BEKO PowerClean PC 5500 - Fshesë me vakum

PowerClean PC 5500 - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PowerClean PC 5500 BEKO në format PDF.

📄 204 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO PowerClean PC 5500 - page 187
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth PowerClean PC 5500 BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PowerClean PC 5500 - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PowerClean PC 5500 e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT PowerClean PC 5500 BEKO

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt Beko. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

BEKO PowerClean PC 5500 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

BEKO PowerClean PC 5500 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

BEKO PowerClean PC 5500 - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë. Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

•Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç, njerëz me vështirësi fizike, shqisore ose mendore ose njerëz me mungesë përvoje ose njohurie; për sa kohë që garantohet kontroll ose jepen informacione në lidhje me rreziqet. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijë që nuk janë në mbikëqyrje.

  • Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj është i dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
  • Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionet e specifikuara në pllakën e të dhënave nominale të pajisjes.
  • Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
  • Për të parandaluar dëmtimin e kabllit elektrik, mos lejoni të cimbiset, të përdridhet ose të fërkohet pas teheve të mprehta.
  • Mos e prekni spinën e pajisje nëse i keni duart të njoma ose të lagura kur pajisja është në prizë.
  • Kur ta hiqni pajisjen nga priza, mos e tërhiqni nga kablli.
  • Mos pastroni me fshesë materiale të ndezshme dhe sigurohuni që hiri i cigares të ftohet para se ta pastroni me fshesë.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Mos pastroni me fshesë ujë dhe lëngje të tjera.
  • Mbrojeni pajisjen nga reshjet, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
  • Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
    •Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe mirëmbajtjes.
  • Mos e zhytni në ujë pajisjen ose kabllin e saj elektrik për ta pastruar.
  • Mos e çmontoni pajisjen.
  • Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Për të parandaluar blokimin e filtrit ose dëmtimin e motorit, mos pastroni me fshesë çimento, suva ose copa letre të kompresuar.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me përshtatësin e përfshirë.

  • Mos e përdorni pajisjen pa filtrat, mund të dëmtohet.

  • Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
    •Kjo pajisje nuk është planifikuar që të përdoret nga persona, përfshirë fëmijët, me aftësi të kufizuara fizike, shqisore dhe mendore ose nga persona që nuk kanë përvojën dhe njohurinë e duhur për përdorimin e saj, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen e një personi përgjegjës për sigurinë e tyre ose janë të informuar në lidhje me funksionimin e pajisjes.

•Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.

- Shkëputni përshtatësin dhe hiqni paketën e baterisë përpara çdo procedure pastrimi ose mirëmbajtjeje.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Për të shmangur rrezikun, përshtatësi i dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit ose një teknik po aq i kualifikuar.
  • Mbajini gishtat, flokët dhe rrobat e lëshuara larg pjesëve lëvizëse ose hapësirave boshe gjatë pastrimit me fshesë.
  • Para se ta hidhni pajisjen, bateritë duhet të hiqen nga pajisja.
  • Para se ta hiqni baterinë, shkëputeni pajisjen nga burimi i energjisë elektrike.
  • Hidhini bateritë e përdorura në përputhje me ligjet dhe rregulloret vendëse.
  • Bateritë e përfshira në këtë pajisje mund të zëvendësohen vetëm nga persona të kualifikuar.
  • Pajisja nuk është synuar të përdoret për qëllime tregtare. Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet

përdorur në shtëpi dhe në këto raste:

  • Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune
  • Në shtëpi në ferma;
  • Nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomoduese
  • Në hostele ose ambiente të ngjashme.

•PARALAJMËRIM: Për të karikuar baterinë, përdorni njësinë ushqyese të çmontueshme HCX1501-3200450E të dorëzuar bashkë me pajisjen.

•Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga fëmijë dhe njerëz me aftësi fizike, shqisore ose mendore të kufizuara ose nga njerëz me mungesë përvoje ose njohurie, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen e të tjerëve ose u jepen udhëzimet përkatëse.

•Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit

BEKO PowerClean PC 5500 - Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit - 1

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetës së tij të shërbimit. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrtare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

1.3 Informacione për paketimin

BEKO PowerClean PC 5500 - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare të Mjedisit. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.

1.4 Informacione për bateritë e përdorura

BEKO PowerClean PC 5500 - Informacione për bateritë e përdorura - 1

Ky simbol te bateritë/bateritë e karikueshme ose në paketim tregon se bateria/bateria e karikueshme nuk mund të hidhet bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Për bateri/bateri të karikueshme të caktuara, ky simbol mund të plotësohet nga një simbol kimik. Simbolet për merkurin (Hg) ose plumbin (Pb) jepen nëse bateritë/bateritë e karikueshme përmbajnë më shumë se 0,0005 % merkur ose më shumë se 0,004 % plumb.

Bateritë/bateritë e karikueshme, duke përfshirë ato që nuk përmbajnë metale të rënda, nuk mund të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake. Gjithmonë hidhini bateritë e përdorura në përputhje me rregulloret mjedisore lokale. Informohuni në lidhje me rregulloret e zbatueshme për hedhjen e tyre në vendin ku jetoni.

1.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë

  • Kur përdorni pajisjen, rregullojini parametrat e shpejtësisë në përputhje me sipërfaqen, në mënyrë që të kurseni energji.
  • Normalisht, shpejtësitë e ulëta përdoren për pastrimin e sipërfaqeve të forta, perdeve dhe divaneve, kurse shpejtësitë e larta përdoren për pastrimin e qilimave.

1.6 Përputhja me Direktivën RoHS

Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.

2 Pamja e përgjithshme

BEKO PowerClean PC 5500 - Pamja e përgjithshme - 1

2 Pamja e përgjithshme

2.1 Kontrollet dhe përbërësit

  1. Butoni i rregullimit të nivelit të shpejtësisë
  2. Butoni i ndezjes/fikjes
  3. Butoni i rregullimit të nivelit të shpejtësisë
  4. Doreza
  5. Adaptori
  6. Stacioni i karikimit
  7. Butoni i lëshimit të paketës së baterive
  8. Ndarjet e aksesorëve të montueshëm
  9. Butoni i zbrazjes së kontejnerit të pluhurave
    10.Vegla e kombinimit
    11.Furça e cepave
    12.Vidë (3 copë)
    13.Upë (3 copë)
    14.Furça elektrike turbo
  10. Butoni i lëshimit të furçës elektrike turbo
    16.Tubi
  11. Butoni i lëshimit të tubit
    18.Mbajtësi i pluhurave
  12. Butoni i lëshimit të kontejnerit të pluhurave
  13. Butoni i lëshimit të kapakut të filtrit Hepa
  14. Kapaku i filtrit hepa
    22.Ekrani LED

2.2 Të dhënat teknike

450 W
Hyrja 100 - 240 V~ 50-60 Hz0,5 A
Fuqia 32 V--- 0,45 A
Koha e karikimit 4-6 orë
Koha e funksionimit me fuqi maksimale10 minuta
Koha e funksionimit me fuqi mesatare30 minuta
Koha e funksionimit me fuqi miminale60 minuta

Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.

2 Pamja e përgjithshme

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

Parametri i furnizimit me energji të jashtme

Prodhuesi: Guangdong Huachuangxing Power Supply Co.,Ltd
ID-ja e modelit: HCX1501-3200450E
Tensioni në hyrje: 100-240V~
Frekuenca në hyrje: 50-60Hz
Rryma në hyrje: 0,5A
Tensioni në dalje 32,0V
Rryma në dalje 0,45A
Fuqia në dalje: 14,4W
Efikasiteti aktiv mesatar: 85,5%
Efikasiteti në ngarkesë të ulët (10%):83,33%
Konsumi i energjisë pa ngarkesë:0,041W
Lloji i përdorimitNiveli i shpejtësisëKoha e Përdorimit
Përdoreni me tub dhe furçëShpejtësia minimaleDeri në 37 minBEKO PowerClean PC 5500 - Pamja e përgjithshme - 1
Shpejtësi mesatareDeri në 25 min
Shpejtesi maksimaleDeri në 8 min
Dore (me aksesorë pa motor)Shpejtësia minimaleDeri në 60 minBEKO PowerClean PC 5500 - Pamja e përgjithshme - 2
Shpejtësi mesatareDeri në 30 min
Shpejtesi maksimaleDeri në 10 min

3 Montimi

3.1 Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.

3.2 Montimi i stacionit të karikimit

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i stacionit të karikimit - 1

text_image 100-102 cm

Poziciononi stacionin e karikimit në një lartësi prej minimumi 100-102 cm nga toka.

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i stacionit të karikimit - 2

1 - Montoni katër upa në mur
2 - Vendosni katër vida te vendet e tyre në stacionin e karikimit dhe mbërthejini tek upat në mur.

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i stacionit të karikimit - 3

Vini adaptorin e karikimit në prizë.

3.3 Montimi i trupit dhe i furçës

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i trupit dhe i furçës - 1

Shtyjeni tubin në drejtim të shigjetës për nga trupi duke shtypur butonin e lëshimit të tubit.

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i trupit dhe i furçës - 2

Shtypni butonin e lëshimit të furçës elektrike turbo në furçën elektrike turbo dhe shtyjeni atë në drejtim të shigjetës për nga tubi.

BEKO PowerClean PC 5500 - Montimi i trupit dhe i furçës - 3

Lidhni aksesorin e cepave dhe veglën e kombinimit në stacionin e karikimit.

4 Përdorimi

4.1 Karikimi i pajisjes

BEKO PowerClean PC 5500 - Karikimi i pajisjes - 1

PARALAJMËRIM: Nëse dëshironi ta përdorni pajisjen për herë të parë ose pas një kohe të gjatë, karikoni plotësisht bateritë përpara përdorimit.

BEKO PowerClean PC 5500 - Karikimi i pajisjes - 2

Kur e vendosni pajisjen në stacionin e karikimit, ajo fillon të karikohet dhe nivelet e karikimit të baterisë do të shfaqet në ekran. Kur të gjitha nivelet e baterisë të jenë plot dhe të qëndrueshme, procesi i karikimit do të përfundojë.

BEKO PowerClean PC 5500 - Karikimi i pajisjes - 3

Duhen 4 deri në 6 orë për ta karikuar plotësisht pajisjen. Pajisja nuk duhet të përdoret gjatë karikimit.

BEKO PowerClean PC 5500 - Karikimi i pajisjes - 4

Nëse pajisja vendoset në stacionin e karikimit ndërsa po përdoret, ajo do të ndalet automatikisht.

4 Përdorimi

4.2 Përdorimi

BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 1

Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të vënë në punë pajisjen. Pajisja fillon të funksionojë me fuqi minimale kur shtypet butoni i ndezjes/fikjes.

BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 2

Për të rregulluar nivelin e shpejtësisë, shtypni butonin. Në ekran, cili modalitet thithjeje po përdoret do të shfaqet si min (minimal), mid (mesatar) dhe high (i lartë). Duke shtypur butonat - dhe +, niveli i shpejtësisë mund të rregullohet.

BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 3

Pajisja mund të vendoset për karikim përpara shkarkimit të plotë të baterisë. Pajisja mund të mbahet vazhdimisht në karikim në stacionin e karikimit deri në operacionin tjetër.

BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 4

Kushtojini vëmendje niveleve të baterisë gjatë përdorimit. Nivelet e baterisë duhet të monitorohen gjatë përdorimit, kur ajo është bosh, pajisja ndalon funksionimin automatikisht.

4 Përdorimi

BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 1

Kjo pajisje është e përshtatshme për përdorim mbi qilima dhe mbi dysheme të forta.

4.3 Treguesit e ekranit LED
BEKO PowerClean PC 5500 - Përdorimi - 2

text_image 1 2 3 4 5 6 7 8 9
  1. Këto ikona do të tregojnë mënyrën e thithjes që po përdoret.
  2. Nëse parafiltri ose filtri EPA12 nuk është futur në pajisje, kjo ikonë do të paralajmërojë përdoruesin dhe produkti nuk do të ndizet nëse parafiltri ose filtri EPA12 mungon për të mbrojtur makinën. Sigurohuni gë filtrat janë instaluar.
  3. Statusi i nivelit të mbetur të baterisë me shfaqjen e ikonave
  4. Tregon se ka bllokim ajri. Kontrolloni tubin brenda, grykën thithëse në trupin e produktit për të gjetur materialin e huaj që bllokon pajisjen.
  5. Tregon që filtri duhet të pastrohet.
  6. Butoni i rritjes së shpejtësisë
  7. Butoni i ndezjes/fikjes
  8. Ulja e fuqisë së shpejtësisë
  9. Tregon se ka një bllokim në rrota dhe duhet pastruar.

4 Përdorimi

4.3 Aksesorët

BEKO PowerClean PC 5500 - Aksesorët - 1

E përshtatshme për pastrimin e perdeve, divanëve, mobileve me lustër dhe objekteve delikate dhe të brishta.

Furça e cepave:

përshtatshëm për pastrimin e pjesës së pasme të orendive, zonave të vështira për tu arritur dhe zonave të ngushta.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit të saj.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

PARALAJMËRIM: Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

PARALAJMËRIM: Filtrat mund të deformohen me kalimin e kohës si rezultat i përdorimit. Duhet zëvendësuar me një të ri për të parandaluar rënien e rendimentit. Kontaktoni me shërbimin e klientit për të blerë një të ri.

5.1 Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 1

PARALAJMËRIM: Mos i lani filtrat

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 2

Ne rekomandojmë që të pastroni kontejnerin e pluhurave pas çdo përdorimi.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 3

Fshijeni sipërfaqen e trupit me një leckë të njomë.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 4

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 5

Shtypni butonin e lëshimit të koshit të pluhurave dhe tërhiqni pjesën e koshit.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 6

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave - 7

Shtypni butonin e lëshimit të koshit të pluhurave dhe boshatisni koshin e pluhurave.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

Për një pastrim të detajuar të filtrave, hiqni pjesën e parafiltrit lart.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 3

Tërhiqeni pjesën e filtrit rrjetë lart.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 4

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 5

Pastroni filtrin rrjetë dhe parafiltrin duke i tundur në mënyrë që të pastroni pluhurin.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 6

Futni filtrin rrjetë në koshin e pluhurave.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 7

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 8

Futni parafiltrin në filtrin rrjetë.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 9

Fillimisht, vendosni koshin e pluhurave në trupin e produktit në mënyrë që pjesa e pasme e tij të përputhet në trup dhe më pas vendoseni në zonën e butonit.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

Për të pastruar filtrin EPA E12, shtypni butonin (1) dhe hiqni pjesën e filtrit.

Pastroni filtrin EPA E12 duke e tundur në mënyrë që të pastroni pluhurin.

5.2 Pastrimi i furçës

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i furçës - 1

PARALAJMËRIM: Mos e lani furçën turbo dhe furçën kryesore me rul.

BEKO PowerClean PC 5500 - Pastrimi i furçës - 2

Shtypni butonin e lëshimit të rulit në anën e majtë.

Hiqni pluhurin në të duke e përplasur lehtë në një sipërfaqe të fortë ose hiqni pluhurin me një furçë. Nëse ka ndonjë qime, etj. të ngecur, hiqeni duke e prerë.

Montojeni përsëri rulin te vendi i tij duke e shtyrë.

5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

5.3 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
  • Hiqeni pajisjen nga priza.
  • Sigurohuni që pajisja të mbahet larg fëmijëve.
  • Ruajeni baterinë në një material jopërcjellës dhe mos lejoni që bateria të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me metalet. Kjo e dëmton baterinë.
  • Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, mbajeni atë në gjendje gjysmë të karikuar. Mos e karikoni ose shkarkoni plotësisht. Produkti duhet të karikohet të paktën një herë në tre muaj.

5.4 Transporti dhe dërgesa

  • Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : PowerClean PC 5500

Kategori : Fshesë me vakum