CM-08126F - Makinë kafeje Vivax - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CM-08126F Vivax në format PDF.

Vivax CM-08126F - Makinë kafeje
📄 76 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Vivax CM-08126F - page 40
Shiko manualin : English EN Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Makine kafeje me pikim
Marka Vivax
Modeli CM-08126F
Kapaciteti 1.25 L (afërsisht 10 gota)
Konsumi i energjisë 800 W
Tensioni 220-240 V, 50/60 Hz
Dimensionet (G x T x L) 22 x 18 x 30 cm
Pesha 1.2 kg
Rezervuari i ujit I lëvizshëm, transparent
Lloji i filtrit Filtër rrjetë i përhershëm (i ripërdorshëm)
Funksioni mbajtje ngrohtë Po, fikje automatike pas 2 orësh
Sistemi kundër pikimit Po
Kohëmatës i programueshëm Jo
Ndalo dhe Shërbe Po
Materiali i ndërtimit Trupi plastik, karafë qelqi
Karafa Qelq, 1.25 L, me dorezë
Gjatësia e kordonit 0.8 m
Pastrimi Fshij karafën dhe filtrin me një leckë të lagur; pastroni nga gëlqerja rregullisht
Karakteristikat e sigurisë Fikje automatike, mbrojtje nga zierja e thatë
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Karafa dhe filtri në dispozicion nga qendrat e shërbimit Vivax

Pyetjet më të shpeshta - CM-08126F Vivax

Si e pastroj makinën e kafesë?
Shkëputeni makinën nga rryma dhe lëreni të ftohet. Hiqni karafën dhe filtrin. Lani karafën, filtrin dhe kapakun me ujë të ngrohtë dhe sapun. Fshijeni bazën me një leckë të lagur. Mos e zhytni bazën në ujë.
Pse nuk ndizet makina ime e kafesë?
Kontrolloni që kordoni i rrymës të jetë i futur mirë në një prizë pune. Sigurohuni që çelësi i ndezjes/fikjes të jetë i shtypur. Nëse ende nuk ndizet, kontaktoni mbështetjen e Vivax.
Sa shpesh duhet të pastroj makinën e kafesë nga gëlqerja?
Pastroni nga gëlqerja çdo 2-3 muaj në varësi të fortësisë së ujit. Përdorni një zgjidhje kundër gëlqeres ose një përzierje të uthull dhe ujë (raport 1:2). Drejtoni një cikël pirje pa kafe, pastaj shpëlajeni me ujë të pastër.
Çfarë lloji filtri përdor CM-08126F?
Përdor një filtër rrjetë të përhershëm që është i ripërdorshëm. Mund të përdorni gjithashtu filtra letre nëse preferoni, por filtri i përhershëm është i përfshirë.
A mund ta përdor makinën e kafesë pa karafë?
Jo, sistemi kundër pikimit ndalon rrjedhjen kur karafa hiqet, por funksionimi pa karafë mund të shkaktojë derdhje ose dëmtim. Gjithmonë vendoseni karafën në pllakën e ngrohtë.
Kafeja ka shije të djegur. Çfarë mund të jetë gabim?
Kjo ndodh shpesh nëse funksioni i mbajtjes së ngrohtë zgjat shumë. Mundohuni të konsumoni kafenë brenda 2 orëve. Gjithashtu, sigurohuni që të përdorni raportin e duhur të kafesë me ujin dhe pastroni makinën rregullisht.
Si e programoj kohëmatësin?
CM-08126F nuk ka një kohëmatës të programueshëm. Është një model bazë me funksionim manual vetëm.
Cili është kapaciteti i karafës?
Karafa mban 1.25 litra, që është afërsisht 10 gota kafe (bazuar në një gotë 125 ml).
A është makina e kafesë pa BPA?
Vivax deklaron se të gjitha pjesët plastike janë bërë nga materiale pa BPA. Për certifikime specifike, referojuni paketimit të produktit.
Ku mund të gjej pjesë këmbimi?
Pjesët e këmbimit si karafa dhe filtri mund të porositen nga qendrat e autorizuara të shërbimit Vivax ose faqja e tyre zyrtare. Kontaktoni mbështetjen lokale për disponueshmërinë.

Pyetjet e përdoruesve rreth CM-08126F Vivax

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë kafeje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CM-08126F - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CM-08126F e markës Vivax.

MANUAL I PËRDORUESIT CM-08126F Vivax

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Serviset e autorizuara

Manual përdorimi

Vivax CM-08126F - 1

Vivax CM-08126F - 2

H005 17Vivax CM-08126F - 3

H005 19Vivax CM-08126F - 4

CM-08126F

H005 19Vivax CM-08126F - 5

CM-08127W

Vivax CM-08126F - 6

Vivax CM-08126F - 7

CM-08126F

CM-08127W

HR BIH CG

Udhëzime për përdorim

Aparat kafeje

Para se të filloni të përdorni pajisjen, studioni dhe lexoni me kujdes dhe plotësisht këto udhëzime. Ruani udhëzimet për nevoja të mundshme në të ardhmen.

Udhëzime për shfrytëzim

Aparat për kafe

Lexoni me kujdes dhe tërësisht këto udhëzime para përdorimit të pajisjes. Ruajini udhëzimet për përdorim në të ardhmen.

PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE

Vivax CM-08126F - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE - 1

Rrufeja me simbolin e shigjetës brenda trekëndëshit barabrinjës paralajmëron përdoruesin për prani të rrymës së rrezikshme dhe të jo-izoluar brenda prodhimit që mund të jetë aq e fuqishme sa të paraqesë rrezik nga goditja elektrike.

Vivax CM-08126F - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE - 2

Pikëçuditja brenda trekëndëshit barabrinjës paralajmëron përdoruesin për prani të udhëzimeve të rëndësishme për përdorim dhe mirëmbajtje në dokumentin e dhënë me prodhimin.

Vivax CM-08126F - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE - 3

KUJDES

Vivax CM-08126F - KUJDES - 1

RREZIK NGA GODITJA ELEKTRIKE MOS HAPNI PAJISJEN

Mos e hiqni kapakun e pajisjes. Në asnjë rast përdoruesit nuk i lejohet të kryejë çfarëdo pune të riparimit apo rirregullimit të pajisjes. Lëreni këtë punë për riparuesin e kualifikuar me autorizim.

PARALAJMËRIM

Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijë më të mëdhenj se 8 vjet dhe persona me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi të përvojës dhe njohurisë, vetëm nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime për përdorim të sigurt të pajisjes, dhe nëse janë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë më të vegjël se 8 vjet dhe kur nuk janë nën mbikëqyrje.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME SIGURIE

Gjatë përdorimit të këtij aparati, gjithmonë duhet të ndiqni masat themelore të kujdesit, duke përfshirë këto në vijim:

  1. Në tërësi lexoni këto udhëzime dhe ruajini në vend të njohur. Nëse shitni ose dhuroni këtë pajisje, doemos me pajisjen jepni edhe këto udhëzime.
  2. Para përdorimit të parë, kontrolloni nëse rryma në amvisërinë tuaj përputhet me rrymën e dhënë në shenjat e pajisjes.
  3. Që të zvogëlohet rreziku nga zjarri, goditja elektrike, lëndimet, mos futni prizën, kabllon e rrymës ose shtëpizën e pajisjes në ujë ose lëngje të tjera.
  4. Mos e lëni pajisjen të punojë pa mbikëqyrje. Nëse në dhomë ka fëmijë gjatë punës së mikrovalës, atëherë përkushtoni kujdes të posaçëm sigurisë së tyre.
  5. Hiqni pajisjen nga rryma kur pajisja nuk përdoret dhe para pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes. Lëni pajisjen të ftohet tërësisht para se të nisni me pastrim.
  6. Nëse kablloja e rrymës është dëmtuar, mos përdorni pajisjen që të shmangni situata potencialisht të rrezikshme. Kablloja mund të zëvendësohet vetëm nga ana e prodhuesit ose riparuesit.
  7. Përdorimi i mjeteve që nuk rekomandohen ose nuk janë të parapara për përdorim me pajisjen mund të çojë në zjarr ose lëndime.
  8. Mos lëni dhe mos e përdorni pajisjen jashtë.
  9. Kini kujdes që kablloja mos varet nga këndi i tavolinës ose banakut, e mos të prekë sipërfaqe të nxehta.
  10. Mos e vendosni pajisjen në afërsi të ngrohëseve, sobave, pllakave elektrike ose në afërsi të furrave.
  11. Pajisja është paraparë vetëm për përgatitje të kafes. Mos e përdorni pajisjen për gjëra tjera.
  12. Ena e dhënë për kafe është për përdorim vetëm me këtë pajisje dhe është në përputhje me këto udhëzime.
  13. Mos e pastroni enën për kafe me pastrues kimik, materiale gërryese, agresive dhe të ashpra.
  14. Që të shkyçni tërësisht pajisjen nga rryma, vendosni sustën e kyçjes në pozitën “Off” dhe hiqni kabllon nga rryma në prizën e murit. Asnjëherë mos tërhiqni kabllon, gjithmonë kapeni tek priza.
  15. Gjatë punës së pajisjes, nëse kapaku i enës është i hequr, mund të paraqitet avull i nxehtë. Kini kujdes që të shmangni djegiet.
  16. Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të shmangni prekjen e pajisjes, prekni vetëm dorezat dhe sustat në pajisje.
  17. Asnjëherë mos lëni enë të zbrazët për përgatitje të kafes në pllakën ngrohëse të pajisjes, pasi që ngrohja e enës mund të çojë në dëmtimin e saj ose pëlcitje të qelqit.
  18. Mos e përdorni pajisjen nëse në enën për përgatitje të kafes shihni çfarëdo dëmtimi ose nëse doreza në enë është e lirshme ose e dëmtuar. Enën përdoreni vetëm me këtë pajisje. Punoni me kujdes me enën pasi që është e qelqit dhe për shkak të kësaj mund të thyhet.
  19. Mos e vendosni enën për përgatitje të kafes në sipërfaqe shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
  20. Mos e kyçni ose shkyçni pajisjen në punë pa ujë.
  21. Kjo pajisje është e dedikuar për përdorim në amvisëri dhe hapësira të ngjashme, si që janë: Kuzhina të personelit në dyqane, zyra dhe hapësira të ngjashme të punës; nga mysafirët në hotele, motele dhe hapësira të ngjashme të banimit; në shtëpi fshati që jepen me qira; - Në hapësira të cilat ofrojnë “shtrat dhe mëngjes”.

Vërejtje dhe paralajmërime lidhur me kabllon e rrymës

a) Kablloja e shkurtër e rrymës për pajisjen përdoret për të zvogëluar rrezikun e ngatërresës apo pengimit mbi kabllo të gjatë. b) Kablloja më e gjatë ose kabllot zgjatëse mund të përdoren nëse kini kujdes për sigurinë dhe përdorimin e duhur. c) Nëse përdoren kabllo ose kabllo zgjatëse të gjata:

1) Të dhënat dhe karakteristikat e kabllos së dytë apo kabllos zgjatëse duhet të jenë të barabarta me të dhënat e pajisjes.

2) Kablloja zgjatëse duhet të jetë kabllo 3-telëse me tokëzim. 3) Kablloja e gjatë duhet të vendoset në mënyrë që të mos varet nga rafti ose nga tavolina që të shmanget tërhiqja e kabllos nga fëmijët ose pengimi i rastësishëm.

PJESËT E PAJISJES

Filtri Hinka Pllaka ngrohëse Ena Susta për kyç./shkyç. Kapaku Rezervuari i ujit

PARA PËRDORIMIT TË PARË

Kontrolloni nëse të gjitha aksesorët dhe shtojcat me pajisjen janë të plota dhe që pajisja nuk është e dëmtuar. Shtoni ujin në rezervuarin e ujit deri në shenjën MAX dhe ngrohni ujin duke bërë sikur përgatitni kafe disa herë pa shtuar kafe dhe pastaj hidhni ujin.

Pastroni të gjitha pjesët në ujin e nxehtë.

PËRDORIMI I PAJISJES PËR PËRGATITJE TË KAFESË

  1. Hapni kapakun e lartëm dhe mbushni rezervuarin e ujit me ujë të pijshëm. Niveli i ujit nuk duhet të kalojë nivelin MAX të shënuar në rezervuar.
  2. Vendosni hinkën në rezervuarin e ujit dhe kontrolloni nëse hinka është vënë si duhet. Pastaj vendoni filtrin.
  3. Shtoni kafen e bluar në filtër. Zakonisht, për një filxhan kafe është e nevojshme të shtoni rreth një lugë të vogël kafe. Sasia e kafesë mund të ndryshojë, varësisht nga shija juaj personale. Mbyllni kapakun e enës.
  4. Vëni enën e qelqit për kafe në vendin e vetë, ashtu që të rrijë stabil dhe horizontalisht në bazën - pllakën ngrohëse.
  5. Vëni prizën e rrymës në prizën e murit.
  6. Shtypni sustën për kyçje dhe treguesi i punës do të ndriçojë kuq. Kur të derdhet tërë uji në rezervuar, nëse nuk keni shkyçur menjëherë pajisjen, pajisja shkyçet automatikisht pas 40 minutave, kurse treguesi i punës do të shkyçet.
  7. Procesi i përgatitjes së kafes mund të ndalet me shkyçjen e sustës për kyçje/shkyçje. Atëherë treguesi i punës me dritë do të kyçet. Pajisja do të vazhdojë me përgatitjen e kafes nëse nuk e shtypni përsëri sustën.

Shënim: Pasi keni ndalur përgatitjen e kafes, në çfarëdo momenti mund të merrni enën, të derdhni ose të shërbeni kafe. Pajisja automatikisht do të ndalojë pikimin e kafes në enë, por koha mes shkyçjes dhe marrjes së enës nuk duhet të jetë më e shkurtër se 30 sekonda.

  1. Kur pajisja ndalon zierjen e ujit, hiqni enën e qelqit dhe shërbejeni kafen e përgatitur. (Përafërsisht një minutë pasi të mbarojë zierja e ujit).

Shënim: Sasia e kafes së përgatitur do të jetë më e vogël se uji që keni vënë në rezervuarin e ujit pasi një pjesë të ujit e merr kafeja.

  1. Shkyçni pajisjen për kafe ashtu që shtypni sustën për kyçje/shkyçje dhe hiqni kabllon e rrymës nga prize e murit nëse nuk e përdorni pajisjen.

Shënim: Kini kujdes që mos të vijë në pikim të kafes jashtë enës, pasi që kafeja që sapo është përgatitur është shumë e nxehtë dhe mund të shkaktojë djegie.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

KUJDES:

Gjithmonë në fillim të çfarëdo pastrimi ose mirëmbajtjeje, hiqni pajisjen nga rryma.

Për shkak të mbrojtjes nga goditja elektrike, mos e zhytni kabllon, prizën ose shtëpizën e pajisjes në ujë ose lëngje tjera.

Pas çdo përdorimi, gjithmonë kontrolloni nëse keni hequr prizën e rrymës nga prize e murit.

1) Pas çdo përdorimi, pastroni pjesët në ujë të ngrohtë ose tretje të butë të detergjentit për larje enësh.

2) Fshini sipërfaqen e jashtme të shtëpizës me leckë të butë, të njomur.

3) Pika uji mund të mblidhen në pjesën mbi hinkën dhe të pikojnë në shtëpizë gjatë përgatitjes së kafes. Që ky pikim të jetë sa ma i vogël, çdo here pas përdorimit fshini atë pjesë me leckë të butë, të njomur.

4) Me leckë të njomur fshini pllakën ngrohëse për mbajtje të ngrohtësisë të kafes së përgatitur. Asnjëherë mos përdorni mjete kimike ose gërryese për pastrim.

5) Pas pastrimit, secilën pjesë fshijeni mire dhe kthejeni në vendin e vetë në pajisje.

MËNJANIMI I MBLEDHJES SË GËLQERES

Që pajisja për kafe të punojë si duhet dhe në mënyrë efikase, duhet të pastroni rregullisht të gjitha pjesët dhe të mënjanoni mbledhjen e gëlqeres, sasia e të cilës varet nga butësia e ujit që e përdorni dhe shpeshtësisë së përdorimit të pajisjes. Për mënjanim të gëlqeres ndiqni udhëzimet në vijim:

  1. Mbushni rezervuarin për ujë me përzierje të ujit dhe lëngut për mënjanim të gëlqeres deri në nivel maksimal (raporti i ujit dhe lëngut për mënjanim të gëlqeres është 4:1, për më tepër detaje kontrolloni udhëzimet e lëngut për mënjanim të gëlqeres). Në vend të lëngut për mënjanim të gëlqeres, mund të përdorni edhe mjete natyrale. Si mjet natyral përdorni edhe acid limoni (raport i ujit dhe acidit të limonit: 100/3).
  2. Vendosni enën e qelqit në pllakën ngrohëse për ruajtje të ngrohtësisë. Jepni vëmendje që ena të jetë e vendosur si duhet në vendin e vetë në shtëpizën.
  3. Shtypni sustën për kyçje dhe treguesi i punës do të ndriçojë kuq. Pas ndonjë kohe, lëngu nga rezervuari do të fillojë të pikojë në enë.
  4. Pasi të pikojë sasia e përafërsisht një filxhani, shkyçni pajisjen.
  5. Lëni që tretja të veprojë rreth 15 minuta dhe përsëritni hapat 2 deri 5 përsëri.
  6. Kyçni pajisjen dhe lëreni që tërë lëngu të derdhet nga rezervuari.
  7. Mbushni pajisjen me ujë të pastër dhe lajeni pajisjen me ujë së paku 3 herë me rend.

KËSHILLA PËR SHIJE MË TË MIRË TË KAFES

  1. Për shije të mirë shumë është e rëndësishme mirëmbajtja dhe pastrimi i pajisjes, të kryera si duhet, si që është dhënë në pjesën "Pastrimi dhe mirëmbajtja". Gjithmonë përdorni ujë të freskët, të ftohtë për përgatitje të kafes.
  2. Mbyllni mirë paketimin e kafes në frigorifer që kafeja të mbajë freskinë.
  3. Për shije më të mirë të kafes, blini kafe në kokrra dhe bluajeni pak para përgatitjes.
  4. Mos përdorni kafe për përgatitje të sasisë shtesë, pasi që kjo do të zvogëlojë cilësinë. Ngrohja e përsëritur e kafes nuk rekomandohet.
  5. Pastroni pajisjen kur të vëreni depozita të vajit me nxjerrje të vajit nga kafeja.
  6. Depozitat e ujit paraqiten më shpesh në kafe të pjekur më fortë.

MËNJANIMI I PROBLEMEVE

Në këtë kapitull janë përshkruar problemet më të shpeshta me të cilat mund të ballafaqoheni gjatë përdorimit të pajisjes. Nëse nuk mund t'i zgjidhni problemet me ndihmën e informatave në vijim, kontaktoni riparuesin e autorizuar.

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhje
Pajisja nuk punonKablloja e rrymës nuk është kyçur si duhetShkyçni dhe përsëri kyçni prizën pas 10 sekondave.
Siguresa është djegur ose ka “kërcyer”.Zëvendësoni siguresën ose rirregulloheni (nga një riparues profesionist)
Probleme me prizënKontrolloni prizën me pajisje tjetër elektrike
Uji pikon nga pajisja.Rezervuari i ujit është tepër i mbushurMbusheni rezervuarin e ujit më së shumti derë në shenjën MAX
Pajisja ka nevojë për shumë kohë që të ngrohë ujin dhe të përgatisë kafenPajisja është e papastër (ka bllokim) ose ka depozita të gëlqeresShihni kapitullin „Pastrim dhe mirëmbajtje“ dhe „Mënjanimi i gëlqeres“
Kafeja e përgatitur nuk është e nxehtë sa duhetEna për kafe nuk është në pozitë të mirë dhe pllaka ngrohëse nuk mban ngrohtësinë e kafes në enëKontrolloni nëse ena është vendosur si duhet në pllakën ngrohëse
Ju këshillojmë të përdorni filxhanë më të hollë, pasi që absorbojnë më pak nxehtësi sesa filxhanët masiv.
Mos përdorni qumësht të ftohtë nga frigoriferi.

QËNDRIM MIQËSOR NDAJ MJEDISIT

Vivax CM-08126F - QËNDRIM MIQËSOR NDAJ MJEDISIT - 1

Prodhimet e shënuara me këtë simbol tregojnë se prodhimi i përket një grupi të pajisjeve elektrike dhe elektronike (prodhime EE), dhe nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake ose të rënda.

Trajtimi i saktë, asgjësimi dhe riciklimi i prodhimeve parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm ose hedhjes së këtij prodhimi.

Për më shumë informacione në lidhje me riciklimin dhe asgjësimin e këtij prodhimi, ju lutemi kontaktoni M SAN Group, zyrën tuaj lokale për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme ose dyqanin ku e keni blerë prodhimin. Më shumë informata mund të gjeni në www.elektrootpad.com dhe info@elektrootpad.com ose duke thirrur numrin 062 606 062.

DEKLARATA E PËRPUTHJES SË BE-së

Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

Deklarata e BE-së për përputhshmërinë mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm: www.msan.hr/dokumentacijaartiklala

CM-08126F

CM-08127W

EN

Manuali i përdoruesit

Makinë kafeje

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresojmë se do të jeni të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin ose me personin i cili e shet produktin tonë. JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT TË PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET TË CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!

FLETËGARANCIONI

VIVAX

KS

EMRI I PRODUKTIT

LLOJI DHE MODELI

PRODHUESI

EMËRTIMI APO EMRI I SHITËSIT

NUMRI SERIAL

VULA: NËNSHKRIMI I PERSONIT

DEKLARATA E GARANCIONIT:

Kjo fletëgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë në Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëjtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletëgarancion.

KUSHTET E GARANCIONIT:

  1. Kjo fletëgarancion, ne garantojmë se ju do të jeni subjekt i kësaj garancie për gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëria e profesionalizuar dhe materiali i dobët. Të gjitha gabimet që mund të ndodhin do të korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancioni të autorizuar.
  2. PERIUDHA E GARANCIONIT: Garancioni fillon nga dita e blerjes dhe vazhdon deri 24 muaj.
  3. Në rast prishjeje të produktit, do të mbulohet nga ky garancion. Zotohemi për ta rregulluar atë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ai do të zëvendësohet.
  4. Nëse procedura e riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
  5. Garancioni është i vlefshëm vetëm me faturën e shitjes dhe kartën e garancionit, e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vulën dhe nënshkrimin e shitësit.
  6. Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.

GARANCIONI NUK MBULON:

  1. Inspektimin e rregullt, mirëmbajtjen dhe ndërrimin e pjesëve harxhuese.
  2. Rregullime ose ndryshime në produkt për përdorime që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveç modifikimeve të paraqitura me pëlqimin e AskTec LLC.

GARANCIONI NUK PRANOHET NË KËTO RASTE:

  • Nëse klienti nuk paraqet kartën e saktë të garancionit dhe faturën e blerjes.
  • Në qoftë se blerësi nuk i përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
  • Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga person i paautorizuar.
  • Nëse dështimet e produktit janë shkaktuar nga forca madhore, të tilla si rrufeja, elektriciteti ose fatkeqësitë e rrjetit elektrik.
  • Nëse dështimet shkaktojnë dëme nga përdorimi i pavend ose transporti i pahijshëm. Nëse defekti është një defekt në sistemin në të cilin produkti është i lidhur.

DATA E PRANIMIT NË SERVIS

DATA E RIPARIMIT

DATA E PRANIMIT NË SERVIS

DATA E RIPARIMIT

DATA E PRANIMIT NË SERVIS

DATA E RIPARIMIT

VIVAX Audio-Video

Idriz Gilani Pn. (përballë shkollës fillore "Xhemail Mustafa") 10 000 Dardani, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 /38/545 5757; +377 /44/545 575; +386/49/545 575

E-mail: nehat@kesc-ks.com

WEB: www.kesc-ks.com - VIVAX audio-video - servis qendror

Emin Duraku Nr.8 10.000 Prishtinë Kosovë

Tel: +381 /38/518 408; +377/44/123 466; +386/49/123 466

E-mail: nehat@kesc-ks.com

WEB: www.kesc-ks.com

Kondicionerë; Pajisje shtëpiake, Pajisje të vogla shtëpiake

Valentini

Rr. Lidhja e Prizrenit 15/A, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 /38/225 000; +377 /44/168 444; +377/44/238 440; +386/49/800 400

E-mail: valentini service@hotmail.com

VIVAX

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Vivax

Modeli : CM-08126F

Kategori : Makinë kafeje