MWO-2078 - Furrë mikrovalësh Vivax - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MWO-2078 Vivax në format PDF.

Vivax MWO-2078 - Furrë mikrovalësh
📄 196 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Vivax MWO-2078 - page 53
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Mikrovalë Solo
Marka Vivax
Modeli MWO-2078
Kapaciteti 20 litra
Fuqia dalëse 800 W
Konsumi i energjisë 1200 W
Tensioni / Frekuenca 230 V / 50 Hz
Dimensionet (G x Th x L) 45 x 35 x 26 cm
Pesha 10.5 kg
Lloji i kontrollit Butona mekanikë (kohëmatës dhe fuqi)
Lloji i derës Hapje anësore me dorezë
Drita e brendshme Po
Pjatë rrotulluese Pjatë qelqi, diametër 25 cm
Funksionet Gatim me mikrovalë, shkrirje
Kohëmatës Deri në 30 minuta
Siguria e fëmijëve Jo
Niveli i zhurmës 55 dB
Materialet Brendësi çelik inox, jashtme e lyer
Garancia 2 vjet
Udhëzime për pastrim Fshijeni me leckë të lagur; mos përdorni pastrues gërryes
Karakteristikat e sigurisë Ndërlidhje sigurie e derës, mbrojtje nga mbinxehja
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Pjata rrotulluese, siguresa, llamba në dispozicion nga qendrat e shërbimit
Riparueshmëria Dizajn modular; pjesë kryesore të zëvendësueshme
Aksesorët e përfshirë Pjatë rrotulluese prej qelqi, unazë rrotullimi, manual udhëzimesh

Pyetjet më të shpeshta - MWO-2078 Vivax

Si e vendos kohën e gatimit në Vivax MWO-2078?
Kthejeni pullën e kohëmatësit në drejtim të akrepave të orës në kohën e dëshiruar (deri në 30 minuta). Mikrovala do të fillojë menjëherë. Për të ndaluar, kthejeni pullën në 0 ose hapni derën.
A mund të përdor enë metalike në Vivax MWO-2078?
Jo, enët metalike mund të shkaktojnë shkëndija dhe të dëmtojnë mikrovalën. Përdorni vetëm enë qelqi, qeramike ose plastike të sigurta për mikrovalë.
Si të shkrij ushqimin duke përdorur këtë mikrovalë?
Ky model nuk ka një funksion të dedikuar shkrirjeje. Vendosni pullën e fuqisë në një vendosje të ulët (p.sh., 30% fuqi) dhe rregulloni kohën bazuar në peshën e ushqimit. Kthejeni ushqimin herë pas here.
Çfarë bën pulla e fuqisë?
Pulla e fuqisë rregullon nivelin e fuqisë së mikrovalës. Vendosjet variojnë nga e ulët (për ngrohje të butë ose shkrirje) në të lartë (për gatim me fuqi të plotë). Referojuni manualit për vendosjet e rekomanduara.
Pse mikrovala ime nuk ngroh?
Kontrolloni që dera të jetë plotësisht e mbyllur, kohëmatësi i vendosur dhe energjia e ndezur. Nëse ende nuk nxehet, siguresa ose magnetroni mund të jenë të dëmtuar. Kontaktoni një qendër shërbimi.
Si të pastroj brendësinë e mikrovalës?
Fshijeni brendësinë me një leckë të lagur dhe detergjent të butë. Mos përdorni pastrues gërryes ose jastëkë fërkimi. Për erërat, vendosni një tas me ujë me lëng limoni dhe vendoseni në mikrovalë për 2 minuta.
A mund ta vendos mikrovalën sipër pajisjeve të tjera?
Jo, vendoseni mikrovalën në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme me të paktën 10 cm hapësirë rreth saj për ventilim. Mos bllokoni vrimat e ventilimit.
Cili është kapaciteti i Vivax MWO-2078?
Pjekja ka një kapacitet prej 20 litrash, i përshtatshëm për enë të vogla dhe të mesme. Diametri i pjatës rrotulluese është 25 cm.
Si të ndërroj llambën e brendshme?
Shkëputeni mikrovalën nga energjia. Hiqni kapakun e vidës, zëvendësoni llambën me një llambë mikrovalë 20W/230V (në dispozicion nga qendrat e shërbimit). Rimbledheni me kujdes.
A ka kjo mikrovalë siguri për fëmijë?
Jo, Vivax MWO-2078 nuk ka funksion sigurie për fëmijë. Mbikëqyrni fëmijët kur përdorni mikrovalën.

Pyetjet e përdoruesve rreth MWO-2078 Vivax

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë mikrovalësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MWO-2078 - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MWO-2078 e markës Vivax.

MANUAL I PËRDORUESIT MWO-2078 Vivax

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Serviset e autorizuara

SLO

Navodila za uporabo

Garancijski list / Servisna mesta

SK

Návod na použitie

Prodhuesi është ekskluzivisht përgjegjës për lëshimin e deklaratës së konformitetit të BE-së

Emri dhe adresa e prodhuesit:

M SAN Grupa d.o.o.

Dugoselska ulica 5, 10372 Rugvica, Hrvatska (Croatia)

Subjekti i deklaratës:

Produkt: MIKROVALE

Emri i markës: VIVAX

Model: MWO-2077, HMWO-2078

Objekti i deklaratës në fjalë është në përputhje me legjislacionin përkatës të Unionit për harmonizim:

Referenca në standardet e harmonizuara të aplikuara ose referenca në specifikimin teknik në lidhje me të cilin deklarohet konformiteti:

EN 55011:2016+A11:2020

EN 55014-1:2017+A11:2020

EN 55014-2:2015

EN IEC 61000-3-2:2019

EN 61000-3-3:2013+A1:2019

EN 60335-1:2012+A11:2014+A13:2017+A1:2019+A2:2019+A14:2019

EN 60335-2-9:2003+A1:2004+A2:2006+A12:2007+A13:2010+AC:2011+AC:2012

EN 60335-2-25:2012+A1:2015+A2:2016

EN 62233:2008

EN 50564:2011

EN 62321-1:2013

EN 62321-2:2014

EN 62321-4:2014

EN H62321-5:2014

EN 62321-6:2015

EN 62321-7-1:2015

EN 62321-7-2:2017

EN 62321-8:2017

Shkup, 24.8.2023

Vendi dhe data e lëshimit

Vivax MWO-2078 - SK - 1

PAKOM

Emri / funksioni / nënshkrimi

Pakom Kompani dooel Shkup: Jadranska Magistrala nr. 12.

P.Fah 829/1000 Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut

TVSH: AIK-030992148501, NLB Bank AD 210-0453086101-55

Tel.: +389 (0)2 3202 800 Faks: +389 (0)2 3202 892

http://www.pakom.com.mk E-mail: firance@pakom.com.mk

VIVAX

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Shërbimet e autorizuara

Vivax MWO-2078 - VIVAX - 1

Kjo pajisje përmbush standardet më të larta dhe sjell teknologji inovative dhe komoditet më të lartë të përdorimit.

Lexoni me kujdes këto udhëzime para përdorimit të mikrovalës tuaj të re dhe vendosni udhëzimet në një vend të sigurt dhe të njohur për t'i pasur në rast të përdorimit në të ardhmen.

Nëse ndiqni këto udhëzime dhe respektoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, mikrovala juaj e re do t'ju shërbejë në mënyrë të besueshme për vite të tëra.

RUAJINI KËTO UDHËZIME EDHE NËSE E SHITNI OSE DHURONI KËTË PAJISJE PERSONAVE TË TJERË; PATJETËR SHTONI EDHE KËTO UDHËZIME!

MASA SIGURIE PËR SHMANGIE TË EKSPOZIMIT POTENCIAL TË RREZATIMIT TË MIKROVALËVE

(a) Mos e përdorni mikrovalën derisa dyert e furrës janë të hapura, pasi kjo mund të rezultojë me ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë mikrovale. Është e rëndësishme që qarku elektrik të mos rirregullohet dhe të mos kryhen riparime dhe punë të paautorizuara që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.

(b) Mos vëni asnjë send mes derës dhe hapësirës për enë brenda mikrovalës dhe kini kujdes që të mos mblidhet papastërti ose mbeturina të mjeteve për pastrim të derës.

(c) PARALAJMËRIM: Nëse ka ndonjë dëmtim tek dera, mikrovala nuk duhet të përdoret, derisa personi i autorizuar për riparim nuk e mënjanon problemin.

SHTOJCË

Nëse pajisja nuk mirëmbahet dhe pastrohet rregullisht, mund të dëmtohet sipërfaqja e saj, e kjo do të ndikojë në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata potencialisht të rrezikshme.

Ju lutemi të lexoni paralajmërimet e sigurisë në vijim dhe të ruani këto udhëzime për përdorim në të ardhmen. Gjithmonë ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e dhëna në pajisje.

Specifikime:

Modeli: MWO-2077 MWO-2078
Fuqia e punës:230V~ 50Hz
Fuqia hyrëse (mikrovale)1050W
Fuqia dalëse (mikrovale)700W
Kapacitet i mikrovalës:20 L
Diametri i platformës rrotulluese: 255 mm
Diametri i jashtëm:440x336x259mm440x343x259mm
Neto pesha:rreth 10.4 kgrreth 10.3 kg
Konsum:Modalitet fjetjeje (Standby):0W Modalitet i fikur (Off): 0,1 W
Koha maksimale e nevojshme që mikrovala të arrijë automatiklsht mënyrën e zbatueshme të punës ose gjendjen e fuqlsë së ulët.0 min

PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE

Rrufeja me simbolin e shigjetës brenda trekëndëshit barabrinjës paralajmëron përdoruesin për praninë e rrymës së rrezikshme dhe të jo-izoluar brenda produktit, e cila mund të jetë aq e fuqishme sa të paraqesë rrezik nga goditja elektrike.

Pikëçuditja brenda trekëndëshit barabrinjës paralajmëron përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorim dhe mirëmbajtje në dokumentin që i jepet me produktin.

Vivax MWO-2078 - PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME DHE UDHËZIME SIGURIE - 1

KUJDES

Vivax MWO-2078 - KUJDES - 1

RREZIK NGA GODITJA ELEKTRIKE MOS HAPNI

Mos e hiqni kapakun e pajisjes. Në asnjë rast përdoruesit nuk i lejohet të kryejë çfarëdo pune riparimi apo rirregullimi të pajisjes. Lëreni këtë punë për riparuesin e kualifikuar me autorizim.

Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, goditja elektrike, lëndimi ose ekspozimi i tepërt ndaj energjisë dhe rrezatimit mikrovalë, kur përdorni pajisjen, gjithmonë ndiqni masat themelore parandaluese, duke përfshirë edhe këto në vijim:

  1. Paralajmërim: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të ngrohen në enë të mbyllura, pasi që kjo mund të shkaktojë eksplozion.
  2. Paralajmërim: Është e rrezikshme, përveç për riparuesit e kualifikuar me autorizim, të kryhet çfarëdo riparimi ose rregullimi i pajisjes që përfshin heqjen e kapakut i cili mbron personat nga ekspozimi ndaj energjisë mikrovalore.
  3. Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijë më të mëdhenj se 8 vjet dhe persona me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi të përvojës dhe njohurisë, vetëm nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime për përdorim të sigurt të pajisjes, dhe nëse

janë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijë më të vegjël se 8 vjet dhe kur nuk janë nën mbikëqyrje.

  1. Mbajeni pajisjen dhe kabllon e saj larg duarve të fëmijëve më të vegjël se 8 vjet.
  2. Përdorni vetëm mjete që janë të përshtatshme për përdorim me mikrovalë.
  3. Mikrovalën duhet ta pastroni rregullisht dhe të hiqni të gjitha mbeturinat e ushqimit.
  4. Lexoni dhe përmbajuni “MASAVE PËR KUJDES PËR SHMANGIE TË EKSPOZIMIT TË MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË MIKROVALE”
  5. Gjatë ngrohjes së ushqimit në enë të plastikës ose letrës mbani vëmendjen tek mikrovala për shkak të mundësisë për djegie dhe zjarr.
  6. Nëse ka tym të dukshëm, shkyçeni ose hiqni pajisjen nga rryma dhe lëreni derën të hapur që së pari të fiket zjarri.
  7. Mos tej-ngrohni ushqimin.
  8. Mos përdorni brendinë e mikrovalës për ruajtje të ushqimit. Mos përgatitni ose ruani ushqime si buka, keksi ose të ngjashme brenda mikrovalës.
  9. Hiqni të gjitha lidhëzat metalike për lidhje dhe dorezat metalike nga enët/qeskat e letrës ose plastikës para se t'i vendosni në mikrovalën.
  10. Instaloni dhe vendosni këtë mikrovalë në pajtim me udhëzimet për instalim.
  11. Vezët në lëvore ose vezët e ziera shumë nuk duhet të ngrohen në mikrovalë pasi që mund të shkaktohet eksplozion, madje edhe pasi mikrovala të përfundojë me ngrohjen e ushqimit.
  12. Kjo pajisje është e dedikuar për përdorim në amvisëri dhe hapësira të ngjashme, siç janë:

- kuzhina të personelit në dyqane, zyra dhe hapësira të ngjashme pune;

  • - nga mysafirët në hotele, motele dhe hapësira të ngjashme banimi;
  • - në shtëpi fshati që jepen me qira;
  • - në hapësira të cilat ofrojnë "shtrat dhe mëngjes".
  • Nëse kablloja e rrymës është dëmtuar, për të shmangur situata që mund të jenë të rrezikshme, kablloja duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, riparuesi ose person tjetër i kualifikuar.
  • Mos e ruani ose përdorni pajisjen jashtë ose në vend të hapur.
  • Mos e përdorni këtë mikrovalë në afërsi të ujit, në hapësira me lagështi ose në afërsi të pishinës.
  • Temperatura e pjesëve që preken gjatë kohës së punës të pajisjes mund të jetë e lartë. Sipërfaqet zakonisht ngrohen gjatë përdorimit. Mbani kabllon e rrymës larg sipërfaqeve të nxehura dhe mos i mbuloni hapjet në shtëpizën të cilat shërbejnë për ventilim dhe ftohje të pajisjes.
  • Kini kujdes që kablloja mos varet nga këndi i tavolinës ose sipërfaqes.
  • Nëse nuk e mbani mikrovalën në gjendje të pastër për periudhë më të gjatë, kjo mund të shkaktojë dëmtim të sipërfaqes, që mund të ketë efekt negativ në përdorueshmërinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të rrezikshme. Dëmtimet e tilla nuk hyjnë në garanci.
  • Përmbajtja e shisheve për ushqyerje dhe kavanozave për foshnje duhet të përzihen ose shkunden prej më parë, kurse temperaturën para konsumimit të kontrolloni, që të shmangni djegie dhe lëndime.
  • Ngrohja e pijeve me mikrovale mund të rezultojë me zierje të shtyrë eruptive, ashtu që duhet të kini kujdes për këtë gjatë përdorimit të enëve.
  • Pajisja nuk është e paraparë për përdorim nga persona tjerë (përfshirë edhe fëmijë) me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, përveç nëse nuk janë nën

mbikëqyrje ose nëse kanë marrë udhëzime për përdorim nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.

  1. Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje gjatë gjithë kohës për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
  2. Pajisjet nuk janë të destinuara për t'u përdorur me kohëmatës të jashtëm ose sisteme me telekomandë.
  3. PARALAJMËRIM: Pjesët e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg pajisjes, përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
  4. Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
  5. Gjatë përdorimit, pajisja nxehet. Duhet të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse në mikrovalë.
  6. Përdorni vetëm sonda të temperaturës të rekomanduara për këtë mikrovalë (vetëm për mikrovalët që kanë mundësi përdorimi të sondës së temperaturës).
  7. Ana e pasme e pajisjes duhet të vendoset pranë murit.
  8. Mikrovala nuk duhet të vendoset ose instalohet brenda mobiljeve të kuzhinës.
  9. Mikrovala është e destinuar për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose e veshjeve, jastëkëve, pantoflave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të ngjashme mund të shkaktojë rrezik lëndimi, djegieje ose zjarri.

LEXONI ME KUJDES KËTO UDHËZIME DHE RUAJINI NË NJË VEND TË SIGURT PËR REFERENCA NË TË ARDHMEN

Si të zvogëlohet rreziku nga lëndimet: Instalimi dhe tokëzimi

RREZIK

Rrezik nga goditja

elektrike: Prekja e disa pjesëve të brendshme mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje. Mos e çmontoni pajisjen.

PARALAJMËRIM

Rrezik nga goditja

elektrike: Përdorimi i gabuar i tokëzimit mund të çojë në goditje elektrike. Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast të një qarku të shkurtër, tokëzimi zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike, ku tokëzimi çon rrymën nëpërmjet drejtuesit të tokëzimit.

Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo që ka një drejtues të tokëzimit dhe prizë me tokëzim. Priza duhet të kyçet në prizë muri që është instaluar siç duhet dhe të tokëzuar. Kontaktoni një elektricist apo riparues të kualifikuar në qoftë se udhëzimet për tokëzim nuk janë krejtësisht të qarta ose nëse dyshohet se pajisja nuk është e tokëzuar siç duhet. Nëse është e nevojshme të përdorni një kabllo zgjatëse, përdorni vetëm kabllo 3-telëshe.

  1. Kablloja e shkurtër e rrymës për pajisjen përdoret për të zvogëluar rrezikun e ngatërresës apo pengimit mbi kabllo të gjata.
  2. Nëse përdoren kabllo ose kabllo zgjatëse të gjata:

1) Të dhënat dhe karakteristikat e kabllos së dytë apo kabllos zgjatëse duhet të jenë të barabarta me të dhënat e pajisjes.

2) Kablloja zgjatëse duhet të jetë kabllo 3-telëshe me tokëzim.

3) Kablloja e gjatë duhet të vendoset në mënyrë që të mos varet nga rafti ose nga tavolina që të shmanget tërhiqja e kabllos nga fëmijët ose pengimi i rastësishëm.

PASTRIMI

Gjithmonë së pari shkyçni pajisjen nga burimi i rrymës.

  1. Pastroni brendinë e mikrovalës me leckë të njomur pas përdorimit.
  2. Mjetet e mikrovalës pastroni në mënyrën e zakonshme në ujë me shkumë.
  3. Korniza e derës, doreza dhe pjesët tjera duhet të pastrohen me kujdes me leckë të njomur, sipas nevojës kur vëreni që janë përlyer.
  4. Mos përdorni mjete të ashpra abrazive ose objekte të mprehta metalike për gërryerje për pastrim të qelqit në derën e mikrovalës, pasi që ato mund të dëmtojnë sipërfaqen përgjithmonë, që mund të çojë në dëmtim të qelqit dhe pjesëve tjera të mikrovalës.
  5. Këshillë për pastrim: Për pastrim më të lehtë të mureve të brendshme që vijnë në kontakt me ushqim: Vendoni gjysmë limoni në enë, shtoni 300ml (gotë të madhe) ujë dhe ngrohni në 100% fuqi të mikrovalës për 10 minuta. Fshini mikrovalën me leckë të butë, të thatë.

MJETE

KUJDES

Rrezik nga lëndimi!

Kryerja e çfarëdo Iloji të riparimit ose rregullimit që përfshin heqje të kapakut që mbron nga ekspozimi ndaj energjisë mikrovale paraqet rrezik prej ekspozimit ndaj energjisë mikrovale. Riparimin lëreni ta bëjë personeli i autorizuar për riparim.

Shikoni udhëzimet nën "Materiale që mund të përdorni në mikrovalën ose që duhet t'i shmangni në mikrovalën".

Ekzistojnë jete të caktuara jometalike të cilat nuk janë të sigurta për përdorim në mikrovalën. Nëse nuk jeni të sigurt, mjetet në pyetje mund të testoni me këtë procedurë:

Test për mjete:

  1. Mbushni enën që është e sigurt për përdorim në mikrovalën me një filxhan ujë të ftohtë (250 ml) dhe vendoni bashkë enën me mjetin që doni të testoni.
  2. Kyçni mikrovalën në fuqinë maksimale për 1 minutë.
  3. Prekni me kujdes mjetin e testuar. Nëse është i ngrohtë, atëherë nuk është i përshtatshëm për përdorim në mikrovalë.
  4. Mos kaloni më shumë se 1 minutë ngrohjeje.

Materiale të përshtatshme për mikrovalën

Mjete Vërejtje
Enë për pjekjeNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Fundi i enës për pjekje duhet të gjendet 5mm mbi pjatën rrotulluese. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë kërcitje të pjatës rrotulluese.
Enë të tavolinësVetëm ajo që është e sigurt për përdorim në mikrovalë. Mos përdorni enë të dëmtuara.
KAVANOZGjithmonë hiqni kapakun. Përdorni vetëm për ngrohje të ushqimit derisa nuk bëhet e ngrohtë. Shumica e kavanozave nuk janë rezistente ndaj ngrohtësisë dhe mund të pëlcasin.
Enë qelqiVetëm enët e qelqit që janë rezistente ndaj ngrohtësisë. Sigurohuni që nuk kanë pjesë metalike. Mos përdorni enë të dëmtuara.
Qeska për pjekjeNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos mbyllni qeskat me lidhëse metalike për lidhje. Lëreni qeskën të hapur që të mundësoni dalje të avullit.
Pjata dhe gota letrePërdorni vetëm për gatim/ngrohje afat-shkurtër. Mos lini mikrovalën pa mbikëqyrje gjatë punës.
Peceta letrePërdoren për mbulim të ushqimit gjatë ngrohjes dhe absorbimit të yndyrave. Përdorni atë nën mbikëqyrje dhe vetëm për gatim të shkurtër.
PergamenëPërdoreni për mbulim që të shmangni spërkatjen ose si mbulesë gjatë gatimit me avull.
PlastikëVetëm ajo që është e sigurt për përdorim në mikrovalë. Duhet të përmbajmë shenjën: "Microwave Safe". Disa enë plastike mund të zbuten gjatë ngrohjes së ushqimit. “Qeskat për gatim” dhe qeskat e plastikës të mbyllura mirë duhet të prehen ose tu bëhen hapje në përputhje me udhëzimet në paketim.
Paketim i plastikësVetëm ajo që është e sigurte për përdorim në mikrovalë. Përdorni për mbulim të ushqimit gjatë gatimit me qëllim të mbajtjes së lagështisë. Kini kujdes që mbulesa e plastikës mos të prekë ushqimin.
TermometraVetëm ato që janë të sigurta për përdorim në mikrovalë. (termometri për mish dhe sheqer).
Letër e parafinuarPërdorni për mbulim që të shmanget spërkatja dhe të mbahet lagështia

Materiale që duhet të shmangen në mikrovalë

Mjete Vërejtje
Pjatë aluminiMund të shkaktojë xixa. Vendosni ushqimin në enë të sigurt për përdorim në mikrovalë.
Karton për ushqim me dorezë metalikeMund të shkaktojë xixa. Vendosni ushqimin në enë të sigurt për përdorim në mikrovalë.
Mjete metalike ose të lyera me metalMetali e mbron ushqimin nga energjia mikrovale. Lyerjet me metal mund të shkaktojnë xixa.
Lidhëset metalike për lidhjeMund të shkaktojë xixa dhe të shkaktojë zjarr në mikrovalën.
Qeska letreMund të shkaktojë zjarr në mikrovalën.
Shkuma e plastikësShkuma e plastikës mund të shkrihet ose të kontaminojë lëngun ose ushqimin kur ekspozohet në temperatura të larta.
DruriDruri do të thahet nëse përdoret në mikrovalë, por gjithashtu mund edhe të pëlcasë ose të deformohet.

VENDOSJA E MIKROVALËS Emrat e pjesëve të mikrovalës dhe mjeteve

Nxirrni mikrovalën dhe të gjitha materialet nga kartoni dhe brendia e mikrovalës.

Mikrovala vjen me këto mjete:

  • pjatë qelqi x1
  • unazë e platformës rrotulluese x1
  • udhëzime për përdorim x1

Udhëzime për përdorim x1 F A G E D C B

Instalimi i platformës rrotulluese

Mesi (ana e poshtme) Pjata e qelqit Zgjatja për aksin e motorit për rrotullim të pjatës Unaza rrotulluese

A) Pllaka drejtuese B) Aksi i platformës rrotulluese C) Unaza e platformës rrotulluese D) Pjata e qelqit E) Dritarja për vështrim F) Dera G) Sistemi i sigurisë me bllokim

A. Asnjëherë mos vendosni pjatën e qelqit nga e prapa. Pjata e qelqit kurrë nuk duhet të bllokohet. B. Pjata e qelqit dhe unaza e platformës rrotulluese gjithmonë duhet të përdoren gjatë punës së mikrovalës. C. Tërë ushqimi dhe enët për ushqim gjithmonë vendosen në pjatën e qelqit. D. Nëse pjata e qelqit ose unaza e platformës rrotulluese pëlcasin, ju lutemi kontaktoni riparuesin më të afërt të autorizuar.

Përdorimi i parë

Para përdorimit të parë, doemos hiqni tërë ambalazhimin dhe mjetet nga pajisja.

Kontrolloni nëse ekziston brenda pajisjes ndonjë dëmtim si ndonjë gropë ose derë që nuk funksionon si duhet. Mos nisni të përdorni mikrovalën nëse është e dëmtuar. Kontaktoni shërbimin e autorizuar për riparim ose shitoren ku e keni blerë prodhimin.

Shtëpiza: Hiqni të gjitha fletat e holla dhe ambalazhimin nga shtëpiza dhe brenda mikrovalës.

Mos hiqni kartonin ngjyrë kafeje (mica karton) që gjendet brenda hapësirës së mikrovalës. Mica kartoni shërben për mbrojtje të magnetronit!

Instalimi

  1. Zgjidhni sipërfaqen që siguron mjaft hapësirë të lirë për hapjet hyrëse dhe/ose dalëse.

30cm 0cm 20cm 20cm Min 85cm

a. Lartësia minimale e instalimit është 85 cm nga dyshemeja. b. Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pranë murit. Lëni hapësirë prej së paku 30 cm mbi mikrovalën. Largësia minimale e mikrovalës nga elementet tjera është 20 cm. c. Mos i hiqni këmbëzat nga ana e poshtme e mikrovalës. d. Bllokimi i hapjeve hyrëse mund të dëmtojë mikrovalën. e. Vendoseni mikrovalën sa më larg që të jetë e mundur nga radio

dhe TV pranuesit. Puna e mikrovalës mund të shkaktojë pengim të sinjalit.

  1. Mikrovalën duhet ta kyçni në prizë standarde të murit me tokëzim në amvisërinë tuaj. Sigurohuni që furnizimi i rrymës dhe frekuenca përputhen me të dhënat në pllakën-ngjitëse të pajisjes.

PARALAJMËRIM:

Mikrovalën mos e instaloni mbi stufë ose pajisje tjetër që prodhon nxehtësi. Nëse e instaloni afër ose mbi burimin e nxehtësisë, mikrovala mund të dëmtohet dhe garancia nuk mbulon dëmtime të tilla.

Sipërfaqet që mund të preken, gjatë punës mund të jenë të nxehta.

Vivax MWO-2078 - PARALAJMËRIM: - 1

PËRDORIMI

Pllaka kontrolluese dhe karakteristikat Udhëzime për përdorim

POWERVivax MWO-2078 - Pllaka kontrolluese dhe karakteristikat Udhëzime për përdorim - 1

Vivax MWO-2078 - Pllaka kontrolluese dhe karakteristikat Udhëzime për përdorim - 2

  1. Nëse pajisja nuk është në përdorim, kohën gjithmonë vendoseni në "0".
  2. Fuqinë e gatimit vendoseni me rrotullimin e butonit POWER në vlerën e dëshiruar.
  3. Kohën e gatimit vendoseni me rrotullimin e butonit TIMER në kohën e dëshiruar sipas udhëzimeve të dhëna më poshtë në tabelë.
  4. Mikrovala automatikisht do të nisë me punë pas rregullimit të fuqisë dhe kohës.
  5. Kur kalon koha e gatimit, pajisja do të bëjë tingull me sinjal me zë dhe automatikisht do të shkyçet.

Kujdes: Pas heqjes së ushqimit nga mikrovala, doemos vendosni butonin rrotullues TIMER në „0“ (zero). Nëse nuk e bëni këtë dhe mikrovala vazhdon të punojë pa ushqim, mund të vijë deri në nxehje të tepërt dhe dëmtim të magnetronit.

Funksioni/fuqiaFuqia dalësePërdorimi
Low (Ulët)17% mikro.Shkrirje e akullores
M.Low (Mesme-ulët (shkrirje)33% mikro.Supë, zbutje e gjalpit ose shkrirje
Mid (Mesme)55% mikro.Gullash, peshk
M.High (Mesme-lartë)77% mikro.Oriz, peshk, pulë, mish i grirë
High (Lartë)100% mikro.Ngrohje, qumësht, zierje e ujit, perime, pemë

Mënjanimi i problemeve

Normalisht
Mikrovala pengon sinjalin e TV-sëRadio dhe TV pranimi mund të jetë i penguar gjatë punës së mikrovalës. Kjo është e ngjashme si interferenca tek pajisjet e vogla elektrike, si që janë përzierësi, thithësja elektrike dhe ventilatori elektrik. Kjo është normale. hiqni pajisjen nga mikrovala.
Dritë e dobët në mikrovalënGjatë gatimit me fuqi të dobët, drita mund të bëhet e dobët. Kjo është normale.
Avulli mblidhet tek dera, ajri i nxehtë del nga hapjaGjatë gatimit avulli mund të dalë nga ushqimi. Por një pjesë e saj do të grumbullohet në vende të ftohta si dera e mikrovalës. Kjo është normale.
Rastësisht është kyçur puna e mikrovalës, pa ushqimNdalohet dhe është i rrezikshëm lëshimi i pajisjes pa ushqim. Kjo është shumë e rrezikshme. Menjëherë shkyçni mikrovalën!
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhje
Mikrovala nuk mund të kyçetKablloja e rrymës nuk është vënë si duhetShkyçni dhe përsëri kyçni prizën pas 10 sekondave.
Siguresa është djegur ose ka “kërcyer”.Ndërroni siguresën ose rirregulloni kapakun (nga riparues i autorizuar profesionist)
Probleme me prizën e muritTestoni prizën e murit me pajisje tjetër elektrike
Mikrovala nuk ngrohDera nuk është mbyllur si duhetMbyllni derën si duhet
Pjata rrethore që rrotullohet prodhon zë të çuditshëm gjatë punës së mikrovalësNë pjesën e unazës rrotulluese në fund të mikrovalës është mbledhur papastërtiShihni “Pastrimi i mikrovalës” për pastrim të mjeteve dhe pjesëve të mikrovalës.

Qëndrim miqësor ndaj mjedisit

Vivax MWO-2078 - Qëndrim miqësor ndaj mjedisit - 1

Prodhimet e shënuara me këtë simbol tregojnë se prodhimi i përket një grupi të pajisjeve elektrike dhe elektronike (prodhime EE), dhe nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturina shtëpiake ose të rënda.

Trajtimi i saktë, asgjësimi dhe riciklimi i prodhimeve,

parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm ose hedhjen e këtij prodhimi.

Për më shumë informacione në lidhje me riciklimin dhe asgjësimin e këtij prodhimi, ju lutemi kontaktoni tuaj lokale për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme ose dyqanin tuaj, ku keni blerë prodhimin.

EU Deklarata e përputhshmërisë

Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

Deklarata e BE-së për përputhshmérinë mund të shkarkohet nga linkun e mëposhtëm: www.msan.hr/dokumentacijaartiklala

VIVAX

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj se ju do të jeni të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin ose me personin i cili e shet produktin tonë. JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT TË PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET TË CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!

  1. Me këtë garanci, prodhuesi i produktit, përmes PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l. si kontraktues dhe zbatues i garancisë në Republikën e Maqedonisë, garanton riparim falas në përputhje me rregulloret në fuqi dhe kushtet e specifikuara në këtë fletë garancie. Me këtë garanci, ne garantojmë që lënda e garancisë do të funksionojë pa gabime të shkaktuara nga punimi i mundshëm i dobët dhe përdorimi i materialit dhe punimit të gjatë. Të gjitha këto defekte do të riparohen pa pagesë nga shërbimi i autorizuar gjatë periudhës së garancisë.

KUSHTET E GARANCISË:

  1. Periudha e garancisë fillon nga dita e blerjes së produktit dhe zgjat 12 muaj.
  2. Në rast të një defekti në produktin që i nënshtrohet kësaj garancie, ne marrim përsipër ta riparojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe më së voni brenda 30 ditëve pune. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 30 ditëve të punës, ai do të zëvendësohet me një të ri. Nëse sjellja e produktit zgjat më shumë se 10 ditë, garancia zgjatet për një kohëzgjatje prej 30 ditësh nga dita e riparimit.
  3. Garancia njihet vetëm me paraqitjen e një faturë blerjeje dhe këtë kartë garancie, e cila duhet të jetë e nënshkruar siç duhet nga shitësi, pra duhet të përmbajë datën e shitjes, vulën dhe shënimin e shitësit.
  4. Ekzekutuesi i garancisë ofron shërbim dhe pjesë këmbimi për 5 vjet nga data e prodhimit.

GARANCIA NUK MBUSH:

  1. Kontrolle të rregullta, mirëmbajtje dhe ndërim të materialeve harxhuese. Rregullime ose ndryshime për të përmirësuar produktin për qëllime që nuk janë të specifikuara në udhëzimet teknike për përdorim, përveç nëse importuesi PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l është pajtuar me këto ndryshime.

GARANCIJA NUK NJOHET NË RASTET E MËPOSHTME

  • Nëse blerësi nuk dorëzon një kartë garancie dhe faturë të vlefshme.
  • Nëse blerësi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e produktit.
  • Nëse produkti është hapur, modifikuar ose riparuar nga persona të paautorizuar.
  • Nëse defektet në kanal janë shkaktuar nga forca madhore, si rrufeja, goditja elektrike në rrjetin elektrik, aksidentet elektrike etj.
  • Nëse defektet kanë ndodhur për shkak të përdorimit jo të duhur ose transportit jo të duhur.
  • Nëse defekti ka ndodhur për shkak të një gabimi në sistemin me të cilin është lidhur produkti.

Kjo garanci nuk i ndryshon të drejtat ligjore që vlejnë në Republikën e Maqedonisë në lidhje me të drejtat e përcaktuara me produktin. Deklaratë: Konsumatori ka të drejta ligjore që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar që rregullon shitjen e produkteve dhe se këto të drejta nuk cenohen nga garancia.

Servisi qendror: PAKOM KOMPANI d.o.o.e.l, rrugë Vangel Necevski nr 43, 1000 Shkup

Tel 02 3202 800, Faks: 02 3202 892 www.pakom.com.mk, www.vivax.com

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS

DATA RIPARIMIT

DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT
DATA PRANIMIT PAISJES SERVIS
DATA RIPARIMIT

SHERBEMI I AUTORIZUAR VIVAX MK (AL)

ГрадСервисАдресаТелефон
ShkupDS-ElektroBul. Maqedonia nr. 5 078 327 685
ShkupNipan – StefanYurij Gagarin 87 076 423 071
ShtipPako ServisNikola Chaulev 3070 720 709
VelesElektronMarshal Tito 108 043 231 381
KavadarDallas ExpressVisheshnica 6070 218 213
KavadarAce ServisBel Kamen 45 070 394 374
GjevgjeliEko Frigo TermIvo Lola Ribar 43 070 320 708
PrilepMIS Elektrokompani11 Oktomvri 7a 048 427 009
ResnjeVlado Blazhevski070 249 343
PehcevoAlfa ElektrotehnikaVancho Kitanov 17 070 639 030
St. NikoleS-MLeninova bb 070 632 829
Kriva PallankaAmper MladenBoris Kidric 19 070 271 611
KercoveRazladi EM AA4. Korrik 125 071 338 875
ManastirFrigomont DvaTrifun Panovski 28 070 269 313
TetoveStarter FonUl.120 nr.10 044 333 590
GostivariServis FrigoNikola Parapunov 72 070 215 420
OherRit ElektronikaTuristica 44a 046 261 281
StrugeMaktri OjleskiNaum Naumovski Borhe 28 075 521 691
StrugeLED ElektronikaCvetan Dimov 22 070 304 724
DiberKrenar MDVenec 2 66. 070 443 361

FLETGARANCIONI KS

VIVAX

EMRI PRODUKTU

LLOJI DHE MODELI

PRODHUESI

EMËRTIMI APO EMRI I SHITËSIT

NUMRI SERIAL

VULA: NËNSHKRIMI I PËRSONIT

TË NDERUAR BLERËS!

Faleminderit për blerjen tuaj dhe shpresoj se do të jeni të kënaqur me përzgjedhjen. Nëse periudha e garancionit është e nevojshme për të riparuar produktin, ju lutem konsultohuni me shitësin ose me personin i cili e shet produktin tonë. JU LUTEM LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT TË PRODUKTIT DOKUMENTET TEKNIKE DHE MANUALET TË CILAT JANË VENDOSUR NË KUTI!

GARANCI DEKLARATA:

Kjo fletëgarancion ju garanton që prodhuesi, nëpërmjet AskTec Ltd, si një importues dhe ofrues i sigurisë në Republikën e Kosovës, një riparim të lirë të njëjtë në përputhje me rregullat e zbatueshme në pajtim me kushtet e përshkruara në këtë fletëgarancion

KUSHTET E GARANCIONIT:

  1. Kjo fletëgarancion, ne garantojmë se ju do të jeni subjekt i kësaj pune garancie pa gabime të mundshme të shkaktuara nga mjeshtëria e profesionalizuar dhe nga materiali i dobët. Të gjitha gabimet që mund të ndodhin do të korrigjohen pa pagesë në një shërbim garancioni të autorizuar.

PERIUDHA E GARANCIONIT: Garancioni fillon nga dita e blerjes dhe vazhdon deri 24 muaj.

  1. Në rast prishjeje të produktit do të mbulohet nga ky garancion, zotohemi për ta rregulluar njëjtin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 45 ditë. Nëse produkti nuk mund të riparohet ose nuk riparohet brenda 45 ditëve, ai do të zëvendësohet.
  2. Nëse procedura e riparimit zgjat më shumë se 10 ditë, garancioni do të shtyhet për kohëzgjatjen e riparimit.
  3. Garancioni është i njohur vetëm me një faturë shitjeje, dhe me kartën e garancionit e cila duhet të plotësohet si duhet dhe duhet të përfshijë datën e shitjes, vulën dhe nënshkrimin e shitësit.
  4. Prodhuesi ofron pjesë servisi në afat prej 7 vjetësh.

GARANCIONI NUK MBULON:

  1. Inspektimin e rregullt, mirëmbajtjen, ndërrimin e pjesëve harxhuese.
  2. Rregullim ose ndryshim në përmirësimin e produktit për zbatime që nuk janë përshkruar në udhëzimet teknike për përdorim, përveç modifikimeve të paraqitura me pëlqimin e AskTec LLC

GARANCIONI NUK PRANOHET NË KËTO RASTE:

  • Nëse një klient nuk paraqet kartën e saktë të garancionit dhe faturën e blerjes.
  • Në qoftë se blerësi nuk përmbush udhëzimet mbi përdorimin e produktit.
  • Nëse produkti është i hapur, modifikuar ose riparuar nga personi i paautorizuar.
  • Nëse dështimet e produktit janë shkaktuar nga forca madhore, të tilla si rrufeja, elektriciteti në fatkeqësitë e rrjetit elektrik.
  • Nëse dështimet shkaktojnë dëme nga përdorimi i pavend ose transporti i pahijshëm. Nëse defekti është një defekt në sistemin në të cilin produkti është i lidhur.

DATA E PRANIMIT TË PAJISJES SERVISI

DATA E RIPARIMIT

DATA E PRANIMIT TË PAJISJES SERVISI

DATA E RIPARIMIT

DATA E PRANIMIT TË PAJISJES SERVISI

DATA E RIPARIMIT

Ask tec d.o.o., Tahir Zajmi (Kosovatex)

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 38 771 001, E-mail: info@asktec-ks.com

SERVISI Tel: +381 38 771 003

Fax: +381 38 771 000

GARANCIJSKI LIST

MODEL NAPRAVE

SERIJSKA ŠTEVILKA

DATUM DOBAVE BLAGA

ŠTEVILKA PRODAJALČEVEGA RAČUNA

PRODAJNO MESTO

PODPIS IN ŽIG PRODAJALCA

VIVAX

SLO

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Vivax

Modeli : MWO-2078

Kategori : Furrë mikrovalësh