SKIL 1047 ME - Thërrmues

1047 ME - Thërrmues SKIL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 1047 ME SKIL në format PDF.

📄 184 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice SKIL 1047 ME - page 165
SKIP

Pyetjet më të shpeshta - 1047 ME SKIL

Pyetjet e përdoruesve rreth 1047 ME SKIL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Thërrmues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 1047 ME - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 1047 ME e markës SKIL.

MANUAL I PËRDORUESIT 1047 ME SKIL

Mprehësja këndore 9475

HYRJE

  • Kjo vegël pune është projektuar për mprehjen, prerjen dhe harkimin e materialeve metalike dhe ato prej guri pa përdorimin e ujit; me aksesorët e duhur kjo vegël mund të përdoret gjithashtu për fërkim, smerilim dhe lëmimin
  • Veprimet e prerjes me disqet prerëse lejohen vetëm kur përdoret një mbrojtëse për prerjen (e disponueshme si aksesori opsional 2610399439 nga SKIL)
  • Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit ③

TË DHËNAT TEKNIKE ①

ELEMENTET E PAJISJES ②

A Boshti rrotullues

B Fllanxha shtrënguese

C Çelësi

D Butoni i bllokimit të boshtit

E Doreza ndihmëse

F Mbrojtësja

G Fllanxha e montimit

H Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes

J Butoni i zgjedhjes së shpejtësisë

K Të çarat e ajrosjes

SIGURIA

UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË

A PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëntime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).

1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjere larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.

c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.

d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.

e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.

f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.

g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.

b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.

c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.

d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bilokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.

f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË PËR MPREHËSET KËNDORE

1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA VEPRIMET

a) Kjo vegël pune është e projektuar të përdoret si pajisje për mprehje, smerilim, fërkim me tej, lustrime ose për prerje. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet të dhëna me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.

b) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të sigurt.

c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të fluturojnë.

d) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund të ruhen ose të kontrollohen si duhet.

e) Montimi me filetim i aksesorëve duhet të përputhet me filetimin e boshtit të pajisjes mprehëse. Për aksesorët që montohen me fllanxha, vrima e boshtit kryesor të aksesorit duhet të përputhet mediametrin e vendosjes së fllanxhës. Aksesorët që nuk përputhen me mekanizmin e montimit të veglës së punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen më shumë se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.

f) Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje, çarja ose konsum të tepërt, furçat e telit për tela të liruar ose të thyer. Nëse vegla e punës ose aksesorì ju bie, kontrollojeni për dëmtime ose montoni një aksesor të padëmtuar. Pasi të kontrolloni dhe të montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues

dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove.

g) Përdorni pajisje personale mbrojtëse ④. Në varësi të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.

h) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në zonën e punës duhet të veshë pajisje personale mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndime jashtë zonës direkte të punës.

i) Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen e operatorit.

j) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin rrotullues.

k) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës të dalë nga kontrolli.

I) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit.

m) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të shkaktojë rrezik nga elektriciteti.

n) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.

o) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë elektrike.

2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET PËRKATËSE

- Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një rrote rrotulluese, flete mbështetëse, furçe ose aksesor tjetër të kapur ose të ngecur. Ngecja ose bllokimi shkakton ndalimin e menjëhershëm të aksesorit rrotullues i cili më pas bën që vegla e punës jashtë kontrollit të lëvizë në drejtimin e kundërt të rrotullimit të aksesorit në pikën e bllokimit.

- Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bblokimit mund të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të

ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të thyhen gjithashtu në këto kushte.

- Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më poshtë.

a) Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që t'i përballojnë forcat e goditjes së kthimit. Përdorni gjithmonë një dorezë ndihmëse, nëse ka, për një kontroll maksimal mbi goditjen e kthimit ose reagimin ndaj rrotullimit gjatë ndezjes. Përdoruesi mund të kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose forcat e goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.

b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues. Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.

c) Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit. Goditja e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e kundërt me lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.

d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë tendecën që të bblokojnë aksesorin rrotullues dhe të shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.

e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.

3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES

a) Përdorni vetëm llojhet e disqeve të rekomanduara për veglën e punës dhe mbrojtësen specifie të projektuar për diskun e zgjedhur. Disqet për të cilat nuk është parashikuar kjo vegël, nuk mund të mbrohen në mënyrë e duhur dhe nuk janë të sigurt.

b) Sipërfaqja e mprehjes e rrotave të shtypura në qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës së mbrojtëses. Rrota e montuar gabim që del nëpër planin e buzës së mbrojtëses nuk ka mbrojtjen e duhur.

c) Mbrojtësja duhet të lidhet mirë me veglën e punës dhe të pozicionohet për siguri maksimale, në mëyrë që disku të ekspozohet sa më pak nga përdoruesi. Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen e operatorit nga coipëzat e thyera të diskut, kontaktet aksidentale me diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin veshjet.

d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me pjesën anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes janë të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.

e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara me madhësi dhe formën e duhur për diskun e zgjedhur. Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun duke zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut. Fllanxhat për disqet prerëse mund të jenë të ndryshme nga fllanxhat e disqeve mprehëse.

f) Mos përdorni disqe të konsumuara nga vegla pune më të mëdha. Një disk i projektuar për një vegël pune

më të madhe nuk është i përshtatshëm për shpejtësinë më të madhe të një vegle më të vogël dhe mund të plasë.

4) PARALAJMËRIME SHTESË TË SIGURISË PËR VEPRIMET E PRERJES

a) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit ose të thyerjes së diskut.

b) Mos u poziciononi në drejtimin e diskut rrotullues apo prapa tij. Kur disku në pikën e punës largohet nga trupi juaj, një goditje e mundshme e kthimit mund të lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e punës në drejtimin tënd.

c) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.

d) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.

e) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.

f) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje “xhep” në mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura. Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e kthimit.

5) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR VEPRIMET E SMERILIMIT

a) Gjatë smerilimit, mos përdorni letër smerilimi shumë të madhe për diskun. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit kur zgjidhni letrën e smerilimit. Letra e smerilimit më e madhe që del jashtë panelit të smerilimit përbën një rrezik grisjeje dhe mund të shkaktojë ngecjen, çarjen e diskut ose goditjen e kthimit.

6) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR VEPRIMET E FËRKIMIT

a) Kini parasysh se fije të ashpra teli bien nga furça edhe gjatë veprimeve të zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar shumë ngarkesë te furça. Fijet e telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose lëkurë.

b) Nëse rekomandohet përdorimi i një mbrojtëseje për fërkimin me tel, mos lejoni ndërhyrje të diskut ose furçës me tela te mbrojtësja përkatëse. Disku ose furça me tela mund të zgjerohet në diametër për shkak të ngarkesës së punës dhe forcave centrifugale.

7) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR VEPRIMET E LUSTRIMIT

a) Mos lejoni që pjesët e liruara të mbulesës lëmuese ose të spangove të lidhjes të rrotullohen lirisht. Largoni ose prisni çdo spango të lirshme të lidhjes. Spangot e lidhjes që janë të liruara dhe që rrotullohen, mund të ngatërrohen me gishtat ose të ngecin në materialin e punës.

TË PËRGJITHSHME

  • Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje në lagështi
  • Përdoreni këtë vegël vetë për lëmim në të thatë
  • Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
  • Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç
  • Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve

AKSESORËT

  • SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të merren nga shitësi i SKIL
  • Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të vrimës së boshtit prej 22 mm
  • Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL, ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
  • Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
  • Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm

PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME

- Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA maksimumi

PARA PËRDORIMIT

  • Para se ta përdorni veglën për herë të parë, rekomandohet që të merrni informacione praktike
  • Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu menjë burim 220 V)
  • Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse E ② dhe mbrojtësen F ②; mos e përdorni kurrë veglën pa të
  • Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
  • Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
  • Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

  • Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

  • Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
  • Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt i rregulloreve specifieke të shtetit; këto rregullore duhet të merren parasysh në çdo rrethanë)
  • Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
  • Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
  • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper

GJATË PËRDORIMIT

- Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,25 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni nevojë për më shumë squarime, mund të kontaktoni me autoritetin e furnizimit me energji

- Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën

- Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

- Në rast të ndërprerjes sëkorrentit ose kur spina hiqet aksidentalisht, zhbllokoni menjëherë çelësin e ndezjes/fikjes H ② për të parandaluar rindezjen e pakontrolluar

PAS PËRDORIMIT

- Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e aksesorit duke ushtruar një forcë anësore

PËRDORIMI

• Montimi i aksesorëve ②

! hiqni spinën

- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të montohen

- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D

! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme

- për heqjen e dorezës së aksesorëve anasjelltas

! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen

! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur përdorni aksesorë për smerilimin

! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)

- Montimi i dorezës ndihmëse E ⑥

! hiqni spinën

• Heqja/montimi i mbrojtëses F ⑦

! hiqni spinën

! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e drejtuar gjithmonë nga operatori

- nëse është e nevojshme, rregulloni mbrojtësen F duke shtrënguar vidën X që është e caktuar paraprakisht në fabrikë (sigurohuni që mbrojtësja është e mbyllur)

- Para përdorimit të veglës

- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të jetë i shtrënguar mirë

- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar me dorë

- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të sigurt

- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të përcaktuar shkakun

- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të jetë i shtrënguar mirë - kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar me dorë - ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të sigurt - ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të përcaktuar shkakun

- Çelësi billokues i ndezjes/fikjes H ⑧

- ndizni veglën ⑧a

! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës, vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bblokoni çelësin ⑧b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën ⑧c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas fikjes së veglës

- Butoni i zgjedhjes së shpejtësisë J ②

  • për të përcaktuar shpejtësinë e duhur, tabela ⑨ mund të përdoret si referencë
    ! gjatë lustrimit, sigurohuni që të zgjidhni përcaktimin më të ulët të mundshëm të shpejtësisë
    ! gjithmonë provojeni në fillim në një material të padobishëm

Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa goditje të papritur kur ndizet vegla

• Shpejtësia konstante elektronike

Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e ngarkesës

- Mbrojtja elektronike e mbingarkesës

Zvogëlon automatikisht shpejtësinë e diskut të prerjes në rast se vegla mbingarkohet për një periudhë të gjatë kohore

Për kthimin në shpejtësinë normale të punës:

  • fikni pajisjen
  • lëreni pajisjen të ftohet për 30 sekonda
  • ndizni pajisjen

- Mprehja ⑩

- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare

! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje anësore

- Prerja ⑪

  • mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
  • lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
  • mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e diskut prerës që të bëjë vetë punën
  • shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga materiali që do të pritet
  • mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion anësor

- Mbajtja dhe drejtimi i veglës

- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑫

- garantoni një qëndrim të sigurt

- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj

- mbajini të çarat e ajrimit K ② të pambuluara

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes K ②)

! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke futur objekte me majë nëpërmjet të çarave ! shkëputni spinën para pastrimit

- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skilmasters.com)

MJEDISI

- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.

- simboli ⑬ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT CE

- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU

- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë

- E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 92 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 103 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi * m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)

* gjatë mprehjes në sipërfaqe 7,4 m/s²
* gjatë lëmimit 4,0 m/s²
* gjatë smerilimit 3,2 m/s²

! përdorimet e tjera (si prerja ose fërkimi me tela) mund të ketë vlera të ndryshme të dridhjes

- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura

  • përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
  • kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
    ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës

SKIL 1047 ME - DEKLARATA E KONFORMITETIT CE - 1

محيط زیست

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SKIL

Modeli : 1047 ME

Kategori : Thërrmues