VOX TO-01102 - Tostere

TO-01102 - Tostere VOX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TO-01102 VOX në format PDF.

📄 67 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice VOX TO-01102 - page 62
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Thotë për 2 feta
Marka VOX
Modeli TO-01102
Nivelet e kontrollit të ngjyrës 7 pozicione (1 më e lehtë, 7 më e errët)
Vendet për bukë 2 vende (vetëm për feta të rregullta)
Furnizimi me energji 220-240V ~ 50/60Hz (tipike)
Konsumi i energjisë Përafërsisht 750-900W
Përmasat (përafërsisht) 27 x 17 x 20 cm (Gjatësi x Gjerësi x Lartësi)
Pesha (përafërsisht) 1.2 kg
Gjatësia e kordonit Përafërsisht 80 cm
Materiali i kutisë Plastikë dhe çelik inox
Tabaka e thërrimeve E lëvizshme, rrëshqitëse në fund
Funksionet Ngritje automatike, buton anulimi, kontroll i nxirjes
Karakteristikat e sigurisë Prijë e tokëzuar, fikje automatike (përmes anulimit), sipërfaqe e ftohtë në prekje
Pastrimi Fshijeni sipërfaqen e jashtme me leckë të lagur; zbrazni tabakën e thërrimeve rregullisht
Pjesë këmbimi / Riparueshmëria Kontaktoni qendrën e shërbimit VOX; nuk ka pjesë që mund të shërbehen nga përdoruesi
Aksesorët e përfshirë Manual udhëzimi (shumëgjuhësh)
Garancia Kontrolloni tregtarin lokal VOX për detaje

Pyetjet më të shpeshta - TO-01102 VOX

A mund të thek më shumë se dy feta njëherësh?
Jo, VOX TO-01102 është një thotë për 2 feta. Fusni vetëm një fetë për vend për rezultatet më të mira.
Pse thota ime ka erë plastike të djegur herën e parë që e përdor?
Kjo është normale. Mbetjet e prodhimit digjen gjatë përdorimeve të para. Vëreni thotën pa bukë në një cilësim mesatar disa herë për të eliminuar erën.
Si ta pastroj tabakën e thërrimeve?
Shkëputni thotën nga priza dhe lëreni të ftohet. Nxirrni tabakën e thërrimeve nga fundi, zbrazni thërrimet, fshijeni me një leckë të lagur, thajeni mirë dhe rrëshqiteni përsëri në vend.
Thekja ime është shumë e lehtë ose shumë e errët. Si mund ta rregulloj?
Kthejeni pullën e kontrollit të nxirjes në një numër më të lartë për thekje më të errët ose në një numër më të ulët për më të lehtë. Cilësimi i mesëm (4) jep thekje të artë.
Çfarë duhet të bëj nëse buka ngec në thotë?
Shkëputni menjëherë thotën nga priza. Lëreni të ftohet, më pas hiqni butësisht bukën me një vegël druri ose plastike. Mos përdorni objekte metalike ose dëmtoni elementët ngrohës.
A mund ta përdor thotën për të ngrohur pasta ose bagels?
Po, por shikoni me kujdes për të shmangur djegien. Për artikuj më të gjatë, pozicionojini vertikalisht. Mos futni ushqime me mbushje që pikojnë si gjalpi.
Pse doreza e karrocës nuk qëndron poshtë?
Doreza bllokohet vetëm kur thota është e lidhur dhe e ndezur. Sigurohuni që kordoni i energjisë është i lidhur dhe priza funksionon. Nëse ende nuk qëndron, kontaktoni shërbimin VOX.
A është thota e sigurt për t'u përdorur pranë fëmijëve?
Kërkohet mbikëqyrje kur përdoret pranë fëmijëve. Mbajeni thotën jashtë arritjes së fëmijëve nën 8 vjeç. Sipërfaqja e jashtme mund të nxehet; përdorni vetëm dorezat.
Sa shpesh duhet ta zbraz tabakën e thërrimeve?
Zbrazni tabakën e thërrimeve të paktën një herë në javë ose pas përdorimit të rëndë për të parandaluar grumbullimin, i cili mund të shkaktojë tym ose zjarr.
A mund ta përdor thotën me një kordon zgjatues?
Nuk rekomandohet. Nëse është e nevojshme, përdorni një kordon të rëndë të vlerësuar për fuqinë e thotës dhe sigurohuni që të jetë i shkulur plotësisht për të shmangur mbinxehjen.

Pyetjet e përdoruesve rreth TO-01102 VOX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tostere në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TO-01102 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TO-01102 e markës VOX.

MANUAL I PËRDORUESIT TO-01102 VOX

Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për referencë të ardhme

UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË

Para përdorimit të kësaj pajisjeje elektrike duhet gjithmonë të përmbushen parakushtet të cilat përfshijnë si në vijim:

1) Lexoni këto udhëzime.
2. Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni i pajisses i përgjigjet tensionit në prizën e murit.
3. Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.

  1. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në ujë ose ndonjë lëng tjetër.

  2. Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.

  3. Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit.

  4. Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Nëse kablli i rrymës dëmtohet, atë mund t’a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar, për të shmangur lëndimet e mundshme.

  5. Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo trupi ngrohës.

  6. Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose të tjera. 10. Mos e përdorni aparatin për qëllime të tjera përveç asaj për çka është dedikuar.

  7. Pjesë të mëdha të ushqimit, paketime me foli alumini ose vegla nuk duhet të vendosen në toster pasi që mund të shkaktojnë zjarr ose goditje elektrike.

  8. Buka mund të digjet, prandaj tosterët nuk duhet të përdoren afër ose nën perde ose afër materialit i cili mund të digjet dhe duhet të mbikëqyret.

  9. Përdorimi i shtojcave të cilat nuk rekomandohen ose nuk blihen te prodhuesi mund të shkaktojnë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime te përdoruesi.

  10. Mos provoni të nxirrni ushqimin deri sa tosteri është duke punuar.

  11. Sigurohuni që të nxirrni bukën me kujdes pas tostimit për të parandaluar lëndimet.

  12. Ky aparat është i pajisur me prizë të tokëzuar. Ju lutemi sigurohuni që priza e murit në shtëpinë tuaj të jetë e tokëzuar mirë.

  13. Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.

  14. Këtë apparat mund ta përdorin fëmijët e moshës mbi 8 vjet dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore dhe mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime lidhur me përdorimin e aparatit në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rrezikun që mund të ndodhë. Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje, deri në moshën 8 vjecare.

  1. Mbani pajisjen dhe kabllin e saj largë nga fëmijët e moshës nën 8 vjec.
  2. Vërejtje: nëse vendosni në toster pjesë të bukës më të vogla se 85mm, duhet të bëni kujdes për shkak se ekziston rrezik potencial nga djegia duke i nxjerrë rriskat e bukës nga tosteri.
  3. Mos e përdor në ambient të jashtëm.
  4. Kjo pajisje është e destinuar për përdorim në amvisëri dhe për përdorime si:
  5. kuyhina në dyane, zyra dhe ambiente të tjera të punës;
  6. në ferma:
  7. për mysafirë në hotele, motele dhe objekte të tjera;
  8. në pansione për bujtje me mëngjes.
  9. Ruani këto udhëzime.

UDHËZIME PËR PRODUKTIN

Doreza lëvizëse Tabaka për mbajtjen e thërrmijave të bukës Doreza e kontrollit të ngjyrës Tabaka për thërrmia Butoni i fikjes së aparatit

PËRDORIMI PËR HERË TË PARË

Meqë ka mbeturina vaji nga prodhimi në toster ose në elementin e ngrohjes, zakonisht emiton erë gjatë përdorimit të parë. Êshtë normale dhe nuk do të ndodhë pas përdorimit të shumtë. Para tostimit të rriskës së parë të bukës, rekomandohet që aparati të përdoret duke ndjekur udhëzimet më poshtë.

FUNKSIONI:

  1. Vendosni rriskat e bukës në vendin e caktuar për bukë, mund të vendosen më së shumti dy rriska buke secilën herë. Vetëm rriskat e bukës me madhësi të zakonshme mund të vendosen në toster.

Shënim: Sigurohuni që tabakaja për thërrmia të jetë e vendosur në vendin e duhur para përdorimit.

  1. Vendosni kabllin në prizë.

  2. Vendosni dorezën e kontrollit të ngjyrës në ngjyrën e dëshiruar. Ekziston niveli prej 7 pozitave, më e ulëta është ngjyra e bardhë dhe më e larta është e kaftë e errët. Rriska e bukës mund të thahet me ngjyrë të verdhë në pozicionin “4”.

Note: 1) Ngjyra e tharjes për njërën anë të bukës është më e errët se sa ajo e bukës dyfishe në nivelin e njëjtë.

2) Nëse thahet në kontinuitet, ngjyra e tharjes së bukës që vendoset më vonë është më e errët se sa ngjyra e bukës që është tharë më parë në nivelin e njëjtë.

  1. Shtypni dorezën lëvizëse te poshtë në mënyrë vertikale deri në fund, treguesi Cancel do të ndriçohet dhe tharja fillon. Kur të thahet buka në ngjyrën e zgjedhur më parë, doreza lëvizëse do të ngritet automatikisht dhe mund të hiqni bukën me shpejtësi.

Shënim: Doreza lëvizëse mund të lëvizë kur aparati është i vendosur në rrymë.

  1. Gjatë procesit të tharjes, mund të verifikoni ngjyrën e tharjes. Nëse është arritur ngjyra e dëshiruar, mund të ndërpreni procesin e tharjes duke shtypur butonin Cancel në çdo moment.

KUJDES:

  1. Hiqni të gjitha paketimet mbrojtëse para tharjes.
  2. Nëse tosteri fillon të tymojë, shtypni butonin Cancel që të ndaloni tharjen menjëherë.
  3. Mos thani ushqim me përbërës shumë të lëngshëm siç është gjalpi.
  4. Asnjëherë mos provoni të largoni bukën e mbetur në toster pa e hequr tosterin nga rryma. Kujdesuni që të mos e dëmtoni mekanizmin e brendshëm ose elementet e ngrohjes

gjatë heqjes së bukës.

  1. Hapësira për tharjen e bukës është e përshtatshme për rriska të zakonshme te bukës.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA:

  1. Hiqeni kabllin nga rryma para pastrimit.
  2. Fshini pjesën e jashtme me një leckë të butë të thatë pasi që tosteri të ftohet, asnjëherë mos përdorni furçë të metalit.
  3. Nxirrni tabakanë e thërrmijave nën toster duke e tërhequr dorezën e tabakasë dhe zbrazeni atë. Nëse tosteri përdoret shpesh, thërrmijat e grumbulluara të bukës duhet të zbrazen një herë në javë. Sigurohuni që tabakaja e thërrmijave të jetë e mbyllur tërësisht para se të përdorni tosterin përsëri.
  4. Kur nuk është duke u përdorur, kablli mund të lidhet nën pjesën e poshtme të tosterit.

DEPONIMI I MBETURINAVE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT

VOX TO-01102 - DEPONIMI I MBETURINAVE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT - 1

Ju mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit! Ju lutemi mbani mend që të respektoni rregullat lokale: dërgone pajisjen elektronike që nuk është funksionale në qendrën adekuate për deponim.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : VOX

Modeli : TO-01102

Kategori : Tostere