GORENJE IHT943E6XGB - Kapuçina kuzhine

IHT943E6XGB - Kapuçina kuzhine GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas IHT943E6XGB GORENJE në format PDF.

📄 104 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE IHT943E6XGB - page 92
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitAspirator
MarkaGorenje
ModeliIHT943E6XGB
Gjerësia (vlerësim)90 cm
Numri i shpejtësive4 (përfshirë Boost)
Lloji i komandësTouch
NdriçimiLED i integruar, zbutje e mundshme
KohëmatësiNdalesë e vonuar deri në 90 minuta
Versioni i instalimitShkarkim i jashtëm ose riciklim
Filtri i yndyrësMetalik, i larë (lëshohet në pjatalarëse)
Filtri i qymyritAktiv, zëvendësohet çdo 4 muaj (versioni riciklim)
Largësia minimale e sigurisë (elektrike)50 cm
Largësia minimale e sigurisë (gaz/përzier)65 cm
Furnizimi elektrik230 V / 50 Hz (kontrolloni pllakën e të dhënave)
Niveli i zëritNdryshon sipas shpejtësisë
Pesha neto (vlerësim)Rreth 15 kg
Mirëmbajtje periodikePastrim i jashtëm mujor, filtri i yndyrës mujor
Pjesë rezervë të disponueshmeFiltra, llamba LED, telekomandë (opsionale)
RiparueshmëriaNdihmë teknike e autorizuar kërkohet për LED dhe motor
Normat e sigurisëEN/CEI 60335-1, EN/CEI 60335-2-31
Garancia (standarde)2 vjet (përveç kushteve të veçanta)

Pyetjet më të shpeshta - IHT943E6XGB GORENJE

Cila është lartësia e rekomanduar e instalimit për aspiratorin IHT943E6XGB?
Largësia minimale midis sipërfaqes së gatimit dhe pjesës më të ulët të aspiratorit është 50 cm për sobat elektrike dhe 65 cm për sobat me gaz ose të përziera. Gjithmonë respektoni udhëzimet e prodhuesit të pajisjes suaj të gatimit.
Si të pastrohet filtri i yndyrës?
Filtri i yndyrës metalik duhet të pastrohet një herë në muaj. Mund ta lani me dorë me një detergjent të butë ose në pjatalarëse në temperaturë të ulët dhe cikël të shpejtë. Mund të ndodhë çngjyrosje, por performanca e filtrimit mbetet e pandryshuar.
Kur duhet të zëvendësoj filtrin e qymyrit?
Filtri i qymyrit aktiv (i përdorur në versionin e riciklimit) duhet të zëvendësohet maksimumi çdo 4 muaj. Ai nuk mund të pastrohet ose rigjenerohet. Frekuenca varet nga përdorimi dhe pastrimi i filtrit të yndyrës.
Si të përdoret kohëmatësi i ndalesës?
Shtypni butonin '4' për të aktivizuar kohëmatësin. Shifra '0.' pulson. Përdorni butonat '1' dhe '2' për të zgjedhur një vonesë nga 1 në 9 (shumëzuar me 10 minuta, pra 10 deri në 90 minuta). Shtypni përsëri '4' për të konfirmuar. Një pikë pulson pranë shifrës. Për të çaktivizuar, shtypni '4' pastaj '1' për të ulur në zero dhe '4' për të konfirmuar.
A mund të rregulloj ndriçimin?
Po, ndriçimi LED është i zbutshëm. Kur ndriçimi është ndezur, shtypni butonin '5' për rreth 2 sekonda për të ulur ndriçimin. Përsëriteni për të ulur më tej. Në nivelin më të ulët, një shtypje e re e kthen ndriçimin në maksimum.
Si të instaloni aspiratorin në versionin e shkarkimit të jashtëm?
Për shkarkim të jashtëm, duhet të lidhni fllanxhën e daljes së aspiratorit me një kanal shkarkimi (nuk ofrohet) me diametër të barabartë me atë të fllanxhës. Kanali duhet të ketë një pjerrësi të lehtë lart (rreth 10°) dhe të jetë sa më i shkurtër me sa më pak bërryla. Hiqni filtrin e qymyrit nëse është i pranishëm.
Çfarë të bëj nëse aspiratori nuk ndizet?
Fillimisht kontrolloni nëse aspiratori është i lidhur saktë dhe nëse ndërprerësi i përgjithshëm nuk është ndërprerë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e ndihmës teknike. Mos u përpiqni të riparoni vetë kabllon e furnizimit ose komponentët elektronikë.
Si të zëvendësohet një llambë LED?
Llambat LED janë të integruara dhe mund të zëvendësohen vetëm nga një teknik i autorizuar. Nëse ndriçimi nuk funksionon më, kontaktoni shërbimin e ndihmës teknike. Mos e çmontoni vetë aspiratorin.
Cilat janë rreziqet nëse nuk e pastroj rregullisht aspiratorin?
Mirëmbajtja e neglizhuar (filtra të ndotur) rrit rrezikun e zjarrit. Yndyrnat e grumbulluara mund të marrin flakë. Për më tepër, performanca e thithjes ulet dhe zhurma rritet. Respektoni frekuencat e pastrimit: filtri i yndyrës çdo muaj, filtri i qymyrit çdo 4 muaj.
A mund ta përdor aspiratorin pa filtër yndyre?
Jo, aspiratori nuk duhet të përdoret kurrë pa grilën dhe filtrat e montuar saktë. Filtri i yndyrës mbron motorin dhe zvogëlon rreziqet e zjarrit. Mungesa e tij anulon garancinë dhe mund të dëmtojë pajisjen.

Pyetjet e përdoruesve rreth IHT943E6XGB GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IHT943E6XGB - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IHT943E6XGB e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT IHT943E6XGB GORENJE

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi, gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.

! Eshtë e rëndesishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni që të shoqërojë produktin.

! Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.

! Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabullin e shkarkimit.

! Para se te fillohet montimi aparatit duhet te verifikohet se te gjithe pjeset nuk jane te demtuara. Ne rast te kundert kontaktoni shitesin dhe mos filloni ta montoni.

Shënim: Detajet e shënuara me simbolin “{*}” janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.

GORENJE IHT943E6XGB - 1

VËREJTJE

Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.

Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse.

Ešhtë e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.

Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër. Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përsh-kruara në këtë manual)

Moszbatimi këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave të përshkruara në këtë manual.

Kjo pajisje éshtë e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment- WEEE).

Duke kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

GORENJE IHT943E6XGB - VËREJTJE - 1

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj

vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë pajisjen.

Aparat projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

• Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

• Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

• EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Keshilla per nje perdorim korrekt per reduktimin ne impaktin ambjental:

Shtypni ON per te ndezur aspiratorin me nje shpejtesi minimale kur filloni te guzhinoni dhe e mbani te ndezur per disa minuta pasi te keni perfunduar guzhinimin. Shtoni shpejtesine vetem ne raste te nje sasie te madhe tymi dhe avulli dhe perdorni shpejtesine boost vetem ne raste ekstreme. Zevendesoni filtrin me karbon nese eshte e nevojshme te arrini reduktimin e ererave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrnave nese doni te arrini thithjen e yndyrnave me efikasitet. Perdorni diametrin maksimal te kanalizimit te paraqitur ne manualin e udhezimeve per te maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmen.

Kujdes! Mungesa e instalimit te vidave dhe te pajisjeve te fiksimit sipas ketyre udhezimeve mund te sjelle rreziqe te natyres elektrike.

PËRDORIMI

Oxhaku thithës është realizuar për t'përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të brendshëm.

GORENJE IHT943E6XGB - PËRDORIMI - 1

LLOJI THITHËS

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në flanxhën e rakordimit. Diametri tubit të shkarkimit duhet të jetë barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

Kujdes! Tubi evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.

Në pjesën horizontale, tubi duhet të ketë një përkulje të lehtë në pjesën e sipërme (rreth 10°) në mënyrë që të mund ta transportojë ajrin jashtë lehtësisht.

Nëse oxhaku është pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (flanxhën e rakordimit).

Përdorimi tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

! Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër

! Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi kthesës maksimumi 90°)

! Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.

! Përdoni një kabëll që pjësen e brëndshme ta ketë sa më të lëmuar.

! Materiali kabullit duhet të jëtë sipas normativave të paracaktuara.

GORENJE IHT943E6XGB - LLOJI THITHËS - 1

LLOJI FILTRUES

Ajri thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi pajisur me bazë filtrash karboni.

MONTIMI

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

GORENJE IHT943E6XGB - MONTIMI - 1

LIDHJA ELEKTRIKE

Tensioni rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

MONTIMI

Produkt me peshe te madhe ,levizja dhe instalimi aspiratorit duhet bere te pakten nga dy me shume persona. Përpara se të filloni instalimin:

  • Verifikoni nëse produkti blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.
  • Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës). Ky/keto filtër/do te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku llojit filtrues.
  • Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.
  • Nëse është e mundur të hiqni dhe të lëvizni mobiljet ekzistuese përreth zonës ku do të montohet oxhaku në mënyrë që të ketë me shumë hapsirë midis murit dhe tavanit ku do të montohet oxhaku. Përndryshe mundohuni të ruani sa me shumë te jetë e mundur mobiljet dhe të gjitha pjesët që do të ndikohen nga instalimi. Zgjidhni një sipërfaqe të sheshtë, mbuloheni me një mbulesë në mënyrë që të mos dëmtohet, pastaj vendosni oxhakun dhe pjesët e amballazhit.
  • Verifikoni ndërkaq që në afërsi të zonës së instalimit të oxhakut (zonë që të jetë e përdorshme edhe kur të jetë oxhaku montuar) të jetë e disponueshme një prizë elektrike e të jetë e mundur të lidhet me një paisje që shkarkon tymin jashtë(vetëm lloji thithës).
  • Të ndiqen të gjitha punimet e nevojshme gjatë ndërtimit të murit (psh instalimin e një prize elektrike si dhe një vrimë që do të shërbeje për kalimin e tubës së shkarkimit.

Oxhaku është pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe te mureve dhe tavaneve. Êshtë gjithsesi e rëndësishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'iu siguruar në lidhje me përshtatshmérine e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

FUNKSIONIMI

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të f illoni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

1 2 3 4 5

GORENJE IHT943E6XGB - FUNKSIONIMI - 1

text_image < > 2. ⏱

Paneli i kontrollit

Ešhtë i pajisur me kontrolle me prekje. Prekni një sensor për të aktivizuar funksionin e dëshiruar:

1 - Ulni shpejtësinë e ventilatorit
2 - Rrisni shpejtësinë e ventilatorit
3 - Ekrani i shpejtësisë Ventilatorii aspiratorit mund të funksionojë me 4 shpejtësi (shpejtësia 4 është funksioni i rritjes)
4 - Kohëmatësi i fikjes
5 - Ndriçimi i ndezur/fikur Ndriçimi funksionon në mënyrë të pavarur nga ventilatori i aspiratorit

Kohëmatësi i fikjes

Përdorni kohëmatësin e fikjes për të fikur aspiratorin pas një kohe të caktuar. Përdorni kohëmatësin e fikjes për të filtruar tymrat nga ajri pas gatimit. Koha maksimale e vonesës është 90

minuta. Prekni "4" për të anuluar kohëmatësin e fikjes në çdo kohë. Numri "0." do të pulsojë në ekran. Pastaj përdorni "1" dhe "2" për të zgjedhur vonesën në diapazonin 1 - 9 (shumëzoni numrin me dhjetë për të marrë vonesë në minuta, 1 - 10 minuta, 2 - 20 minuta... 5 - 50 minuta). Prekni përsëri "4" për të aktivizuar funksionin. Kohëmatësi i fikjes është vendosur, një pikë do të ndizet pranë shifrës në ekran. Prekni "4" për të anuluar kohëmatësin e fikjes. Prekni "1" për të zvogëluar kohën e vonesës deri në zero. Prekni "4" për të konfirmuar që kohëmatësi i fikjes është anuluar. Anulimi i kohëmatësit të fikjes nuk e fik dritën.

Përdoreni këtë funksion për të rregulluar ndriçimin. Kur ndriçimi është ndezur, mbani shtypur "5" për rreth 2 sekonda për të rregulluar ndriçimin.

Ndriçimi i dritës do të zvogëlohet. Prekni përsëri "5" për të zvogëluar ndriçimin një nivel tjetër më poshtë. Kur arrihet niveli

më i ulët i ndriçimit, prekni përsëri "5" për të kaluar në ndriçimin maksimal. Përsëritja e kësaj disa herë do t'ju lejojë të zgjidhni ndriçimin e dëshiruar.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

PASTRIMI

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKÖL!

Kujdes: Mosrespektimi rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi vërejtjeve të mësipërme.

FILTRI ANTIYNDYRË

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.

FILTRI PREJ KARBONI AKTIV (Vetäm për Llojin Fitrues)

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bblokimi filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës.

Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ZËVENDËSIMI LLAMBAVE

Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine LED.

LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradizionale dhe japin mundesine te kursehet 90% energjise elektrike.

Per ndrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen teknike.

Strogo se pridržavajte objašnjenja koje donosi ovaj priručnik.

Otklanjamo bilo kakvu odgovornosti za eventualne neprilike, štetu ili

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : IHT943E6XGB

Kategori : Kapuçina kuzhine