TO64IA0AIT - Sobë AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TO64IA0AIT AEG në format PDF.

AEG TO64IA0AIT - Sobë
📄 344 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG TO64IA0AIT - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Marka AEG
Modeli TO64IA0AIT
Lloji i produktit Sobë e ngulitur
Lloji i gatimit Induksion
Numri i vatrave 4
Dimensionet (Gj x Th x L) 77 x 52 x 5 cm
Diametri i prerjes 75 x 49 cm
Pesha neto 12 kg
Furnizimi 230-240 V / 50 Hz / 7.5 kW
Fuqia maksimale 7.5 kW
Materiali i sipërfaqes Qelq qeramik
Funksionet kryesore Gatim me induksion, kontrolle me prekje, kohëmatës, bllokim për fëmijë
Funksioni PowerBoost Po
Funksioni i njohjes së tenxheres Po
Funksioni i ndalimit automatik Po
Lloji i kontrolleve Me prekje, me rrëshqitje
Ekrani LED
Mirëmbajtja dhe pastrimi Pastrim me një leckë të butë dhe detergjent të butë
Siguria për fëmijë Bllokimi i kontrolleve
Siguria kundër mbinxehjes Ndalim automatik në rast mbinxehjeje
Pjesë të këmbimit dhe riparueshmëri Në dispozicion përmes shërbimit pas shitjes AEG, indeksi i riparueshmërisë 8/10
Klasa energjetike A+
Garancia 2 vjet
Vendi i prodhimit Gjermani
Udhëzuesi në dispozicion në Frëngjisht, anglisht, gjermanisht, etj.

Pyetjet më të shpeshta - TO64IA0AIT AEG

Si të ndizni sobën AEG TO64IA0AIT ?
Shtypni butonin Ndezje/Fikje për rreth 1 sekondë. Dritat e secilës vatër ndizen. Më pas zgjidhni një vatër duke shtypur zonën e kontrollit të saj.
Pse soba ime nuk nxehet?
Kontrolloni nëse tenxherja është e përputhshme me induksionin (magnet në fund). Sigurohuni që diametri i tenxheres të përputhet me zonën e gatimit. Nëse drita pulson, tenxherja nuk zbulohet.
Si të aktivizoni bllokimin për fëmijë?
Shtypni njëkohësisht dy butonat e kontrollit të vatrës së përparme majtas për 3 sekonda. Një simbol bllokimi shfaqet në ekran. Për çaktivizim, përsëritni veprimin.
Si të përdorni funksionin PowerBoost?
Zgjidhni vatrën e dëshiruar, më pas shtypni butonin PowerBoost (simboli 'P'). Fuqia maksimale aktivizohet për 10 minuta. Përdoreni për të zier ujin shpejt.
Çfarë do të thotë mesazhi i gabimit F12?
Gabimi F12 tregon një defekt të komunikimit të brendshëm. Fikni sobën në ndërprerës për 30 sekonda, pastaj ndizeni përsëri. Nëse mesazhi vazhdon, kontaktoni shërbimin pas shitjes AEG.
Si të pastroni sipërfaqen qelq-qeramike?
Përdorni një kruese të veçantë për mbetjet e djegura, më pas një pastrues për qelq-qeramikë dhe një leckë të butë. Shmangni sfungjerët gërryes dhe produktet që përmbajnë klor.
A mund të përdor tenxhere bakri në këtë sobë?
Jo, tenxheret prej bakri nuk janë të përputhshme me induksionin. Përdorni tenxhere prej çeliku inox, gize ose të emaluara me fund magnetik.
Si të vendosni kohëmatësin?
Zgjidhni një vatër, më pas shtypni tastin Kohëmatës. Përdorni rrëshqitësit për të rregulluar kohën (nga 1 në 99 minuta). Vatra ndalet automatikisht në fund.
Soba lëshon një zhurmë gumëzhitje, a është normale?
Po, një gumëzhitje e lehtë është normale gjatë funksionimit të induksionit. Nëse zhurma bëhet e fortë ose e mprehtë, kontrolloni që tenxherja të jetë e vendosur mirë në qendër dhe me cilësi të mirë.
Si të merrni pjesët e këmbimit?
Pjesët e këmbimit (xhami, moduli i kontrollit, etj.) janë në dispozicion përmes shërbimit pas shitjes AEG. Konsultohuni me faqen zyrtare ose kontaktoni një shitës të autorizuar. Mbani numrin e modelit TO64IA0AIT.

Pyetjet e përdoruesve rreth TO64IA0AIT AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TO64IA0AIT - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TO64IA0AIT e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT TO64IA0AIT AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Vatër gatimi 2

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG TO64IA0AIT - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin: www.aeg.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....2
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....4
  3. INSTALIMI....7
  4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 9
  5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.... 11
  6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 11
  7. UDHËZIME DHE KËSHILLA....16
  8. KUJDESI DHE PASTRIMI....19
  9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....19
  10. TË DHËNAT TEKNIKE....21
  11. EFIKASITET ENERGJIE....22
  12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....23

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të

mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet. • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
  • Kjo pajisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak. • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. • PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
  • Tymi është një tregues i mbinxehjes. Mos përdor kurrë ujë për të shuar zjarrin nga gatimi. Fikeni pajisjen dhe mbuloni flakët me, p.sh., një batanije ose kapak. • PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh., kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
  • KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht. • PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
  • Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
  • Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
  • Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
  • Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të tiganit.
  • PARALAJMËRIM: Nëse sipërfaqja kriset, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
  • Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, shërbimi i autorizuar ose persona me kualifikim të ngjashëm. • PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG TO64IA0AIT - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
  • Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
  • Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
  • Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
  • Nëse pajisja është e instaluar mbi një sirtar:

- Mos vendosni copa të vogla ose fletë letre që mund të tërhiqen brenda, sepse ato mund të dëmtojnë ventilatorët e ftohjes ose mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes.

– Mbani një distancë prej minimumi 2 cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve të ruajtura në sirtar.

- Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në kabinet nën pajisje.

2.2 Lidhja elektrike

AEG TO64IA0AIT - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen nga një elektricist i kualifikuar.
  • Pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Përdorni kabllon e duhur elektrike.
  • Mos lejoni të ngatërrohet kablloja elektrike.
  • Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
  • Vendoseni kabllon në mbërthyesen e lirimit të tensionit.
  • Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen në prizë.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose në kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me rrymë dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
  • Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.

2.3 Përdorimi

AEG TO64IA0AIT - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit për herë të parë.
  • Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë të bllokuara.
  • Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
  • Vendosni zonën e gatimit në “fikur” pas çdo përdorimi.
  • Mos vendosni takëmë ose kapakë tenxherësh në zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
  • Mos e vini në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
  • Nëse sipërfaqja e pajisjes është e plasaritur, shkëputeni menjëherë pajisjen nga priza. Bëni këtë për të parandaluar ndonjë tronditje elektrike.
  • Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të mbajnë një distancë minimale prej 30 cm nga zonat e gatimit me induksion kur pajisja është në punë.
  • Kur futni ushqim në ujë të nxehtë, mund të krijohen spërkatje.
  • Mos përdorni fletë alumini apo materiale të tjera midis sipërfaqes së gatimit dhe enëve të gatimit, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe nga prodhuesi i kësaj pajisjeje.
  • Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar nga prodhuesi për këtë pajisje.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe shpërthimi.

  • Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajini flakët ose objektet e nxehura larg yndyrave dhe vajrave kur gatuani me ato.
  • Avujt e çliruar nga vajrat e nxehtë mund të shkaktojnë djegie spontane.
  • Vajrat e përdorur që përmbajnë mbetje ushqimesh mund të shkaktojnë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vajrat e përdorur për herë të parë.
  • Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik i dëmtimit të pajisjes.

  • Për të shmangur rrezikun e djegies, mos i mbani enët e nxehta të gatimit në panelin e kontrollit.
  • Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
  • Mos i lini enët e gatimit të thahen duke zier.
  • Bëni kujdes të mos lini sende apo enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
  • Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë bosh apo pa enë fare.
  • Enët e gatimit prej gize apo me fund të dëmtuar mund të shkaktojnë gërvishtje në xham / qeramikën e xhamit. Ngrijini gjithnjë lart këto sende kur t'ju duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
  • Pastroni pajisjen me një leckë të butë të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, tako pastruese gërryese, solucione apo sende metalike, përveç nëse specifikohet ndryshe.

2.5 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.6 Hedhja

AEG TO64IA0AIT - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni autoritetin tuaj vendor për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

AEG TO64IA0AIT - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Përpara instalimit

Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.

Numri i serisë ....

3.2 Pianurat inkaso

Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.

3.3 Kablloja e linjës

  • Pianura vjen me një kabllo elektrike.
  • Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar të rrjetit, përdorni llojin e kabllit: H05V2V2-F i cili përballon një temperaturë prej 90 °C apo më të lartë. Një tel i vetëm duhet të ketë një seksion kryq minimal në përputhje me tabelën e mëposhtme. Flisni me qendrën lokale të shërbimit. Kablloja elektrike duhet zëvendësuar vetëm nga një elektricist i kualifikuar.

AEG TO64IA0AIT - Kablloja e linjës - 1

PARALAJMËRIM!

Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 1

KUJDES!

Lidhjet përmes prizave të kontaktit janë të ndaluara.

AEG TO64IA0AIT - KUJDES! - 1

KUJDES!

Mos i shponi apo saldoni fundet e telave. Është e ndaluar.

AEG TO64IA0AIT - KUJDES! - 1

KUJDES!

Mos e lidhni kabllon pa fashetën e fundit të kabllos.

Lidhja me një fazë

  1. Hiqni fashetën e fundit të kabllos nga teli i zi dhe ai kaf.
  2. Hiqni një pjesë të izolimit në skajin e zi dhe atij kafe të kabllos.
  3. Lidhni skajet e kabllove të zeza dhe kafe.
  4. Aplikoni një fashetë të re në fundin e përbashkët të kabllos (nevojitet vegël e posaçme).

N L1 L2

220-240 V~400V2N~ N L

Lidhja me dy faza: 400 V2N~ Lidhja me një fazë: 220 - 240 V~

5x1,5 mm² ose 4x2,5 mm² 5x1,5 mm² ose 3x4 mm²

AEG TO64IA0AIT - Lidhja me një fazë - 3

E gjelbër - e verdhë E gjelbër - e verdhë

N Blu dhe blu N Blu dhe blu

L1 E zezë L E zezë dhe kafe

L2 Kafe

3.4 Montimi i izolimit - Instalimi i integruar

  1. Pastroni kanalet në syprinë.
  2. Priteni shiritin e dhënë të guarnicionit 3x10 mm në katër shirita. Shiritat duhet të kenë të njëjtën gjatësi me kanalet.
  3. Prisni skajet e shiritave në një kënd prej 45°. Ata duhet të përshtaten saktë me këndet e kanaleve.
  4. Vendosini shiritat në kanale. Mos i tendosni shiritat. Mos i ngjitni skajet e shiritave mbi njëri-tjetrin.

Pas montimit të pianurës, izoloni hapësirën e mbetur mes qeramikës prej xhami dhe syprinës me silikon. Sigurohuni që silikoni të mos hyjë poshtë qeramikës së xhamit.

3.5 Montimi i izolimit - Instalimi lart

  1. Pastroni pjesën e punës rreth zonës së prerë.
  2. Vendosni shiritin e dhënë të guarnicionit 2x6 mm në skajin e poshtëm të pianurës, përgjatë skajit të jashtëm të qeramikës së xhamit. Mos e tendosni atë. Sigurohuni se skajet e shiritit hermetizues gjenden në mes të njërës anë të pianurës.
  3. Shtoni disa milimetra gjatësi kur të prisni shiritin hermetizues.
  4. Bashkoni dy skajet e shiritit hermetizues së bashku.

3.6 Montimi

Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

AEG TO64IA0AIT - Montimi - 1

Nëse pajisja instalohet mbi një sirtar, ventilimi i pianurës mund të ngrohë artikujt që ruhen brenda në sirtar gjatë procesit të gatimit.

INSTALIMI LARTAEG TO64IA0AIT - Montimi - 2

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i banakut" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.

AEG TO64IA0AIT - Montimi - 3

YouTube

www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg

Gjeni videon udhëzuese "Si të montoni pianurën me induksion AEG - Montimi i

shkarkueses" duke shkruar emrin e plotë të treguar në grafikën më poshtë.

AEG TO64IA0AIT - YouTube - 1

YouTube

www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg

4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

1 1 1 1 2

1 Zona e gatimit me induksion 2 Paneli i kontrollit

4.2 Paraqitja e panelit të kontrollit

AEG TO64IA0AIT - Paraqitja e panelit të kontrollit - 1

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.

Fusha e sensoritFunksioni Komenti
1Aktiv /Joaktiv Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2Kyçje / Pajisja për sigurinë e Për të bilokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit.fëmijës
3||Pauzë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
5- Treguesit e kohëmatësit nëzonat e gatimitPër të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
6- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
7Hob 2 Hood Për të aktivizuar dhe çaktivizuar modalitetin manual tëfunksionit.
8- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
9+/-- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
10PPowerBoost Për të aktivizuar funksionin.
11- Shiriti i komandimit Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.

4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë

Ekrani Përshkrimi
0Zona e gatimit është e çaktivizuar.
1 - 14Zona e gatimit është në punë.
uPauzë është aktive.
ANxehja automatike është aktive.
PPowerBoost është aktive.
E + numriKa një keqfunksionim.
≡ / ☑ ☐OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur): vazhdoni gatimin/mbani ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
LKyçje / Pajisja për sigurinë e fëmijës vihet në punë.
FEnë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk ka enë.
-Fikja automatike është aktive.

5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

AEG TO64IA0AIT - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

5.1 Kufizimi i fuqisë

Kufizimi i fuqisë përcakton sesa energji përdoret nga pianura gjithsej, brenda kufijve të siguresave të instalimit në shtëpi.

Pianura është vendosur në nivelin më të lartë të mundshëm të energjisë së saj sipas opsonit të paracaktuar.

Për të pakësuar ose shtuar nivelin e fuqisë:

  1. Çaktivizoni pianurën.
  2. Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket.
  3. Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda. Shfaqet lose .bl
  4. Shtypni . Shfaqet P72 .
  5. Prekni / të kohëmatësit për të vendosur nivelin e energjisë.

Nivelet e fuqisë

Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike".

AEG TO64IA0AIT - Nivelet e fuqisë - 1

KUJDES!

Sigurohuni që fuqia e zgjedhur të përputhet me siguresat e instalimeve në shtëpi.

• P72 — 7200 W • P15 — 1500 W • P20 — 2000 W • P25 — 2500 W • P30 — 3000 W • P35 — 3500 W • P40 — 4000 W • P45 — 4500 W • P50 — 5000 W • P60 — 6000 W

6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

AEG TO64IA0AIT - PËRDORIMI I PËRDITSHËM - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi

Prekni Ⓤ për 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.

6.2 Fikja automatike

Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:

  • të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
  • nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
  • derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
  • pianura nxehet shumë (p.sh. kur një tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni

zonën e gatimit të ftohet përpara se ta përdorni pianurën sërish.

  • po përdorni një enë të pasaktë. Ndizet simboli F dhe pas 2 minutash zona e gatimit çaktivizohet automatikisht.
  • nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet dhe pianura çaktivizohet.

Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:

Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet pasAEG TO64IA0AIT - Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura: - 1

6 orësh

4 - 7 5 orësh

8 - 9 4 orë

10 - 14 1,5 orë

6.3 Cilësimi i nxehtësisë

Për të caktuar ose për të ndryshuar cilësimin e nxehtësisë:

Prekni shiritin e kontrollit në cilësimin e duhur të nxehtësisë ose lëvizni gishtin përgjatë shiritit të kontrollit derisa të arrini cilësimin e duhur të nxehtësisë.

AEG TO64IA0AIT - Cilësimi i nxehtësisë - 1

6.4 OptiHeat Control (treguesi 3-hapësh i nxehtësisë së mbetur)

⚠️ PARALAJMËRIM!

☐ / ☑ Për sa kohë që treguesi është i dukshëm, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.

Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës. Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit.

Treguesit shfaqen kur një zonë e gatimit është e nxehtë. Tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht:

- vazhdoni gatimin,

- mbani ngrohtë,

- nxehtësia e mbetur.

Treguesi mund të shfaqet edhe:

  • për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,
  • Kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,
  • kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxehtë.

Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.

6.5 Përdorimi i zonave të gatimit

Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur. Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve.

Për transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhëna teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit"). Sigurohuni se ena e gatimit është e përshtatshme për pianura me induksion. Për më shumë informacion rreth llojeve të enëve, referojuni "udhëzime dhe këshilla".

6.6 Nxehja automatike

Përdorni funksionin për të arritur një cilësim të dëshiruar të ngrohjes brenda një kohe më të shkurtër. Kur të aktivizohet funksioni, zona e gatimit funksionon në cilësimin më të lartë të ngrohjes në fillim dhe më pas vazhdon të funksionojë në cilësimin e dëshiruar të ngrohjes.

Për të aktivizuar funksionin, zona e gatimit duhet të jetë e ftohtë.

Për të aktivizuar funksionin për një zonë gatimi: prekni P (ndizet). Prekni menjëherë cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet.

Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.

6.7 PowerBoost

Ky funksion vë më shumë fuqi në dispozicion të zonave të gatimit me induksion. Funksioni mund të aktivizohet për zonën e gatimit me induksion vetëm për një periudhë të kufizuar kohe. Pas kësaj kohe, zona e gatimit me induksion kthehet automatikisht në cilësimin e nxehtësisë më të lartë.

Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike".

Për të aktivizuar funksionin për një zonë gatimi: prekni P ndizet.

Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.

6.8 Kohëmatësi

- Kohëmatësi me numërim mbrapsht Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar kohëzgjatjen e një sesioni të vetëm gatimi.

Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin.

Për të vendosur zonën e gatimit: prekni ☺ vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit.

Për të aktivizuar funksionin: prekni + të kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99 minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të zbresë.

Për të parë kohën e mbetur: prekni ⏻ për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet koha e mbetur.

Për të ndryshuar orën: prekni për të caktuar zonën e gatimit. Prekni bse .

Për të çaktivizuar funksionin: prekni për të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni —. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në 00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.

Kur përfundon numërimi mbrapsht, bie një sinjal akustik dhe pulson 00. Zona e gatimit çaktivizohet.

Për të ndaluar tingullin: prekni

- Kohëmatësi i numërimit

Mund ta përdorni këtë funksion për të monitoruar kohëzgjatjen e punës së zonës së gatimit.

Për të vendosur zonën e gatimit: prekni ☺ vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së gatimit.

Për të aktivizuar funksionin: prekni të kohëmatësit. Ushfaqet. Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të rritet. Ekrani kalon mes dhe kohës së numëruar (në minuta).

Për të parë kohën e punës së zonës së gatimit: prekni ⏻ për të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë. Ekrani tregon kohën e funksionimit të zonës.

Për të çaktivizuar funksionin: prekni dhe më pas prekni lose. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.

• Kujtuesi i minutave

Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësisë shfaqet.

Për të aktivizuar funksionin: prekni ⏻ dhe më pas prekni + ose të kohëmatësit për të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie një sinjal akustik dhe pulson 00.

Për të ndaluar tingullin: prekni ⏻.

i

Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e zonave të gatimit.

6.9 Pauzë

Ky funksion i cakton të gjitha zonat e gatimit në punë në cilësimin më të ulët të nxehtësisë. Kur funksioni vihet në punë, të gjitha simbolet e tjera në panelet e kontrollit bllokohen.

Funksioni nuk i ndalon funksionet e kohëmatësit.

  1. Për të aktivizuar funksionin: shtypni || ndizet. Cilësimi i nxehtësisë është ulur në 1.
  2. Për të çaktivizuar funksionin: shtypni ||

Shfaqet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë.

6.10 Kyçje

Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë funksionimit të zonave të gatimit. Kjo

parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit të nxehtësisë.

Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.

Për të aktivizuar funksionin: prekni ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i ndezur.

Për të çaktivizuar funksionin: prekni 🔒. Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i nxehtësisë.

i

Kur çaktivizoni pianurën, çaktivizoni edhe këtë funksion.

6.11 Pajisja për sigurinë e fëmijës

Ky funksion parandalon përdorimin aksidental të pianurës.

Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me Ⓐ. Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni për 4 sekonda. Ⓛ ndizet. Çaktivizoni pianurën me Ⓘ.

Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni pianurën me Ⓐ. Mos caktoni asnjë cilësim nxehtësie. Prekni për 4 sekonda. 📄 ndizet. Çaktivizoni pianurën me Ⓐ.

Për të anuluar funksionin vetëm për një sesion gatimi: aktivizoni pianurën me ⏻. Ⓗ ndizet. Prekni ⚠ për 4 sekonda. Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni pianurën me ⚠, funksioni vazhdon të funksionojë.

6.12 OffSound Control (Aktivizimi dhe çaktivizimi i tingujve)

Çaktivizoni pianurën. Prekni ⏻ për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni ⏻ për 3 sekonda. Ⓤse 📋 ndizet. Prekni ⚠ të kohëmatësit për të zgjedhur një nga më poshtë:

  • b1 - tingujt janë të çaktivizuar
  • - tingujt janë të aktivizuar. Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa pianura të çaktivizohet automatikisht.

Kur funksioni të caktohet në b, ju mund t'i dëgjoni tingujt vetëm kur:

  • prekni ① • Kujtuesi i minutave ulet
  • Kohëmatësi me numërim mbrapsht ulet
  • vendosni diçka në panelin e kontrollit.

6.13 Menaxhimi i energjisë

Nëse janë aktive disa zona dhe energjia e konsumuar tejkalon kuotën e linjës, ky funksion e ndan energjinë e marrë mes të gjitha zonave të gatimit (të lidhura në të njëjtën fazë). Pianura kontrollon cilësimet e nxehtësisë për të mbrojtur siguresat e instalimit në shtëpi.

  • Zonat e gatimit grupohen sipas vendndodhjes dhe numrit të fazave në pianurë. Secila fazë ka një ngarkesë maksimale elektrike prej (3700 W). Nëse pianura arrin kufirin e energjisë maksimale të disponueshme brenda një faze, energjia e zonave të gatimit reduktohet automatikisht.
  • Cilësimi i ngrohjes i zonës së gatimit të zgjedhur të fundit merr gjithnjë përparësi. Energjia e mbetur do të ndahet mes zonave të aktivizuara më parë me radhën e kundërt të zgjedhjes.
  • Afishimi i cilësimit të nxehtësisë së zonave të reduktuara alternohet mes cilësimit të zgjedhur të nxehtësisë dhe cilësimit të nxehtësisë së reduktuar.
  • Prisni derisa ekrani të ndalojë së pulsuari ose reduktoni cilësimin e ngrohjes së zonës së gatimit të zgjedhur së fundmi. Zonat e gatimit do të vijojnë të punojnë me cilësimin e ngrohjes së reduktuar. Ndryshojini manualisht cilësimet e ngrohjes së zonave të gatimit, nëse është nevoja. Shihni ilustrimin për kombinime të mundshme në të cilat mund të shpërndahet energjia mes zonave të gatimit.

AEG TO64IA0AIT - Menaxhimi i energjisë - 1

Është një funksion automatik i avancuar, i cili lidh pianurën me një aspirator të veçantë. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe.

Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë në pianurë. Edhe ventilatorin mund ta përdorni manualisht nga pianura.

Për shumicën e aspiratorëve, sistemi në distancë është fillimisht i aktivizuar. Në rast se është i çaktivizuar, aktivizojeni përpara se ta përdorni funksionin. Për më shumë informacion shihni manualin e përdorimit të aspiratorit.

Përdorimi automatik i funksionit

Për të vendosur në punë funksionin automatikisht, vendosni regjimin automatik në H1 – H6. Pianura është e vendosur fillimisht në H5. Aspiratori reagon sa herë që vendosni në punë pianurën. Pianura e njeh automatikisht temperaturën e enëve të gatimit dhe rregullon shpejtësinë e ventilatorit.

Regjimet automatike

Dritë

automatike

Zierja 1)

Skuqja2)

H0 Fikur Fikur Joaktiv

Dritëautomati ke Zierja1) Skuqja2)
H23) Aktiv Shpejtësiaeventilatorit1Shpejtësiaeventilatorit1
H3 Aktiv Fikur Shpejtësia
H4 Aktiv Shpejtësia
H5 Aktiv Shpejtësia
H6 Aktiv Shpejtësia

1) Pianura e dikton procesin e zierjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik. 2) Pianura e dikton procesin e skuqjes dhe e aktivizon shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me regjimin automatik. 3) Ky regjim aktivizon ventilatorin dhe drita nuk varet nga temperatura.

Ndryshimi i regjimit automatik

  1. Çaktivizoni pianurën.
  2. Shtypni për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket.
  3. Shtypni ⏻ për 3 sekonda.
  4. Shtypni disa herë derisa të ndizet.
  5. Shtypni + të kohëmatësit për të zgjedhur një regjim automatik.

i

Për ta vënë aspiratorin në punë drejtpërdrejt nga paneli i aspiratorit, çaktivizoni regjimin automatik të funksionit.

i

Pasi të mbaroni gatimin dhe të çaktivizoni pianurën, ventilatori i aspiratorit mund të vijojë të punojë për njëfarë kohe. Pas kësaj kohe, sistemi e çaktivizon ventilatorin automatikisht dhe jua ndalon aktivizimin aksidental të ventilatorit për 30 sekondat e pasuese.

Caktimi manual i shpejtësisë së ventilatorit

Funksionin mund ta vini në punë edhe manualisht. Për ta bërë atë, shtypni kur pianura të jetë aktive. Kjo çaktivizon funksionimin automatik të funksionit dhe ju lejon ta ndryshoni manualisht shpejtësinë e ventilatorit. Kur shtypni, e rrisni shpejtësinë e ventilatorit me një njësi. Nëse, pasi të keni arritur një nivel të lartë, shtypni

sërish, shpejtësinë e ventilatorit e caktoni në 0, që në vijim çaktivizon ventilatorin e aspiratorit. Për ta nisur ventilatorin përsëri me shpejtësi ventilimi 1, shtypni

i

Për të aktivizuar funksionimin automatik të funksionit, çaktivizoni dhe aktivizoni sërish pianurën.

Aktivizimi i dritës

Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë automatikisht dritën kur të aktivizoni pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin automatik në H1 – H6.

Drita në aspirator çaktivizohet 2 minuta pas çaktivizimit të pianurës.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Enë gatimi

Për zonat me gatim me induksion, fusha e fortë elektro-magnetike krijon shumë shpejt një nxehtësi në enën e gatimit.

Përdorni zonat e gatimit me induksion me enë të përshtatshme.

  • Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të përmirësuar performancën e zonave, enët e gatimit duhet të jenë sa më të trasha dhe të sheshta.
  • Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni në sipërfaqen e pllakës.
  • Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe qoshet e xhamit pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë sipërfaqen e xhamit.

Materiali i enës së gatimit

  • të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar, inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me shënimin e duhur nga prodhuesi).
  • të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.

Ena është e përshtatshme për një pianurë me induksion nëse:

  • uji zien shpejt në një zonë të vendosur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
  • magneti tërhiqet drejt fundit të enës së gatimit.

Dimensionet e enës së gatimit

- Zonat e gatimit me induksion u përshtaten automatikisht përmasave të bazamentit të enëve. Referojuni "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit" për dimensionet e sakta të enëve të gatimit. Vendosini enët në qendër të zonës së zgjedhur të gatimit.

- Efikasiteti i një zone të gatimit lidhet me diametrin e enës së gatimit. Për transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhënat teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit").

– Enët e gatimit me diametër më të vogël se madhësia e një zone të caktuar të gatimit marrin vetëm një pjesë të fuqisë së gjeneruar nga zona e gatimit, e cila rezulton në ngrohje më të ngadaltë. – Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit, mos përdorni enë gatimi më të madhe sesa dimensionet e treguara në "Specifikimi i zonave të gatimit". Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo mund të ndikojë në funksionimin e panelit të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht funksionet e pianurës.

Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".

7.2 Zhurma gjatë përdorimit

Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se ka keqfunksionim. Zhurmat e enëve të gatimit mund të ndryshojnë në varësi të materialit të enës së gatimit dhe nivelit të energjisë.

Zhurma lidhur me enët e gatimit:

- zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra nga materiale të ndryshme (strukturë sandviç).

  • tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi me nivel të lartë energjie dhe ena është e përbërë nga materiale të ndryshme (një strukturë sandviç).
  • gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.

Zhurma lidhur me pianurën:

  • klikim: ndodh shkëmbim elektrik.
  • fërshëllima, zukatje: ventilatori është në punë.
  • tingull ritmik: zbulohet ena e gatimit.

7.3 Kohëmatësi Eco

Për të kursyer energji, nxehësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara tingëllimit të kohëmatësit të numërimit mbrapsht. Ndryshimi në kohën e funksionimit varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e funksionimit të gatimit.

7.4 Udhëzues gatimi i thjeshtuar

Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një zone dhe konsumit të energjisë së zonës së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion me rritjen e konsumit të energjisë. Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën e fuqisë së saj.

i

Të dhënat në tabelë janë vetëm orientuese.

Cilësimet e nxehtësisëPërdorni që të: KohaNdihmë (minuta)
- 1Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas nevojësVendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 3 Salcë Hollandaise; shkrirje: gjalpë, çokollatë, xhelatinë.5 - 25 Përziejeni herë pas here.
2 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura.10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
3 - 5 Zieni oriz dhe gatime me bazë qumështi dhe nxehni ushqimet e gatshme.25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi, trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit.
5 - 7 Zieni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë ujë. Kontrolloni sasinë e ujit gjatë procesit.
Cilësimet e nxehtësisëPërdorni që të: Koha( minuta)Ndihmë
7 - 9 Zieni patate dhe zarzavate të tjera. 20 - 60 Mbuloni fundin e tenxheres me 1-2 cm ujë. Kontrolloni nivelin e ujit gjatë procesit. Mbajeni kapakun në tenxhere.
7 - 9 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh, gjellërash dhe supash.60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsaçe, mëlçi, brumë salcash, vezë, petulla, petulla të ëmbla.sipas nevojësKthejeni kur është e nevojshme.
12 - 13 Skuqje e mirë, qofte me patate, fileto mishi, biftekë.5 - 15 Kthejeni kur është e nevojshme.
14 Zierje e ujit, gatimi i makaronave, përcëllimi i mishit (gulash, rosto e majme, patate të pjekura mirë.

P

Zierje sasish të mëdha uji. PowerBoost është i aktivizuar.

7.5 Këshilla dhe sugjerime për Hob²Hood

Kur përdorni pianurën me këtë funksion:

  • Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e drejtpërdrejtë.
  • Mos hidhni dritë halogjene në panelin e aspiratorit.
  • Mos e mbuloni panelin e kontrollit të pianurës.
  • Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë, me dorezat e enëve të gatimit ose tenxhere të thellë). Shihni foton.

Aspiratori i paraqitur më poshtë është vetëm për qëllime ilustrimi.

AEG TO64IA0AIT - Këshilla dhe sugjerime për Hob²Hood - 1

Pajisjet e tjera të komanduara në distancë mund të bllokojnë sinjalin. Mos përdorni pajisje të tilla pranë aspiratorit ndërkohë që Hob²Hood është i ndezur.

Aspiratorët me funksionin Hob²Hood

Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve të sobës që funksionojnë me këtë funksion, referojuni faqes sonë të internetit për klientët. Aspiratorët AEG që punojnë me këtë funksion duhet të kenë simbolin

Referojuni kapitujve për sigurinë.

8.1 Informacion i përgjithshëm

  • Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
  • Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
  • Si për pastrimin e përditshëm të sipërfaqes së xhamit, ashtu edhe për pastrimin pas instalimit dhe heqjen e çdo ngjitësi të mbetur, përdorni vetëm një qumësht pastrimi me gërryerje të lehtë dhe një sfungjer delikat kundër gërvishtjeve. Në varësi të shkallës së ndotjes, pastroni sipërfaqen e xhamit me lëvizje të vogla rrethore dhe presion të moderuar. Thajeni sipërfaqen e qelqit me një leckë mikrofibër.

AEG TO64IA0AIT - Informacion i përgjithshëm - 1

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni sfungjerin klasik të verdhë dhe jeshil pasi grimcat e aluminit në shtresën e fortë të tij mund të dëmtojnë dhe çngjyrosin xhamin.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 1

Përdorimi i mjeteve pastrimi të ndryshme nga ato të rekomanduara nuk do të jetë i efektshëm dhe mund të dëmtojë ose çngjyrojë sipërfaqen e xhamit.

- Përdorni gjithmonë një kruajtëse të rekomanduar për pllakat e gatimit me

sipërfaqe xhami. Përdorni kruesen vetëm si një mjet shtesë për pastrimin e xhamit pas procedurës standarde të pastrimit.

AEG TO64IA0AIT - PARALAJMËRIM! - 2

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni thika apo mjete të tjera të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e xhamit.

8.2 Pastrimi i sipërfaqes së xhamit të pllakës së gatimit

  • Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
  • Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e ujit, të yndyrës, çngjyrosjet metalike. Pastroni pianurën me një qumësht pastrues lehtësisht gërryes dhe një sfungjer delikat kundër gërvishtjeve (shih Informacione të përgjithshme). Pas pastrimit, thajeni pllakën e gatimit me një leckë me mikrofibër.
  • Shenjat dhe njollat e vazhdueshme: ushtroni presion të moderuar dhe pastroni sipërfaqen me një sfungjer kundër gërvishtjeve, delikat (shihni Informacioni i përgjithshëm) dhe një qumësht pastrimi me gërryes të lehtë derisa njollat të mos duken më.

9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG TO64IA0AIT - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

9.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën.Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Ešhtë djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketëshkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Nuk e vendosët cilësimin enxehtësisë për 10 sekonda.Aktivizoni përsëri pianurën dhe vendosni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda.
Ju prekët 2 ose më shumë fushasensori në të njëjtën kohë.Prekni vetëm një fushë sensori.
Pauzë është aktiv. Referojuni "Pause".
Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e kontrollit.Pastroni panelin e kontrollit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin.
Tingëllon një sinjal akustik dhe çaktivizohet pianura.Tingëllon një sinjal akustik kur çaktivizohet pianura.Vendosët diçka mbi një a më shumë prej fushave me sensor.Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor ➊sensorHiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet.Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar.Nëse zona ka funksionuar mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të shërbimit të autorizuar.
Hob2Hood nuk punon. Ju mbuluat panelin e kontrollit. Hiqni objektin nga paneli i kontrollit.
Ju përdorni një tenxhere shumë të lartë që bllokon sinjalin.Përdorni një enë më të vogël, ndryshoni zonën e gatimit ose përdoreni aspiratorin manualisht.
Nxehja automatike nuk vihet në punë.Ešhtë vendosur cilësimi i nxehtësisë më të lartë.Cilësimi i nxehtësisë më të lartë ka të njëjtin fuqi si funksioni.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën të ftohet mjaftueshëm.
Cilësimi i nxehtësisë alternohet mes dy niveleve.Menaxhimi i energjisë është aktiv. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
Paneli i kontrollit bëhet i nxehtë në prekje.Enët e gatimit janë shumë të mëdha ose ju i keni vendosur shumë pranë panelit të kontrollit.Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni fushat me sensor të panelit.Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
Lndizet.Pajisja për sigurinë e fëmijës ose Kyçje vihet në punë.Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Fndizet.Nuk ka enë mbi zonë. Vendosni enë mbi zonë.
Ena është e papërshtatshme. Përdorni enë gatimi të përshtatshme
për një pianurë me induksion.Drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”.
Diametri i bazamentit të enës ështëPërdorni enë me dimensione të sakta.Referojuni kapitullit “Të dhënat teknike”.
tepër i vogël për zonën.
Ngrohja kërkon një kohë të gjatë. Enët e gatimit janë shumë të vogla dhe marrin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar nga zona e gatimit.Për transferimin optimal të nxehtësisë përdorni enë gatimi me diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në "Të dhëna teknike" > "Specifikimi i zonave të gatimit").
E dhe një numër afishohet.Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

9.2 Nëse nuk gjeni zgjidhje...

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga etiketa e vlerësimeve. Jepni gjithashtu kodin prej tri shkronjash shifrore për qeramikën e xhamit (gjendet në qoshe të sipërfaqes së xhamit) dhe shfaqet një

mesazh gabimi. Sigurohuni që e keni vendosur pianurën në punë siç duhet. Nëse jo, shërbimi nga një teknik ose sipërmarrës nuk do të jetë falas, edhe gjatë kohës së garancisë. Informacioni rreth kohës së garancisë dhe qendrave të autorizuara të shërbimit gjenden në librezën e garancisë.

Induksion 7.2 kW Prodhuar në: Gjermani

Nr. i ser. 7.2 kW

AEG

AEG TO64IA0AIT - Nëse nuk gjeni zgjidhje... - 1

10.2 Specifikimi i zonës së gatimit

Zona e gatimit Fuqia nominale (cilësimi maksimal i nxehtësisë) [W]PowerBoost [W] PowerBoost kohëzgjatja maksimale [min]Diametri i enës së gatimit [mm]
Majtas përpara 2300 3700 10 180 - 210
Majtas mbrapa 1800 2800 10 145 - 180
Djathtas përpara 1400 2500 4 125 - 145
Djathtas mbrapa 1800 2800 10 145 - 180

Energjia e zonave të gatimit mund të jetë e ndryshme me luhatje të vogël nga të dhënat e tabelës. Ajo ndryshon sipas materialit dhe përmasave të enëve të gatimit.

Për transferimin e nxehtësisë dhe rezultate të gatimit optimale përdorni enë gatimi me

diametër të pjesës së poshtme të ngjashëm me madhësinë e zonës së gatimit (d.m.th. vlerën maksimale të diametrit të enës së gatimit në tabelë). Mos përdorni enë gatimi më të mëdha sesa diametri i zonës së gatimit.

11. EFIKASITET ENERGJIE

11.1 Informacion i produktit sipas rregullores së ekodizajnit të BE-së

Identifikimi i modelit TO64IA0AIT
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 4
Teknologji ngrohjeje Induksion
Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) Majtas përpara21.0 cm
Majtas mbrapa18.0 cm
Djathtas përpara14.5 cm
Djathtas mbrapa18.0 cm
Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking)Majtas përpara178.4 Wh/kg
Majtas mbrapa174.4 Wh/kg
Djathtas përpara183.2 Wh/kg
Djathtas mbrapa184.9 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 180.2 Wh/kg

IEC / EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianura - Mënyra për matjen e rendimentit.

Matjet e energjisë që i referohen sipërfaqes së gatimit identifikohen me shenjat e zonave përkatëse të gatimit.

11.2 Kursim energji

Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni sugjerimet më poshtë.

  • Kur ngrohni ujë, përdorni aq ujë sa ju nevojitet.
  • Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakun mbi enën e gatimit.

- Vendosini enët e gatimit në qendër të zonës së gatimit.

- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.

11.3 Informacion i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën maksimale për të arritur regjimin e fuqisë së ulët

Konsumi i energjisë në regjimin fikur 0.3 W

Koha maksimale e nevojshme që pajisja të arrijë automatikisht regjimin e zbatueshëm të fuqisë së ulët

2 min

12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : TO64IA0AIT

Kategori : Sobë