DKB2930M - Kapaku i kuzhinës AEG-ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DKB2930M AEG-ELECTROLUX në format PDF.

📄 176 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice AEG-ELECTROLUX DKB2930M - page 158
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG-ELECTROLUX

Modeli : DKB2930M

Kategori : Kapaku i kuzhinës

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku i kuzhinës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DKB2930M - AEG-ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DKB2930M e markës AEG-ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT DKB2930M AEG-ELECTROLUX

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti. Vizitoni faqen tonë të internetit për: Të marrë këshilla për përdorimin, për të shkarkuar broshurat tona, për të zgjidhur probleme eventuale, për të marrë informacione për asistencën: www.aeg.com Regjistroni produktin tuaj dhe përftoni një shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration Blini aksesorë, materiale konsumi e pjesë këmbimi origjinale për aparatin tuaj: www.aeg.com/shop NDIHMA PËR KLIENTËT DHE MIRËMBAJTJA Këshillojmë gjithnjë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit. Kur kontaktohet Qendra e Autorizuar e Asistencës, sigurohuni që të keni të dhënat e mëposhtme: Modeli, Kodi i Produktit (PNC), Numri i serisë. Informacionet gjenden në targën e vogël të të dhënave. Njoftim / Kujdes – Informacione të rëndësishme për sigurinë Informacione e sugjerime të përgjithshme Informacione për mjedisin Me rezervën për të bërë ndryshime.

INFORMACIONET PËR SIGURINË

Para montimit dhe përdorimit të pajisjes duhet të njiheni detajisht me udhëzuesin e bashkangjitur. Prodhuesi nuk merr përgjegjësi për dëmtimet dhe dëmet që janë rezultat të montimit ose përdorimit të parregullt. Gjithmonë duhet të mbani udhëzuesin në vend të sigurtë dhe të aksesueshëm lehtë për ta përdorur në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me kujdes të veçantë dhe

veçanerisht të rrezikuar SHQIP 159

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët në moshën 8 vjeç e më shumë dhe nga personat me aftësitë e kufizuara fizike, sensorike ose mendore, ose që nuk kanë aftësitë ose dijeni të duhur, kur janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për rregullat e përdorimit të pajisjes dhe kuptojnë rrezikun që lidhet me përdorimin e saj.
  • Fëmijët në moshën midis 3 dhe 8 vjeç dhe personat me të meta shumë të gjera dhe të ndërlikuara duhet të mbahen larg pajisjes, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
  • Fëmijët nën moshën 3 vjeç duhet të mbahen larg pajisjes, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
  • Të gjitha paketimet duhet të mbahen larg fëmijëve dhe të asgjësohen në mënyrë të duhur.
  • Fëmijët dhe kafshët shtëpiake duhet të mbahen larg pajisjes gjatë punës së saj.
  • Fëmijët nuk duhet të pastrojnë ose të kryejnë mirëmbajtje manuale të pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është përcaktuar për përdorim shtëpiak mbi pllakat ngrohëse, sobat dhe pajisje të ngjashme për gatim.
  • Para kryerjes së veprimeve të mirëmbajtjes duhet të stakoni pajisjen nga rryma.
  • PARALAJMËRIM: Pjesët e aksesueshme lehtë mund të bëhen të nxehta gjatë përdorimit bashkë me pajisjet për gatim.
  • Duhet të përdorni vetëm vidha të dorëzuara me pajisjen; nëse ato nuk janë dorëzuar, atëherë duhet të përdorni vidhat e rekomanduara në udhëzuesin e montimit.
  • Nuk duhet të përdorni ngjitës për montimin e pajisjes.
  • Distanca minimale midis sipërfaqes së pllakës ngrohëse, në të cilën janë enët kuzhine, dhe pjesës së poshtme të pajisjes me gaz duhet të jetë të paktën 65 cm, nëse në udhëzuesin e montimit nuk është përcaktuar ndryshe.
  • Largimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregullat e përcaktuara nga qeveria lokale.
  • Në dhomën, në të cilën është montuar pajisja, duhet të siguroni ajrosje të mirë me qëllim të evitohet rrjedhja e gazrave të padëshiruara në drejtim të kundërt në dhomën nga pajisja, gazrave që

www.electrolux.com po digjen ose karburanteve të tjera, duke përfshirë zjarrë të hapur.

  • Duhet të siguroni që vrimat e ajrosjes nuk janë bllokuar dhe që ajri i grumbulluar në pajisjen nuk transportohet në gypin, i cili përdoret për nxjerrjen e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonet, ngrohësit e ujit etj.)
  • Kur pajisja punon bashkë me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomën nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.
  • Duhet të kini kujdes, që të mos dëmtoni kabllon e rrjetit ushqyes me rrymë. Duhet të kontaktoni me pikën e autorizuar e servisit ose inxhinierin elektrik me qëllim të zëvendësoni kabllon e prishur e rrjetit ushqyes.
  • Nëse pajisja është lidhur direkt me rrymë, instalimi elektrik duhet të jetë pajisur me pajisje izoluese, e cila do të mundësojë stakimin e pajisjes nga kablloja e rrjetit ushqyes në të gjitha polet. Stakimi i plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e përcaktuara në kategorinë e III e mbitensionit. Mjetet për stakim duhet të përfshihen në instalime elektrike në pajtim me rregullat e lidhura me instalime elektrike.
  • Mos gatuani flambé nën pajisjen.
  • Mos përdorni pajisje për largimin e materialeve të rrezikshme, shpërthyese ose avuj.
  • Duhet të pastroni pajisje rregullisht me qëllim të evitohet përkeqësimi i cilësisë së materialit të sipërfaqes.
  • Duhet të pastroni pajisjen rregullisht me leckë të butë.
  • Nuk duhet të përdorni pluhurthithës me avull, spërkatës të ujit, mjetet e ashpra gërryese pastruese ose mjetet metalike gërryese të ashpra për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes. Duhet të shfrytëzoni vetëm detergjente natyrore.
  • Duhet të pastroni filtrat e yndyrës rregullisht (të paktën çdo 2 muaj) dhe të hiqni mbetjet e yndyrës nga pajisja për të evituar rrezikun e zjarrit.
  • Duhet të përdorni lecke ose furçë, për të pastruar pjesën e brendshme e pajisjes. SHQIP 161

PARALAJMËRIM! Rreziku i lëndimeve, goditjes nga rryma elektrike, djegieve ose dëmtimit të pajisjes.

  • Vetëm personi i kualifikuar mund të montojë këtë pajisje.
  • Nuk duhet të montoni ose përdorni pajisje të prishur.
  • Duhet të zbatoni udhëzuesin e montimit të dorëzuar bashkë me pajisjen.
  • Gjatë transportimit të pajisjes duhet gjithmonë të kini kujdes, sepse pajisja është e rëndë. Gjithmonë duhet të përdorni dorëza mbrojtëse dhe këpucët e mbyllura.
  • Para montimit të pajisjes duhet të hiqni tërë paketimin, etiketat dhe filmin mbrojtës.
  • Nuk duhet të montoni sistemin e largimit të ajrit në vrimë në mur, përveç rasteve kur kjo vrimë është përcaktuar për këtë qëllim.

2.2 Lidhjet elektrike

PARALAJMËRIM! Rreziku i zjarrit dhe goditjes me rrymë.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhet të jenë bërë nga elektriku i kualifikuar.
  • Duhet të siguroni që parametrat në pllakëzen metalike me markën e fabrikës janë në pajtim me parametrat elektrike e rrjetit ushqyese elektrike.
  • Nëse shenja ( ) nuk është printuar në pllakëzen metalike, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Gjithmonë duhet të përdorni prizën e montuar në mënyrë korrekte rezistuese ndaj goditjeve dinamike.
  • Nuk duhet të lejoni të ngatërrohen kabllot elektrike të rrjetit ushqyes.
  • Nuk duhet të përdorni adaptuesit me shumë spina ose zgjatësit.
  • Nëse priza e rrjetit ushqyes është e lirë, nuk duhet të lidhni spinën e rrjetit ushqyes.
  • Nuk duhet të tërhiqni kabllon e ushqimit të rrjetit me rrymë me qëllim të stakohet pajisja. Gjithmonë duhet të tërhiqni spinën e kabllosë ushqyese.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve të izoluara nën tension duhet të montohet kështu, që të mos ketë mundësi të heqjes së saj pa përdorim të veglave.
  • Duhet të siguroni që pajisja është montuar në mënyrë të rregullt. Kablloja e lirë dhe e parregullt e rrjetit ushqyes mund të shkaktojë që lidhja elektrike do të bëhet tepër e nxehtë.
  • Duhet të lidhni pajisjen në fund të montimit. Duhet të siguroni që pas montimit të pajisjes keni akses në rrjetin ushqyes.

PARALAJMËRIM! Rreziku i lëndimeve, djegieve dhe goditjes me rrymë.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Nuk duhet të përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Nuk duhet të ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
  • Nuk duhet të përdorni këtë pajisje me duartë e lagëta ose kur ajo është në kontakt me ujë.
  • Duhet të përdorni vetëm pajisje të dorëzuara bashkë me pajisjen.
  • Duhet të mbani flakët ose objektet e nxehta larg yndyrës dhe vajrave gjatë gatimit dhe fërgimit.
  • Nuk duhet të përdorni grilat elektrike e pambuluara.
  • Nuk duhet të përdorni pajisjen si sipërfaqe për magazinim.
  • Nuk duhet të përdorni thjerrë zmadhuese, dylbi dhe vegla të tjera të ngjashme me qëllim të shikoni drejtpërdrejtë në ndriçimin e pajisjes.
  • Me qëllim të ndreqni pajisjen duhet të kontaktoni me pikën e autorizuar e servisit.
  • Mund të përdorni vetëm pjesët origjinale rezerve.

PARALAJMËRIM! Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Duhet të kontaktoni me qeverinë lokale me qëllim të merrni informacionin në lidhje me asgjësimin e rregullt e pajisjes.
  • Duhet të stakoni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • Duhet të stakoni kabllon e rrjetit ushqyes elektrik nga pajisja nga distanca e vogël dhe ta hiqni.

Butoni A: ndeze dritën. Butoni B: ndërçelësi Ndez/Mbyll shpejtësia e parë e motorit. Butoni C: shpejtësia e dytë e motorit. Butoni D: shpejtësia e tretë e motorit.

Filtrat e yndyrës të pastrohen varësisht nga niveli i përdorimit, të paktën çdo 2 muaj, për të evituar rrezikun e zjarrit. Të pastrohen me dorë ose në makinë larëse të enëve duke përdorur larës neutral. Nëse pastrohen në makinë larëse të enëve, humbja eventuale e ngjyrave në filtrat nuk ndikon në asnjë mënyrë në funksionim të tyre.

5. MËNYRAT E MONTIMIT

VERSIONI FILTRUES OSE KANALI? Aspiratori mund të jetë në version filtrues ose kanali. Duhet të vendosni, cili version do të installohet. Për veprim më të mirë rekomandojmë installim të aspiratorit në version kanali (nëse kjo është e mundshme). Version kanali Aspiratori pastron ajrin dhe e transferon jashtë nëpër kanalit dalës. Filtri i qymyrit të drurit të aktivizuar nuk është i përshtatshëm për pastrim, nuk mund të rinovohet dhe duhet të zëvendësohet afërsisht pas çdo 4 muaj të përdorimit ose më shpesh nëse përdoret në mënyrë veçanërisht intensive. Version filtrues Aspiratori pastron ajrin dhe transferon ajrin tashmë të pastër përsëri në dhomë. SHQIP 163 6.NDRIÇIMI Duhet të çlidhni aspiratorin nga rrjeti elektrik. Kujdes! Para se të prekni llambushkat, duhet të siguroni që janë ftohur. Të ndërrohen për llambat e tipit të njëjtë (CANDLE LED 4W, 220-240V, E14, ø37mm). ILCOS D code: DRBB/F-4-220-240-E14-37/100 Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

7.ÇËSHTJET E LIDHURA ME

Duhet t’i riqarkulloni materialet e shënuar me shenjë Duhet të vendosni paketimet në enët e duhura me qëllim të riqarkullohen. Duhet të ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit e njeriut nëpërmjet riqarkullimit të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Nuk duhet të hedhni pajisjet e shënuar bashkë me mbetjet komunale. me shenjë Duhet ta ktheni produktin në fabrikën lokale e riqarkullimit ose të kontaktoni me bashkinë lokale.