BEKO B3RGNE664ZDXB - Frigorifer

B3RGNE664ZDXB - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas B3RGNE664ZDXB BEKO në format PDF.

📄 112 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO B3RGNE664ZDXB - page 78
Shiko manualin : Français FR Nederlands NL Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth B3RGNE664ZDXB BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj B3RGNE664ZDXB - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. B3RGNE664ZDXB e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT B3RGNE664ZDXB BEKO

Lexoni këtë manual në fillim!

I nderuar klient

Lexoni këtë manual para se të përdorni produktin.

Ju falënderojmë që zgjodhët këtë produkt Beko. Dëshirojmë që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me teknologjinë më të përparuar. Për ta bërë këtë, para se ta përdorni këtë produkt lexoni me kujdes këtë manual dhe çdo dokument tjetër shoqërues dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen.

Kushtojuni vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdorimit. Në këtë mënyrë do të mbroni veten dhe produktin tuaj nga rreziqet që mund të ndodhin.

Ruajeni manualin e përdorimit. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual bashkë me pajisjen.

Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese:

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 1

Rrezik që mund të çojë në vdekje ose lëndim.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 2

Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme për përdorimin.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 3

Lexoni manualin e përdorimit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 4

Material i ndezshëm, paralajmërim për rrezik zjarri.

VINI RE Një rrezik që mund të shkaktojë dëme materiale ndaj produktit ose ambientit përreth

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 5

ENERG

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 6

SUPPLIER'S NAME

MODEL IDENTIFIER→(*)

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 7

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në këtë manual përdorimi janë përdorur simbolet vijuese: - 8

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit (*) që gjendet në etiketën e energjisë.

1 Udhëzimet për sigurinë 84

1.1 Qëllimi i përdorimit.... 84
1.2 Siguria e fëmijëve, personave të 84 cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake......

1.3 Siguria elektrike.... 85

1.4 Siguria gjatë manovrimit.... 86

1.5 Siguria gjatë montimit.... 86

1.6 Siguria gjatë funksionimit...... 89

1.7 Siguria për ruajtjen e ushqimeve.. 92

1.8 Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe 92 pastrimit....

1.9 Hedhja e produktit të vjetër...... 93

2 Udhëzimet për mjedisin 94

2.1 Përputhja me direktivën WEEE 94 dhe hedhja e produktit të përdorur....

3 Frigoriferi juaj.... 95

4 Montimi.... 96

4.1 Lidhja elektrike.... 97

5 Përgatitja 98

5.1 Çfarë të bëni për kursimin e 98 energjisë....

5.2 Përdorimi për herë të parë ..... 98

5.3 Klasa e klimës dhe përkufizimet .. 99

6 Vënia në punë e produktit.... 99

7 Paneli i kontrollit të produktit ..... 99

8 Përdorimi i Produktit 101

8.1 Ndërrimi i llambës së ndriçimit .... 101

8.2 101

8.3 Sinjalizimi për hapjen e derës..... 101

9 Karakteristikat e produktit...... 102

9.1 Zona e ruajtjes së akullit.... 102

9.2 Mbajtësja e vezëve.... 104

9.3 Koshi i perimeve.... 104

9.4 Teknologjia e koshit të perimeve . 104

9.5 Zona e ruajtjes së ftohtë për 104 produktet e bulmetit......

9.6 Koshi i perimeve me kontroll të 104 lagështisë....

9.7 Lidhja e ujit.... 105

10 Mirëmbajtja dhe pastrimi.... 110

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mirëmbajtja dhe pastrimi.... 110 - 1

1 Udhëzimet për sigurinë

  • Ky paragraf përfshin udhëzime për sigurinë të nevojshme për të parandaluar rrezikun e lëndimeve personale dhe të dëmeve materiale.
  • Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që mund të ndodhin nëse nuk respektohen këto udhëzime.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Udhëzimet për sigurinë - 1

Sigurohuni që veprimet e montimit dhe të riparimit të kryhen gjithmonë nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose një person që do të rekomandohet nga kompania importuese.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Udhëzimet për sigurinë - 2

Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe aksesorë origjinalë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Udhëzimet për sigurinë - 3

Mos riparoni dhe mos zëvendësoni asnjë përbërës të produktit nëse nuk është specifikuar qartë në manualin e përdorimit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Udhëzimet për sigurinë - 4

Mos bëni ndonjë modifikim në produkt.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Udhëzimet për sigurinë - 5

1.1 Qëllimi i përdorimit

  • Ky produkt nuk është i përshtatshëm për përdorim tregtar dhe nuk duhet të përdoret për një qëllim të ndryshëm nga qëllimi i synuar.
  • Ky produkt është planifikuar për përdorim në ambiente të brendshme, si p.sh. shtëpi ose ambiente të ngjashme.

Për shembull;

Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,

Në shtëpi në ferma,

Në njësi hotelesh, motelesh ose objekte të tjera pushimi që përdoren nga klientët,

Në hostele ose ambiente të ngjashme,

Në shërbimet e kateringut dhe përdorime të ngjashme jotregtare.

  • Ky produkt nuk duhet të përdoret në ambiente të jashtme të hapura ose të mbyllura, si p.sh. në anije, rulota, ballkone ose tarraca. Ekspozimi i produktit ndaj shiut, borës, dritës së diellit dhe erës mund të shkaktojë rrezik zjarri.

1.2 Siguria e fëmijëve,

personave të cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake

  • Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore apo me mungesë eksperience dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar

për përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt, si dhe për rreziqet e përfshira.

  • Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të nxjerrin ushqime nga produkti i ftohësit.
  • Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Fëmijët dhe kafshët shtëpiake nuk duhet të luajnë me produktin, të ngjiten mbi të ose të hyjnë në të.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveç rastit kur po i mbikëqyr dikush.
  • Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve. Rrezik lëndimi dhe mbytjeje.

Para se t'i hidhni produktet e vjetra që nuk do të përdoren më:

  1. Shkëputeni kordonin elektrik nga priza në mur.
  2. Priteni kabllon elektrike dhe hiqeni nga pajisja bashkë me spinën.
  3. Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga produkti për të parandaluar hyrjen e fëmijëve brenda në pajisje.
  4. Hiqni dyert.
  5. Vendoseni produktin në mënyrë që të mos rrëzohet.
  6. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin e hedhur.

  7. Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin. Rrezik shpërthimi.

  8. Nëse ka një kyç te dera e produktit, mbajeni çelësin larg fëmijëve.

1.3 Siguria elektrike

  • Produkti nuk duhet të vihet në prizë gjatë operacioneve të montimit, mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe transportit.
  • Nëse kablloja elektrike dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet vetëm nga shërbimi i autorizuar për të shmangur çdo rrezik që mund të ndodhë.
  • Mos e futni kabllon elektrike poshtë produktit ose në pjesën e pasme të produktit. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllon elektrike. Kablloja elektrike nuk duhet lakuar ose shtypur dhe nuk duhet të vihet në kontakt me ndonjë burim nxehtësie.
  • Mos përdorni një kordon zgjatues, me shumë priza ose një adaptor për përdorimin e produktit.
  • Pajisjet me shumë priza ose burimet elektrike portative mund të shkaktojnë mbinxehje dhe zjarr. Për këtë arsye, mos mbani burime elektrike

portative dhe me shumë priza prapa ose në afërsi të produktit.

  • Mos e vendosni kordonin elektrik të produktit në një prizë elektrike të dëmtuar ose të lirshme. Këto Iloje lidhjesh mund të nxehen shumë ose mund të shkaktojnë zjarr.
  • Spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, në instalimin elektrik duhet të ketë një mekanizëm që është në përputhje me legjislacionin për energjinë elektrike dhe që i shkëput të gjitha terminalet nga rrjeti elektrik (siguresë, automat, automat kryesor etj.)
  • Mos e prekni spinën me duar të lagura.
  • Kur e hiqni pajisjen nga priza, mos e kapni te kordoni elektrik, por te spina.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Siguria elektrike - 1

1.4 Siguria gjatë manovrimit

  • Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza para transportit të produktit.
  • Ky produkt është i rëndë, mos e manovroni vetëm. Nëse produkti ju bie sipër, kjo mund të shkaktojë lëndime. Mos e përplasni dhe mos e rrëzoni produktin gjatë transportit.

  • Mbyllni gjithmonë dyert dhe mos e mbani produktit nga dyert e tij gjatë transportit.

  • Tregoni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë manovrimit të produktit. Mos e përdorni produktin nëse tubat janë të dëmtuar dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Siguria gjatë manovrimit - 1

1.5 Siguria gjatë montimit

- Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për përdorim, shikoni informacionet në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse jo, telefononi një elektricist ose hidraulik të kualifikuar për të rregulluar lidhjet e rrjetit publik sipas nevojës. Mosrealizimi i kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, probleme me produktin ose lëndime.

  • Produkti është i projektuar për përdorim në zona 2000 metra nën nivelin e detit.
  • Kontrolloni për çdo dëmtim në produkt para montimit të tij. Mos e montoni produktin nëse është i dëmtuar.

  • Përdorni gjithmonë pajisje personale mbrojtëse (doreza etj. ( gjatë instalimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të produktit. Rrezik për lëndime!

  • Vendoseni produktin mbi një sipërfaqe të pastër, të fortë dhe në nivel dhe ekuilibrojeni me këmbët e rregullueshme (duke rrotulluar majtas ose djathtas këmbët e përparme). Në rast të kundërt, frigoriferi mund të përmbyset dhe të shkaktojë lëndime personale.
  • Produkti duhet të montohet në një ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani tapete, qilima ose mbulesa të ngjashme nën produkt. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri si rezultat i një ajrosjeje të papërshtatshme!
  • Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e ajrimit. Në rast të kundërt, konsumi i energjisë do të rritet dhe produkti yt mund të dëmtohet.
  • Kur të vendosni produktin, sigurohuni që kablloja e furnizimit të mos dëmtohet apo kapet.
  • Produkti nuk duhet të lidhet me sistemet e furnizimit si p.sh. furnizimi me energji diellore. Në rast të kundërt, produkti juaj mund të

dëmtohet për shkak të ndryshimeve të papritura të voltazhit!

- Sa më shumë lëng ftohës të ketë në një frigorifer, aq më e madhe duhet të jetë dhoma e montimit. Në dhoma shumë të vogla, në rast të një rrjedhjeje të gazit në sistemin e ftohjes mund të shfaqet një përzierje e djegshme e gazit me ajrin. Për çdo 8 gramë lëng ftohës kërkohet të paktën 1 m³ vëllim. Sasia e lëngut ftohës të disponueshëm në produktin tuaj është e specifikuar në etiketën e tipit të produktit.

- Vendi i instalimit të produktit nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të një burimi nxehtësie si p.sh. soba, radiatorë etj. Nëse nuk mund të shmangni montimin e produktit në afërsi të një burimi nxehtësie, përdorni një pllakë të përshtatshme izolimi dhe sigurohuni që distanca minimale me burimin e nxehtësisë të jetë siç specifikohet më poshtë:

- Të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si sobat, furrat, njësitë ngrohëse dhe kaloriferët etj.

- Dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.

- Produkti juaj ka klasën e mbrojtjes I.

- Vendoseni produktin në një prizë me tokëzim që është në përputhje me vlerat e voltazhit, rrymës elektrike dhe frekuencës të specifikuara në etiketën e tipit të produktit. Priza duhet të ketë një siguresë 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.

- Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i goditjeve elektrike dhe i lëndimeve personale!

- Mos e vendosni kordonin elektrik të produktit në priza të lirshme, të dala nga vendi, të thyera, të papastra, me vajra ose që janë në rrezik të kontaktit me ujin. Këto Iloje lidhjesh mund të shkaktojnë tejnxehje dhe zjarr.

- Vendosini kabllon elektrike dhe tubat e produktit (nëse ka) në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik për t'u penguar.

- Depërtimi i lagështisë dhe lëngjeve te pjesët që kanë elektricitet ose te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos e përdorni produktin në ambiente me lagështi ose në zona ku mund të ketë spërkatje uji (p.sh. garazhe, dhoma për larjen e rrobave etj.). Nëse frigoriferi laget me ujë, hiqeni nga priza dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

- Mos e lidhni asnjëherë frigoriferin me pajisje për kursimin e energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për produktin.

- Ekziston rreziku i kontaktit me pjesët elektrike kur hiqni kapakun e panelit elektronik dhe kapakun e pasmë të kompresorit (nëse ka). Mos e hiqni kapakun e panelit elektronik dhe kapakun e pasmë të kompresorit (nëse ka). Ekziston rreziku i goditjes elektrrike!

BEKO B3RGNE664ZDXB - Siguria gjatë montimit - 1

1.6 Siguria gjatë funksionimit

  • Mos përdorni asnjëherë hollues kimikë mbi produkt. Këto materiale përbëjnë rrezik shpërthimi.
  • Në rast defekti të produktit, hiqeni nga priza dhe mos e përdorni deri sa të riparohet nga shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
  • Mos vendosni një burim flakësh (p.sh. qirinj, cigare etj.) mbi produkt ose në afërsi të tij.
  • Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik rrëzimi dhe lëndimi personal!
  • Mos shkaktoni dëmtime të tubave të sistemit të ftohjes me mjete të mprehta ose shpuese. Lëngu ftohës që del në rast se shpohen tubat e gazit, tubat zgjatues ose veshjet e sipërme të sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe lëndime të syve.
  • Mos i vendosni dhe mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigoriferë/ngrirës përveçse kur këshillohet nga prodhuesi.
  • Mos kapni pjesë të duarve ose trupit me pjesët e lëvizshme brenda në produkt. Kini kujdes që të parandaloni kapjen e

gishtave mes frigoriferit dhe derës së tij. Kini kujdes gjatë hapjes ose mbylljes së derës nëse ka fëmijë përreth.

- Mos e futni në gojë akulloren, kubat e akullit ose ushqimet e ngrira menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik djegie nga akulli!

- Mos i prekni muret e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit ose ushqimet e vendosura brenda në të me duar të lagura. Rrezik djegie nga akulli!

- Mos vendosni kanaçe me pije me gaz ose kanaçe dhe shishe që kanë lëngje që mund të ngrijnë në ndarjen e ngrirësit. Kanaçet ose shishet mund të shpërthejnë. Rrezik lëndimi personal ose dëmtimi material!

- Mos përdorni ose vendosni materiale të ndjeshme ndaj temperaturës si spërkatës të djegshëm, objekte të djegshme, akull të thatë ose agjentë të tjerë kimikë në afërsi të frigoriferit. Rrezik zjarri dhe shpërthimi!

- Mos mbani materiale shpërthyese si kanaçe me presion me materiale të djegshme brenda në produkt.

  • Mos vendosni kanaçe të hapura me lëngje mbi produkt. Spërkatja e ujit në një pjesë elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
  • Ky produkt nuk është planifikuar për ruajtjen dhe ftohjen e barnave, plazmës së gjakut, preparateve laboratorike ose materialeve dhe produkteve të ngjashme që janë objekt i Direktivës për produktet mjekësore.
  • Nëse produkti përdoret ndryshe nga qëllimi i planifikuar, ai mund të shkaktojë përkeqësim ose dëmtim të produkteve të mbajtura në të.
  • Nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një dritë blu, mos e shikoni këtë dritë me pajisje optike. Mos shikoni drejtpërdrejt te drita LED ultravjollcë për një kohë të gjatë. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë sforcim të syrit.
  • Mos e mbushini produktin me më shumë përmbajtje nga sa është kapaciteti i tij. Mund të ndodhin dëmtime ose lëndime personale nëse artikujt në frigorifer bien kur hapni derën. Mund të ndodhin po ashtu probleme të ngjashme kur një objekt vendoset mbi produkt.

  • Sigurohuni që të largoni akullin ose ujin që mund të bjerë në dysheme për të parandaluar lëndimet personale.

  • Ndryshoni vendet e rafteve/rafteve të shisheve në derën e frigoriferit vetëm kur raftet janë bosh. Rrezik për lëndime!
  • Mos vendosni objekte që mund të bien/të përmbysen mbi produkt. Këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën dhe të shkaktojnë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale.
  • Mos goditni ose ushtroni shumë presion mbi sipërfaqet e xhamit. Xhami i thyer mund të shkaktojë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale.
  • Sistemi ftohës në produktin tuaj përmban lëng ftohës R600a. Lloji i lëngut ftohës të përdorur në produkt specifikohet në etiketën e tipit të produktit. Ky gaz është i djegshëm. Për këtë arsye, kini kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë përdorimit të produktit. Në rast të dëmtimit të tubave;

  • Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike,

  • Mbajeni produktin larg nga burimet e mundshme të zjarrit që mund të shkaktojnë zjarr në produkt.

  • Ajrosni zonën ku është vendosur produkti. Mos përdorni një ventilator.

  • Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

Nëse produkti dëmtohet dhe vini re rrjedhje gazi, qëndroni larg nga gazi. Gazi mund të shkaktojë djegie nëse bie në kontakt me lëkurën.

Para se t'i hidhni produktet e vjetra që nuk do të përdoren më:

  1. Shkëputeni kordonin elektrik nga priza në mur.
  2. Priteni kabllon elektrike dhe hiqeni nga pajisja bashkë me spinën.
  3. Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga produkti për të parandaluar hyrjen e fëmijëve brenda në pajisje.

  4. Hiqni dyert.

  5. Vendoseni produktin në mënyrë që të mos rrëzohet.

  6. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin e hedhur.

- Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin. Rrezik shpërthimi.

- Nëse ka një kyç te dera e produktit, mbajeni çelësin larg fëmijëve.

Për produktet me shpërndarës uji / Icematic

- Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje frutash,

qumësht, me pije me gaz, pije alkoolike ose lëngje të tjera të papërshtatshme për përdorim në shpërndarësin e ujit. Kjo mund të shkaktojë rrezik për shëndetin dhe sigurinë.

  • Mos lejoni që fëmijët të luajnë me shpërndarësin e ujit ose lcematic për të shmangur aksidentet dhe lëndimet.
  • Mos futni duart, gishtat ose objekte të tjera brenda vrimës së shpërndarësit të ujit, kanalit të akullit ose brenda kontejnerit të Icematic. Kjo mund të shkaktojë lëndime personale ose dëmtime materiale.
  • Duhen përdorur setet e tubave që janë dhënë bashkë me produktin. Mos përdorni setet e vjetra të tubave. Mos i zgjatoni tubat!
  • Gjithmonë lidheni produktin tuaj te hyrja e ujit të ftohtë. Mos e instaloni te hyrja e ujit të nxehtë. Presioni nga hyrja e ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 PSi (620 kPa - 6,2 bar). Nëse presioni i ujit tejkalon 80 PSi (550 kPa - 5,5 bar) )ose ka një efekt ndikues te uji, përdorni një valvul për kufizimin e presionit në sistemin e rrjetit kryesor.

Kërkoni ndihmë nga hidraulikët profesionistë nëse nuk dini si ta kontrolloni presionin e ujit.

  • Presioni i lartë mund të shkaktojë dëme te lidhja e tubave dhe mund të përbëjë rrezik përmbytjeje.
  • Merrni masat e duhura parandaluese kundër rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali funksional i temperaturës së ujit duhet të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F). Ekziston rrezik përmbytjeje nëse tubi është i plasaritur/i shpuar.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet me shpërndarës uji / Icematic - 1

1.7 Siguria për ruajtjen e ushqimeve

Tregoni kujdes për paralajmërimet e mëposhtme për të shmangur prishjen e ushqimeve:

  • Nëse i lini dyert të hapura për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës brenda produktit.
  • Pastroni rregullisht sistemin e aksesueshëm të shkarkimit që është në kontakt me ushqimet.
  • Pastroni depozitat e ujit që nuk janë përdorur për 48 orë dhe sistemet e ujit me furnizim nga rrjeti kryesor që nuk janë përdorur për më shumë se 5 ditë.

  • Ruajini produktet e pagatuara të mishit dhe të peshkut në ndarjet e duhura brenda produktit. Në këtë mënyrë, ato nuk shkaktojnë rrjedhje dhe nuk bien në kontakt me ushqimet e tjera.

- Ndarjet e ngrirësit me dy yje përdoren për ruajtjen e ushqimeve të ngrira paraprakisht, për përgatitjen dhe për ruajtjen e akullit dhe të akulloreve.

- Ndarjet me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.

- Nëse produkti i ftohjes lihet bosh për një kohë të gjatë, fikeni produktin, shkrijen, pastrojeni dhe thajeni produktin për të mbrojtur kasën e produktit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Siguria për ruajtjen e ushqimeve - 1

1.8 Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit

  • Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose të filloni të kryeni mirëmbajtjen.
  • Mos e tërhiqni produktin nga doreza e derës nëse duhet ta lëvizni produktin për të pastruar. Doreza mund të shkaktojë lëndime personale nëse e tërhiqni shumë fort.

  • Mos i vendosni duart etj. poshtë frigoriferit. Mund të ndodhin bllokime ose cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndime personale.

  • Mos e pastroni produktin duke spärkatur ujë ose duke hedhur ujë mbi produkt dhe brenda në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr.
  • Kur pastroni produktin, mos përdorni vegla të mprehta dhe gërryese ose agjentë pastrimi shtëpie, detergjente, gaz, benzinë, hollues, alkool, llak ose substanca të ngjashme. Përdorni substanca pastrimi dhe mirëmbajtjeje që nuk janë të dëmshme për ushqimet brenda në produkt.
  • Mos përdorni asnjëherë avull ose materiale pastrimi me avull për pastrimin e produktit dhe për shkrirjen e akullit brenda. Avulli bie në kontakt me zonat me elektricitet në frigorifer dhe shkakton qark të shkurtër ose goditje elektrike.
  • Për të shpejtuar procesin e shkrirjes mos përdorni mjete mekanike ose mjete të tjera përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Tregoni kujdes që të mos lejoni ujin te vrimat e ajrimit, qarqet elektrike ose dritat e produktit.

- Përdorni një pecetë të pastër dhe të thatë për të fshirë pluhurat ose materialet e huaja në kunjat e spinës. Mos përdorni një pecetë të njomë ose të lagur për pastrimin e spinës. Në rast të kundërt, mund të ketë rrezik për goditje elektrike ose zjarr.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit - 1

1.9 Hedhja e produktit të vjetër

Kur të hidhni produktin tuaj të vjetër, ndiqni udhëzimet më poshtë:

  • Për të parandaluar që fëmijët të mos kyçen aksidentalisht brenda në produkt, në rast se ka një kyç, çaktivizojeni atë.
  • Spërkatja e ftohësit është e dëmshme për sytë. Mos dëmtoni pjesët e sistemit të ftohjes gjatë hedhjes së produktit të vjetër.
  • Mund të jetë fatale nëse vaji i kompresorit gëlltitet ose nëse depërton në kanalin e frymëmarrjes.
  • Sistemi i ftohjes i produktit përfshin gaz R600a siç specifikohet në etiketën e llojit. Ky gaz është i djegshëm. Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin. Rrezik shpërthimi!

2 Udhëzimet për mjedisin

2.1 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit të përdorur

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit të përdorur - 1

Ky produkt është në përputhje me Direktivën evropiane WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura

(WEEE).

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së shërbimit. Pajisjet e përdorura duhet të kthehen te pika zyrare e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për t'i gjetur këto sisteme grumbullimi, kontaktoni me autoritetet lokale ose shitësin ku e keni blerë produktin. Çdo shtëpi ka një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Hedhja në mënyrën e

duhur e pajisjes së përdorur ndihmon në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Përputhja me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përputhja me direktivën RoHS - 1

Informacionet për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Informacionet për paketimin - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 16 15 14 13 12 11 8 9 10

1 Ndarja e ngrirësit 2 Ndarja e ftohësit
3 Ventilatori 4 Raftet prej xhami të ndarjes së

ftohësit

5 Mbajtësja e vezëve 6 *Rafti i shisheve
7 *Raftet e derës së ndarjes së ftohësit 8 *Koshi i bulmetit (ruajtja e ftohtë)
9 *Rafti i shisheve 10 *Ndarjet e perimeve

11 Ndarjet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
12 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit
13 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit 14 Ndarjet e ruajtjes së ushqimeve të ngrira dhe rafti i xhamit
15 *Aparati i akullit 16 *Raftet e derës së ndarjes së ngrirësit

*Opsional: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin tuaj.

Nëse produkti juaj nuk i përfshin pjesët përkatëse, informacionet kanë lidhje me modele të tjera.

4 Montimi

Vendi i duhur për montimin

BEKO B3RGNE664ZDXB - Vendi i duhur për montimin - 1

Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet për sigurinë"!

Produkti juaj kërkon një qarkullim të përshtatshëm të ajrit për të funksionuar me efikasitet. Nëse produkti do të vendoset në një vend të futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë mes produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. Kontrolloni nëse elementi mbrojtës i pasmë për distancën me murin është i pranishëm në vendin përkatës (nëse është i përfshirë me produktin). Nëse elementi nuk është i disponueshëm ose nëse ka humbur apo ka rënë, vendoseni produktin në mënyrë që të lini të paktën 5 cm hapësirë mes sipërfaqes së pasme të produktit dhe murit të dhomës. Hapësira në pjesën e pasme është e rëndësishme për një funksionim efikas të produktit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Vendi i duhur për montimin - 2

Mos përdorni zgjatues ose priza të shumëfishta në lidhjen elektrike.

Montimi i kunjave plastike

Përdorni kunjat plastike të përfshira me produktin për të siguruar një hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit.

- Hiqni vidat në produkt dhe montoni vidat e përfshira me kunjat.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Montimi i kunjave plastike - 1

Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo dëmtim të kryer nga punët e kryera nga persona të paautorizuar.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Montimi i kunjave plastike - 2

Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Mosrespektimi i kësaj mund të shkaktojë vdekje ose lëndime të rënda!

BEKO B3RGNE664ZDXB - Montimi i kunjave plastike - 3

Nëse hapësira e derës është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën dhe kthejeni produktin në anë; nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

  • Vendoseni produktin në një sipërfaqe të rrafshët për të shmangur dridhjet.
  • Vendoseni produktin të paktën 30 cm larg nga ngrohësi, soba ose burime të ngjashme të nxehtësisë dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
  • Mos e ekspozoni produktin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe mos e mbani në ambiente me lagështi.

- Vendosni 2 kunja plastike në kapakun e ventilimit sîç tregohet në figurë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Montimi i kunjave plastike - 4

Rregullimi i këmbëve

Nëse produkti nuk është në një pozicion të ekuilibruar, mund ta rregulloni ekuilibrin e produktit duke rrotulluar këmbët përpara djathtas ose majtas.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Rregullimi i këmbëve - 1

Për t'i përshtatur dyert vertikalisht, Lironi vidën fiksuese që ndodhet poshtë. Rrotulloni bulonin përshtatës drejt pozicionit (në drejtim orar/antiorar) të derës. Shtrëngoni bulonin fiksues për të fiksuar pozicionin.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Rregullimi i këmbëve - 2

text_image Buloni fiksues Buloni fiksues

Për t'i përshtatur dyert horizontalisht, Lironi vidën fiksuese që ndodhet poshtë. Lironi vidën fiksuese që ndodhet sipër. Rrotulloni bulonin përshtatës në anë drejt

pozicionit (në drejtim orar/antiorar) të derës. Për të fiksuar pozicionin, shtrëngoni bulonin fiksues sipër. Shtrëngoni bulonin fiksues që ndodhet poshtë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Rregullimi i këmbëve - 3

text_image Buloni fiksues Dadoja përshtatëse Buloni fiksues Buloni përshtatës

4.1 Lidhja elektrike

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM: Mos përdorni zgjatues ose priza të shumëfishta në lidhjen elektrike.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja elektrike - 2

PARALAJMËRIM: Kablloja e dëmtuar elektrike duhet të zëvendësohet nga Shërbimi i autorizuar.

  • Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi pa lidhjen e tokëzimit dhe pa lidhjen elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare.
  • Spina e kordonit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja elektrike - 3

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë!

Faqet anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba me lëng ftohës për përmirësimin e sistemit të ftohjes. Në këto sipërfaqe mund të qarkullojë lëng me presion të lartë që shkakton nxehtësi në faqet anësore. Kjo është normale dhe nuk kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim. Kini kujdes kur prekni këto zona.

5 Përgatitja

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përgatitja - 1

Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet për sigurinë"!

5.1 Çfarë të bëni për kursimin e energjisë

BEKO B3RGNE664ZDXB - Çfarë të bëni për kursimin e energjisë - 1

Lidhja e produktit me sistemet elektronike të kursimit të energjisë është e dëmshme, pasi kjo mund të dëmtojë produktin.

  • Kjo pajisje ftohëse nuk është projektuar që të përdoret si pajisje inkaso.
  • Mos i mbani dyert e frigoriferit të hapura për periudha të gjata.
  • Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në frigorifer.
  • Mos e mbushni shumë frigoriferin; blokimi i rrjedhës së brendshme të ajrit do të ulë kapacitetin e ftohjes.
  • Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht nuk depërton drejtpërdrejt në produktin tuaj kur dyert nuk hapen, produkti përshtatet sa më mirë për të arritur kushte të tilla që janë të mjaftueshme për të mbrojtur ushqimin. Në rrethana të tilla, funksionet dhe pjesët përbërëse si kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj. do të funksionojnë sipas nevojave duke konsumuar nivelin minimal të energjisë.
  • Në rast se ka disa opzione, raftet prej xhami duhen vendosur në mënyrë që daljet e ajrit në murin e pasmë të mos bllokohen dhe, mundësisht, në një mënyrë që daljet e ajrit të mbeten nën

raftin prej xhami. Ky kombinim mund të ndihmojë në përmirësimin e shpërndarjes së ajrit dhe të efikasitetit të energjisë.
- Rekomandohet shumë përdorimi i sirtarit të mëposhtëm për ruajtjen e artikujve.
- Ushqimet duhet të ruhen me anë të sirtarëve në ndarjen e ftohësit për të siguruar kursimin e energjisë dhe për të mbrojtur ushqimet në kushte më të mira.

5.2 Përdorimi për herë të parë

Para se ta përdorni frigoriferin, sigurohuni që të bëni përgatitjet e duhura në përputhje me udhëzimet në pjesët "Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin" dhe "Montimi".

  • Mbajeni produktin në punë pa vendosur ushqime në të për 6 orë dhe mos e hapni derën, nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
  • Ndryshimi i temperaturës i shkaktuar nga hapja dhe mbyllja e derës gjatë përdorimit të produktit normalisht mund të sjellë kondensim në raftet e derës/ trupit dhe tek enët prej qelqi të vendosura në produkt.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përdorimi për herë të parë - 1

Kur të aktivizohet kompresori do të dëgjoni një zhurmë. Êshtë normale që produkti të bëjë zhurmë edhe nëse kompresori nuk është në punë pasi lëngjet dhe gazi mund të ngjishen në sistemin e ftohjes.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përdorimi për herë të parë - 2

Eështë normale që anët e përparme të frigoriferit të jenë të ngrohta. Këto zona janë të projektuara që të ngrohen për të parandaluar kondensimin.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Përdorimi për herë të parë - 3

Në disa modele, paneli i treguesve fiket automatikisht 1 minutë pas mbylljes së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shtypet një buton.

5.3 Klasa e klimës dhe përkufizimet

Referojuni klasës së klimës në tabelën e vlerave nominale të pajisjes suaj. Një nga informacionet e mëposhtme zbatohet për pajisjen tuaj sipas klasës së klimës.

6 Vënia në punë e produktit

BEKO B3RGNE664ZDXB - Vënia në punë e produktit - 1

Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet për sigurinë"!

  • Për të shpejtuar procesin e shkrirjes mos përdorni mjete mekanike ose mjete të tjera përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
  • Mos përdorni pjesë të frigoriferit siç janë dera ose sirtarët si mbështetëse ose si shkallë. Kjo mund të bëjë që produkti të bjerë ose pjesët e tij të dëmtohen.
  • Produkti duhet të përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve.
  • Mbylleni valvulën e ujit nëse do të jeni larg shtëpisë (p.sh. me pushime) dhe nuk do ta përdorni Icematic ose

7 Paneli i kontrollit të produktit

BEKO B3RGNE664ZDXB - Paneli i kontrollit të produktit - 1

Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet për sigurinë".

  • SN: Klimë mesatare afatgjatë: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 10°C deri në 32°C.
  • N: Klimë mesatare: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 32°C.
  • ST: Klimë subtropikale: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 38°C.
    • T: Klimë tropikale: Kjo pajisje ftohëse është projektuar për përdorim në temperatura ambienti nga 16°C deri në 43°C.

shpërndarësin e ujit për një periudhë të gjatë kohore. Në rast të kundërt mund të ketë rrjedhje uji.

Heqja e produktit nga priza

  • Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, hiqeni produktin nga priza.
  • Hiqni ushqimet për të shmangur erërat e këqija,
  • Prisni që akulli të shkrijë, pastroni pjesën e brendshme dhe lëreni të thahet, lërini dyert të hapura për të shmangur dëmtimin e pjesëve të brendshme plastike të trupit të pajisjes.

*Opsionale: Funksionet e paraqitura janë opsonale, mund të ketë ndryshime në formë dhe vendndodhje për funksionet që gjenden në panelin tregues të pajisjes suaj. Funksionet zanore dhe pamore të panelit të treguesve do t'ju ndihmojnë në përdorimin e frigoriferit tuaj.

Butoni i ngrirjes së shpejtë

BEKO B3RGNE664ZDXB - Butoni i ngrirjes së shpejtë - 1

Kur shtypet butoni i ngrirjes së shpejtë, ndriçohet drita LED te butoni dhe funksioni i ngrirjes së shpejtë aktivizohet.

Temperatura e ndarjes së ngrirësit caktohet në -27 gradë celsius. Shtypni përsëri butonin për ta anuluar funksionin.

Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht. Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë para se të vendosni ushqimet në ndarjen e ngrirësit.

Butoni i aktivizimit/çaktivizimit të Icematic

Shtypja e këtij butoni për 3 sekonda aktivizon procesin e prodhimit të akullit dhe drita LED te butoni do të ndizet. Shtypja e butonit përsëri për 3 sekonda anulon procesin e krijimit të akullit dhe kubat e akullit që janë krijuar më parë mund të përdoren edhe nëse funksioni është anuluar.

Treguesi i statusit të gabimit

BEKO B3RGNE664ZDXB - Treguesi i statusit të gabimit - 1

Ky tregues duhet të jetë aktiv kur frigoriferi nuk mund të kryejë ftohje siç duhet ose në rast të ndonjë gabimi të sensorit. Në treguesin e temperaturës së ndarjes së ngrirësit do të shfaqet simboli "E" dhe në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit duhet të shfaqen shifra të tilla si 1,2,3...

Këto shifra i japin informacione shërbimit të autorizuar për gabimin që ka ndodhur. Mund të shfaqet pikëçuditja kur vendosni ushqim të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit ose e mbani derën hapur për një periudhë të gjatë. Ky nuk është defekt, ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose kur shtypet çfarëdo butoni.

Butoni i funksionit joaktiv (të pushimeve) të ndarjes së ftohësit

Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni butonin për 3 sekonda. Modaliteti i pushimeve do të aktivizohet dhe do të ndizet drita LED në buton. Simboli “--” do të shfaqet në treguesin e

temperaturës së ndarjes së ftohësit dhe ndarja e ftohësit nuk e kryen në mënyrë aktive ftohjen. Nuk duhet të mbani ushqime në ndarjen e ftohësit kur ky funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera vazhdojnë të ftohin sipas temperaturave të caktuara më parë. Mbani të shtypur këtë buton për 3 sekonda për të anuluar këtë funksion.

Butoni i ftohjes së shpejtë

BEKO B3RGNE664ZDXB - Butoni i ftohjes së shpejtë - 1

Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë, do të ndriçohet drita LED te butoni dhe funksioni i ftohjes së shpejtë do të aktivizohet. Temperatura e ndarjes së ftohësit caktohet në 1 gradë celsius. Shtypni përsëri butonin për ta anuluar funksionin. Funksioni i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht kur të kryhet procesi i ftohjes.

Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes së ftohësit □

Lejon caktimin e temperaturës për ndarjen e ftohësit. Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e ndarjes së ftohësit të mund të caktohet në 8,7,6,5,4,3,2 dhe 1 gradë celsius.

Butoni i modulit të aromatizuesit

BEKO B3RGNE664ZDXB - Butoni i modulit të aromatizuesit - 1

Shtypni këtë buton për 3 sekonda për të aktivizuar/çaktivizuar veçorinë e aromatizuesit. Kur veçoria e aromatizuesit është aktive, do të ndizet drita LED në butonin përkatës. Kur veçoria është aktive, moduli i aromatizuesit do të punojë në mënyrë periodike.

Butoni i paralajmërimit për ndërimin e filtrit ① _3

Filtri i hyrjes së ujit në frigorifer duhet të zëvendësohet në intervale të rregullta. Frigoriferi juaj e llogarit automatikisht këtë kohë. Kur jetëgjatësia e filtrit ka skaduar, drita LED në butonin paralajmërues të ndërrimit të filtrit do të ndizet. Pas ndërrimit të filtrit, mbani të shtypur butonin për 3 sekonda për ta çaktivizuar dritën LED të paralajmërimit për ndërrimin e filtrit.

Butoni i zgjedhjes së ujit, kubave të

akullit, akullit të shtypur

BEKO B3RGNE664ZDXB - akullit, akullit të shtypur - 1

Ky buton ju lejon të ndërroni mes zgjedhjeve të ujit, kubave të akullit dhe akullit të shtypur. Kur të aktivizoni funksionin, drita në buton do të mbetet e ndezur.

Butoni i lidhjes pa tel

BEKO B3RGNE664ZDXB - Butoni i lidhjes pa tel - 1

Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz.

Kur butoni shtypet për 3 sekonda, drita LED në buton pulson ngadalë (me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë mënyrë në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.

Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, drita LED në buton ndriçon përgjithmonë.

Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht këtë buton. Drita LED në buton do të pulsojë shpejt (me intervale prej 0,2

sekondash) derisa pajisja juaj të lidhet. Kur lidhja është aktive, drita LED do të qëndrojë e ndezur.

Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë të gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në manualin e përdorimit.

Për lidhjen pa tel do të përdoret aplikacioni HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në aplikacion gjatë instalimit. Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.

Vizitoni adresën https://www.homewhiz.com/për informacione të detajuara.

Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit □

Përcaktimi i temperaturës bëhet për ndarjen e ngrirësit Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e ndarjes së ngrirësit të mund të caktohet në -16,-17,-18,-19,-20,-21,-22 gradë celsius.

8 Përdorimi i Produktit

8.1 Ndërrimi i llambës së ndriçimit

Telefononi shërbimin e autorizuar kur do të ndërroni llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin në frigoriferin tuaj.

Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk mund të përdoret për ndriçimin e shtëpisë. Qëllimi i përdorimit të kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer / ngrirës në mënyrë të sigurt dhe me lehtësi.

8.2

8.3 Sinjalizimi për hapjen e derës

Sistemi i sinjalizimit për hapjen e derës në frigoriferin tuaj mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Versioni 1;

Nëse dera e produktit qëndron e hapur për një kohë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek), do të dëgjohet një sinjal

paralajmërues zanor; në varësi të modelit të produktit, mund të shfaqet po ashtu një sinjal paralajmërues vizual (dritë e papritur). Nëse e mbyllni derën e pajisjes ose shtypni një buton në ekranin e pajisjes (një nga këto), tingulli paralajmërues do të ndalojë.

Versioni 2;

Nëse dera e pajisjes qëndron e hapur për një periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek), do të dëgjoni sinjalizimin për hapjen e derës. Sinjalizimi për hapjen e derës bie gradualisht. Në fillim, fillon të dëgjohet një paralajmërim zanor. Pas 4 minutash, nëse dera nuk është mbyllur akoma, do të aktivizohet një paralajmërim vizual (dritë e papritur). Sinjalizimi për hapjen e derës do të vonohet për një periudhë të caktuar (nga 60 sek deri në 120 sek) kur të shtypet një buton i çfarëdoshëm në ekranin e produktit. Më pas procesi do

të fillojë përsëri. Kur dera e pajisjes të mbyllet, sinjalizimi për hapjen e derës do të anulohet.

9 Karakteristikat e produktit

9.1 Zona e ruajtjes së akullit

Marrja e akullit/ujit

Zgjidhni opsionin përkatës duke përdorur ekranin për të marrë ujë (√) kuba akulli (√) akull të shtypur (). Shtyni përpara aktivizuesin në shpërndarësin e ujit për të marrë ujë/akull. Kur kaloni mes opsioneve për kuba akulli (√) akull të shtypur (), 📁 në herët e para mund të dalë akulli i mbetur nga zgjedhja e mëparshme.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Marrja e akullit/ujit - 1

  • Për të marrë akull nga shpërndarësi i akullit/ujit për herë të parë, duhet të prisni përafërsisht 12 orë. Në rast se nuk ka akull të mjaftueshëm në kontejnerin e akullit, nuk mund të merrni akull nga shpërndarësi.
  • Mos i konsumoni kubat e akullit (3-4 litra) pas përdorimit për herë të parë.
  • Nëse ka ndërprerje energjie ose mosfunksionim të përkohshëm gjatë përdorimit të produktit, akulli mund të shkrijë pak dhe të ngrijë përsëri. Në këtë rast, copat e akullit mund të ngjiten me njëra-tjetrën. Në rast se vazhdon ndërprerja e energjisë elektrike ose mosfunksionimi i pajisjes, akulli mund të shkrijë dhe të shkaktojë rrjedhje uji. Kur

ka një problem të tillë, pastrojeni kontejnerin e akullit duke e derdhur akullin e mbetur në kontejnerin e akullit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Marrja e akullit/ujit - 2

PARALAJMËRIM

Sistemi i ujit të produktit duhet të lidhet vetëm me linjën e ujit të ftohtë. Nuk duhet të lidhet me linjën e ujit të nxehtë.

  • Gjatë përdorimit të produktit për herë të parë nuk duhet të merret ujë. Kjo është për shkak se ka ajër në sistem. Duhet të nxirrni ajrin në sistem. Për këtë qëllim, shtypni aktivizuesin e shpërndarësit për 1-2 minuta derisa të dalë ujë nga shpërndarësi i ujit. Në fillim, rrjedha e ujit mund të jetë e çrregullt. Rrjedha e ujit do të kthehet në normale pasi të dalë ajri nga sistemi.
  • Kur filtri përdoret për herë të parë, mund të dalë pak ujë i turbullt. 10 gotat e para të ujit nuk duhen konsumuar.
  • Kur produkti përgatitet për herë të parë, duhet të kalojnë rreth 12 orë që uji të ftohet.
  • Sistemi i ujit të produktit është projektuar në atë mënyrë që mund të funksionojë vetëm me ujë të pastër. Mos përdorni asnjë pije tjetër përveç ujit.
  • Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë për arsye të pushimeve etj., ju rekomandojmë ta anuloni lidhjen e ujit. Kur shpërndarësi i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, 1-2 gotat e para të ujit mund të dalin ta ngrohta.

Tabakaja e derdhjes

Uji që pikon nga shpërndarësi i ujit grumbullohet në tabakanë e derdhjes, nuk ka një dalje uji. Mund ta hiqni tabakanë e derdhjes duke e tërhequr drejt vetes ose duke shtypur buzën e saj. Në këtë mënyrë mund ta pastroni ujin nga tabakaja e derdhjes.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Tabakaja e derdhjes - 1

Aparati i akullit është në pjesën e sipërme të trupit të ngrirësit.

Duke kapur dorezën nën pjesën e përparme, tërhiqeni koshin e ruajtjes së akullit drejt vetes për ta hequr.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Tabakaja e derdhjes - 2

Për të hequr koshin e ruajtjes së akullit

Kapni dorezën në fund të koshit dhe tërhiqeni drejt vetes.

Për të riinstaluar koshin e ruajtjes së akullit

Vendoseni koshin në fole dhe shtyjeni prapa duke e mbajtur paralelisht me tokën. Sigurohuni që të mos lihet asnjë hapësirë midis koshit dhe ndarjes së prodhuesit të akullit.

Në rast se nuk mund t'i merrni të gjithë kubat e prodhuar të akullit

Kubat e akullit që mbeten në koshin e magazinimit për një kohë të gjatë mund të ngjiten së bashku dhe të formojnë blloqe të mëdha akulli. Në këtë rast, hiqni koshin e ruajtjes së akullit siç përshkruhet në manual, ndani kubat e akullit, hiqni ato që nuk mund të ndahen nga koshi dhe vendosini kubat e mbetur përsëri në kosh.

Nëse problemi vazhdon, kontrolloni kanalin e akullit dhe pastrojeni nëse është i bllokuar.

Kur përdorni aparatin e akullit për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë

Kubat e akullit mund të bëhen më të vogla për shkak të ajrit të mbetur në sistemin e ujit. Ajri do të shkarkohet automatikisht pasi të përdoret për ca kohë.

Mos i përdorni kubat e akullit të prodhuar në ditën e parë në mënyrë që të mund të freskoni të gjithë ujin e mbetur në sistem.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Kur përdorni aparatin e akullit për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë - 1

PARALAJMËRIM

Mos e futni dorën ose ndonjë objekt tjetër në kanalin e akullit dhe tehet e shtypjes së akullit gjatë kohës që frigoriferi është në punë. Mos lejoni fëmijët të varen në aparatin e akullit, koshin e ruajtjes së akullit ose shpërndarësin e ujit/akullit.

Kapeni fort koshin e akullit me të dyja duart në mënyrë që të mos bjerë.

Kur mbyllni shpejt derën e pajisjes suaj, uji në prodhuesin e akullit mund të derdhet në koshin e ruajtjes së akullit.

Mos e çmontoni koshin e ruajtjes së akullit nëse nuk është e nevojshme.

Në rast bllokimi (nga pajisja nuk bie akull) kur merrni akull të shtypur, provoni të merrni kuba akulli.

Pastaj mund të riprovoni të merrni akull të shtypur.

Kur merrni akull të shtypur, pajisja mund të prodhojë në fillim kuba akulli. Ešhtë e mundur që pajisja të prodhojë kuba akulli kur merrni akull të shtypur.

Dera e ngrirësit të aparatit të akullit mund të mbulohet nga një shtresë e hollë akulli dhe një shtresë mbulese.

Kjo është normale dhe ju rekomandojmë ta pastroni menjëherë.

Pas ca kohësh, uji mund të mbushë rrjetën që është në fund të shpërndarësit të ujit. Ju rekomandojmë që të hiqni rregullisht ujin në rrjetë.

Eështë normale të dëgjoni tinguj kur kubat e akullit bien nga koshi i depozitimit të akullit. Kjo nuk do të thotë se ka mosfunksionim.

Mekanizmi i tehut të koshit të akullit është i mprehtë dhe mund të dëmtojë dorën tuaj. Nëse kubat e akullit nuk lëshohen nga shpërndarësi i akullit, kjo do të thotë se kubat e akullit mund të jenë ngjitur. Duhet të pastroni koshin për të vazhduar marrjen e kubave të akullit.

Kur shtypet aktivizuesi për të marrë akull (treguesi etj.), lloji i akullit nuk mund të ndryshohet. Duhet të lëshoni aktivizuesin (treguesi etj.), të ndryshoni llojin e akullit dhe të merrni përsëri akull. Për këtë qëllim, mund të merrni përsëri akull pasi të ndryshoni llojin e akullit në tregues.

9.2 Mbajtësja e vezëve

Mund ta vendosni mbajtësen e vezëve në derë ose në raftin e trupit që dëshironi.

Nëse mbajtësja e vezëve do të vendoset në raftin e trupit, ju rekomandojmë të zgjidhni raftet më të ulëta dhe më të ftohta.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mbajtësja e vezëve - 1

Asnjëherë mos e vendosni mbajtësrn e vezëve në ndarjen e ngrirësit

9.3 Koshi i perimeve

Koshi i perimeve i frigoriferit është projektuar për t'i mbajtur perimet të freskëta, duke ruajtur lagështinë e tyre. Për këtë qëllim, qarkullimi i përgjithshëm i ajrit të ftohtë është më i lartë në koshin e perimeve. Mbajini frutat dhe perimet në këtë ndarje. Mbajini të ndara perimet jeshile dhe frutat për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.

9.4 Teknologjia e koshit të perimeve

Drita blu

Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me një dritë blu vazhdojnë fotosintezën nëpërmjet efektit të gjatësisë së valëve të dritës blu dhe ruajnë kështu përmbajtjen e vitaminave.

HarvestFresh

Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me teknologjinë HarvestFresh i ruajnë vitaminat për një kohë më të gjatë falë dritave blu, jeshile dhe të kuqe dhe cikleve të errësirës, të cilat simulojnë ciklin e një dite.

Kur dera e frigoriferit hapet gjatë periudhës së errësirës të teknologjisë HarvestFresh, frigoriferi do ta ndiejë këtë automatikisht dhe do ta ndriçojë koshin përkatësisht me një nga dritat blu, jeshile ose të kuqe për lehtësinë tuaj. Pasi ta keni mbyllur derën e frigoriferit, periudha e errësirës do të vazhdojë duke përfaqësuar kohën e natës në ciklin e një dite.

9.5 Zona e ruajtjes së ftohtë për produktet e bulmetit

Rafti i ruajtjes së ftohtë

Rafti i ruajtjes së ftohtë mund të arrijë temperatura më të ulëta në ndarjen më të ftohtë. Përdorni këtë raft për produkte delikate (sallam, suxhukë etj.) dhe produkte bulmeti që kërkojnë kushte më të ftohta për ruajtjen, ose për mishin, mishin e pulës ose peshkun që do të konsumohet shpejt. Nuk është e përshtatshme të ruani fruta dhe perime në këtë sirtar.

9.6 Koshi i perimeve me kontroll të lagështisë

Everfresh

Me veçorinë e koshit të perimeve me kontroll të lagështisë, lagështia e perimeve dhe frutave mbahet nën kontroll dhe ushqimet mbahen të freskëta për një periudhë më të gjatë kohore.

Ne ju rekomandojmë që t'i vendosni perimet me gjethe, si marule, spinaq dhe perime të ngjashme që janë të ndjeshme ndaj humbjes së lagështirës në koshin e perimeve, jo drejt mbi rrënjët e tyre, por sa më horizontalisht të jetë e mundur.

Kur vendosni perimet, vendosni perimet e forta dhe të rënda në fund dhe perimet e buta dhe të lehta sipër, duke pasur parasysh peshat specifike të perimeve.

Kurrë mos i lini perimet në qese plastike brenda koshit të perimeve. Nëse i lini në qese plastike, kjo bën që perimet të kalben për një kohë të shkurtër.

Në rastet kur nuk preferoni kontaktin me perimet e tjera, përdorni materiale paketimi, si letër, e cila ka njëfarë niveli

depërtueshmërie për sa i përket higjienës.

Mos i vendosni frutat që prodhojnë shumë gaz etilen, si dardhat, kajsitë, pjeshkat dhe sidomos mollët, në të njëjtin kosh me perimet dhe frutat e tjera. Gazi i etilenit që del nga këto fruta mund të bëjë që perimet dhe frutat e tjera të pigen më shpejt dhe të kalben në një periudhë më të shkurtër.

9.7 Lidhja e ujit

(Kjo veçori është opsonale)

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e ujit - 1

PARALAJMËRIM

Produkti dhe pompa e ujit, nëse ka, duhet të hiqen nga priza gjatë lidhjes.

Lidhjet e rrjetit, filtrit dhe shishes së produktit tuaj duhet të bëhen nga një qendër shërbimi e autorizuar.

Në varësi të modelit, ju mund ta lidhni produktin tuaj me një shishe ose direkt me rrjetin e ujit. Për të bërë këtë lidhje, fillimisht duhet të lidhni zorrën e ujit me produktin.

Në varësi të modelit të produktit tuaj, kontrolloni nëse pjesët e mëposhtme janë të përfshira me produktin:

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 1

  1. Bashkuesi (1 copë): Përdoret për të lidhur tubin e ujit me pjesën e pasme të produktit.
  2. Fasheta e tubit (3 copë): Përdoren për të fiksuar tubin e ujit në mur.
  3. Tubi i ujit (1 copë, 5 metra, diametri 1/4 inç): Përdoret për lidhjet e ujit.
  4. Përshtatësi i rubinetit (1 copë): Përdoret për lidhjen e linjës së ujit të ftohtë me filtër poroz.
  5. Filtri i ujit (1 copë *opsional): Përdoret për të lidhur ujin e rrjetit kryesor me produktin. Nëse ka një lidhje me shishe; nuk ka nevojë të përdorni një filtër uji.

Lidhja e tubit të ujit me produktin

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të lidhur tubin e ujit me produktin.

  1. Hiqeni elementin fiksues nga përshtatësi i skajit të tubit të bashkangjitur në pjesën e pasme të produktit dhe filetojeni elementin fiksues në tubin e ujit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 1

  1. Lidheni tubin e ujit me përshtatësin e skajit të zorrës duke e shtypur fort poshtë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 2

  1. Sigurojeni bashkuesin në përshtatësin e skajit të zorrës duke e shtrënguar me dorë. Mund ta shtrëngoni bashkuesin me një çelës për tuba ose një palë pinca.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 3

(Kjo veçori është opsonale)

Nëse do ta përdorni produktin duke e lidhur me linjën e ujit të ftohtë, duhet të instaloni një element fiksues standard valvulash 1/2" në rrjetin e ujit të ftohtë në shtëpinë tuaj.

Nëse ky element fiksues nuk është i disponueshëm dhe nuk jeni të sigurt, konsultohuni me një hidraulik të kualifikuar.

  1. Shkëputni bashkuesin nga përshtatësi i rubinetit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 4

  1. Lidheni përshtatësin e rubinetit me valvulën e rrjetit kryesor.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 5

  1. Filetojeni bashkuesin në përshtatësin e rubinetit dhe shtrëngojeni me dorë/vegla.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 6

  1. Siguroni tubin e ujit në vende të përshtatshme me kapëset e ofruara për të parandaluar dëmtimet, rrëshqitjet ose zhvendosjet aksidentale.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Lidhja e tubit të ujit me produktin - 7

Pasi ta hapni rubinetin, sigurohuni që të mos ketë rrjedhje uji në asnjë skaj të tubit të ujit. Në rast rrjedhjeje, mbylleni menjëherë valvulën dhe shtrëngoni të gjitha lidhjet me një çelës tubash ose një palë pinca.

Për produktet që do të përdoren me shishe;

(Kjo veçori është opsonale)

Për të lidhur ujin e shishes me produktin, kërkohet pompa e ujit e rekomanduar nga servisi i autorizuar.

Për të lidhur ujin e shishes me produktin, kërkohet pompa e ujit e rekomanduar nga servisi i autorizuar.

  1. Pas lidhjes së një skaji të tubit të ujit të përfshirë nga pompa te produkti, ndiqni udhëzimet më poshtë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 1

  1. Kryeni lidhjen duke shtypur skajin tjetër të tubit të ujit në hyrjen e tubit të ujit të pompës.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 2

  1. Siguroni tubin e pompës duke e vendosur në shishe.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 3

  1. Pasi të keni përfunduar lidhjen, vendoseni pompën në prizë dhe ndizni pompën.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 4

Pas ndezjes së pompës, prisni 2-3 minuta që ajo të arrijë efikasitetin e dëshiruar.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 5

Referojuni manualit të udhëzimeve të pompës kur kryeni lidhjen e ujit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Për produktet që do të përdoren me shishe; - 6

Nëse do të përdoret një shishe, nuk ka nevojë të përdorni një filter uji.

Filtri i ujit

(Kjo veçori është opsonale)

Në varësi të modelit, produkti juaj mund të ketë një filter të jashtëm ose të brendshëm. Për të instaluar filtrin e ujit, ndiqni udhëzimet më poshtë.

Montimi i filtrit të jashtëm në mur

(Kjo veçori është opsonale)

BEKO B3RGNE664ZDXB - Montimi i filtrit të jashtëm në mur - 1

PARALAJMËRIM

Mos e instaloni filtrin te produkti.

Në varësi të modelit të produktit tuaj, kontrolloni nëse pjesët e mëposhtme janë të përfshira me produktin:

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 1

text_image 1 2 3 4 5 6
  1. Bashkuesi (1 copë): Përdoret për të lidhur tubin e ujit me pjesën e pasme të produktit.
  2. Përshtatësi i rubinetit (1 copë): Përdoret për lidhjen e linjës së ujit të ftohtë.
  3. Filtri poroz (1 copë)
  4. Fasheta e tubit (3 copë): Përdoren për të fiksuar tubin e ujit në mur.
  5. Aparati i lidhjes së filtrit (2 copë): Përdoret për montimin e filtrit në mur.
  6. Filtri i ujit (1 copë): Përdoret për të lidhur ujin e rrjetit kryesor me produktin. Nëse ka një lidhje me shishe; nuk ka nevojë të përdorni një filtër uji.
  7. Lidheni përshtatësin e rubinetit me valvulën e rrjetit kryesor.
  8. Përcaktoni vendin ku do të fiksohet filtri i jashtëm. Montoni aparatin e lidhjes së filtrit (5) në mur.
  9. Lidheni filtrin vertikalisht me kllapën e filtrit siç tregohet në etiketë. (6).

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 2

  1. Lidheni tubin e ujit që del nga pjesa e sipërme e filtrit me përshtatësin e lidhjes së ujit të produktit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 3

  1. Pas përfundimit të lidhjes, imazhi duhet të jetë siç tregohet më poshtë.

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 4

Meqenëse filtri i brendshëm që vjen në produkt nuk është i instaluar, procedurat e nevojshme për përgatitjen e tij janë si më poshtë:

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 5

Mos i përdorni 10 gotat e para të ujit pas lidhjes së filtrit.

  1. Për instalimin e filtrit, treguesi "Ice Off" duhet të jetë aktiv. Kalimi ndërmjet treguesve AKTIV dhe JOAKTIV në ekran bëhet duke shtypur butonin "Ice".

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 6

  1. Hiqni ndarjen e koshit të perimeve për të arritur te filtri i ujit.
  2. Hiqni kapakun e kalimit të filtrit të ujit duke e tërhequr drejt vetes.

BEKO B3RGNE664ZDXB - PARALAJMËRIM - 7

Eështë normale që pas heqjes së kapakut të bien disa pika uji.

  1. Futni kapakun e filtrit të ujit në mekanizëm dhe shtyjeni përpara për ta kapur në vendin përkatës.

10 Mirëmbajtja dhe pastrimi

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mirëmbajtja dhe pastrimi - 1

PARALAJMËRIM: Në fillim lexoni pjesën "Udhëzimet për sigurinë".

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mirëmbajtja dhe pastrimi - 2

PARALAJMËRIM: Hiqeni frigoriferin nga priza përpara se ta pastroni.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mirëmbajtja dhe pastrimi - 3

  1. Dilni nga modaliteti "Ice Off" duke shtypur përsëri butonin "Ice" në ekran.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Mirëmbajtja dhe pastrimi - 4

Filtri i ujit heq disa grimca të huaja nga uji. Ai nuk e pastron ujin nga mikroorganizmat.

Për produktet me shpërndarës uji/krijues akulli

  • Nëse uji në depozitë ka qëndruar për 2 – 3 javë, ai duhet të ndërrohet.
  • Depozita e ujit dhe pjesët e shpërndarësit të ujit nuk duhen larë në lavastovilje.
  • Tretni një lugë çaji me sodë në ujë. Lagni një leckë me ujin dhe shtrydheni. Fshijeni pajisjen me këtë leckë dhe thajeni plotësisht.
  • Tregoni kujdes të mos lagni kapakun e llambës dhe pjesët e tjera elektrike.
  • Pastrojeni derën me një leckë të njomë. Hiqni raftet e derës dhe të trupit, si dhe të gjithë përmbajtjen brenda frigoriferit. Hiqni raftet e derës duke i ngritur lart. Pastrojini dhe thajini raftet, më pas vendosini përsëri në vend duke i rrešhqitur nga sipër.
  • Mos përdorni ujë me klor ose produkte pastrimi në sipërfaqen e jashtme dhe në pjesët e kromuara të produktit. Klori do të shkaktojë ndryshk në sipërfaqet metalike.
  • Mos përdorni mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, materiale pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, vernik dhe substanca të ngjashme, me qëllim që të parandaloni deformimin e pjesës plastike dhe heqjen e printimeve në atë pjesë. Përdorni ujë të vakët dhe një leckë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni.

Në produktet pa veçori No-Frost;

  • Në murin e pasmë të dhomës së ngrirësit mund të shfaqen pika uji dhe akulli deri në trashësinë e një gishti. Mos pastroni dhe mos përdorni kurrë vajra ose materiale të ngjashme.
  • Përdorni një leckë pak të lagur mikrofibre për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe materiale të tjera pastrimi mund të shkaktojnë gërvishtje.
  • Për të pastruar të gjitha pjesët e çmontueshme gjatë pastrimit të sipërfaqes së brendshme të produktit, lajini këto pjesë me një solucion të butë, të përbërë nga sapun, ujë dhe sodë.

Shpëlajini dhe thajini plotësisht. Shmangni kontaktin e ujit me pjesët e ndriçimit dhe me panelin e kontrollit.

- Tregoni kujdes të mos lagni kapakun e llambës dhe pjesët e tjera elektrike.

- Pastrojeni derën me një leckë të njomë. Hiqni të gjitha ushqimet për të hequr raftet e derës dhe raftet e brendshme. Hiqni raftet e derës duke i ngritur lart. Pastrojini dhe thajini raftet, më pas vendosini përsëri në vend duke i rrëshqitur nga sipër.

- Mos përdorni ujë me klor ose produkte pastrimi në sipërfaqen e jashtme dhe në pjesët e kromuara të produktit. Klori do të shkaktojë ndryshk në sipërfaqet metalike.

- Mos përdorni mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, materiale pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, vernik dhe substanca të ngjashme, me qëllim që të parandaloni deformimin e pjesës plastike dhe heqjen e printimeve në atë pjesë. Përdorni ujë të vakët dhe një leckë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni.

- Në produktet që nuk kanë veçorinë Pa brymë, në faqen e pasme të ndarjes së ngrirësit mund të formohen pikla uji ose akull me një trashësi deri një gisht. Mos pastroni dhe mos përdorni kurrë vajra ose materiale të ngjashme.

- Përdorni një leckë pak të lagur mikrofibre për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe materiale të tjera pastrimi mund të shkaktojnë gërvishtje.

- Për të pastruar të gjitha pjesët e çmontueshme gjatë pastrimit të sipërfaqes së brendshme të produktit, lajini këto pjesë me një solucion të butë, të përbërë nga sapun, ujë dhe sodë. Shpëlajini dhe thajini plotësisht. Shmangni kontaktin e ujit me pjesët e ndriçimit dhe me panelin e kontrollit.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Në produktet pa veçori No-Frost; - 1

KUJDES:

Mos përdorni uthull, alkool për fërkim ose agjentë të tjerë pastrimi me bazë alkooli në sipërfaqen e brendshme.

Sipërfaqet e jashtme inox

Përdorni një agjent pastrues jogërryes për inoksin dhe aplikojeni me një leckë të butë pa push. Për ta lustruar, fshijeni butësisht sipërfaqen me një leckë mikrofibre të lagur me ujë dhe përdorni leckë të thatë kamoshi. Ndiqni gjithmonë venat e inoksit.

Parandalimi i aromave

Produkti është i prodhuar pa materiale me erëra të këqija. Sidoqoftë, mbajtja e ushqimeve në pjesë të papërshtatshme dhe

11 Zgjidhja e problemeve

Kontrolloni këtë listë përpara se të kontaktoni me shërbimin. Kjo gjë do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përfshin ankesat e shpeshta që nuk kanë të bëjnë me defekte në prodhim ose materiale. Disa veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të vlefshme për produktin tuaj.

Frigoriferi nuk punon.

  • Spina elektrike nuk është futur plotësisht. >>> Shtyjeni që të futet plotësisht në prizë.
  • Siguresa e lidhur me prizën që furnizon produktin ose siguresa kryesore është e djegur. >>> Kontrolloni siguresën.

Kondensimi në murin anësor të ndarjes së ftohësit (ME DISA ZONA, KONTROLLI I FRESKISË dhe ZONA FLEKSIBËL).

  • Dera hapet shumë shpesh. >>> Kini kujdes që të mos e hapni derën e produktit shumë shpesh.
  • Ambienti është shumë i lagësht. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me lagështi.
  • Ushqimet që kanë lëngje mbahen në enë të paizoluara. >>> Ruani ushqimet me lëngje në enë të izoluara.
  • Dera e produktit éshtë lënë e hapur. >>> Mos e mbani derën e produktit të hapur për periudha të gjata.

pastrimi i papërshtatshëm i sipërfaqeve të brendshme mund të shkaktojnë erëra të këqija.

  • Për të shmangur këtë, pastrojeni pjesën e brendshme me ujë me sodë çdo 15 ditë.
  • Mbani ushqimet në mbajtëse të mbyllura, pasi mikroorganizmat që dalin nga ushqimet e mbajtura në enë të pambyllura do të shkaktojnë erë të keqe.
  • Mos i mbani ushqimet e skaduara ose të prishura në frigorifer.

Mbrojtja e sipërfaqeve plastike

Vaji i derdhur në sipërfaqet plastike mund të dëmtojë sipërfaqen dhe duhet të pastrohet menjëherë me ujë të ngrohtë.

- Termostati është vendosur në një temperaturë shumë të ftohtë. >>> Vendosni termostatin në një temperaturë të përshtatshme.

  • Në rast të ndërprerjes së papritur të rrymës ose heqjes së spinës dhe futjes së saj përsëri, presioni i gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk është i balancuar, gjë që aktivizon mbrojtjen termike të kompresorit. Produkti do të rindizet pas rreth 6 minutash. Nëse produkti nuk rindizet pas kësaj periudhe, kontaktoni me shërbimin.
  • Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale për një produkt me shkrirje plotësisht automatike. Shkrirja kryhet në mënyrë periodike.
  • Produkti nuk është futur në prizë. >>> Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë i lidhur.
  • Cilësimi i temperaturës është i gabuar. >>> Zgjidhni cilësimin e duhur të temperaturës.
  • Energjia është ndërprerë. >>> Produkti do të vazhdojë të funksionojë normalisht pasi të rikthehet energjia elektrike.

Zhurma e funksionimit të frigoriferit po rritet gjatë përdorimit.

- Performanca e funksionimit të produktit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Frigoriferi punon shumë shpesh ose për shumë kohë.

  • Produkti i ri mund të jetë më i madh se ai i mëparshmi. Produktet më të mëdha do të punojnë për periudha më të gjata.
  • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>> Produkti do të funksionojë normalisht për periudha të gjata në një temperaturë më të lartë të dhomës.
  • Produkti mund të jetë vënë së fundi në prizë ose një ushqim i ri është vendosur brenda në të. >>> Produktit do t'i duhet më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur është futur së fundi në prizë ose kur vendoset brenda një artikulli të ri ushqimor. Kjo është normale.
  • Sasi të mëdha ushqimi të nxehtë mund të jenë vendosur së fundi në produkt. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta në produkt.
  • Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë për një kohë më të gjatë. Mos i hapni dyert shumë shpesh.
  • Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë plotësisht të mbyllura.
  • Produkti mund të vendoset në një temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën në një nivel më të lartë dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar.
  • Larësja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e ndotur, e konsumuar, e thyer ose nuk është vendosur siç duhet. >>> Pastroni ose zëvendësoni gominën. Larësja e dëmtuar/shqyer e derës do të bëjë që produkti të funksionojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale.

Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët, por temperatura e ftohësit është e përshtatshme.

- Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ngrirësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme.

- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ftohësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Artikujt ushqimorë të mbajtur në sirtarët e ndarjeve të ftohësit janë të ngrira.

- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të ulët. >>> Vendosni temperaturën e ndarjes së ftohësit në një nivel më të lartë dhe kontrolloni përsëri.

Temperatura në ftohës ose ngrirës është shumë e lartë.

  • Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur në një nivel shumë të lartë. >>> Cilësimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit ndikon në temperaturën në ndarjes së ngrirësit. Prisni derisa temperatura e pjesëve përkatëse të arrijë nivelin e mjaftueshëm duke ndryshuar temperaturën e ndarjeve të ftohësit ose ngrirësit.
  • Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni dyert shumë shpesh.
  • Dera mund të jetë e hapur. >>> Mbyllni plotësisht derën.
  • Produkti mund të jetë vënë së fundi në prizë ose një ushqim i ri është vendosur brenda në të. >>> Kjo është normale. Produktit do t'i duhet më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur është futur së fundi në prizë ose kur vendoset brenda një artikulli të ri ushqimor.

- Sasi të mëdha ushqimi të nxehtë mund të jenë vendosur së fundi në produkt. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta në produkt.

Dridhje ose zhurmë.

  • Sipërfaqja nuk është e sheshtë ose e qëndrueshme >>> Nëse produkti dridhet kur lëvizet ngadalë, rregulloni mbështetësen për të ekuilibruar produktin. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë mjaft e qëndrueshme për të mbajtur produktin.
  • Çdo artikull i vendosur brenda në produkt mund të shkaktojë zhurmë. >>> Hiqni çdo artikull të vendosur në produkt.
  • Produkti bën zhurmë si rrjedhje lëngjesh, spërkatje etj.
  • Parimet e funksionimit të produktit përfshijnë qarkullimin e lëngjeve dhe gazit. >>> Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Nga produkti dëgjohet zhurma e erës që fryn.

- Produkti përdor një ventilator për procesin e ftohjes. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.

Ka kondensim në muret e brendshme të produktit.

  • Moti i nxehtë ose i lagësht do të rrisë formimin e akullit dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
  • Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni dyert shumë shpesh; nëse është e hapur, mbylleni derën.
  • Dera mund të jetë e hapur. >>> Mbyllni plotësisht derën.

Ka kondensim në pjesën e jashtme të produktit ose midis dyerve.

- Klima e ambientit mund të jetë me lagështi, kjo është shumë normale në klimë me lagështi. >>> Kondensimi do të shpërndahet kur të ulet lagështia.

Pjesa e brendshme mban erë të keqe.

- Produkti nuk pastrohet rregullisht. >>> Pastroni rregullisht pjesën e brendshme duke përdorur një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe ujë të gazuar.

  • Disa mbajtëse dhe materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>> Përdorni mbajtëse dhe materiale paketimi pa erë.
  • Ushqimet janë vendosur në enë të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet në mbajtëse të izoluara. Mikroorganizmat mund të përhapen nga ushqimet e paizoluara dhe të shkaktojnë erëra të këqija.
  • Hiqni çdo ushqim të skaduar ose të prishur nga produkti.

Dera nuk mbyllet.

  • Paketimet e ushqimeve mund të bllokojnë derën. >>> Zhvendosni çdo artikull që bllokon dyert.
  • Produkti nuk qëndron në pozicionin plotësisht vertikal mbi dysheme. >>> Rregulloni mbështetësen për të balancuar produktin.
  • Sipërfaqja nuk është e sheshtë ose e qëndrueshme >>> Sigurohuni që sipërfaqja të jetë e sheshtë dhe mjaft e qëndrueshme për të mbajtur produktin.

Ndarësja e perimeve është bllokuar.

- Artikujt ushqimorë mund të jenë në kontakt me pjesën e sipërme të sirtarit. >>> Riorganizoni artikujt ushqimorë në sirtar.

Temperatura në sipërfaqen e produktit.

- Temperatura e lartë mund të vërehet midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në zonën e pasme të grilës gjatë përdorimit të produktit tuaj. Kjo është normale dhe nuk kërkon t'i bëhet ndonjë shërbim.

Ventilatori vazhdon të funksionojë kur hapet dera.

- Ventilatori mund të vazhdojë të funksionojë kur dera e ngrirësit është e hapur.

BEKO B3RGNE664ZDXB - Ventilatori vazhdon të funksionojë kur hapet dera. - 1

PARALAJMËRIM: Nëse problemi vazhdon pas ndjekjes së udhëzimeve në këtë pjesë, kontaktoni me shitësin ose shërbimin e autorizuar. Mos u përpiqni ta riparoni produktin. Kjo është normale.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : B3RGNE664ZDXB

Kategori : Frigorifer