CANDY CNBQT5518E - Frigorifer

CNBQT5518E - Frigorifer CANDY - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CNBQT5518E CANDY në format PDF.

📄 992 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CANDY CNBQT5518E - page 787
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth CNBQT5518E CANDY

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CNBQT5518E - CANDY dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CNBQT5518E e markës CANDY.

MANUAL I PËRDORUESIT CNBQT5518E CANDY

PARALAJMERIM: Rrezik zjarri/materiale të ndezshme SQ

Simboli tregon se ka rrezik zjarri pasi përdoren materiale të ndezshme. Bëni kujdes të mos shkaktoni zjarr duke ndezur materiale të ndezshme.

UPOZORENJE: Rizik od vatre / zapaljivog materijala SR

Simbol označava da postoji opasnost od požara jer se koriste zapaljivi materijali. Pazite da ne izazovete požar paljenjem zapaljivog materijala.

Para përdorimit të parë 788

Instalimi 788

Përdorimi i përditshëm 789

Informacioni i gazit ftohës 791

792 Përdorimi i synuar

793 Përshkrimi i produktit

794 Paneli i kontrollit

795 Përdorimi

Blloko/zhblloko panelin 795

Rregulloni temperaturën për dollapin 795

Funksioni i NDEZJES/FIKJES 796

Funksioni ECO 796

Funksioni Holiday 797

Funksioni Super Cool 797

Funksioni Super Freeze 798

799 Pajisja

801 Këshilla për kursimin e energjisë

802 Kujdesi dhe pastrimi

804 Zgjidhja e problemeve

808 Instalimi

815 Të dhënat teknike

817 Shërbimi i klientit

CANDY CNBQT5518E - UPOZORENJE: Rizik od vatre / zapaljivog materijala SR - 1

Klikoni përmbajtjen për të parë informacionin e detajuar.

Faleminderit që keni blerë një produkt Haier.

Lexojini me kujdes këto udhëzime para se të përdorni këtë pajisje. Udhëzimet përmbajnë informacione të rëndësishme të cilat do t'ju ndihmojnë të merrni maksimumin nga pajisja dhe të siguroni instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt dhe të duhur.

Mbajeni këtë manual në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që të mund t'i referoheni gjithmonë për përdorimin e sigurt dhe të duhur të pajisjes.

Nëse e shisni pajisjen, e jepni ose e lini pas kur lëvizni me shtëpi, sigurohuni që ta përcillni edhe këtë manual në mënyrë që pronari i ri të mund të njihet me pajisjen dhe paralajmërimet e sigurisë.

Aksesorët

Kontrolloni aksesorët dhe literaturën në përputhje me këtë listë:

CANDY CNBQT5518E - Aksesorët - 1

text_image Vasketa e kubave të akullit Vasketa e vezëve Etiketa e energjisë Fletëgarancia Manuali i paralajmërimeve të sigurisë x4 Vidë Kapak Tako sfungjeri Udhëzuesi rëreshqitës Grupi me rëreshqitje x4 Pllakë fikse Kapaku i menteshës Pllakë fikse II Pllakë fikse e poshtme Pllakë fikse e sipërme Kapaku i poshtëm Kapaku anësor poshtë Shirit guarnicioni Sfungjer guarnicioni Kapaku i menteshës së poshtme

CANDY CNBQT5518E - Aksesorët - 2

VINI RE - Informacion i rëndësishëm sigurie

CANDY CNBQT5518E - VINI RE - Informacion i rëndësishëm sigurie - 1

NJOFTIM - Informacion dhe këshilla të përgjithshme

CANDY CNBQT5518E - NJOFTIM - Informacion dhe këshilla të përgjithshme - 1

Informacion mjedisor

CANDY CNBQT5518E - Informacion mjedisor - 1

Hedhja

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve. Vendoseni paketimin në kontejnerë të përshtatshëm për ta ricikluar. Ndihmoni në riciklimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara me këtë simbol me mbeturinat shtëpiake. Kthejeni produktin në objektin tuaj lokal të riciklimit ose kontaktoni zyrën tuaj bashkiake.

CANDY CNBQT5518E - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik lëndimi ose mbytjeje!

Ftohësit dhe gazrat duhet të hidhen në mënyrë profesionale. Sigurohuni që tubi i qarkut të ftohësit të mos dëmtohet para se të hidhet siç duhet. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik. Priteni kabllon elektrike dhe hidheni. Hiqni tabakatë dhe sirtarët, si dhe kapësen dhe guarnicionin e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake në pajisje.

Përpara se të ndizni pajisjen për herë të parë, lexoni këshillat e mëposhtme të sigurisë!:

CANDY CNBQT5518E - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Para përdorimit të parë

Sigurohuni që të mos ketë dëmtime nga transporti.
Prisni të paktën dy orë para se të instaloni pajisjen, për t'u siguruar që qarku i ftohësit të jetë plotësisht efikas.
Mbajeni pajisjen gjithmonë me të paktën dy persona pasi ajo është e rëndë.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit, mbajini jashtë mundësive të fëmijëve dhe hidhini në një mënyrë ekologjike.
▶ Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes me ujë dhe një detergjen të butë përpara se të vendosni ndonjë ushqim në të.
Pasi pajisja të jetë niveluar dhe pastruar, prisni të paktën 2-5 orë përpara se ta lidhni me furnizimin me korrent. Shih seksionin "INSTALIMI".
Ftohini paraprakisht ndarjet në cilësime të larta përpara se t'i ngarkoni me ushqim Funksioni Power-Freeze ndihmon në ftohjen e shpejtë të ndarjeve.
▶ Temperatura e frigoriferit dhe temperatura e ngrirësit vendosen automatikisht në 5°C dhe -18°C përkatësisht. Këto janë cilësimet e rekomanduara. Nëse dëshironi, mund t'i ndryshoni këto temperatura manualisht. Shihni "RREGULLON TEMPERATURËN".

Instalimi

Pajisja duhet të vendoset në një vend të mirajruar. Sigurohuni që të keni një hapësirë prej të paktën 10 cm sipër dhe përreth pajisjes.

Asnjëherë mos e vendosni pajisjen në një zonë apo se vend të lagsht ku mund të spërkatet me ujë. Pastrojini stërkalat dhe njollat e ujit me një leckë të butë të pastër.

Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse).

▶ Montojeni dhe nivelojeni pajisjen në një zonë të përshtatshme për madhësinë dh përdorimin e saj.

Mbajini të lira vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.

Sigurohuni që informacionet e energjisë elektrike në etiketën e vlerave nominale të jenë në përputhje me burimin e energjisë. Nëse nuk janë, kontaktoni me një elektricist.

Pajisja funksionon me një burim energjie elektrike 220-240 VAC/50 Hz. Luhatjet jonormale të voltazhit mund të shkaktojnë mosndezjen e pajisjes, ose dëmtime të kompresorit ose të komandës së temperaturës, ose mund të shfaqet një zhurmë jonormale gjatë përdørimit. Në raste të tilla, duhet montuar një rregullator automatik.

Mos përdorni adaptorë shumëprizës dhe kabllo zgjatuese.

Mos vendosni shumëprizësha apo priza portative nga mbrapa pajisjes.

Sigurohuni që kablloja e rrymës të mos bllokohet nga frigoriferi. Mos e shkelni kordonin elektrik.

CANDY CNBQT5518E - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Përdorni një prizë të veçantë të tokëzuar për ushqimin elektrik e cila është lehtësisht e arritshme. Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin.

Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar: Kablloja elektrike e pajisjes ka një spinë me 3 tela (me tokëzim) që përshtatet me një prizë standarde me 3 tela (me tokëzim).

Mos e shkëputni ose çmontoni kunjin e tretë (të tokëzimit). Pas montimit të pajisjes, spina duhet të jetë përsëri e arritshme.

▶ Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

Përdorimi i përditshëm

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftës të reduktuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë përvoje dhe njohurish nës janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen të ngarkojnë dhe zbrazin pajisje frigoriferike, por nuk lejohen t'i pastrojnë apo instalojnë.

Mbajini fëmijët nën 3 vjeç larg pajisjes nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Nëse gazi i qymyrit apo tjetër i ndezshëm rrjedh në afërsi të pajisjes, fikni valvulën e gazit që rrjedh, hapni dyert dhe dritaret dhe mos e shkëputni kordonin elektrik të frigoriferit apo të ndonjë pajisjeje tjetër.

Vini re se pajisja është caktuar për funksionim në intervalin specifik të ambientit midis 10 dhe 43°C. Pajisja mund të mos funksionojë siç duhet nëse lihet për periudhë të gjatë në temperaturë mbi apo nën intervalin e treguar.

Mos vendosni artikuj të paqëndrueshëm (objekte të rënda, enë me ujë) mbi frigorifer për të shmangur lëndimet personale nga rrëzimi i tyre ose goditjen elektrike nga kontakti me ujin.

Mos i tërhiqni raftet e dyerve. Dera mund të anohet nga tërheqja, rafti i shisheve mund të bjerë nga tërheqja ose pajisja mund të rrëzohet.

Hapini dhe mbyllini dyert vetëm nga dorezat. Hendeku midis dyerve dhe midis dyerve dhe dollapit është shumë i ngushtë. Mos i zgjatni duart në këto zona për te shmangur kapjen e gishtërinjve. Hapani ose mbylleni frigoriferin ose dyert vetëm kur nuk ka fëmijë brenda rrezes së lëvizjes së derës.

CANDY CNBQT5518E - Përdorimi i përditshëm - 1

PARALAJMËRIM!

Mos ruani apo përdorni materiale të ndezshme, shpërthyese ose gërryese në pajisje ose në afërsi.
Mos ruani ilaçe, agjentë bakterialë ose kimikë në pajisje. Kjo pajisje është pajisje shtëpiake. Nuk rekomandohet të mbani materiale që kërkojnë temperatura rigoroze.
Asnjëherë mos mbani lëngje në shishe apo kënaçe (përveç pijeve alkoolike me përqindje të lartë) veçanërisht pije të gazuara në ngrirje, pasi këto shpërthejnë gjatë ngrirjes.
Kontrolloni gjendjen e ushqimit nëse ka ndodhur ndonjë ngrohje në frigorifer.
Mos vendosni temperaturë të ulët të panevojshme në ndarjen e frigoriferit. Temperaturat minus mund të shfaqen në cilësime të larta. Kujdes: Shishet mund të shpërthejnë
Mos i prekni me duar të lagura ushqimet e ngrira (mbani doreza). Sidomos mos hani lëpirëse akulli menjëherë pas heqjes nga seksioni i ngrirjes. Ka rrezik ngrirjeje ose formimi të fluskave nga acari. Ndihma E PARË: futini menjëherë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Mos i tërhiqni!
Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes kur është në punë, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe.
Hiqeni pajisjen nga priza në rast se ikin dritat apo para pastrimit. Lini të paktën 7 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda në seksionet e ushqimeve të pajisjes, përveçse kur janë të llojit të rekomanduar nga prodhuesi. Mirëmbajtja/pastrimi
Sigurohuni që fëmijët të mbikëqyren nëse kryejnë pastrim dhe mirëmbajtje.
Hiqeni pajisjen nga priza para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje rutinë. Lini të paktë 5 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.

CANDY CNBQT5518E - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Kapeni nga spina, jo nga kordoni kur e hiqni pajisjen nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amili, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin.
Mos e krruani akullin me sende të mprehta. Mos përdorni sprej, ngrohëse elektrik si p.sh. reflektorë, tharëse flokësh, pastrues me avull apo burime të tjera nxehtësie, që të shmangni dëmtimin e pjesëve plastike.
Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i servisit ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur ndonjë rrezik.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë pajisjen. Në rast riparimi kontaktoni gjithmonë me shërbimin tonë të klientit.
▶ Hiqni pluhurin nga pjesa e pasme e njësisë të paktën një herë në vit për të shmangur rrezikun nga zjarri, si dhe rritjen e konsumit të energjisë.
Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit.
Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen.
Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

Informacioni i gazit ftohës

CANDY CNBQT5518E - Informacioni i gazit ftohës - 1

PARALAJMËRIM!

Pajisja përmban agjentin ftohës të ndezshëm IZOBUTAN (R600a). Sigurohuni që qarku i ftohësit të mos dëmtohet gjatë transportit ose instalimit. Ftohësi që rrjedh mund të shkaktojë lëndime të syve ose të ndizet. Nëse ka ndodhur dëmtim, mbani larg burimet e hapura të zjarrit, ajrosni plotësisht dhomën, mos i lidhni apo shkëputni kordonët elektrikë të pajisjes apo të ndonjë pajisjeje tjetër. Informoni shërbimin e klientit.

Në rast se sytë bien në kontakt me ftohësin, shpëlajeni menjëherë nën ujë të rrjedhshëm dhe telefononi menjëherë okulistin.

Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është menduar për ftohjen dhe ngrirjen e ushqimeve. Êshtë projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak dhe të ngjashme, si p.sh. zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyrä dhe mjedise të tjera pune; shtëpitë e fermave dhe nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera të tipit rezidencial, si dhe në bizneset e fjetjes dhe mëngjesit dhe të keteringut. Nuk është menduar për përdorim komercial apo industrial.

Ndryshimet apo modifikimet në pajisje nuk lejohen. Përdorimi i paparashikuar nga prodhuesi mund të shkaktojë rreziqe dhe humbje të pretendimeve të garancisë.

Standardet dhe direktivat C€ose UK CA

Ky produkt plotëson kërkesat e të gjitha direktivave të zbatueshme të KE-së me standardet përkatëse të harmonizuara dhe standardet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat parashikojnë shënimin CE ose UKCA.

CANDY CNBQT5518E - Standardet dhe direktivat C€ose UK CA - 1

NJOFTIM

Për shkak të ndryshimeve teknike dhe modeleve të ndryshme, disa nga ilustrimet në këtë manual mund të ndryshojnë nga modeli juaj.

CANDY CNBQT5518E - NJOFTIM - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 HUMIDITYZONE | 8

A: Dhoma frigoriferike

1 Rafte të zakonshme
2 Kanali i ajrit të ftohur
3 Sirtari Humidity Zone
4 Sirtari Fresh Box
8 Mbajtëse shishesh

B: Dhoma e ngrirjes

5 Vasketa e sipërme e ngrirjes
6 Sirtari i mesëm ingrirjes
7 Sirtari i poshtëm i ngrirjes

Paneli i kontrollit

CANDY CNBQT5518E - Paneli i kontrollit - 1

A Bbloko dhe zhbbloko
B Funksioni Super Cool
C Shfaqja e temperaturës
D Funksioni Super Freeze
E Funksioni ECO
F Funksioni Holiday

Butonat:

K1 Butonii NDEZJE/FIKJES
K2 Butoni i bblokimit dhe zhbblokimit
K3 Butoni i përzgjedhjes Super Cool
K4 Butoni i rregullimit të temperaturës "-"
K5 Butoni i rregullimit të temperaturës "+"
K6 Butoni i zgjedhjes Super Freeze
K7 Butoni ECO
K8 Butoni i funksionit Holiday

Çelësat e sensorëve

Butonat në panelin e kontrollit janë taste me sensorë, të cilat përgjigjen kur preken lehtë me gisht.

Ndezja/fikja e pajisjes

Pajisja hyn në punë sapo të lidhet me korrentin.

Kur frigoriferi ndizet për herë të parë, treguesi "C" (Shfaqja e temperaturës) ndizet. Temperatura e ftohjes dhe temperatura e ngrirjes vendosen automatikisht në 5°C dhe -18°C përkatësisht.

CANDY CNBQT5518E - Ndezja/fikja e pajisjes - 1

NJOFTIM

Kur pajisja ndizet pas heqjes nga korrenti, mund të duhen deri në 12 orë për të arritur temperaturat e duhura.

Zbrazni pajisjen përpara se ta fikni. Për të fikur pajisjen, hiqni kordonin elektrik nga priza.

Bbloko/zhbbloko panelin

Bblokimi automatik: Kur dera e frigoriferit dhe dera e ngrirësit mbyllen dhe nuk funksionon me çelës brenda 30 sekondave, ekrani do të fiket automatikisht dhe do të kyçet.

Bllokimi manual: Kur ekrani është i shkyçur, shtypni butonin "K2" (3S Unlock) dhe mbajeni për 3 sekonda, zilja bie një herë, treguesi "A" (kyçja e panelit) ndizet dhe ekrani është i kyçur.

ZhbIloko: Kur ekrani është i kyçur, shtypni butonin "K2" (3S Unlock) dhe mbajeni për 3 sekonda, zilja bie një herë, treguesi "A" (kyçja e panelit) fiket dhe ekrani shkyçet.

Rregulloni temperaturën

Temperaturat e brendshme ndikohet nga faktorët e mëposhtëm:

Temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës, sasia e ushqimeve të ruajtura, instalimi i pajisjes.

Rregulloni temperaturën për dollapin

Pas hapjes së derës së frigoriferit dhe shkyçjes së ekranit të kontrollit, tasti i temperaturës së ulët përdoret për të ulur temperaturën e caktuar të frigoriferit. Sa herë që çelësi preket lehtë, temperatura do të ulet 1°C dhe temperatura minimale e lejuar është 1°C.

Pas hapjes së derës së frigoriferit dhe shkyçjes së ekranit të kontrollit, tasti Ngritja e temperaturës përdoret për të ngritur temperaturën e caktuar të frigoriferit. Sa herë që tasti preket lehtë, temperatura do të rritet me 1°C dhe temperatura maksimale e lejuar është 9°C.

Gjatë funksionimit, ikona e shfaqjes së temperaturës do të shfaqë temperaturën e caktuar dhe do të pulsojë. Ekrani i kontrollit do të konfirmojë automatikisht temperaturën e caktuar pas 5 sekondash. Pas përfundimit të cilësimit, frigoriferi ndryshon gradualisht nga temperatura aktuale në temperaturën e caktuar. Pra, mund të ketë një devijim midis temperaturës aktuale dhe temperaturës së caktuar për një periudhë kohore.

Funksioni i NDEZJES/FIKJES

Butoni i NDEZJES/FIKJES përdoret për të kaluar ndërmjet FIKJES (statusi i punës "në pauzë") dhe NDEZJES (modalitetet normale të punës).

Hyni në modalitetin e FIKJES: Në modalitetin e funksionimit të frigoriferit, fillimisht zhbllokoni ekranin, vazhdoni të prekni butonin e funksionit të NDEZJES/FIKJES për 3 sekonda për të fikur ekranin e kontrollit, ndriçimin e frigoriferit, ftohjen dhe funksione të tjera me një tingull të shpejtë pasues.

CANDY CNBQT5518E - Funksioni i NDEZJES/FIKJES - 1

NJOFTIM

Modaliteti i FIKJES nuk shkakton fikje dhe frigoriferi është ende i ndezur në këtë moment.

Dilni nga modaliteti i FIKJES: Në modalitetin e FIKJES, vazhdoni të prekni butonin e NDEZJES/FIKJES për 3 sekonda për të rindezur ekranin e kontrollit, ndriçimin e frigoriferit, ftohjen dhe funksionet e tjera, të shoqëruara nga një tingull i menjëhershëm. Frigoriferi do të kthejë temperaturën dhe funksionin e vendosur përpara dhe do të hyjë në modalitetin normal të punës.

Funksioni ECO

Pasi hapni derën e frigoriferit dhe zhbllokoni ekranin e kontrollit, prekni lehtë butonin e funksionit ECO dhe ikona e funksionit ECO do të ndizet, frigoriferi është tashmë nën modalitetin: Nëse duhet të dilni nga modaliteti, mund të përdorni të njëjtin veprim duke prekur lehtë butonin e funksionit ECO.

Në modalitetin ECO, frigoriferi do të funksionojë automatikisht në një temperaturë mesatare prej 5°C.

Funksioni Holiday

  1. Kur ekrani është i zhbllokuar, shtypni butonin "K7" (butoni i funksionit Holiday), zilja bie një herë, treguesi "G" (funksioni Holiday) ndizet dhe më pas funksioni Holiday do të ndizet.

  2. Kur fusha e ekranit zhbllokohet, shtypni butonin "K7" (butoni i funksionit Holiday), zilja bie një herë, treguesi "G" (funksioni Holiday) fiket dhe më pas funksioni Holiday do të fiket.

CANDY CNBQT5518E - Funksioni Holiday - 1

NJOFTIM

  1. Funksioni Holiday përdoret kryesisht për udhëtime afatshkurtra dhe skena të tjera të jetës, dhe dhoma e frigoriferit duhet të zbrazet kur përdoret funksioni Holiday.

  2. Në funksionin Holiday, temperatura e dhomës së frigoriferit do të jetë më e lartë (rreth 17°C), kushtojini vëmendje të zbrazni ushqimin në dhomën e frigoriferit për të shmangur dëmtimin e ushqimit.

Funksioni Super Cool

  1. Kur fusha e ekranit zhbllokohet, shtypni butonin "K3" (zgjedhësi Super Cool), zilja bie një herë, treguesi "B" (funksioni Super Cool) ndizet dhe më pas funksioni Super Cool do të ndizet.

  2. Kur treguesi "B" (funksioni Super Cool) ndizet, shtypni butonin "K3" (zgjedhësi Super Cool), zilja bie një herë, treguesi "B" (funksioni Super Cool) fiket dhe më pas funksioni Super Cool do të të jetë i fikur.

  3. Pasi të jetë aktivizuar funksioni Super Cool, frigoriferi do ta fikë automatikisht funksionin kur të arrijë temperaturën e caktuar. Nëse dëshironi të dilni manualisht, mund të shtvpni butonin "K3" (zajedhësi Super Cool) për ta fikur.

CANDY CNBQT5518E - Funksioni Super Cool - 1

flowchart
graph LR
    A["Device"] --> B["Super Cool"]
    B --> C["Component 3""]
    C --> D["Super Cool"]
    D --> E["Component 3''"]

CANDY CNBQT5518E - Funksioni Super Cool - 2

NJOFTIM

  1. Në gjendjen Super Cool, temperatura e frigoriferit nuk mund të rregullohet. Nëse butoni "K4" (butoni i rregullimit të temperaturës "-" ose butoni "K5" (butoni i rregullimit të temperaturës "+" shtypet për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, treguesi "B" (treguesi i Super Cool) do të pulsojë për të treguar se ky veprim nuk mund të kryhet.

  2. Në gjendjen e funksionit Super Cool, funksioni i Auto-set nuk mund të aktivizohet në të njëjtën kohë për shkak të modaliteteve të ndryshme të kontrollit. Kur zgjidhni një funksion që bie ndesh me një funksion tjetër, nga funksioni origjinal do të dilet automatikisht.

  3. Ky funksion do të çaktivizohet automatikisht pas 6 orësh.

Funksioni Super Freeze

  1. Kur fusha e ekranit të zhbllokohet, shtypni butonin "K6" (zgjedhësi Super Freeze), zilja bie një herë, treguesi "D" (funksioni Super Freeze) ndizet dhe më pas funksioni Super Freeze do të ndizet.
  2. Kur treguesi "D" (funksioni Super Freeze) ndizet, shtypni butonin "K6" (zgjedhësi Super Freeze), zilja bie një herë, treguesi "D" (funksioni Super Freeze) fiket dhe më pas funksioni Super Freeze do të të jetë i fikur.
  3. Pasi të aktivizohet funksioni Super Freeze, frigoriferi do ta fikë automatikisht funksionin kur të arrijë temperaturën e caktuar. Nëse dëshironi të dilni manualisht, mund të shtypni butonin "K6" (zgjedhësi Super Freeze) për ta fikur.

CANDY CNBQT5518E - Funksioni Super Freeze - 1

flowchart
graph LR
    A["Start"] --> B["Super Freeze"]
    B --> C["Step 3'"]
    C --> D["Super Freeze"]
    D --> E["Step 3''"]

CANDY CNBQT5518E - Funksioni Super Freeze - 2

NJOFTIM

  1. Në gjendjen Super Freeze, temperatura e ngrirësit nuk mund të rregullohet. Nëse butoni "K4" (butoni i rregullimit të temperaturës "-" ) ose butoni "K5" (butoni i rregullimit të temperaturës "+" ) shtypet për të rregulluar temperaturën e ngrirësit, treguesi "D" (treguesi i Super Freeze) do të pulsojë për të treguar se ky veprim nuk mund të kryhet.
  2. Funksioni Super Freeze është krijuar për të ruajtur vlerën ushqyese të ushqimit të ngrirë, do të jetë ushqim i ngrirë në kohën më të shkurtër. Nëse sasi të mëdha të ushqimeve të ngrira do të ngrihen në të njëjtën kohë. Ndërkohë, funksioni Super Freeze duhet të vendoset 24 orë përpara për ta bërë frigoriferin të zotërojë temperaturë relativisht të ulët dhe të vendosë ushqimin. Në këtë kohë, shpejtësia e ngrirjes së ngrirësit përmirësohet, ushqimi mund të ngrihet shpejt, ushqimi i ushqimit mbahet në mënyrë efektive dhe ruajtja bëhet mjaft e përshtatshme.
  3. Funksioni Super Freeze do të fiket automatikisht pas 50 orësh. Pastaj pajisja vihet në punë në temperaturën e vendosur më parë.

Sirtari Humidity Zone

Në këtë ndarje, niveli i lagështisë është më i lartë se dhoma e frigoriferit.

Kontrollohet automatikisht nga sistemi dhe është i përshtatshëm për të ruajtur fruta, perime, sallata etj.

CANDY CNBQT5518E - Sirtari Humidity Zone - 1

NJOFTIM

  1. Mos e higni kapakun plastik brenda dy zonave.
  2. Ai ruan lagështinë.
  3. Frutat e ndjeshme ndaj të ftohtit, si ananasi, avokadoja, bananet dhe grejpfrutat nuk rekomandohet të ruhen në këta dy sirtarë.

CANDY CNBQT5518E - NJOFTIM - 1

  1. Frigoriferi është i pajisur me një sistem me shumë fluks ajri, me të cilin flukset e ajrit të ftohtë ndodhen në çdo nivel rafti. Kjo ndihmon për të mbajtur një temperaturë uniforme për të siguruar që ushqimi juaj të mbahet më i freskët për më gjatë.

Rafte të rregullueshme

  1. Lartësia e rafteve mund të rregullohet për t'iu përshtatur nevojave tuaja të ruajtjes.
  2. Për të lëvizur një raft, hiqeni fillimisht duke i ngritur skajin e pasmë ① dhe duke e tërhequr jashtë ②.
  3. Për ta riinstaluar, vendoseni në veshët në të dyja anët dhe shtyjeni në pozicionin më të pasmë derisa pjesa e pasme e raftit të fiksohet brenda vrimave në anët

CANDY CNBQT5518E - Rafte të rregullueshme - 1

NJOFTIM

Sigurohuni që të gjitha skajet e raftit të jenë në nivel.

Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve

  1. Raftet e derës mund të higen për pastrim:
  2. Vendosni duart në secilën anë të raftit, ngrijeni lart ① dhe nxirreni jashtë ②.
  3. Për të futur raftin e derës, hapat e mësipërm kryhen në rend të kundërt.

CANDY CNBQT5518E - Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve - 1

Kur pajisja është e ndezur, mund të duhen deri në 12 orë për të arritur temperaturat e duhura.

Sirtari i lëvizshëm

Për të hequr sirtarin, tërhiqeni në masën maksimale ①, ngrini dhe hiqni ②.

Për të futur sirtarin, hapat e mësipërm kryhen në rend të kundërt.

CANDY CNBQT5518E - Sirtari i lëvizshëm - 1

text_image ① ② ②

Drita

Drita e brendshme LED ndizet kur hapet dera. Rendimenti i dritave nuk ndikohet nga asnjë prej cilësimeve të tjera të pajisjes.

CANDY CNBQT5518E - Drita - 1

Këshilla për kursimin e energjisë

▶ Sigurohuni që pajisja të jetë e ajruar siç duhet (shih INSTALIMI).
Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse).
Shmangni temperaturën e ulët të panevojshme në pajisje. Konsumi i energjisë rritet sa më e ulët të jetë vendosur temperatura në pajisje.
Funksionet si Super Freeze konsumojnë më shumë energji.
Lëreni ushqimin e ngrohtë të ftohet përpara se ta vendosni në pajisje.
Hapni derën e pajisjes sa më pak dhe sa më shkurt që të jetë e mundur.
▶ Mos e mbushni shumë pajisjen për të shmangur pengimin e fluksit të ajrit.
▶ Shmangni ajrin brenda paketimeve të ushqimit.
Mbajini guarnicionet e derës të pastra në mënyrë që dera të mbyllet gjithmonë sid duhet.
▶ Shkrijini ushqimet e ngrira në ndarjen e ftohjes.
Konfigurimi më kursyes në energji kërkon që pajisja t'i mbajë sirtarët, kutinë e ushqimit dhe raftet në gjendje të freskëta nga fabrika dhe ushqimi të vendoset sa më larg që të jetë e mundur pa bllokuar daljen e ajrit nga kanali.

CANDY CNBQT5518E - Këshilla për kursimin e energjisë - 1

PARALAJMËRIM!

Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.

Pastrimi

Pastrojeni pajisjen kur ruhet vetëm pak ose aspak ushqim.

Pajisja duhet të pastrohet të paktën një herë në katër javë për mirëmbajtjen e duhur dhe për të parandaluar erërat e ushqimeve të ruajtura.

CANDY CNBQT5518E - Pastrimi - 1

PARALAJMËRIM!

Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amili, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin.
▶ Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit.
▶ Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen.
Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe.
Në rast të ngrohjes kontrolloni gjendjen e artikujve të ngrirë.

CANDY CNBQT5518E - PARALAJMËRIM! - 1

Gjithmonë mbajeni të pastër guarnicionin e derës.
▶ Pastroni pjesën e brendshme dhe trupin e pajisjes me një sfungjer të lagur në ujë të ngrohtë dhe detergjent neutral.
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit, duke përfshirë guarnicionin e derës, raftin e derës, raftet e qelqit, kutitë e kështu me radhë, me një peshqir të butë ose sfungjer të zhytur në ujë të ngrohtë (mund të shtohet detergjent neutral në ujin e ngrohtë).

  1. Nëse ka lëng të derdhur, hiqni të gjitha pjesët e ndotura, shpëlajini drejtpërdrejt me ujin e rrjedhës, thajeni dhe vendoseni përsëri në frigorifer.
  2. Nëse ka krem të derdhur (si p.sh. kremra, akullore të shkrirë), hiqni të gjitha pjesët e ndotura, vendosini në ujë të ngrohtë në rreth 40°C për njëfarë kohe, pastaj shpëlajeni në ujë të rrjedhshëm, thajeni dhe vendoseni përsëri në frigorifer.
  3. Në rast se një pjesë apo komponent i vogël ngec brenda frigoriferit (midis rafteve ose sirtarëve), përdorni furçë të vogël të butë për ta liruar. Nëse nuk mund ta arrini sendin, kontaktoni me shërbimin e Haier
    ▶ Shpëlajeni dhe thajeni me leckë të butë.
    ▶ Mos pastroni asnjë nga pjesët e pajisjes në makinë enëlarëse.
    ▶ Lini të paktën 5 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.

Shkrirja

Shkrirja e frigoriferit dhe e ndarjes së ngrirësit bëhen automatikisht; nuk nevojitet asnjë funksion manual.

Ndërrimi i llambës LED

CANDY CNBQT5518E - Ndërrimi i llambës LED - 1

PARALAJMËRIM!

Mos e ndërroni vetë llambën LED, ajo duhet të ndërrohet vetëm nga prodhuesi ose nga agjenti i autorizuar i shërbimit.

Llambat përdorin LED si burim drite, duke shfaqur konsum të ulët të energjisë dhe jetë të gjatë shërbimi. Nëse ka ndonjë anomali, kontaktoni me shërbimin e klientit. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT".

Parametrat e llambave:

Ndarja e frigoriferit: 12 V maks 2 W

Ndarja e ngrirësit: 12 V max 2 W

Mospërdorimi për një periudhë më të gjatë

Nëse nuk e përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, DHE nuk dëshironi të përdorni funksionin Holiday:

Nxirrni ushqimin.

Hiqeni nga priza.

Pastroni pajisjen siç përshkruhet më sipër.

Mbajini dyert hapur për të parandaluar krijimin e erërave të këqija brenda.

CANDY CNBQT5518E - Mospërdorimi për një periudhë më të gjatë - 1

NJOFTIM

Fikeni pajisjen vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme.

Lëvizja e pajisjes

  1. Hiqni të gjitha shishet dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  2. Siguroni raftet dhe pjesët e tjera të lëvizshme në frigorifer dhe ngrirës me shirit ngjitës.
  3. Mos e anoni frigoriferin më shumë se 45° për të shmangur dëmtimin e sistemit të ftohjes.

CANDY CNBQT5518E - Lëvizja e pajisjes - 1

PARALAJMËRIM!

▶ Mos e ngrini pajisjen nga dorezat e saj.
▶ Asnjëherë mos e vendosni pajisjen horizontalisht në tokë.

Shumë probleme mund të zgjidhen vetë pa ekspertizë specifieke. Në rast problemi, kontrolloni të gjitha mundësitë e treguara dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme përpara se të kontaktoni me servisin. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT".

CANDY CNBQT5518E - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Pajisjet elektrike duhet të servisohen vetëm nga ekspertë të kualifikuar elektrikë, sepse riparimet e gabuara mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.
Linja e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i shërbimit ose nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur rreziqet.

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme
Kompresori nuk punon.Spina nuk është e futur në prizë.Pajisja është në ciklin e shkrirjesLidhni spinën.Kjo është normale për një shkrirje automatike
Pajisja punon shpesh ose punon për një periudhë shumë të gjatë.Temperatura e brendshme ose e jashtme është shumë e lartë.Pajisja ka qenë pa korrent për njëfarë periudhe.Një derë e pajisjes nuk është mbyllur mirë.Dera është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Cilësimi i temperaturës për ndarjen e ngrirësit është shumë i ulët.Guarnicioni i derës është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.Qarkullimi i kërkuar i ajrit nuk është i garantuar.Në këtë rast, është normale që pajisja të funksionojë më gjatë.Normalisht, nevojiten 8 deri në 12 orë që pajisja të ftohet plotësisht.Mbyllni derën/sirtarin dhe sigurohuni që pajisja të jetë e vendosur në një terren të sheshtë dhe të mos ketë ushqim apo enë që e pengon derën.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Vendoseni temperaturën më të lartë derisa të arrihet një temperaturë e kënaqshme e frigoriferit. Duhen 24 orë që temperatura e frigoriferit të bëhet e qëndrueshme.Pastroni guarnicionin e derës/sirtarit ose ndërrojeni nga shërbimi i klientit.Siguroni ventilim adekuat.
Pjesa e brendshme e frigoriferit është e ndotur dhe/ose mban erë.Pjesa e brendshme e frigoriferit ka nevojë për pastrim.Ushqimi me erë të fortë ruhet në frigorifer.Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit.Mbështilleni mirë ushqimin.
Nuk është mjaftueshëm ftohtë brenda pajisjes.Temperatura është vendosur shumë e lartë.Janë vendosur artikuj shumë të ngrohtë.Janë vendosur shumë ushqime në të njëjtën kohë.Artikujt janë shumë afër njëri-tjetrit.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Rivendosni temperaturën.Ftohini gjithmonë artikujt përpara se t'i ruani.Mbani gjithmonë sasi të vogla ushqimi.Lini një hapësirë midis disa ushqimeve duke lejuar qarkullimin e ajrit.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.
Është shumë ftohtë brenda pajisjes.Temperatura është vendosur shumë e ulët.Funksioni Super Freeze/ Super Cool është aktiv ose po punon shumë gjatë.Rivendosni temperaturën.Çaktivizojeni funksionin Super Freeze/Super Cool
Formimi i lagështisë në pjesën e brendshme të ndarjes së frigoriferit.Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Enët e ushqimit ose lëngjet lihen të hapura.Rritni temperaturën.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Lërini ushqimet e nxehta të ftohen në temperaturën e ambientit dhe mbuloni ushqimet dhe lëngjet.
Grumbullohet lagështi në sipërfaqen e jashtme të frigoriferit ose midis dyerve/derës dhe sirtarit.Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.Dera nuk është e mbyllur fort. Ajri i ftohtë në pajisje dhe ajri i ngrohtë jashtë saj kondensohen.Kjo është normale në klimë të lagësht dhe do të ndryshojë kur lagështia të ulet.Sigurohuni që dera/sirtari i tij të jetë i mbyllur fort.
Drita e ekranit punon, por nuk e ndjeni ftohjen.Eshtë në modalitetin Demo.Vini re se në çfarë gjendje është nëse është në modalitetin Demo, dilni prej tij. Dalja: Hapni derën e frigoriferit, në gjendje të bllokuar, shtypni butonin e dytë në të djathtë për 8 sek brenda 12 orëve nga ndezja.
Akull i fortë dhe brymë në ndarjen e ngrirësit.Artikujt nuk janë paketuar në mënyrë adekuate.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Guarnicioni i derës/sirtarit është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.Diçka në brendësi e pengon derën/sirtarin të mbyllet siç duhet.Gjithmonë paketojini mirë artikujt.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Pastroni guarnicionin e derës/sirtarit ose ndërrojeni me të ri.Rivendosni raftet, raftet e derës ose enët e brendshme për të lejuar mbylljen e derës/sirtarit.
Anët e dollapit dhe shiritit të derës ngrohen.-Kjo është normale.
Pajisja lèshon tinguj jonormalë.Pajisja nuk është e vendosur në terren të niveluar.Pajisja prek një objekt rreth saj.Rregulloni këmbët për të niveluar pajisjen.Hiqni objektet përreth pajisjes.
Dëgjohet një tingull i lehtë i ngjashëm me atë të ujit që rrjedh.-Kjo është normale.
Do të dëgjoni një bip alarmi.Dera e dhomës së ruajtjes së frigoriferit është e hapur.Mbyllni derën.
Do të dëgjoni një zhurmë të dobët.Sistemi kundër kondensimit po funksiononKjo parandalon kondensimin dhe është normale
Sistemi i ndriçimit ose i ftohjes së brendshme nuk funksionon.Spina nuk është e futur në prizë.Furnizimi me korrent nuk është i paprekur.Llamba LED nuk punon.Lidhni spinën.Kontrolloni furnizimin me korrent në ambient. Telefononi kompaninë lokale të energjisë elektrike!Telefononi shërbimin për ndërimin e llambës.

Për të kontaktuar me ekipin e asistencës teknike, vizitoni faqen tonë të internetit: https://corporate.haier-europe.com/en/

Nën seksionin e "faqes së internetit", zgjidhni markën e produktit tuaj dhe të shtetit tuaj. Ju do të ridrejtoheni te faqja specifieke e internetit ku mund të gjeni numrin e telefonit dhe formularin për të kontaktuar me asistencën teknike.

Ndërprerje e energjisë

Në rast ndërprerjeje të energjisë, ushqimi duhet të qëndrojë i ftohtë i sigurt për rreth 5 orë. Ndiqni këto këshilla gjatë një ndërprerjeje të zgjatur të energjisë, veçanërisht në verë:

▶ Hapeni derën/sirtarin sa më pak të jetë e mundur.
▶ Mos vendosni ushqim shtesë në pajisje gjatë një ndërprerjeje të energjisë.
▶ Nëse jepet njoftim paraprak për një ndërprerje të energjisë dhe kohëzgjatja e ndërprerjes është më e gjatë se 5 orë, bëni pak akull dhe vendoseni në një enë në pjesën e sipërme të ndarjes së frigoriferit.
Një inspektim i artikujve nevojitet menjëherë pas ndërprerjes.
▶ Meqenëse temperatura në frigorifer do të rritet gjatë një ndërprerjeje të energjisë ose avarive të tjera, periudha e ruajtjes dhe cilësia e ushqimit të ushqimit do të reduktohen. Çdo ushqim që shkrihet ose duhet të konsumohet, ose të gatuhet dhe të ngrihet (aty ku është e përshtatshme) menjëherë pas kësaj, në mënyrë që të parandalohen rreziqet për shëndetin.

Funksioni i memories gjatë ndërprerjes së energjisë

Pas rikthimit të energjisë, pajisja vazhdon me cilësimet e vendosura përpara ndërprerjes së energjisë.

Shpaketimi

CANDY CNBQT5518E - Shpaketimi - 1

PARALAJMËRIM!

Pajisja është e rëndë. Manovrojeni gjithmonë me të paktën dy persona.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit jashtë mundësive të fëmijëve dhe hidhini në mënyrë ekologjike.
Nxirreni pajisjen nga paketimi.
▶ Hiqni të gjitha materialet e paketimit.

Kushtet mjedisore

Temperatura e ambientit duhet të jetë gjithmonë ndërmjet 10 dhe 43°C, pasi mund të ndikojë në temperaturën brenda pajisjes dhe në konsumin e saj të energjisë. Mos e instaloni pajisjen pranë pajisjeve të tjera që lëshojnë nxehtësi (furra, frigoriferë) pa izolim.

Kërkesa për hapësirë

Hapësira e nevojshme kur hapet dera (pa panelin e derës së dollapit)

CANDY CNBQT5518E - Kërkesa për hapësirë - 1

text_image 01 02 03 04

CANDY CNBQT5518E - Kërkesa për hapësirë - 2

text_image 05 06 07
Modeli
01*10 (min.) / 30 (rekomandohet)10 (min.) / 30 (rekomandohet)
0295°(rekomandohet)95°(rekomandohet)
034343
04583583
05515515
06-3-3
0710601060

* 01: Nga dollapi në pjesën e pasme të produktit.
(njësia: mm)

Përmasat e produktit

CANDY CNBQT5518E - Përmasat e produktit - 1

  • Konsumi i specifikuar i energjisë bazohet në kushtet e një hapësire prej 10 mm nga dollapi në pjesën e pasme të produktit. Produkti do të funksionojë siç duhet edhe me një hapësirë më pak se 10 mm, megjithatë konsumon disi më shumë energji.
  • Ne rekomandojmë përdorimin e një dollapi me trashësi 18 mm me mentesha nën 20 mm trashësi.
  • Matjet në tabelën e mësipërme mund të ndryshojnë, në varësi të metodës së matjes.
  • Për instalimin inkaso, shihni udhëzuesin e Instalimit.

Prerja tërthore e ventilatorit

Për të arritur ventilim të mjaftueshëm të pajisjes për arsye sigurie, duhet të respektohet informacioni i prerjeve tërthore të ventilimit.

CANDY CNBQT5518E - Prerja tërthore e ventilatorit - 1

text_image 200 cm² 200 cm² 200 cm² 200 cm² 200 cm² A B

A: Hyrja e ajrit ≥200 cm²; Opsionet e ventilimit
B: Dalja e ajrit ≥200 cm²; Opsionet e ventilimit

CANDY CNBQT5518E - Prerja tërthore e ventilatorit - 2

Çdo avari e produktit për shkak të sa më poshtë nuk mbulohet nga garancia.

  1. Kushtet e papërshtatshme të vendit ose madhësitë e pasakta të dollapit.
  2. Dollapi me defekt.
  3. Gabimet nga instaluesi ose përdoruesi.

Distanca

Shihni fotot dhe tabelat më poshtë për kërkesat e hapësirës për instalim.

ModeliA(mm)B(mm)C(mm)D(mm)E(mm)Värejtje
Min.50 400560 1778 560Mentesha:17mm
Rekomandohet5801780562
Maks.-1782568

CANDY CNBQT5518E - Distanca - 1

NJOFTIM

  • Nëse gjerësia e një dollapi është më e madhe se 568 mm, guarnicioni (midis frigoriferit dhe dollapit) mund të lirohet.
  • Nëse dollapi është më i lartë se përmasa maksimale (1 782 mm), duhet të përdorni materiale të tjera finicioni për të mbushur boshllëkun.

CANDY CNBQT5518E - NJOFTIM - 1

text_image B 01 03 02 A

CANDY CNBQT5518E - NJOFTIM - 2

NJOFTIM

Për të instaluar një dollap që kërkon hapësirë 4 mm (03), shihni tabelën e referencës së dollapit më poshtë.

A Skaji i poshtëm i panelit të përparmë mbi ventilimin e ajrit
B Dalja e panelit të përparmë

(njësia: mm)

Modeli
01Min. 1028+BMaks. 1106+B
02Min. 662+AMaks. 740+A
034 mm (hapësirë mes panelit të derës së dollapit të frigoriferit dhe ngrirësit)

Pesha maksimale e lejuar e fronteve të njësisë

CANDY CNBQT5518E - Pesha maksimale e lejuar e fronteve të njësisë - 1

Pjesa e përparme e njësisë së montuar që tejkalon peshën e lejuar mund të shkaktojë dëmtim dhe të rezultojë në dëmtim funksional të menteshave.

CANDY CNBQT5518E - Pesha maksimale e lejuar e fronteve të njësisë - 2

Pesha (kg)

1500-1750 mm22
720-1400 mm19
A115
A215

Vlerësimi për vendndodhjen e prizës dhe hapësirën e nevojshme

CANDY CNBQT5518E - Vlerësimi për vendndodhjen e prizës dhe hapësirën e nevojshme - 1

Nëse e instaloni frigoriferin në një dollap me një thellësi 560 mm, sigurohuni që kordoni elektrik të jetë vendosur në një anë të frigoriferit përpara se ta futni në prizë. Nëse kordoni elektrik është në pjesën e pasme të frigoriferit, mund të ulë efikasitetin e energjisë.

Koha e pritjes

CANDY CNBQT5518E - Koha e pritjes - 1

text_image 2 h

Në kapsulën e kompresorit ndodhet vaji i lubrifikimit pa mirëmbajtje. Ky vaj mund të kalojë përmes sistemit të mbyllur të tubave gjatë transportit të pjerrët. Përpara se të fusni pajisjen në prizë, duhet tëprisni të paktën 2 orë në mënyrë që vaji të hyjë përsëri në kapsulë.

Lidhja elektrike

Përpara çdo lidhjeje kontrolloni nëse:

▶ furnizimi me korrent, priza dhe siguresat janë të përshtatshme sipas pllakën së specifikimeve.
priza të jetë e tokëzuar dhe të mos jetë shumëprizësh apo zgjatues.
spina dhe priza të janë rreptësisht sipas specifikimeve.

Futeni spinën në prizë të instaluar siç duhet.

CANDY CNBQT5518E - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Për të shmangur rreziqet, një kabllo elektrike e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga shërbimi i klientit (shih kartën e garancisë).

Pllaka e markës së produktit sipas rregullores BE nr. 2019/2016

Marka
Emri/identifikuesi i modelit
Kategoria e modelitFrigorifer-ngrirësFrigorifer-ngrirës
Klasi i efikasitetit energjetikEE
Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit) (1)229 229
Vëllimi total (L)251251
Vëllimi i frigoriferit (L)179179
Vëllimi i ngrirësit (L)7272
Vëllimi i seksionit të çilerit (L)//
Vëllimi i prodhuesit automatik të akullit (L)/ /
Vlerësimi me yje44
Temperatura e ndarjeve të tjera >14°CE pazbatueshme E pazbatueshme
Sistemi pa brymëPoPo
Kapaciteti i ngrirësit (kg/24 orë)
Klasifikimi klimatik (2)SN/N/ST/TSN/N/ST/T
Klasi i emetimit akustik dhe i emetimeve akustike në ajër (db(A)re1pW)B(35) B(35)
Koha e rritjes së temperaturës (h)1212
Kapaciteti i prodhimit të akullit/ /
Lloji i pajisjesInkasoInkaso
Emri i modelitKlasi i efikasitetit energjetik
E

Shpjegime:

- Po, përmbahet

(1) Bazuar në rezultatet e provës së konformitetit me standardet gjatë 24 orëve. Konsumi aktual varet nga përdorimi dhe vendndodhja e pajisjes.

(2) Vlerësimi klimatik SN: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis +10°C dhe +32°C

Vlerësimi klimatik N: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +32°C

Vlerësimi klimatik ST: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +38°C

Vlerësimi klimatik T: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +43°C

Të dhëna teknike shtesë

Tensioni/frekuenca220-240V ~/ 50Hz
Rryma e hyrjes (A)1.2
Siguresa kryesore (A)16
FtohësR600a
Përmasat (lar./gjer./thell. në mm)1773/540/555

Ne rekomandojmë shërbimin tonë të klientit Haier dhe përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Nëse keni një problem me pajisjen tuaj, kontrolloni fillimisht seksionin "ZGJIDHJA E PROBLEMEVE".

Nëse nuk mund të gjeni një zgjidhje atje, kontaktoni

▶ me tregtarin juaj lokal ose
▶ Qendra jonë e shërbimit telefonik evropian (shih numrat e telefonit të listuar më poshtë) ose
▶ zona "Service & Support" në www.haier.com ku mund të aktivizoni shërbimin bëni kërkesa dhe të gjeni pyetjet e shpeshta.

Për të kontaktuar me shërbimin tonë, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e markës.

Modeli

Nr. serial

Kontrolloni gjithashtu kartën e garancisë të dhënë me produktin në rast garancie.

Qendra telefonike e shërbimit për Evropën
Shteti*Numri i telefonitKostot
Haier Italy (IT)199 100 912
Haier Spain (ES)902 509 123
Haier Germany (DE)0180 5 39 39 99• 14 cent/min, telefon fiks• maks. 42 cent/min, celular
Haier Austria (AT)0820 001 205• 14,53 cent/min, telefon fiks• maks. 20 cent/min, të gjitha të tjerat
Haier United Kingdom (UK)0333 003 8122
Haier France (FR)0980 406 409

*Për shtetet e tjera, referojuni www.haier.com

Haier Europe Trading S.r.l

Branch UK

*Kohëzgjatja e garancisë së pajisjes ftohëse:

Garancia minimale është: 2 vite për vendet e BE-së, 3 vite për Turqinë, 1 vit për Mbretërinë e Bashkuar, 1 vit për Rusinë, 3 vite për Suedinë, 2 vite për Serbinë, 5 vite për Norvegjinë, 1 vit për Marokun, 6 muaj për Algjerinë, për Tunizinë nuk kërkohet garanci ligjore.

*Periudha e pjesëve të këmbimit për riparimin e pajisjes:

Termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve dhe dritat janë të disponueshme për një periudhë minimale prej shtatë vitesh pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg.

Dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, tavat dhe shportat për një periudhë minimale prej shtatë vitesh dhe gominat e derës për një periudhë minimale prej 10 vitesh, pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg.

*Për informacione të mëtejshme për produktin, konsultohuni me https://eprel.ec.europe.eu/ ose skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CANDY

Modeli : CNBQT5518E

Kategori : Frigorifer