Tesy BiLight 80 HS - Ndriçim

BiLight 80 HS - Ndriçim Tesy - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BiLight 80 HS Tesy në format PDF.

📄 84 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Tesy BiLight 80 HS - page 41
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ngrohës uji elektrik me akumulim
Marka Tesy
Modeli BiLight 80 HS
Vëllimi nominal 80 L
Tensioni nominal 230 V ~
Kapaciteti nominal Shihni pllakën e të dhënave
Presioni nominal 0,6 MPa
Lloji i rezervuarit Çelik i zi me veshje qeramike të xhamtë ose inox
Izolimi termik Shkumë poliuretani
Mbrojtja kundër korrozionit Anodë magnezi (duhet zëvendësuar çdo vit)
Valvul sigurie E siguruar, duhet montuar në hyrjen e ujit të ftohtë
Funksioni i ngrohjes Rezistencë elektrike e kontrolluar nga termostati
Termostati I rregullueshëm, mban automatikisht temperaturën
Kufizues termik Mbrojtje kundër mbinxehjes, ndërprerje automatike
Treguesit ndriçues Kuq (ngrohje), Blu (temperatura e arritur)
Mënyra e kursimit të energjisë Mban rreth 60°C
Mënyra kundër ngrirjes Mban temperaturën minimale për të shmangur ngrirjen
Lidhja hidraulike Hyrje ujë i ftohtë (blu) dhe dalje ujë i nxehtë (kuq), filetim G 1/2"
Lidhja elektrike Kabllo me prizë ose lidhje permanente, kërkon ndërprerës 16A (20A nëse >3700W)
Instalimi Muri, vertikale ose horizontale sipas modelit
Mirëmbajtja Pastrimi i gëlqeres çdo vit, zëvendësimi i anodës së magnezit, pastrimi i jashtëm me leckë të lagur
Efikasiteti energjetik Shihni shtojcën I të udhëzimeve

Pyetjet më të shpeshta - BiLight 80 HS Tesy

Cili është funksioni i valvulës së sigurisë ?
Valvula e sigurisë mbron ngrohësin e ujit duke shkarkuar presionin e tepërt për shkak të zgjerimit të ujit gjatë ngrohjes. Gjithashtu parandalon zbrazjen e plotë të pajisjes në rast ndërprerjeje të ujit të ftohtë. Duhet të montohet në hyrjen e ujit të ftohtë me shigjetën që tregon drejtimin e ujit.
Pse ngrohësi im i ujit bën zhurmë ?
Një zhurmë e lehtë e ngjashme me atë të një kazani është normale gjatë ngrohjes. Nëse zhurma bëhet më e fortë, kjo ndodh për shkak të akumulimit të gëlqeres në rezistencë. Atëherë është e nevojshme të pastroni pajisjen, gjë që nuk mbulohet nga garancia.
Si ta zbraz pajisjen ?
Fillimisht fikni furnizimin me energji elektrike dhe ujin. Hapni një rubinet të ujit të nxehtë, më pas hapni rubinetin e zbrazjes (nëse ka) ose shkëputni tubin e hyrjes së ujit të ftohtë për të zbrazur plotësisht. Merrni masa për të shmangur dëmet nga uji.
Sa shpesh duhet të zëvendësohet anoda e magnezit ?
Anoda e magnezit është një element i konsumueshëm që mbron rezervuarin nga korrozioni. Prodhuesi rekomandon ta inspektoni dhe zëvendësoni çdo vit nga një teknik i kualifikuar.
Çfarë të bëni nëse treguesi ndriçues nuk ndizet ?
Nëse treguesit nuk ndizen, kontrolloni që çelësi elektrik të jetë i ndezur dhe pajisja të jetë e furnizuar. Nëse problemi vazhdon, kufizuesi termik mund të jetë aktivizuar. Në këtë rast, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar.
A mund ta instaloj ngrohësin e ujit në një banjë ?
Po, por duhet të instalohet në një vend ku nuk mund të spërkatet drejtpërdrejt nga dushi. Vendndodhja duhet të jetë e mbrojtur nga ngrica dhe në një ambient të mbyllur dhe të ngrohur.
Si të rregulloni temperaturën ?
Për modelet me termostat të rregullueshëm, rrotulloni çelësin në panelin e kontrollit në drejtim të akrepave të orës për të rritur temperaturën. Një herë në muaj, vendoseni në temperaturën maksimale për 24 orë për të garantuar higjienë më të mirë të ujit.
Çfarë të bëni në rast ngrirje ?
Nëse temperatura bie nën 4°C, ngrohësi i ujit duhet të zbrazet. Për modelet me mënyrë kundër ngrirjes, pajisja mund të mbajë një temperaturë minimale nëse është e lidhur dhe në punë, por tubat dhe valvula gjithashtu duhet të mbrohen nga ngrica.
Cilat janë rreziqet e një instalimi të gabuar ?
Një instalim i gabuar mund të sjellë rreziqe serioze për shëndetin dhe jetën, si paaftësi ose vdekje, si dhe dëme materiale si përmbytje, shpërthim ose zjarr. Instalimi duhet të kryhet vetëm nga profesionistë të kualifikuar.
Si ta pastroni pajisjen ?
Pastroni pjesën e jashtme me një leckë të lagur. Mos përdorni produkte gërryese ose abrazive. Mos derdhni ujë mbi pajisje. Pjesa e brendshme duhet të pastrohet rregullisht nga gëlqerja, dhe anoda e magnezit duhet të zëvendësohet nëse është e nevojshme.

Pyetjet e përdoruesve rreth BiLight 80 HS Tesy

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ndriçim në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BiLight 80 HS - Tesy dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BiLight 80 HS e markës Tesy.

MANUAL I PËRDORUESIT BiLight 80 HS Tesy

AL BOJLERIT ELEKTRIK 41-43 Instruksioni për shfrytėzimin

  1. Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin ka për synim t'Ju njoh me artikullin dhe kushtet për montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë. Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe riparojnë në rast defekti.
  2. Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit, por ndärkohë është edhe një prej kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e garancisë, që të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga garancia. Prodhuesi nuk përgijiget për dëmtime në aparatin ose dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit dhe/ose montimit, që nuk iu përgijigen instruksioneve në këtë udhëzues.
  3. Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-1, EN 60335-2-21.
  4. Ky Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në moshën 8 vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike, emocionale dhe mendore, ose nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri, nëse janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i kuptojnë reziqet të cilat mund të shkaktohen.
  5. Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
  6. Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve që mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por jo vetëm dëntime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëntime të pronësisë së tyre /prishjen dhe / ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të palëve të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje dhe zjarri.

Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin.

Ndalohet çdo ndryshim dhe rikostruksioni i konstrukcionit dhe skemën elektrike të bijlerit. Në rast konstatim të ndryshimeve të tilla garancia e aparatit skadohet. Ndryshime dhe rikostrukcione quhet çdo heqje e elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e komponentëve shtesë te bojleri, ndrimin e elementëve me analogë që nuk janë miratuar nga prodhuesit.

Montimi

  1. Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri normale kundër zjarrit.
  2. Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm.
  3. Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk është i destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm.
  4. Aparati montohet duke e varur në mur nëpërmjet pllakëzën mbajtëse e montuar mbi korpusin e tij (në rast se nuk janë mbërthyer tek ai, duhet të montohen nëpërmjet bulonat që e shoqërojnë). Varimi bëhet me dy kanxha (min. ∅ 10 mm) të mbërthyera shumë mirë tek muri (nuk përfshihenë në kompleksin e varimit).

Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit

  1. Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo më shumë se 6 bar (0,6 MPa).
  2. është e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri.

Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë mbyllëse midis valvolës dhe aparatit.

Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht. Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë 0.1 MPa nën të shënuarit në tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret.

  1. Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga ngrirja. Gjatë drenimit me markuç – fundi i tij i lirë gjithmonë duhet të jetë i hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). Markuçi gjithashtu duhet të sigurohet kundër ngrirjes.
  2. Për punë të sigurt e bojlerit, valvolëkthimi – sigururuese duhet të pastrohet rregullisht dhe të kontrollohet a funkcionon normalisht /pa blokim/, në rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.
  3. Për të evituar dëmtime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në sistemin e furnizimit me ujjë të ngrohtë, është e nevojshme aparati të montohet në ambiente që kanë hidroizolim të dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.
  4. Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e demave..
  5. Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë nën 0°C, bojleri duhet të zbrazet.

KKur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 (fig. 3) që të derdhet uji nga bojleri . Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të çmontohet nga ujësjellësi.

  1. Ky instruksion është edhe për bojlerët me shkëmbyes nxehtësie - pikës VII. Ato janë pajisje me shkëmbyes termik dhe janë destinuar për lindje te sistemi i ngrohjes me temperaturën maksimale të termo-mbajtësit 80°C.

Lidhje me rrjeti elektrik

  1. Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është i mbushur me ujë.
  2. Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek modelet pa kablo dhe spinë).
  3. Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese - rrjeti i rrymës duhet të sigurohet me valvulë sigurie dhe me pajisje të instaluar që siguron ndarjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit të kategorise së III-të.
  4. Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është e prishur ajo duhet të ndrohet nga përfaqesues i repartit ose nga person me një kualifikim të këtillë, për të shmangur çdo risk.
  5. Tek bojlerët me montim hoorizontal - Izolimi i përcjellësve ngarkuese të instalimit elektrik, duhet të mbrohen nga prekja me flanxhën e pajisjes (në zonën nën kapakun plastik). Për shembull me kabllo izoluese me termorezistencë më të madhe se 90°C.
  6. Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë zhurmë (nga uji i zier). Kjo është normale dhe nuk indikon dëmtime. Zhurma përforcohet me kalimin e kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të hiqet zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet nga garancia.

Klientë të nderuar,

Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për përmirësimin e komoditetit në shtëpnë tuaj.

AL

II. KARAKTERISTIKA TEKNIKE

  1. Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
  2. Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
  3. Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
  4. Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin.

Tesy BiLight 80 HS - KARAKTERISTIKA TEKNIKE - 1

Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e standardëve të parrezikshmërisë.

  1. Lloji i bojlerit -ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim.

Për modelet pa shkëmbyes termik (serpentinë)

  1. Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
  2. Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
  3. Sasia e ujit të përzier tek 40°C V40 në litra – shiko Shtojcën l
  4. Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcën I
  5. Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht – shiko Shtojcën I
  6. Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko Shtojcën I

Për modele me shkëmbyes (serpertinë)

  1. Volumi i akumulimit termik në litra – shiko Shtojcën ll
  2. Humbje termike gjatë ngarkimit zero – shiko Shtojcën II

III. PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT

Aparati është i destinuar të punojë në regjione me fortësinë e ujit deri në 10 odH. Nëse montohen në një regjion me ujë më të fortë është i mundshëm grumbullimi i shpejtë i fundërresave gëlqerore, të cilat shkaktojnë zhummë gjatë ngrohjes ose dëmtim të shpejtë të pjesës elektrike. Për regjione me ujëra më të forta çdo vit rekomandohet pastrim i aparatit nga shtresat gëlqerore dhe përdorimi i kapacitetit të ngrohësit deri në 2 kW.

Aparati përbëhet nga korpus, flanxhë në pjesën e poshtme /tek bojlerët për montim vertikal, /ose anës/ tek bojlerët me montim horizontal/, panel mbrojtës plastik dhe valvolëkthimi - siguruese.

  1. Korpusi përbëhet nga pezervuar çeliku (ujëmbajtësi) dhe veshje (pështellja e jashtme) me termoizolimi midis tyre nga penopoliureten me dendësi të lartë, i pastër nga ana ekologjike, dhe dy tubacione me fileto G 1/2" për furnizim me ujë të ftohtë (me unazë bojë blu) dhe për shkarkimin e ujit të ngrohtë (me unazë të kuge).
    Në rezervuarin e brendshëm, në varësi të modelit, mund të jenë dy lloje:
  2. Nga çelik i zezë, i mbrojtur nga korozioni nga një shtresë speciale qelq – keramike ose emal
  3. Nga çelik inoksid
    Bojlerët vertikal mund të jenë me një shkëmbyes i nxehtësisë (serpentina). Hyrja dhe dalja të serpentinës ndodhen anës dhe janë tubacione me fileto G ^3/4 ".
  4. Mbi flanxhon është montuar ngrohësi elektrik. Tek bojlerët me veshje qelq -keramik është montuar dhe një protektor magneziumi.
    Ngrohësi elektrik shërben për ngrohjen e ujit në rezervuari dhe komandohet nga termostati, që rregullon në mënyrë automatike një temperaturë e caktuar të ujit. Aparati disponon dhe me një vegël e montuar për mbrojtjen nga mbinxehja (termostakues), që stakon nxehësi nga rrjeti elektrik në rast se temperatura arrijë nivele shumë të larta.
  5. Valvolëkthimi - siguruese parandalon zbrazja e plotë të aparatit në rastet kur ndërpritet furnizimi me ujë të ftohtë nga rrjeti ujësjellës. Ai mbron aparatin nga rritja e presionit në ujëmbajtësit deri përmasa më të mëdha nga e lejuarën gjatë regjimit të ngrohjes (! gjatë rritja e temperaturës uji bumehet dhe presjoni rritet), nëpërmjet rrjedhja e tepricës së ujt nga vrima e drenazhimit.

Tesy BiLight 80 HS - PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT - 1

Valvolakthimi - siguruese nuk mund të mbrojë aparati nga presioni më i lartë i ujit në ujësjellësin, nga ky që rekomandohet për aparatin.

VINI RE! Montimi i gabuar dhe lidhja e pa drejtë të aparatit do ta bëjë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve që mund të totojë pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për ata, duke përfshirë por ëem dëmtime fizike dhe/ose vdekje. Kjo mund të çojë në dëmtime të sisë së tyre /prishjen dhe / ose shkatrimin e tyre/, sikurese të asaj të e të tretë të shkaktuara, duke përfshir jo vetëm nga përmbytje, plasje jarri.

Montimi, lidhja ndaj rrjetit të ujësjellësit dhe elektrik dhe vënia në shfrytëzim duhet të kryhet vetëm nga një teknik i kualifikuar elektricist dhe teknikë për riparimin dhe montimin e aparatit që kanë fituar licencën përkatëse e tyre në territorin e shtetit në të cilin kryhen montimet dhe vënia në shfrytëzim të aparatit dhe në përputhje me rregulloret për përdorimin.

Tesy BiLight 80 HS - PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT - 2

Shënim: Instalimi i mjetit paguhet nga blerësi

1. Montimi

Rekomandohet montimi i aparatit të jetë maksimalisht afër vendeve të përdorimit të ujit të ngrohtë, për të zvogluar humbjet e nxehtësisë në tubacioni. Në rast montimi në banjon, ai duhet të montohet në një vend të tillë që të mos laget nga uji i dushit ose prej dushit të lëvizshëm.

Aparati montohet duke e varur në mur nëpërmjet pllakëzën mbajtëse e montuar mbi korpusin e tij (në rast se nuk janë mbërthyer tek ai, duhet të montohen nëpërmjet bulonat që e shoqërojnë). Varimi bëhet me dy kanxha (min. ∅ 10 mm) të mbërthyera shumë mirë tek muri (nuk përfshihenë në kompleksin e varimit). Konstrukcioni i pllakëzës mbajtëse, tek bojlerët me montim vertikal, është

universale dhe lejon distanca midis kanxhave të jetë nga 220 deri 310 mm – fig. 1a, 1b, 1c. Tek bojlerët me montim hoorizontal distanca midis kandxhave është e ndryshme për modelet e ndryshme dhe është e treguar në tabelën 6,7 të fig. 1d, 1e.

Tek modelet me montim mbi dyshemen kapja bëhet me bulona në dyshemen. Distanca, midis pillakëzat për mbërthim, për volumet e ndryshme është treguar në tabelën 9 të fig. 1h, 1g.

Për të evituar dëmtime të përdoruesit dhe personave të tretë, në rast defekt në sistemin e furnizimit me ujë të ngrohtë, është e nevojshme aparati të montohet në ambiente që kanë hidroizolim të dyshemesë dhe drenazh në kanalizimin. Në asnjë mënyrë mos vendosni nën aparatin sende që nuk janë të qëndrueshme ndaj ujit. Në rast montimi në ambiente që nuk kanë hidroizolim të dyshemesë është e nevojshme të bëhet një vaskë nën tij me drenazh në kanalizimin.

Tesy BiLight 80 HS - Montimi - 1

Shënim: vaska mbrojtëse nuk hyn në kompleksin dhe zgjedhet nga konsumatori.

2. Lidhja e bojlerit me rrjeti i ujësjellësit

Fig. 3

Ku: 1 – Tubacion hyrës; 2 – valvolë sigurimi; 3 – ventil reduktimi (për presion tek ujësellësit mbi 0,7 Mpa); 4 - rubinet mbylljeje; 5 – hinkë në lidhje me kanalin; 6 – tub gome; 7 – Rubinet për zbrazjen e bojlerit

Në lidhjen e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të keni parasysh shënimet treguese me ngjyra (unazët) mbi tubacionet: blu – për uji (hyrës) i ftohtë, i kuq – për uji (dalës) i ngrohtë.

Ešhtë e detyrueshme montimi i valvolëkthimi - siguruese, me të cilën është blerë bojleri.

Ajo vendoset në hyrjen e ujit të ftohtë sipas shigjetës mbi korpusin e saj, që tregon drejtimin e lëvizjes së ujit hyrës. Nuk lejohet ndonjë armatesë mbyllëse midis valvolës dhe aparatit.

Përjashtim: Nëse normat vendase kërkojnë përdorimin e valvuleve të tjerë të sigurisë ose pajisje (që i përgjigjet EN 1487 ose EN 1489), atëherë duhet ta blihet suplementarisht. Për pajisje të cilat iu përgjigjen EN 1487 intensiteti maksimal i shpallur i punës duhet të jetë 0.7 MPa. Për valvule të tjera të sigurisë, presionin në të cilin u kalibruan duhet të jetë 0.1 MPa nën të shënuarit në tabelën e aparatit. Në këto raste valvula-kthimi sigurie që dorëzohet me aparatin nuk duhet të përdoret.

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 1

Ndodhja e valvolavekthimi – siguruese të tjera (të vjetra) mund të shkaktojnë dëmtimin e aparatit tuaj dhe duhet të hiqen.

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 2

Nuk lejohet armatura tjetër frenuese mes valvulës sigurie (pajisjes mbrojtëse) dhe aparatit

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 3

Nuk lejohet vidhosjen e valvolës në filetim me gjatësi më e madhe se 10mm, në rast të kundërt kjo mund të shkaktojë dëmtimin e valvolës he është e rrezikshme për aparatin tuaj.

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 4

Tek bojlerët me montim vertikal valvola sigurimi duhet të jetë e lidhur me tubacioni hyrës kur paneli plastik është hequr.

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 5

Valvula-kthimi sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj bojlerit duhet të mbrohen nga ngrirja. Gjatë drenimit me markuç – fundi i tij i lirë nonë duhet të jetë i hapur ndaj atmosferës (të mos jetë i mbytur). uçi gjithashtu duhet të sigurohet kundër ngrirjes.

Mbushja e bojlerit me ujë bëhet duke hapur rubinetin për ujë të ftohtë nga ujësjellësin drejt tij dhe rubineti për ujë të ngrohtë të ventilit. Pas mbushjes së bojlerit nga ventili duhet të derdhet një rymë e vazhdueshme ujë. Atëhere mund të mbyllni rubinetin për ujë të ngrohtë.

Kur nevojitet zbrazja e bojlerit në radhë të parë është e nevojshme të ndërpritet ushqimi elektrik i bojlerit. Ndërprisni hyrjen e ujit në pajisjen. Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë të çezmës. Hapeni rubinetin 7 (fig. 3) që të derdhet uji nga bojleri. Në se në instalimin nuk ka rubinet të tillë, bojleri mund të zbrazet drejt për së drejti nga tubi i hyrjes së ujit, për këtë ai paraprakisht duhet të çmontohet nga ujësjellësi

Në rast heqjes së flanxhos është normale të derdhen disa litra uji, që kanë mbetur në ujëmbajtësin.

Tesy BiLight 80 HS - Fig. 3 - 6

Gjatë derdhjes duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve eventuale nga derdhja e ujit.

Nëse presioni në rrjetin e ujësjellësit tejkalon vlerën e përshkuar në paragrafin e parë më sipër, atëherë nevojitet montimi i ventilit reduktiv, në rast të kundërt bojleri nuk do të eksploatohet në mënyrë të drejtë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për problemet që dalin nga përdorimi i parregullt të aparatit.

3. Lidhje me rrjeti elektrik.

Tesy BiLight 80 HS - Lidhje me rrjeti elektrik. - 1

Para se ta takoni ushqimin elektrik duhet të sigurohuni se aparati është i mbushur me ujë.

3.1. Tek modelet që janë të pajisura me kablo ushquese, i kompletuar me spinë, lidhja bëhet duke e futur në prizën.

Tesy BiLight 80 HS - Lidhje me rrjeti elektrik. - 2

Kontakti duhet në mënyrë të drejtë të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës dhe të sigurohet me mbrojtës. Ai duhet të tokëzohet.

3.2. Ngrohësit e ujit të paketuar bashkë me përcjellësin ngarkues pa prizë

Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar të rrymës, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A

për kapacitet > 3700W). Lidhja duhet të jetë e qëndrueshme – pa lidhur prizat. Rrjeti i ryrmës duhet të sigurohet me valvulë sigurie dhe me pajisje të instaluar që siguron ndarjen et të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit të kategorisë së III-të. Lidhja e përcjellësve të prizës ngarkuese të pajisjes duhet të bëhet po ashtu:

- Përcjellësi me ngjyrë kafe të izolimit – ndaj përcjellësit të fazës prej instalimit elektrik (L)

- Përcjellësi me ngjyrë blu të izolimit – ndaj përcjellësit neutral të instalimit elektrik (N)

- Përcjellësi me ngjyrë jeshile të izolimit – ndaj përcjellësit sigurie prej instalimit elektrik (⊥)

3.3. Ngrohësi i ujit pa prizë ngarkuese

Pajisja duhet të lidhet ndaj rrjetit të veçantë të rrymës prej instalimit stacionar elektrik, siguruar me valvulë sigurie me elektricitet të shpallur nominal 16A (20A për kapacitet >3700W). Lidhja realizohet me përcjellëse të forta bakri – kabllo 3x2,5 mm² për kapacitet të përgjithshëm prej 3000W (kabllo 3x4.0 mm² për kapacitet >3700W).

Në qarkun elertrik ushqyes të aparatit duhet të montohet një pajisje që të sigurojë shkëputjen e të gjitha poleve në kushtet e mbitensionit e kategotisë lll.

Për të montuar përçuesin elektrik ushqyes i bojlerit është e nevojshme të hiqet kapaku plastik.

Lidhja e përçuesve ushqyes duhet të jetë në përputhje me shënimet mbi kapëzave, si vijon:

• ai i fazës tek shënimi A ose A1 ose L ose L1.

• ai neutral tek shënimi N (B oseB1 ose N1)

- Éshtë e detyrueshme lidhja e përçuesit mbrojtës me bashkuesin me vidë, i shënuar me shënjën

Pas montimit kapaku plastik vendoset përsëri!

Shpjegime të fig.2:

TS- termoçkyçës; TR - termorregullator; S - çelës elektrik(tek modelet që e kanë); R - ngrohës; IL Ilambë sinjali; F - flanxhë; KL - kontakt luster;

V. MBROJTJE ANTIKOROZIVE – ANODË MAGNEZI (TEK BOJLERAT ME UJËMBAJTËS ME VESHJE QELQ – QERAMIKE OSE EMALI)

Protektori i anodës magnezi mbron edhe më shumë sipërfaqen e brendshme të ujëmbajtësit nga korozioni. Ai është një element i kosumueshëm që duhet të këmbehet në mënyrë periodike.

Për një shrytëzim afatgjatë dhe pa defekte e bojlerit tuaj, prodhuesi rekomandon një kontroll periodik e gjendjes së anodës magnezi nga teknik i licenzuar dhe të ndrohet në rast se është e nevojshme, që mund të bëhet në kohën e profilaksis së aparatit.

Për kryerjen e këmbimit kontaktoni me repartet e autorizuara!

VI. PUNA ME APARATIN.

1. Vënja në punë të aparatit.

Para lëshimit të parë të aparatit sigurohuni se bojleri është lidhur në mënyrë të rreguallt me rejetin elektrik dhe është i mbushur me ujë.

Lëshimi i bojlerit bëhet nëpërmjet paisja e montuar në rrjetin e instalimit e përshkruar në nënpikën 3.3 të pikës IV ose lidhja e spinës me prizën (nëse modeli është me kablo me spinë)

Tesy BiLight 80 HS - Vënja në punë të aparatit. - 1

Shënim: Për modelet me buton nevojitet ndezja e tij. Butoni elektrik ① është me relef.

2. Bojlerë (ngrohës të ujit) me komandim elektromekanik

Fig. 2a, 2b, ku:

1 - Butoni elektrik (për modelet me buton);

2 - Indikatorë drite;

3 - Dorëze e termorregullatorit (vetëm për modele me mundësi për rregullim të temperaturës)

- Ndezja e bojlerit. Shtypni njëherë butonin. Ndriçimi i tij do të aktivizohet. Butoni do të ndriçojë deri sa aparati nuk shkyçet ose korrenti nuk ndërpritet. Indikatorët e dritës gjithashtu do të ndezin (shiko pikën e vijueshme 2.1).

- Që të shkyçet aparati duhet shtypur butonin. Butoni fiket, që do të thotë se aparati nuk funksionon. Indikatorët e dritës gjithashtu fiken.

2.1. Llambushka kontrolluese (indikatorë)

Ndriçojnë me ngjyrë të kuqe – pajisja është në regjim të ngrohjes së ujit Ndriçojnë me ngjyrë blu – uji në pajisjen është i ngrohtë dhe termorregullatori fiket

Indikatorët nuk ndriçojnë, kur:

- butoni elektrik i pajisjes është i fikur, ose

• s'ka rrymë elektrike, ose

- termo-mbrojtja e pajisjes është fikur – shiko pikën e 4-të më poshtë.

2.2. Rregullimi i temperaturës – në modele me termorregullator (termostat) që mund të rregullohet.

Kjo lejon rregullim të temperaturës së dashur që realizohet përmes dorëzës rrotulluese mbi panelin e komandimit. Për rritjen e temperaturës e rrotulloni në drejtim ndaj shenjës për rritjen e temperaturës.

Tesy BiLight 80 HS - Bojlerë (ngrohës të ujit) me komandim elektromekanik - 1

Një herë në muaj e vendosni dorëzën në pozitën e temperaturës maksimale për 24 orë (pavarësisht nëse pajisja gjithmonë punon në regjim) - shiko Shtojcën - I Temperatura maksimale e termostatit. Sigurohet higjiena më e madhe e ujit të ngrohtë.

Tesy BiLight 80 HS - Bojlerë (ngrohës të ujit) me komandim elektromekanik - 2

KUJDES: nëse modeli i bojlerit nuk disponon me dorëze për rregullim të termostatit, atëherë komandlimi për rregullim automatik të temperaturës t është implementuar fabrikisht - shiko Shtojcën I Akordimet e peraturës të vendosur fabrikisht.

Pozita e (Kursim i elektroenergjisë) – Në këtë regjim temperatura e ujit arrin deri në afro 60°C. Në këtë mënyrë po pakësohen humbjet energjetike.

3. Regjim kundër ngrirjes (fig.2).

Ky rregullim i aparatit mban temperatura e ujit që nuk lejon uji tek ai të ngrij.

Tesy BiLight 80 HS - Regjim kundër ngrirjes (fig.2). - 1

Furnizimi elektrik i aparatit duhet të ndezët dhe aparati duhet të ndezët. Valvula sigurie dhe tubacioni prej saj ndaj aparatit detyrimisht të sigurohen kundër ngrirjes.

Nëse për ndonjë shkak nevojitet se furnizimi i nevojshëm elektrik të ndërpritet, ka rrezik uji në ujëmbajtësin të ngrirët. Për këtë shkak ju këshillojmë në mungesë të gjatë (mbi një javë) të derdhni uji nga aparati.

4. Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet)

Aparati është pajisur me një vegël të veçant (termoshkyçës) për mbrojtje nga mbingrohja e ujit duke shkyçur ngrohësi nga rrjeti elektrik, kur temperatura arrin dimensione shumë të larta.

Tesy BiLight 80 HS - Mbrojtje me anë të temperaturës (e vlefshme për të gjitha modelet) - 1

Pas aktivimit kjo pajisje nuk vet-riparohet dhe aparati nuk do të punojë. Kërkoni servis të autorizuar për heqjen e problemit.

VII. MODELE ME SHKËMBYES NXEHTËSIE (SERPENTINA)

Ato janë pajisje me shkëmbyes termik dhe janë destinuar për lindje te sistemi i ngrohjes me temperaturën maksimale të termo-mbajtësit 80°C.

Menaxhimi i rrymës përmes shkëmbyesit termik është çështje e vendimit të instalimit konkret, ku zgjedhja e menaxhimit duhet të bëhet gjatë projektimit (për shembull: termostati i jashtëm i cili e mat temperaturën në ujëmbajtësin dhe i cili e menaxhon pompën e qarkullimit ose valvulin magnetik).

Bojlerët me shkëmbyes termik japin mundësi për ngrohjen e ujit siç vijon:

  1. përmes shkëmbyesit termik (serpentinës) – mënyra kryesore për ngrohjen e ujit,

  2. përmes ngrohësit të fuqishëm elektrik me menaxhim automatik, futur në pajisjen – përdoret kur ka nevojë nga ngrohja suplementare e ujit ose gjate renovimit të sistemit të shkëmbyesit termik (serpentinës). Lidhja me instalacionin elektrik dhe puna me pajisjen janë përshkruar në paragrafët e mëparshëm.

Montimi:

Përveç montimi i përshkruar më lartë, veçanarisht për këto modele, është e nevojshme shkëmbyesi i nxehtësisë të lidhet me instalimin e ngrohjes. Lidhja bëhet duke respektuar drejtimet e shigjetave nga fig. 1d÷ fig. 1f.

Karakteristika teknike (TAB. 5):

Sipërfaqja e serpentinës [m²] - S;

Volumi i serpentinës [l] - V;

Presioni pune i serpentinës [MPa] - P;

Temperatura maksimale e mbajtësit termik [°C] - Tmax.

Ju rekomandojmë të montoni rubinet mbylljeje në hyrjen dhe daljen e shkëmbyesit të nxehtësisë. Me mbylljen e rrymës së shkëmbimit termik nëpërmjet e rubinetit të poshtëm (mbyllës) do të evitoni qarkulimi i padëshirueshëm termik në periudhat kur përdorni vetëm ngrohësi elektrik.

Në rast demontimi i bojlerit tuaj, që është me shkëmbyes i nxehtësisë, është e nevojshme të mbyllni dhe të dy rubinetat.

Tek ujëmbajtësi ka zgavër të ngjitur me fillesën e brendshme 1/2" për montim të termostatit – shënuar me „TS". Në pakon e pajisjes ka predë të mesingut për termostatin, që duhet të shtrëngohet ndaj kësaj zgavre.

Tesy BiLight 80 HS - Karakteristika teknike (TAB. 5): - 1

Detyrimisht duhet të përdorni elemente dielektrike për lidhjen e shkëmbyesit termik ndaj instalimit me tubacione prej bakri.

Tesy BiLight 80 HS - Karakteristika teknike (TAB. 5): - 2

Për kufizim të korrozionit, në instilacionin duhet të përdorin tubacione me difuzionin e kufizuar të gazave.

VIII. MIRËBAJTJA PERIODIKE

Gjatë punës normale të bojlerit, nga ndikimi i temperaturës së lartë mbi sipërfaqja e ngrohësit mbetet gëlqere /gur kaldaje/. Ajo keqëson shkëmbimin e nxehtësis midis ngrohësi dhe uji. Temperatura mbi sipërfaqen e ngrohësit dhe në zonën reth tij rritet. Del një zhumë karakteristik /i ujit që valon/. Termorregullatori fillon të kontaktojë dhe të shkyçet më shpesh. është e mundshme veprim i "rremë" e mbrojtjes së temperaturës. Për shkak të kësaj prodhuesi i aparatit rekomandon profilaksi të bojlerit Tuaj në çdo dy vjet nga një qëndër e autorizuar ose një repart baze. Kjo profilaksi duhet të përfshij pastrim dhe kontroll të protektorit e anodës (tek bojlerët me veshje qelq-kermike), që në rast nevoje mund të ndrohet me një i ri.

Për ta pastruar aparatin përdorni pecetë të lagët. Mos përdorni mjete pastruese abrazive ose të cilat përmbajnë tretës. Mos hidhni ujë mbi aparatin.

Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që rrjedhin nga mosrespektimin e këtij instruksioni.

Tesy BiLight 80 HS - Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për të gjitha pasojat që rrjedhin nga mosrespektimin e këtij instruksioni. - 1

Udhëzime për mbrojtjen e mjedisit

Bojlerët e vjetër kanë materiale të çmueshme dhe prandaj ata nuk duhet të hidhen sëbashku me plehrat shtëpiake! Ju lutemi të kontriboni në mënyrë aktive për të mbrojtur mjedisin duke dorëzuar aparatin tek pikët blerëse të licenzuar (nëse ka të tillë).

UA

ВАЖЛИВІ ПРАВИЛА

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Tesy

Modeli : BiLight 80 HS

Kategori : Ndriçim