ELECTROLUX LFT416K - Kapuçina kuzhine

LFT416K - Kapuçina kuzhine ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas LFT416K ELECTROLUX në format PDF.

📄 260 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX LFT416K - page 208

Pyetjet e përdoruesve rreth LFT416K ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LFT416K - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LFT416K e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT LFT416K ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 208

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX LFT416K - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin:

www.electrolux.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....208
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....211
  3. INSTALIMI....212
  4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT....212
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 213
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....213
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....214
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....215

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.

- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

  • Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.
  • Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX LFT416K - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX LFT416K - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) ik është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.

  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kabilloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.

  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.

  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për

të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

ELECTROLUX LFT416K - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX LFT416K - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime të instalimit

ELECTROLUX LFT416K - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

4.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

ELECTROLUX LFT416K - Përmbledhje e panelit të kontrollit - 1

text_image 1 2 3 4

Funksioni Përshkrimi

1

Llamba Ndez dhe fik dritat

2

Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

Funksioni Përshkrimi

ELECTROLUX LFT416K - Funksioni Përshkrimi - 1

Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

ELECTROLUX LFT416K - Funksioni Përshkrimi - 2

Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi i aspiratorit - 1

Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi i aspiratorit - 2

Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi i aspiratorit - 3

Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi i aspiratorit - 4

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë për të ndezur pajisjen.

ELECTROLUX LFT416K - Përdorimi i aspiratorit - 5

  1. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë 0-1.

Ndriçimi

ELECTROLUX LFT416K - Ndriçimi - 1

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës

Për të fikur dritat, shtypni dhe mbani butonin e dritës 🌐 sërish.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça. Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

ELECTROLUX LFT416K - Për të hequr filtrin: - 1

text_image 1 2
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.

  2. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

ELECTROLUX LFT416K - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX LFT416K - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

ELECTROLUX LFT416K - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 1

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull.
  2. shtypni gjuhëzën (1) dhe anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit.

ELECTROLUX LFT416K - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 2

  1. Për të instaluar një filtër, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

6.4 Ndërrimi i llambës

Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.

7.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e për shtatshme për avujt që shfaqen.Rriteni shpejtësinë e motorit.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : LFT416K

Kategori : Kapuçina kuzhine