DFH8961B - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DFH8961B AEG në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DFH8961B - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DFH8961B e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT DFH8961B AEG
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe. 267• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
- Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
- Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
- Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
- Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
- KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
- Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
- PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
- Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
- Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
- Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
- Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë 268pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bllokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).
- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.
- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.
- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.
- Mos gatuani me flakë nën pajisje:
- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.
- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit. 269• Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
- Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
- Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe qesen mbrojtëse.
- Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
- Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.
PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për ndonjë qëllim tjetër.
- Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
- Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
- Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
- Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
- Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
- Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
- Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura 270veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Udhëzime të instalimit
Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.
4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
4.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit
Table title Funksioni Përshkrimi
Ndez / Fik Ndez dhe fik aspiratorin. Shpejtësia e parë Ventilatori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shpejtësia e dytë Ventilatori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë. Shpejtësia e tretë Ventilatori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë. Shpejtësia maksimale Ventilatori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 8 minutashpajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm. Breeze Aspiratori punon në shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash pajisjafiket. Hob²Hood Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura. Njoftimi mbi filtrin Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastronifiltrin e yndyrës. Temperatura e dritës së ngjyrës Ndryshon temperaturën e ngjyrës së dritës. 271Funksioni Përshkrimi
Llamba Ndez dhe fik dritat. Ndryshon intensitetin e dritës.
Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë. Table title. Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara. Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë. Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi. Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivel zhurme shumë të ulët. Funksioni fiket automatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëm pas gatimit. Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit. Aktivizimi i pajisjes Për të përdorur aspiratorin:
1. Tërhiqeni sirtarin e aspiratorit për të
ndezur panelin e kontrollit. Tani mund të aktivizoni funksionet.
2. Për të aktivizuar funksionin, prekni
simbolin korrespondues. Nëse shpejtësia e ventilatorit nuk vendoset brenda një minute pas ndezjes së aspiratorit, paneli i kontrollit do të çaktivizohet. Për ta aktivizuar sërish, prekni simbolin . Çaktivizimi i pajisjes Për të fikur sërish pajisjen, prekni simbolin përsëri ose mbyllni sirtarin e aspiratorit. Kur mbyllet sirtari, do të ruhet cilësimi i fundit i shpejtësisë së ventilatorit. Kur sirtari tërhiqet sërish, aspiratori do të funksionojë me shpejtësinë e fundit të zgjedhur të ventilatorit. Perfect Illumination - Ndriçimi Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit. Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit prekni simbolin . Prekni simbolin sërish për të ndryshuar intensitetin e dritës sipas rendit të mëposhtëm: Maksimum, Mesatar, I ulët, I fikur. Për të fikur dritat, prekni dhe mbani simbolin për 3 sekonda. Mbyllja e sirtarit nuk ka asnjë ndikim mbi dritën e aspiratorit. Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës Aspiratori mban mend cilësimin e fundit të temperaturës së ngjyrës së dritës. Ka dy mënyra për të vendosur temperaturën e ngjyrës së dritës:
1. Prekni simbolin për të ndryshuar
temperaturën e ngjyrës nga neutrale, nga e ngrohta në të ftohtë. 2722. Prekni dhe mbani simbolin për të lëvizur pa probleme midis temperaturave të ngjyrave të lehta. Lëshojeni sapo të arrini cilësimin e dëshiruar.
Është një funksion që lidh pllakën e gatimit me një aspirator. Si pllaka e gatimit, ashtu edhe aspiratori janë të pajisur me një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet bazuar në cilësimin e regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë të gatimit në pianurë. Ndryshe, mund ta kontrolloni manualisht ventilatorin duke përdorur pianurën. Ky funksion mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të pianurës. Nëse sirtari i aspiratorit është i mbyllur, Hob2Hood® do të aktivizojë vetëm dritën e aspiratorit. Ventilatori do të mbetet i fikur. Nëse sirtari është i hapur, funksioni do të aktivizojë si dritën e kapakut ashtu edhe ventilatorin. Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.
5.3 Njoftimi i filtrit
Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Simboli pulson rregullisht për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Simboli pulson dy herë çdo sekondë për 30 sekonda nëse filtri i qymyrit duhet të zëvendësohet. Ky funksion aktivizohet në mënyrë të pavarur pas 40 orë pune për filtrin e yndyrës dhe 160 orë pune për filtrin e karbonit. Referojuni Pastrimi i filtrit të yndyrës në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi. Referojuni Zëvendësimi i filtrit të karbonit në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi. Numëruesi i funksionit për filtrin e qymyrit është çaktivizuar si parazgjedhje. Për regjimin e riciklimit, duhet të aktivizohet. Për të aktivizuar ose çaktivizuar banakun për filtrin e karbonit:
1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit.
2. Sigurohuni që ventilatori dhe drita janë të
Funksioni aktivizohet nëse simboli pulson një herë. Funksioni çaktivizohet nëse simboli pulson dy herë. Për të rivendosur numëruesin e funksionit gjatë periudhës së njoftimit:
1. Tërhiqeni sirtarin e kapuçit.
për 3 sekonda. Simboli ndalon së pulsuari për rivendosjen e saktë.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
6.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e pastrimit
Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça. Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra. Pastroni njollat me një detergjent të butë. 273Mbajeni aspiratorin të pastër Pastrojeni pajisjen çdo muaj për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për të pastruar filtrat kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Referojuni kapitullit Përdorimi i përditshëm. Filtri i karbonit Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin. Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, sigurohuni që të mos ketë enë gatimi në pianurë dhe që aspiratori dhe pianura të jenë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt. Për të hequr filtrin:
1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.
2. Tërhiqni dorezën në filtër poshtë
aspiratorit dhe anoni lehtë poshtë pjesën e përparme të filtrit.
3. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke
përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë. Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
4. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -
opsional Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin. Për të ndërruar filtrin:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull.
2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë, më pas tërhiqeni.
4. Për të instaluar një filtër të ri, kryheni
hapat në rendin e mëposhtëm. 274Referojuni broshurës së veçantë të Udhëzimeve të instalimit.
6.4 Ndërrimi i llambës
Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Table title Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike. Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar. Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit. Bashkërenditni dyert e kabinetit. Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Niveli i ndriçimit ose temperatura e ngjyrës së dritës nuk është siç përshkruhet në udhëzime. Cilësim Perfect illumination i pasaktë. Prekni simbolin për të kontrolluar nëse jeni në gjendje t’i ndryshoni të tre temperaturat e ngjyrave. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit. Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen. Rriteni shpejtësinë e motorit.
Notice-Facile