WW70T4040EE - Lavatrice SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WW70T4040EE SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | Makinë larëse me ngarkim nga përpara |
| Modeli | WW70T4040EE |
| Marka | Samsung |
| Kapaciteti | 7 kg |
| Shpejtësia e centrifugimit | 1200 rpm |
| Klasa energjetike | E (etiketë energjetike e BE-së) |
| Dimensionet (G x T x L) | 600 x 550 x 850 mm |
| Pesha | 65 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50 Hz |
| Rryma nominale | 10 A |
| Niveli i zhurmës (Larje/Centrifugim) | 57 / 74 dB |
| Programet | Pambuk, Sintetike, Delikate, Lesh, Shpejt 15, Pastrim daulle, Shpëlarje+Centrifugim |
| Funksionet kryesore | Dera AddWash, Ecobubble, Smart Control (Wi-Fi), Vonesa e përfundimit |
| Lloji i daulles | Daulle diamanti |
| Motori | Motor dixhital inverter (garanci 10-vjeçare) |
| Ekrani | Ekran LED me tregues dixhital |
| Vetëpastrimi | Funksioni Drum Clean+ |
| Karakteristikat e sigurisë | Kyç për fëmijë, Mbrojtje nga tejmbushja, Zbulim çekuilibri |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | Pjesë origjinale të disponueshme në qendrat e shërbimit Samsung |
| Riparueshmëria | Dizajn modular, manual shërbimi i disponueshëm |
Pyetjet më të shpeshta - WW70T4040EE SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth WW70T4040EE SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lavatrice në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WW70T4040EE - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WW70T4040EE e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT WW70T4040EE SAMSUNG
Manuali i përdorimit
WW9*T4*****(*)/WW8*T4*****(*)/WW7*T4*****(*)

SAMSUNG
Përmbajtja
Informacioni i sigurisë 4
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë 4
Simbole të rëndësishme sigurie 4
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë 5
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit 6
Kujdesi në lidhje me instalimin 8
Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit 8
Kujdesi gjatë përdorimit 9
Paralajmërime të rëndësishme të pastrimit 12
Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike 13
Ecodesign 13
Instalimi 14
Çfarë përfshihet 14
Kërkesat për instalimin 16
Përpara se të filloni 28
Konfigurimi fillestar 28
Udhëzimet për rrobat 28
Rekomandime për detergjentin 32
Udhëzimet për sirtarin e detergjentit 33
Veprimet 36
Paneli i kontrollit 36
Hapa të thjeshtë për të nisur 38
Përmbledhje rreth ciklit 39
Funksione të posaçme 42
Cilësimet 43
Mirëmbajtja 44
Pastrim kazani 44
Smart Check 45
Shkarkimi i urgjencës 46
Pastrimi 47
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi 51
Shqip2
Zgjidhja e problemeve 52
Pikate kontrollit 52
Kodet informuese 56
Specifikimet 59
Skema e kujdesit për rrobat 59
Mbrojtja e mjedisit 61
Garancia për pjesët rezervë 61
Fleta e specifikimeve 61
Informacion për ciklet kryesore të larjes 67
Informacioni EPREL 69
Informacion tregues (Sipas BE 2019/2023) 69
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi lavatriçen tuaj të re Samsung. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të lavatriçes suaj.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi, lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që të dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes që t'i referoheni më vonë. Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdesin dhe vëmendje kur të instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim lavatriçen tuaj.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e lavatriçes tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe mund të mos aplikohen të gjitha shenjat paralajmëruese. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:

VINI RE
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë lëndime të rënda, vdekjen dhe/ose dëmtim të pronës.

KUJDES
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë lëndime dhe/ose dëmtim të pronës.

SHËNIM
Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi, ndiqini ato me saktësi.
Pasi të keni lexuar këtë manual, ruajeni atë në një vend të sigurt që t'i referoheni më vonë.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.
Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe bëni kujdes kur ta përdorni atë.

Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë

VINI RE
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose lëndimit të personit kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake bazë, duke përfshirë sa më poshtë:
- Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk janë nën mbikëqyrje direkte ose nuk janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre. 2 Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose një person me kualifikim të ngjashëm.
- Duhen përdorur grupet e reja të tubave që vijnë me pajisjen dhe të mos ripërdoren grupet e vjetra të tubave.
Informacioni i sigurisë
- Për pajisjet me fole ajrimi në bazament, sigurohuni që të mos bllokohen nga qilimat.
- Për përdorim në Evropë: Fëmijët nën 3 vjeç duhen mbajtur larg, përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
- KUJDES: Për të shmangur rreziqet për shkak të ricaktimit të paqëllimshëm të nivelit maksimal termik, kjo pajisje nuk duhet të furnizohet me çelësa të jashtëm elektrikë, si p.sh. rele, dhe nuk duhet të lidhet me qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga operatori elektrik.
- Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim në ambiente shtëpie dhe jo si më poshtë:
– zonat e personelit të kuzhinës në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; - shtëpi në ferma; - nga klientë në hotele, motele apo ambiente të tjera banimi; - ambiente me krevat dhe ngrënie mëngjesi; - zona të përdorimit të përbashkët në pallate apo apartamente, apo në salla lavanderie.
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit
VINI RE
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose shoqëri shërbimi.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me pajisjen ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur ta ngrini.
Futeni fort kordonin elektrik në prizë në mur që pajtohet me specifikimet lokale elektrike. Përdoreni prizën vetëm për këtë pajisje dhe mos përdorni kordon zgjatues.
- Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatues ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato në specifikimet e produktit. Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të kontaktit, duke përdorur rregullisht një leckë të thatë.
- Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
- Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
- Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji apo linjë telefoni.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me pajisjen.
- Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët.
- Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni një transformator elektrik.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar apo prizë muri të liruar.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni ose mos e përkulni shumë kordonin elektrik.
Mos e përdridhni ose mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta fusni kordonin elektrik mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur hiqni spinën e korrentit.
- Hiqni spinën e korrentit duke e mbajtur spinën.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.
Informacioni i sigurisë
Pas riparimit nga një servis jo i autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo-profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Kujdesi në lidhje me instalimin

KUJDES
Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e korrentit.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike. Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që të mund të mbajë peshën e saj.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme me pajisjen.
Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit

VINI RE
Nëse pajisja përmbytet, ndërpritni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
- Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë spinën e korrentit dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Në rast rrjedhjeje gazi (si gaz propan, gaz LP etj.), ajrosni menjëherë pa e prekur spinën e korrentit. Mos e prekni pajisjen apo kordonin elektrik.
- Mos përdorni ventilator.
- Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
Hiqni mbajtësen e derës së lavatriçes përpara se të hidhni pajisjen.
- Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda pajisjes.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, bukëpeshkun) që është vendosur në fund të lavatriçes para se ta përdorni atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca të tjera të djegshme ose shpërthyese.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e lavatriçes kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/tharje/shtrydhje).
- Uji që del nga lavatriçja mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të rrëshqitshme. Kjo mund të shkaktojë lëndim.
- Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes ose lëndim.
Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr nga priza kordonin elektrik ndërsa një proces është në punë.
- Futja e kordonit elektrik përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të çojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos i lini fëmijët që të ngjiten në ose mbi pajisje.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë lavatriçes kur është në gjendje pune.
- Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë dhe tërhiqeni drejt nga priza.
- Dëmtimi i kordonit elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.
- Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.
- Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me pajisjen ose lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni nga priza kordonin elektrik.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni nga priza kordonin elektrik kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni nga priza kordonin elektrik dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi lavatriçen tuaj. Dera e lavatriçes nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të lëndohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.
Kujdesi gjatë përdorimit

KUJDES
Kur lavatriçja ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbetje ushqimore etj., hiqni nga proza kordonin elektrik dhe pastrojeni lavatriçen duke përdorur një leckë të njomë dhe të butë.
- Në rast të kundërt mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim ose ndryshk.
Xhami i përparmë mund të thyhet nga një përplasje e fortë. Bëni kujdes kur përdorni lavatriçen.
- Kur xhami thyhet, mund të shkaktojë lëndim.
Informacioni i sigurisë
Hapni rubinetin e ujit ngadalë pas një periudhe të gjatë të mospërdorimit, mosfunksionimit të furnizimit me ujë ose kur lidhni përsëri zorrën e furnizimit me ujë.
- Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë dëmtim të një pjese të produktit ose të rrjedhjes së ujit.
Nëse ka rrjedhje gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem me shkarkimin.
- Nëse lavatricja përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi me shkarkimin, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futini rrobat plotësisht në lavatriçe me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.
- Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të lavatriçes ose mund të ketë rrjedhje uji.
Mbylleni furnizimin me ujë kur lavatriçja nuk është në punë.
- Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç duhet.
Sigurohuni që goma dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me substanca të huaja (p.sh. mbetje, fije, flokë etj.).
- Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Hapni rubinetin dhe kontrolloni nëse bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë është shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji para se të përdorni këtë pajisje.
- Nëse vidhat ose bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë janë të liruar, kjo mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Pajisja që keni blerë është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i pajisjes për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i pajisjes. Në këtë rast, pajisja nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe këtij të fundit nuk i atribuohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionim ose dëmtime që shkaktohen nga një keqpërdorim i tillë.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisjen.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me pajisjen ose lëndim.
Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
- Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose probleme me pajisjen.
Mos vendosni pranë lavatriçes objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
- Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që shkarkohet gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos e prekni ujin.
- Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Koha e shkarkimit mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së ujit. Nëse temperatura e ujit është tepër e lartë, procesi i shkarkimit fillon pasi të ftohet uji.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja juaj nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
Shqip10

(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e fjetjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave, makinave, etj.
- Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë për larje në lavatriçe në etiketën e kujdesit. Kjo mund t'i shkaktojë lëndime ose të dëmtojë lavatriçen, muret, dyshemenë ose rrobat për shkak të dridhjeve jonormale.
- Mos i lani qilimat apo tapetat e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar keqfunksionim, si p.sh. probleme me shkarkimin.
Mos e përdorni lavatriçen kur kutia e detergjentit është hequr.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i nxehtë.
- Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Xhami i derës nxhet gjatë procesit të larjes dhe të tharjes. Prandaj, mos e prekni xhamin e derës.
Gjithashtu, mos lejoni që fëmijët të luajnë rreth lavatriçes ose të prekin xhamin e derës.
- Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën në sirtarin e detergjentit.
- Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja ku hidhet detergjenti.
Hiqni kutinë e detergjentit lëng (vetëm modelet që e kanë) kur përdorni detergjent pluhur.
- Nëse nuk e hiqni, uji mund të rrjedhë në pjesën e përparme të sirtarit të detergjentit.
Mos vendosni asnjë objekt (si këpucë, mbetje ushqimore, kafshë) përveç rrobave në lavatriçe.
- Kjo mund të shkaktojë dëmtim të lavatriçes ose lëndim dhe vdekje në rastin e kafshëve për shkak të dridhjeve anormale.
Mos i shtypni butonat duke përdorur objekte të mprehta si kunja, thika, thonj, etj.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Mos i lani rrobat e ndotura me vajra, kremra ose locione që zakonisht gjenden në dyqanet e përkujdesjes për lëkurën ose klinikat e masazhit.
- Kjo mund të bëjë që goma të deformohet ose të sjellë si rezultat rrjedhjen e ujit.
Mos lini objekte metalike si paramanë ose karfica flokësh, ose zbardhues në kazan për periudha të gjata kohore.
- Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.
- Nëse në sipërfaqen e kazanit fillon të shfaqet ndryshk, përdorni një solucion larës (neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar atë. Mos përdorni kurrë furçë metalike.
Mos përdorni direkt detergjent pastrimi kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rrobat e ndotura nga detergjenti i pastrimit kimik.
- Kjo mund të shkaktojë djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit të vajit.
Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.
- Kjo mund të shkaktojë probleme me lavatriçen.
Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh në lavatriçe.
- Nëse ngurtësohet dhe grumbullohet brenda lavatriçes, mund të shkaktojë probleme me produktin, si çngjyrosje, ndryshk ose aroma të pakëndshme.
Vendosini çorapet dhe reçipetat në rrjetën e tyre të larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.
Mos lani rroba të mëdha në rrjetën e larjes, si p.sh. shtresa.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
- Nëse ai grumbullohet brenda lavatriçes, mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
- Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.
Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit dhe funksionet e rekomanduara shtesë.
- Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të tekstileve.
Bëni kujdes që të mos kapni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.
- Përndryshe mund t'i lëndoni.
Për të parandaluar aromat e pakëndshme dhe mykun, lëreni derën hapur pas një cikli larje për të lejuar që kazani të thahet.
Përtë parandaluar krijimin e gëlqeres, lëreni sirtarin e detergjentit hapur pas një cikli larje që të thahet nga brenda.
Paralajmërime të rëndësishme të pastrimit

VINI RE
Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur direkt ujë në të.
Mos përdorni pastrues të fortë acid.
Mos përdorni gazolinë, hollues ose alkool për të pastruar pajisjen.
- Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.
Para pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqeni pajisjen nga priza në mur.
- Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike

Hedhja e duhur e produktit (Mbetje elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të ciklit të tyre jetik. Për të shmangur dëmtimin e mjedisit apo të shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, jeni të lutur t'i veçoni këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin ku kanë blerë këtë produkt ose zyrën e pushtetit të tyre vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të shqyrtojnë rregullat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhen përzier me mbetjet e tjera tregtare për hedhje.
Për informacione lidhur me angazhimet mjedisore të Samsung dhe detyrimet rregullatore të produktit, p.sh. REACH, WEEE ose Bateritë, vizitoni faqen tonë të qëndrueshmërisë të disponueshme në adresën www.samsung.com.
Ecodesign
Për udhëzime të detajuara në lidhje me instalimin dhe pastrimin e lavatriçes dhe për informacione mbi dizajnin ekologjik (sipas rregullores (BE) 2019/2023), vizitoni faqen e internetit të “Samsung” (http://www.samsung.com), shkoni te Mbështetja > Ekrani kryesor i mbështetjes dhe pastaj vendosni emrin e modelit.
Instalimi
Ndiqni me kujdes këto udhëzime për të siguruar instalimin e duhur të makinës larëse dhe për të evituar aksidente gjatë larjes së rrobave.
Çfarë përfshihet
Sigurohuni që vijnë të gjitha pjesët në paketimin e produktit. Nëse keni ndonjë problem me makinën larëse ose pjesët e saj, kontaktoni pikën vendore të Samsung-ut ose shitësin.

06 Filtri i papastërtive
07 Tubi i shkarkimit të emergjencës
08 Mbulesa e filtrit 09 Pjesa e sipërme e punës
10 Spina elektrike
11 Zorra e shkarkimit
12 Këmbët e nivelimit
Shqip14

Çelësi anglez, kapakët e bulonave, mbajtësja e zorrës

Zorra e ujit të ftohtë, zorra e ujit të ngrohtë, kutia e lëngut larës
SHËNIM
- Çelësi anglez: Për të hequr bulonat e transportimit dhe për të niveluar lavatriçen.
- Kapakët e bulonave: Për të mbuluar vrimat pasi të keni hequr bulonat e transportimit. Numri i përfshirë i tapave të bulonave (3 deri në 6) është në varësi të modelit.
- Mbajtësja e zorrës: Për të varur zorrën e shkarkimit në tubin e shkarkimit ose në lavaman.
- Zorra e ujit të ftohtë/ngrohtë: Për të furnizuar lavatriçen me ujë. (Zorra e ujit të ngrohtë është vetëm për modelet që e kanë.)
- Kutia e lëngut larës: Futeni në ndarjen e detergjentit për të përdorur detergjentin lëng.
Aksesorët (nuk ofrohen)
- Kompleti i stivimit: SKK-DF Kompleti i stivimit nevojitet për të stivuar tharësen mbi lavatriçe.
Instalimi
Kërkesat për instalimin
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi
- Nevojitet siguresë ose automat AC 220-240 V / 50 Hz.
- Përdorni qark të degëzuar individual specifik për makinën larëse.
Për të siguruar tokëzimin e duhur, makina larëse vjen me kordon elektrik me spinë tredhëmbëshe tokëzimi për t'u përdorur në prizë të tokëzuar dhe të instaluar siç duhet.
Kontrolloni me elektricistin e kualifikuar ose ekspertin e shërbimit nëse nuk jeni të sigurt për tokëzimin.
Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse nuk përputhet me prizën, telefonojini elektricistit të kualifikuar për të instaluar prizën e duhur.

VINI RE
- MOS përdorni zgjatues.
- Përdorni vetëm kordonin elektrik që vjen me makinën larëse.
- MOS e lidhni kurrë kabllon e tokëzimit te tubacionet plastike, linjat e gazit ose tubat e ujit të ngrohtë.
- Përçuesit e patokëzuar siç duhet mund të shkaktojnë goditje elektrike.
Furnizimi me ujë
Presioni i duhur i ujit për këtë lavatriçe është nga 50 kPa deri në 1000 kPa. Presioni i ujit nën 50 kPa mund të shkaktojë mosmbylljen e plotë të valvulës së ujit. Ose, mund të duhet më shumë kohë për mbushjen e kazanit, duke shkaktuar fikjen e makinës larëse.
Rubinetat e ujit duhet të jenë brenda 120 cm nga pjesa e prapme e lavatriçes në mënyrë që zorrët e dhëna të hyrjes së ujit të arrijnë lavatriçen.
Për të zvogëluar rrezikun e rrjedhjeve:
- Sigurohuni që rubinetat të arrihen lehtë.
- Mbyllini rubinetat kur makina larëse nuk përdoret.
- Kontrolloni rregullisht për rrjedhje te rakorderët e zorrës së hyrjes.

KUJDES
Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, kontrolloni të gjitha lidhjet në valvulën e ujit dhe rubinetat e ujit për rrjedhje të mundshme.
Shkarkimi
Samsung-u rekomandon një tub vertikal në lartësi 60-90 cm. Zorra e shkarkimit duhet të lidhet nëpërmjet kapëses së zorrës tek tubi vertikal dhe ky duhet të mbulojë tërësisht zorrën e shkarkimit.
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjet dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. Tapetet dhe sipërfaqet me pllaka të buta nuk ofrojnë rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe mund të shkaktojnë lëvizje të lehtë të makinës larëse gjatë ciklit të rrotullimit.
KUJDES
MOS e instaloni kurrë makinën larëse në një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të dobët.
Temperatura e ujit
Mos e instaloni makinën larëse në zona ku uji mund të ngrijë, pasi makina larëse mban gjithnjë pak ujë në valvulat, pompat dhe/ose zorrët e ujit. Uji i ngrirë i mbetur në pjesët e lidhjeve mund të shkaktojë dëmtim të rripave, të pompës dhe të elementeve të tjera të makinës larëse.
Instalimi në mur ose dollap
Largësia minimale për punë të qëndrueshme:
| Anët 25 mm | |
| Lart 25 mm | |
| Mbrapa 50 mm | |
| Përpara 550 mm |
Nëse lavatriçja dhe tharësja instalohen në të njëtin vend, pjesa e përparme e instalimit në mur ose dollap duhet të ketë hapje të papenguar të ajrit prej së paku 550 mm. Vetëm makina juaj larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.
Instalimi
HAPI 1 Zgjidhni një vend
Kërkesat e vendit:
- Sipërfaqe e fortë, e niveluar, pa tapet ose dysheme që mund të bllokojë ajrosjen • Larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit
- Hapësirë të mjaftueshme për ajrosje dhe kabllot
- Temperatura e ambientit është gjithnjë mbi pikën e ngrirjes (0 °C) • Larg burimeve të nxehtësisë
HAPI 2 Hiqni vidat e transportimit
Shpaketojeni produktin dhe hiqni të gjitha bulonat e transportimit.

SHËNIM
Numri i bulonave të transportimit mund të ndryshojë në varësi të modelit.

VINI RE
- Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Hiqini të gjitha materialet e paketimit (qese plastike, polistireni etj.) larg fëmijëve.
- Për të shmangur lëndimet, mbuloni vrimat me tapat e bulonave pasi të keni hequr bulonat e transportimit. Mos e zhvendosni lavatriçen pa montuar bulonat e transportimit. Montoni bulonat e transportimit përpara se ta zhvendosni lavatriçen në një tjetër vend. Ruani bulonat e transportimit në një vend të sigurt për t'i përdorur më vonë.

- Gjeni bulonat e transportit (të shënuar me rreth në figurë) në pjesën e pasme të lavatriçes.
KUJDES
Mos e hiqni vidën (A) që fikson kapësen e zorrës.
- Duke përdorur çelësin e dhënë, lironi të gjitha bulonat e transportit duke i kthyer në drejtim kundërorar.
SHËNIM
Duhet t'i mbani bulonat e transportit për përdorim në të ardhmen.
Instalimi
Shqip

- Futini tapat e bulonave (B) nëpër vrima (të shënuara me rreth në figurë).
Shqip20
HAPI 3: Rregulloni këmbët e nivelimit
- Shtyjeni me kujdes makinën larëse në pozicion. Nëse ushtroni forcë të tepërt, mund të dëmtoni këmbët niveluese.
- Nivelojeni makinën larëse duke rregulluar me dorë këmbët niveluese.
- Pasi të përfundoni nivelimin, shtrëngoni dadot me anë të çelësit.

Kur të instaloni produktin, sigurohuni që këmbët e nivelimit të mos shtypin kordonin e energjisë.
KUJDES
Sigurohuni që të gjitha këmbët niveluese të jenë mbështetur në sipërfaqen e dyshemesë për të shmangur që lavatriçja të lëvizë ose të bëjë zhurmë për shkak të dridhjeve. Më pas, kontrolloni nëse lavatriçja po tundet. Nëse lavatriçja nuk po tundet, shtrëngoni dadot.
Instalimi
HAPI 4: Lidhni zorrën e ujit
Zorra e përfshirë e ujit mund të ndryshojë në varësi të modelit. Ndiqni udhëzimet sipas zorrës së përfshirë të ujit.
Lidhja me një rubinet uji të filetuar

- Lidhni zorrën e ujit me rubinetin dhe më pas rrotulloni lidhësin në drejtim orar siç tregohet.

- Lidhni skajin tjetër të zorrës së ujit me valvulën e hyrjes së ujit në pjesën e pasme të makinës larëse. Rrotullojeni zorrën në drejtim orar për ta shtrënguar.

- Hapni rubinetin e ujit dhe kontrolloni nëse ka rrjedhje rreth zonave të lidhjes. Nëse ka rrjedhje uji, përsëritni hapat si më lart.
VINIRE
Nëse ka rrjedhje uji, ndërpriteni funksionimin e makinës larëse dhe hiqeni nga priza. Pastaj, kontaktoni një qendër lokale shërbimi Samsung në rast se ka rrjedhje nga zorra e ujit, ose kontaktoni një teknik hidraulik në rast se ka rrjedhje nga rubineti i ujit. Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike.
Shqip22

KUJDES
Mos e tendosni me forcë zorrën e ujit. Nëse zorra është shumë e shkurtër, zëvendësojeni me një më të gjatë, të presionit të lartë.
Lidhja me një rubinet uji të pafiletuar

- Përdorni një kaçavidë kryq për të liruar katër vidat në adaptor.

- Mbajeni adaptorin dhe rrotulloni pjesën (C) në drejtimin e shigjetës, për ta liruar me 5 mm (*).

- Futni adaptorin në rubinetin e ujit dhe më pas shtrëngoni vidat duke ngritur adaptorin.
- Rrotullojeni pjesën (C) në drejtimin e shigjetës, për ta shtrënguar.
Instalimi

- Ndërsa tërhiqni poshtë pjesën (D) në zorrën e ujit, lidhni zorrën e ujit me adaptorin. Pastaj, lironi pjesën (D). Zorra futet në adaptor duke lëshuar një tingull kërcitës.
- Për të përfunduar lidhjen e zorrës së ujit, shikoni 2 dhe 3 në seksionin "Lidhja me një rubinet uji të filetuar".
SHËNIM
- Pas lidhjes së zorrës së ujit me adaptorin, kontrolloni nëse është lidhur siç duhet duke e tërhequr zorrën për poshtë.
- Përdorni rubinet të zakonshëm uji. Në rast se rubineti është me formë katrore ose shumë i madh, hiqni unazën spesor përpara se ta futni rubinetin në adaptor.
Për modele të caktuara me hyrje shtesë të ujit të ngrohtë:

- Lidhni skajin e kuq të zorrës së ujit të ngrohtë me hyrjen e ujit të ngrohtë mbrapa makinës.
- Lidhni skajin tjetër të zorrës së ujit të ngrohtë me rubinetin e ujit të ngrohtë.
Zorra "Aqua" (vetëm për modelet që e kanë)

Zorra "Aqua" sinjalizon përdoruesit për rrezik të rrjedhjeve të ujit. Dikton rrjedhjen e ujit dhe bëhet e kuqe në treguesin (A) qendror në rast rrjedhjeje.

SHËNIM
Fundi i zorrës së bllokimit "Aqua" duhet të vendoset te rubineti i ujit dhe jo te makina larëse.
HAPI 5 Vendosni zorrën e shkarkimit
Zorra e shkarkimit mund të vendoset në tri mënyra:

Mbi buzën e një lavamani
Zorra e shkarkimit mund të vendoset në lartësi prej 60 cm dhe 90 cm (*) nga dyshemeja. Për ta mbajtur të përkulur zorrën e shkarkimit, përdorni mbajtësen e dhënë plastike të zorrës (A). Sigurojeni mbajtësen në mur me anë të një çengeli për të garantuar shkarkim të qëndrueshëm.
Instalimi

Në një tub shkarkimi
Tubi i shkarkimit duhet të jetë midis 60 cm dhe 90 cm i lartë (*). Këshillohet të përdoret tub vertikal 65 cm i lartë.
- Për t'u siguruar që zorra e shkarkimit të qëndrojë në pozicion, përdorni mbajtësen e ofruar të zorrës plastike (shihni figurën).
- Për të parandaluar thithjen e rrymës së ujit gjatë shkarkimit, sigurohuni të fusni zorrën e shkarkimit 15 cm në tubin e shkarkimit.
- Për të parandaluar që zorra e shkarkimit të lëvizë, sigurojeni mbajtësen e zorrës në mur.
Kërkesat e tubit vertikal të shkarkimit:
• Diametri minimal prej 5 cm - Kapacitet minimal largimi prej 60 litrash në minutë

Në një degëzim të tubit të shkarkimit të lavamanit
Tubëzimi i shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit në mënyrë që fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.
(*):60cm
KUJDES
Hiqni kapakun në degëzimin e tubit të shkarkimit përpara se të lidhni tubin e shkarkimit.

Mos e futni zorrën e kullimit në vende me ujë të mbetur ose pellgje. Ujit mund të kthehet në makinën larëse.
HAPI 6 Ndezja
Futni kordonin elektrik në prizë në mur aktualisht të vlerësuar, të tokëzuar dhe të mbrojtur me siguresë ose automat. Më pas, shtypni Ndezje/fikje për të ndezur lavatriçen.

Shuli i derës (leva) (A) është projektuar fillimisht të jetë pak i lirë, pasi mund të bëjë që shuli i derës të futet më lehtë në derë.
SHËNIM
Nëse gjatë instalimit dera është e mbyllur, futni kordonin e energjisë dhe ndizni pajisjen. Dera do të hapet.
Përpara se të filloni

SHËNIM
Përpara se të lani rrobat tuaja për herë të parë, duhet të kryeni një cikël të plotë larjeje pa rroba në kazan.
Konfigurimi fillestar
Ekzekutoni kalibrimin (rekomandohet)
Kalibrimi siguron diktim të përpiktë të peshës nga makina larëse. Sigurohuni që kazani të jetë bosh përpara se të ekzekutoni Kalibrim.
- Fikeni dhe ndizeni makinën larëse.
- Mbani shtypur njëherësh Temperatura ♿ dhe Përfundim i vonuar ⏻ për 3 sekonda për të hyrë në modalitetin Kalibrim. Shfaqet mesazhi "Cb".
- Shtypni Fillo/ndalo për të ekzekutuar ciklin Kalibrim.
- Kazani do të rrotullohet përreth 3 minuta. (Drejtimi i rrotullimit të kazanit mund të ndryshojë në varësi të modelit.)
- Kur të ketë përfunduar cikli, në ekran shfaqet "0" dhe makina larëse fiket automatikisht.
- Makina larëse tani është gati për t'u përdorur.
Udhëzimet për rrobat
HAPI 1 Sistemoni
Sistemojini rrobat sipas këtyre kritereve:
- Etiketës së kujdesit: Sistemojini rrobat në të pambukta, tekstile të përziera, sintetike, të mëndafshta, të leshta dhe mëndafshe artificiale.
- Ngjyrës: Ndajini të bardhat nga ato me ngjyra.
- Madhësisë: Nëse përzieni artikuj të madhësive të ndryshme në kazan, përmirësohet efikasiteti i larjes.
- Ndjeshmërisë: Lajini veçmas rrobat delikate, me anë të opsonit Hekurosje e lehtë për artikuj të pastër, të rinj, të leshtë, perde dhe artikuj të mëndafshtë. Kontrolloni etiketat mbi artikuj.

SHËNIM
Sigurohuni të kontrolloni etiketën e kujdesit mbi rroba dhe t'i sistemoni përkatësisht përpara se të nisni larjen.
Zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja
- Sendet metalike, si p.sh. monedha, karfica dhe tokëza nëpër rroba mund të dëmtojnë rrobat e tjera si dhe kazanin.
Kthejini nga brenda jashtë rrobat me kopsa dhe qëndisje
- Nëse zinxhirët e pantallonave ose të xhaketave janë të hapura gjatë larjes, kazani mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse.
- Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera. Sigurohuni të lidhni lidhëset përpara fillimit të larjes.
HAPI 3 Përdorni rrjetë rrobash
- Sutjenat (që mund të lahen në ujë) duhet të vendosen në rrjetë rrobash. Pjesët metalike të sutjenave mund të shpojnë dhe të grisin rrobat e tjera.
- Rrobat e vogla dhe të lehta, si p.sh. çorapet, dorezat dhe shamitë mund të kapen pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të imët rrobash.
- Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje anormale që mund të lëvizin makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndim.
HAPI 4 Paralarje (nëse është e nevojshme)
Zgjidhni opsionin Paralarje për ciklin e zgjedhur nëse rrobat janë shumë të ndotura. Kur zgjidhni opsionin Paralarje, sigurohuni të vendosni pluhur larës në ndarjen e larjes kryesore.
HAPI 5: Përcaktoni kapacitetin e ngarkesës
Mos e mbushni makinën larëse më shumë sesa duhet. Mbingarkimi mund të shkaktojë moslarjen e duhur nga makina larëse. Për kapacitetin e ngarkesës sipas llojit të rrobave, shihni faqen 39.
SHËNIM
Kur lani mbulesa ose kuverta, koha e larjes mund të zgjatet ose efikasiteti i centrifugimit mund të ulet. Për mbulesa ose kuverta, shpejtësia maksimale e rekomanduar e ciklit të centrifugimit është 800 rpm dhe kapaciteti i ngarkesës është 2,0 kg ose më pak.
KUJDES
Rrobat e paekuilibruara mund të zvogëlojnë efikasitetin e centrifugimit.
Përpara se të filloni
HAPI 6: Përdorni llojin e duhur të detergjentit
Lloji i detergjentit varet nga lloji i tekstilit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit "me ujëra me pak sapun", i cili është krijuar për lavatriçet automatike.

SHËNIM
- Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt për fortësinë e ujit, kontaktoni autoritetet vendore për ujin.
- Mos përdorni detergjent që ka tendencën të fortësohet ose të ngurtësohet. Ky detergjent mund të mbetet pas ciklit të shpëlarjes, duke bllokuar daljen e shkarkimit.

KUJDES
Kur lani të leshta me ciklin ⚙️ WOOL/DELICATES (TË LESHTA/DELIKATE), përdorni vetëm lëng larës neutral. Nëse me ciklin ⚙️ WOOL/DELICATES (TË LESHTA/DELIKATE) përdoret detergjent pluhur, ai mund të mbetet në rroba dhe t'i çngjyrosë ato.
Kapsula për rroba
Për rezultate maksimale nga përdorimi i kapsulave për rroba, ndiqni këto udhëzime.

- Vendosni kapsulën në fund të kazanit bosh drejt pjesës së pasme.

- Vendosni rrobat në kazan mbi kapsulë.

KUJDES
Për cikle që përdorin ujë të ftohtë ose që zgjasin më pak se një orë, rekomandohet përdorimi i detergjentit të lëngshëm. Përndryshe, kapsula mund të mos shpërbëhet plotësisht.
Përpara se të filloni
Rekomandime për detergjentin
Këto rekomandime vlejnë për shkallën e temperaturës të dhënë në grafikun e ciklit.
| ● | Rekomandohet | ▲ | Vetëm detergjent lëng |
| - Nuk rekomandohet △ Vetëm detergjent pluhur | |||
| Cikli | Detergjenti | Temperatura (°C) | ||
| Universal | Delikate dhe të leshta | Specialist | ||
| ● -- 40~60 | ||||
| ● -- I ftohtë~90 | ||||
| ● -- I ftohtë~60 | ||||
| ▲ -- I ftohtë~40 | ||||
| ● -- I ftohtë~60 | ||||
| - ▲ - I ftohtë~40 | ||||
| ● -- I ftohtë~90 | ||||
| ● -- I ftohtë~40 | ||||
| ● -- I ftohtë~40 | ||||
Shqip32
Udhëzimet për sirtarin e detergjentit
Lavatriçja ofron shpërndarës me tre ndarje: ndarja e majtë për larjen kryesore, e mesit për zbutësit e tekstileve dhe e djathta për larjen paraprake.

- I Ndarja e paralarjes: Hidhni detergjent paralarjeje ose niseshte.
- Ⅱ Ndarja e larjes kryesore: Hidhni detergjent për larje kryesore, zbutës uji, detergjent njomjeje, zbardhues dhe/ose pastrues njollash.
- Ndarja e zbutësit: Hidhni aditivë si p.sh. zbutës tekstilesh. Mos e tejkaloni vijën maksimale (A).

Pamja reale e udhëzuesit të zbutësit mund të ndryshojë sipas modelit.
KUJDES
- Mos e hapni sirtarin e detergjentit kur makina larëse është në punë.
- Mos përdorni llojet e detergjentëve si më poshtë:
-Të llojit tabletë ose kapsulë
-Të llojit sferë ose rrjetë
- Për të evituar bllokimin në ndarjet, solucionet koncentrate ose të përforcuara (zbutës tekstilesh ose detergjent) duhen holluar më parë me ujë përpara se të përdoren.
- Kur zgjidhet Përfundim i vonuar, mos hidhni detergjent drejtpërdrejt në kazan. Përndryshe mund të çngjyrosni rrobat. Përdorni sirtarin e detergjentit kur zgjidhni Përfundim i vonuar.
- Mos përdorni substanca pastrimi për larjen e kazanit. Mbetjet kimike në kazan mund të degradojnë performancën e larjes.
Përpara se të filloni
Për të hedhur solucione larëse në sirtarin e detergjentit

- Tërhiqeni jashtë sirtarin e detergjentit.
- Hidhni detergjent rrobash në ⑪ ndarjen e larjes kryesore sipas udhëzimeve ose rekomandimeve të prodhuesit. Për të përdorur lëng larës, shihni faqen 35.

- Hidhni zbutës tekstilesh në ndarjen e zbutësit. Mos e tejkaloni vijën maksimale (A).
Zbutësi u hidhet rrobave gjatë shpëlarjes përfundimtare.

- Nëse dëshironi të kryeni paralarjen, hidhni detergjent paralarjeje në ndarjen e paralarjes sipas udhëzimeve ose rekomandimeve të prodhuesit.
- Mbyllni sirtarin e detergjentit.

- Mos hidhni pluhur larës në kutinë e lëngut larës.
- Zbutësit koncentratë për tekstilet duhen holluar me ujë përpara përdorimit.
- Mos hidhni detergjent për larje kryesore në ndarjen e zbutësit.
Për të përdorur lëng larës (vetëm për modelet përkatëse)

Futni fillimisht enën e dhënë për lëngje në ndarjen e larjes kryesore. Në vijim, hidhni detergjent të lëngshëm në kuti nën vijën e shënuar maksimale (A).
KUJDES
- Mos e tejkaloni vijën maksimale që është shënuar brenda enës.
- Hiqeni enën e lëngut larës nëse përdorni pluhur larës.
SHËNIM
- Futeni kutinë e lëngut larës vetëm pas heqjes së sirtarit të detergjentit nga makina larëse duke shtypur levën e lirimit (A).
- Pas një larjeje në kutinë e detergjentit mund të mbetet pak lëng larës.
Veprimet
Paneli i kontrollit
"AddWash"
Jo "AddWash"
| 01 Përzgjedhësi i ciklit | Rrotulloni graduesin për të zgjedhur një cikël. |
| 02 Ekrani | Ekrani tregon informacione për ciklin aktual dhe kohën e vlerësuar të mbetur, ose kodin informues nëse ka problem. |
| 03 Temperatura 🌿 | Shtypni për të ndryshuar temperaturën e ujit për ciklin aktual. |
Shqip36
| 04 Centrifugim | Shtypni për të ndryshuar shpejtësinë e centrifugimit për ciklin aktual. Rrotullimet në minutë (RPM) ndryshojnë sipas modelit.Mbajtje e shpëlarjes(Nuk ka tregues): Procesi përfundimtar i shpëlarjes pezullohet në mënyrë që rrobat të mbeten në ujë. Për të hequr rrobat, kryeni një proces shkarkimi ose centrifugimi.- Për të përdorur opsonin Mbajtje e shpëlarjes, shtypni vazhdimishtCentrifugimderi sa të gjithë treguesit e opsonit Centrifugim të fiken.Pa centrifug: Kazani nuk rrotullohet pas procesit përfundimtar të shkarkimit.- Për të përdorur opsonin Pa centrifug, shtypni vazhdimishtCentrifugimderi sa treguesi i opsonit (Në ndizet. |
| 05 Opsionet | Shtypni për të zgjedhur një opson mes Intensive, Paralarje, dhe Shpëlarje+. Shtypeni sërish për ta çzgjedhur. |
| 06 Përfundim i vonuar | Përfundim i vonuar mundëson caktimin e kohës së përfundimit të ciklit aktual. Në bazë të cilësimeve tuaja, koha e fillimit të ciklit do të përcaktohet nga logjika e brendshme e makinës. Për shembull, ky cilësim është i dobishëm kur e programoni makinën që ta përfundojë larjen në kohën kur ktheheni zakonisht nga puna.Shtypni për të zgjedhur një vlerë të paracaktuar orësh. |
| 07 Njomje | Shtypni për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin Njomje. Ky funksion ndihmon në heqjen e një sërë njollash të vështira. |
| 08 Ndezje/fikje | Shtypni për të ndezur/fikur makinën larëse. |
| 09 Fillo/ndalo Shtypni për të nisur | ose ndaluar veprimin. |
*(3 sek): Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda.
Veprimet
Hapa të thjeshtë për të nisur

- Shtypni Ndezje/fikje për të ndezur lavatriçen.
- Rrotulloni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ciklin.
- Ndryshoni cilësimet e ciklit (Temperatura 📁, dhe Centrifugim Ⓑ) sipas nevojës.
- Për të shtuar një opsion, shtypni Opsionet 📋. Përdoreni sërish butonin për të zgjedhur një artikull të preferuar.
- Lavatriçja ofron një mënyrë të thjeshtë për të përdorur butonat për Njomje ☐ dhe Përfundim i vonuar ⚫ për lehtësinë tuaj. Nëse dëshironi të përdorni një prej këtyre opsioneve, shtypni butonin përkatës.
- Shtypni Fillo/ndalo.
Për të ndryshuar ciklin gjatë punës
- Shtypni Fillo/ndalo për të ndaluar veprimin.
- Zgjidhni një cikël tjetër.
- Shtypni sërish Fillo/ndalo për të nisur ciklin e ri.
Përmbledhje rreth ciklit
Ciklet standarde
| Cikli Përshkrimi | Ngarkesa maksimale (kg) | |||
| 9 kg 8 | kg 7 kg | |||
| ECO 40-60 | Për të larë rroba të pambukta të ndotura normalisht që deklarohet se duhet të lahen në 40 °C ose 60 °C së bashku në të njëtin cikël. Ky cikël përdoret për të vlerësuar përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së Ecodesign.Ky cikël vendoset automatikisht. | Maks. | Maks. Maks. | |
| COTTON (TË PAMBUKTA) | Për të pambukta, çarçafë, mbulesa tryeze, të brendshme, peshqirë ose këmisha. Koha e larjes dhe numri i shpëlarjeve rregullohen automatikisht sipas ngarkesës.Për të larë rroba të pambukta të ndotura pak në temperaturë normale 20 °C. | Maks. | Maks. Maks. | |
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | Për tekstile prej poliestre (diolen, trevira), poliamidi (perlon, najlon) ose të ngjashme. | 4 4 4 | ||
| RINSE+SPIN (SHPËLARJE+ ENTRIFUGIM) | Me proces shtesë shpëlarjeje pas hedhjes së zbutësit të tekstileve në rroba. | Maks. | Maks. Maks. | |
| DRAIN/ SPIN (SHKARKIM/ CENTRIFUGIM) | Për të shkarkuar ujin brenda kazanit dhe për të kryer një tjetër cikël centrifugimi për të hequr mirë lagështinë nga rrobat. | Maks. | Maks. Maks. | |
| DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) | Pastron kazanin duke hequr papastërtitë dhe bakteret nga ai.Kryejeni pas çdo 40 larjesh, pa hedhur detergent ose zbardhues. Mesazhi njoftues shfaqet pas çdo 40 larjeve.Sigurohuni që kazani të jetë bosh.Mos përdorni substanca pastrimi për larjen e kazanit. | --- | ||
| 15' QUICKWASH (LARJE E SHPEJTË 15') | Për rroba me ndotje të lehtë nën 2,0 kg që dëshironi t'i lani me të shpejtë.Përdorni më pak se 20 g detergent. Nëse përdoret më shumë se 20 g detergent mund të ketë mbetje të tij.Në rast detergenti lëng, të përdoret maksimumi 20 ml detergent lëng. | 2 2 2 | ||
Veprimet
| Cikli Përshkrimi | Ngarkesa maksimale (kg) | |||
| 9 kg 8 | kg 7 kg | |||
| MIXED LOAD(NGARKESË E PËRZIER) | Për ngarkesë të përzierë me copa pambuku dhe sintetike. | 4 4 4 | ||
| WOOL/DELICATES (TË LESHTA/DELIKATE) | Disa tekstile specifieke delikate dhe të leshta që mund të lahen me lavatriçe si për shembull tekstile të holla, sutjena, të brendshme (mëndafshi) dhe tekstile të tjera që lahen vetëm me dorë.Cikli WOOL/DELICATES (TË LESHTA/DELIKATE)përfshin dhe tundje të lehtë dhe lagie për të mbrojturfijet nga tkurrja/shtrembërimi.Rekomandohet një detergjent neutral dhe detergjent lëng. | 2 2 2 | ||
| HYGIENE STEAM(AVULLI I HIGJIENËS) | Copat e pambukta dhe linoje në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, si p.sh. të brendshme.Për rezultate optimale të higjienës, zgjidhni një temperaturë 60 °C ose më të lartë.Ciklet me avull kanë kujdesin për alergjinë dhe eliminimin e baktereve (sterilizim). | 4 4 4 | ||
| COLOURS(NGJYRAT) | Me shpëlarje shtesë dhe centrifugim të ulët për të siguruar që rrobat të lahen me kujdes dhe të shpëlahen mirë. | 4 4 4 | ||
| BEDDING(MBULESA) | Për mbulesa krevati, çarçafë, kuverta etj.Për rezultate më të mira, lani vetëm 1 lloj mbulese. | 2 2 2 | ||

SHËNIM
- Mbushja e lavatriçes në shtëpi ose e makinës larëse-tharëse në shtëpi deri në kapacitetin e treguar nga prodhuesi për secilin program do të kontribuojë në kursimin e energjisë dhe ujit.
- Zhurma dhe lagështia e mbetur ndikohen nga shpejtësia e centrifugës: sa më e lartë të jetë shpejtësia e centrifugës në fazën e centrifugës, aq më e lartë është zhurma dhe aq më i ulët niveli i lagështisë së mbetur.
- Ciklet më efikase sa i përket konsumit të energjisë janë në përgjithësi ato që punojnë me temperatura të ulëta dhe për një kohë më të gjatë.
Shqip40
Opsionet
| Opsionet Përshkrimi | ||
![]() | Shpëlarje+ | Shtypni këtë buton për të shtuar ciklet shtesë të shpëlarjes. |
| [AHK4] | Paralarje | Kjo do të shtojë një cikël larjeje paraprake përpara ciklit të larjes kryesore. |
![]() | Intensive | Për rroba me ndotje të lartë. Koha e punës për çdo cikël është më e gjatë se normalja. |
Përfundim i vonuar
Mund ta caktoni lavatriçen ta përfundojë larjen automatikisht në një kohë të mëvonshme, duke zgjedhur një vonesë prej 1 deri në 19 orë (me rritje prej 1 ore). Ora në ekran tregon se sa kohë i duhet të përfundojë ciklit të larjes.
- Zgjidhni një cikël. Në vijim, ndryshoni cilësimet e ciklit nëse është e nevojshme.
- Shtypni në mënyrë të përsëritur Përfundim i vonuar ⓣ derisa të caktohet koha e dëshiruar.
- Shtypni Fillo/ndalo.
Treguesi përkatës ndizet me orën aktive.
- Për të anuluar Përfundim i vonuar Ⓤ, rinisni lavatriçen duke shtypur Ndezje/fikje.
Raste konkrete
Dëshironi të përfundoni një cikël dyorësh pas 3 orësh. Për këtë, shtojini opsionin Përfundim i vonuar ciklit aktual me cilësim 3-orësh dhe shtypni Fillo/ndalo në ora 14:00. Dhe ç'ndodh? Makina larëse fillon punën në ora 15:00 dhe përfundon në ora 17:00. Më poshtë keni vijën kohore për këtë shembull.
14:00
Caktoni Përfundim i vonuar në 3 orë
15:00
Fillo
17:00
Fund
Veprimet
Funksione të posaçme
"AddWash" (vetëm modelet që e kanë)

- Shtypni Fillo/ndalo për të ndaluar veprimin.
- Shtypni zonën e sipërme të derës "AddWash" derisa të dëgjoni një tingull kërcitës shkyçjeje. Tërhiqni dorezën e derës "AddWash" për ta hapur.

- Hapni derën "AddWash" dhe vendosni rroba të tjera ose më shumë zbutës në kazan.
- Shtypni derën "AddWash" derisa të dëgjoni një tingull kërcitës mbylljeje.
- Shtypni Fillo/ndalo për të rifilluar veprimin.
KUJDES
Mos ushtroni forcë të tepërt mbi derën "AddWash". Mund të thyhet.

SHËNIM
Uji brenda kazanit nuk do të pikojë nëse dera "AddWash" mbyllet siç duhet. Mund të krijohen bula uji rreth derës, por nuk do të pikojë gjë nga brenda kazanit.

KUJDES
- Mos e hapni derën "AddWash" nëse është krijuar shkumë brenda kazanit që del mbi nivelin e derës "AddWash".
- Mos u përpiqni të hapni derën "AddWash" kur lavatriçja është në punë, pa shtypur më parë Fillo/ndalo. Kini parasysh që dera "AddWash" mund të hapet pa dashje (pa shtypur Fillo/ndalo) kur mbaron larja.
- Mos shtoni shumë ngarkesë nëpërmjet derës "AddWash". Mund të ulet rendimenti.
- Mos e përdorni zonën e poshtme të derës "AddWash" si dorezë. Mund t'ju kapen gishtat.
- Sigurohuni që te dera "AddWash" të mos kenë ngecur rroba.
- Mbajini kafshët shtëpiake jashtë lavatriçes, veçanërisht larg derës "AddWash".
- Kur përdorni ujë të nxehtë për larje, dera "AddWash" mund të duket sikur pikon pas hapjes dhe mbylljes së derës "AddWash". Kjo është normale, thjesht pasi avulli që del nga dera "AddWash" e hapur ftohet dhe krijon bula uji mbi sipërfaqe.
- Kur mbyllet dera "AddWash", ajo izolohet dhe uji nuk ka nga rrjedh. Megjithatë, mund të hasni raste ku duket sikur uji rrjedh përreth derës - uji i mbetur përreth derës "AddWash" mund të jetë shkaktar i flluskave të ujit. Kjo është normale.
- As dera kryesore dhe as dera "AddWash" nuk mund të hapen kur temperatura është mbi 50 °C. Nëse niveli i ujit brenda kazanit kalon mbi një pikë të caktuar, dera kryesore nuk mund të hapet.
- Nëse në ekran shfaqet kodi i informacionit DDC, shihni seksionin "Kodet informuese" për veprime të mëtejshme.
- Mbajeni pastër gjatë gjithë kohës derën "AddWash" dhe ambientin përreth saj. Papastërtitë ose detergjentet mbi ose përreth guarnicioneve të derës "AddWash" mund të shkaktojnë rrjedhje.
Cilësimet
Bllokimi për fëmijët
Për të parandaluar aksidentet nga fëmijët, Bllokimi për fëmijët bllokon të gjithë butonat përveç Ndezje/fikje.
- Për të caktuar funksionin Bllokimi për fëmijët, mbani shtypur njëherësh Temperatura dhe Centrifugim për 3 sekonda.
- Për të hequr funksionin Bllokimi për fëmijët, mbani shtypur njëherësh Temperatura dhe Centrifugim për 3 sekonda.
SHËNIM
- Në gjendjen Bllokimi për fëmijët, duhet të çaktivizoni përpara Bllokimi për fëmijët nëse dëshironi të shtoni detergjent ose rroba.
- Cilësimi do të ruhet edhe pas rindezjes së makinës.
Mund të ndizni ose fikni çelësin. Cilësimi do të mbetet në fuqi derisa të rindizni lavatriçen.
- Për të çaktivizuar zërin, mbani shtypur njëherësh Centrifugim dhe Opsionet për 3 sekonda.
- Për të heshtur zërin, mbajeni sërish shtypur për 3 sekonda.
Mirëmbajtja
Mbajeni makinën larëse të pastër për të evituar rënien e efikasitetit dhe për t'i ruajtur jetëgjatësinë.
Pastrim kazani
Kryeni rregullisht këtë cikël për të pastruar kazanin duke hequr bakteret. Ky cikël ngroh ujin nga 60 °C dhe 70 °C, dhe gjithashtu heq papastërtitë e akumuluara në litarin prej gome të derës.
- Shtypni Ndezje/fikje për të ndezur lavatriçen.
- Rrotulloni Përzgjedhësi i ciklit për të zgjedhur DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI).
- Shtypni dhe mbani shtypur Fillo/ndalo.
SHËNIM
- Temperatura e ujit për DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) është caktuar në 70 °C dhe nuk mund të ndryshohet.
- Rekomandohet të kryhet cikli DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) një herë pas çdo 40 larjesh.
- Për të parandaluar krijimin e gëlqeres, shtoni sasinë e duhur të detergjentit sipas nivelit lokal të fortësisë së ujit ose shtoni zbutës uji së bashku me detergjentin.
Sinjali për PASTRIM KAZANI
Në varësi të modelit, sinjali për DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) është një ikonë ose një llambë LED.
Për ikonat, ikona ndizet në panelin e kontrollit.
Përllambat LED, llama LED ndizet anash DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI), ose në zonën e opsioneve të panelit të kontrollit.
- Sinjali DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) pulson një herë për çdo 40 larje në panelin e kontrollit. Këshillohet që DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) të kryhet rregullisht.
- Kur ta shihni për herë të parë këtë sinjal duke pulsuar, mund ta shpërfillni për 6 larje të njëpasnjëshme. Nga larja e 7-të, kujtuesi nuk shfaqet më. Por, do të shfaqet sërish në larjen e 40-të.
- Mesazhi "0" mund të qëndrojë edhe pas përfundimit të procesit të fundit.
- Numërimin e vazhdueshëm të ciklit DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI) mund ta regjistroni duke shtypur butonin Ndezje/fikje. Kjo nuk e ndalon apo çaktivizon lavatriçen, por shënon numrin e ciklit.
- Lavatriçja funksionon normalisht edhe nëse "0" nuk zhduket.
- Rekomandohet që cikli të kryhet rregullisht për qëllime higjienike.
Smart Check
Për të aktivizuar këtë funksion, duhet së pari të shkarkoni aplikacionin "Samsung Smart Washer" në "Play Store" ose në "App Store" dhe ta instaloni në pajisje portative që ka funksion kamere.
Funksioni Smart Check është optimizuar për seritë Galaxy dhe iPhone (vetëm për modelet që e kanë).
- Kur makina larëse gjen një problem për ta kontrolluar, në ekran shfaqet një kod informacioni. Për të hyrë në modalitetin Smart Check, shtypni dhe mbani njëherësh për 3 sekonda Opsionet dhe Përfundim i vonuar. Makina larëse fillon procedurën e vetëdiagnostikimit dhe shfaq një kod informacioni nëse dikton problem.
- Hapni aplikacionin "Samsung Smart Washer" në pajisjen portative dhe prekni Smart Check.
- Vendoseni pajisjen portative pranë ekranit të makinës larëse në mënyrë që kamera e celularit inteligjent dhe makina larëse të jenë përballë njëra-tjetrës. Në vijim, kodi informues do të njihet automatikisht nga aplikacioni.
- Kur kodi informues njihet saktë, aplikacioni ofron informacion të detajuar rreth problemit me zgjidhjet përkatëse.
SHËNIM
- Emri i funksionit, Smart Check, mund të ndryshojë në varësi të gjuhës.
- Nëse lavatriçja pasqyron dritë mbi ekran, aplikacioni mund të mos e njohë kodin informues.
- Nëse aplikacioni nuk e njeh në vijim kodin Smart Check, jepni manualisht kodin informues në ekranin e aplikacionit.
Maintenance (Mirëmbajtja)
Shkarkimi i urgjencës
Në rast se ikin dritat, shkarkoni ujin brenda kazanit përpara se të hiqni rrobat.

- Fikeni dhe hiqeni nga priza makinën larëse.
- Shtypni lehtë sipërfaqen e sipërme të kapakut të filtrit (A) për ta hapur.
- Vendosni një enë bosh me madhësi të mjaftueshme përreth kapakut dhe tendoseni gypin e shkarkimit të emergjencës në enë ndërsa mbani kapakun e gypit (B).

- Hapni kapakun e gypit dhe lëreni ujin e gypit të shkarkimit të emergjencës (C) të rrjedhë drejt legenit.
- Pasi të mbaroni, mbylleni kapakun e gypit dhe rifuteni tubin. Në vijim, mbyllni kapakun e filtrit.
SHËNIM
Përdorni legen madhësie të mjaftueshme, pasi uji në kazan mund të jetë më shumë seç pritet.
Pastrimi
Sipërfaqja e makinës larëse
Përdorni leckë të butë me detergjent shtëpie jogërryes. Mos spërkatni ujë mbi makinën larëse.
Dera "AddWash" (vetëm modelet që e kanë)

- Hapni derën "AddWash".
- Përdorni një copë të lagur për të pastruar derën "AddWash".
-Mos përdorni solucione larëse. Mund të shkaktojnë çngjyrosje. - Bëni kujdes kur të pastroni gominën dhe mekanizmin e kyçjes (A). -Pastrojini rregullisht pluhurat nga zona e derës.
- Fshijeni dhe mbyllni derën "AddWash" derisa të dëgjoni një tingull kërcitës.
KUJDES
- Mos ushtroni forcë mbi derën "AddWash". Mund të thyhet.
- Mos e lini derën "AddWash" të hapur kur lavatriçja është në punë.
- Mos vendosni në asnjë rast sende të rënda mbi derën "AddWash".
- Për të parandaluar lëndimet fizike, mos e prekni derën "AddWash" kur kazani është duke u rrotulluar.
- Mos e hapni derën "AddWash" kur lavatriçja është në punë. Mund të lëndoheni.
- Mos e përdorni panelin e funksioneve kur dera "AddWash" është hapur. Mund të lëndoheni ose të pësojë avari sistemi.
- Mos vendosni sende të tjera veç rrobave.
- Mos futni artikuj të mëdhenj në kazan nëpërmjet derës "AddWash".
- Mos e tërhiqni gominën e derës "AddWash" gjatë pastrimit. Mund të shkaktojë dëm.
Mirëmbajtja
Filtri rrjetë
Pastrojeni filtrin rrjetë të zorrës së ujit, një ose dy herë në vit.

- Fikeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
- Mbyllni rubinetin e ujit.
- Lironi tubin dhe shkëputni zorrën e ujit nga mbrapa makinës larëse. Mbulojeni zorrën me një leckë për të evituar rrjedhjen e ujit.

- Përdorni pinca për të tërhequr filtrin rrjetë nga valvula e hyrjes.
- Futeni filtrin rrjetë thellë në ujë në mënyrë që të zhytet dhe pjesa me fije e bashkimit.
- Thajeni tërësisht filtrin rrjetë në hije.
- Rivendoseni filtrin rrjetë në valvulën e hyrjes dhe rilidheni zorrën e ujit me valvulën e hyrjes.
- Hapni rubinetin e ujit.

SHËNIM
Nëse filtri rrjetë është i bllokuar, do të shfaqet kodi informues "4C" në ekran.
Shqip48
Filtri i papastërtive
Pastroni filtrin e papastërtive çdo dy muaj për të shmangur bllokimin. Filtri i bllokuar i papastërtive mund të dobësojë efektin e flluskave.

- Fikeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
- Shkarkojeni ujin e mbetur brenda kazanit. Shihni seksionin "Shkarkimi i urgjencës".
- Shtypni lehtë sipërfaqen e sipërme të kapakut të filtrit për ta hapur.
- Rrotullojeni kokën e filtrit të papastërtive për majtas dhe shkarkoni ujin e mbetur.
- Pastroni filtrin e papastërtive me furça të buta. Sigurohuni që helika e pompës së shkarkimit brenda filtrit nuk është e bllokuar.
- Rivendoseni filtrin e papastërtive dhe rrotullojeni kokën e filtrit për djathtas.

- Disa filtra të papastërtive kanë kokë sigurie që është krijuar për të shmangur aksidentet nga fëmijët. Për ta hapur kokën e sigurisë së filtrit të papastërtive, shtypeni për brenda dhe rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Mekanizmi i sustës së kokës së sigurisë ndihmon në hapjen e filtrit.
- Për ta mbyllur kokën e sigurisë së filtrit të papastërtive, rrotullojeni në drejtim orar. Susta lëshon një zhurmë kërcitëse, e cila është normale.
SHËNIM
Nëse filtri i papastërtive është i bllokuar, kodi informues "5C" shfaqet në ekran.
KUJDES
- Sigurohuni që koka e filtrit të jetë mbyllur mirë pas pastrimit të filtrit. Përndryshe, mund të shkaktohet derdhje.
- Sigurohuni që filtri të jetë futur mirë pas pastrimit. Përndryshe, mund të shkaktojë avari ose derdhje.
Maintenance (Mirëmbajtja)
- Ndërsa mbani shtypur levën e lirimit (A) brenda sirtarit të brendshëm, tërhiqeni sirtarin jashtë.
- Hiqni levën e lirimit dhe kutinë e lëngut larës nga sirtari.

- Pastroni elementet e sirtarit në ujë të rrjedhshëm me anë të një furçe të butë.

- Pastroni mbetjen e sirtarit me një furçë për shishe për të hequr mbetjet e detergjentit dhe gëlqeren në mbetjet në sirtar.
- Rivendosni levën e lirimit dhe kutinë e lengut larës në sirtar.
- Shtyjeni sirtarin brenda për ta mbyllur.

SHËNIM
Për të hequr detergjentin e mbetur, kryeni ciklin RINSE+SPIN (SHPËLARJE+CENTRIFUGIM) me kazanin bosh.
Makina larëse mund të ngrijë nëse temperatura bie nën 0 °C.
- Fikeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
- Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinet për të liruar zorrën e ujit.
- Shkëputni zorrën e ujit dhe futeni në ujë të ngrohtë.
- Hidhni ujë të ngrohtë në kazan dhe lëreni për rreth 10 minuta.
- Rilidhni zorrën e ujit te rubineti i ujit.
SHËNIM
Nëse makina larëse vijon të mos punojë në rregull, përsëritini hapat e mësipërm derisa të punojë në rregull.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
Evitoni lënien e makinës larëse pa punë për periudha të gjata. Në raste të tilla, shkarkojeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
- Rrotulloni përzgjedhësin e ciklit për të zgjedhur 🏠 RINSE+SPIN (SHPËLARJE+CENTRIFUGIM).
- Zbrazeni kazanin dhe shtypni Fillo/ndalo.
- Kur cikli përfundon, mbylleni rubinetin e ujit dhe shkëputeni zorrën e ujit.
- Fikeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.
- Hapni derën për të lënë ajrin të qarkullojë nëpër kazan.
Zgjidhja e problemeve
Pikat e kontrollit
Nëse keni probleme me makinën larëse, kontrolloni së pari tabelën më poshtë dhe provoni sugjerimet e atyshme.
| Problemi Veprimi | |
| Nuk fillon. | Sigurohuni se makinë larëse është vendosur në prizë.Sigurohuni që dera të jetë mbyllur siç duhet.Sigurohuni që janë hapur rubinetat e ujit.Sigurohuni të shtypni ose prekni Fillo/ndalo përtë nisur lavatriçen.Sigurohuni të mos jetë aktivizuar Bllokimi për fëmijët.Përpara se makina larëse të fillojë të mbushet, do të bëjë disa zhurma kërcitëse për të kontrolluar kycjen e derës si dhe një shkarkim të shpejtë.Kontrolloni siguresën ose ngrini automatin. |
| Uji nuk vjen mjaftueshëm ose nuk vjen fare. | Hapeni rubinetin e ujit deri në fund.Sigurohuni që dera të jetë mbyllur siç duhet.Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk ka ngrirë.Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk është spërdredhur apo bllokuar.Sigurohuni që të ketë presion të mjaftueshëm të ujit. |
| Pas një cikli, në sirtar e detergjentit mbetet ende detergjent. | Sigurohuni se makina larëse është duke punuar me presion të mjaftueshëm të ujit.Sigurohuni që detergjenti është hedhur në mes të sirtarit të detergjentit.Sigurohuni që është vendosur mirë kapaku i shpëlarjes.Nëse përdorni detergjent pluhur, sigurohuni që zgjedhësi i detergjentit të jetë në pozicionin lart.Hiqni kapakun e shpëlarjes dhe pastroni sirtarin e detergjentit. |
| Ka dridhje të tepruara ose bën zhurmë. | Sigurohuni që makina larëse të jetë instaluar në dysheme të niveluar dhe të qëndrueshme, që nuk rrëshqet. Nëse dyshemeja nuk është e niveluar, përdorni këmbët e nivelimit për të rregulluar lartësinë e makinës larëse.Sigurohuni që janë hequr bulonat e vendosur gjatë dërgimit të produktit.Sigurohuni që makina larëse nuk prek me objekte të tjera.Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.Motori mund të shkaktojë zhurmë gjatë punës së tij normale.Rrobat e gjata ose të dekoruara me metale mund të bëjnë zhurmë gjatë larjes. Kjo është normale.Objektet metalike, si monedhat, mund të bëjnë zhurmë. Pas larjes, hiqini këto objekte nga kazani ose kutia filtrit. |
| Problemi Veprimi | |
| Nuk shkarkon dhe/ose rrotullohet. | Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë e drejtë gjatë gjithë rrugës deri te sistemi i shkarkimit. Nëse shihni pengesa në shkarkim, telefonojini shërbimit.Sigurohuni se filtri i papastërtive nuk është i bllokuar.Mbyllni derën dhe shtypni ose prekni Fillo/ndalo. Për sigurinë tuaj, makina larëse nuk rrotullohet as than nëse dera është e hapur.Sigurohuni që zorra e shkarkimit nuk është e ngrirë ose e bllokuar.Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë lidhur me sistemin e shkarkimit dhe të mos jetë e bllokuar.Nëse makina larëse nuk merr energji të mjaftueshme, për njëfarë kohe mund të mos kryejë shkarkimin ose rrotullimin. Sapo të rimarrë energji të mjaftueshme, do të vijojë punën si normalisht.Nuk punon centrifuga.Sigurohuni që rrobat të jenë shpërndarë njëtrajtshëm.Sigurohuni që makina larëse të jetë në sipërfaqe të niveluar.Rivendosni ngarkesën. Nëse vetëm njëra nga rrobat ka nevojë për larje, si p.sh rroba banje ose një palë xhins, rezultati përfundimtar i centrifugimit mund të jetë i pakënaqshëm dhe në ekran shfaqet një mesazh kontrolli "Ub". |
| Dera nuk hapet. | Shtypni ose prekni Fillo/ndalo për të ndalur lavatriçen.Mund të duhen disa çaste derisa të lirohet mekanizmi i kyçjes së derës.Dera nuk do të hapet deri në 3 minuta pasi makina larëse të ketë ndaluar ose të jetë fikur korrenti.Sigurohuni që i gjithë uji në kazan të jetë shkarkuar.Dera mund të mos hapet nëse mbetet ujë në kazan. Shkarkoni kazanin dhe hapeni derën manualisht.Sigurohuni që drita e mbylljes së derës të jetë e fikur. Llamba e kyçjes së derës fiket pas shkarkimit të makinës larëse. |
| Shkumë e tepërt. | Sigurohuni që të përdorni detergjentët e rekomanduar sipas rastit.Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të evituar shkumën e tepërt.Reduktoni sasinë e detergjentit për ujë të butë, ngarkesa të vogla ose rroba me ndotje të ulët.Nuk rekomandohen detergjentë jo të efikasitetit të lartë. |
| Nuk mund t'i shtohet më tej detergjent. | Sigurohuni që sasia e detergjentit dhe e zbutësit të tekstileve të mos ketë kaluar kufirin. |
Zgjidhja e problemeve
| Problemi Veprimi | |
| Ndalon. | Sigurohuni që kordoni elektrik është futur në prizë funksionale.Kontrolloni siguresën ose ngrini automatin.Mbyllni derën dhe shtypni butonin Fillo/ndalo për të nisurlavatriçen. Për sigurinë tuaj, makina larëse nuk rrotullohet as than nëse dera është e hapur.Përpara se makina larëse të fillojë të mbushet, do të bëjë disa zhurma kërcitëse për të kontrolluar kyçjen e derës si dhe një shkarkim të shpejtë.Mund të ketë një ndërprerje ose periudhë njomjeje në cikël. Prisni për pak dhe makina larëse mund të rinisë.Sigurohuni që filtri rrjetë i zorrës së furnizimit me ujë të mos jetë bllokuar te rubinetat e ujit. Pastrojeni herë pas here filtrin rrjetë.Nëse makina larëse nuk merr energji të mjaftueshme, për njëfarë kohe mund të mos kryejë shkarkimin ose rrotullimin. Sapo të rimarrë energji të mjaftueshme, do të vijojë punën si normalisht. |
| Mbushet me ujë në temperaturën e gabuar. | Hapni të dy rubinetat deri në fund.Sigurohuni që keni zgjedhur saktë temperaturën.Sigurohuni që zorrët janë lidhur me rubinetat e duhur. Shkarkon ujin e linjave.Sigurohuni që ngrohësi i ujit të jetë caktuar për të nxjerrë ujë të ngrohtë prej së paku 49 °C (120 °F) në rubinet. Gjithashtu kontrolloni kapacitetin e ngrohësit të ujit dhe shpejtësinë e rikuperimit.Shkëputni zorrët dhe pastroni filtrin rrjetë. Filtri rrjetë mund të jetë bllokuar.Kur mbushet makina larëse, temperatura e ujit mund të ndryshojë pasi funksioni i komandimit automatik të temperaturës kontrollon temperaturën e ujit në hyrje. Kjo është normale.Kur mbushet makina larëse, mund të vini re se në shpërndarëse shkon vetëm ujë i ngrohtë ose vetëm ujë i ftohtë, kur janë zgjedhur temperatura të ftohta ose të ngrohta. Kjo është sjellje normale e funksionit të komandimit automatik të temperaturës teksa makina larëse përcakton temperaturën e ujit. |
| Ngarkesa del e lagur në fund të një cikli. | Përdorni shpejtësitë "High (E lartë)" ose "Extra High (Ekstra e lartë)" të rrotullimit.Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të reduktuar shkumën e tepërt.Ngarkesa është shumë e vogël. Ngarkesat e vogla (një ose dy artikuj) mund të zhbalancohen dhe të mos rrotullohen plotësisht.Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë spërdredhur apo bllokuar. |
| Pikon ujë. | Sigurohuni që dera të jetë mbyllur sic duhet.Sigurohuni që të gjitha zorrët të jenë lidhur mirë.Sigurohuni që skaji i zorrës së shkarkimit të jetë futur dhe siguruar mirë në sistemin e shkarkimit.Mos mbingarkoni.Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të evituar shkumën e tepërt. |
| Problemi Veprimi | |
| Ka aroma të pakëndshme. | Shkuma e tepërt mblidhet në fund dhe mund të shkaktojë erëra të pakëndshme.Kryeni ciklet e spastrimit për ta higjienizuar herë pas here makinën.Pastroni gominën e derës (diafragma).Thajeni pjesën e brendshme të makinës larëse pas përfundimit të një cikli. |
| Nuk duken flluska (vetëm modelet "Bubbleshot"). | Mbingarkimi mund të fshehë fluskat.Rrobat me ndotje të lartë mund të mos krijojnë flluska. |
| Mund ta hap derën "AddWash" në çdo kohë? (vetëm modelet që e kanë) | Dera e "AddWash" mund të hapet vetëm kur shfaqet treguesi. Por, nuk do të hapet në rastet e mëposhtme:- Kur po ekzekutohet procesi i zierjes ose i tharjes dhe temperatura e brendshme rritet.Nëse e caktoni "Bllokimi për fëmijët" për arsye sigurie.- Kur kryhet cikli i larjes me kazan ose i tharjes me kazan pa rroba të tjera. |
- Nëse problemi vazhdon, kontaktoni një qendër shërbimi. Numri i qendrës së shërbimit ndodhet në etiketën bashkëngjitur produktit.
- Samsung nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga një riparim që bie ndesh me udhëzimet e ofruara në këtë udhëzues riparimi. Gjithashtu, çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për riparim (nga një person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga Samsung) nuk do të mbulohet nga garancia.
Zgjidhja e problemeve
Kodet informuese
Nëse makina larëse nuk funksionon, mund të shihni kod informues në ekran. Kontrolloni tabelën më poshtë dhe provoni sugjerimet.
| Kodi Veprimi | |
| 4C | Nuk vjen ujë.Sigurohuni që janë hapur rubinetat e ujit.Sigurohuni që nuk janë të bllokuara zorrët e ujit.Sigurohuni që nuk janë të ngirira rubinetat e ujit.Sigurohuni që makina larëse po punon me presion të mjaftueshëm të ujit.Sigurohuni që rubinetat e ujit të ftohtë dhe të ngrohtë janë lidhur mirë.Pastroni filtrin rrjetë pasi mund të jetë bllokuar.Kurshfaqet mesazhi "4C", lavatriçja shkarkon ujë për 3 minuta. Ndërkohë, butoni i energjisë do të çaktivizohet. |
| 4C2 | Sigurohuni që zorra e ujit të ftohtë është lidhur mirë me rubinetin e ujit të ftohtë. Nëse është lidhur me rubinetin e ujit të ngrohtë, mund të deformohet pas disa cikleve. |
| 5C | Uji nuk shkarkohet.Sigurohuni që zorra e shkarkimit nuk është e ngrirë ose e bllokuar.Sigurohuni që zorra e shkarkimit është vendosur në rregull, në varësi të llojit të lidhjes.Pastroni filtrin e papastërtive, pasi mund të jetë bllokuar.Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë e drejtë gjatë gjithë rrugës deri te sistemi i shkarkimit.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| dC | Lavatriçja po përdoret me derën hapur.Sigurohuni që dera të jetë mbyllur siç duhet.Sigurohuni që të mos kenë mbetur rroba në derë. |
| OC | Derdhet ujë.Riniseni pas centrifugimit.Nëse kodi informues mbetet në ekran, kontaktoni pikën vendore të shërbimit të Samsung-ut. |
| LC, LC1 | Kontrolloni zorrën e shkarkimit.Sigurohuni që fundi i zorrës së shkarkimit të mos jetë vendosur në dysheme.Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë bllokuar.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| 3C | Kontrolloni motorin nëse punon.Provoni të rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
Shqip56
| Kodi Veprimi | |
| UC | Duhet kontrolluar komanda elektronike.Kontrolloni nëse korrenti vjen në rregull.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| Diktohet tension i ulët.Kontrolloni nëse kordoni është futur në prizë.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. | |
| HC | Kontrolli i ngrohjes në temperaturë të lartë.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| 1C | Sensori "WaterLevel (Niveli i ujit)" nuk punon në rregull.Provoni ta fikni dhe të rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| AC | Kontrolloni komunikimet midis qarkut kryesor dhe atyre dytësorë.Provoni ta fikni dhe të rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me pikën e shërbimit të klientëve. |
| DDC, ddC | Ky mesazh shfaqet kure hapni derën "AddWash" pa shtypur Fillo/ndalo. Nëse ndodh kjo, veproni si më poshtë:Shtypni derën "AddWash" përta mbyllur mirë. Në vijim shtypni Fillo/ndalo dhe provoni sërish.Për të shtuar rroba, hapeni derën "AddWash" dhe futni rrobat. Mbylleni mirë derën "AddWash". Më pas shtypni Fillo/ndalo për të rifilluar punën. |
| 8C | Sensori "MEMS" nuk punon në rregull.Fikeni lavatriçen dhe rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me qendrën lokale të shërbimit të Samsung. |
| AC6 | Kontrolloni komunikimin midis qarkut kryesor dhe të invertitorit.Në varësi të gjendjes, lavatriçja mund të kthehet vetë në funksionim normal.Fikeni lavatriçen dhe rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me qendrën lokale të shërbimit të Samsung. |
| DC1 | Kyçja/shkyçja e derës kryesore nuk punon në rregull.Fikeni lavatriçen dhe rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me qendrën lokale të shërbimit të Samsung. |
| DC3 | Kyçja/shkyçja e Derës "AddWash" nuk punon në rregull.Fikeni lavatriçen dhe rinisni ciklin.Nëse vijon të mbetet kodi informues, kontaktoni me qendrën lokale të shërbimit të Samsung. |
Zgjidhja e problemeve
| Kodi Veprimi | |
| 0 | Lavatriçja fiket automatikisht pas procesit të fundit të centrifugimit, dhe mesazhi "0" qëndron.Lavatriçja funksionon normalisht pa kryer ciklin DRUM CLEAN (PASTRIM KAZANI).Sidoqoftë, rekomandohet që cikli të kryhet për qëllime higjienike. |
Nëse ndonjë kod informues vijon të shfaqet në ekran, kontaktoni pikën vendore të shërbimit të Samsung-ut.
Specifikimet
Skema e kujdesit për rrobat
Simbolet e mëposhtme ofrojnë udhëzim për kujdesin ndaj rrobave. Etiketat e kujdesit për rrobat përfshijnë simbole për tharjen, zbardhjen, tharjen dhe hekurosjen ose për pastrimin kimik kur është e nevojshme. Përdorimi i simboleve garanton harmonizim ndërmjet prodhuesve vendas të rrobave dhe atyre të importuara.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e kujdesit për të zgjatur jetëgjatësinë e rrobave dhe për të reduktuar problemet gjatë larjes.
Larja
![]() | Larje me 95 °C në cikël për rroba të bardha. |
![]() | Larje me 60 °C në cikël për rroba me ngjyra. |
![]() | Larje me 60 °C në cikël për rroba me ngjyra. (larje "Easy care" (Kujdes i lehtë) për rroba me ngjyra) |
![]() | Larje me 40 °C në cikël për rroba me ngjyra. |
![]() | Larje me 40 °C në cikël të butë. |
![]() | Larje me 40 °C në cikël shumë të butë. |
![]() | Larje me 30 °C në cikël delikat. |
![]() | Larje me 30 °C në cikël delikat dhe të butë. |
![]() | Larje me 30 °C në cikël delikat dhe shumë të butë. |
![]() | Lajeni me dorë. |
![]() | Mos e lani. |

SHËNIM
Numrat në kazan specifikojnë maksimumin e temperaturave të larjes në gradë celsius, të cilat nuk duhet të tejkalohen.
Zbardhimi
![]() | Lejohet çfarëdolloj zbardhuesi. |
![]() | Lejohen vetëm zbardhuesit me bazë oksigjeni. |
![]() | Mos përdorni zbardhues. |
Tharja
| Tharje me makinë tharëse/ tharje në temperaturë 80 °C me proces normal tharjeje. | |
| Tharje me makinë tharëse/ tharje në temperaturë 60 °C me proces të butë tharjeje. | |
| Mos përdorni makinë tharëse | |
| Tharje varur në skarë. | |
| Kullim varur në skarë. | |
| Tharje shtrirë në skarë. | |
| Kullim shtrirë në skarë. | |
| Tharje varur në skarë, në hije. | |
| Kullim varur në skarë, në hije. | |
| Tharje shtrirë në skarë, në hije. | |
| Kullim shtrirë në skarë, në hije. |
Specifikimet

SHËNIM
- Pikat tregojnë nivelin e tharjes në tharëse. Vijat tregojnë llojin dhe vendin e tharjes.
Hekurosja
![]() | Hekurosni me temperaturë maksimale të pllakës prej 200 °C. |
![]() | Hekurosni me temperaturë maksimale të pllakës prej 150 °C. |
![]() | Hekurosni me temperaturë maksimale të pllakës prej 110 °C.Bëni kujdes gjatë përdorimit të hekurave me avull (të përdoren pa avull). |
![]() | Mos e hekurosni. |
![]() | Pastrim në të lagët profesional i butë. |
![]() | Pastrim në të lagët profesional shumë i butë. |
![]() | Mos e lani me pastrim në të lagët. |

SHËNIM
- Germat brenda rrethit tregojnë tretësit (P, F) e përdorur në pastrimin kimik dhe pastrimin në të lagët (W).
- Në përgjithësi, vija poshtë simbolit tregon një trajtim më të butë (p.sh. cikël delikat për copat për kujdes të lehtë). Vijat dyshe sugjerojnë nivele kujdesi me trajtim veçanërisht delikat.

SHËNIM
Pikat tregojnë diapazonin e temperaturave për hekurosjen (i zakonshëm, me avull, hekur për udhëtime dhe makina për hekurosje).
Kujdesi profesional
![]() | Pastrim kimik profesional me perkloretilen dhe/ose me hidrokarbure (benzina të forta), me proces normal. |
![]() | Pastrim kimik profesional me perkloretilen dhe/ose me hidrokarbure (benzina të forta), me proces delikat. |
![]() | Pastrim kimik profesional me hidrokarbure (benzina të forta), me proces normal. |
![]() | Pastrim kimik profesional me hidrokarbure (benzina të forta), me proces delikat. |
![]() | Mos e lani me pastrim kimik. |
![]() | Pastrimi në të lagët. |
Mbrojtja e mjedisit
- Kjo pajisje është prodhuar nga materiale të riciklueshme. Nëse vendosni ta eliminoni, ju lutemi respektoni rregulloret vendase të eliminimit të mbetjeve. Priteni kordonin elektrik në mënyrë që pajisja të mos lidhet me një burim energjie. Hiqeni kapakun në mënyrë që kafshët dhe fëmijët e vegjël të mos mbeten të bllokuar brenda pajisjes.
- Mos e tejkaloni sasinë e detergjentit të rekomanduar në udhëzimet e prodhuesit të detergjentit.
- Përdorni produkte për heqjen e njollave dhe zbardhës përpara ciklit të larjes vetëm kur është e nevojshme.
- Kurseni ujin dhe energjinë elektrike duke larë vetëm ngarkesa të plota (sasia e saktë varet nga programi i përdorur).
Garancia për pjesët rezervë
Ju garantojmë që pjesët e mëposhtme rezervë do të vendosen në dispozicion të riparuesve profesional dhe përdoruesve fundorë për një periudhë prej të paktën 10 vite pas hedhjes në treg të njësisë së fundit të këtij modeli.
- Dera, menteshat dhe gominat e derës, grupi i kyçjes së derës dhe pajisjet periferike plastike, si për shembull shpërndarësit e detergjentit.
- Pjesët e renditura mund t'i blini në faqen e mëposhtme të internetit. http://www.samsung.com/support
Fleta e specifikimeve
"*" Yjet shënojnë model të ndryshueshëm dhe mund të ndryshojnë (0-9) ose (A-Z).

Specifikimet
| Lloji Makina larëse me mbushje nga përpara | |||
| Emri i modelit WW9*T4*4***(*) | |||
| Përmasat | A (Gjerësia) 600 mm | ||
| B (Lartësia) 850 mm | |||
| C (Thellësia) 550 mm | |||
| D 635 mm | |||
| E 1072 mm | |||
| Presioni i ujit 50-1000 kPa | |||
| Pesha neto | 67,0 kg (WW**T*8****(*), WW**T*5****(*), WW**T*3****(*))65,0 kg (WW**T*0****(*)) | ||
| Kapaciteti maksimal i ngarkesës | Larje dhecentrifugim | 9,0 kg | |
| Konsumi ienergjisë | Larja dhengrohja | AC 220-240 V /50 Hz | 1900-2300 W |
| Rrotullimet e centrifugimit 1400 rpm | |||
| Lloji Makina larëse me mbushje nga përpara | ||||
| Emri i modelit WW8*T4*4***(*) WW8*T4*2***(*) | ||||
| Përmasat | A (Gjerësia) 600 mm | |||
| B (Lartësia) 850 mm | ||||
| C (Thellësia) 550 mm | ||||
| D 635 mm | ||||
| E 1072 mm | ||||
| Presioni i ujit 50-1000 kPa | ||||
| Pesha neto | 67,0 kg (WW**T*8****(*), WW**T*5****(*), WW**T*3****(*))65,0 kg (WW**T*0****(*)) | |||
| Kapaciteti maksimal i ngarkesës | Larje dhecentrifugim | 8,0 kg | ||
| Konsumi ienergjisë | Larja dhengrohja | AC 220-240 V /50 Hz | 1900-2300 W | |
| Rrotullimet e centrifugimit | WW8*T4*4***(*) WW8*T4*2***(*) | |||
| 1400 rpm 1200 rpm | ||||
Shqip62
| Lloji Makina larëse me mbushje nga përpara | ||||
| Emri i modelit WW7*T4*4***(*) WW7*T4*2***(*) | ||||
| Përmasat | A (Gjerësia) 600 mm | |||
| B (Lartësia) 850 mm | ||||
| C (Thellësia) 550 mm | ||||
| D 635 mm | ||||
| E 1072 mm | ||||
| Presioni i ujit 50-1000 kPa | ||||
| Pesha neto | 67,0 kg (WW**T*8****(*), WW**T*5****(*), WW**T*3****(*))65,0 kg (WW**T*0****(*)) | |||
| Kapaciteti maksimal i ngarkesës | Larje dhecentrifugim | 7,0 kg | ||
| Konsumi ienergjisë | Larja dhengrohja | AC 220-240 V /50 Hz | 1900-2300 W | |
| Rrotullimet e centrifugimit | WW7*T4*4***(*) WW7*T4*2***(*) | |||
| 1400 rpm 1200 rpm | ||||
Shqip

SHËNIM
Dizajni dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak për qëllim të përmirësimit të cilësisë.
Specifikimet
Në përputhje me rregulloret e zbatueshme për etiketimin e energjisë
“*” Yjet shënojnë model të ndryshueshëm dhe mund të ndryshojnë (0-9) ose (A-Z).
| Samsung | |||
| Emri i modelit WW9*T4*4***(*) WW9*T4*2***(*) | |||
| Kapaciteti kg 9,0 9,0 | |||
| Efikasiteti i energjisë A+++ A+++ | |||
| Konsumi vjetor i energjisë (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumin për modalitetet aktive dhe joaktive. Konsumi real i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | kWh/vit 196 196 | ||
| Konsumi i energjisë | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | kWh | 0,94 | 0,94 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,82 | 0,82 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,82 | 0,82 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "fikur". | W | 0,48 | 0,48 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "ndezur". | W | 5,00 | 5,00 |
| Konsumi vjetor i ujit (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi real i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | L/vit | 9400 | 9400 |
| Kategoria e efikasitetit të centrifugimit | |||
| Kategoria e efikasitetit të tharjes me centrifugim në shkallë nga G (efikasiteti më i ulët) deri në A (efikasiteti më i lartë) | A | B | |
| Shpejtësia maksimale e centrifugimit | rpm | 1400 | 1200 |
| Lagështia e mbetur | % | 44 | 53 |
| Programet COTTON (TË PAMBUKTA) 60 °C + Intensive dhe COTTON (TË PAMBUKTA) 40 °C + Intensive janë "programi standard i të pambuktave 60 °C" dhe "programi standard i të pambuktave 40 °C". Janë të përshtatshme për pastrimin e rrobave të pambukta me ndotje normale dhe janë më efikaset (për sa i përket konsumit të ujit dhe të energjisë) për këtë lloj robash. Në këto programe, temperatura aktuale e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar. Ekzekutoni Modalitetin e Kalibrimit pas instalimit (shihni seksionin Ekzekutoni kalibrimin (rekomandohet) në faqen 28). | |||
| Kohëzgjatja e programit standard | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | min | 314 | 314 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 284 | 284 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 284 | 284 |
| Kohëzgjatja e modalitetit "ndezur" (TI) | min | 3 | 3 |
| Emetimet e zhurmës në ajër, të shprehura në dB(A) re1 pW dhe të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt, gjatë fazave të larjes dhe të centrifugimit për programin standard të të pambuktave në 60 °C në ngarkesë të plotë; | |||
| Larje | dB (A) re1 pW | 53 | 53 |
| Centrifugim | dB (A) re1 pW | 74 | 74 |
| E pamontuar | |||
Shqip64
Në përputhje me rregulloret e zbatueshme për etiketimin e energjisë
"*" Yjet shënojnë model të ndryshueshëm dhe mund të ndryshojnë (0-9) ose (A-Z).
| Samsung | |||
| Emri i modelit WW8*T4*4***(*) WW8*T4*2***(*) | |||
| Kapaciteti kg 8,0 8,0 | |||
| Efikasiteti i energjisë A+++ A+++ | |||
| Konsumi vjetor i energjisë (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumin për modalitetet aktive dhe joaktive. Konsumi real i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | kWh/vit 177 177 | ||
| Konsumi i energjisë | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | kWh | 0,86 | 0,86 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,73 | 0,73 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,73 | 0,73 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "fikur". | W | 0,48 | 0,48 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "ndezur". | W | 5,00 | 5,00 |
| Konsumi vjetor i ujit (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi real i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | L/vit | 8100 | 8100 |
| Kategoria e efikasitetit të centrifugimit | |||
| Kategoria e efikasitetit të tharjes me centrifugim në shkallë nga G (efikasiteti më i ulët) deri në A (efikasiteti më i lartë) | A | B | |
| Shpejtësia maksimale e centrifugimit | rpm | 1400 | 1200 |
| Lagështia e mbetur | % | 44 | 53 |
| Programet COTTON (TË PAMBUKTA) 60 °C + Intensive dhe COTTON (TË PAMBUKTA) 40 °C + Intensive janë "programi standard i të pambuktave 60 °C" dhe "programi standard i të pambuktave 40 °C". Janë të përshtatshme për pastrimin e rrobave të pambukta me ndotje normale dhe janë më efikaset (për sa i përket konsumit të ujit dhe të energjisë) për këtë lloj robash. Në këto programe, temperatura aktuale e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar. Ekzekutoni Modalitetin e Kalibrimit pas instalimit (shihni seksionin Ekzekutoni kalibrimin (rekomandohet) në faqen 28). | |||
| Kohëzgjatja e programit standard | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | min | 284 | 284 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 254 | 254 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 254 | 254 |
| Kohëzgjatja e modalitetit "ndezur" (TL) | min | 3 | 3 |
| Emetimet e zhurmës në ajër, të shprehura në dB(A) re1 pW dhe të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt, gjatë fazave të larjes dhe të centrifugimit për programin standard të të pambuktave në 60 °C në ngarkesë të plotë; | |||
| Larje | dB (A) re1 pW | 53 | 53 |
| Centrifugim | dB (A) re1 pW | 74 | 74 |
| E pamontuar | |||
Specifikimet
Në përputhje me rregulloret e zbatueshme për etiketimin e energjisë
"*" Yjet shënojnë model të ndryshueshëm dhe mund të ndryshojnë (0-9) ose (A-Z).
| Samsung | |||
| Emri i modelit WW7*T4*4***(*) WW7*T4*2***(*) | |||
| Kapaciteti kg 7070 | |||
| Efikasiteti i energjisë A+++ A+++ | |||
| Konsumi vjetor i energjisë (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumin për modalitetet aktive dhe joaktive. Konsumi real i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | kWh/vit 157 157 | ||
| Konsumi i energjisë | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | kWh | 0,80 | 0,80 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,61 | 0,61 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | kWh | 0,61 | 0,61 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "fikur". | W | 0,48 | 0,48 |
| Konsumi i llogaritur i energjisë për modalitetin "ndezur". | W | 5,00 | 5,00 |
| Konsumi vjetor i ujit (bazohet në 220 cikle standarde të larjes për procesin standard të të pambuktave në 60 °C dhe 40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi real i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.) | L/vit | 7400 | 7400 |
| Kategoria e efikasitetit të centrifugimit | |||
| Kategoria e efikasitetit të tharjes me centrifugim në shkallë nga G (efikasiteti më i ulët) deri në A (efikasiteti më i lartë) | B | B | |
| Shpejtësia maksimale e centrifugimit | rpm | 1400 | 1200 |
| Lagështia e mbetur | % | 53 | 53 |
| Programet COTTON (TË PAMBUKTA) 60 °C + Intensive dhe COTTON (TË PAMBUKTA) 40 °C + Intensive janë "programi standard i të pambuktave 60 °C" dhe "programi standard i të pambuktave 40 °C". Janë të përshtatshme për pastrimin e rrobave të pambukta me ndotje normale dhe janë më efikaset (për sa i përket konsumit të ujit dhe të energjisë) për këtë lloj robash. Në këto programe, temperatura aktuale e ujit mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar. Ekzekutoni Modalitetin e Kalibrimit pas instalimit (shihni seksionin Ekzekutoni kalibrimin (rekomandohet) në faqen 28). | |||
| Kohëzgjatja e programit standard | |||
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të plotë | min | 247 | 247 |
| Programi standard i të pambuktave 60 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 197 | 197 |
| Programi standard i të pambuktave 40 °C në ngarkesë të pjesshme | min | 197 | 197 |
| Kohëzgjatja e modalitetit "ndezur" (TI) | min | 3 | 3 |
| Emetimet e zhurmës në ajër, të shprehura në dB(A) re1 pW dhe të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt, gjatë fazave të larjes dhe të centrifugimit për programin standard të të pambuktave në 60 °C në ngarkesë të plotë; | |||
| Larje | dB (A) re1 pW | 54 | 54 |
| Centrifugim | dB (A) re1 pW | 74 | 74 |
| E pamontuar | |||
Nga data 1 mars 2021, etiketa e energjisë me diapazon A+++ deri në D është e vlefshme vetëm në shtetet joanëtare të BE-së që nuk kanë miratuar rregulloret e BE-së për rishkallëzimin e etiketimit të energjisë.
Informacion për ciklet kryesore të larjes
| Modeli Ciklet | Temperatura (°C) | Kapaciteti (kg) | Koha e programit (min) | Përmbajtja e lagështirës së mbetur (%) | Konsumi i ujit (L/cikël) | Konsumi i energjisë (kWh/ cikël) | |
| WW9*T4*4***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 4,5 102 | 56 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 4,5 284 | 44 39 0,82 | |||||
| 60 | 4,5 284 44 | 39 0,82 | |||||
| 9 314 44 | 47 0,94 | ||||||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 4 160 35 | 68 0,68 | |||||
| WW9*T4*2***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 4,5 102 | 56 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 4,5 284 | 53 39 0,82 | |||||
| 60 | 4,5 284 56 | 39 0,82 | |||||
| 9 314 53 | 47 0,94 | ||||||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 4 160 35 | 68 0,68 | |||||
| WW8*T4*4***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 4 102 56 | 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 4 254 44 | 33 0,73 | |||||
| 60 | 4 254 44 | 33 0,73 | |||||
| 8 284 44 | 41 0,86 | ||||||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 4 160 35 | 68 0,68 | |||||
| WW8*T4*2***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 4 102 56 | 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 4 254 56 | 33 0,73 | |||||
| 60 | 4 254 53 | 33 0,73 | |||||
| 8 284 53 | 41 0,86 | ||||||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 4 160 35 | 68 0,68 | |||||
| WW7*T4*4***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 3,5 102 | 56 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 | 3,5 | 197 | 53 | 31 | 0,61 | |
| 60 | 3,5 | 197 | 53 | 31 | 0,61 | ||
| 7 | 247 | 53 | 36 | 0,80 | |||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 | 4 | 160 | 35 | 68 | 0,68 |
Specifikimet
| Modell Ciklet | Temperatura (°C) | Kapaciteti (kg) | Koha e programit (min) | Përmbajtja e lagështirës së mbetur (%) | Konsumi i ujit (L/cikël) | Konsumi i energjisë (kWh/ cikël) | |
| WW7*T4*2***(*) | COTTON (TË PAMBUKTA) | 20 3,5 102 | 56 68 0,27 | ||||
| COTTON (TË PAMBUKTA) + Intensive | 40 | 3,5 | 197 | 53 | 31 | 0,61 | |
| 60 | 3,5 197 53 | 31 0,61 | |||||
| 7 247 53 | 36 0,80 | ||||||
| SYNTHETICS (SINTETIKE) | 40 4 160 35 | 68 0,68 |
Vlerat në tabelë janë matur sipas kushteve të specifikuara në standardin IEC60456/EN60456. Vlerat aktuale do të varen nga mënyra se si përdoret pajisja.
Informacioni EPREL
Për të aksesuar regjistrimin EPREL për modelin:
- Vizitoni faqen https://eprel.ec.europa.eu 2 Gjeni identifikuesin e modelit në etiketën e energjisë së produktit dhe shkruajeni në kutinë e kërkimit
- Shfaqen të dhënat e etiketimit të energjisë së modelit
* Mund të aksesoni drejtpërdrejtë informacionin për produktin përmes faqes https://eprel.ec.europa.eu/qr/##### (registration no.)
Numrin e regjistrimit mund ta gjeni në etiketën e klasifikimit në produktin tuaj.
Informacion tregues (Sipas BE 2019/2023)
Vlerat e dhëna për programet, përveç programit ECO 40-60 dhe ciklit të larjes dhe tharjes, janë vetëm treguese.
Shënime
SAMSUNG
PYETJE OSE KOMENTE?
| SHTETI TELEFONONI OSE NA VIZITONI NË INTERNET NË | ||
| BULGARIA | *3000 Цена на един градски разговор 0800 111 31 Безплатен за всички оператори | www.samsung.com/bg/support |
| CROATIA 072 726 786 www.samsung.com/hr/support | ||
| CZECH 800 - SAMSUNG (800-726786) www.samsung.com/cz/support | ||
| ESTONIA 800-7267 www.samsung.com/ee/support | ||
| HUNGARY 0680 SAMSUNG (0680-726-7864) www.samsung.com/hu/support | ||
| LATVIA 8000-7267 www.samsung.com/lv/support | ||
| LITHUANIA 8-800-77777 www.samsung.com/lt/support | ||
| ROMANIA | *8000 (apel in retea) 08008-726-78-64 (08008-SAMSUNG) Apel GRATUITAtenție: Dacă efectuați apelul din rețeaua Digi (RCS/RDS), vă rugăm să ne contactați formând numărulTelverde fără ultimele două cifre, astfel: 0800872678. | www.samsung.com/ro/support |
| SERBIA 011 321 6899 www.samsung.com/rs/support | ||
| SLOVAKIA | 0800 - SAMSUNG (0800-726 786) | www.samsung.com/sk/support |
| SLOVENIA | 080 697 267 (brezplačna številka) | www.samsung.com/si/support |




























