PHILIPS 6000 Series XD6142 - Fshesë me vakum

6000 Series XD6142 - Fshesë me vakum PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 6000 Series XD6142 PHILIPS në format PDF.

📄 58 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice PHILIPS 6000 Series XD6142 - page 36
Shiko manualin : Français FR Suomi FI Nederlands NL Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth 6000 Series XD6142 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 6000 Series XD6142 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 6000 Series XD6142 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT 6000 Series XD6142 PHILIPS

Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në www.philips.com/MyVacuumCleaner.

Informacion i rëndësishëm sigurie

Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Rrezik

Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi të nxehtë.

Paralajmërim

- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidheni me pajisjen.

- Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen. - Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga Philips, një qenderër shërbimi e autorizuar nga Philips ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.

- Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo veshëve dhe as mos e vendosni në gojë.

- Spina duhet të higet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyrn apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.

- Përdorni vetëm bateritë e specifikuara. - Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta.

- Nëse produkti mbinxehet, lëshon erë ose ndryshon nqjyrën, ndërpriteni përdorimin e tij dhe kontaktoni me "Philips".

- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni. - Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.

- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.

- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.

- Futni bateritë me polet + dhe - në drejtimin e treguar në folenë ose mbajtësin e baterive.

- Mos kombinoni marka ose lloje të ndryshme baterish, mos kombinoni bateri të reja me të përdorura dhe mos përdorni bateri me kode të ndryshme të datës.

- Hiqini bateritë nga produkti nëse nuk do ta përdorni për njëfarë kohe.

- Pèr tè shmangur ndonjë qark tè shkurtër tè baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive tè takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni.

- Mos i lini brenda produktit bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.

Kujdes

- Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve (Fig. 1).

- Pastrojeni grykëzën vetëm me një leckë të njomë. Kontrolloni rregullisht vrimën e thithjes në pjesën e poshtme të grykëzës. Hiqni fijet dhe qimet nga vrima e thithjes për të siguruar funksionimin e duhur.

- Përveç baterive njëpërdorimëshe 1,5 V AA, mund të përdorni edhe bateri të rikarikueshme 1,5 V AA në grykëzën LED që funksionon me bateri. Bateritë e rikarikueshme duhet t'i rikarikoni në një karikues të veçantë për bateri.

- Mos e përdorni kurrë pajisjen pa njërin prej filtrave. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e pajisjes.

- Përdorni vetëm qeset njëpërdorimëshe s-bag® të Philips ose qesen e ripërdorshme të pluhurit. Përdorimi i llojeve apo markave të tjera të qeseve të pluhurit shkakton dëmtim të fshesës.

- Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e aksesorëve").

- Rregullojeni gjithmonë tubin në gjatësinë më të shkurtër kur fusni pjesën e ngritur të parkimit në grykëz në folenë e parkimit në pjesën e poshtme për të ruajtur pajisjen.

- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Porositja e aksesorëve

Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.

Garancia dhe mbështetja

Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, vizitoni fagen tonë të internetit www.philips.com/support.

Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 2).

- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.

- Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 3).

- Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.

Heqja e baterive njëpërdorimëshe

Hiqni bateritë njëpërdorimëshe nga produkti kur ato të jenë shkarkuar dhe kur hidhni produktin. Për të hequr bateritë njëpërdorimëshe, shihni udhëzimet për vendosjen dhe/ose heqjen e baterive në manualin e përdorimit.

Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.

Diagnostikimi

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja

Fuqia e thithjes është epamjaftueshme.Qesja e pluhurit është mbushur plot. Zbrazeni qesen e ripërdorshme të pluhurit ose zëvendësoniqesen njëpërdorimëshe.
Filtrat janë të papastër. Pastroni ose zëvendësoni filtrat.
Fuqia e thithjes është vendosur në njëcilësim të ulët.Rrisni fuqinë e thithjes me rregullatorin në pajisje ose nëdorezë.
Grykëza, tubi ose zorra janë të bilokuara. Për të hequr pengesën, shkëputni pjesën e bilokuar dhe lidheni (nëse është e mundur) nga ana tjetër. Ndiznifshesën për të kaluar me detyrim ajër përmes pjesës sëbilokuar në drejtimin e kundërt.
Kur përdor fshesën ndonjëherë ndiejgodítje elektrike.Fshesa grumbullon elektricitet statik. Samë e ulët të jetë lagështira e ajrit, aq mëshumë grumbullon pajisja elektricitestatik.Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur shpesh tubin kundrejtobjekteve të tjera metalike në dhomë (për shembullkëmbët e një tavoline apo karrigeje, një kalorifer, etj).Mund të rrisni gjithashtu nivelin e lagështirës së ajrit nëdhomë.
Grykëza me drita nuk funksionon. Fuqia e thithjes është vendosur në njëcilësim shumë të ulët ose qesja e pluhuritështë mbushur plot.Vendoseni fuqinë e thithjes në një cilësim më të lartë për tëndezur dritat ose ndërroni qesen e pluhurit për t'u siguruarqë të ketë sërish fuqi të mjaftueshme thithëse për tëaktivizuar sensorin dhe për të ndezur dritat.
Hiqi kapakun e folesë së baterive dhe futinibateritë njëpërdorimëshe siç duhet.Sigurohuni që polet - dhe + të jenë nëdrejtimin e duhur.Hiqi kapakun e folesë së baterive dhe futini bateritënjëpërdorimëshe siç duhet. Sigurohuni që polet - dhe + tëjenë në drejtimin e duhur.
Bateritë janë shkarkuar. Ndërroni bateritë njëpërdorimëshe të shkarkuara me tëreja. Nëse përdorni bateri të rikarikueshme 1,5 V,rikarikojini ato në një karikues të veçantë për bateri.
Dritat LED fiken kur ngrini grykëzën ngadyshemeja.Dritat LED kanë nevojë për vakuum për të funksionuar. Kyvakuum krijohet vetëm kur grykëza vendoset në dysheme.Vendoseni grykëzën sërish në dysheme dhe do të shihni qëdritat do të ndizen sërish.
Vrima e thithjes në pjesën e poshtme tëgrykëzës është e bilokuar me papastërti,çka pengon sensorin që aktivizon dritat.Pastroni vrimën e thithjes në pjesën e poshtme të grykëzësduke hequr fijet dhe qimet që billokojnë kalimin e ajrit.Pastroni kalimin e ajrit duke e fërkuar me një mjet plastikose prej druri. Për të pastruar vrimën e sensorit, përdorninjë tampon pambuku dhe rrotullojeni pak për të hequrpapastërtitë.
Dritat LED të grykëzës pulsojnë ose nuklëshojnë një reze drite tëqëndrueshme gjatë pastrimit me fshesëme korrent.Bateritë po shkarkohen. Ndërroni bateritë njëpërdorimëshe të shkarkuara me tëreja. Nëse përdorni bateri të rikarikueshme 1,5 V,rikarikojini ato në një karikues të veçantë për bateri.
Grykëza nuk thith papastërtitë. Kalimi i ajrit në grykëz është bilokuar mefije dhe qime.Pastroni kalimin e ajrit të grykëzës duke hequr fijet dheqimet nga vrima e thithjes në pjesën e poshtme.

Slovenščina

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : 6000 Series XD6142

Kategori : Fshesë me vakum