur ujë me detergjent të butë. Pastaj, fshini dhomëzat sa të thahen me një leckë.
Nxjerrja dhe organizimi i rafteve\*\*\*\*\*
Tërhiqni raftin, pastaj rrëshqiteni sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që moreseta e saj të mund të përshtatet në ullukun udhëzues (fig 15).
Nxjerrja dhe futja e raftit të derës\*\*\*\*\*
Ngrijeni raftin e derës, hiqeni dhe vendoseni nga lart në pozicionin e duhur (fig.16).
Ju nuk duhet të vendosni një ngrohës elektrik, një ventilator ngrohës ose një tharëse flokësh në frigorifer në asnjë mënyrë.
** I zbatueshëm tek pajisjet elektroshtëpiake me dhomëz ngrirjeje * ***
Nuk zbatohet për pajisjet elektroshtëpiake me një dhomz Sistem pa-Akull.
*** I zbatueshëm tek pajisjet elektroshtëpiake me dhomëz frigorifer
Nuk zbatohet për pajisjet elektroshtëpiake me një dhomz Sistem pa-akull.
**** E zbatueshme për pajisjet me Sistem pa-Akull.
***** Nuk zbatohet për ngrirësit
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Probleme Shkakqe të mundshme Rregullime
| Pajisja nuk funksionon | Qarku elektrik është ndërprerë | - kontrolloni që spina të futet siç duhet në prizën e murit.- kontrolloni nëse kablloja e rrymës elektrike e pajisjes nuk është dëmtuar- kontrolloni nëse ka tension në prizë, duke futur një pajisje tjetër, p.sh. një abazhur- kontrolloni nëse pajisja është e ndezur duke vendosur termostatin në një pozicion mbi 0. |
| Ndriçimi brenda dhomëzës nuk funksionon | Llambë është e liruar ose e djegur (vetëm pajisje me llambë lloji rrufe) | - vendosni llambën në mënyrë korrekte ose zëvendësojeni atë (shihni seksionin më lart "Ndërrimi i llambës së brendshme" |
| Pajisja punon vazhdimisht | Vendosje e parregullt e rrotullës së rregullimit | - rivendoseni rrotullën në një pozicion më të ulët |
| Shikoni. "Temperatura brenda pajisjes nuk është mjaft e ulët për përshkrimin e shkaqeve të tjera të mundshme | Shikoni. "Temperatura brenda pajisjes nuk është mjaft e ulët për përshkrimin e rregullimeve të tjera të mundshme | |
| Uji mblidhet në pjesën e poshtme të pajisjes | Hapja e shkarkimit të ujit është e bllokuar (në varësi të modelit) | - pastroni hapjen e shkarkimit (shih manualin e përdorimit - kapitulli me titull "Shkrirja e akullit") |
| Ndalim i qarkullimit të ajrit të brendshëm | - vendosni ushqimin dhe kontejnerët në mënyrë të tillë që të mos prekin murin e pasmë të frigoriferit | |
| Pajisja prodhon zhurmë të pazakontë | Nivelim jo i saktë i pajisjes - niveloni pajisjen siç duhet | |
| Pajisja prek mobiliet dhe/ ose sendet e tjera | - vendoseni pajisjen në një vend që siguron hapësirat e duhura rreth tij | |
| Vendosje e parregullt e çelësit të rregullimit | - rivendoseni rrotullën në një pozicion më të lartë | |
| Temperatura e ambientit është më e lartë ose më e ulët se ajo e klimës nga tabela me specifikimet teknike | - pajisja është përshtatur për të funksionuar në zonën e klimës nga tabela me specifikimet teknike. | |
| Pajisja është vendosur në një vend të ndriçuar me diell ose pranë burimeve të nxehtësisë | - vendoseni pajisjen në një vend tjetër. Zbatoni udhëzimet e përmbajtura në manual | |
| Shumë ushqime të ngrohta të ngarkuara në një kohë | - prisni 72 orë derisa ushqimi të ftohet (ngrin) dhe temperatura e kërkuar të arrihet brenda dhomëzës | |
| Ndalim i qarkullimit të ajrit të brendshëm | - vendosni ushqimin dhe kontejnerët në mënyrë të tillë që të mos prekin murin e pasmë të frigoriferit | |
| Qarkullimi i ajrit në pjesën e pasme të pajisjes është i penguar | - lëvizni pajisjen min. 30 mm larg murit | |
| Dera e frigoriferit/ngrirësit hapet shumë shpesh dhe/ose mbetet e hapur për një kohë të gjatë | - zvogëloni shpeshtësinë e hapjes së derës dhe/ose shkurtoni kohën kur dera mbetet e hapur | |
| Dera nuk mbyllet plotësisht | - vendosni ushqimin dhe kontejnerët në mënyrë që të mos ndërhyjnë me derën e mbyllur | |
| Kompresori ndizet shumë rrallë | - kontrolloni nëse temperatura e ambientit nuk është më e ulët se klasa e klimës | |
| Morseta e derës është vendosur gabimisht | - shtyjeni morsetën brenda | |
Disa tinguj mund të dëgjohen gjatë përdorimit normal të frigoriferit, të cilat nuk ndikojnë në funksionimin normal të tij.
Tinguj, të cilat mund të pengohen lehtësisht:
- zhūrma e shkaktuar nga pajisja e cila nuk është e niveluar - rregulloni pozicionin me këmbët e rregullueshme të parme Përndryshe, vendosni shkurtesa prej materiali të butë nën rulët e pasmë, sidomos kur pajisja vendoset mbi pllaka.
- duke prěkur pjesën e afërt të mobilieve - largoni frigoriferin.
- sirtarët ose räftet kërcasin - nxirrini dhe vendosni sirtarin ose raftin.
- tinguj shishesh që përplasen - vendosini shishet veç e veç.
Zhurmat e dëgjuara gjatë përdorimit normal ndodhin kryesisht për shkak të funksionimit të termostatit, kompresorit (ndezja) dhe sistemit të ftohjes (zgjerimi termik dhe tkurrja e radiatorit të shkaktuar nga rrjedha e agjentit të ftohjes).
NDRYSHIMI I DREJTIMIT TË HAPJES SË DERËS
Ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës (Fig. 20).
- Para ndryshimit të drejtimit të hapjes së derës, stakoni pajisjen nga priza elektrike dhe higni të gjithë ushqimin.
- Përdorni një kaçavidë me kokë të sheshtë dhe hiqni kapakët e menteshave.
- Duke përdorur një kaçavidë kryq hiqni menteshën e sipërme të derës duke mbajtur derën (Fig. 20,1).
- Duke përdorur një kaçavidë kryq hïqni menteshën e mesme duke mbajtur derën e sipërme*
- Vendoseni derën anash në një vend të sigurt.
- Anojeni pajisjen (deri në 40 gradë) në mënyrë që të keni qasje të mjaftueshme në varësen më të ulët (Fig. 20,2).
- Duke përdorur një kaçavidë kryq hiqni menteshën më të ulët të derës
- Bashkangjisni menteshën e poshtme në anën tjetër (Fig. 20,3).
- Pozicionojeni derën në mënyrë të tillë kunji i menteshës së poshtme të jetë e përafruar me vrimën e duhur të mbajtëses së poshtme të derës.
- Bashkëngjitni menteshën e mesme me anën tjetër të pajisjes në mënyrë që kunji i ulët të menteshës së mesit të jetë në linjë me vrimën përkatëse të mbështetëses së sipërme të derës. Pozicionojeni mbështetësen e dytë të derës në mënyrë që kunji i sipërm menteshës së mesit të jetë në linjë me vrimën përkatëse të mbajtëses së poshtme të derës.*
- Bashkangjisni menteshën e sipërme në mënyrë që kunji i menteshës te jetë në linjë me vrimën përkatëse të mbajtesës së sipërme të derës.* (Fig. 20,4).
- Kontrolloni që dyert ja në të vendosur në mënyrë të duhur në raport me trupin e pajisjes.
- Zëvendësoni kapakët e menteshave.
- Ndizni pajisjen siç përshkruhet në pjesën përkatëse të udhëzimeve të përdorimit.
* Ky veprim zbatohet për pajisjet me si me dhomëzën e ftohjes edhe atë të ngrirjes.
GARANCIA DHE SHËRBIMI PAS SHITJES
Garancia
Shërbimi i garancisë siç deklarohet në kartën e garancisë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi jo i duhur i produktit.

Prodhuesi rekomandon që të gjitha riparimet dhe rregullimet të kryhen nga Tekniku i Shërbimit të Fabrikës ose Pika e Autorizuar e Prodhuesit. Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një teknik i kualifikuar.
Deklarata e prodhuesit
Nëpërmjet kësaj prodhuesi deklaron që ky produkt i plotëson kërkesat e direktivave evropiane të mëposhtme:
- Direktiva e Tensionit të Ulët 2014/35/EC
- Direktiva e Përputhshmërisë Elektromagnetike (EMC) 2014/30/EC
• Direktiva ErP 2009/125/EC
• Direktiva RoHS 2011/65/EC
dhe në këtë mënyrë është shënuar me simbolin € dhe është pajisur me deklaratë të përputhshmërisë të vënë në dispozicion të rregullatorëve të tregut.
| 20 | 4 | 1 | 1 | ~1,8m | 4 | 1 | 2 | 4 | 1 | 1 | 4 | 8 |


