GORENJE BCI7321SX - Sobë

BCI7321SX - Sobë GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BCI7321SX GORENJE në format PDF.

📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE BCI7321SX - page 88
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i pajisjes Sobë
Marka Gorenje
Modeli BCI7321SX
Lloji i kontrollit Elektronik me prekje të ndjeshme
Ekrani Dixhital (orë, kohëzgjatje, përfundim i pjekjes, sinjalizues)
Programues elektronik Po
Rregullimi i kohëzgjatjes së pjekjes Deri në 10 orë
Rregullimi i orës së përfundimit të pjekjes Deri në 10 orë nga ora aktuale
Programim i vonuar Deri në 24 orë përpara
Funksioni i sinjalizuesit zanor Po, deri në 10 orë
Rregullimi i volumit të zërit 4 nivele të rregullueshme
Siguria për fëmijë Bllokimi i programuesit
Ndryshimi i ndriçimit Ulje automatike pas 1 minute pa aktivitet
Anulimi i rregullimeve Shtypje e njëkohshme e tasteve B dhe C për 3 sekonda
Rregullimi i orës E nevojshme pas çdo ndërprerje të rrymës
Manuali i përdorimit Në dispozicion në disa gjuhë (96 faqe)

Pyetjet më të shpeshta - BCI7321SX GORENJE

Si të rregulloni orën e furrës?
Prekni tastin e ndjeshëm A për të zgjedhur ikonën e orës (4). Përdorni tastet B (minus) dhe C (plus) për të rregulluar orën. Konfirmoni duke prekur përsëri A ose prisni disa sekonda.
Si të rregulloni kohëzgjatjen e pjekjes?
Prekni A për të zgjedhur ikonën e kohëzgjatjes (1). Rregulloni kohën me B dhe C (maksimumi 10 orë). Ndezni furrën. Në fund, dëgjohet një sinjal zanor.
Si të programoni orën e përfundimit të pjekjes?
Sigurohuni që ora është e saktë. Prekni A për të zgjedhur ikonën e përfundimit (2). Rregulloni orën e dëshiruar me B dhe C. Ndezni furrën; ajo do të fiket automatikisht në orën e caktuar.
Si të përdorni programimin e vonuar?
Rregulloni fillimisht kohëzgjatjen e pjekjes (ikona 1), pastaj orën e përfundimit (ikona 2). Të dy ikonat ndizen. Ndezni furrën; ajo do të fillojë dhe do të ndalet automatikisht sipas rregullimeve tuaja.
Si të rregulloni sinjalizuesin zanor?
Prekni A për të zgjedhur ikonën e sinjalizuesit (3). Rregulloni kohën me B dhe C (maksimumi 10 orë). Sinjali zanor dëgjohet në fund. Gjatë minutës së fundit, koha shfaqet në sekonda.
Si të rregulloni volumin e sinjalit zanor?
Asnjë funksion aktiv, prekni B për 3 sekonda. Shfaqet një tregues i volumit (nga 'o' në 'oooo'). Zgjidhni me B dhe konfirmoni me A.
Si të aktivizoni sigurinë për fëmijë?
Aktivizoni fillimisht një funksion (kohëzgjatje, përfundim ose sinjalizues). Prekni A për të zgjedhur ikonën e drynit (5). Prekni B ose C, shfaqet 'ON'. Konfirmoni me A. Për çaktivizimin, përsëritni të njëjtën procedurë deri sa 'OF' të shfaqet.
Si të anuloni një rregullim?
Për të anuluar gjithçka, prekni njëkohësisht B dhe C për 3 sekonda. Për një rregullim specifik, zgjidhni atë me A dhe më pas prekni B dhe C së bashku.
Çfarë të bëni pas një ndërprerjeje të rrymës?
Pas një ndërprerjeje, ekrani tregon 'META' ose 'GLAS' dhe më pas pulson. Rregulloni orën duke prekur B dhe C që furra të funksionojë. Rregullimet ruhen për mikro-ndërprerje më pak se 2 minuta.
Pse pulson ekrani?
Pulsimi tregon se një rregullim është në pritje për konfirmim. Nëse ikona pulson shpejt, mund të ndryshoni vlerën. Pas 5 sekondash, pulsimi ngadalësohet dhe ora e caktuar shfaqet.

Pyetjet e përdoruesve rreth BCI7321SX GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Sobë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BCI7321SX - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BCI7321SX e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT BCI7321SX GORENJE

A Butoni për përzgjedhjen dhe konfirmimin e rregullimit
B Butoni për uljen e fuqisë së rregullimit
C Butoni për ritjen e fuqisë së rregullimit

Indikatorët:

1 Zgjatja e funksionimit të furrës
2 Përfundimi i funksionimit të furrës
3 Vërejtësi
4 Koha ditore
5 Mbyllja – mbrojtja për fëmijtë
6 Ora – shfaqja e kohës

  • Me prekjen rradhazi të butonit (A) përzgjedhni rregullime të ndryshme. Simboli i përzgjedhur në indikator rreh shpejtë dhe mund ta rregulloni ose ndryshoni funksionin. Pas 5 sekondash, simboli rreh më ngadalë dhe shfaq kohën e rregulluar. Simbolet që janë të ndryçuara, janë të përzgjedhura, por nuk shihen në indikator (6). Gjithmonë shihet rregullimi i përzgjedhur më së fundi.
  • Te çdo prekje e butonit, paraqitet sinjal i shkurtër zanor.
  • Nëqoftëse prekni butonet për rregullimin e vlerave (B) ose (C) më gjatë kohë, përshpejtësohet shpejtësia e ndryshimit të vlerave.
  • Kur e kyçni aparatin në rrjetë ose nëqoftëse dështon furnizimi me energji elektrike, për kohë të shkurtër fillimisht shfaqet »META« ose »GLAS«, pastaj në indikator rreh ca kohë. Që të funksionojë furra, me butonet (B dhe C) fillimisht rregulloni kohën e ditës.
  • Te dështimi i energjisë elektrike për më pak se dy minuta, të gjitha rregullimet e orës ruhen.

GORENJE BCI7321SX - Indikatorët: - 1

Që të përgjigjen më mirë butonet, ata prekni me sipërfaqe më të madhe të gishtave.

Rregullimi i kohës ditore

  • Orën e rregulloni në kohën e saktë ditore ashtu, që të prekni butonin për përzgjedhjen e rregullimeve (A). Përzgjedhni simbolin (4).
  • Me prekjen e butoneve (B dhe C) rregulloni kohën e saktë ditore.
  • Rregullimin e konfirmoni me prekjen e sërishme të butonit (A), respektivisht, pas ca sekondash automatikisht përzgjedhet vetë.

Me orën programuese mund të programoni funksionimin e furrës në 3 mënyra:

  • Rregullimi i zgjatjes së funksionimit - fillimi i menjëhershëm i funksionimit të furrës dhe pas një kohe të caktuar, ndërprerja automatike e funksionimit.
  • Rregullimi i përfundimit të funksionimit - përfundimi i funksionimit të furrës në kohën e caktuar.
  • Rregullimi i kyçjes me vonesë - në kohën e caktuar fillimi dhe përfundimi automatik i furrës.

Rregullimi i zgjatjes së funksionimit të furrës

Te mënyra në fjalë e programimit, caktoni kohën se sa gjatë kohë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit). Mundësia më e lartë e rregullimit është 10 orë!

  • Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Pas skadimit të kohës së rregulluar, furra automatikisht ndërpren funksionimin (përfundimi i pjekjes). Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i përfundimit të funksionimit të furrës

Te kjo mënyrë e rregulloni kohën se kur të ndërprejë furra funksionimin. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë, duke shiquar kohën momentale të ditës.

  • Kontroloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
  • Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (2). Në indikator shfaqet koha momentale e ditës. Me shtypjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën e përfundimit të funksionimit.
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon menjëherë funksionimin dhe ndërpren funksionimin në kohën e përzgjedhur. Paraqitet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund të ndërpreni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur ( _:_ _ ). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës, rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i kyçjes së furrës me vonesë

Te mënyra në fjalë e programimit caktoni kohën se sa gjatë të funksionojë furra (zgjatja e funksionimit) dhe në cilën orë të ndërprejë funksionimin (përfundimi i funksionimit).

Përfundimin e pjekjes mund të vononi më së shumti 24 orë në bazë të kohës momentale të ditës.

  • Kontroloni se a është ora e rregulluar në kohën e saktë ditore.
  • Rregullimi i kohës së funksionimit: Me shtypjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (1). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohëzgjatjen e funksionimit.
  • Rregullimi i përfundimit të funksionimit: Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (2). (Në indikator automatikisht shfaqet shuma e kohës ditore dhe kohës së zgjatjes së funksionimit të furrës). Me prekjen e butoneve (B) dhe (C) rregulloni kohën se kur të përfundojë pjekja.
  • Ora pret fillimin e kyçjes së pjekjes – ndriçojnë të dy simbolet (1 dhe 2).
  • Kyçni furrën (me pullat përkatëse të furrës rregulloni mënyrën dhe temperaturën e funksionimit të furrës). Furra fillon automatikisht në kohë të saktë të funksionojë (atëherë simboli (2) shuhet) dhe ndërpren funksionimin në kohën e përzgjedhur. Shfaqet sinjali zanor ndërprerës, e këtë mund të shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë.
  • Rrehin simboli (1) dhe shenja e shfaqur (_:_ _). Nëqoftëse dëshironi të vazhdoni me pjekjen, shtypni butonin (A) dhe sipas nevojës rregulloni kohën e re të zgjatjes.

Rregullimi i vërejtësit

Orën mund të përdorni si të pavarur (pavarësisht nga funksionimi i furrës) si vërejtës, i cili ju tërheq vërejtjen pas skadimit të kohës së rregulluar.

- Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (3). Me prekjen e butoneve sensorike (B) dhe (C) e rregulloni kohën e vërejtësit. Mundësia më e gjatë e rregullimit është 10 orë.

- Pasiqë skadon koha e rregulluar, shfaqet sinjali zanor ndërprerës, të cilin mund ta shkyçni me shtypjen e çfarëdo butoni, respektivisht pas 1 minute shkyçet vetë. Simboli (3) shuhet.

GORENJE BCI7321SX - Rregullimi i vërejtësit - 1

Minuta e fundit te skadimi i värejtësit është e shfaqur në intervalin sekondar.

Rregullimi i lartësisë së sinjalit zanor

Lartësinë e sinjalit zanor mund ta rregulloni kur nuk është i aktivizuar asnjë funksion kohor (shfaqet vetëm koha ditore).

  • Prekni butonin (B) rreth 3 sekonda, që të shfaqet indikacioni i lartësisë së zërit dhe tingulli përkatës. »oooo« për zërin më të lartë, respektivisht »o« për lartësinë minimale. Me prekjen rradhëshe të butonit (B) përzgjedhni ndërmjet të katër niveleve të lartësisë së zërit.
  • Lartësinë e përzgjedhur konfirmoni me prekjen e butonit (A), respektivisht pas ca sekondash automatikisht përzgjedhet.

Rregullimi i mbylljes

Orën mund të mbyllni vetëm atëherë kur keni të pararregulluar ndonjë funksion kohor (zgjatja e funksionimit, përfundimi i funksionimit ose vërejtësi). Furra do të funksionojë normalisht, por nuk do të mund të ndryshoni rregullimin.

Kyçja: Me prekjen e butonit (A) përzgjedhni simbolin (5). Me prekjen e butonit (B ose C) aktivizohet mbrojtja për fëmijtë dhe në indikator shfaqet “ON”. Rregullimin e konfirmoni me shtypjen e butonit (A).

Shkyçja: Me prekjen e butonit (B ose C) shkyçet mbrojtja për fëmijtë dhe në indikator shfaqet "OFF". Rregullimin nevojitet të konfi rmoni me shtypjen e butonit (A).

Ulja e ndriçueshmërisë së indikatorit

Një minutë pas shkyçjes së aparatit, ndriçueshmëria e indikatorit ulet.

Shnosja e rregullimeve kohore

  • Të gjitha rregullimet kohore mund të shnosni kurdo me shtypjen e njëkohëshme dhe mbajtjen 3 sekondëshe të butoneve sensorike (B dhe C). Programet e rregulluara automatikisht ndërprehen dhe ora rregullohet në gjendje të indikacionit të kohës ditore.
  • Rregullimin kohor individual mund të shnosni ashtu, që së pari e përzgjedhni me shtypjen e butonit (A), pastaj me shtypjen dhe mbajtjen e njëkoshme të butoneve (B dhe C) i shnosni rregullimet. Rregullimin mund të shnosni edhe me rregullimin në vlerën 0.00.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : BCI7321SX

Kategori : Sobë