CANDY CNCQ2T620DX - Frigorifer

CNCQ2T620DX - Frigorifer CANDY - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CNCQ2T620DX CANDY në format PDF.

📄 878 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice CANDY CNCQ2T620DX - page 702

Pyetjet e përdoruesve rreth CNCQ2T620DX CANDY

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CNCQ2T620DX - CANDY dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CNCQ2T620DX e markës CANDY.

MANUAL I PËRDORUESIT CNCQ2T620DX CANDY

PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri/materiale të ndezshme SQ

Simboli tregon se ka rrezik zjarri pasi perdoren materiale të ndezshme. Beni kujdes të mos shkaktoni zjarr duke ndezur materiale te ndezshme.

UPOZORENJE: Rizik od vatre / zapaljivog materijala SR

Simbol označava da postoji opasnost od požara jer se koriste zapaljivi materijali. Pazite da ne izazovete požar paljenjem zapaljivog materijala.

8 Përdorimi i synuar

9 Përshkrimi i produktit

11 Paneli i ekranit

12 Përdorimi

16 Pajisjet

18 Këshilla për kursimin e energjisë

19 Kujdesi dhe pastrimi

21 Zgjidhja e problemeve

25 Instalimi

29 Të dhënat teknike

32 Shërbimi i klientit

Para përdorimit të parë 4

Instalimi 4

Përdorimi i përditshëm 5

Rregulloni temperaturën për frigoriferin 13

Rregulloni temperaturën për ngrirësin 13

Funksioni i sintonizimit 13

Funksioni "Fresh 0° 13

CANDY CNCQ2T620DX - 1

Klikoni përmbajtjen për të parë informacionin e detajuar.

Faleminderit që bletë një produkt Candy.

Lexojini me kujdes këto udhëzime para se të përdorni këtë pajisje. Udhëzimet përmbajnë informacione të rëndësishme të cilat do t'ju ndihmojnë të merrni maksimumin nga pajisja dhe të siguroni instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt dhe të duhur.

Mbajeni këtë manual në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që të mund t'i referoheni gjithmonë për përdorimin e sigurt dhe të duhur të pajisjes.

Nëse e shisni pajisjen, e jepni ose e lini pas kur lëvizni me shtëpi, sigurohuni që ta përcillni edhe këtë manual në mënyrë që pronari i ri të mund të njihet me pajisjen dhe paralajmërimet e sigurisë.

Aksesorët

Kontrolloni aksesorët dhe literaturën në përputhje me këtë listë:

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 1

Inserti i kapakut

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 2

Etiketa e energjisë

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 3

Fletëgarancia

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 4

Udhëzuesi i hapave të shpejtë

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 5

Menteshat e dyerve

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 6

Kapaku i menteshës

CANDY CNCQ2T620DX - Aksesorët - 7

VINI RE - Informacion i rëndësishëm sigurie

CANDY CNCQ2T620DX - VINI RE - Informacion i rëndësishëm sigurie - 1

NJOFTIM-Informacione dhe këshilla të përgjithshme

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM-Informacione dhe këshilla të përgjithshme - 1

Informacion mjedisor

CANDY CNCQ2T620DX - Informacion mjedisor - 1

Hedhja

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve. Vendoseni paketimin në kontejnerë të përshtatshëm për ta ricikluar. Ndihmoni në riciklimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos i hidhni pajisjet e shënuara me këtë simbol me mbeturinat shtëpiake. Kthejeni produktin në objektin tuaj lokal të riciklimit ose kontaktoni zyrën tuaj bashkiake.

CANDY CNCQ2T620DX - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik lëndimi ose mbytjeje!

Ftohësit dhe gazrat duhet të hidhen në mënyrë profesionale. Sigurohuni që tubi i qarkut të ftohësit të mos dëmtohet para se të hidhet siç duhet. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik. Priteni kabllon elektrike dhe hidheni. Hiqni tabakatë dhe sirtarët, si dhe kapësen dhe guarnicionin e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake në pajisje.

Përpara se të ndizni pajisjen për herë të parë, lexoni këshillat e mëposhtme të sigurisë:

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Para përdorimit të parë

▶ Sigurohuni që të mos ketë dëmtime nga transporti.
▶ Hiqeni të gjithë paketimin dhe mbajeni larg fëmijëve.
Prisni të paktën dy orë para se të instaloni pajisjen, për t'u siguruar që qarku i ftohësit të jetë plotësisht efikas.
Mbajeni pajisjen gjithmonë me të paktën dy persona pasi ajo është e rëndë.

Instalimi

Pajisja duhet të vendoset në një vend të mirajruar. Sigurohuni që të ketë një hapësirë prej të paktën 5 cm sipër dhe përreth pajisjes.
Asnjëherë mos e vendosni pajisjen në një zonë apo se vend të lagësht ku mund të spërkatet me ujë. Pastrojini stërkalat dhe njollat e ujit me një leckë të butë të pastër.
Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse).
▶ Montojeni dhe nivelojeni pajisjen në një zonë të përshtatshme për madhësinë dhe përdorimin e saj.
Mbajini të lira vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
Sigurohuni që informacionet e energjisë elektrike në etiketën e vlerave nominale të jenë në përputhje me burimin e energjisë. Nëse nuk janë, kontaktoni me një elektricist.
Pajisja funksionon me një burim energjie elektrike 220-240 VAC/50 Hz. Luhatjet jonormale të tensionit mund të shkaktojnë mosndezjen e pajisjes ose dëmtim të kompresorit ose të ekranit të temperaturës, ose mund të dëgjohet një zhurmë jonormale gjatë përdorimit. Në raste të tilla, duhet montuar një rregullator automatik.
▶ Mos përdorni adaptorë shumëprizësh dhe kabillo zgjatuese.
Mos vendosni zgjatues të shumëfishtë apo pajisje portative energjie në pjesën e pasme të pajisjes.
Sigurohuni që kablloja e rrymës të mos bllokohet nga frigoriferi. Mos e shkelni kordonin elektrik.

CANDY CNCQ2T620DX - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Përdorni një prizë të veçantë të tokëzuar për ushqimin elektrik e cila është lehtësisht e arritshme. Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin.
Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar: Kablloja elektrike e pajisjes ka një spinë me 3 tela (me tokëzim) që përshtatet me një prizë standarde me 3 tela (me tokëzim). Mos e shkëputni ose çmontoni kunjin e tretë (të tokëzimit). Pas montimit të pajisjes, spina duhet të jetë përsëri e arritshme.

▶ Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

Përdorimi i përditshëm

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore apo mungesë përvoje dhe njohurish nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen të ngarkojnë dhe zbrazin pajisje frigoriferike, por nuk lejohen t'i pastrojnë apo instalojnë.

Mbajini fëmijët nën 3 vjeç larg pajisjes nëse nuk mbikëqyren vazhdimisht.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Nëse gazi i qymyrit apo tjetër i ndezshëm rrjedh në afërsi të pajisjes, fikni valvulën e gazit që rrjedh, hapni dyert dhe dritaret dhe mos e shkëputni kordonin elektrik të frigoriferit apo të ndonjë pajisjeje tjetër.

Vini re se pajisja, për shembull CNCQ2T620E*, CNCQ2T618E*, ECN2CQTE* 186, ECN2CQTE* 206, (* = kodi i ngjyrës: B,X,W), është caktuar për funksionim në një interval specifik temperature ambienti midis 10°C dhe 38°C. Pajisja mund të mos funksionojë siç duhet nëse lihet për periudhë të gjatë në temperaturë mbi apo nën intervalin e treguar.

Vini re se pajisja, për shembull CNCQ2T620D*, CNCQ2T620A*, CNCQ2T618EXMA, CNCQ2T618EBMA, CNCQ2T618A*, CNCQ2T618C*, është caktuar për funksionim në një interval specifik temperature ambienti midis 10°C dhe 43°C. Pajisja mund të mos funksionojë sïç duhet nëse lihet për periudhë të gjatë në temperaturë mbi apo nën intervalin e treguar.

Mos vendosni artikuj të paqëndrueshëm (objekte të rënda, enë me ujë) mbi frigorifer për të shmangur lëndimet personale nga rrëzimi i tyre ose goditjen elektrike nga kontakti me ujin.

▶ Mos i tërhiqni raftet e dyerve. Dera mund të tërhiqet pjerrtas.

CANDY CNCQ2T620DX - Përdorimi i përditshëm - 1

PARALAJMËRIM!

▶ Mos ruani apo përdorni materiale të ndezshme, shpërthyese ose gërryese në pajisje ose në afërsi.
Mos ruani ilaçe, agjentë bakterialë ose kimikë në pajisje. Kjo pajisje është pajisje shtëpiake. Nuk rekomandohet të mbani materiale që kërkojnë temperatura rigoroze.
Asnjëherë mos mbani lëngje në shishe apo kënaçe (përveç pijeve alkoolike me përqindje të lartë) veçanërisht pije të gazuara në ngrirje, pasi këto shpërthejnë gjatë ngrirjes.
Kontrolloni gjendjen e ushqimit nëse ka ndodhur ndonjë ngrohje në frigorifer.
Mos vendosni temperaturë të ulët të panevojshme në ndarjen e frigoriferit. Temperaturat minus mund të shfaqen në cilësime të larta. Kujdes: Shishet mund të shpërthejnë
Mos i prekni me duar të lagura ushqimet e ngrira (mbani doreza). Sidomos mos hani lëpirëse akulli menjëherë pas heqjes nga seksioni i ngrirjes. Ka rrezik ngrirjeje ose formimi të fluskave nga acari. Ndihma E PARË: futini menjëherë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Mos i tërhiqni!
▶ Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes kur është në punë, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe.
Hiqeni pajisjen nga priza në rast se ikin dritat apo para pastrimit. Lini të paktën 7 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda në seksionet e ushqimeve të pajisjes, përveçse kur janë të llojit të rekomanduar nga prodhuesi. Mirëmbajtje / pastrim
Sigurohuni që fëmijët të mbikëqyren nëse kryejnë pastrim dhe mirëmbajtje.
Hiqeni pajisjen nga priza para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje rutinë. Lini të paktën 5 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.
▶ Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni elektrik të mos bllokohet apo dëmtohet.
Mos vendosni zgjatues të shumëfishtë apo pajisje portative energjie në pjesën e pasme të pajisjes.
▶ Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të ruajtjes së ushqimit në pajisje, përveçse nëse janë të llojit të rekomanduar nga prodhuesi.
▶ Mos ruani substanca shpërthyese, si p.sh. kënaçe aerosoli me substancë të ndezshme në këtë pajisje.

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Kapeni nga spina, jo nga kordoni kur e hiqni pajisjen nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amil, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin.
▶ Mos e kruani akullin me sende të mprehta. Mos përdorni sprej, ngrohëse elektrike si p.sh. reflektorë, tharëse flokësh, pastrues me avull apo burime të tjera nxehtësie, që të shmangni dëmtimin e pjesëve plastike.
Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i servisit ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur ndonjë rrezik.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë pajisjen. Në rast riparimi, kontaktoni gjithmonë me shërbimin tonë të klientit.
Hiqni pluhurin nga pjesa e pasme e njësisë të paktën një herë në vit për të shmangur rrezikun nga zjarri, si dhe rritjen e konsumit të energjisë.
▶ Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit.
▶ Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen.
▶ Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

Informacion për gazin ftohës

CANDY CNCQ2T620DX - Informacion për gazin ftohës - 1

PARALAJMËRIM!

Pajisja përmban agjentin ftohës të ndezshëm IZOBUTAN (R600a). Sigurohuni që qarku i ftohësit të mos dëmtohet gjatë transportit ose instalimit. Ftohësi që rrjedh mund të shkaktojë lëndime të syve ose të ndizet. Nëse ka ndodhur dëmtim, mbani larg burimet e hapura të zjarrit, ajrosni plotësisht dhomën, mos i lidhni apo shkëputni kordonët elektrikë të pajisjes apo të ndonjë pajisjeje tjetër. Informoni shërbimin e klientit.

Në rast se sytë bien në kontakt me ftohësin, shpëlajeni menjëherë nën ujë të rrjedhshëm dhe telefononi menjëherë okulistin.

Përdorimi i synuar

Kjo pajisje është menduar për ftohjen dhe ngrirjen e ushqimeve. Êshtë projektuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak dhe të ngjashme, si p.sh. zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyrä dhe mjedise të tjera pune; shtëpitë e fermave dhe nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera të tipit rezidencial, si dhe në bizneset e fjetjes dhe mëngjesit dhe të kateringut. Nuk është menduar për përdorim komercial apo industrial.

Ndryshimet apo modifikimet në pajisje nuk lejohen. Përdorimi i paparashikuar nga prodhuesi mund të shkaktojë rreziqe dhe humbje të pretendimeve të garancisë.

Standardet dhe direktivat

CANDY CNCQ2T620DX - Standardet dhe direktivat - 1

CANDY CNCQ2T620DX - Standardet dhe direktivat - 2

Ky produkt plotëson kërkesat e të gjitha direktivave të zbatueshme të KE-së me standardet përkatëse të harmonizuara dhe standardet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat parashikojnë shënimin CE ose UKCA.

CANDY CNCQ2T620DX - Standardet dhe direktivat - 3

NJOFTIM

Për shkak të ndryshimeve teknike dhe modeleve të ndryshme, disa nga ilustrimet në këtë manual mund të ndryshojnë nga modeli juaj.

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

CNCQ2T620AX
CNCQ2T620EX
CNCQ2T620EW
CNCQ2T620DX
CNCQ2T620DW
CNCQ2T620EB
ECN2CQTEX206
ECN2CQTEW206
ECN2CQTEB206

A: Ndarja e frigoriferit

1-Paneli i ekranit
2-Raft xhami
3-Raft xhami
4-Raft xhami
5-Kapak sirtari
6-Sirtari „Humidity Area“
7-Kapak sirtari
8-Sirtari i ruajtjes "Fresh 0°C"
9-Sirtari ballkon te dera

B: Ndarja e ngrirësit

10-Sirtari i sipërm i ruajtjes i ngrirësit
11-Sirtari i mesit i ruajtjes i ngrirësit
12-Sirtari i poshtëm i ruajtjes i ngrirësit

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 2

NJOFTIM

Për shkak të ndryshimeve teknike dhe modeleve të ndryshme, disa nga ilustrimet në këtë manual mund të ndryshojnë nga modeli juaj.

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

CNCQ2T618EW

CNCQ2T618EB

CNCQ2T618EX

ECN2CQTEX186

ECN2CQTEW186

ECN2CQTEB186

CNCQ2T618EXMA

CNCQ2T618EBMA

CNCQ2T618CW

CNCQ2T618CX

CNCQ2T618AW

CNCQ2T618AX

CNCQ2T618DW

CNCQ2T618DX

A: Ndarja e frigoriferit

1-Paneli i ekranit

2-Raft xhami

3-Raft xhami

4-Raft xhami

5-Kapak sirtari

6-Sirtari "Fresh 0°C"

7-Sirtari ballkon te dera

B: Ndarja e ngrirësit

8-Sirtari i sipërm i ruajtjes i ngrirësit

9-Sirtari i mesit i ruajtjes i ngrirësit

10-Sirtari i poshtëm i ruajtjes i ngrirësit

Paneli i ekranit

CANDY CNCQ2T620DX - Paneli i ekranit - 1

K1 Ndezja/Fikja, përdoret për të ndezur/fikur pajisjen.

K2 Zgjedhja e temperaturës / Sintonizimi

Tasti i ndezjes/fikjes, përdoret për të ndezur/fikur funksionin "Fresh 0°C".

Treguesit

A Funksioni "Fresh 0°C"

B Ekrani i temperaturës së frigoriferit

Para përdorimit të parë

▶ Hiqni të gjitha materialet e paketimit, mbajini larg fëmijëve dhe hidhini në një mënyrë ekologjike.
▶ Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes, si dhe pjesën e brendshme dhe aksesorët me ujë dhe një detergjent të butë dhe thajeni mirë me leckë të butë.
Pasi pajisja të jetë niveluar dhe pastruar, prisni të paktën 2 orë përpara se ta lidhni me furnizimin me korrent. Shih seksionin "INSTALIMI".
Ftohini paraprakisht ndarjet në cilësime të larta përpara se t'i ngarkoni me ushqim.

Butonat mekanikë

Butonat në panelin e ekranit janë butona mekanikë.

Ndezja/fikja e pajisjes

Pajisja hyn në punë sapo të lidhet me korrentin.

Kur frigoriferi ndizet për herë të parë, ndriçon treguesi "4°" i "B" (Ekrani i temperaturës së frigoriferit) dhe treguesi "sirtarit "Fresh 0°C". Temperatura e frigoriferit dhe temperatura e ngrirësit caktohen automatikisht në 4°C dhe -20°C përkatësisht, sirtari "Fresh 0°C" fillon të punojë.

CANDY CNCQ2T620DX - Ndezja/fikja e pajisjes - 1

NJOFTIM

Pajisja është paracaktuar në temperaturën e rekomanduar 4°C. Këto janë cilësimet e rekomanduara. Nëse dëshironi, mund t'i ndryshoni këto temperatura manualisht.

Alarmi për hapjen e derës

Kur dera e frigoriferit është e hapur për më shumë se 3 minuta, do të bjerë alarmi për hapjen e derës.

Alarmi mund të mbyllet duke mbyllur derën. Nëse dera qëndron hapur për më shumë se 7 minuta, drita brenda frigoriferit dhe ndriçimi i panelit të ekranit do të fiken automatikisht.

CANDY CNCQ2T620DX - Alarmi për hapjen e derës - 1

Kur pajisja është ndezur, shtypni butonin K1 për 3 sekonda, pajisja hyn në modalitet gatishmërie, kompresori ndalon së punuari dhe drita fiket; Kur pajisja është në modalitet gatishmërie, shtypni butonin K1 për 3 sekonda, pajisja ndizet, kompresori do të punojë dhe drita do të ndizet.

Rregulloni temperaturën

Temperaturat e brendshme ndikohet nga faktorët e mëposhtëm:

Temperatura e ambientit

Frekuenca e hapjes së derës

Sasia e ushqimeve të ruajtura

Rregulloni temperaturën për ndarjen e frigoriferit/ngrirësit

  1. Shtypni butonin "K2" (Zgjedhja e temperaturës së frigoriferit) për të zgjedhur temperaturën e frigoriferit:
  2. Treguesi "B" (Ekrani i temperaturës së frigoriferit) do të ndizet në mënyrë alternative si më poshtë:

$$ 2 ^ {\circ} \rightarrow 4 ^ {\circ} \rightarrow 6 ^ {\circ} \rightarrow 8 ^ {\circ} $$

  1. Cilësimi do të konfirmohet pas rreth 3 sekondash.
  2. Kur zgjidhni temperaturën e frigoriferit nga paneli i ekranit, temperatura përkatëse për nqrirësin është 2°(-22°) → 4°(-20°) → 6°(-18°) → 8°(-16°).

Sintonizimi

Modaliteti i zgjedhjes së sintonizimit jep shtatë mundësi për të caktuar temperaturat, si p.sh. 2°, 3°(2° 4°), 4°, 5°(4° 6°), 6°, 7°(6° 8°), 8°.

Si të përdorni funksionin e sintonizimit:

  1. Shtypni butonin K2 për 8 sekonda për të aktivizuar/çaktivizuar modalitetin e zgjedhjes së sintonizimit. Kur pajisja hyn në këtë modalitet, dëgjohet një sinjal akustik dhe ndizet drita LED e nivelit të ftohjes të zgjedhur aktualisht.
  2. Duke shtypur butonin K2, cilësimi i sintonizimit rritet dhe, në çdo shtypje, treguesi "B" (Ekrani i temperaturës së frigoriferit) do të ndizet në mënyrë alternative si më poshtë:

$$ 2 ^ {\circ} \rightarrow 3 ^ {\circ} (2 ^ {\circ} 4 ^ {\circ}) \rightarrow 4 ^ {\circ} \rightarrow 5 ^ {\circ} (4 ^ {\circ} 6 ^ {\circ}) \rightarrow 6 ^ {\circ} \rightarrow 7 ^ {\circ} (6 ^ {\circ} 8 ^ {\circ}) ^ {\circ} \rightarrow 8 ^ {\circ} $$

Sirtari "Fresh 0°C"

Për të hyrë në modalitetin "Fresh 0°C", me derën e frigoriferit të hapur, shtypni K2 për 3 sekonda me një sinjal akustik, treguesi "☐₀°" ndizet, temperatura e Fresh 0°C do të jetë afër 0°C。

Për të dalë nga modaliteti "0°", me derën e frigoriferit të hapur, mbani shtypur butonin K2 për 3 sekonda. Do të dëgjohet një sinjal akustik dhe treguesi "☐ 0° do të fiket; temperatura e sirtarit "0°" do të ndryshojë me temperaturën e ftohjes.

CANDY CNCQ2T620DX - Sintonizimi - 1

NJOFTIM

  1. Kur pajisja hyn në modalitetin e sintonizimit, treguesi "B" (Ekrani i temperaturës së frigoriferit) 2° 4° ndizet njëkohësisht, temperatura e frigoriferit funksionon në 3°; 4° 6° ndizet njëkohësisht, temperatura e frigoriferit funksionon në 5°; 6° 8° ndizet njëkohësisht, temperatura e frigoriferit funksionon në 7°;
  2. Kur temperatura e dhomës është nën 8°C dhe frigoriferi është në modalitetin 2 pavarësisht nëse modaliteti "0" është aktiv ose joaktiv, temperatura e sirtarit "Fresh 0°C" është afër 0°C

Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të freskëta

Ruajtja në ndarjen e frigoriferit

Mbajeni temperaturën e frigoriferit nën 5°C.

Ushqimi i nxehtë duhet të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të ruhet në pajisje.

Ushqimet e ruajtura në frigorifer duhet të lahen dhe të thahen përpara se të ruhen.

Ushqimi që do të ruhet duhet të mbyllet siç duhet për të shmangur ndryshimet e erës ose shijes.

Mos ruani sasi të tepërt të ushqimit. Lini hapësira midis ushqimeve për të lejuar që ajri i ftohtë të qarkullojë rreth tyre, për një ftohje më të mirë dhe më homogjene.

Ushqimet që hahen çdo ditë duhet të ruhen në pjesën e përparme të raftit.

Lini një hapësirë midis ushqimeve dhe mureve të brendshme, duke lejuar që ajri të qarkullojë. Në asnjë mënyrë, mos i ruani ushqimet pas murit të pasmë: ushqimet mund të ngrijnë në murin e pasmë. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të ushqimit (veçanërisht ushqimit të yndyrshëm ose acidik) me shtresën e brendshme, pasi yndyra/acidi mund ta gërryejë shtresën e brendshme. Pastroni njollat e yndyrave/acidit sa herë që i vëreni.

Ushqimi i ngrirë mund të shkrihet butësisht në ndarjen e frigoriferit. Kjo kursen energji.

Në frigorifer mund të përshpejtohet procesi i prishjes së frutave dhe perimeve të tilla si kungulli i njomë, pjepri, papaja, bananet, ananasi etj. Prandaj, nuk rekomandohet ruajtja e tyre në frigorifer. Sidoqoftë, pjekja e frutave me ngjyrë të gjelbër mund të promovohet për një periudhë të caktuar. Qepët, hudhrat, xhenxhefili dhe perimet e tjera me rrënjë duhet të ruhen gjithashtu në temperaturën e dhomës.

Erërat e pakëndshme brenda frigoriferit janë shenjë se diçka është derdhur dhe kërkohet pastrim. Shikoni Kujdesi dhe pastrimi.

Ushqime të ndryshme duhet të vendosen në zona të ndryshme sipas karakteristikave të tyre.

Ruajtja në ndarjen e ngrirësit

• Mbajeni temperaturën e ngrirjes në - 18°C.
- Ushqimi i nxehtë duhet të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të ruhet në ndarjen e ngrirjes.
- Ushqimi i prerë në pjesë të vogla do të ngrijë më shpejt dhe do të jetë më i lehtë për t'u shkrirë dhe gatuar. Pesha e rekomanduar për çdo porcion është më pak se 2,5 kg

  • Āshtë më mirë ta paketoni ushqimin përpara se ta vendosni në frigorifer. Për të shmangur ngjitjen e qeseve me njëra-tjetrën, pjesa e jashtme e paketimit duhet të jetë e thatë. Materialet e paketimit duhet të jenë pa aromë, hermetike, johelmuese dhe jotoksike.
  • Për të shmangur skadimin e periudhave të ruajtjes, vini re datën e ngrirjes, afatin kohor dhe emrin e ushqimit në paketim sipas periudhave të ruajtjes të ushqimeve të ndryshme.

CANDY CNCQ2T620DX - Ruajtja në ndarjen e ngrirësit - 1

PARALAJMËRIM!

Acidi, alkali dhe kripa etj. mund të gërryejnë sipërfaqen e brendshme të ngrirësit.

  • Mos e vendosni ushqimin me këto substanca (p.sh. peshk deti) direkt në sipërfagen e brendshme. Uji me kripë në frigorifer duhet të pastrohet menjëher
  • Mos e tejkaloni kohën e ruajtjes së ushqimit të rekomanduar nga prodhuesit. Nxirrni vetëm sasinë e nevojshme të ushqimit nga ngrirja.
  • Konsumoni shpejt ushqimin e shkrirë. Ushqimi i shkrirë nuk mund të ngrihet sërish nëse nuk është gatuar fillimisht, përndryshe mund të jetë më pak i ngrënshëm.
  • Mos vendosni sasi të tepërta ushqimesh të freskëta në ndarjen e ngrirësit. Referojuni kapacitetit ngrirës të ngrirësit - Shihni TË DHËNAT TEKNIKE ose të dhënat në pllakën e llojit.
  • Ushqimi mund të ruhet në frigorifer në një temperaturë prej të paktën -18°C për 2 deri në 12 muaj, në varësi të karakteristikave të tij (p.sh. mishi: 3-12 muaj, perime: 6-12 muaj).
  • Gjatë ngrirjes së ushqimeve të freskëta, shmangni kontaktin e tyre me ushqime tashmë të ngrira. Rrezik shkrirjeje!

Kur ruani ushqime të ngrira komerciale, ndiqni këto udhëzime:

  • Ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesve për kohëzgjatjen për të cilën duhet të ruani ushgimin. Mos i teikaloni këto udhëzime!
  • Përpiquni ta mbani sa më të shkurtër kohëzgjatjen ndërmjet blerjes dhe ruajtjes për të ruaitur cilësinë e ushqimit.
  • Blini ushqime të ngrira gë janë ruajtur në temperaturë -18°C e poshtë.
  • Shmangni blerjen e ushqimeve që kanë akull ose ngricë në paketim - Kjo tregon se produktet mund të jenë shkrirë pjesërisht dhe të jenë ringrirë në një moment - rritja e temperaturës ndikon në cilësinë e ushqimit.

CANDY CNCQ2T620DX - Kur ruani ushqime të ngrira komerciale, ndiqni këto udhëzime: - 1

NJOFTIM

Për shkak të modeleve të ndryshme, produkti juaj mund të mos ketë të gjitha veçoritë e mëposhtme. Referojuni kapitullit "Përshkrimi i produktit".

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 1

Frigoriferi është i pajisur me një sistem me shumë fluks ajri, me të cilin flukset e ajrit të ftohtë ndodhen në çdo nivel rafti. Kjo ndihmon për të mbajtur një temperaturë uniforme për të siguruar që ushqimi juaj të mbahet më i freskët për më gjatë.

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 2

Rafte të rregullueshme

  1. Lartësia e rafteve mund të rregullohet për t'iu përshtatur nevojave tuaja të ruajtjes.

  2. Për të lëvizur një raft, hiqeni fillimisht duke i ngritur skajin e pasmë ① dhe duke e tërhequr jashtë ②

  3. Për ta riinstaluar, vendoseni në veshët në të dyja anët dhe shtyjeni në pozicionin më të pasmë derisa pjesa e pasme e raftit të fiksohet brenda vrimave në anët

Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve

  1. Raftet e derës mund të higen për pastrim:
  2. Vendosni duart në secilën anë të raftit, ngrijeni lart ① dhe nxirreni jashtë ②.
  3. Për të futur raftin e derës, hapat e mësipërm kryhen në rend të kundërt.

CANDY CNCQ2T620DX - Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve - 1

Për përdorimin dhe konfigurimin e ndarjes së ruajtjes të frigoriferit, kontrolloni seksionin PËRDORIMI.

CANDY CNCQ2T620DX - Raftet e lëvizshme të dyerve/mbajtësja e shisheve - 2

Sirtari i ngrirësit mund të zgjatet drejt dhe plotësisht. Ata janë montuar në shina teleskopike me rrotullim të lehtë. Në mënyrë që të mund të ruani dhe hiqni produktin e ngrirjes në mënyrë të qetë. Për shkak të mekanizmit të mbylljes automatike të dyerve, dorëzimi është i lehtë dhe ju mund të kurseni energji.

Sirtari i heqshëm

Për të hequr sirtarin, tërhiqeni në masën maksimale ①, ngrijeni dhe hiqeni ②.

Për të futur sirtarin, hapat e mësipërm kryhen në rend të kundërt.

CANDY CNCQ2T620DX - Sirtari i heqshëm - 1

flowchart
graph TD
    A["①"] --> B["②"]
    B --> C["②"]
    C --> D["②"]
    D --> A

CANDY CNCQ2T620DX - Sirtari i heqshëm - 2

PARALAJMËRIM!

Mos i mbingarkoni sirtarët: Ngarkesa maksimale e çdo sirtari: 35 kg!

Drita

Drita e brendshme LED ndizet kur hapet dera. Rendimenti i dritave nuk ndikohet nga asnjë prej cilësimeve të tjera të pajisjes.

CANDY CNCQ2T620DX - Drita - 1

Këshilla për kursimin e energjisë

Sigurohuni që pajisja të jetë e ajruar siç duhet (shih INSTALIMI).
Mos e instaloni pajisjen në rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo në afërsi të burimeve të nxehtësisë (p.sh. soba, ngrohëse).
Shmangni temperaturën e ulët të panevojshme në pajisje. Konsumi i energjisë rritet sa më e ulët të jetë vendosur temperatura në pajisje.
Lëreni ushqimin e ngrohtë të ftohet përpara se ta vendosni në pajisje.
▶ Hapni derën e pajisjes sa më pak dhe sa më shkurt që të jetë e mundur.
▶ Mos e mbushni shumë pajisjen për të shmangur pengimin e fluksit të ajrit.
▶ Shmangni ajrin brenda paketimeve të ushqimit.
Mbajini guarnicionet e derës të pastra në mënyrë që dera të mbyllet gjithmonë siç duhet.
Konfigurimi me kursim më të lartë energjie kërkon që sirtari, kutia e ushqimit dhe raftet të pozicionohen në pajisje në një gjendje të re si nga fabrika dhe ushqimi të vendoset pa bllokuar daljen e ajrit nga tubi.

CANDY CNCQ2T620DX - Këshilla për kursimin e energjisë - 1

PARALAJMËRIM!

Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni.

Pastrimi

Pastrojeni pajisjen kur ruhet vetëm pak ose aspak ushqim.

Pajisja duhet të pastrohet të paktën një herë në katër javë për mirëmbajtjen e duhur dhe për të parandaluar erërat e ushqimeve të ruajtura.

CANDY CNCQ2T620DX - Pastrimi - 1

PARALAJMËRIM!

Mos e pastroni pajisjen me furça të forta, furça teli, detergjent pluhur, benzinë, acetat amil, aceton apo solucione të ngjashme organike, acide apo bazike. Pastrojeni me detergjent të veçantë për frigorifer, për të shmangur dëmtimin.
▶ Mos e spërkatni apo shpëlani pajisjen gjatë pastrimit.
▶ Mos përdorni spërkatje me ujë apo avull për të pastruar pajisjen.
Mos i pastroni raftet e ftohta të xhamit me ujë të nxehtë. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Mos e prekni sipërfaqen e brendshme të seksionit të ngrirjes, veçanërisht me duar të lagura, pasi duart mund të ngrijnë në sipërfaqe.

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 1

Gjithmonë mbajeni të pastër guarnicionin e derës.
▶ Pastroni pjesën e brendshme dhe trupin e pajisjes me një sfungjer të lagur në ujë të ngrohtë dhe detergjent neutral.
▶ Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit, duke përfshirë guarnicionin e derës, raftin e derës, raftet e qelqit, kutitë e kështu me radhë, me një peshqir të butë ose sfungjer të zhytu në ujë të ngrohtë (mund të shtohet detergjent neutral në ujin e ngrohtë).

▶ Nëse është derdhur lëng, hiqni të gjitha pjesët e ndotura, shpëlajini drejtpërdrejt me uijë të rriedhshëm, thaijini dhe vendosini përsëri në frigorifer.

Nëse është derdhur krem (si p.sh. krem, akullore të shkrirë), hiqni të gjitha pjesët endotura, vendosini në ujë të ngrohtë në rreth 40°C për njëfarë kohe, pastaj shpëlajini me ujë të rrjedhshëm, thajini dhe vendosini përsëri në frigorifer.

▶ Në rast se një pjesë apo komponent i vogël ngec brenda frigoriferit (midis rafteve ose sirtarëve), përdorni furçë të vogël të butë për ta liruar. Nëse nuk mund ta arrini sendin, kontaktoni me shërbimin e Haier

▶ Shpëlajeni dhe thajeni me leckë të butë.

▶ Mos pastroni asnjë nga pjesët e pajisjes në makinë enëlarëse.

▶ Lini të paktën 7 minuta para se ta rindizni pajisjen, pasi ndezja e shpeshtë mund të dëmtojë kompresorin.

Shkrirja

Shkrirja e frigoriferit dhe e ndarjes së ngrirësit bëhen automatikisht; nuk nevojitet asnjë funksion manual.

Ndërrimi i llambës LED

CANDY CNCQ2T620DX - Ndërrimi i llambës LED - 1

PARALAJMËRIM!

Mos e ndërroni vetë llambën LED, ajo duhet të ndërrohet vetëm nga prodhuesi ose nga agjenti i autorizuar i shërbimit.

Llambat përdorin LED si burim drite, duke shfaqur konsum të ulët të energjisë dhe jetë të gjatë shërbimi. Nëse ka ndonjë anomali, kontaktoni me shërbimin e klientit. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT".

Parametrat e llambave:

Ndarja e frigoriferit: 12 V maks. 1,5 W

Mospërdorimi për një periudhë më të gjatë

Nëse pajisja nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe:

Nxirrni ushqimin.

Hiqeni nga priza.

Pastroni pajisjen siç përshkruhet më sipër.

Mbajini dyert hapur për të parandaluar krijimin e erërave të këqija brenda.

CANDY CNCQ2T620DX - Mospërdorimi për një periudhë më të gjatë - 1

NJOFTIM

Fikeni pajisjen vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme.

Lëvizja e pajisjes

  1. Hiqni të gjitha shishet dhe hiqeni pajisjen nga priza.
  2. Siguroni raftet dhe pjesët e tjera të lëvizshme në frigorifer dhe ngrirës me shirit ngjitës.
  3. Mos e anoni frigoriferin më shumë se 45° për të shmangur dëmtimin e sistemit të ftohjes.

CANDY CNCQ2T620DX - Lëvizja e pajisjes - 1

PARALAJMËRIM!

▶ Mos e ngrini pajisjen nga dorezat e saj.
▶ Asnjëherë mos e vendosni pajisjen horizontalisht në tokë.

Shumë probleme që ndodhin mund t'i zgjidhni vetë, pa ekspertizë specifike. Në rast problemi, kontrolloni të gjitha mundësitë e treguara dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme përpara se të kontaktoni me servisin. Shih "SHËRBIMI I KLIENTIT".

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

▶ Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Pajisjet elektrike duhet të servisohen vetëm nga ekspertë të kualifikuar elektrikë sepse riparimet e gabuara mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Linja e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, tekniku i tij i shërbimit os nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të shmangur rreziqet.

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme
Kompresori nuk punon.Spina nuk është e futur në prizë.Pajisja është në ciklin e shkrirjesLidhni spinën.Kjo është normale për një shkrirje automatike
Pajisja punon shpesh ose punon për një periudhë shumë të gjatë.Temperatura e brendshme ose e jashtme është shumë e lartë.Pajisja ka qenë pa korrent për njëfarë periudhe.Një derë e pajisjes nuk është mbyllur mirë.Dera është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Cilësimi i temperaturës për ndarjen e ngrirësit është shumë i ulët.Guarnicioni i derës është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.Qarkullimi i kërkuar i ajrit nuk është i garantuar.Në këtë rast, është normale që pajisja të funksionojë më gjatë.Normalisht, nevojiten 8 deri në 12 orë që pajisja të ftohet plotësisht.Mbyllni derën/sirtarin dhe sigurohuni që pajisja të jetë e vendosur në një terren të sheshtë dhe të mos ketë ushqim apo enë që e pengon derën.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Vendoseni temperaturën më të lartë derisa të arrihet një temperaturë e kënaqshme e frigoriferit. Duhen 24 orë që temperatura e frigoriferit të bëhet e qëndrueshme.Pastroni guarnicionin e derës/sirtarit ose ndërrojeni nga shërbimi i klientit.Siguroni ventilim adekuat.
Pjesa e brendshme e frigoriferit është e ndotur dhe/ose mban erë.Pjesa e brendshme e frigoriferit ka nevojë për pastrim.Éshtë ruajtur ushqim me erë të fortë në frigorifer.Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferitMbështilleni mirë ushqimin.
Nuk është mjaftueshëm ftohtë brenda pajisjes.Temperatura është vendosur shumë e lartë.Janë vendosur artikuj shumë të ngrohtë.Janë vendosur shumë ushqime në të njëjtën kohë.Artikujt janë shumë afër njëri-tjetrit.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Rivendosni temperaturën.Ftohini gjithmonë artikujt përpara se t'i ruani.Mbani gjithmonë sasi të vogla ushqimi.Lini një hapësirë midis disa ushqimeve duke lejuar qarkullimin e ajrit.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.
Éshtë shumë ftohtë brenda pajisjes.Temperatura është vendosur shumë e ulët.Rivendosni temperaturën.
Formimi i lagështisë në pjesën e brendshme të ndarjes së frigoriferit.Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Enët e ushqimit ose lëngjet lihen të hapura.Rritni temperaturën.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Lërini ushqimet e nxehta të ftohen në temperaturën e ambientit dhe mbuloni ushqimet dhe lëngjet.
Grumbullohet lagështi në sipërfaqen e jashtme të frigoriferit ose midis dyerve/derës dhe sirtarit.Klima është shumë e ngrohtë dhe shumë e lagësht.Dera nuk është e mbyllur fort. Ajri i ftohtë në pajisje dhe ajri i ngrohtë jashtë saj kondensohen.Kjo është normale në klimë të lagësht dhe do të ndryshojë kur lagështia të ulet.Sigurohuni që dera/sirtari i tij të jetë i mbyllur fort.
Akull i fortë dhe brymë në ndarjen e ngrirësit.Artikujt nuk janë paketuar në mënyrë adekuate.Një derë/sirtar i pajisjes nuk është i mbyllur mirë.Dera/sirtari është hapur shumë shpesh ose për shumë kohë.Guarnicioni i derës/sirtarit është i ndotur, i konsumuar, i plasaritur ose i papërshtatshëm.Diçka në brendësi e pengon derën/sirtarin të mbyllet siç duhet.Gjithmonë paketojini mirë artikujt.Mbyllni derën/sirtarin.Mos e hapni derën/sirtarin shumë shpesh.Pastroni guarnicionin e derës/sirtarit ose ndërrojeni me të ri.Rivendosni raftet, raftet e derës ose enët e brendshme për të lejuar mbylljen e derës/sirtarit.
Anët e dollapit dhe shiritit të derës ngrohen.-Kjo është normale.
Pajisja lëshon tinguj jonormalë.Pajisja nuk është e vendosur në terren të niveluar.Pajisja prek një objekt rreth saj.Rregulloni këmbët për të niveluar pajisjen.Hiqni objektet përreth pajisjes.
Dëgjohet një tingull i lehtë i ngjashëm me atë të ujit që rrjedh.-Kjo është normale.
Do të dëgjoni një bip alarmi.Dera e dhomës së ruajtjes së frigoriferit është e hapur.Mbyllni derën.
Do të dëgjoni një zhurmë të dobët.Sistemi kundër kondensimit po funksiononKjo parandalon kondensimin dhe është normale
Sistemi i ndriçimit ose i ftohjes së brendshme nuk funksionon.Spina nuk është e futur në prizë.Furnizimi me korrent nuk është i paprekur.Llamba LED nuk punon.Lidhni spinën.Kontrolloni furnizimin me korrent në ambient.Telefononi kompaninë lokale të energjisë elektrike!Telefononi shërbimin për ndërimin e llambës.

Për të kontaktuar me ekipin e asistencës teknike, vizitoni faqen tonë të internetit: https://corporate.haier-europe.com/en/

Nën seksionin e "faqes së internetit", zgjidhni markën e produktit tuaj dhe të shtetit tuaj. Ju do të ridrejtoheni te faqja specifieke e internetit ku mund të gjeni numrin e telefonit dhe formularin për të kontaktuar me asistencën teknike.

Ndërprerje e energjisë

Në rast ndërprerjeje të energjisë, ushqimi duhet të qëndrojë i ftohtë i sigurt për rreth 5 orë. Ndiqni këto këshilla gjatë një ndërprerjeje të zgjatur të energjisë, veçanërisht në verë:

▶ Hapeni derën/sirtarin sa më pak të jetë e mundur.
▶ Mos vendosni ushqim shtesë në pajisje gjatë një ndërprerjeje të energjisë.
▶ Nëse jepet njoftim paraprak për një ndërprerje të energjisë dhe kohëzgjatja e ndërprerjes është më e gjatë se 5 orë, bëni pak akull dhe vendoseni në një enë në pjesën e sipërme të ndarjes së frigoriferit.
▶ Një inspektim i artikujve nevojitet menjëherë pas ndërprerjes.
▶ Meqenëse temperatura në frigorifer do të rritet gjatë një ndërprerjeje të energjisë ose avarive të tjera, periudha e ruajtjes dhe cilësia e ushqimit të ushqimit do të reduktohen. Çdo ushqim që shkrihet ose duhet të konsumohet, ose të gatuhet dhe të ngrihet (aty ku është e përshtatshme) menjëherë pas kësaj, në mënyrë që të parandalohen rreziqet për shëndetin.

Funksioni i memories gjatë ndërprerjes së energjisë

Pas rikthimit të energjisë, pajisja vazhdon me cilësimet e vendosura përpara ndërprerjes së energjisë.

Shpaketimi

CANDY CNCQ2T620DX - Shpaketimi - 1

PARALAJMËRIM!

Pajisja është e rëndë. Manovrojeni gjithmonë me të paktën dy persona.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit jashtë mundësive të fëmijëve dhe hidhini në mënyrë ekologjike.
▶ Nxirreni pajisjen nga paketimi.
▶ Hiqni të gjitha materialet e paketimit.

Kushtet mjedisore

Temperatura e dhomës duhet të jetë gjithmonë ndërmjet 10°C dhe 38°C për këtë frigorifer, si p.sh. CNCQ2T620E*, CNCQ2T618E*, ECN2CQTE*186, ECN2CQTE*206, (*=kodi i ngjyrës: B,X,W), ose temperatura e dhomës duhet të jetë gjithmonë ndërmjet 10°C dhe 43°C për këtë frigorifer, për shembull CNCQ2T620D* CNCQ2T618C*, CNCQ2T620A*, CNCQ2T618A*, CNCQ2T618EXMA, CNCQ2T618EBMA, pasi mund të ndikojë temperaturën brenda pajisjes dhe konsumin e energjisë. Mos e instaloni pajisjen pranë pajisjeve të tjera që lëshojnë nxehtësi (furra, frigoriferë) pa izolim.

CANDY CNCQ2T620DX - Kushtet mjedisore - 1

PARALAJMËRIM!

Pastaj frigoriferi mund të përdoret normalisht, kërkohet një hapësirë minimale instalimi prej 50 mm për të siguruar efikasitetin e ftohjes së frigoriferit. Pengesa rreth frigoriferit do të rrisë konsumin e energjisë së tij.

Hapësira e rekomanduar kur dera është e hapur (Fig. 1.2.)

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 1

text_image 1. W1 D1 W2 125° W4 W3

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 2

text_image 2. A B W5 B D2 90°

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 3

Pajisja duhet të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë.

  1. Pärkuleni frigoriferin pak mbrapa.
  2. Vendosni këmbët në nivelin e dëshiruar.

Sigurohuni që distanca nga muri në anën e menteshës të jetë të paktën 100 mm që dera të hapet sïç duhet.

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 4

text_image 1. maks. 45° 2.

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 5

text_image 3.
  1. Stabiliteti mund të kontrollohet duke lëvizur diagonalet me alternim. Lëkundjet e lehta duhet të jenë të njëjta në të dyja drejtimet. Përndryshe, kasa mund të shtrembërohet: rezultati është rrjedhje e mundshme e guarnicioneve të dyerve. Një prirje e lehtë në pjesën e pasme lehtëson mbylljen e derës.

CANDY CNCQ2T620DX - PARALAJMËRIM! - 6

NJOFTIM

Për një pajisje kolonë: kjo pajisje ftohëse nuk është planifikuar për t'u përdorur si pajisje inkaso

CANDY CNCQ2T620DX - NJOFTIM - 1

text_image 2 h

Koha e pritjes

Në kapsulën e kompresorit ndodhet vaji i lubrifikimit pa mirëmbajtje. Ky vaj mund të kalojë përmes sistemit të mbyllur të tubave gjatë transportit të pjerrët. Përpara se të fusni pajisjen në prizë, duhet të prisni të paktën 2 orë në mënyrë që vaji të hyjë përsëri në kapsulë.

Lidhja elektrike

Përpara çdo lidhjeje kontrolloni nëse:

▶ furnizimi me korrent, priza dhe siguresat janë të përshtatshme sipas pllakën së specifikimeve.
priza të jetë e tokëzuar dhe të mos jetë shumëprizësh apo zgjatues.
spina dhe priza të janë rreptësisht sipas specifikimeve.

Futeni spinën në prizë të instaluar siç duhet.

CANDY CNCQ2T620DX - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Për të shmangur rreziqet, një kabillo elektrike e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga shërbimi i klientit (shih kartën e garancisë).

Kthyeshmëria e derës

Përpara se të lidhni pajisjen me furnizimin me energji elektrike, duhet të kontrolloni nëse rrotullimi i derës duhet të ndryshohet nga e djathta (siç jepet) në të majtë, nëse kjo kërkohet nga vendi i instalimit dhe përdorshmëria.

CANDY CNCQ2T620DX - Kthyeshmëria e derës - 1

PARALAJMËRIM!

Pajisja është e rëndë. Ju nevojiten dy persona për të kryer kthimin e derës.
Para çdo operimi, së pari shkëputeni pajisjen nga priza
▶ Mos e anoni pajisjen më shumë se 45°C për të parandaluar dëmtimin e sistemit të ftohjes.

Hapat e montimit

  1. Siguroni mjetin e nevojshëm.
  2. Hiqeni pajisjen nga priza.
  3. Hiqni kapakun e menteshës së sipërme 1 dhe hiqni menteshën e sipërme (tri vida) në anën e djathtë 2.
  4. Hiqni menteshën e sipërme.
  5. Ngrini me kujdes derën e lirë të frigoriferit nga mentesha e mesme.
  6. Hiqni menteshën e mesme.
  7. Hiqni kapakun e vogël të panelit të përparmë nga ana e majtë në të djathtë.
  8. Kthejeni derën përmbys dhe hiqni kapakun (1). Nxirreni kapakun e ri (2) nga çanta e nevojshme dhe vidhosni në anën e kundërt.
  9. Ndryshoni pozicionet e prizave bosh dhe vidhos në anë.
  10. Vidhosni menteshën e mesme në anën e majtë të pajisjes. Kushtojini vëmendje përmbysjes së strumbullarit të menteshës së mesme, duke siguruar që ana me guarnicion të jetë e kthyer lart
  11. Ngrini me kujdes derën e sipërme në menteshën e mesme. Dhe sigurohuni që boshti të përshtatet në fuçinë e menteshës së derës së poshtme.
  12. Hiqni menteshën e re të sipërme dhe kapakun e menteshës nga çanta ndihmëse. Vendosni kabllon e lidhjes përmes menteshës së sipërme dhe fiksoni menteshën e sipërme me tre vida në anën e majtë të pajisjes. Dhe vendoseni kapakun e menteshës mbi menteshë.
  13. Vendosni panelin e përparmë në vend dhe fiksojeni atë me pesë vida.

Pas ndërrimit të derës, kontrolloni nëse vulat e derës janë vendosur siç duhet në kasë dhe të gjitha vidhat janë shtrënguar mirë.

CANDY CNCQ2T620DX - Hapat e montimit - 1

CANDY CNCQ2T620DX - Hapat e montimit - 2

E zgjeruar mesatare: kjo pajisje ftohëse është planifikuar për përdorim në temperatura ambienti që variojnë nga 10 në 32°C

Mesatare: kjo pajisje ftohëse është planifikuar për përdorim në temperatura ambienti që variojnë nga 16 në 32°C:

Subtropikale: kjo pajisje ftohëse është planifikuar për përdorim në temperatura ambienti që variojnë nga 16 në 38°C:

Tropikale: kjo pajisje ftohëse është planifikuar për përdorim në temperatura ambienti që variojnë nga 16 në 43°C.

Parametrat e produktit sipas rregullores (BE)2019/2016

Bazuar në rezultatet standarde të provës për 24 orë. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja dhe ku ndodhet

ModellCNCQ2T620EBCNCQ2T620EW CNCQ2T620EXECN2CQTEX206ECN2CQTEB206ECN2CQTEW206CNCQ2T620DWCNCQ2T620DXCNCQ2T618EWCNCQ2T618EXCNCQ2T618EBCNCQ2T618ECECN2CQTEX186ECN2CQTEB186ECN2CQTEW186CNCQ2T620CB
Lloji i pajisjesftohëseFrigorifer-NgrirësFrigorifer-NgrirësFrigorifer-NgrirësFrigorifer-Ngrirës
Klasi i efikasitetitenergjetikEDEC
Konsumi vjetor ienergjisë (kWh/vit)279 223270 178
Ndarja e frigoriferit mevëllim (L)289 289235 289
Ndarja e ngrirësit mevëllim (L)120 120120 120
Klasa e ngrirjes4-yje 4-yje 4-yje4-yje
Lloji i shkrirjesShkrirja automatikeShkrirja automatikeShkrirja automatikeShkrirja automatike
Koha e rritjes sëtemperaturës (o)11 11 1113
Kapaciteti i ngriresit(kg/24 orë)6 6 6 6
Klasa klimatikeSN.N.ST SN.NN.ST.T SN.N.ST SN.N.ST.T
Gürültü emisyon sınıfı vehavadaki akustik gürültüemisyonları (dB(A) re 1pW)C(38)B(35)C(38)B(35)

Parametrat e produktit sipas rregullores (BE)2019/2016

Bazuar në rezultatet standarde të provës për 24 orë. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja dhe ku ndodhet

ModeliCNCQ2T620AXCNCQ2T618CX CNCQ2T618CWCNCQ2T618AX CNCQ2T618AWCNCQ2T618EX CNCQ2T618EB
Lloji i pajisjes ftohëseFrigorifer-NgrirësFrigorifer-NgrirësFrigorifer-NgrirësFrigorifer-Ngrirës
Klasi i efikasitetit energjetikACAA+
Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit)114172110290
Ndarja e frigoriferit me vëllim (L)289235235234
Ndarja e ngrirësit me vëllim (L)12012012096
Klasa e ngrirjes4-yje4-yje4-yje4-yje
Lloji i shkrirjesShkrirja automatikeShkrirja automatikeShkrirja automatikeShkrirja automatike
Koha e rritjes së temperaturës (o)16131613
Kapaciteti i ngrirësit (kg/24 orë)7676
Klasa klimatikeSN.N.ST.TSN.N.ST.TSN.N.ST.TSN.N.ST.T
Shënim: Miratimi i standardeveEN 62552-1:2020 EN 62552-3:2020EN 62552:2013

Parametrat e produktit sipas rregullores (BE)2019/2016

Bazuar në rezultatet standarde të provës për 24 orë. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra se si përdoret pajisja dhe ku ndodhet

ModellCNCQ2T618DW CNCQ2T618DX
Lloji i pajisjes ftohëseFrigorifer-Ngrirës
Klasi i efikasitetit energjetikD
Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit)216
Ndarja e frigoriferit me vëllim (L)235
Ndarja e ngrirësit me vëllim (L)120
Klasa e ngrirjes4-yje
Lloji i shkrirjesShkrirja automatike
Koha e rritjes së temperaturës (o)13
Kapaciteti i ngriresit (kg/24 orë)6
Klasa klimatikeSN.N.ST,T
Gürültü emisyon sınıfı ve havadaki akustik gürültü emisyonları (dB(A) re 1 pW)B(35)

Shpjegime:

- Po, përmbahet

(1) Bazuar në rezultatet e provës së konformitetit me standardet gjatë 24 orëve. Konsumi aktual varet nga përdorimi dhe vendndodhja e pajisjes.
(2) Vlerësimi klimatik SN: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis +10°C dhe +32°C Vlerësimi klimatik N: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +32°C Vlerësimi klimatik ST: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +38°C Vlerësimi klimatik T: Kjo pajisje është menduar për përdorim në një temperaturë ambienti midis 16°C dhe +43°C

Të dhëna teknike shtesë

ModeliCNCQ2T620EBCNCQ2T620EW CNCQ2T620EXECN2CQTEX20ECN2CQTEB20ECN2CQTEW20CNCQ2T620DWCNCQ2T620DXCNCQ2T618CW CNCQ2T618CXCNCQ2T618EW CNCQ2T618EX CNCQ2T618EB ECN2CQTEB186 ECN2CQTEX186 ECN2CQTEW186
Vëllimi total (L)409409355330
Tensioni/ Frekuenca220~240 V/50 Hz220~240 V/50 Hz220~240 V/50 Hz220~240 V/50 Hz
Rryma nominale (A)0,91.41.40,9
Siguresa kryesore (A)15151615
Shënim: Miratimi i standardeveEN 62552-1:2020 EN 62552-2:2020 EN 62552-3:2020
ModelCNCQ2T620AXCNCQ2T618AW CNCQ2T618AXCNCQ2T620CBCNCQ2T618EBMA CNCQ2T618EXMA
Vëllimi total (L)409 355409 330
Tensioni/Frekuenca220~240V/50Hz220~240V/50Hz 220~240V/50Hz220~240V/50Hz220~240V/50Hz
Rryma nominale (A)1.4 1.4 1.40.9
Siguresa kryesore (A)16 16 1616
Note: Adopting standardsEN 62552-1:2020; EN 62552-2:2020; EN 62552-3:2020EN 62552:2013
ModelCNCQ2T618DW CNCQ2T618DX
Vëllimi total (L)355
Tensioni/Frekuenca220~240V/50Hz
Rryma e vlerësuar1.4
Siguresa kryesore16
Shënim: Miratimi i standardeveEN 62552-1:2020; EN 62552-2:2020; EN 62552-3:2020

Ne rekomandojmë shërbimin tonë të klientit Haier dhe përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Nëse keni një problem me pajisjen tuaj, kontrolloni fillimisht seksionin "ZGJIDHJA E PROBLEMEVE".

Nëse nuk mund të gjeni një zgjidhje atje, kontaktoni

me tregtarin juaj lokal ose
▶ Qendra jonë e shërbimit telefonik evropian (shih numrat e telefonit të listuar më poshtë) ose
▶ zona "Shërbim dhe mbështetjet" në www.haier.com ku mund të aktivizoni shërbimin
▶ bëni kërkesa dhe të gjeni pyetjet e shpeshta.

Për të kontaktuar me shërbimin tonë, sigurohuni që të keni në dispozicion të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e markës.

Modeli

Nr. serial

Kontrolloni gjithashtu kartën e garancisë të dhënë me produktin në rast garancie.

Qendra telefonike e shërbimit për Evropën
Shteti* Numri i telefonit Kostot
Haier Italy (IT) 199 100 912
Haier Spain (ES) 902 509 123
Haier Germany (DE) 0180 5 39 39 99 • 14 cent/min, telefon fiks• maks. 42 cent/min, celular
Haier Austria (AT) 0820 001 205 • 14,53 cent/min, telefon fiks• maks. 20 cent/min, të gjitha të tjerat
Haier United Kingdom (UK) 0333 003 8122
Haier France (FR) 0980 406 409

* Për shtetet e tjera, referojuni www.haier.com

Haier Europe Trading S.r.l

Branch UK

* Kohëzgjatja e garancisë së pajisjes ftohëse:

Garancia minimale është: 2 vite për vendet e BE-së, 3 vite për Turqinë, 1 vit për Mbretërinë e Bashkuar, 1 vit për Rusinë, 3 vite për Suedinë, 2 vite për Serbinë, 5 vite për Norvegjinë, 1 vit për Marokun, 6 muaj për Algjerinë, për Tunizinë nuk kërkohet garanci ligjore.

* Periudha e pjesëve të këmbimit për riparimin e pajisjes:

Termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve dhe dritat janë të disponueshme për një periudhë minimale prej shtatë vitesh pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg.

Dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, tavat dhe shportat për një periudhë minimale prej shtatë vitesh dhe gominat e derës për një periudhë minimale prej 10 vitesh, pas nxjerrjes së njësisë së fundit të modelit në treg.

* Për informacione të mëtejshme për produktin, konsultohuni me https://eprel.ec.europe.eu/ ose skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : CANDY

Modeli : CNCQ2T620DX

Kategori : Frigorifer