WHI941H8B - Kapuçina kuzhine HISENSE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WHI941H8B HISENSE në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WHI941H8B HISENSE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WHI941H8B - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WHI941H8B e markës HISENSE.
MANUAL I PËRDORUESIT WHI941H8B HISENSE
Produkti është konceptuar për thithjen e tymrave dhe avujve të gatimit dhe është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Ndiqni rreptësisht udhëzimet në këtë manual. Nuk mbahet asnjë përgjegjësi për probleme, dëme ose rënie zjarri të mundshme të provokuara në produkt si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve në këtë manual.
Pajisja mund të ketë pamje të ndryshme nga ato të ilustruara në vizatimet në këtë broshurë, megjithatë udhëzimet e përdorimit, mirëmbajtjes dhe instalimit mbeten të njëjta.
- Āshtë e rëndësishme që t'i ruani të gjitha manualet që shoqërojnë produktin për t'iu referuar në çdo moment. Në rast shitjeje, transferimi ose lëvizjeje, sigurohuni që ato të mbeten me produktin. • Lexoni me kujdes udhëzimet: ka informacione të rëndësishme lidhur me instalimin, përdorimin dhe sigurinë. • Verifikoni plotësinë e produktit para se të vijoni me instalimin. Në rast të kundërt, kontaktoni rishitësin dhe mos vijoni me instalimin.

•Mos kryeni ndryshime elektrike ose mekanike në produkt ose në tubat e shkarkimit. •Përpara çdo operacioni pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputni produktin nga rrjeti elektrik duke hequr spinën ose duke shkëputur çelësin kryesor të banesës. •Për të gjitha operacionet e instalimit dhe të mirëmbajtjes, përdorni doreza pune. • Produkti mund të përdoret nga fëmijë të moshës jo më të vegjël se 8 vjeç dhe nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo pa përvojë ose pa njohurinë e duhur, me kusht që të jenë nën mbikëqyrje ose pasi të kenë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe të kenë kuptuar rreziqet që përfshihen. • Fëmijët duhet të mbikëqyrren që të mos luajnë me produktin. • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje. •Dhoma duhet të ketë ajrosje të mjaftueshme kur produkti përdoret në të njëjtën kohë me pajisje të tjera me gaz ose lëndë të tjera djegëse. •Produkti duhet të pastrohet shpesh si nga brenda, edhe nga jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ). Në çdo rast respektoni atë që tregohet shprehimisht në udhëzimet e mirëmbajtjes. •Mosrespektimi i rregullave për pastrimin e produktit dhe ndërimin/ pastrimin e filtrave sjell rrezik zjarri. • Ndalohet rreptësisht gatimi i ushqimeve në flakë nën produkt. • KUJDES: Kur pianura është ndezur, pjesët e aksesueshme të produktit mund të nxehen. • Mos e lidhni produktin me rrjetin elektrik derisa instalimi të ketë përfunduar plotësisht. • Për sa u përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të merren për shkarkimin e tymrave, respektoni rreptësisht dispozitat e rregulloreve të autoriteteve vendore kompetente. • Ajri i thithur nuk duhet të përcillet në një kanal që përdoret për shkarkimin e tymrave të prodhuar nga pajisjet me gaz ose lëndë të tjera djegëse. • Mos e përdorni ose mos e lini produktin pa llamba të montuara siç duhet për shkak të rrezikut të mundshëm të goditjes elektrike. • Produktı nuk duhet të përdoret ASNJËHERË pa një skarë të montuar siç duhet. • Produktı nuk duhet të përdoret ASNJËHERË si sipërfaqe mbështetëse, përveçse nëse tregohet shprehimisht.
- Për të zëvendësuar llambën, përdorni vetëm llojin e llambës të treguar në seksionin e mirëmbajtjes /sistemit të ndriçimit të këtij manuali. • Përdorimi i flakës së hapur është i dëmshëm për filtrat dhe mund të shkaktojë zjarre, prandaj duhet shmangur në çdo rast. • Skuqja duhet të bëhet nën mbikëqyrje për të mos lejuar që vaji i mbinxehur të marrë flakë. • Nëse keni dyshime, konsultohuni me një qendër shërbimi të autorizuar ose personel të kualifikuar të ngjashëm.
⚠ SIGURIA PËR INSTALIMIN
•Përdorni vidat fiksuese të marra në dorëzim me produktin, vetëm nëse janë të përshtatshme për sipërfaqen, përndryshe blini llojin e duhur. Sigurohuni që brenda produktit të mos ketë (për arsye transporti) materiale shoqëruese (për shembull, zarfe me vida, garancia etj.). Nëse ka, hiqini që aty dhe ruajini. • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave dhe i pajisjeve montuese në përputhje me këto udhëzime mund të shkaktojë rreziqe elektrike. • Tubi i shkarkimit nuk përfshihet por blihet. • Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës bashkuese. • Për instalimin e produktit mbi planin e gatimit, respektoni lartësinë e specifikuar tek skicat • Distanca minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pajisjen e gatimit dhe pjesës më të poshtme të aspiratorit të kuzhinës duhet të mos jetë më e vogël se 45 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe 55 cm në rastin e kuzhinave me gaz ose të përziera. • Nëse udhëzimet e instalimit të pajisjes suaj të gatimit me gaz specifikojnë një distancë më të madhe, kjo duhet të merret parasysh.
⚠ SIGURIA PËR LIDHJEN ELEKTRIKE
- Tensioni i rrjetit duhet të përkojë me tensionin e specifikuar në etiketën e karakteristikave që ndodhet brenda produktit. • Nëse është i pajisur me spinë, lidheni produktin në një prizë që përmbush normat në fuqi të zonës edhe pas instalimit. • Nëse nuk ka spinë (lidhje direkte me rrjetin elektrik) ose spina nuk ndodhet në një zonë të aksesueshme, edhe pas instalimit, aplikoni një çelës të përshtatshëm me dy pole që të sigurojë shkëputjen e plotë të rrjetit në kushtet e mbitensionit të kategorisë III, në përputhje me rregullat e instalimit. • Produkti është i pajisur me një kabëll ushqimi të posaçëm; në rast dëmtimi të kabllit, kërkoni një pranë shërbimit të asistencës teknike.
- Kujdes! Para se të lidhni qarkun e ushqimit të rrjetit dhe të verifikoni funksionimin e saktë, kontrolloni gjithmonë nëse kablli i ushqimit është montuar si duhet.
Kujdes! Mos e përdorni me një programues, kohëmatës, telekomandë të veçantë ose ndonjë pajisje tjetër që aktivizohet automatikisht.
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN
Këshilla për një përdorim korrekt për të reduktuar ndikimin në mjedis: Kur të filloni gatimin, ndizni pajisjen me shpejtësi minimale, duke e lënë të ndezur për disa minuta edhe pasi të ketë përfunduar gatimi. Rriteni shpejtësinë vetëm në rast sasish të mëdha tymi dhe avulli, duke e përdorur funksionin përforcues vetëm në raste ekstreme. Për ta mbajtur efikas sistemin e reduktimit të aromave, ndërrojeni filtrin/at prej karboni kur është e nevojshme. Për ta mbajtur efikas filtrin e yndyrës, pastrojeni kur është e nevojshme. Për të optimizuar efikasitetin dhe për të minimizuar zhurmat, përdorni diametrin maksimal të sistemit të kanalizimit të treguar në këtë manual.
■ ASGJËSIMI NË FUND TË JETËS

Kjo pajisje është e shënuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC - UK SI 2013 Nr.3113, Waste Electrical and Electronic Equipment (WEEE). Sigurohuni që ky produkt të asgjësohet siç duhet. Përdoruesi ndihmon për të parandaluar pasojat e mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin.
Simboli në produkt ose në dokumentacionin shoqërues tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake, por duhet të dorëzohet në pikën përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Asgjësojeni duke ndjekur rregulloret lokale të depozitimit të mbetjeve. Për më shumë informacione mbi trajtimin, rikuperimin dhe riciklimin e këtij produkti, kontaktoni zyrën përkatëse lokale, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku është blerë produkti.
RREGULLORET
Pajisje e projektuar, e testuar dhe e prodhuar në përputhje me rregullat e sigurisë: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
■ PËRDORIMI
Sistemi i aspirimit mund të përdoret në versionin thithës me shkarkim të jashtëm ose filtrues me riqarkullim të brendshëm.
- Versioni thithës:
Avujt nxirren nga jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e lidhjes.
KUJDES! Nëse produkti është pajisur me filtra karboni, ata duhet të higen.
Lidheni produktin me tuba dhe vrima shkarkimi në mur mediametër të barasvlershëm me daljen e ajrit (fllanxha
lidhëse).
Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël do të shkaktojë një rënie në performancën e thithjes dhe një rritje drastike të zhurmës. Si rezultat, ne refuzojmë çdo përgjegjësi në këtë drejtim.
- Përdorni një tub të gjatë, minimumin e domosdoshëm.
- Përdorni një tub me sa më pak kthesa të jetë e mundur (këndi maksimal i kthesës: 90°).
- Shmangni ndryshime drastike të seksionit të tubit.
- Versioni filtrues:
Ajri i thithur do të pastrohet nga yndyra dhe erërat përpara se të kthehet në dhomë. Për ta përdorur produktin në këtë version, duhet të instaloni një sistem filtrimi shtesë me bazë karbonesh aktive.
■ MONTIMI PARA INSTALIMIT
- Sigurohuni që produkti i blerë të ketë përmasat e përshtatshme sipas zonës së zgjedhur të instalimit.
- Hiqni filtrat e karbonit aktiv nëse janë furnizuar (shihni edhe paragrafin përkatës).
- Ata rimontohen vetëm nëse doni ta përdorni produktin në versionin filtrues.
- Në rast se ka panele dhe/ose mure dhe/ose fletë anësore, sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme për instalimin e produktit dhe që të jetë gjithmonë e mundur të arrini panelin e komandave me lehtësi.
- Produkti është i pajisur me elementë fiksues në pjesën më të madhe të mureve/tavaneve. Megjithatë duhet të thirret një teknik i kualifikuar për t'u siguruar për përshtatshmërinë e materialeve sipas llojit të murit/tavanit. Muri/tavani duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të mbajtur peshën e aspiratorit.
■ FUNKSIONIMI

text_image
T1 1 T2 2 T3 3 T4 P T5 T6T1= Butoni i motorit i fikur - stand by - rivendosja e parametrave të larjes/zëvendësimi i sinjalizimit të filtrave - çaktivizo butonat përzgjedhës.
Shtypeni shkurt për të fikur motorin.
RIVENDOSJA E SINJALIZIMIT TË FILTRAVE
Pasi të keni kryer mirëmbajtjen e filtrave, shtypni për 3 sekonda butonin, drita LED pulsuese T2 (filtri i yndyrës) ose T3 (filtri i karbonit) nuk pulson më.
ÇAKTIVIZIMI I KOMANDAVE
Mbani shtypur butonin për 3 sekonda, për të çaktivizuar butonat përzgjedhës të shpejtësisë.
Ky funksion mund të rezultojë i nevojshëm gjatë proceseve
të pastrimit të produktit, për të shmangur aktivizimin e papritur të aspiratorit.
Mbajeni sërish shtypur për 3 sekonda për t'i riaktivizuar.
T2= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) e ulët - kur pulson tregon se duhet të lani filtrin e yndyrës.
T3= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) mesatare - kur pulson tregon se duhet të lani ose të zëvendësoni filtrin e karbonit. Ky sinjalizim normalisht është i çaktivizuar. Për të aktivizuar sinjalizimin, çaktivizoni komandat, butoni T1, shtypni njëkohësisht butonat T2 dhe T3, fillimisht do të pulsojë vetëm butoni T2 e më pas do të pulsojnë të dy butonat T2 dhe T3 për të treguar aktivizimin. Përsëriteni procesin për të çaktivizuar sinjalizimin, fillimisht pulsojnë butonat T2 dhe T3 e më pas do të pulsojë T2 për të treguar çaktivizimin.
T4= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) së lartë.
T5= Butoni përzgjedhës i shpejtësisë (fuqia e thithjes) intensive - me kohëzgjatje 5 minuta - shtypeni sërish për t'u kthyer në cilësimin e mëparshëm.
T6= Butoni ON/OFF i dritës.
Në rast anomalish të mundshme funksionimi, para se t'i drejtoheni shërbimit të asistencës, shkëputeni pajisjen për të paktën 5 sek. nga ushqimi elektrik, duke e hequr spinën e duke e lidhur atë sërish. Nëse anomalia vazhdon, kontaktoni shërbimin e asistencës.
■ PARALAJMËRIME PËR MIRËMBAJTJEN
- Pastrimi: Për pastrimin përdorni vetëm një leckë të lagur me detergjentë të lëngshëm neutralë. Mos përdorni enë apo mjete pastrimi.
- Mos përdorni produkte me përmbajtje gërryese. MOS PËRDORNI ALKOOL!

Për mirëmbajtjen e produktit, shihni imazhet në përfundim të instalimit, të shënuara me këtë simbol.

kundër yndyrës: Filtri metalik kundër duhet të pastrohet një herë në muaj me të jogërryes, me dorë ose në enëlarëse me ura të ulëta dhe me cikël të shkurtër. Për të filtrin kundër yndyrës, tërhiqni dorezën e lirimit
- Filtri kundër yndyrës kap grimcat e yndyrës që vijnë nga gatimi. Kur lahet në lavastovilje, filtri metalik kundër yndyrës mund të zbardhet, por karakteristikat e tij filtruese nuk ndryshojnë fare.

prej karboni (vetëm për versionin filtrues):
Duhet ta ndëroni kasetën maksimumi çdo katër muaj. NUK MUND të lahet apo të rigjenerohet. Siç tregohet në seksionin e vizatimeve: hiqni filtrat kundër yndyrës, vendosni një filtrër karboni në secilën anë dhe mbërthejeni te produkti. Rivendosni filtrat kundër yndyrës.
- Filtri prej karboni bblokon aromat e pakëndshme që vijnë nga gatimi. • Ngopja e filtrit prej karboni ndodh pas një përdorimi pak a shumë të zgjatur në varësi të llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit kundër yndyrës.
Ndriçimi
- Sistemi i ndriçimit bazohet në teknologjinë LED. Dritat LED garantojnë një ndriçim optimal, me një kohëzgjatje deri në 10 herë më të madhe se llambat tradicionale dhe mundësojnë kursimin e 90% të energjisë elektrike.
- Sistemi i ndriçimit: Sistemi i ndriçimit nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi, Në rast keqfunksionimi, kontaktoni shërbimin e asistencës.
