BRR29613EWW - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BRR29613EWW SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer me dyert franceze |
| Dimensionet (L x G x T) | 1790 x 912 x 738 mm |
| Pesha neto | 120 kg |
| Klasa energjetike | D (sipas normës BE 2019/2016) |
| Konsumi vjetor | 365 kWh/vit |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V, 50 Hz |
| Kapaciteti total | 560 L |
| Kapaciteti i frigoriferit | 400 L |
| Kapaciteti i ngrirësit | 160 L |
| Teknologjia e ftohjes | Twin Cooling Plus™ |
| Kompresori | Digital Inverter (garanci 10 vjet) |
| Funksionet kryesore | Zona e freskët, shpërndarës uji i brendshëm, ndriçim LED |
| Lidhshmëria | SmartThings (Wi-Fi) |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrimi i kondensatorit çdo 6 muaj, shkrirja automatike e frigoriferit |
| Siguria | Alarm i derës së hapur, bllokim për fëmijë |
| Pjesët e këmbimit dhe riparueshmëria | Indeksi i riparueshmërisë 8,2/10, pjesë të disponueshme 7 vjet |
| Informacione të përgjithshme | Marka Samsung, modeli BRR29613EWW, ngjyra e bardhë |
Pyetjet më të shpeshta - BRR29613EWW SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth BRR29613EWW SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BRR29613EWW - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BRR29613EWW e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT BRR29613EWW SAMSUNG
Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi
- Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
- Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
- Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
- Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
- Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.
SHËNIM
Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.
! KUJDES
- Emri i pjesës së renditur në faqe mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
- Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
- Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.
Një vështrimi i shpejtë i frigoriferit
Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.
Frigorifer (me kuti ngrirësi)

05 Paneli kryesor
06 Raft
07 Koshi i derës
08 Freski me lagështi+ *
09 Freski optimale
10 Etiketa e barkodit
11 Kutia e ngrirësit
* vetëm modelet përkatëse
Depo (pa kuti ngrirësi)

01 Paneli kryesor
02 Raft
03 Koshi i derës
04 Freski me lagshti+ *
05 Freski optimale
06 Etiketa e barkodit
07 Sirtari
* vetëm modelet përkatëse
Shqip
Ngrirës

01 Paneli kryesor
02 Raft
03 Sirtar (Normal/I madh)
04 Etiketa e barkodit

Shqip

Zëvendësimi i guarnicionit

KUJDES
Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.
Për të hequr guarnicionin

Hapni derën dhe hiqni guarnicionin nga dera.
Për të zëvendësuar guarnicionin
Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit.
Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.
Shqip
Zëvendësimi i sirtarit

KUJDES
Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.
Për të hequr sirtarin

Ngrini me kujdes pjesën e përparme të sirtarit dhe nxirreni duke e rrëshqitur.
Për të rimontuar sirtarët
Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes.
Zëvendësimi i menteshave
Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

PARALAJMËRIM
- Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
- Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.

KUJDES
- Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
- Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
- Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
- Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
- Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
- Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bēni kujdes qē tē mos dēmtoni telat kur tē shtrēngoni kapakun e sipērm.
Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)


Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë
Lloj menteshe statike ose e butë

-
Hapni derën e frigoriferit dhe ndani koshin (mbrojtësen) e derës.
-
Hiqni vidat. (4 gjithsej)
! KUJDES
Rekomandohet të kërkoni ndihmë për mbajtjen e derës gjatë heqjes së menteshës.
• Bëni kujdes të mos e gërvishtni.
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.
- Rimontoni në rendin e kundërt të çmontimit pasi të keni zëvendësuar menteshën.
Lloj menteshe me rrëshqitje

-
Hapni derën e frigoriferit dhe ndani koshin (mbrojtësen) e derës.
-
Hiqni vidat dhe ndani menteshën e sipërme.
-
Ndani derën nga frigoriferi.
! KUJDES
- Rekomandohet të kërkoni ndihmë për mbajtjen e derës gjatë heqjes së menteshës.
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.
- Rimontoni në rendin e kundërt të çmontimit pasi të keni zëvendësuar menteshën.