ZANUSSI ZHP60350SA - Kapuçina kuzhine

ZHP60350SA - Kapuçina kuzhine ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZHP60350SA ZANUSSI në format PDF.

📄 128 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI ⚙️ Specifikimet
Notice ZANUSSI ZHP60350SA - page 103
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
SKIP

Pyetjet më të shpeshta - ZHP60350SA ZANUSSI

Pyetjet e përdoruesve rreth ZHP60350SA ZANUSSI

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHP60350SA - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHP60350SA e markës ZANUSSI.

MANUAL I PËRDORUESIT ZHP60350SA ZANUSSI

SQ Udhëzimet për përdorim 103

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

PARALAJMËRIM! Referojuni broshurës tjetër "Udhëzimet për instalimin" për "Informacionin e sigurisë dhe instalimin". Lexoni me kujdes kapitujt e "Sigurisë" përpara çdo përdorimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes.

Funksioni Përshkrimi
1Shpejtësia e parë Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë.
2Joaktiv Motorri shuhet.
3Çelësi i shpejtësisë Për të kaluar në nivelin e dytë dhe të tretë të shpejtësisë.
4Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.
5Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PËRDORIMI I ASPIRATORIT

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
3Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

ZANUSSI ZHP60350SA - PËRDORIMI I ASPIRATORIT - 1

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapakut më shumë se 5 cm.

ZANUSSI ZHP60350SA - Për të përdorur aspiratorin: - 1

  1. Shtypni butonin 1 për të ndezur ventilatorin.
  2. Për të ndryshuar shpejtësinë kaloni tek >, pastaj shtypni 2 ose 3

ZANUSSI ZHP60350SA - Për të përdorur aspiratorin: - 2

Drita e kapuçave punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të kapakut. Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit . hapni sirtarin e aspiratorit.Mbyllja e sirtarit fik dritën e aspiratorit.

Për të fikur pajisjen, lëvizeni çelësin e shpejtësisë së ventilatorit në pozicionin ○.

Paneli i kontrollit është i ekspozuar.

ZANUSSI ZHP60350SA - Për të përdorur aspiratorin: - 3Agjentët e pastrimitMos përdorni detergjente gërryese dhe furça.Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
ZANUSSI ZHP60350SA - Për të përdorur aspiratorin: - 4Mbajeni aspiratorin të pastërPastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra.Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
ZANUSSI ZHP60350SA - Për të përdorur aspiratorin: - 5Filtri i karbonitKoha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Filtri me karbon të aktivizuar nuk mund të lahet, nuk mund të rigjenerohet dhe duhet të ndërrohet pas çdo 4-6 muaj pune ose më shpesh nëse përdoret shumë.

PASTRIMI I FILTRIT TË YNDYRËS

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

ZANUSSI ZHP60350SA - Për të hequr filtrin: - 1

text_image 1 2
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni.

Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.

  1. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

ZANUSSI ZHP60350SA - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt.

Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

NDËRRIMI I FILTRIT TË KARBONIT - OPSIONAL

ZANUSSI ZHP60350SA - NDËRRIMI I FILTRIT TË KARBONIT - OPSIONAL - 1

PARALAJMËRIM! Filtri i karbonit NUK mund të lahet! Filtri nuk mund të rigjenerohet!

Për të ndërruar filtrin e karbonit:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.

Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.

  1. Rrotullojeni filtrin në drejtim të akrepave të orës (1) dhe më pas tërhiqeni (2).

ZANUSSI ZHP60350SA - NDËRRIMI I FILTRIT TË KARBONIT - OPSIONAL - 2

Për të montuar sërish filtrat, ndiqni hapat në rendin e kundërt.

Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.

NDËRRIMI I LLAMBËS

ZANUSSI ZHP60350SA - NDËRRIMI I LLAMBËS - 1

PARALAJMËRIM! Rrezik djegiesh dhe goditjeje elektrike! Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike përpara punës! Sigurohuni që llamba të ftohet përpara se ta prekni.

ZANUSSI ZHP60350SA - NDËRRIMI I LLAMBËS - 2

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje! Përdorni doreza mbrojtëse për të ndërruar llambën.

ZANUSSI ZHP60350SA - NDËRRIMI I LLAMBËS - 3

Rrezik dëmtimi i pajisjes! Mos përdorni mjete me majë të mprehtë!

Ndërrojeni llambën e djegur në përputhje me specifikimet:

Fuqia (W) 4
Foleja E14
Tensioni (V) 220 - 240
Dimensionet (mm) 37x 100 (diametri x gjatësia)
Kodi ILCOS D(sipas IEC 61231)[x8G8]DRBB/F-4-220-240-E14-37/100

Për të ndërruar Ilambën:

  1. Kapaku i llambës ka dy të çara në secilën anë. Përdorni një mjet të sheshtë plastik jo të mprehtë. Hiqni me kujdes kapakun e llambës nga pajisja.

  2. Ndërroni Ilambën.

  3. Montoni kapakun e llambës.

ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e

shënuara me simbolin ✉ e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ZANUSSI

Modeli : ZHP60350SA

Kategori : Kapuçina kuzhine